2016-09-04

AKADEMIK PROF.DR.ABDULLAH MEHMETI : SHËN TEREZA U LIND NË SHKUP TË SHQIPËRISË


Në dokumentet e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezës është shkruar vendlindja e saj: Shkup, Shqipëri. Këto dokumente të shpërndara nga Selia e Shenjtë janë zyrtare, ndërsa të njëjtën përmbajtje e ka edhe dokumenti me të cilin Nënë Tereza u shpall botërisht Shën Tereza, pas shenjtërimit të saj, më 4 shtator 2016, në Vatikan.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve zyrtare të Selisë së Shenjtë ka nxitur reagime në Shkup, kryeqytetin e sotëm të Maqedonisë, duke pretenduar se ky akt i Selisë së Shenjtë mund të jetë një skandal që duhet të përmirësohet. Por, reagime zyrtare për këtë çështje ende nuk ka, përveç disa reagimeve individuale në rrjetet sociale dhe mediat e vendit.



Shën Tereza u lind më 26 gusht 1910, në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Në kohën kur u krijua Republika e Maqedonisë, në vitin 1944/45, ajo kishte plot 35 vjet moshë, prandaj, nëse do të shkruhej në dokumentin zyrtar të Selisë së Shenjtë se Nënë Tereza u lind në Maqedoni, kjo do të përbënte një të pavërtetë dhe skandal.

Në kohën kur u lind shenjtorja Terezë në Shkup, ky qytet ka qenë me shumicë shqiptare dhe i ka takuar Shqipërisë, si Vilajeti i Kosovës.

Selia e Shenjtë asnjëherë nuk i pranon viset e okupuara si të huaja, siç ishte atëherë Shkupi nën Perandorinë Osmane.

 Edhe sot, ky qytet njihet nga Selia e Shenjtë si qyteti më i madh shqiptar në gadishullin Ilirik, pavarësisht nga ndarjet administrative dhe sajesat politike të kohës, të cilat janë kalimtare, të përkohshme dhe të paqëndrueshme në rrjedhat e historisë.

Administrata e Selisë së Shenjtë nuk ka bërë thjeshtë një gabim teknik, por e ka përmirësuar një padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar. Selia e Shenjtë e din se Nënë Tereza nuk është shenjtorja e parë, as e fundit, që raca shqiptare i fali njerëzimit.

 Prandaj, kombet që i dhanë botës kaq shenjtorë dhe figura me përmasa botërore, nuk guxon të mbetet pre e pushtimeve, falsifikimeve dhe sundimeve barbare, as sot, e as në të ardhmen.

Fotografia e profilit të Abdulla Mehmeti
   Abdulla Mehmeti: 

 Në lidhje me këtë çështje, në një portal në gjuhën shqipe vërejta se shumë individë që shkruajnë komente me pseudonime, me emra të rrejshëm. të fshehur, ose të stisur.

Këtë nuk mund ta kuptoj, pse e vërteta të mos thuhet hapur, me zë të lartë dhe me guxim.

Vetëm kështu mund të mbrohet e vërteta.

 Seç mu kujtua këto çaste një thënie e mençur: Shumë njerëz lindin meshkuj, por pak jetojnë dhe vdesin burra!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...