Në kuadër të seancës parlamentare në nderim të figurës së Nënë Terezës në kuadër të 15 vjetorit të vdekjes së saj,ish Kryeministri Sali Berisha tha se në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta dhe që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë nderohet nëna, motra, gruaja që fill pas Shën Mërisë është dhe mbetet gruaja më e njohur, më e dashur, më njerëzore, më fisnike e krishterimit dhe njerëzimit.
Ish Kryeministri shqiptar Berisha kohë më parë tha se ajo është Nënë Tereza e Kalkutës, pasi në rrugë dhe rrugicat e atij vendi vërshon braktisja njerëzore, kështu që Nënë Tereza nuk mund të ishte askund tjetër në planet, pasi vetë Zoti e çoi në Kalkutë për tu përballur në vendin më të vështirë, në dhimbjen dhe sakrificën njerëzore.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Berishës.
Urrejtja e Edi Rames nuk kursen as Nene Terezen pas vdekjes. Ai ben me shtatoren e Nene Terezes ate qe ne beme me te Enverit!!
Te dashur miq, sot mediat paraqesin foto te shtatores se Nene Terezes te perplasur e te demtuar rende ne oborrin e nje shtepie private qe te kujtojne fotot e shtatores se diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt. Keto pamje te shemtuara qe po qarkullojne boten jane deshmi e urrejtjes se trasheguar te Edvin Kristaq Rames ndaj shenjtores se gjalle te shqiptareve, per te cilen eterit shpirteror te Rames nuk lane epitet pa perdorur.
Zyrtarisht, pa dhene asnje motiv, eshte njoftuar se shtatorja e Nene Terezes qe ndodhet tek ndertesa e Universitetit do te zhvendoset tek Aeroporti. Por perdhosja e shtatores qe ndodhej tek Aeroporti eshte veper makaber e qeverise Rama - Meta. Shtatorja qe u vendos tek Aeroporti, qe mba emrin Nene Tereza, eshte veper e njerit prej skulptoreve me te medhenj shqiptar, Luan Mulliqi, miniaturen e te ciles pata nderin t'ja dhuroje Papa Benediktit te 16-te. Te vizitosh punimet e Bashkise per rindertimin e sheshit "Nene Tereza" diten dhe te perdhosesh shtatoren e saj naten deshmon dyfytyresi te neveriteshme, fyen dhe lendon çdo shqiptar, kombin ne teresi, te cilit Nene Tereza i dha emer me shume se kushdo tjeter. sb
******
Me 26 gusht 2016 Prof.Dr. Sali Berisha:SHQIPTARJA QE NA DHA NDER…
“Sot ditelindja e shqiptares qe na dha nder me shume se kushdo tjeter! Qe na deshte shume dhe kur nuk e deshem, Nobelistes Nene Tereza! Te dashur miq, sot eshte ditelindja e shqiptares me te famshme te te gjitha kohrave, gruas me te njohur te shekullit te saj, nobelistes Gonxhe Bojaxhi, Nene Tereza e Kalkutes. Kjo dite, per ne shqiptaret dhe mbare njerezit e qyteteruar, eshte dite mirenjohje ndaj asaj qe u shenjterua per se gjalli me titullin Nene e mbare njerezimit. Per Nene Terezen 25 prilli i viti 1993, siç do te shprehej ajo vet, ishte dita me e lumtur e jetes se saj, sepse ne se bashku pritem ne dheun tone Papen Gjon Pali i II ne viziten e tij te pare historike ne Shqiperi dhe Ballkan. Nderim te madh Nene Terezes, bijes se kombit tone qe si shqiptare na dha nder me shume se kushdo tjeter dhe te urojme qe Papa Francesco te shpejtoje shenjtrimin e saj. Nene Tereza u nda nga jeta shenjtore e mbare njerzimit!”- shkruan Berisha në Facebook.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 dhe u nda nga jeta më 5 shtator 1997.