2018-04-18

SHKENCA DHE SHKENCËTARËT : AKADEMIKU DHE PROFESORI BEDRI TAHIRI,ME NGULMË LËVRON HISTORINË TONË TË LAVDISHME !

Fotografia e profilit të Bedri Tahiri

Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.

Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare-historike- dokumentare-publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, nënkryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj”, i cili u themelua më 2014, bashkëthemelues i Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri etj.

Fotografia e Flori Bruqi

Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa. Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor “ADEM JASHARI” i ka lëshuar një Falënderim për kontributin e dhënë, diku mbi 27. 000 euro, nga librat e shitur...Nërkaq, më 26 gusht 2012, nё Poetika mbarёkombёtare “Ndue Bytyçi 2012”, organizuar nё Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, u vlerësua me çmimin ”HASAN PRISHTINA”.

Në Ditën e Çlirimit, më 17 qershor 2015, Komuna e Vushtrrisë e nderoi me çmimin PENA E ARTË, ndërkaq, më 2017, Klubi letrar “Latif Berisha” i Vushtrrisë e nderoi me Çmimin special PENA E FJALËS.

Fotografia e Flori Bruqi

Në fundvitin 2017, Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në AKADEMINË E ÇMIMEVE VJETORE 2017, librin “AZEM BEJTË GALICA” (Botim i dytë i plotësuar) u vlerësoi: Vepra më e mirë monografike.

Deri sot, pa përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

Azem Bejtë Galica, 1995,
Përmendorja që mungon, 1997,
Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998,
Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999,
Përjetësia, 2000,
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001,
Drenica- një shekull trimërie (u ribotua tri herë),
2002,
Përtëritja, 2002,
Flakadanët e lirisë1, 2004,
Drejtësia në sprovë, 2005,
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar),
2005,
Flakadanët e lirisë 2, 2006,
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
Flakadanët e lirisë 3, 2007,
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i
nëntë), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009,
Diferencimi (Tregime), 2010,
Për Flamurin kuqezi, 2010),
Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar, 2010,
Nё Grykё tё Valbonёs, 2011,
Flakadanёt e lirisё 4, 2012,
Ramadan Bajraktari...,2012,
Përsiatje recensionale, 2013,
Gur i diellit shenjëtor, 2013,
Atdhetarizmi jeton në përjetësi, 2013,
Përmendorja që mungon, 2014,
Toponimia e Galicës, 2014,
Jashar Jashari- Komandant DURAKU, 2015,
Ligjërime e përimtime, 2015,
Lufta e Drenicës..., 2015,
DRENICA- DJEPI I TRIMËRISË, 2015,
Përshtypje nga Franca, 2016,
Dimensione letrare, 2017,
Metamorfoza, 2017,
ADEM JASHARI- legjendë e legjendave, botimi i 10-të, 2018…


Fotografia e Flori Bruqi


Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe këta libra:

Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
Flakadanët e lirisë 5,
Xhemë Tërnafci- Sugari i Çetës,
Çaste shpirti (Poezi),
Rrëfime në veten e parë, etj.

Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu, ndërkaq, vjet, në korrik 2015, u botua edhe libri “Pena e Bedri Tahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare” të autorëve Xhemail Peci e Xhevahir Cirongu.

 Në fundvitin 2016, studiuesi i njohur Xhemail Ali Peci nxori në dritë librin “Zemër-thirrja e Bedri Tahirit: Atdhetarizmi jeton në përjetësi”.

Aktivitetet e tij mësimore, edukative, studimore, shkencore, letrare e kulturore janë përditshmëri e zakonshme dhe nuk kanë të ndalur.

Është anëtar i rregulltë i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York

(ASHASHA)



Departamenti i informimit pranë ASHASHA në New York,Tiranë Prishtinë,Shkup

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.

Drejtor i Departamentit të   informimit pranë ASHASHA 









Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...