Rita Ora, Inva Mula dhe Lorik Cana do të përformojnë në Vatikan në koncertin për “Nënë Terezën”
Kështu është bërë me dije gjatë një konference për media të organizuar nga Ipshkvia e Kosovës.Në shpalosjen e programit të koncertit producentja e koncertit Diana Toska, ka treguar se në mesin e solistëve të njohur ndërkombëtarisht, do të përformojnë edhe dy artiste shqiptare, Rita Ora dhe Inva Mula si dhe emra të tjerë të njohur.
Gjithashtu në këtë do të marrë pjesë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana, i cili do të recitoj poezinë e "Nënë Terezës". Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi, tha se viti 2016 do të shënohet në kishën katolike shqiptare, pasi që në këtë vit do të bëhet edhe shenjtërimi i Nënë Terezës.
Organizatorët duke shpalosur programin e koncertit janë shprehur se janë munduar që të përgatiten sa më mirë, dhe se gjithashtu atmosfera në Vatikan sipas tyre do të jetë shumë e mirë.Don David Gjugja, nga radio Vatikani tha se Nënë Tereza është ikona ku Papa Francesku ka dashur të jetë emblemë e qytetërimit sepse sipas tij, Papa ka vlerësuar që duhet të ketë shembuj të humanizmit që dha “Nënë Tereza”.Transmetimi i koncertit do të bëhet edhe në televizionet e trojeve shqiptare veç televizioneve të huaja.
Rita Ora rrenqethese ne koncertin per Nene Terezen ne Vatikan
https://www.youtube.com/watch?v=qV7zIBL3Pu4
CDO GJE GATI PER SHENJETERIMIN E NENES TEREZE 03.09.2016
https://www.youtube.com/watch?v=kaNQ6hs4fx8
Nishani: Shqiptarët i japin botës një shenjtore me dimensionin e nënës
https://www.youtube.com/watch?v=jkChcZoMcmE
Berisha nga Vatikani për Ora News : Shenjtërimi i Nënë Terezës kurorë me diamante
https://www.youtube.com/watch?v=yQihpF6d1AU
Këngëtarja me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Lorik Canan kanë bërë hapjen e koncertit për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Rita Ora fillimisht ka bërë hapjen e këtij koncerti në gjuhën shqipe. Ajo në gjuhën shqipe i është drejtuar të pranishmeve me mirëseardhje dhe përshëndetje.
“Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma”, ka thënë Ora.
Pjesën tjetër, një dedikim Nënës Terezë, Rita e bëri në anglisht, ndërsa përkthimin e bëri ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Koncertin janë duke e përcjellë edhe personalitetet më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria.