2015-12-24

BESNIK CAMAJ : RRUGËS JAM …

Besnik Camaj


RRUGËS JAM … 

Po i mbyll pak dritaret 
nga pluhuri i jetës... 

E di që tash 
vetëm po thur vargje 
por vjen koha që do t’i mpreh mirë 
e t’i stolisë pak 
sa t’i marr për dore sytë kureshtarë 
e të zbresim bashkë 
shkallëve të Shpirtit t’im. 

Rrugës jam 
e do vij një ditë 
të ta pij vetminë 
me një gllënjkë...

Mbase ti nuk do t’jesh më aty 
e sytë do t’më rrëmbushen 
se njëherë nuk të pashë 
si deshti ndjesia ime 
që rënkon 
mbi rruzën tënde të shpinës.

E gishtat do t’më meken 
si rrokjet e ngathëta të një fjale të zbehtë 
(që nuk e gjen dot në fjalorin tim) 
puhinë e ëmbëlzërit tënd mbi lëkurë 
pa ta prekë.


Rrugës jam e po vij ngadalë 
anipse ëndrra jote e madhe 
e përpiu timen të gjallë.

...


Bes Camaj@yahoo. Com


Besnik Camaj.jpg


Besnik Camaj (1960)është i lindur afër burimit të Drinit të Bardhë. Është rritur me bukuritë që i ka falur natyra këtij vendi. Fëmijë i një familjeje me traditë arsimdashëse, që në bankat e shkollës fillore ka manifestuar një talent për poezi. Poezitë ia kushton kryesisht lirisë së vendit, dashurisë dhe shpirtit njerëzor.
vepravepra

Ka kryer gjimnazin matematikor dhe Fakultetin e elektroteknikës në Prishtinë, pastaj ka vazhduar studimet pasdiplomike të informatikës në Zagreb, në Stafford dhe në Lozanë ku edhe punon si pedagog i informatikës grafike.

Image result for besnik camaj

Besnik Camaj i njohur në botën letrare si Bes Camaj, buron nga një familje arsimtarësh.
Ishte nismëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, ndërkaq para dy vjetësh është krijuar edhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ku janë bashkuar shoqata shqiptare të krijuesve nga vende të ndryshme të botës. Besnik Camaj, në intervistë për Radio Kosovën, thotë: “Me orientim profesional jam shkencëtar. Tek e fundit edhe shkenca është një lloj arti. Megjithatë, për mua shkenca dhe arti janë dy anët e peshores”.

Krijimtaria:
Vargu i Camajt është përplot mesazh për jetën, për të bukurën, për gjërat që njeriut i mungojnë në përditshmëri. Ai mbushë me Diell dashurie çdo kënd. Kur shkruan, Camaj "i ri" flet me shpirt, godet drejt, shkrinë dejtë dhe çliron shpirtin e çdo lexuesi. Publikimet e para i bëri përmes internetit në forumet e ndryshme letrare, nga viti 1995 e deri më 2004. Pastaj përmblodhi 4 vëllime poezish në librin "Diellit tim" që u botua në Tiranë.

Veprat e botuara :
Lirisë,shtypur në "Brocard" Estavayer le-Lac , 1999
Diellit timpërmbledhje, botuar nga "Konica Color", Tiranë ,2009
Grimca të rinisë.shkruar më 1979, botuar nga "Dukagjini" Pejë  , Pejë 2011
Rrugës jam. Faik Konica, Prishtinë, 2015
Etj.

Flori Bruqi


******

BESNIK CAMAJ: SHKENCA DHE ARTI JANË DY ANËT E PESHORES

Krijuesi Besnik Camaj, po përgatit vëllimin e tretë poetik me titull “Rrugës jam”, i cili pritet së shpejti të jetë më duart e lexuesve. Camaj, krijimtarinë poetike e zhvillon në Zvicër.

Ishte nismëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, ndërkaq para dy vjetësh është krijuar edhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ku janë bashkuar shoqata shqiptare të krijuesve nga vende të ndryshme të botës. Besnik Camaj, në intervistë për Radio Kosovën, thotë:

“Me orientim profesional jam shkencëtar. Tek e fundit edhe shkenca është një lloj arti. Megjithatë, për mua shkenca dhe arti janë dy anët e peshores”.

Radio Kosova: “Mos harro” është poezia, porosia e shenjtë, siç e keni quajtur ju, kushtuar babait, njëherësh mësuesit të njohur Haxhi Camaj, tashmë të ndjerë. Pse është e shenjtë?

Besnik Camaj: Po sigurisht që një këshillë e tillë, aq më shumë kur jepet nga prindi, është e shenjtë. Të gjithë ne si fëmijë dhe si të rinj, kemi nevojë për këshilla të tilla. Kur këshillat vijnë në çastin e nevojshëm, ato na e ndryshojnë jetën për të mirë. Dhe babai im, si mësues dinjitoz që ka qenë, ka gjetë çastin e duhur të na e përcjell këtë mesazh. Ishte koha kur unë udhëtoja bashkë me vëllain tim për në Prishtinë, në gjimnazin matematikor. Si të rinjë (14-15 vjeçarë) dhe jashtë gjirit familjar, mundësia ishte e madhe për ta devijuar rrugën. Andaj, kur na përcillte për në autobus, e kishte zakon të na përsëriste atë fjali me plot madhështi: “Mos harro për çka po shkon”.

Radio Kosova: Njëra përmbledhje poetike e juaja titullohet “Diellit tim”. Pra, e keni përdorur Diellin, simbolin ilir. Kush është Dielli yt?

Besnik Camaj: Përderisa titulli është në rasën dhanore pra“Diellit tim”, kjo tregon që përkushtimi shkon në diçka që ka shumë rëndësi për jetën. Diçka që njeriu e ka në shpirt përherë, e që është një lloj dielli që e ngroh tërë jetën duke filluar nga origjina, nga rrënjët. Çdo njeri është mirë ta ketë diellin në shpirtin e vet, në personalitetin e vet ashtu që ta ngrohë dhe ta përcjellë tërë jetën. Kur e ke diellin tënd ndihesh mirë edhe kur fryn jashtë ose kur bie breshër, shi, borë apo çfarëdo tjetër,në err apo terr, afër a larg. Është me rëndësi që secili person ta ketë diellin e vet. Në diellin personal (që për mua është një koncept i gjërë), sigurisht më së pari futet familja, pra baza e njeriut, e pastaj vijnë të tjerat. Veç tjerash edhe ndjesia dhe poezia, bëjnë pjesë në diellin tim. Janë gjëra që e ekuilibrojnë dhe e përmbushin njeriun dhe e bëjnë të ecë përpara.

Radio Kosova: Shumë shpejt pritet të dalë përmbledhja poetike e radhës “Rrugës jam”! Nga po shkoni?

Besnik Camaj: Libri i ri, i treti me radhë, me titullin “Rrugës jam”, do të botohet këto ditë. Titulli është i përgjithshëm ngase përkon me shumë çka, pra edhe kur punojmë apo bëjmë diçka tjetër, ne jemi rrugës. Edhe kur jetojmë edhe kur shkruajmëpoezi, ne jemi rrugës. E unë e di ku jam. E di poashtu se ku do të shkoj. Është mirë që njeriu ta dijë përherë se ku është, ku do të shkojë dhe çka do të arrij, pra cili është qëllimi. Kjo përafrohet shumë me porosinë e shenjtë të babait, “mos harro për çka po shkon”. Mund të jetë edhe një përgjigje babait tim.

Radio Kosova: Me profesion jeni inxhinier. Shkenca dhe arti, janë dy gjëra të kundërta. Si e shpjegoni këtë?

Besnik Camaj: Po, me orientim profesional jam shkencëtar. Tek e fundit edhe shkenca është një lloj arti. Megjithatë, për mua shkenca dhe arti janë dy anët e peshores. Kështu që unë ndihem i ekuilibruar. Dhe, kjo më motivon shumë.
Radio Kosova: Për krijimtarinë tuaj poetike më shumë frymëzoheni kur jeni larg apo afër atdheut?

Besnik Camaj: Në largësi malli shtohet, dashuria rritet. Edhe lapsit i shtohet ngjyra.
Radio Kosova: Cilin vëllim tuajin e konsideroni si më të arriturin?

Besnik Camaj: Sigurisht në vëllimin e fundit, autori mundohet të paraqesë gjërat më të fuqishme që rrjedhin nga penda e tij, por fatmirësisht vëllimet e “fundit” vazhdojnë dhe ai shkon gjithnjë në ngritje shkallëve të veta. Ndërsa, unë e gjej veten më shumë tek vëllimi i parë që është “Grimca të rinisë”, sepse kanë qenë vjersha kryesisht të fëmijërisë dhe fillimit të moshës rinore ku kam shpalosë qartë shpirtin tim si poet. Përmbledhjet e mëpastajme, janë kryesisht finesa, për të cilat duhet kohë. Për të spjeguar këtë, po u sjell më poshtë poezinë “Rrugës jam”.


Martin Camaj: E keni një mbiemër të madh! Mbani mbiemrin e përfaqësuesit të shquar të letërsisë shqipe , Martin Camaj. A do të thotë kjo për juve diçka?

Besnik Camaj: Po sigurisht. Mbiemri Camaj (besoj që e dijnë shumica e dëgjuesve) i përket një familje të madhe shqiptare të malësisë mbi Shkodër, në anën shqiptare të Malit të Zi. Kjo familje ka dhënë njerëz me vlera siç është edhe Martin Camaj, që e ka lidhë letërsinë e rilindasve me atë bashkëkohore. Për Martinin dihen shumë gjëra tashmë, por dua të cek ndikimin e filozofisë së të shkruarit të tij, në poezinë time. Andaj, e çmoj shumë si shkrimtar, prej të cilit kam mësuar mjaft. Madje, i kam kushtuar edhe një poezi që titullohet “Takimi i munguar”.

Radio Kosova: A do të thotë që në letrat shqipe ju jeni pasardhësi i Martin Camajt?

Besnik Camaj:Të shpresojmë, por nuk do të thotë. Jam rrugës...

Radio Kosova: Me prozën a merreni?

Besnik Camaj: Aktualisht jo, edhe pse kam filluar diçka para ca vitesh, por kur të kem kohë më shumë, mund t’i përvishem ngadalë edhe prozës.

Radio Kosova: Si funksiononi në aspektin e organizimeve letrare në Zvicër?

Besnik Camaj: Jemi munduar të bëjmë diçka përmes një shoqate që e kemi themeluar para disa vitesh, ku ka një numër të konsiderueshëm të krijuesve tonë që jetojnë në Zvicër. Isha nismëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, e cila funksionon goxha mirë. Në periudhën 4 vjeçare që e kam udhëheqë ShKShZ-në, kemi pasë një aktivitet të mirë me rreth 40 manifestime letrare, artistike, etj. Kuptohet, që ky aktivitet që i bie rreth një manifestim në muaj, nuk siguron cilësinë e krijimeve, por sidoqoftë është një afrim i krijuesve mes vete, për t’i nxitur në punën e mëtejme. Përveç këtyre aktiviteteve, para dy vitesh ne kemi krijuar edhe Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ku janë bashkuar shoqata shqiptare të krijuesve nga vende të ndryshme të botës. Edhe kjo funksionon, bile kemi takimet e rregullta që i organizojmë edhe gjatë verës në Kosovë (kryesisht me 5 dhe 6 gusht dhe ndoj datë tjetër). Këto takime na afrojnë neve si krijues dhe i stimulojnë veçanërisht krijuesit e rinj për vazhdimësi të krijimeve.

Radio Kosova: Si e shihni letërsinë që zhvillohet në Kosovë dhe Shqipëri prej andej?

Besnik Camaj: Letërsia nuk dallon. Në fakt, dallojnë lexuesit (edhe pse të paktë) janë më shumë në Shqipëri se sa në Kosovë. Mbase edhe përkushtimi i shtetit shqiptar ndaj kulturës që nga kohët, ka qenë më i madh.

Radio Kosova: Diçka për fund të kësaj bisede?

Besnik Camaj: Asgjë të veçantë përveç se të rinjëve do tu thosha: Kudo që shkojnë e çka do që bëjnë, mos ta harrojnë qëllimin.

Intervistë e huazuar: http://www.rtklive.com/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...