Sulmi në Paris, në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” la të vdekur disa nga karikaturistët më të njohur, të cilët u shquan për kritikat e tyre ndaj të gjitha formave të autoritetit, qeveritar, religjioz e ushtarak.

Në mesin e 12 të vrarëve, janë edhe Georges Wolinski dhe Jean Cabut, ky i fundit i njohur më shumë me emrin Cabu i cili që nga viti 1960 kishte mishëruar një traditë të thellë franceze të mos pasjes së kufijve sa i përket talljes me figurat publike dhe politike.
“Wolinski dhe Cabu ishin tenorët e dëshirës për të krijuar liri më të madhe të shprehjes,” tha Patrick Eveno, një profesor i historisë së medias në Sorbonne.
Cabut dhe Wolinski nisën karrierën e tyre në revistën satirike “Hara-Kiri” në vitin 1960. Revista, e themeluar nga François Cavanna, ishte ndaluar të botohej pasi filloi të tallej me vdekjen e presidentit francez Charles de Gaulle në nëntor 1970. Revista më pas e riemëroi veten si, “Charlie Hebdo” në një përshëndetje satirike për presidentin e ndjerë.
Wolinski, 80 vjeç në kohën e vdekjes së tij, dhe Cabut, i cili ishte 75, bashkëpunuan gjatë 60 viteve të fundit me botime të shumta franceze, më së shumti me, “Charlie Hebdo” dhe rivalin e kësaj të fundit, “Le Canard Enchainé”.
Politikanët, ushtria dhe religjionet, ishin shpeshherë personazhe të karikaturave të Charlie Hebdo.
Në vitin 2006, revista ribotoi karikaturat e shumëpërfolura të Profetit Muhamed që fillimisht u shfaqën në gazetën daneze, “Jyllands-Posten”. Në kopertinën e atij numri, ishte një vizatim nga Cabu që paraqiste profetin duke hedhur duart mbi fytyrën e tij duke thënë, “Është e vështirë të duhesh nga idiotët.”
Xhamia e Madhe e Parisit dhe Unioni i Organizatave Islame të Francës ngritën akuza për shpifje, por një gjykatë franceze hodhi poshtë ato.
Në mesin e të vdekurve në sulmin e së mërkurës ishte edhe Stéphane Charbonnier, 47-vjeçar, redaktor menaxhues i “Charlie Hebdo”, i cili në karikaturat e tij nënshkruhej si Charb. Ai gjithashtu publikonte një ilustrim mujor të quajtur, “La fetvaja de l’Ayatollah Charb” (fetva nga Ayatollah Charb).
Charbonnier ka qenë në mbrojtje nga policia që nga viti 2012, një vit pas sulmit të parë që shkatërroi zyrat paraprake të revistës. Në mesin e të vdekurve është edhe polici që e mbronte atë. Ndërkaq, i vdekur në sulmin e sotëm mbeti edhe karikaturisti Bernard Verlhac.
“Ky është një akt frikacak dhe barbar kundër lirisë së fjalës dhe atyre që e mbrojnë atë,” tha Christian Noyer, guvernator i Bankës së Francës.
Karikaturistët e revistës satirike “Charlie Hebdo” ishin shumë të njohur nga publiku francez, jo vetëm për satirat e tyre politike.
Postimi i fundit në Twitter i revistës “Charlie Hebdo’ të mërkurën në mëngjes ishte një karikaturë e liderit të shtetit islamik, Abu Bakr al-Baghdadi që e paraqiste atë duke uruar vitin e ri 2015.
“Sidoqoftë, urimet më të përzemërta dhe shëndet para së gjithash”, portretizohej duke thënë al-Baghdadi në këtë karikaturë. Karikatura u realizua\ nga Philippe Honoré, fati i të cilit në këtë incident mbetet i paqartë
Në numrin e parë të “Charlie Hebd” për vitin 2015, Charbonnier bëri një karikaturë me titull, “Ende pa sulme në Francë” ku paraqiste një ushtarë xhihadist duke mbajtur një armë në dorë dhe duke thënë: “Prisni! Kemi kohë deri në fund të janarit t’i sjellim urimet tona për Vitin e Ri”.
Sa i përket sulmit të sotëm në revistën satirike “Charlie Hebdo” u tha ndër të tjera se, satira franceze nuk do të vdes nga ky sulm mirëpo, ky sulm përbën një goditje të madhe për shpirtin francez..