Jeton dhe krijon në Francë. Edhe sot bashkëpunon me shtypin e ditës dhe revistat, në Kosovë dhe Shqipëri.
Tregime
Tri pika. (Rilindja, Prishtinë – 1980);
Rruga deri në kallëzim, (Rilindja, Prishtinë, -1983):
Java ka shtatë ditë,(Rilindja, Prishtinë – 1985):
Blu e gri. (Rilindja, Prishtinë – 1995)
Novela
Shëtitje ëndrrash, (lsha të Shqipërisë, Tiranë - 1997);
Sa është ora, (Shkëndija, Prishtinë – 2006).
Romane
Parisi kot, (Rilindja, Prishtinë – 2003
Parisi kot, është përkthye në rumanisht dhe ka titullin nparisul in zadar (librarium haemus, Bukuresht – 2007).
Parisi kot, është përkthye edhe në kroatisht, mban titullin Isenljenik, pret botimin.
Terra nullius. (Rozafa, Prishtinë – 2009);
Ani çka. (Rozafa, Prishtinë – 2012).
Poezi
Në ecje, (mkrs, Prishtinë – 2005).
Dramë
(s’)ikën dritat, (Shkëndija, 2011).
Tregime fëmijërie
Udhëtim i Bardhë, (libri shkollor, Prishtinë – 2004).
Publicistikë
Shenjë kohe, (Rilindja, Prishtinë – 1998);
Gazetaria ime, (Rozafa, Prishtinë – 2007);
Plot Shqipëri, (Rozafa, Prishtinë – 2008);
Shpend udhëtar, (Rozafa, Prishtinë – 2014).
Kallëzimit mbi hipokritin, mbi hipokrizinë në përgjithësi, i prinë anekdota, kur nis e sos, është e vërtetë dhe e përjetuar. Në kuvendim e sipër, një grup shakaxhinjsh, shokut tyre bashkëbisedues, naiv e të padijshëm fare, i thonë se është hipokrit i madh!
I gjori ai, gjithnjë duke e marrë këtë si gjë të mirë dhe pozitive, si lavd e mburrje, pa hezitim, ua kthen: brenda mundësive, aq sa mundëm. Bëj përpjekje të vazhdueshme...
Ti, miku im, bën përpjekje e, nuk mund të bëhesh hipokrit, nga se nuk je hipokrit!
Eh, sikur hipokritët, që njëmendë janë hipokritë, të bënin një për qind (1%) përpjekje të mos jenë hipokritë, mirë do të ishte. Por, more burrë, “ngo kneni!”, aq shumë në shoqërinë tonë, moderne e bashkëkohëse, ka hipokritë, sa që fitohet përshtypja se më shumë ka tillë se që ka banorë, popullatë...!
Pse është kështu? A di kush me kallëzua!
Derisa të paraqitet ndonjë vullnetar i mundshëm të jep përgjigje në këtë pyetje të zorshme, të thërrasim në ndihmë ndonjë fjalor të fjalëve e shprehje që huaja, për të mos ra në grackën e mikut tonë naiv e të padijshëm, mjerisht. Në shfletim të beftë fjalori nuk gjendet ndonjë shpjegim kuptimplotë e për të qenë, pos që fjala është shterje, dyfytyrësi, aktrim e të tjera e tjera.
E njohura, ajo që mësohet në shkolla të mesme se, Janusi i miologjisë greke, kishte dy fytyra, njërën që shihte nga e shkuara dhe tjetra nga e ardhmja, sikur nuk hyn në punë në këtë mes, nga se hipokriti made in shqiptaria!, sheh vetëm nga e ardhmja zhvatëse, dobiprurëse!
Hipokrizia, dyfytyrësia, ose grahja popullorçe, dybythësia, është hipokrizia!
Hipokriti, nuk e ka një fytyrë, e do ti, t’i ketë dy, tri..., e më shumë!
Të na ruaj zot, sahatit të ligë e me një fytyrë e faqe të bardhë!
Boll kemi!
No comments:
Post a Comment