Recep Tayyip Erdoğan ,Rusia dhe Serbia !!!

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara për shkak të rrëzimit të avionit luftarak rus nga forcat turke. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan edhe të enjten shkëmbyen deklarata në distancë.

Presidenti Putin ka kërkuar që Ankaraja zyrtare të kërkojë falje për rrëzimin e avionit luftarak rus “Su­24”. Sipas Putin, duket se Turqia kërkon t’i çojë marrëdhëniet mes dy vendeve në një pikë të vdekur. Presidenti rus theksoi sërish se e konsideron rrëzimin e avionit një thikë pas shpine nga një shtet të cilin Moska e konsideronte aleat në luftën ndaj terrorizmit.

“Deri tani nuk kemi dëgjuar të kërkohet falje, dhe as të propozohet dëmshpërblimi apo ndëshkimi i përgjegjësve” tha zoti Putin.


Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan iu përgjigj deklaratave të Putin, duke theksuar se rrëzimi i avionit ishte një reagim automatik, ndaj dhunimit të hapësirës ajrore të shtetit. Presidenti turk tha se ndihet i trishtuar kur sheh reagimin e Rusisë dhe siguroi se impenjimi i Turqisë në luftën ndaj ISIS është i padiskutueshëm. Presidenti Erdogan siguroi se Ankaraja ble gaz dhe naftë vetëm nga burime të njohura, dhe sipas tij, Rusia duhet të tregojë provat, kur thotë se Turqia financon grupet e xhihadistëve.



Godija e avionit rus, Putin replikon sërisht me Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin,  një vit më parë kanë biseduar për herë të parë me telefon qëkur Turqia rrëzoi një avion rus, në fund të vitit të kaluar. Edhe Kremlini, edhe zyra e Erdoganit kanë thënë se dy presidentët kanë rënë dakord që të rifillojnë bashkëpunim dhe janë shprehur të gatshëm për t’u takuar. Zyra e presidentit turk po ashtu ka thënë se Erdogan dhe Putin janë zotuar se do të luftojnë kundër terrorizmit. Në nëntor të vitit 2015, forcat turke kanë rrëzuar një avion rus, i cili fluturonte përgjatë kufirit Turqi-Siri. Piloti rus ka humbur jetën. Biseda midis Putin dhe Erdoganit është realizuar pasi Erdogan, këtë javë, ka shprehur keqardhje për incidentin.


Pasi shprehu keqardhje për rrëzimin e avionit rus, duke treguar kështu se ishte ai që po tërhiqej në sherrin me Moskën, Rexhep Tajip Erdgoan përcolli bindjen se Ankaraja do t’i normalizojë shumë shpejt marrëdhëniet me Rusinë. “Pas pajtimit me letrën që i dërgova Rusisë për t’i dhënë një tjetër dimension marrëdhënieve tona, besoj se gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Në letër, shpreha keqardhje për incidentin e njëkohësisht risolla në vëmendje mundësitë e mëdha të bashkëpunimit që mund të kemi ne rajonin e Lindjes së Mesme. Besoj se marrëdhëniet dypalëshe do t’i rikthehen me shpejtësi normalitetit duke i dhënë fund kështu një situate ekzistuese, që nuk është në interesin e asnjërës palë”, u shpreh Erdogan. Ishte zëdhënësi i shefit të Kremlinit, Dmitry Peskov ai që pohoi për gazetarët në Moskë, se kreu i shtetit turk kishte shprehur keqardhje për incidentin e muajit nëntor e i kishte përcjellë ngushëllimet më të thella familjes se pilotit të vdekur rus.

Putin së shpejti në Turqi
Presidenti rus Vladimir Putin theksoi vullnetin rus për të rikthyer dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe duke pritur të martën në Shën Petërburg homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, pas nëntë muajsh krizë diplomatike. “Vizita juaj, që zhvillohet pavarësisht situatës politike të brendshme shumë të komplikuar në Turqi, tregon se ne të gjithë kërkojmë të rivendosim dialog dhe marrëdhënie, në interes të popujve rus dhe turk”, deklaroi Putin, pas një shtrëngimit të duarve mes dy krerëve.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë ishin përkeqësuar ndjeshëm pas shkatërrimit në nëntor të një bombarduesi rus nga dy avionë turq mbi kufirin turko-sirian.




Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Evropën” keshtu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, i cili duket se po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike mes Kremlinit dhe shteteve të kontinentit të vjetër, të cilat pësuan krisje pas konfliktit të Ukrainës. Sipas mendimit tim, interesi i shteteve të Evropës është të kenë bashkëpunim politik dhe ekonomik me Rusinë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Nuk presim që shtetet evropiane të ndryshojnë kursin e tyre euro-atlantik. Megjithatë, mendoj se duhet të jenë më të pavarura në vendim-marrje, dhe jo të veprojnë vetëm në bazë të urdhrave që vijnë nga përtej oqeanit, tha ai”.Putin theksoi qëndrimin e tij persa i përket krizës së Sirisë, duke thënë se bashkëpunimi me presidentin Assad është mjaft produktiv. Kreu i Kremlinit bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në luftën kundër-terrorizmit, duke u shprehur se ekstremizmi është armik i përbashkë.


Kush është  Recep Tayyip Erdoğan ? 

 Recep Tayyip Erdoğan  është lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i Turqisë.

Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah.
Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit.

Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.

Ndërsa gjatë viteve 2003 -2014 ka shërbyer si kryeministër i Turqisë.

Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturave. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

Marrëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoganit tha “Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa”.

Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan.

Xhaketa blu të errët dhe me kuadrate, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç mori votën në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat në fakt ai i fitoi qysh në raundin e parë. Me të njëjtën veshje u shfaq edhe homologu i tij Taip Erdogan në qendrën e votimit, kur ia doli të aplikojë sistemin presidencial përmes referendumit. Është një copë simbolike e veshjes, që i bën dy të fuqishmit të duken modernë. Komuniteti serb i Twitter-it madje ka gjetur edhe një nofkë për këtë: xhaketa e diktatorëve.

Por Erdoganin dhe Vuçiçin i bashkon më shumë se sa vetëm stili. Ndonëse për shkak të madhësisë së vendeve të tyre ata luajnë në kategori të ndryshme, që të dy preferojnë pushtetin absolut si dhe nënçmimin e opozitës dhe të medieve kritike. Ata preferojnë të inskenohen si shpëtimtarë, që pa u lodhur punojnë për popullin për vende pune dhe zhvillim.

Pikërisht kjo synohet edhe të martën, kur Erdogan i shoqëruar nga delegacioni i tij me investitorë i përbërë nga 150 bosë të ekonomisë viziton Beogradin. Nuk është e pazakontë për Erdoganin të udhëtojë i shoqëruar nga delegacion investitorësh. Por për qeverinë serbe ky është një event, me të cilin ajo synon të fitojë pikë në popull. Mesazhi është: paratë po vijnë me thasë.

…e të gjithë janë të kënaqur

Arsyeja ekonomike e qeverisë turke harmonizohet lehtë me atë serbe, thonë ekonomistët. Fjala magjike në Ankara është eksport. Vetëm nëse rritet edhe më tej eksporti, mund të arrihet rritja e premtuar çdo vit me 5,5 përqind. Ballkani Perëndimor ofron mjaft forca të lira pune për investitorët turq si dhe lehtësi për aksesin në tregun e BE-së. “Praktikisht tani procesi i bisedimeve të anëtarësimit BE-Turqi është i vdekur. Ndaj është një avantazh deçiziv, nëse ndërmarrjet turke prodhojnë në vende, që janë më pranë BE-së e madje edhe brenda unionit”, mendon ekonomisti nga Stambolli dhe analisti politik Atilla Yeşilada.

Vuçiç në të kundërt i var shpresat tek paratë dhe vendet e reja të punës – ai është madje i gatshëm për këtë, që t’u paguajë investitorëve rreth 10.000 Euro subvencion për çdo vend pune. Sundimtari i vetëm serb vazhdimisht deklaron, se do të jetë numri 1 europian për zhvillimin ekonomik. Por deri tani shifrat janë asgjësuese për të. Në tre vitet e fundit me një rritje 1,6 përqind vendi ishte i fundit në rajon (Mali i Zi me 7,7%, Kosova me 9,1% dhe Maqedonia me 10,2%). Paga mesatare me më pak se 400€ në muaj është ndër më të ulëtat në Europë.

Megjithatë paratë turke kryesisht do të derdhen në të ashtuquajturën industri me vlerë të pakët shtesë, pra atje ku ka nevojë më shumë për forca të thjeshta pune e jo për inovacion, thotë Yeşilada. Qysh tani më shumë se 1.000 punëtorë në Serbi prodhojnë pantallona Jeans të lira për firmat turke, dhe sipas qeverisë serbe kjo shifër do të rritet në 3.000. Përveç kësaj në opinionin serb përfliten edhe interesat turke ndaj industrisë së drurit dhe të qumështit. Kjo do të ishte me avantazh për të dyja palët: “Në të tilla degë në vendet e Ballkanit mund të arrihet menjëherë hopi ekonomik dhe njëkohësisht kjo shërben si bazë për ekonominë turke të eksportit”, thotë Yeşilada për DW.

Ëndrra neo-osmane

“Invazioni i biznesit: turqit sërish pushtojnë Serbinë”, kështu e titullonte gazeta bulevardeske Blic vitin e kaluar një artikull të saj duke aluduar për sundimin pesëqindvjeçar të Perandorisë Osmane në Serbi. Por kjo hiperbolë kuptohet që aktualisht kishte konotacion pozitiv. Biljana Stepanoviç do të preferonte të ishte më realiste, sepse deri tani investimet turke në rajon kanë qenë të moderuara, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike të Beogradit “Nova ekonomija”.

Eksporti drejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ndodhen në sallonin e pritjes të BE-së për anëtarësim (Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) me gjithsej 20 milionë banorë, ka një volum vjetor nën dy miliardë Dollarë amerikanë. Më shumë produkte prodhuesit turq i shesin në Azerbajxhan apo Izrael, të dy vende këto me më pak se 10 milionë banorë. Ndaj thekson Stepanoviç, duhet pritur një herë, të shihet, se sa seriozisht e kanë turqit.

Shumë vëzhgues megjithatë hamendësojnë, se Turqia nuk synon vetëm ekonominë në Ballkan. Qysh tani, kryesisht në vendet me shumicë myslimane si në Bosnje-Hercegovinë apo Shqipëri financohen xhami, shkolla e organizata humanitare. “Ne kemi të bëjmë edhe me neo-osmanizmin. Turqit jetojnë me iluzionin, se ish-kolonitë po i presin ata me krahë hapur”, thotë Atilla Yeşilada. Në fakt, nuk është kështu, megjithatë turqit kanë arsye të forta që të jenë të interesuar edhe politikisht për këtë rajon. Nga njëra anë duhet stabilitet në këtë pjesë të fqinjësisë, nga ana tjetër edhe pse “qeveria e AKP-së beson – gjë që për mua është gabim – se për një periudhë afatmesme BE-ja do të jetë më shumë rivale se sa partnere”, thotë Atilla Yeşilada.




Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)