Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se forcat e qeverisë së Sirisë janë përgjegjëse për sulmin e tretë me gaz helmues. Një raport për këtë sulm i Kombeve të Bashkuara dhe i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, mbrëmë i është dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pritet që për këtë raport të ketë mosmarreveshje mes Rusisë dhe fuqive perëndimore lidhur me çështjen e përgjigjes ndaj këtij incidenti me armatim kimik të dokumentuar. Raporti fajëson forcat e qeverisë së Sirisë për sulm me përdorim të gazit helmues, me shume mundesi klor, në Kmenas të Idlibit, më 16 mars të këtij viti. Në një raport më të hershëm, organizata për ndalimin e armëve kimike akuzoi qeverinë siriane për dy sulme të tjera me armë kimike në vitin 2015. Qeveria siriane nuk ka komentuar këto raporte, por në raste të tjera ka mohuar gjithcka. Autoritetet në Damask ranë dakrod ne vitin 2013 që të shkatëronin armët kimike në kuadër të një pakti mes Moskës dhe Uashingtonit. Por sulmet e përsëritura me këto armë tregojnë qartësisht se Siria nuk ka respektuar marrëveshjen.
Një ekip ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara ka dalë në perfundimin se regjimi i Bashar Al Asad dhe militantët e shtetit islamik kanë ndërmarrë sulme kimike në Siri gjate viteve 2014 dhe 2015. Hetuesit ndërkombëtarë akuzojnë qeverinë siriane se ka përdorur gaz klorin gjatë dy sulmeve në dy fshatra në veriperendim të Idlibit si dhe luftetarët e ISIS se kanë përdorur gaz mustardë në një sulm në qytezën e Mareas, në veri të Alepos. Një vit më parë, Keshilli i sigurimit të OKB-s ngriti ekipin investigues për të gjetur përgjegjësit për sulmet kimike në Siri, dhe ky ekip hetoi nëntë raste në shtatë qytete ku besohej se ishin përdorur armë kimike. Paneli i hetuesve arriti të identifikonte përgjegjësit në tre sulme kimike, por nuk arriti të nxirrte përfundime në lidhje me gjashtë rastet e tjera. Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Samanta Pauer i kërkoi këshillit të sigurisë të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve. “Është e rëndësishme që anëtarët e Keshillit të Sigurimit të bashkohen që të sigurojnë se do të ketë pasoja për ata që kanë përdorur armë kimike në Siri”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp. Ndërkohë në Washington, zëdhënësi i Këshillit kombëtar të sigurisë, Ned Prinse, tha se tashmë është e pamundur të mohohet se regjimi sirian në mënyrë të përsëritur ka përdorur gaz klorin industrial si armë kundër popullit të tij. Këshilli i sigurimit të OKB-së pritet ta diskutoje raportin të marten e ardhshme, dhe mund të vendosë sanksione ndaj Sirisë ose t’i kërkojë Gjykatës ndërkombetare të Hagës ta marrë çështjen në shqyrtim si një krim lufte.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca i kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara të fillojnë shpëndarjen e ndihmave humanitare nga ajri në zonat e rrethuara në Siri. Tre fuqitë u shprehën se qeveria siriane ka dështuar në respektimin e një afati për shpërndarjen e këtyre ndihmave, për të cilat u ra dakord me fuqitë botërore dhe rajonale që të fillonin në datën 1 qershor. Rreth 4 banorë në rrethinat Daraja të kryeqytetit Damask kanë mbetur pa ndihma ushqimore që në vitin 2012. Një autokolonë hyri në zonë të mërkurën, por transportonte medikamete dhe produkte të tjera jo-ushqimore. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet këtë të premte për të diskutuar shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Sekretari i departamentit amerikan të shtetit Xhon Kërbi, tha se qindra mijëra sirianë kishin nevojë për ndihmë të vijueshme. Ndërsa sekretari i Jashtëm britanik Filip Hemond, e përshkroi si cinike lëvizjen e qeverisë siriane për të lejuar vetëm sasi shumë të vogla ndihme, duke pretenduar se po respekton paktet. “Megjithëse shpërndarja e ndihmave nga ajri është komplekse, e kushtueshme dhe me rrezik, këto ndihma janë shpresa e fundit për lehtësimin e vuajtjeve njerëzore në shumë zona të rrethuara”, u shpreh Hemond.
Koha për një sulm të mundshëm ajror kundër Sirisë nuk është përcaktuar asnjëherë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”, duke theksuar se, “Mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare shpejt.” “Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë”, shkruan ai, një ditë pasi paralajmëroi Rusinë, një aleat kryesor për Sirinë, që , “Të bëhet gati… sepse ato do të jenë duke ardhur, të mirë, të rinj dhe më inteligjentë!”. Ai theksoi gjithashtu rolin e fuqishëm të administratës së tij për të eleminuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni i Lindjes së Mesme. “Ku është ‘Faleminderit, Amerikë?’ “, pyet retorikisht Trump.