Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore progjimnazin e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit. Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë. Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup. Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive...
Aktori dhe piktori në botën shqiptare, Sylejmon Lokaj, i cili në ditët e hershme të rinisë i hapi dyert magjike të aktrimit dhe të pikturimit. Sylejmon Lokaj në Teatrin Profesionale të Shkupit, të Gjakovës e të vendeve të tjera ka venë në skenë njëqind e dy vepra dhe ka luajtur me qindra role teatrore. Sukseset teatrale e filmike janë të lidhura ngushtë me përvojën e fituar nga dyzet regjisorë dhe kritikë të mirënjohur të artit në botën shqiptare. Edhe pas njëzet vjetëve në pension nuk e ka ndërprerë aktivitetin aktiv artistik ...
Shkrimtari i njohur italian Alberto Meravia ka thënë së njeriu ka shumë dyer të fatit dhe të suksesit, por ndodh që gjatë jetës së tij të mos i hapet asnjëra prej tyre. Mirëpo ka shumë të tjerë që këto dyer u hapen përnjëherë. E njeri ndër këta është aktori dhe piktori i mirënjohur në botën shqiptare dhe më larg Sylemon Lokaj, të cilit qysh në ditët e hershme të rinisë i buzëqeshi fati që ia mundësoi hapjen e dyerve magjike të aktorit dhe të piktorit. Lindi në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Tashti kremton shtatëdhjetetetëvjetorin e lindjes dhe gjashtëdhjetepesëvjetorin e jetës skenike e figurative.
Aktori dhe piktori Sylejmon Lokaj me veprimtarinë e begatshme skenike dhe artistike para botës paraqitet edhe me imazhe, me motive edhe si aktor, edhe si piktor i cili me kohë e kuptoi dhe shprehi si frymë, si artikulim të thellë shpresën dhe estetikën.
Artisti dhe njeriu i mirënjohur në trojet shqiptare Sylejman Lokaj për afro tetë dekada të punës kreative gjithmonë ka qenë i mishëruar me fatin e popullit të përvuajtur shqiptar. Ky profesor i artit, krijues i teatrit, aktivist i mirënjohur i organizatave politiko-shoqërore, gjatë tërë jetës së vet punoi dhe rezistoi në momentet më të vështira për një liri të njëmendët kombëtare, për çka një periudhë të gjatë ishte në shënjestër të pushtetit dhe të forcave serbo-çetnike jugosllave...
Sylejmon Lokaj që nga klasa e parë e shkollës fillore tregimet dhe përrallat i “dramatizonin” me shokët e fshatit e të shkollës dhe të njëjtat i shfaqnin para nxënësve e fshatarëve. Kështu, të shtunave, ky grup entuziastes shfaqnin programe të pasura dhe të larmishme kulturo-artistike, me recitime, skeçe humorit e tjera. Viti fillestar i krijimtarisë artistike të palodhshmit Sylejmon Lokaj ishte 1948, kur vuri në skenë dramatizimin e këngës folklorike “Halit Gashi”, me të cilën në kuadër të garave komunale, zunë vendin e parë. Për atë kohë kjo ishte dhurata më e madhe...
Pas shkollës fillore Sylejmon Lokaj mësimet i vazhdoi në shkollën e mesme të Artit në Pejë, që për të pati një rëndësi të madhe, sepse aty ekzistonte teatri i qytetit, ku merrte pjesë në shfaqje dhe bënte skenografin e tyre. Pastaj baca Sylë punësohet në fshatin Isniq të Deçanit, ku si arsimtar i artit figurativ e vazhdoi punën artistike. Në këtë lokalitet dhe më larg baca Sylë vuri në skenë “Besën” e Sami Frashrit, me regji të Haxhi Ademit. Në qendrën komunale në Deçan vuri në skenë dramën “Makaronat” të L. Lumezit dhe një komedi të Molierit. Aktivisti i palodhshëm Sylejmon Lokaj ishte edhe themelues i shoqërisë kulturore-artistike “Mustafa Bakija” në Deçan, në kuadër të cilës zhvillonin aktivitetin mbi njëqind e gjashtëdhjetë anëtarë me të gjitha seksionet.
Baca Sylë vazhdoi aktivitetin e vet edhe në komunën e Istogut, ku nga struktura udhëheqëse të komunës iu krijuan kushte të mira për punë - të cilat edhe në këtë mjedis u kurorëzuan me suksese në ringjalljen e jetës kulturore-artistike.
Që nga vitit 1963 e deri me 1976 krijuesi i teatrit dhe punëtori i palodhshëm Sylejmon Lokaj punoi dhe veproi me aktivitetet të llojllojshme kulturore-artistike në Teatrin e Shkupit. Trembëdhjetë e vitet e punës në këtë Teatër ishin vitet më të suksesshme dhe më të begatshme të veprimtarisë së tij skenike, ku realizoi gjashtëdhjetë role, nga ato më kryesore deri të ato episodike.
Gjatë këtyre viteve i vyeshmi dhe i mirënjohuri nga dashamirët e artit skenik në Maqedoni, Sylejmon Lokaj pati fatin punojë me regjisorë të shkollave dhe “faheve” të ndryshme, që ishte një ndihmesë për plotësimin e zbrazëtive rreth artit teatral. Edhe pse ishte i zënë baca Sylë, ku kishte pesë-gjashtë premiera në vit, vazhdimisht ka punuar në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Emin Duraku” të Shkupit, ku ka ndihmuar që të punojnë mirë në skenën teatrale. Pos Shkupit aktori i mirënjohur Sylemon Lokaj e ndihmoi zhvillimin dhe afirmimin e amatorizmit në qytetet Kumanovës dhe Tetovës. Gjatë muajit tetor të vitit 1976 krijuesi i mirënjohur i Teatrit, Sylemon Lokaj e nisi punën në teatrin “Emin Duraku të Gjakovës, kurse me nëntë nëntor të vitit 1977 startoi me sukses me premierën “Kur pranvera vonohet”. Baca Sylë këtu gjeti kohë t’i dramatizojë dymbëdhjetë veprat e autorëve tonë dhe t’i realizoi katërdhjetë e dy role. Ky aktor i vyeshëm në Teatrin e Gjakovës dramatizoi romanin “Malësorja”, “Toka e përgjakur” të shkrimtarit Nazmi Rrahmanit, “Afërditen” e Stero Spases, Poemën e “Skënderbeun” të poetit të mirënjohur Gligor Perliqin, “Kënga e Sprasme” e Balës”, Darës së Ri, e tjera...
Krijuesi i vyeshëm i Teatrit ka qenë mjaftë aktiv edhe me studentet e Universitetit të Prishtinës, Shkollave të Larta Pedagogjike dhe nxënësit e shumë shkollave të mesme. Baca Sylë aftësoi afro tre mijë nxënës dhe student për artin skenik, nga të cilët ka kujtime të mrekullueshme. Pra, i lumi ai popull i cili ka amatorizmin aktiv që është burimi i talenteve- na tha në vazhdim të bisedës një ndër krijuesit e teatrit-Sylejmon Lokaj.
Gjatë karrierës shtatëdhjetë e tetë vjeçare, me sukses baca Sylë ka luajtur edhe disa drama televizive, filma artistik dhe filma në video kasetë. Këto suksese janë ngushtë të lidhura me përvojën e fituar nga dyzet regjisor e kritik të njohur të botës shqiptarë e të tjerë. Më së shumti si na tha Baca Sylë ka mësuar nga regjisori i ndjerë Kujtim Spahivogli, i cili gjatë vitit 1972 në Shkup bëri regjinë e komedisë “ Karnevalet e Korçës” të Spiro Çemorës.
-Teatri i mirë - na tha krijuesi i teatrit, Sylemon Lokaj, quhet ai që secili aktor gjatë karrierës i jep mundësi të luajë role kryesore, atëherë ai teatër do të ketë shumë aktorë të aftë e jo vetëm një. Aktori i aftë në çdo rol shkëlqen, ndërsa aktori i dobët edhe në rolin kryesor del i dobët. Andaj shumë shfaqje të mira kanë rënë për nga cilësia për shkak së roli kryesor ka dështuar. Por, shumë shfaqje të dobëta kanë gjallëruar kur roli kryesor ka shkëlqyer.
Mbi çdo gjë, në teatër duhet të këtë regjisor të aftë. Pra, në Kosovë dhe trojet shqiptare ka ardhur koha që teatri dhe dramaturgjia kombëtare të bëhen hallkë e fortë e artit skenik gjithëkombëtar, në zinxhirin e pasur të artit evropianë e botëror. Aktori i mirënjohur Sylejmon Lokaj në njëzet vjetet e fundit qysh se ka dalë në pension me të madhe e ka ndihmua amatorizmin në komunat e Deçanit, Gjakovës, Prizrenit, Istogut, Klinës, Shkupit, Tetovës, Shqipëri e vende të tjera.
Baca Sylë i ndihmoi njëzet e gjashtë student të Universitetit të Prishtinës që t’i kryejnë me sukses provimet e diplomës në drejtimin e Teatrit skenik. Të gjitha këto aktivitete të pa ndërprera në Teatrin profesional dhe atë të amatorizmit mire tregojnë se ky regjisor, aktor, piktor dhe aktivist i vyeshëm, edhe pse është i moshës shtatëdhjetëtetëvjeçare në asnjë moment nuk u largua dhe nuk do të largohet nga skena teatrore ...
Hasan Hasanramaj & Flori Bruqi