2018-04-15

Akademiku Skënder Kodra ua përplasi në fytyrë autoriteteve zyrtare në Shkup, mos i diskriminoni shqiptarët!


Fotografia e Flori Bruqi

Objekt shqyrtimi i këtij komenti është vizita e presidentit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skender Kodra, që u bëri disa akademikëve, shoqatave joqeveritare dhe liderëve politikë në Maqedoni, siç ishte dhe takimi i frytshëm dhe përmbajtësor me kryetarin e Degës së ASHASHA-së, Mbdulla Mehemti dhe me Zijadin Selën (deputet në paralamentin e Maqedonisë).

Mirëpo, për t’i hyrë në thelb kësaj “temë”, së pari, nevojitet të njiheni (shkurtimisht) me këtë “letërnjoftim” personal të akademikut Skënder Kodra, që jeton dhe vepron në Nju-Jork të Amerikës, që vitet e 60-të shekullit XX, edhe sot (XXI, viti 2017).

Ia vlen të theksojmë se për meritat, për veprimtarinë kombëtare atdhetare dhe për veprën e tij jetësore, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e nderoi Akademikun Skënder Kodra me dekoratën kombëtare “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” (25 korrik 2017).

1. -Akademiku Skënder Kodra, 70 vjet në shërbim të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është patriotizmi, dinjieteti dhe vlera e njëmendtë e kombit dhe e atdheut.

Pra, siç theksuam më sipër, në këtë koment nuk flitet në hollësi dhe gjerësisht (por, vetëm “telegrafikisht”) për biografinë dhe krijimtarinë jetësore dhe atdhetare të akademikut Skënder Kodra ( i cili, në vitet e 60-ta të shekullit XX, si nxënës i shkollës mesme për idetë, pikëpamjet dhe veprimet e tij patrriotike atdhetare shqiptare, dënohet nga UDB-a serbojugosllave dhe nga larot e saj shqipfolëse, dhe më t’u arratisur nga CZ-ja e Beogradit në Itali, më pas si emigrant politik vendoset përgjithmonë në Amerikën demokratike. Mirëpo, gjatë 7-të dekadave (1960-2017), akademiku Skënder Kodra, asnjëherë nuk e harroi vendlindjen dhe atdheun e tij shqiptar. Por, punoi me zell dhe studioi pareshtur për të mirën e vet dhe të shoqërisë amerikane, duke mos e harruar dhe braktisur asnjëherë interesin jetik të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

-Ideali dhe dashuria për njeriun e thjeshtë të vendlindjes dhe të atdhut, ish-emigrantin politik Kodra nuk e penguan, por e ndihmuan, që ta donte, ta nderonte dhe ta mbronte kombin e vetm, si dhe ta kuptonte me kohë dhe gjithanshmërisht rëndësinë e interesave jetike dhe të vlerave më të çmueshme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Për të jetësuar këtë ëndërr 70-vjeçare, akademiku ynë Skënder Kodra gjeti përkrahjen e sinqertë morale, materiale, politike dhe njerëzore nga elita e shoqërisë demokrattike amerikane.

2. Zëri i bashkatdhetarit dhe i patriotit Hasan Prishtina, nga Nju-Jorku u dëgjua edhe në Shkup!

-Edhe në Shkup, akademiku Skënder Kodra ngre zërin lart për mbrojtjen e shqiptarëve të diskriminuar në Maqedoni, dhe kudo në trojet etnike shqiptare. Kjo nuk është rastësi, as biznes personal, as liderësh e oligarkësh qeveritarë shqiptarë (siç i ka “notuar” në mënyrë enciklopedike ambasadori amerikan në Tiranë, Donal Lu), por vetëdije, humanizëm, dinjitet, patriotizëm dhe atdhetarizëm, që buron e nuk shteret, këtu e 70 vjet më parë (që nga mosha rinore e deri më sot).

-Gjatë pushimit veror (gusht dhe shtator) presidenti i Aakademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra përfitoi nga rasti, që të vizitonte Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin, ku u takua me përfaqësuesit akademikë të degëve të ASHASHA-së, me përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe me disa liderë politikë në këto treva të Shqipërisë etnike. Veç takimeve dhe bisedave të frytshme me ta lidhur me çështjet e shkencës, të kulturës, të artit, etj. si dhe të gjendjes së lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, profesori Skënder Kodra u angazhua, që nga dora e parë, të mësonte për statusin dhe për fatin e shqiptarëve të akuzuar dhe të dënuar për “rastin Kumanova”. Për këtë qëllim, ai nga bashkombësit e vet të dëmtuar mblodhi shumë dëshmi me shkrime dhe procesverbale, siç shkruan në FB të dates 21 shtator 2017.

-Akademiku Kodra nuk u përfill nga “demokrati” Zaev!

-Turp për kryeministrin Zoran Zaev dhe për autoritetet e drejtësisë sllavomaqedone-shqiptare, që Kodrës nuk ia plotësuan kërkesën, të merrte pjesë drejtpërdrejt në sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, siç thuhet në shkrimin e tij në FB (21 shtator 2017).

-Nuk është befasi e as kurrfarë çudie, pse kryeministri Zoran Zaev nuk ia ka plotësuar kërkesën akademikut Skënder Kodra nga Nju-Jorku i Amerikës Mirëpo, përfaqësuesit shqiptarë (deputetë dhe ministra), patjetër, duhet të përfillin dhe të mbështesin njëzërit kërkesën e profesorit Kodra, që “rasti Kumanova” të investigohet dhe të zbardhet nga ekspertët dhe miqtë amerikanë. Jo, të lihet në “mëshirën” e atyre që kanë gisht në kurdisjen dhe kryerjen e krimit të Kumanovës, siç ishte Jankullovska dhe Mijallkovi me shërbimet e tyre të sigurisë, të policisë dhe të ushtrisë.

Mosgjetja e mirëkuptimit dhe e përkrahjes nga kryeministri i qeverisë maqedone Zoran Zaev dhe Refuzimi nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë, që presidenti i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra, të merrte pjesë në “sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, me qëllim të deponimit të procesverbaleve dhe të shumë dëshmive të dëshmitarëve shqiptarë për zbardhjen e këtij rasti të montuar, është argumenti më i qëndrueshëm se edhe në Maqedoni, ashtu siksurse në Shqipëri dhe në Kosovë, fjalën kryesore e ka politika, krimi i organizuar dhe korrupsioni, që mbajnë peng shtetin e së drejtës dhe reformat demokratike, duke manipuluar, duke diktuar dhe duke dirigjuar institucionet dhe organet e drejtësisë (Prokurorinë, Policinë dhe Gjykatat).

Kjo formë e qeverisjes antiligjore dhe antidemokratike e pushtetarëve dhe e institucioneve sllavomaqedone-shqiptare, teorikisht dhe praktikisht pasqyron sundimin diktatorial totalitar të sistemeve të dikurshme bolshevike komuniste në Ballkan. Ky problem ugurzi antinjerëzor dhe antiqytetërues ende “mbijeton” edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera të Shqipërisë etnike.

Ky është virusi më i rrezkishëm epidemik, që kërcënon lirinë e shprehjes së lirë të mendimit dhe të fjalës së individit, sigurinë individuale dhe kolektive, rendin, drejtësinë, barazinë, ekzistencën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.


Së fundi, e mbështesim fort dhe e përgëzojmë z. Skënder Kodra për kurajon, ineteresimin dhe kontributin e tij dhënë në këtë çështje tejet të rëndësishme dhe akute, që duhet të zbardhet me ndërhyrjen dhe me pjesëmarrjen e direkte të ekspertëve dhe të gjykatësve përkatës ndërkombëtarë të Amerikës, në mënyrë që të dalë në sipërfaqe e vërteta lidhur me rastin makabër të “Kumanovës”, të shkaktuar nga institucionet dhe nga organet ndëshkuese të sigurimit, të policisë dhe të ushtrisë së qeverisë sllavomaqedone-shqiptare.

Së fundi, duke qenë se opinioni i gjerë i brendshëm ende nuk e di të vërtetën e saktë për vrasjen, për burgosjen dhe për dënimin e shqiptarëve të pafajshëm në “rastin Kumanova”, qeveritarët dhe parlamentarët shqiptarë (aleatë të kryeministrit Zaev) të Qeverisë së Koalicionit dhe të Parlamentit të Maqedonisë, urgjentisht, duhet të kërkojnë ndihmë juridike nga SHBA-ja, në mënyrë që ekspertët amerikanë ta investigojnë dhe ta nxjerrin në shesh të vërtetën. Ndryshe, nëse, edhe më tej, kjo çështje u “besohet” institucioneve dhe organeve të caktuara shtetërore të Maqedonisë, e vërteta për “rastin Kumanova” nuk do të mësohet kurrën e kurrës. Si rrjedhim, sikurse këtu e 70 vjet më parë (1945-2017), shqiptarët e pafajshëm, do të jenë viktimë e terrorit, e masakrave, e racizmit, e aparteidit dhe e segregacionit të shtetit sllavomaqedon-shqiptar.(Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni)

******

L'immagine può contenere: 6 persone, tra cui Xhevaire Gjelaj e Skender Kodra, persone sedute e spazio al chiuso

Akademiku  Skender Kodra , gju me gju me intelektualët shqiptar të trojeve etnike shqiptare 

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.
I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Fotografia e Flori Bruqi

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Fotografia e Flori Bruqi

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte. Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.
Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Fotografia e Flori Bruqi

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Fotografia e Flori Bruqi

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore. Se shpejti nën redaktimin e tij do të botohet numri më i ri i revistës shkencore “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York, Akademi të cilën e drejton shkenctari kosovar Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra i cili me pasion dhe profesionalizëm, shkruan edhe në shumë revista shkencore si dhe në disa gazeta me prestigjioze në SHBA,Evropë, Azi , Shqipëri,Kosovë, Maqedoni etj.

Fotografia e Flori Bruqi

Figura poliedrike e Akademik Prof. Dr. Skënder Kodrës , është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë , Shqipëri dhe Diasporë si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Falë prof.Kodrës në gjirin e ASHSHA janë pranuar anëtar të rregulltë shumë shkencëtar, profesor ,ing.,publicistë,gazetarë, shkrimtar eminentë nga Amerika, Shqipëria,Kosova,Maqedonia,
Diaspora etj:

www.the-aaas.com

(Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi)

Lexoni në anglisht edhe këtë :

Prof. Dr. Skender Kodra Ph.D. Is a Board Certified Psychologist (Diplomate, American Board of Professional Psychology) and a licensed private practitioner in New York City.

Prof. Dr. Skender Kodra has over two decade of work experience gained in New York and abroad in the areas of Clinical Psychology. mental health and human behavior. As a Board Certified Clinical Psychologist (ABPP), he is one of the few specialists in New York State who have undergone oversight and review of her work and competences by the highest credentialing board in the profession within the United States


Mbremë në Tiranë :14.04.2018 : Skender Kodra.

Dr. Kodra holds a Doctoral degree (Ph.D.) in Clinical Psychology and a Master of Clinical Psychology from Conley Island University. Prior to graduation on Conley Island University, Dr. Kodra completed a post graduate degree in Clinical Psychology at Hunter College and bachelor at Mercy College.

In New York City, Dr. Kodra worked at Conley Island Hospital for 7 Years, at San Jon’s Hospital Rock away 4 years, Memoridis Hospital Brooklyn 3 years, Hospital for Joined disseizes at Manhattan 4 years and VA Hospital in New York State.


Mbremë në Tiranë :Skender Kodra,Flori Bruqi dhe Arian Hamiti


In addition to his rich curricular, he is the president of Albanian American Academy of Science and Arts from 1995.

Experience President

The Albanian American Academy of Science and Arts!
November 1995 – Present (22 years 6 months)
The Albanian American Academy of Science (AAAS) was registered with the United States Government on 11/28/1995 with the mission to unite Albanian scientists in furtherance of scientific research including various spheres of arts and sciences with the purpose of identification and preservation of national identity within the country and abroad. The Albanian American Academy is a non-profit organisation that aims at promoting and supporting the interests of its members and constantly increasing academik relations and investments between Albania and the USA. For more info, please visit: www.the-aaas.com

Education

Long Island University Ph.D
Doctor of Phsycology (Ph.D.), Clinical Psychology
1987 – 1991
Volunteer Experience & Causes
Causes Prof. Dr. Skender cares about:
Arts and Culture
Civil Rights and Social Action
Education
Health
Human Rights
Science and Technology
Social Services

(Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi)


Botuar sot : http://dritare.info/flori-bruqi-3/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...