2019-01-02

Sevëme Fetiqi: KUJTIME TË VITEVE 90′-ta (Tregim)


Në vitin 92 s’ di cili ishte shkaku më i arsyeshëm i emigrimit tonë; papunësia (masat e dhunshme nga Serbia na perjashtuan nga puna), frika nga lufta eventuale (lufte e rreptê nê Bosnje, apo frika nga uria totale (mbetëm pa gjëra ushqimore elementare si në shtëpi ashtu edhe shitoret u zbrazën, nuk gjendej asgje për tu blerë) apo kërcnimet e serbëve që do t’na vrasin.
Me pëcjelljen e këngës “niset trimi në kurbet…” të Sinan Vllasaliut u nisëm nga aeroporti i Shkupit për në “botën e bardhê”,për në “botën e shpresave”. Mirëpo, vajin e kishim të mbështjellur në fyt e nê shpirt. Ia ngjitëm drynin shtëpisë dhe çdo gjëje që kishim krijuar me mund. Pa adresë të caktuar shkonim diku në një vend të panjohur.
I thoshim njëri-tjetrit:s’do të qëndrojmë gjatë, vetëm sa të kalojë kjo krizë dhe do të kthehemi. Në banesën tonë të vogël azilantësh nê Gjermani, ëndrronim kthimin sa më të shpejt. Në mur shkruanim datat e kthimit dhe ato data kalonin e kalonin , shkruheshin data te reja , por edhe ato kalonin dhe ne vazhdonim te jetonim aty. Bijes sime Blertës shpesh i tregoja përralla të trilluara për kthimin duke ia mashtuar mallin dhe duka ia fshire lotin per Kosoven.Keshtu kaluan si qelemshel syte 8 vite me plot malle. Qanim nga malli kur flisnim ne telefon, qanim kur na arrinte ndonje video-kasete me xhirime dasmash apo fragmente nga jeta e me te dashurve tane, qanim kur merrnim ndonje lajm te mire apo te keq. 8 vite pa letra nuk kishim drejt te udhetojme në Kosove. Më lindi edhe një fëmij. Çdo ditë e vëja në gjumë duke e përkundur e me lot ne sy duke ia kënduar këngën në vend të ninullës:
“hajde shkojna në Kosovë
se atje do të shkosh në shkollë
hajde shkojna në Prishtinë
se atje e kemi shtëpinë
hajde shkojna në Vushtrri
se atje ka lumturi”
Ne mars te vitit 98′ tryezen e shtroja të hajmë bukë, pa askend. Si e shtroja edhe e mbledhja , sepse askush nuk ulej rreth saj. Te gjithë me lot në sy percjellnim masakrat në Prekaz dhe shume vende të Kosovës. Nga dhembja asnjë fening nuk na mbetej ne xhep duke blere gjëra per te afermit dhe duke i dërguar ato në Kosovë me “çanta të mëdha azilantësh”.
Jepnim edhe kafshatën e gojës për 3% -shin dhe VENDLINDJA THÊRRET”.
Qanim, mallkonim armikun, dridheshim, tere ditën e kalonim në telefon për të kuptuar për gjendjen e të afërmve, për gjendjen e Kosovës, për popullin tonë të pafajshëm në kohën e luftës, gëzoheshim si fëmijë për paraqitjen dhe luftën e sukseset në front të UÇK-së, bombardimet e NATOS dhe në fund për çlirimin e Kosovës.
Pa u hamendur duke rrezikuar qendrimin në Gjermani u nisëm ta presim Vitin e Ri në Kosovë. Kaluam male te Zvicrës, rrugët e gjata përgjatë Italisë, detin Adriatik deri në Durrës e nga Durrësi nëpër Tetovë të Maqedonise e deri në kufi të Kosovës ku pritëm në kolonën tepër të gjatë te automjeteve tri ditë e dy netë pa bukë e pa ujë. Unë isha shtatzanë me fëmijën e tretë.
Shqiptarët tetovarë na sollën bukë dhe ujë. Tërë ata njerëz nga diaspora mbetën gjallë te kufiri duke iu falenderuar vëllezërve dhe motrave tetovare.
Çdokush shkonte t’i vizitonte të afërmit. Pasi kaluam rrugët malore dhe gjarpërore të Brezovicës të tëra me akullnaja, kah mëngjrsi i hershëm, u ndalëm në një qebaptore te hajmë bukë. Bukën që e ngrënëm aty e lagëm me lot te mallit tetëvjeçar. Jashtë u përkulëm dhe e puthëm tokën e Kosovës. Vajzat së pari na shikuan me habi, por shpejt vepruan edhe ato në të njejtën mënyrê.
Tërë udhëtimin deri në Vushtrri secili lot qe rridhte nga sytë tanë ishte edhe më i hidhur se i pari nga pamjet që shihnim. Shtëpia të djegura, njerëz të piklluar por plot shpresë se do të bëhet mirë. Kryesorja u çliruam.
Edhe ne menduam: Kosova u çlirua dhe së shpejti do të kthehemi në vendin tonë.
Kjo është pranvera e 26 – të e mërgimit tonë. Kurrë s’kisha besuar se pas tërë këtij malli dhe vuajtjesh për Kosovën tê vie vera e 26- të dhe unë të them:
Nuk më tërheq zemra më ta vizitoj Kosovën apo të kthehem në Kosovë.
E dua Kosovën, e ëndrroj Kosovën, por…
Ndoshta do të gjendet një copë dhè për të më mbuluar kur vdes, që malli im të përfundon aty.
Sevëme Fetiqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...