Remzi Limani, piktor, kritik, prozator dhe poet kosovar, i përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, inkorporohet në spektrin e krijuesve të talentuar që dinë ta rivizatojnë botën me të gjitha mitet dhe “ngjyrat” e saj.
Subjekti elementar ndërlidhet me të dashurën e tij të degdisur dhe ëndërruar, me ngjarjet dhe ëndërrat që kalojnë nëpër atelienë e një „filtrimi” të brendshëm. Imagjinata krijuese shëmbëllen me një ritërheqje nga bota për t’u bërë pjesë e saj. Më kujtohen, në një farë mase, fjalët e René Char, ai që në Partage formel, të Fureur et mystère, do të shkruajë: „Imagjinata qëndron në aftësinë për të dëbuar nga realiteti më shumë persona jokomplete, për të ndikuar që përmes vënies në lëvizje të fuqive magjike dhe subverzive të dëshirës, rikthimin e tyre nën formën e një prezence plotësisht të kënaqshme. Mu atëherë kjo përfiton realen e pashuar dhe të pakrijuar”, shrkuan studiuesi rumun Marius Chelaru.
Remzi Limani fton mirësinë duke e dëbuar ligësinë nga „realiteti”, duke i rivizatuar në paleta të ndryshme, që nga metafora direkte në ato me peshë surealiste, apo, madje, me tusha onirike, për të mos u kuptuar se po e përzjen me këto rryma, ashtu siç i kundron vendet, njerëzit dhe evenimentet në rajonin ku jeton. Kosova në vizionin e tij është „një tokë/ e luleve të gjakut/ me bërthama të bardha/ e me mençuri në Kokë”. Duke u raportuar përsëri në fushën tjetër të artit që e përshkon autori, në pikturë, atje ku natyra mund të jetë dhunti Parajse” apo „natyrë e vdekur”, natyra shqiptare kaplon përmasat e admirimit duke përfituar dhuntinë e shpirtëzimit përmes gjithfarë „zgjedhjesh të përshtatshme”, të metamorfozuara në analogji të ndryshme, duke u transformuar në atë që Benedetto Croce e quante hallakatje mendimesh magjike apo „inkoherenca koherente”.
Kështusoj, autori duket se krijon një gërshetim të dyfishtë mbi të cilin përpërlitet një tjetër jetë e botës/ poemit, atë që e sheh autori. Nuk dua të ndikoj që të përfitohet përshtypja se poezia e Remzi Limanit është më shumë apo më pak komplekse se sa është, por vetëm, përmes një shkallëzimi progresiv të analogjive/ krahasimeve/ paraleleve, apo ta inkuadroj disi në tabllonë në të cilën e kundroj. Herë tjera duket se Remziu tenton të shkulet nga mbretëria e disa atavizmave epike, edhepse këto janë të ndërlidhura vetvetiu me një përshkrim gjendjejesh sentimentale, siç është rasti në poezitë si Shiu i luleve, Erë e panjohur, Nën qepallat e përgjumura etj. Këto kanë një tentë rrëfimi (dhe biografizmi të dukshëm) që diferencohet disi nga vjershat e tjera të korpusit të këtij vëllimi, përndryshe mjaft i pjekur si tematikë, stilistikë dhe diskurs poetik.
Po ndalemi mbi disa reflektime në pasqyrën e lekturimit të parë të kësaj përmbledhjeje. Thoja për një tematikë tejet të ndryshme – vetmia (për shkak të së cilës, shtegtar i vonuar duke qenë, në kërkim të vdekjes apo të një rruge të mugët, mund të biesh në “turmën e brengave” apo “të flakish kujtimet në vetmi”), dashuria (shpesh përmes përshkrimit të idealizuar të qenjes së dashur), e shkuara më shumë apo më pak larg atdheut (shembuj: Kosova, Kohë e ngrirë), madje “tablloja pas natyrës”/ pastel (shembull: Hëna e lazdëruar, Nata) – por dukshmërisht e përngjitur me nevojën e konturimit të një peizazhi ku zotëron koha (presioni, shtypja, rrjedhja, lodhja e saj, e ngrirë, e plakur etj.). Nuk mund të mungojë shëmbëlltyra dhe përfytyrimi i një fenomeni që karakterizon tërë rajonin e Evropës Jug-Lindore, një zonë e prekur nga motive të ndryshme, si mërgimi (shembull: Plaga e mërgimit), të cilin autori e sheh më shumë si një mundim dhe shtypje, se sa një shpëtim. Të mërguarit/Mërgimtarët, në vizionin e tij, shkojnë “me kujtimet nën sqetull”, “me dhembjet e shpirtit nën dhëmbë”. Në finale, u thot të mërguarve: “rruga e pafund do të ju humbë/ ndërsa fantazma e lakmisë do të ju tradhëtojë”. Por, ajo që të josh që në lekturim të parë, konstaton se tema qëndrore e poemave të këtij vëllimi është dashuria (qënja e dashur/ e dëshiruar/ e ëndërruar/ e degdisur), e kundruar në prizmin e „dritave” të ndryshme , sidomos nën presionin e kohës apo në ngjyrën sepia të kujtimeve. E dashura dhe dashuria e degdisur dhe ëndërruar vishet në tesha metaforike origjinale – „balerinë e mbështjellë me këmishën e natës”, „e veshur me puhinë e valëve të detit”, porsi „lulja e shpëlarë me vesën e mëngjesit”, „me faqe të kuqërremta” si lulëkuqet e Kosovës, „e stolisur në syrin e pranverës” etj. Vargjet më të bukura të këtij vëllimi janë perlat poetike kushtuar dashurisë.
Poetit i këndon shpirti duke i lotuar zemra për degdisjen e qenjes së dashur, dhe po qe se doni të shkojmë përsëri në deshifrimin e disa fjalëve të René Char-it që shkruante më 26 janar 1966 për Georges de la Tour, një piktor i shek. XVII-të i cili mund të përshtatet për mugëtirën që definon degdisjen e së dashurës: „L’unique condition pour ne pas battre en interminable retraite était d’entrer dans le cercle de la bougie, de s’y tenir, en ne cédant pas à la tent