2018-04-15

Cikël poetik nga Bardha Alimeta ( Ne zemren time ti je i pushtetshem)


Related image



Per ty
Nisa te shkruaj nje poezi
Ndoshta per te kujtuar ty
Shiun e asaj dite plot stuhi
Shiun qe shpirtit mi dha vetmi
Ne zemren time ti je i pushtetshem
Tek une ke hedhur zinxhir
Por keto pranga s.do doja te hiqnja
Robin e jotja te isha me mire.

Do te jem me ty

I ndjej perkedheljet e tua
Ashtu si rrezet e diellit mbi mua
E fjalen tende qe perkedhel 
Ashtu si vala bregun ndjell
Me josh gjithshka qe ke ti
Do jem me ty ne pafundesi.

Pritja

Nje  jete te tere te mendoja
Do plakesha shume shpejt
Pritjen tende s.e dua 
As me sekonda te jete
Zemra do ti pushonte rrahjet 
Nese s.do vije ti shpejt.

Urreve veten time

U preva ne mes nga ti
Nga fjala jote si sepate 
Nga pritja jote aq e gjate
U lodha se degjuari premtime
U lodha aq shume 
Sa urreva veten time.
Bardha Alimeta, femra që i jep bardhësi dashurisë së jetës


Ajo ka emrin e Bardhë, ka shpirtin e Bardhë, ka dashurinë e Bardhë si bora dhe ka Bardhësinë si Yllin Polar të jetës.



Fatbardha Alimeta! Një emër që po bën jehonë përtej kufijve gjeografike shqiptar. Një poete, një grua, një nënë e mbi të gjitha një femër bukurie që mahnit jo vetëm mendjelehtësitë mashkullore por edhe shpirtrat e trazuar me dallgë dashurie.


Me një bukuri simpatike, me një zemër humanitare, me një shpirt plot dashuri për jetën, për njerëzit, për jetën, Bardha vërtetë është një grua ndryshe. Ajo ka një guxim të veçantë femërore. Reflekton dashuri pa kufi dhe pranon buçeta lulesh me aromë dashurie për shpirtin e saj plot afsh për jetën dhe dashurinë.

Ajo ka lindur në qytetin e bukur të Librazhdit, në luginën e Shkumbinit.

Pse është kaq ndryshe kjo zonjë?

Ndoshta sepse ka një organizatë me këtë emër ‘GRUAJA NDRYSHE LIBRAZHD’?

Jo ajo nuk ka vetëm një mision në jetën e saj. Ajo është aq palodhur kur bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit në nevoje, kur bëhet fjalë për t’ju dhënë atyre ndihmën e saj të pakursyer

Bardha Alimeta si e thërrasin të gjithë , buron nga një familje e thjeshtë,dhe ajo dashurine për njerezit e thjeshte e ka burimore në mënyrë origjinale. .Dashuria e kësaj gruaje është e pakufi, ajo gjendet kudo, kudo ku është dhimbja njerëzore, e për këtë ajo gëzon respektin e njerëzve të thjeshtë. Besimi në Zot, thotë Bardha është ai që ushqen këtë dashuri tek unë,për t’u ardhe në ndihme njerëzve në nevojë. Por Bardha ka shumë pasione, e misione për të kryer. Ajo është një grua me një dashuri të madhe përfshi dhe pasionin e saj për të pikturuar e për të shkruar. Vargjet e saj të bukura janë si një magji,ne to ajo i këndon dashurisë, lirisë, njeriut të thjeshte natyrës, jetës.



Bardha, apo gruaja ndryshe e Luginës së Shkumbinit



Proza e saj është e thjeshte e bukur për tu ndjerë dhe përjetuar. Kjo është gruaja ndryshe e luginës së Shkumbinit,

Kur e pyet Bardhen se çfarë ka në mendje kohëve të fundit, ajo tund kokën dhe shprehet: Kam shumë gjëra, vetëm me duhet koha t’i realizoj. Bardha në mënyren me të veçantë realizon projekte pa harxhuar para dhe me aftësitë e saj të shkëlqyera menaxheriale me vullnetin e madh për t’i bërë realitet projektet e saj, ajo ja del të mbledh rreth vetes miq e shokë,e të bëjë projekte të ndryshme që i shërbejnë, kulturës, njerëzve të thjeshte, qytetit të saj.

Ajo është një grua që ngrihet me mendimin se çdo bëj sot?

E buzëqeshur me të gjithë me sytë që i shkëlqejnë, me dëshirën për ta jetuar jetën. Ajo shëtit nga poezia në prozë, nga piktura në ide kreative për të qenë pjesë e shumë grupimeve,ku nuk është thjesht një anëtare por pjesë e strukturave të tyre. Kontributi i saj në gjithë fushat është për tu admiruar dhe marre model. Ajo nuk inspirohet nga paraja por nga besimi në zot, nga vullneti i mire, nga atdhedashuria,dashuria për vendin, familjen e saj të bukur, marrëdhëniet me miqtë, nga natyra,lumi ajri..Gjithëçka e frymëzon Bardhën,dhe e bën atë të jete ngado,kudo dhe për këdo…



Bardha është një emër i bardhë ashtu si bardhësia e shpirtit të saj



Ajo di të fal dashuri, di të doje, shpirti i saj i bardhe ka vend vetem për gjera të bukura, për art, për pasione që i japin asaj forcë për të realizuar projektet e saj në dobi të shoqërisë. Kjo ishte gruaja ndryshe, e luginës së Shkumbinit, që e ka hapur zemrën dhe derën për këdo qe i troket.

Është bekim të njohësh njerëz të tillë. Janë frymëzim ashtu si ajo thotë që frymëzimin e gjej tek modeli i Nënë Terezes, dhe të gjithë ato personalitete që kanë bërë epoka, ajo ka ndërtuar një botë të saj të vogë l,por me mundim të madh, ka ngritur me mund një emër të cilin ja çmojnë dhe e duan të gjithë, sepse ajo di të jete me ta, di t’i dojë e t’u gjiendet në çdo kohq…

Unë jam një prej tyre thotë Bardha, gjithmonë kur jam përballë tyre shoh veten ,dua të bej me shumë e do të vazhdoj misionin human timin, mision që zoti na e ka përcaktuar që në lindje…

Nuk lodheni ndonjëherë?…

Po dhe lodhem, por kur shoh dritën në sytë e atyre qe halli jua ka zënë sytë ,kur shoh njerëz që buzëqeshin nga unë, dielli duket sikur ndrit më shumë e ngroh me shumë. Këto më bëjnë të jetoj një jetë me më kuptim, në këtë jetë që e ka humbur kuptimin..


*****

Related image



Kush është Bardha Alimeta




Drejtoreshë e Qendrës ditore për femijët me aftësi ndryshe

Autore e 5 veprave letrare prozë e poezi

Kryetare e Shoqatës GRUAJA NDRYSHE LIBRAZHD

Kryetare e Degës së UNIONIT SHQIPTARE të SHOQERISE CIVILE

PIKTORE

ANETARE E RRJETIT BARAZI NË VENDIMARRJE

PERFAQESUESE E OSCE ,PER FUQIZIMIN E GRUAS.

AMBASADORE FOR PACE

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...