2016-08-07

Karikatura kosovare


Karikatura kosovare paraqitjet e para i bëri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në periodikun e "Rilindjës"(M.Toptani) e edhe në fletushkën satirike "Fshesa"(P.Kotini).


Më vonë nisi botimin revista "Thumbi" si dhe shtojca "Anza e Rilindjës" të cilat përmbanin karikatura.
Merita të veçanta për nismën dhe rritën e karikaturës në Kosovë ka artisti Aqif Kajmakçiu.

Kajmakçiu i vuri gurin e themelit karikaturës kosovare por edhe shkollës së karikaturës shqiptare në përgjithësi(plejada e karikaturistëve shqiptarë).

Karikatura shqiptare në Shqipëri lind the afirmohet me tamam në revistën "Hosteni" në Tiranë me karikaturistët:Zef Bumçi, Shtjefën Palushi, Dhimitër Ligori, Ilir Pojani etj.

Karikatura kosovare merr hov të veçantë në "Rilindje"(nganjëherë me nga tre karikaturistë të angazhuar).

Kjo plejadë e karikaturistëve kosovarë e kultivoi me përkushtim karikaturën kosovare dekada me radhë duke e bërë konkurente brenda kontekstit jugosllav e edhe më gjërë.

U bënë firma të njohura si karikaturistë, në radhë të parë Nexhat Krasniqi-Nekra që u dallua me stil të veçantë të karikaturës në ish-Jugosllavi si edhe nëpër botë ku mori edhe disa çmime në ekspozita,
Agim Qena në faqet e "Rilindjës" me shiritin komik "Tafë Kusuri" shumë të popullarizuar në mesin e lexuesve, Veli Blakçori,Ramadan Zaplluzha, Fahri Axhanela, Selami Taraku, Musa Kalaveshi, etj..

Kësaj plejade veteranësh iu bashkangjitën edhe karikaturistë tjerë, disa prej tyre para mbylljës dhe të tjerë pas mbylljës së “Rilindjës”(1990), si : Murat Ahmeti, Visar Ulaj, Valdet Gashi, Jeton Mikullovci, Shpend Kada, Binjamin Haxha, Enis Hasani, Luljeta Goranci, Qazim Tmava, etj.

Disa nga këta karikaturistë gjetën hapsirë në gazetat e asaj kohe si Koha Javore, Koha Ditore, Kosova Sot, Bujku, Bota Sot.

Pas luftës në Kosovë, karikaturisti më aktiv është Fahri Axhanela ,Jeton Mikullovci i cili në Kohën Ditore që nga viti 1997 për çdo ditë komenton ngjarjet politike me anë të karikaturës Në vitet 2006, 2007 dhe 2009 në organizim të Studios Nekra(karikaturisti Nexhat Krasniqi) u organizua tri herë Bienali Botëror i Karikaturës “Kosovacartoon".


Floripress: Qipro: Dy medalje të arta për karikaturistët nga Kosova,25 Gusht 2012.

Gani Sunduri dhe Agim Krasniqi janë kthyer me dy medalje të arta nga festivali ndërkombëtar i karikaturistëve, që është mbajtur në Qipron Veriore, në pjesën e populluar me shumicë turke. Punimet e dy artistëve që kanë përfaqësuar Kosovën në këtë ngjarje kulturore janë përcaktuar si të denja për "Pulya'n e Artë". Në këtë mënyrë Kosova ka marrë dy nga pesë shpërblimet kryesore.

Kryetari i shoqatës së strip artistëve “Xhennet Comics”, Gani Sunduri ka bërë të ditur se ai ka marrë çmimin për karikaturën e titulluar “Nxehja globale”, derisa Agim Krasniqi është zgjedhur më i miri për karikaturën me temën “Politika e jashtme”.

“Në këtë festival kanë marrë pjesë 73 artistë nga 41 shtete të botës dhe konkurrenca ka qenë e fortë”, ka thënë Sunduri.

Ai ka shtuar se një debat i posaçëm i është kushtuar festivalit të stripit dhe karikaturës që mbahet në Prizren, derisa është prezantuar edhe stripi i tij “Shqiponja”.

Strip artisti kosovar është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen në edicionin V të festivalit të karikaturës në Qipron veriore dhe ka paralajmëruar se do të ketë edhe befasi të tjera, të cilat do të shpalosen në edicionin VIII të festivalit të stripit dhe karikaturës në Prizren, që do të mbahet nga 8 deri më 11 shtator, në Galerinë e Hamamit. Në këtë edicion do të marrin pjesë 16 artistë nga Franca, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova”, ka përfunduar Sunduri.

Rreth 40 karikatura të artistëve ksoovarë dhe turq, janë prezantuar në një ekspozitë të përbashkët në Bibliotekën Kombëtarë “Pjetër Bogdani”. Ekspozitën, e cila do të jetë e hapur për një javë, e ka organizuar Shoqata e Karikaturistëve “Thumbi”. Qëllimi i kësaj ekspozite është ringjallja e karikaturës në Kosovë.
Serbet merren shume me Kolinden, tani 

edhe karikatura “hot” te saj

Deklarata e presidentes se re te Kroacise, Kolinda Grabar Kitaroviç se Serbia duhet ta njeh pavaresine e Kosoves, ka bere qe mediat te mos e lene rehat ate.
E perditshmja serbe, “Informer”, pas publikimit te disa fotove ‘nudo’ qe pretendojne se jane te presidentes kroate, tani kane bere edhe disa karikatura ku shihet ajo se bashku me presidentin, Tomislav Nikoliq.

“Presidentja e re e Kroacise dhe presidenti Tomisllav Nikoliq i njohur edhe si “Toma Grobar” jane njohur qysh ne vitin 1988 ne brigjet e Makarskes”, shkruhet ne keto karikatura.
Serbet merren shume me Kolinden, tani edhe karikatura “hot” te saj (Foto)
Pjesa tjeter e satires merret me Presidenten edhe raportin e saj me figurat politike serbe.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...