2016-09-03

Flori Bruqi: Shqiptarja , Agnesë Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza , nga sot do të thirret Shën Tereza


Nga dita e sotme – e diele, 04 .09.2016 –Agnesë Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.

Ndërkohë, prej të premtes në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë në meshën e Shenjtërimit të Nënës Tereze.

Nëna Tereze, murgesha nga Kosova që konsiderohej e rrezikshme për komunistët e Shqipërisë

Praninë e kanë konfirmuar delegacione qeveritare nga e gjithë bota. Ndërsa, rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.

Nuk e lanë të shihte nënën Drane e motrën Age, as në shtratin e vdekjes: Historia tronditëse e Shqipërisë, me Nënën Tereze
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu, ceremonia mund të ndiqet me live stream në kanalin në YouTube te qendrës televizive të Vatikanit.
Këto janë dy mrekullitë e Nënës Tereze


Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare (prindërit e lindur në Kosovën e sotme), në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë ku krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.


Nëna Tereze, ndërgjegjja e botës


Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian, të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: e diele, 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.


Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza do të shenjtërohet nesër, (të dielën), nga Papa Françesku në Vatikan.

Në ceremonitë e shenjtërimit pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Për arsye të rrënjëve të saj, Nënë Tereza bën krenarë shumë shqiptarë, të cilët pritet të marrin pjesë masive në ceremonitë e Vatikanit.
CNN për veshjen unike të Nënës Tereze, që e bëri të famshme në tërë botën (Video)


Por, cila ishte Nënë Tereza dhe përse bota po i kushton asaj kaq shumë vëmendje?


Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.

Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.

Ai thotë se kanonizimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

Procesi i shenjtërimit të Nënë Terezës u përshpejtua vetëm një vit pas vdekjes së saj.

Marco Politi, është korrespondent i Vatikanit për gazetën “Il fatto Quotidiano”:

“Mendoj se kjo ka rëndësi jo vetëm për besimtarët, por edhe për jo-besimtarët, sepse në ditët e sotme është bëtë tepër e vështirë të thuhet se si duhet përshkruar Zoti, ç’është Zoti dhe cila është marrëdhënia midis tij dhe njerëzve.”

Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfër dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.

Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

Mrekullia e dytë e Nënës Terezë është shërimi i një fshatareje të quajtur Monica Besra.

Ajo thotë se është shëruar nga kanceri pasi ishte lutur tek Nëna Terezë.


***********

ë metropolin indian, në Kalkutë, Nënë Tereza ka kohë që është shenjtore. Të dielën, më 4 shtator, ajo do të shpallet shenjtore nga Papa Françesku. Kanonizimin, India e shfrytëzon për të kujtuar veprat e saj.

Kur sa kishte nisur të punonte si gazetar, Jamil Saagar e solli motoçikletën e tij një të diel në një ofiçinë riparimesh. Që atëherë ai kishte raportuar shumë për Nënë Terezën dhe gjithmonë kishte dashur që ta njihte personalisht.

Kjo ndodhi në vitin 1995. Krejt papritur u plotësua dëshira e tij. Papritur Nënë Tereza u ndodh pranë ofiçinës, e rrethuar nga një grup i madh grash me veshje të bardha e blu.


“Në këtë çast unë doja vetëm bekimin e saj”, i kujtohet gazetarit.

Ai hodhi tej cigaren që po pinte, eci me drojë drejt saj dhe preku tokën para këmbëve të saj.

“Kur dora e saj preku ballin tim, unë isha shumë nervoz. Deri sot e mbaj mend buzëqeshjen e saj të përzemërt”, thotë Saagari në bisedë me DW.

Për këtë rrezatim të veçantë të Nënë Terezës flasin shumë njerëz në Kalkutë, të cilët patën mundësi ta njohin personalisht motrën e urdhrit. Disa e quajnë atë “ndërgjegjen e Kalkutës”.



Këtu Nënë Tereza u kujdes për dekada të tëra për më të varfrit, i furnizoi ata me ushqime dhe u kujdes për njerëzit e sëmurë rëndë. Këtë ajo e pa si misionin e saj dhe në vitin 1950 themeloi urdhrin “Misionarët e bamirësisë”. Vetëm në Kalkutë, murgeshat sot kujdesen për 19 institucione për gra, fëmijë jetimë dhe njerëz në nevojë.

Që në moshën 19-vjeçare, në vitin 1929 udhëtoi murgesha shqiptare Anjezë Gonxha Bojaxhiu për në Indi dhe për vite të tëra dha mësim në Kalkutë, përpara se t’i kushtohej misionit të saj. Në vitin 1979 ajo fitoi për angazhimin e saj në baltërat e Indisë, Çmimin Nobel të Paqes. Në këtë moment, India ishte kthyer në atdheun e saj!

“Kur Nënë Tereza mori Çmimin Nobel, në Indi kishte kohë që atë nuk e shikonin më si të huaj”, kujton gazetari Sagaar.

“Veçanërisht për kishën katolike në Indi, Nënë Tereza luan edhe sot një rol shumë të rëndësishëm”, thotë baba Savarimuthu Sankar nga dioqeza katolike në Nju-Delhi. “Kur flet për kishën katolike në Indi, duhet të përmendësh Nënë Terezën. Të dyja i përkasin njëra-tjetrës”!

Ajo tregoi se kisha është më tepër se një institucion fetar, që mund t’u ndihmojë njerëzve në nevojë.

Megjithë famën e saj si shpirti i mirë i Kalkutës, që kur ishte gjallë ajo kishte herë pas here kritika. Sipas kritikëve, ajo donte t’i konvertonte njerëzit në nevojë dhe pranonte para nga të gjitha burimet për urdhrin e saj. Edhe pak javë më parë, një politikan indian tha se Nënë Tereza kishte qenë pjesë e një komploti, për ta përhapur edhe më tej krishterimin në Indi.

Që Nënë Tereza ka qenë një mbrojtëse e hekurt e kishës romane-katolike, këtë gazetarja Ajitha Menon e pati dëgjuar disa herë. Ajo vetë u përket hinduve dhe bashkëshorti i saj është mysliman.

Ajo ka zhvilluar herë pas here intervista me murgeshën e famshme dhe pati mundësi ta vëzhgonte për vite të tëra punën e saj.

“Ajo kurrë nuk u përpoq të më konvertonte”, i tregon Menon Deutsche Welle. “Nënë Tereza ishte shumë e ndershme. Ajo ishte e gatshme që të pranonte çdo lloj mbështetjeje financiare, për t’i ndihmuar të varfrit. Por ajo thoshte edhe se ishte detyrë e të tjerëve që të verifikojnë se nga vijnë paratë”!

Në Kalkutë do të festohet me javë të tëra shenjtërimi i Nënë Terezës. Për nder të Nënë Terezës do të shfaqet edhe një festival filmi dhe një panair i madh i të korrave. Urdhri i saj do të mbajë edhe disa mesha.

“Atë do ta quajnë këtu edhe më tej Nënë”, thotë gazetari Jamil Saagar, “sepse nderi më i madh që mund t’i bësh një gruaje në Indi është ta quash nënë”!


Donald Trump flet me respekt të madh për shenjtërimin e Nënës Tereze (Video)
Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka dhënë një mesazh pozitiv për miliona ndjekësit e tij në Facebook, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”, ka thënë Trump.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...