2018-04-12

Nga Flori Bruqi : Qamil Grezda, rrugëtimi i një piktori

Image result for qamil grezda


Piktori Qamil Grezda ka lindur në Gjakovë në maj të vitit 1917 në një familje misionare patriotike. Familja e tij u largua nga Kosova për shkak të politikës diskriminuese serbo-sllave. Më pas familja Grezda vjen në Tiranë, ndërsa Qamil Grezda vazhdoi shkollimin me artistët e mëdhenj, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. 

Image result for qamil grezda

Në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë, të cilën e kreu me sukses. Grezda shquhet për kreativitet të lartë shprehës, ku dallohen portrete si “Romania”, “Portret plake”, “Portret gruaje”, “Shkodrani” e të tjera. 

Related image


Ai shquhet edhe për pikturimin e figurave historike, si “Bajram Curri”, “Isa Boletini”, “Gryka e Kaçanikut”, “Lidhja e Prizrenit “ “Hasan Prishtina”, etj.

Image result for qamil grezda

 Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 33 vepra të tij. Dhe, për punë kreative tejet të ravijëzuar, piktori Grezda u shpërblye me shumë shpërblime e me mirënjohje të veçanta, e njera prej tyre është mga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë në viti 1985 me urdhërin “Naim Frashëri”, të kl. II-të.

Image result for qamil grezda

I njohur dhe i panjohur, i lartësuar dhe i lënë qëllimisht në hije. Në këtë zigzag humori të regjimit mund të përcaktohet luhatja e rrugëtimit të artistit Qamil Grezda.

Image result for qamil grezda


I shkolluar në Akademite e Arteve në Firence dhe në Romë, ai do të mbarte me vete gjithë jetën, elegancën dhe ndikimin roman në trajtimin e potreteve dhe nudove, teksa peneli do ti përpiqej më tej të grabiste copëza nga peisazhi shqiptar e ti sillte ato në tablo.

Image result for qamil grezda
Pikërisht këtë titull i ka dhënë edhe kuratori Oltsen Gripshi ekspozitës “Qamil Grezda, grabitqari i bukurisë së natyrës”, nje ekspozitë retrospektivë e cila hapet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së artistit. “Ndihet shkolla italiane, ndihet Anigoni, ndihet ajo frymë e viteve 30-40.



Është një pikturë që ndihet forca e akademisë, apo fryma italiane” thotë drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani.
Image result for qamil grezda
I biri i Qamil Grezdës, Ermiri, kujton se nostalgjia e të jatit ishte Italia, Roma, Firencja. “Në shpirtin dhe gojën e tim eti, Firencja ka qenë më liberale, më impresioniste, më e hapur” kujton ai.
Në këtë ekspozitë prezantohet me një koleksion të pasur prej 55 veprash. Midis tyre janë tablo në teknikën e vajit, 9 nga të cilat pjesë e fondit të GKA, vepra në teknikën e pastelit dhe vizatime në letër, të cilat zënë një pjesë të rëndësishme në ekspozitë. Përmes retrospektivës, por edhe veprave të paekspozuara më parë, vizitorët do të mund të njohin disa aspekte të jetës dhe rrugëtimit artistik të Qamil Grezdës.

Image result for qamil grezda
Kuratori i ekspozitës Oltsen Gripshi thotë se “… Grezda është një artist një piktor që ka patur rrugëtimin e tij në artet figurative shqiptare”. Ekspozita përmbyllet me një maskë të Qamil Grezdës, e krijuar nga i biri Ermir Grezda, kur i jati mbylli sytë.

Image result for qamil grezda
Për piktorin Grezda ndikimi nga piktura italiane dhe mjeshtrat e saj ishte i pashmangshëm. Një frymë, e cila në rrafshin historik gjen shumë elementë të përbashkët me pikturën e peizazhit napoletan të viteve 1800 të shekullit XIX-të.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...