Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/07

Konkurs për karikaturat e Muhamedit


Një grup motoçiklistësh që mund të jenë të armatosur kanë organizuar një konkurs për karikatura të Profetit Muhamed para një qendre të komunitetit islamik në shtetin jugperëndimor të Arizonës.

Organizatorët thonë se aktiviteti është në përgjigje të një incidenti në fillim të muajit ku dy persona të armatosur hapën zjarr në një konkurs të ngjashëm në Teksas ku karikaturistët po vizatonin Profetin Muhamed.

Të dy personat u vranë pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri . Një oficer policie u plagos. Një nga të armatosurit shkonte shpesh për t;u falur në xhaminë e Feniksit ku u mbajtë aktiviteti.

Organizatori Jon Ritzheimer shkruante në faqen e Facebook-ut të aktivitetit “Raundi i Dytë”. Ish-marinsi thotë se grumbullimi do të jetë paqësor, por i nxiti protestuesit të sjellin armë, në rast të ndonjë sulmi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...