Antologjia poetike "Mars i përflakur" i botuar dhe i kushtuar dëshmorit të atdheut
Ismet Avdi Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripress.
MARS I PËRFLAKUR
Antologji poetike kushtuar dëshmorit
Ismet Avdi Qorraj
Librin e përgatiti Flori Bruqi
"Marsi i përflakur" mund ta shkarkoni falas në sektorin
Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj.
Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj.
Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.
Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.
Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit
në konkurs.
FLORIPRESS
Gentjan BANAJ
PRANVERË
Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë
Skënder ZOGAJ
BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR
Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba
As për këlyshë të zinj bushtre
Që i ulërijnë Hënës…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...
Engjëll KOLIQI
KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN
Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë
Poezi nga libri "Marsi i përflakur"
*****
*****
VDEKJA E ISMET QORRAJ NA BËRI MË TË FORTË
(XHEVDET QORRAJ, RRËFIM PËR HERË TË PARË NGA VËLLAI I DËSHMORIT )
****
….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....
Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju bashkuan demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante policinë më gurë e gjësende tjera...
Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .Ata (Policia e Deçanit) deri në një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…
Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave të ndrushme)…
Në ndërkohë nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...
Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë) e e plandosi Ismetin .Nga krahërori i tij i shpuar rridhte lumë gjaku.
Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë"Ismeti vdiç nga plumbat dum-dum të Specialcave të MUP-it Federal Jugosllavë " me 28 mars 1989 në Gjakovë.
I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjlaët e tij.…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së Dinë Ahmetit.
****
Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari -Agron Gjonajt.
Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori. Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur rëndë...
Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës. u nisëm për Spital të Gjakovës...
*****
Aty tek Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë e Policisë Speciale të ish YU ....
Na maltertuan dhe ofenduan bukur shumë... Xuni më zhdërvjellësinë e tij prej vozitësi nuk i përfilli rregullat dhe urdhërat e specialcëve serbo-malazezë , por më një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën e tyre , u nis për Spitalin e Gjakovës.
Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mrs 1989)
Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....
Mjekët na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi suksësë!.....
E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...
Babai ,nëna , me 5 motra dhe 4 vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.
E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.
****
....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja nga tërë Kosova...
*****
Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.
Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.
Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.
Mitrovicë:
Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.
Besianë:
Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.
Malishevë:
Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.
Gjilan:
Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …
Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.
Flori Bruqi