Athinë, 28, Shtator, 2017!
SOTIR ATHANASI
“KOMPLEKSI ELEKTRA”
“UJËRAT E ÇMËNDURA OSE
MANJAKE NË DETIN “JON”
(PARAMNEZI*)
Laerti I befasoi studentët e tij me fotot e nxjerra nga mikroskopi.
Tejet të zmadhuara si ca përbindsha, ato mikrobe, t'a shpifnin me lakminë e tyre të kthyer në babëzi për të gllabëruar gjithçka u dilte përpara, të ndjekura pas me sinxhirin çfarosës të larvave.
Dhe të mendosh se ndodheshin në laptopet e çdo granduandi për master në mikrobiologji, të cilët gjithsesi, e dinin rrezikun e tyre dhe I pastronin herëpas'here me solucione asgjësuese aparatet elektronike.
Mikrobiollogu u dha studentëve udhëzimet e çastit si detyrë shtëpe dhe e la auditorin.
Në kafen përjashta, iu desh të qëndronte disa çaste sa të merrte kazanin e mbeturinave qytetare makina e bashkisë. Atje e priste kolegu I tij, Odiseja. Jo vetëm për t'u zëvëndë-suar prej tij si konsulent për studentët atë javë që ai do të qëndronte në periferi të Athinës, por edhe për të këmbyer mbi problemin profesional, ndodhur tetëmbëdhjetë vjet më parë. Pasojat, plotësisht fatale, tanimë kishin ngjarë. Çfarë? Rripi që I kishte shkaktuar plagën në sup Oficerit Madhor, përfundimisht, doli se qe infektuar me mikrobin e PLASJES. Merren me mënd pasojat. Kur dihet botërisht se, asnjë nuk ka shpëtuar nga kjo sëmundje. Nga ana e saj, prokuroria, pas hulumtimeve në dokumenta-cione, shkonte drejt përfundimit se: laboratori mikrobiologjik, i cili kish lëshuar doku-mentin e pastërtisë së lëkurës, mundet të qe firmosur nga ODISEA. Ky, si specialist i vetëm mbikëqyrës I atij laboratori, duhet të përgjigjej për pasojat dhe me 'to, s'bëhej aspak shaka.
- Të thirri prokurori?
- Po dhe më paralajmëroi të mos largohem nga qyteti. Kam të drejtën e lëvizjes vetëm nga shtëpia në fakultet, domethënë në laborator I gatshëm në çdo kohë që do t'u duhet të më thërresin.
- Pse?
- Sepse Oficeri Madhor përfundoi në varreza dhe dikush duhet të paguajë për vleftën e predhave që e shoqëruan përcjelljen e tij.
Laertit nuk I pëlqeu aspak ky arsyetim se këtu, bëhej fjalë për humbjen e jetës së një njeriu dhe aspak për vlerën e ceremonisë mortore. Veç kësaj, ai vërejti çrregullime në psiqikën e tjetrit se:edhe për 'të, s'ishte në rrezik thjesht karjera profesionale, por edhe jeta e tij në liri. Kaq mjaftonte që Laerti, t'i shmangej çdo diskutimi. Aq më pak të jepte mendimin tërësisht kundër për ceremoninë protokollare të Oficerit Madhor. Përkundrazi, Laertit, iu kujtua batuta e PASTERIT, kur një hamall që shkarkoi qymyrin për laboratorin e tij, i pakënaqur me shpërblimin e pamerituar, u shamatua me ‘të dhe e thërriti në duel. Shkencëtari mikrobiolog që e njeh bota, I tha: - "Dakort. Unë kam të drejtë të zgjedh ar-mët. Kështu?
- Po, - iu përgjigj ky I pagdhënduri i bindur në fitore cilado të ish përzgjedhja e armatimit. Ai qe gati të çonte në botën tjetër vetëm për ca qindarka edhe vetë Zotin (po të mundte ), jo më një . . .,”farë biologu”, siç I dukej se qe, I veçanti LUI PASTER.
- Unë preferoj që tani këto dy strishe*). Dakort?, - I tha shkencëtari.
- Dakort, - u përgjigj në tym qymyrshitësi.
Mikrobiologu shtoi:
- Njëra nga ato është menjëherë vdekjeprurëse. Cilën dëshironi ju, zotni? "
Fletët e trimit u palosën. Qeshi dhe u tërhoq.
- Pra, shakaje që bëri dhe i ngjiti me serahoshin idhulli ynë, LUI PASTER-i, duhet të ketë rënë jashtë me PROKURORIN dhe nuk eci, siç edhe e menduam. Kështu?
- Absolutisht, - tha ai dhe ndërroi temë: - Më duket se këtu ndahemi, miku im dhe ajo, siç unë mendoj, është përfundimtare.
- Pse ?
- Sepse mund të hyj në burg. Festën për përvjetorin e tetëmbëdhjetë të vajzës suaj, unë, që përherë kam qënë I pranishëm në kremtimin e saj, do të jem në burg. Uroi edhe nga ana ime një qind vjet vajzës. ( nuk tha “Asaj”, siç duhet të përmbushte në ligjëratë të drejtë fjalinë. Por, përsëriti fjslën: VAJZËS ). Kjo, si të qe agrep iu ngjit në vesh dhe mori rolin e shamisë së Otellos për Laertin, I cili atë çast mendoi:
“Ne duhet të ishim ndarë tetëmbë. . . , jo. Nëntëmbëdhjetë vjet më parë”, atëhere kur më përcolle për DISERTACION në Havard”.
Kaq mjaftoi që zgjidhja e kësaj dileme të merte një tjetër vlerë.
Dhe vërtet. Pas kësaj Laerti, nuk I la asnjë detyrë pedagogut të mikrobiologjisë dhe parapëlqeu që të përdorte vetëm uikendin dhe të hënën të rikthehej pranë studentëve në fakultet. Prandaj shprehu diçka të rëndomtë ngushëlluese diktuar nga mirësjellja dhe u largua.
Në të vërtetë ndjeu keqardhje kolegësh, se kishin afërsisht dy dekada që bashkëpunonin, ndonëse secili, në laboratorë të veçantë. Por korektesa, sidomos në specialitet e mjegullonte atë, për të mos thënë se e kthente në të kundërtën. Vdekja e një njeriu nga pakujdesia profesionale për ‘të, përbënte Alfën dhe Omegën e gjërave. Në rastin konkret, fliste edhe për mangësi në karakterin e kolegut të tij. Këtu ata u ndanë: Odiseja zbriti poshtë për të marrë metronë.
Laerti u ngjit lart për të kapur trolin që sapo mbërrijti.Parmaku I hekurit, së cilës iu qep, i kujtoi ganxhën e ngjitur tashmë në vesh dhe u shkëput prej saj me vrullin që të pais zëmërimi si edhe me shpejtësinë që të “shpërblen” dyshimi. Veçse:“dhen theli kopo, theli tropo”, - na këshillon një fjalë e urtë greke. Dhe në shqip do të thotë: "Nuk do mund, do mënyrë”.
Një pëllumb, tërësisht I zi, si të qe artificial e t'a kishte vënë dikush me dorë të kudronte ngjitjen e nxituar të mikrobiologut, në mëndjen e tij edhe më të ngutur e të turbullt, u zhndërrua dalëngadalë nga shpend, në një përbindësh. Zëri I brëndshëm I tha se duhet të jetë i familjes së pëllumbave. Por meqënëse zmadhimi I tij kapte shifrën tetëmbëdhjetë, transformohet në një fajkua gjigant. Kaq mjaftoi që një tjetër "mikrob", si PLASIA në rrypin e Oficerit Madhor, të fitonte të njëjtat përmasa e të paisej ( në heshtje dhe fshehtë-si të plotë ) me po ato tipare jetëngrënëse si në rastin e Ushtarakut të Lartë.. Mikrobiolo-gu Laert. Ishte I ndërgjegjshëm për këtë "infeksion", ashtu siç edhe mbante ende të ndryrë sythin e tij, mbjellur në tru nëntëtëmbëdhjetë vjet të shkuara dhe që, sapo u vadit.
Formimi kulturor e aq më pak ai profesional, mund të luanin rolin imun në ndërgjegjen e tij, tashmë të sapodalë nga kalcifikimi ( për të folur me gjuhën mjekësore, e barabartë me shprehjen tonë, aq të goditur: zënia kore e "plagës").
2..
Në plazhin te UJËRAT E ÇMËNDURA ose: MANJAKE, Laerti, po të themi se shkonte rrallë, ndonëse aty kishte shtëpinë e gjyshit lënë trashigim, nuk do të ishim të saktë. Megjithatë, si atë ditë, kur në timon të makinës së tyre ishte vajza dhe pranë saj e ëma, kurse ai mbrapa, qe jo vetëm rast I pazakontë, por i vendosur ashtu si pas shpine, kyçte planin e fshehtë të tij, për të dalë në dritë me zhurmë si cermonia mortore e Ushtarakut të Lartë. Veç së tjerash, kaq fjalëpak, kaq pa zhurmë, pa shakarat e tij karakteristike, sidomos me të bijën, mund të themi se ishte hera e parë dhe siç do të ktheheshin nga uikendi, mund të pranojmë që tani, se ishte hera e fundit.
Një parandjenjë çuditërisht e ligë deri në një shtjellë gjëmëmadhe, ia kishte larguar humorin aq karakteristik të tij, si të qe një bobinë e futur në rrymë të alternuar, ia përzinte keqas atë.. Herë në një drejtim dhe herë në të kundërtën. Por, kur vështrimi I së bijës nga pasqyra në timon aq I ëmbël, sapo ndeshej me shikimin e tij, hidhërohej deri në vajtim,
atëhere, Laerti niste të kthjellohej e përmëndej si nga një ëndërr vërtetë e ligë e mëkata-re. Por s'qe poashtu I thjeshtë ndriçimi. I vajzës, me ëmbëlsi të trazuar, tanimë, ai qe.I babait ende për dyshimin kujdesej. Diç e largët, në kohë, tepër e largët edhe në mendësi, mbase sa mosha e së bijës, e ngjajshme me analizën e gabuar të Odisesë, fajtor direkt për vdekjen e Oficerit Madhor, ndrynte. Diç tejet e ftohtë, e akullt, si e dalë jo nga frigorife-ri, por nga një shpellë nga më të thellat e nga më të largëtat, mbase nga akullnajat në polin e veriut, papritmas, qe kthyer në llavë vullkani dhe e digjte së brëndshmi. Ishte dyshim ? Mosbesim? Apo frikë? Ose të tria bashkë. Megjithatë, si një lëndë mjegullante, ajo qe. Si çvendosse e çdo ideje të njëmendtë, atë e kishin thirrur. Se kështu njollosej e nxihej tërësisht me blozën që mbart: pasiguria, mëdyshja, dyshimi. Por, për çfarë? Për çfarë, o Zot? Kjo ishte dilema. Këtu niste paqartësia. Me këtë gjithashtu, fqinjësonte lëkundja. QMungesa e kurrajos për t'ia thënë vetvetes në sy Atë. Cilën? Të paemrën? Tronditësen nga themelet të fortesës familjare? Ndofta. . . Dhe s’ishte aspak çudi. Se qe e dhimbshme. Sa edhe vetëm sjellja nëpërmënd do të lëndonte. . .
Ndërkaq, kishin mbërrijtur te UJËRAT E ÇMËNDURA. Për fatin e mirë të tij, që të shkundej disi nga këto persiatje ngatrestare, URA ishte ngrijtur dhe makinat kishin ndalur përpara saj. . Një anije po lundronte dhe kishte kombinuar se: UJËRAT E ÇMËNDURA, ose MANJAKE, po lëviznin nga veriu në jug. Ky qe dhe drejtimi i atij mjeti lundrues në këto ujëra të DETIT JON. Dhe pikërisht në KALKIDHA. Në pjesën e pasme të saj, një sërë vajzash si në pasarelë, të çveshura edhe nga gjoksoret, i kënaqte edhe vetëm dorzimi ndaj rrezeve të diellit që trupin e tyre ngjyroste. Laerti këtë ‘paradë’ në fillim e pa thjesht me kërshëri; por kur kjo u shndërrua në kënaqësi e më pas në dëshirë për t’a riparë, ai ktheu kryet përpara dhe ndeshi vështrimin, jo vetëm të qeshur të së bijës, por edhe tundjen e kokës së saj që thoshte: - të pëlqejnë, babushi im, ë? Të pëlqejnë?
Qe marveshja e parë e heshtur mes tyre. Cili mashkull nuk do të kënaqej t’i çfaqeshin në të vërtetë e jo në ëndërr madje, jo një e dy, por një skuadër femrash gjokszbuluar ?
Këtë lexoi edhe vajza në vështrimin lakmitar të idhuliit të saj, Laertit. Por të lëmë mënjanë ndjesinë që përfshinte marrëveshja e fshehtë midis Vajzës dhe Atit të saj dhe të ndjekim rrëfimin.
Pas gjashtë orësh, ujërat ndërronin drejtim: nga jugu në veri. Prandaj edhe banorët, pa u thelluar në shkakun e këtij fenomeni, qenë mjaftuar duke i quajtur TË ÇMËNDURA, ose MANJAKE. Thua të lozi rolin e vet kjo pjesë deti me ujëra të çmëndura në mendësinë e njerëzve që e kudrojnë atë dhe t’i zhndërrojnë në binjakë të tyre manjakë?
3.
Laerti u përqëndrua përpara laptopit në studion e tij dhe nisi të punojë për të larguar stresin dhe turbullinë e shkaktuar nga një shifër: NËNTË. . . , jo TETËMBËDHJETË. Por, edhe nga një fjalë: VAJZË. Si ishte e mundur që kolegu i tij I punës t'a kujtonte dhe ai, që ishte I ati I VAJZËS, t'a kishte harruar?
E shoqja s'po kthehej ende nga psonisjet në supermarket.
E bija kishte ndezur televizorin që jepte muzikë dhe vallzonte sipas ritmit të saj.
Ai ngrijti kryet dhe për shkak të portës së hapur, pas atij koridori-urë që lidhej studioja me dhomën e ditës, vështrimi I tij ndeshi me atë të së bijës, ndërkohë që dëgjoi një fëshëllimë futur nga dritarja në çastin më të përshtatshëm për mikrobiologun. Vajza, tejet e gëzuar, po kërcente me një. . . "kavaljer" rastësor. Ky ishte një nga jastëkët-mbështetës së kolltuqeve.
- Hajde Laerti im ( këtu mbiemri im, është i zakonshëm në gjuhën e ditës në Greqi.Thënia, zonja ime, përdoret në respekt edhe midis dy të panjohurve. Madje, klienti mashkull mund t’i drejtohet arkëtares grua: zonja ime E veçanta, në rastin tonë, është se asaj i qe lejuar thërritja e të atit edhe me emër, në vënd të fjalës: Baba. Sepse, ajo e konsideronte shok atë ).Prandaj edhe shprehu: - Hajde Laerti im të kërcejmë!
- TETËMBËDHJETË! - shqiptoi pa dashje Ai dhe mund të ishte e tetëmbëdhjeta herë, ose shumëfishimi I saj, që I shkonte nëpër mënd kjo shifër.
- Po, i ëmbli im. Pasnesër mbush plot tetëmbëdhjetë vjeç dhe më vjen mirë që ti, babushi im, e mban mënd këtë datë. Se, unë me mamin donim të t'a bënim surprizë. Prandaj ajo ka shkuar për të psonisur gjëra të freskëta. Madje, do të marri edhe peshk që: në barkun e tij të fshehi UNAZËN E ARTË.
- Pse nuk zbret më mirë te autori I fërshëllimës që të thërret aty, poshtë në plazh, por shtrëngon jastëkun sipas ritmit? - I tërhoqi me ëmbëlsi vërejtjen Ai.
Ndërkaq, vajza kishte mbërrijtur në studio. Ashtu e veshur me minifund dhe një dekolte disi të tepruar ku, frymëzuar edhe nga “pasarela” e aty mëparshme, tretëkatërtat e gjoksit të saj, ishin të zbuluara si për të plotësuar një nga “paragrafët” e marrëveshjes së fshehtë, aty te ura. Për t’a zhbërë disi “marrëveshjen e fshehtë”, Laerti zgjodhi mënjani-min dhe jo vërejtjen. Nga ana tjetër, bindja që Ai për këtë tetëmbëdhjetë vjeçare ishte thjesht Babai ligjor dhe jo biologjik, I lejonte një mëndësi disi ndryshe që, megjithatë, ligjëronte qëndrimin e tij prej mashkulli.
- Më the, I ëmbli im, pse nuk zbrez më mirë te autori I fësfhkëllimës? Kështu?
- Po.
- Sepse pëlqej deri në adhurim babushin tim, - komplimentoi ajo dhe nga mënyra se si e shprehu, ai e kuptoi që s'qe aspak kompliment. Qe I njëmendtë. Tërësisht I vërtetë. Ishte idealizim
Laerti, s'mund të mospranonte ftesën e së bijës dhe u ngrijt. Thirrja e prindit, qoftë edhe vetëm ligjor (siç bindja po I shtohej), e detyronte t'i përgjigjej asaj. Ajo plotësoi fjalinë:
- Kam shumë dëshirë, babushi im që UNAZA të të bjeri Ty.
- Që unë të kërkoj një . . . ., mami tjetër?
- Jo Babi! Dua që Ti, Babi Im, të zbulosh dhe të mposhtish shkaktarët e një tjetër mikrobi të PLASJES. Se njeriu, Laerti im, plas edhe për shkaqe të tjera, jo infektive, jo mikrobike. E për këto, nuk kujdeset askush. Nuk ka laboratorë. As vaksina. Ashtu sikunder, askush nuk gëzon imunitet. Qoftë edhe ti, miku e idhulli im, Laert. Se, mikrobi, I cili edhe pas tetëmbëdhjetë vjetësh, çoi në rrugën e gjatë për te Zoti, Oficerin Madhor. mund të shpjerë në katastrofë edhe një tetëmbëdhjetë vjeçare si unë, vetëm e vetëm se idhulii i saj, është shpërfillës.
Gjatë kësaj kohe ajo kokën e kishte vendosur në supin e të atit. Se, vetëm në këtë mënyrë mund t'ia thoshte, pa e parë në sy, eimelin anonim ardhur në laptopin e saj bashkë me urimin për ditëlindjen që veçanërisht përsëritej vit për vit. Madje dy herë: të parën, në ditën e lindjes dhe të dytën, në ditën e emrit. Dhe, çuditërisht ajo, jo vetëm e pranonte në fshehtësi, por ndjente edhe kënaqësi .
Në fëmijëri nuk I kishte vënë rëndësi. Në adoleshencë I kishte pëlqyer sidomos intimiteti dhe mezi I priste këto kremtime. E adhuronte dërguesin. Në ndryshim nga Babai, ky merrte një status të një miku afër prindëror. Por për babanë, ( idhullin e saj ) ajo ishte e gatshme për çdo sakrificë. Madje donte t’a shtrëngonte në gjoks. T’a çante të sajin, ose edhe të tijin dhe të futej aty brënda si një zog. Prandaj, në pamundësi për asnjërën nga këto varjante, ajo parapëlqeu. Çfarë? Në fillim, me miklimin femror që s’e bënte për herë të parë, kur i rregullonte kollaron përpara se të nisej te studentët. Sigurisht, jo të kësaj natyre. Ajo mundi, ashtu pa e kuptuar Ai, t’i zbërthente tre - katër kopsat e para të gjoksit. Pastaj, teksa muzika, si kolona zanore e një filmi të vërtetë, zbuste çdo kundërshtim dhe nxiste, çdo nismë sado të guximshme derisa sillte kënaqësi, bëri që Laerti të përfshihej me drejtimin e treguar nga instikt mashkullori në këtë aventurë. Gjoksin e Tij të leshtë, për të cilin Ajo, prej vitesh e ëndërronte, e kishte prekur me gjinjt e saj tërësisht të zbuluar vetëm me një lëvizje fine.
U dëgjua sërish fëshëllima, por ajo nuk e shkëpuste dot kryet nga qafa e të atit. Gjoksi I saj tetëmbëdhjetëvjeçar sikur donte të njëmendësonte mendimin e aty mëparshëm dhe asaj i ngjante se qe mjaft pranë realizimit. Për Laertin ishte e para herë që e toleronte këtë shtrëngim gjoks më gjoks me ‘të dhe trazimi po i turbullonte mëndjen. E bija, që vetëm ligjërisht ai për ‘të duhet të qe Babai, po tregonte një pjekuri për të cilën ai befasohej. Nga ana tjetër. Me vështirësi mundohej të mposhtte ndjenjat e përfshira tashmë në një veprim që fjala mëkatim qe larg ndëshkimit të ndërgjegjes së tij dhe zërit të brëndshëm, tingulli I të cilit digjej në flakën e ndjenjave në tërbim më keq se UJËRAT E ÇMËNDURA gjashtë orë në drejtimin veri - jug dhe po kaq orë në të kundërtën. Kurse reflekset tek ai ndryshonin çdo minutë. Por, a ishte vërtet e bija ajo? O Zot I madh, ç'ishte kjo tërheqje pas vajzës së tij tetëmbëdhjetë vjeçare të cilën s'mund t'ia zhbënte?
Ç'ishte kjo grishje që e kënaqte të bijën, por e vinte në pozita skajshëm, aspak për t’u mburrur dhe në të njëjtën kohë, pranë një lloj turpërimi Atë, si BABA?
Nuk tha sërish tetëmbëdhjetë. Jo. Risolli në mëndje vetëm një shprehje filozofike, autorin e të cilit nuk mund që nuk mund t'a kujtonte. Ai thoshte pak a shumë kështu:
"Kërcimi është realizimi vertikal I një dëshire horizontale".
Disi fyese, ë? Megjithatë,tingëllon shumë pranë së vërtetës. Hajde fol të kam rixha, pas këtij përcaktimi tronditës për rastin në fjalë. I tillë iu duk ai vallëzim nga ana e ELEKTRËS.. Dhe Lavdi Zotit, kjo thënie s'ishte aspak e tij, ndonëse vetëm e kësisoj përmbajtja e atij vallzimi, qe. Ai ndjehej I vetëfyer, i vetëturpëruar e pse jo edhe aspak i nderuar, po të pranonte atë që kishte ndjerë e bija me këtë vallzim. Tanimë, numri tetëmbëdhjetë u zëvëndësua me:
. . . ."Rruga drejt Realizimit VERTIKAL të një dëshire HORIZONTALE".
Ja edhe diç tjetër për të shtuar trazimin:
një eimel anonim, për të cilin mendoi se: shpërfillja do të qe gjëja e duhur. Prandaj, e mori të bijën për dore dhe ndjeu që ishte kënaqësi për 'të.
Dora e saj po dridhej në pëllëmbën e tij. Gjithënjë e më tepër tek ai mbizotëronte ideja zëmërake se ajo nuk mund dhe nuk duhej të qe vajza e tij. Po të përfundonte në të kundërtën, këto veprime prej të marrësh, zgjidhjen e mendonte katastrofale. Kishin mbërrijtur në studio. Ai u ul mbi divanin ku tendosej për të korigjuar detyrat e studentëve të tij, ose priste ndonjë të ftuar. Në këtë rast, ELEKTRA, ishte vërtet e ftuara dhe e vluara e tij. Se të tillë ajo, veten e ndjente. Dhe kësisoj përcaktimi I shkonte. Ajo u afrua dhe iu ul në prehër për t'i kaluar dorën në qafë. Qe tejet e eksituar. Mikrobiologu mendoi se ajo, diç donte t'i thoshte. Dhimbja që ndjeu për hamëndësim e asaj çka mund të shprehte vajza, e spostonte e shpërqëndronte. Pranë tij s’qe zbavitje. Aspak. Marrëzia, kjo fqinjë e padëshiruar, po e vizitonte. Por për 'të do të qe më mirë, jo të mos dëgjonte asgjë prej saj. Por të mos e lejonte të fliste. Dhe kjo nuk ia pakësonte vuajtjen dhe dëshpërimin e tij. Por, së paku, frenonte dhe shmangëte greminën. Prandaj, edhe për t’a mikluar disi, që t’ia zbuste sadopak zhgënjimin, I vuri gishtin tregues në buzë dhe i pëshpëriti lehtë e zë-ëmbël:
-sh-sh-sh-yt. Pusho!
( Oh! A nuk I kishte bërë të njëjtin gjest së ëmës së saj ato vite rinore kur i sapo laureuar në mikrobiologji, ajo I qe ulur në këtë mënyrë dhe ky, kishte shumë ndroje si ai djali aty poshtë që bënte xhiro në rërë dhe mjaftohej vetëm me fërshëllimë? ) Por Ajo këtë shenjë e mori për miklim, ashtu siç edhe qe përnjëmend. Veçse, kur Ajo e futi në gojë e nisi t’a lëpijë gishtin e tij me afsh, për të frenuar stadin e ri, këtë etapë që ngutej të vinte, Ai u ngrijt:
- Bija ime!
(Nuk qe rast i shkëputur përdorimi formal i këtij përcaktori). Shfrytëzimi I saj, mbase loste rolin e një gardhi ndarës e të një tjetër mundësie për të kaluar e lënë pas etapat drejt mëkatimit. Por edhe për të bindur veten për të kundërtën.
- Atje lart, - nisi t’i thotë, - kam dosjen e para nëntëbëdhjetë viteve. Është doktoratura e mikrobiologjisë mbrojtur në Havard. Shko laj sytë që të jesh më e kthjellët se gërmat janë të imta dhe eja hyp në . . . . , lartësi.
Ajo ktheu kryet për të parë shkallën e aluminit dhe buzëqeshi. Ishte e vetëdijshme se ashtu, me minifund, idhulli I saj, nuk do të ishte kaq i ftohtë dhe mbase do të nxirrte një tjetër përfundim që gjithsesi, për 'të pritej me një kënaqësi të veçantë. Se gjoksin e saj (të zbuluar) Ai nuk e pa. Por kjo nuk do të thotë se nuk e ndjeu. Pa të vërejmë si do t’a kalojë provën kur të shohi pamjen time nga poshtë? Prandaj u bind. Ndaloi në koridor përpara pasqyrës së madhe dhe shtriu këmbën për të parë kafshën e saj, nxehtësinë përvëluese të së cilës, s’dinte se si t’a largonte. Me ujë, s’bëhej fjalë. Kur qe thellësisht e bindur se donte dorën mashkullore të idhuliit: LAERTIT. E pse të mos e provonte atë? Dhe që të nxiste ngasjen, me shishen e vogël e parfumoi atë por edhe të dy sisët. Laerti, nga ana e tij vendosi shkallën në vëndin e saktë dhe, në qelqet e kornizës u pasqyrua kofsha e së bijës. Ai, instiktivisht ktheu kryet dhe tashmë, s’ishte pasqyrimi-ngasje, por një këmbë e shtrirë, muskuloze dhe e freskët tetëmbëdhjetë vjeçare, pushin e së cilës, një Zot e di sa e pëlqente, ndonëse kishin kaluar po kaq vite, me të cilën edhe qe ndarë. Mikrobiologjia kishte zhvendosur te rene.
Ja edhe ato dy gjëndrat e gjoksit të cilat vetëm I kishte ndjerë, kur Ajo qe shtrënguar aq ëmbël, aq dridhshëm në kraharorin e tij. Bisha mashkullore brënda kraharorit, kërcënonte frikshëm. S’ishte thjesht shantazh. Jo. Qe rrezik për mëkat. E megjithatë, statusi i prindit, ende ishte në fuqi dhe e frenoi. Prandaj, u nda në sirtarin e bibliotekës për të njëmendë-suar planin e menduar. Diç bëri me diçka të fshehur me kujdes dhe një litar që përfundonte me ganxhë, e vuri përfund kolltukut. U ul dhe priste ELEKTRËN e cila nxitoi të vinte si një pëllumbeshë për të marrë në këmbën e saj letrën e për t'a dërguar tej hapsirave, në vëndet e largëta. Por edhe matanë kohërave. Në origjinën e KOMPLEKSIT TË ELEKTRËS.
Por jo. Ajo do të hypte mbi ato shkallë në kreun e së cilës ai kishte vendosur librat e Mitologjisë greke mbi të TJERAT dhe HOMERIN e VERBËR si të qe kurorë, por edhe si një kujdestar formal. Laerti u ul sërish në divan që të shijonte pamjen si një antar zhurrie të cilit I kërkohej opinioni. Ndjenja e atit qe gremisur në tatëpjetën e lashtësisë.
-Të hypij mbi shkallë?
- Po.
- Mbi ato libra?
- Po, nimfa e JON-IT në UJËRAT E ÇMËNDURA, -I bëri ai më në fund, një kompliment të vërtetë të cilën, Ajo e meritonte plotësisht. Dhe vajza vendosi këmbën në shkallaren e parë. Pastaj në të dytën. Dhe më në fund, në të tretën. Ku: Ca minifund dhe ca lartësia,
ia tregonin këmbët dhe më pas kofshët e freskëta, të ndritura-mermer, si shtyllat e PARTENONIT. Atij, I ulur në kolltuk, po i dridhej dhe fërgëllonte I gjithë trupi. Gjaku I ndezur në deje, po i dridhte duart. Goja I lëngëzonte dhe mëkatimi ishte në prag.
Vetëm atë çast, Ai kuptoi gjithë historinë e Trojës shkruar nga një i VERBËR me emrin HOMER. Por, Ai s'qe I verbër. Përkundrazi. Një vëzhgues mikrobiolog, Ai qe. Me këtë duhet të nënkuptojmë se kemi të bëjmë me njeriun që: fluturën e bën . . . , helikopter dhe jo të kundërtën. Prandaj, shohim . . ., Prindin që befas kthehet thjesht në një mashkull .
Sheh hiret e Asaj që duhet të qe e bija, si të ishte thjesht një tetëmbëdhjetë vjeçare në një pasarelë ngasse, tejet intime dhe provokative për mëkat Megjithatë, LAERTI, ishte ende në gjëndje të mposhti dalldinë. Ndonëse ka bindjen që ajo nuk ishte vajza e tij. Por. . . .
Ajo ktheu kryet dhe e kapi gafil të atin. Kjo befasi mahnitëse i pëlqeu edhe asaj. Prandaj, si të ishte shndërruar me magji në një buqetë, i hodhi një buzëqeshje të trëndafiltë.
Miklimi mashkullor e trazoi deri në eksitim : nga dalldia, qe pushtuar, sëpari Ajo.
- Domethënë të shkel mbi lashtësinë? - qe pyetja e Saj me dy kuptime.
Laerti I magjepsur nga ajo nifë deti në UJËRAT JONIANE TË ÇMËNDURA, ose MANJAKE, mbase I gatshëm që t'a rrëmbente e t'a përpinte me gjithçka, nuk foli. Parapëlqeu të pohonte me kokë, ashtu nga kolltuku Statusi i pozicionit të atit, gjithsesi mbahej ende dhe pengonte. Frenonte. Kurse statusi i vajzës, si të mos qe aspak i tillë, por vetëm dhe pastër një tetëmbëdhjetë vjeçare e paprekur nga asnjë dorë mashkulli deri tani, çuditërisht kërkonte përkëdhelje nga duart e shokut, mikut dhe idhuliit të saj: Atij. Në asnjë rast, nuk mendonte për raportin: vajzë-prind. Jo. Kjo e trimëronte, ashtu siç ia afronte marrëzinë që me çdo kusht kërkonte. Ajo qe gati t’i lutej. T’i binte në gjunjë. Të ledhatohej nga ky mashkull dhe jo nga ai çunaku, moshatari i saj, që dinte vetëm të fëshkëllente. Që druhej t’i prekte edhe dorën. Se ajo, ia kishte dhënë mundësinë t’a puthte dhe ai qe shmangur.
Pas jo më shumë se pesë sekondave, ajo mbërrijti të hypi mbi. . . ., HOMERIN,
por s'mundi të qëndrojë sipër tij. Në fillim u vais ngaqë nuk e duroi dhe e mënjanoi I VERBËRI. Pastaj u shkëput dhe u trëmb. Por Ai, që tashmë ishte ngrijtur më këmbë dhe
( Ajo me bisht të syrit, siç dinë të vëzhgojnë vetëm femrat ) e pikasi Atë dhe parashikoi “rëzimin”. Dhe nuk vonoi. Pas kësaj, gremisja ndodhi si në harkun e vetëtimës. Nga ana tjetër, Laerti që ëndronte I gatshëm për t'a . . . bluar
O Perëndi! E mbërtheu me krahët e tij si të qe vërtetë ajo, ELEKTRA e dalur nga mitologjia greke dhe . . . ., e arrirë për çdo marrëzi të kësaj bote. Se nuk ra. Por bëri sikur ra. U hodh ashtu siç edhe e mendoi në çastin kur e kapi idhulin e saj gafil. Megjithatë, Ai e priti si një dhuratë e dërguar nga mbi qiejt.
Në të vërtetë: për të fundit herë, ato këmbë të bukura, mbi HOMERIN E VERBËR kishin prekur. Prandaj do të qe më e saktë të thonim se ELEKTRA E HOMERIT kishte dërguar kopjon e saj, në studion e mashkullit të vërtetë për të cilin, tërbohej ajo më keq se UJËRAT E ÇMËNDURA TË JON-IT, që : me siguri po rridhnin në drejtimin e kundërt: jug - veri dhe jo veri - jug siç bënte xhiro një çunak, buzë bregut duke vëshkëllyer, herë pas here.
Ajo e puthi babanë me afshin e një të reje në moshë që adhuron mashkullin e saj. Edhe Laerti , për një hop, harroi statusin e tij.dhe, siç ia ushqeu fillesën, qe gati t’ia shqyente dekoltenë e cila, edhe ashtu, vetëm formale ish. Këtë priste ajo. Kësaj I druhej ai. Se qe një rit-kënaqësie për ‘të kur bënte dashuri me mamanë e Saj dhe që e Ajo e kishte parë rastësisht, e kishte fiksuer, dhe, kuptohet, edhe e kishte përgjuar për t’a riparë. Prandaj, e mbante mirë mënd duke e ëndërruar për vete. Kë? Vetëm atë çast. Pas së cilës ai e ulte mbi krevat për të vazhduar.. . .. . ,
me realizimin e një dëshire HORIZONTALE.
Ajo po ia zinte frumën pa e kuptuar. Duart e Saj qarkuar pas qafës, sikur kërkonin të zbraznin të gjithë afshin, krejt pasionin e ndrydhur në vite që s'mbaheshin mënd.
Mbase në ato të pararendëse të saj, për të cilat, HOMERI I VERBËR E I DURUAR, na spjegon lashtësinë.
Ai e uli si të qe e kristaltë mbi parket dhe kishte kujdes që Asaj të mos i shkonte mëndja për vazhdimësi të kësaj marrëzie. Nga ana tjetër, Ajo me këtë veprim, priste DËSHIRËN HORIZONTALE TË VALLZIMIT. dhe e hoqi veten të pafuqishme për t’u ngrijtur duke bërë ca lëvizje që motivonin pikërisht dobësinë.
Dhe, kur Ai e mori për të vëertetë gënjeshtrën e saj dhe u përkul t’a ndihmonte, ajo e tërhoqi dhe Ai i ra sipër. Ajo kërkoi edhe një herë buzët e tij. Ky ia dha. Qe e fundit tolerancëi.
Kur u ngrijtën, megjithatë si dy trupa të ngjitur, me eskimezët Ata ngjasonin Në fillim Ai, pastaj Ajo, hoqën dorë nga vazhdimsia. Nga mëkati. Nga inçenti. Ose gjaktrazimi. Por, a qe Ajo e bija? Këtë do të vazhdojmë t’a zbërthejmë më poshtë.
- Boll. Të lash të plotësoje dëshirën. Kështu?
- Jo plotësisht ashtu. Megjithatë të falenderoj idhuli im. I ëmbli im!
- Unë shkela edhe mbi personalitetin tim në statusin e PRINDIT, për të cilin dyshoj. Tani kam unë një dëshirë, - u nxitua të shtojë Ai: Asaj iu rikthye shpresa. I ngjau se idhuliit I saj qe penduar.
- Me kënaqësi do t'a plotësoj, i shtrenjti im, - shprehu me të njëjtin ngut Ajo gadishmërisë dhe e puthi sërish.
Ai e shkëputi ëmbël, por ky veprim ia shtonte asaj dëshirën e tundonte vazhdimin e marrëzisë.
- Je e sigurtë?
- Për çfarë? - pyeti Ajo që e kishte harruar kërkesën e tij.
- Për të plotësuar një dëshirë timen.
- Dhe e vë në dushi? Po!
- Më jep fjalën?
- Për kokën tënde, jeta ime!
Ai nxorri nga nënndenjësja litarin dhe I tha:
- lidhmë me këtë litar në kolltuk, - ia la në dorë dhe u ul të priste . . ., ndëshkimin.
Kundërshtimin e Saj e garantonte betimi.
ELEKTRA, le të vazhdojmë t’a quajmë kështu tanimë vajzën, u befasua.
- Pse, baba?
- Sepse më dhe fjalën.
Ajo nuk e përsëdyti pyetjen, por sytë iu mbushën përnjëherë me lot. Filloi t'a lidhi të atin duke nisur nga këmbët dhe duke përfunduar pak mbi gjoksin e tij të leshtë. Këmishën Ai nuk e la t’ia mbërthente. Kur përfundoi, hyri në studio e ëma.
3.
Ajo pa së pari ELEKTRËN, që po mundohej të vendoste ganxhën në një bullon nga mbrapa karrigeskolltuk dhe I ranë qeset nga duart.
Pamja nuk qe vetëm befasuese, por edhe e pakuptimtë për gruan, natyrisht ajo qe.
Gjithsesi, tek pa lotët e së bijës, ndjeu dramën e nënkuptuar që mund të kish ndodhur. Prandaj klithi:
- Çfarë të ka bërë babai, që po e lidh, moj bijë?
Dhe, pa pritur përgjigjen e saj, lëshoi dyshimin: - Mos vallë tentativën për përdhunim?
- Ç'është kjo pyetje mami? Si t'a nxë goja t'a thuash?
Laerti, na thotë HOMERI I VERBËR, ishte babai i Odisesë e për pasojë, kurthi te ky njeri së pari duhet ta kishte folezën e tij. Gracka, lakun e saj, në dorën e këtij njeriu, shtrëngohej.
Pikërisht këtë dyshim e për pasojë, këtë pyetje kishte parashikuar mikrobiollogu. Dhe ishte rradha e tij të këpuste sythin e lindur nëntëmbëdhjetë vjet më parë i cili hera-herës rritej e zhvillohej. Mbase me ca stinë të ndryshme nga ato që njohim ne, njerëzit e zakonshëm për kohën. Sepse, si çdo marrëzi, edhe ajo e krimbit të dyshimit, në errësirë rritet dhe meqë terrin ajo kërkon, vështirë të gjejë kalimin. Por le të kthehemi te Laerti:
- Pra, përgjigjen e more grua, apo kërkon që vajza t'a përsërisë?
Tjetra nuk foli.
- Tani e kam unë rradhën të pyes: - Pse dyshove për tentativë përdhunimi? Është vajza ime kjo, apo jo. Se po të qe e imja nuk do të lindte dyshimi. Vetëm nëse ajo ka një tjetër baba, mua do të më shikojë si mashkull dhe për këtë, nuk më vjen aspak turp t’a them se është pikërisht kështu. Edhe unë sigurisht, si femër e kam parë sot, Atë.
U rrukullis e zuri më në fund vënd, një heshtje e rëndë si mëkati i gremisur. Vajza shihte të ëmën e dyzuar. Dyshimi se idhuli I Saj Laerti, nuk qe Babai I Saj, ishte më pranë së vërtetës se kurrë. Kjo përligjte . . . , pse të mos e themi: dashurinë e Vajzës për Atë që vetëm ligjërisht qe i Ati. Dhe, natyrisht, i padëgjuar ky spjegim. Ashtu si e pandodhur edhe kjo bëmë, qe.
-Grua! - I foli Laerti me ton tejet urdhërues! Ajo e pa e tromaksur. Qe e para herë që dëgjonte këtë kumbim skajshëm të ashpër. Këtë thirrje disi të çjerrë.
- Hape sirtarin dhe nxirr që andej atë që është brënda.
Ajo veproi ashtu si i tha i shoqi dhe lëshoi një klithmë. Elektra u afrua dhe si e ëma, gjithashtu bërtiti përpara se të thotë: - Çështja kjo rovole I ëmbli im? Ç’kërkon të bësh me ‘të? Po qe se do të vrasin dikë, ja ku më ke. Vritëm mua.
- Është e nevojshme të bëjmë ADN-në, apo ke ndonjë spjegimin? - e rinxiti Laerti të shoqen. Ajo sërish s’qe e gatshme të fliste. Befasimi. Ngrirja. Ballafaqimi me një mëkat ndodhur gati dy dekada më parë, s’qe aspak e lehtë edhe vetëm të ftillohej. Se po rijetonte skenën, kohën, vëndin. Çmëndinë.
- Shën Marinë mbase e kam besuar më pak se ty. Jo se kishe të njëjtin emër me ‘të. Por se dashuria jonë kështu më thoshte. Tani e shoh, se jo vetëm jam gabuar, por edhe qënkam tradhtuar.
- Nuk është kështu Laert. Nuk është kështu. Qe aksident. Rastësi. Apo kurth nga shoku yt, Odiseja.
- E mora me mënd. Njeriu që interesohej më shumë për kremtimin e ditëlindjes së ELEKTRËS, se sa rrezikut për burgim të përjetshëm që e pret.
Vajza desh të pyeste për arsyen , por, ndonëse I dhëmbi, s’guxoi. E shoqja, pa u interesuar për shkakun, tha:
- Ai meriton plumbin.
- Pse?:
- Se ditën që të përcollëm për disertacionin, në kthim pata një dhimbje të tmerrshme koke. Ai nxorri nga kroskoti I makinës një tablet dhe m'a dha gjoja për të më qetësuar. Ajo ishte kokainë dhe atij nuk iu durua as të shkonim deri në shtëpi, kur e kuptoi se ajo veproi menjëherë te unë. Kaq duhej që të më linte shtazënë në sediljet e makinës me . . . , ELEKTRËN.
- Domethënë se :Babai im I vërtetë është ODISEJA?
Tjetra pohoi me krye. Vajza kishte një ndjesi dyfishe: Atë të faktit se kishte idealizuar, jo Babanë e Saj, por një mashkull të vërtetë, edhe pse të paktën, dy dekada më të madh. Prandaj edhe e kishte dashuruar.
Nga ana tjetër, ndjente dhimbje për Odisesë. Eimelet e tij në prag të ditëlindjes e hovë-zonin si t’a kishte prind. Sepse, edhe ai të kësaj natyre ia qendiste aq bukur ato.
- Zgjidhmë! - iu drejtua Laerti Elektrës.
Vajza e pa me vërejtje, se e trëmbi toni.
- Më thuaj se ç’do të bësh, I ëmbli im. Ose prit. Do t’a mbyll sirtarin me çelës, pastaj do të zgjidh.
Ai buzëqeshi lehtë.
- Arma doli nga skena. Thjesht do të bëj një telefonatë, - tha.
Vajza u bind. E siguroi armën në çelës dhe e zgjidhi Laertin.
- Tani, - tha së bijës, - jam në rolin e qymyrshitësi dhe mori celularin.
Nënë e bijë, shihnin të tmerruara Laertin. Ky kishte formuar numurin dhe sapo dëgjoi përgjigjen e Odisesë, tha:
- Odise! Plaga në supin e Oficerit Madhor, ndonëse e shpuri në udhëtimin e gjatë për te Zoti dhe tani duhet të ketë mbërrijtur në Parajsë, s’është asgjë me gabimin tjetër tëndin. Prandaj, përgatit dy striçe. Njërën për vete dhe tjetrën për mua.
Kaq tha. Nuk priti përgjigje dhe e mbylli celularin.
Elektra nisi së bashku me të ëmën të mbledhin zarzavatet e shpërndara në dysheme.
Laerti u ul përpara laptopit.
Nga dritaret e hapura, U dëgjua sërish fëshëllima e rioshit.
Elektra hapi televizorin në një kanal që kishte muzikë. Befas ajo ndaloi dhe spikerja dha një lajm të beftë:
- Ndërpremë transmetimet tona për një ngjarje të jashtëzakoshme.Policia, me fletën e arrestimit lëshuar nga prokurori, shkoi të shoqëronte për në vëndet e paraburgimit mikrobiologun z.Odise. Dyshimet për gabimin e bërë tetëmbëdhjetëvjetë më parë, shkak për të cilin ndërroi jetë një Oficer Madhor, e rëndonin së tepërmi mikrobiologun. Por, atë e gjetën ende me frymë pasi kishte kryer një vetëvrasje duke u infektuar me një strishe të atij mikrobi për të cilin Oficeri Madhor javën e kaluar, u përcoll me nderime për në banesën e fundit.
Gjesti I mikrobiologut flet për një ndërgjegje të pastër dhe një karakter tepër të lartë.
-Bobo, ç'fsheh kjo tokë! -tha Laerti
-------------------------------
*) Paramnezi (portugalisht) = Përzierje e realitetit me trillin artistik.
SOTIR ATHANASI!
Athinë, Korrik, 2ë16!
Dërguar për Floripres:
28, Shtator, 2017!