Nesër më 18 prill, në rrjetin e kinemave Cineplexx në “City Mall” në Shkup, do të shfaqet premiera solemne e filmit “Kthimi” të regjisorit Kastriot Abdylit, ndërsa nga e nesërmja, 19 prill, filmi do të jetë në repertor të rregullt në këtë kinema.
Kastriot Abdylli
“Kthimi” është koproduksioni i parë mes Maqedonisë dhe Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.
Ngjarja e filmit zhvillohet në një fshat shqiptar të Maqedonisë. Iliri, një i ri nga ky vend, i cili ka emigruar në Francë, ka vendosur të martohet me të dashurën e vet franceze, Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri ka hyrë në Francë me një vizë të rreme) ai duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t'u martuar.
Kjo duket si një mundësi e mirë për Ilirin për ta parë familjen e tij dhe shokët pas shtatë vjet mungese, si dhe për Sabine që të mësojë më shumë për rrënjët e tij. Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e tharët kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t'u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t'u larguar, duke thyer besën që ia kishte dhënë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre.
Filmi është një dramë që ngërthen kontradiktat mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare, që në momente shkaktojnë edhe situata komike.
Në rolet kryesore paraqiten Hazir Sh. Haziri, i cili luan Ilirin, aktorja frranceze Delphin Depardieu , (njëherësh mbesa e aktorit me famë botërore Gerard Depardieu në rolin e Sabinës, Selman Lokaj (babai), Liridona Shehu (Bardha), Safete Rogova (nëna), Sefedin Nuredini (shoku i babait).
Skenarin e filmit e ka bërë Kastriot Abdyli së bashku me Isa Qosjen, drejtor i fotografisë është Vlatko Samoilovski, kostumograf Izet Curri, skenograf Zeni Ballazhi, kompozitor Memli Kelmendi, montazhin e kanë bërë Kastriot Saqipi dhe Blagoje Nedelkovski, ndërsa producent ekzekutiv është Simeon Damevski.
A E NJEH KASTRIOT?
Hazir Sh. Haziri, Delphine Depardieu, Izet Curi, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Liridona Shehu, Teuta Ajdini-Jegeni, Simeon Moni Damevski, Viktor Pavlovski, Igor Popovski, Muzbajdin Qamili, Diu Rashiti, Labinot Lajçi, Valon Bujupi, Kastriot Kaqa Saqipi, Donikë Ahmeti, Zeni Ballazhi, Virusi Shala, Muzafer Etemi, Blerta Basholli, Rita Krasniqi, Nadire Ismaili Saliu, Burhan Saliu, Shoqeria Kulturore Artistike Karshiaka, Memli Kelmendi, Venera Lumani, Venera Lumani, Dragan Kumev, Mentor Nuredini, Avdullah Gjikokaj, Florentina Ademi Beck, Blagoja Nedelkovski, Enver Halimi, Sokol Abdyli