Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 - vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.
Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 24 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).
Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë - letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Karriera në gazetari:
Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.
Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.
Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;
Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.
Aktualisht punon si profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjakovë.
Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.
Deri tani, është redaktore dhe recensente e rreth 60 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.
Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.
Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.
Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.
Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.
Botimet:
Autorja deri tani ka botuar tetë libra:
1. Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)
2. Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)
3. Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)
4. Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)
5. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)
6. Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”, në bashkëautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)
7. Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018)
8. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars - vëllimi II” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2019)
9. Poezi shqip - italisht: PUHIZЁ FЁSHFЁRIMASH – BREZZA DI MORMORII (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2019)
Çmime në letërsi:
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;
Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;
Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;
Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;
Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parë me poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.
Tituj të lartë:
*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan
Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.
*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;
*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;
*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;
*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;
*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;
*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në “Universum Academy Zvicerland”;
*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;
… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;
*Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College
Aktiviteti në shoqërinë civile:
Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;
Zv.kryeredaktore e gazetës letrare të Alpeve “Tropoja”;
Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;
Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;
Anëtare e Institutit Alb - Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;
Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi;
Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.
Migena Arllati dhe Muhamet Rogova
Fragmente nga libri “PATRONIMET NE GJAKOVE, MBIEMRAT, EMRAT FAMILJARË” të autorëve prof. Migena Arllati & prof. Muhamet Rogova, libër i botuar në tetor 2015. Materiali i përmbledhur në formë abstrakti dhe studimi është prezantuar në Konf. shkencore në Prishtinë, Tiranë e Tetovë që nga viti 2012…
…Sipas toponimeve të përdorura si emra familjarë mund të kuptojmë se në Gjakovë ka pasur të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë, por sigurisht shumica i përkasin Shqipërisë veriore për shkak të afërsisë gjeografike. Ja disa prej tyre: BARBULLUSHI, BOJANI, BOKSHI, BRICAJ, BUSHATI, ÇURDINA, DAJÇI, DOBRUNA, DUSHI, FANAJ, FIRZA, GERBANIJA, GOJANI, GOLA, GJINI, IBALLA, KËRNAJA, KOLQI, KOMANI, LETI, LUMA, LUZHA, MALIQI, MAQI, MATI, MAZREKU, MIRAKAJ, NIKAJ, NIKOLIQI, OROSHI, PEROLLI, PNISHI, PUKA, QARRI, RADOGOSHI, SPAÇI, SPASI, SHIPSHAJ, SHKODRANI, SHLLAKU, SHOSHI, VLAHNA, SHTREZI, SHUNJAKI, TROPOJA, KRUMA etj….
…Ja emrat e disa fshatrave përreth, banorët e të cilëve kanë gravituar për të jetuar drejt qytetit, pjesa më e madhe e të cilave janë shndërruar nga toponime në patronime.
Nga Reka e Keqe: Juniku, Botusha, Brovina, Dallashaj, Dobroshi, Guska, Korenica, Koshi (nga Kosharja), Morina, Mulliqi, Nivokazi, Patoki, Ponosheci, Pula, Rasaj, Ramoci, Rakoci, Rraci, Smolica, Stublla, Sheremeti etj.;
Nga Hasi: Firza, Demjani, Deva, Doli, Gërqina, Godeni, Hasi, Kaqinari, Karakushi, Kusari, Raqa, Lipoveci, Muhadri, Ramoja, Petershani, Rogova, Smaqi, etj.;
Nga Dushkaja: Byci – Beci, Bellaja, Bellanica, Berdoniqi, Bardosana, Cërmjani, Doblibarja, Dyjaka, Kozniku, Krelani – Kralani, Meqa, Radoniqi, Rezniqi, Suka (e Cërmjanit), Vranica (Vraniqi) etj.;
Nga pjesa e Podrimes: Bellacërka, Bistrovci, Brestovci, Bruti, Buçaj, Gexha, Këpuzi, Kosturi, Krusha, Llapçeva, Luboja, Mamusha, Nagavci, Pagarusha, Podrimja, Pozhegu, Radosta, Rezniqi, Smaqi, Sopjani, Shpenadija, Xërxa etj.;
Nga Reka e Mirë dhe ana e Deçanit e Pejës: Berani, Bobi, Gacaferri, Gjoci – Gjocaj, Gllogjani, Hereҫi, Herҫishta, Isniqi, Jasiqi, Juniku, Kajdomçaj, Lajçi, Lloҫani, Lluka, Pozhari, Rastavica, Skivjani, Strellci, Vokshi etj.;
Disa toponime emërtojnë zona të (pa)përcaktuara dhe përdoren si antroponime. Ato janë formuar sipas ndonjë nocioni gjeografik: Hana, Kodra, Drini, Bregu – Bregaj, Prroni, Lumi, Llukaci, Pylla, Çabrati, Shkëlzeni, Maloki etj.
Përveç këtyre emrave që i përkasin zonave të vogla si fshatra a lokacione të caktuara, janë të pranishëm edhe pse më rrallë emrat e qyteteve, pra mbiemra nga toponime krahinash apo qytetesh më të largëta si: BABUNI, BUXHOVI (Mal i Zi), DULA (Qafa e Duhlës), GORANI (nga Gora), KAÇANIKU, KAÇINARI, KUMNOVA (Kumanova), LLAPI, MIRDITA, PEJA, PEÇANKU, PIREVA, PLAVA, PRIZRENI, PUKA, QYSA, RADOTINI, RAHOVECI, STAVILECI, SHALA (krahina e Shalës), SHATRI, SHKODRA, SHKUPI, TETOVA, TROPOJA, TUZI (rrethi i Ulqinit), VUTHI (nga Vuthaj) etj. …
MBIEMRA TE KRIJUAR NGA ZONA E PREJARDHJES
… Në Gjakovë është shumë e pranishme kjo lloj mënyre e ndërtimit të mbiemrit, e cila tregon vendin (rajonin, fshatin a lokalitetin) se nga ka ardhur fisi ose familja në historinë e saj para disa gjeneratash. Është një numër i konsiderueshëm i mbiemrave që janë formuar në mënyrë të tillë, pra kanë marrë emrin nga lokacioni a vendbanimi të cilit i ka përkitur a përket familja. Për këtë arsye ata quhen mbiemra prejtoponimikë, si p.sh.: BELLANICA, BISHTAZHINI, BROVINA, BYTYÇI, CAHANI, DEMJANI, DEVA, DOBRUNA, DUJAKA, ELSHANI, GËRQINA, GLLOGJANI, GODENI, GOLA, HASI, JUNIKU, KARADAKU, KORENICA, KRUMA, KUSARI, LETI ose LETAJ, LIPOVECI, LUMA, MILLA, MATI, MORINA, OROSHI, OSEKU, PONOSHECI, PRUSHI, RADONIQI, RAKOCI, ROGOVA, ROKA, SHTANAJ, VOKSHI, XËRXA, ZHURI etj. Që të gjithë patronimet e sipërpërmendur janë mbiemra aktivë tek gjakovarët e sotëm. Prejardhja e këtyre mbiemrave nuk është gjë tjetër veçse rast i formimit të mbiemrit nga zona e prejardhjes së fisit, familjes a individit të vendosur kohë më parë në Gjakovë……Sipas toponimeve të përdorura si emra familjarë mund të kuptojmë se në Gjakovë ka pasur të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë, por sigurisht shumica i përkasin Shqipërisë veriore për shkak të afërsisë gjeografike. Ja disa prej tyre: BARBULLUSHI, BOJANI, BOKSHI, BRICAJ, BUSHATI, ÇURDINA, DAJÇI, DOBRUNA, DUSHI, FANAJ, FIRZA, GERBANIJA, GOJANI, GOLA, GJINI, IBALLA, KËRNAJA, KOLQI, KOMANI, LETI, LUMA, LUZHA, MALIQI, MAQI, MATI, MAZREKU, MIRAKAJ, NIKAJ, NIKOLIQI, OROSHI, PEROLLI, PNISHI, PUKA, QARRI, RADOGOSHI, SPAÇI, SPASI, SHIPSHAJ, SHKODRANI, SHLLAKU, SHOSHI, VLAHNA, SHTREZI, SHUNJAKI, TROPOJA, KRUMA etj….
…Ja emrat e disa fshatrave përreth, banorët e të cilëve kanë gravituar për të jetuar drejt qytetit, pjesa më e madhe e të cilave janë shndërruar nga toponime në patronime.
Nga Reka e Keqe: Juniku, Botusha, Brovina, Dallashaj, Dobroshi, Guska, Korenica, Koshi (nga Kosharja), Morina, Mulliqi, Nivokazi, Patoki, Ponosheci, Pula, Rasaj, Ramoci, Rakoci, Rraci, Smolica, Stublla, Sheremeti etj.;
Nga Hasi: Firza, Demjani, Deva, Doli, Gërqina, Godeni, Hasi, Kaqinari, Karakushi, Kusari, Raqa, Lipoveci, Muhadri, Ramoja, Petershani, Rogova, Smaqi, etj.;
Nga Dushkaja: Byci – Beci, Bellaja, Bellanica, Berdoniqi, Bardosana, Cërmjani, Doblibarja, Dyjaka, Kozniku, Krelani – Kralani, Meqa, Radoniqi, Rezniqi, Suka (e Cërmjanit), Vranica (Vraniqi) etj.;
Nga pjesa e Podrimes: Bellacërka, Bistrovci, Brestovci, Bruti, Buçaj, Gexha, Këpuzi, Kosturi, Krusha, Llapçeva, Luboja, Mamusha, Nagavci, Pagarusha, Podrimja, Pozhegu, Radosta, Rezniqi, Smaqi, Sopjani, Shpenadija, Xërxa etj.;
Nga Reka e Mirë dhe ana e Deçanit e Pejës: Berani, Bobi, Gacaferri, Gjoci – Gjocaj, Gllogjani, Hereҫi, Herҫishta, Isniqi, Jasiqi, Juniku, Kajdomçaj, Lajçi, Lloҫani, Lluka, Pozhari, Rastavica, Skivjani, Strellci, Vokshi etj.;
Disa toponime emërtojnë zona të (pa)përcaktuara dhe përdoren si antroponime. Ato janë formuar sipas ndonjë nocioni gjeografik: Hana, Kodra, Drini, Bregu – Bregaj, Prroni, Lumi, Llukaci, Pylla, Çabrati, Shkëlzeni, Maloki etj.
Përveç këtyre emrave që i përkasin zonave të vogla si fshatra a lokacione të caktuara, janë të pranishëm edhe pse më rrallë emrat e qyteteve, pra mbiemra nga toponime krahinash apo qytetesh më të largëta si: BABUNI, BUXHOVI (Mal i Zi), DULA (Qafa e Duhlës), GORANI (nga Gora), KAÇANIKU, KAÇINARI, KUMNOVA (Kumanova), LLAPI, MIRDITA, PEJA, PEÇANKU, PIREVA, PLAVA, PRIZRENI, PUKA, QYSA, RADOTINI, RAHOVECI, STAVILECI, SHALA (krahina e Shalës), SHATRI, SHKODRA, SHKUPI, TETOVA, TROPOJA, TUZI (rrethi i Ulqinit), VUTHI (nga Vuthaj) etj. …
Ky punim shkencor konsiderohet si kontribut ecje përpara në studimet e frazeologjisë dialektore të gjuhës shqipe.
Sipas akademik Besim Bokshit, autorja i ka dhënë këtij punimi lartësinë përkatëse shkencore dhe vlerën e një të dobie praktike.
“Për fjalorin prej 3 000 njësive frazeologjike me të cilin përfundon ky punim, them me të drejtë se jo vetëm numri mjaft i madh i njësive por sidomos përzgjedhja e tyre dhe shpjegimet, provojnë që punimi është shkruar me kujdes, maturi e pasion, si dhe me një shqipe standarte të saktë. Me botimin e veprës së titulluar “Vështrim mbi frazeologjinë e të folmes së Gjakovës, zbulohet edhe një studiuese e zellshme e shqipes”, shkruan recensenti i këtij punimi, Besim Bokshi.
Ndryshe, frazeologjizmat përbëjnë disiplinën më të re gjuhësore, e cila si e tillë është në rrugë të kristalizimit si degë shkencore në kuadër të gjuhësisë së përgjithshme.
Dialekti i Gjakovës shquhet për pastërtinë. Një prej autorëve më të spikatur të shekullit të XVIII – të, Gjon Nikollë Kazazi veprat e tij i kishte shkruar pikërisht me dialektin e Gjakovës.
KRITIKË LIBRIT TË PROF. DR. ASTRIT BISHQEMI DHE PROF. MIGENA ARLLATI, ME TITULL "AUTORË TË LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË E TË RINJ (1886 - 2017)"
Fjalori i hartuar për letërsinë për fëmijë e të rinj,para së gjithash,ka karakter informativ e jo vlerësues
S'ka dyshim se fjalori 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj (1886-2017)' shpalos përvojën, dijen, fisnikërinë, sinqeritetin dhe profesionalizmin e autorëve dhe e gjithë puna e bërë në paraqitjen e të dhënave biografike e bibliografike të emrave e mbiemrave të krijuesve aq të shumtë të veprave të shkruara për fëmijë, na sjell te konstatimi që lidhet me mjeshtërinë e të shkruarit
Prof. dr. Astrit Bishqemi dhe Prof. Migena Arllati, me fjalorin enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj (1886 - 2017)', mbi të gjitha, nderojnë kulturën e historinë e letërsisë shqipe, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë historinë e letërsisë shqipe për fëmijë, me krijuesit dhe studiuesit e saj.
S'ka dyshim se fjalori 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj (1886- 2017)' shpalos përvojën, dijen, fisnikërinë, sinqeritetin dhe profesionalizmin e autorëve dhe e gjithë puna e bërë në paraqitjen e të dhënave biografike e bibliografike të emrave e mbiemrave të krijuesve aq të shumtë të veprave të shkruara për fëmijë, na sjell te konstatimi që lidhet me mjeshtërinë e të shkruarit.
Fjalori shpreh një qëllim të vyer midis shumë qëllimeve të rëndë- sishme për letërsinë shqipe, në përgjithësi. Të gjitha këto qëllime përkojnë me idealet, aspiratat, dëshirat, përkushtimin, punën e organizuar e të planifikuar, përkojnë me ndjeshmërinë shpirtërore e mendore të autorëve, për t'u lënë brezave vepra të karakterit artistik, shkencor, historik e pedagogjik, në të cilat rrezatojnë vlerat me frymë të kulturës kombëtare dhe mbi këto aspirata autorët kanë arritur të dëshmojnë vetëpërmbajtjen e vetëkontrollin në raport me studiuesit e tjerë të letërsisë shqipe për fëmijë.
Astriti është një figurë poliedrike, është studiues i shumë- planshëm dhe është teoricien e historian i përkushtimeve të mëdha të çështjeve të letërsisë për fëmijë të kurorëzuara në shumë vepra e punime të shumta studimore - vepra që objektivisht sot përbëjnë një fond të vyer në fushën e letërsisë për fëmijë dhe kulturën mbarëkombëtare.
I një rëndësie të tillë pa dyshim është fjalori enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj (1886-2017)', botimi i dytë, botuar nga Shoqata e Intelektualëve 'Jakova', Prishtinë, 2017, në bashkautorësi i plotësuar dhe i përmirësuar, i cili në përmbajtjen e vet ka: Shkurtimet e përdorura, Dy fjalë për këtë botim, Parathënien, Shtojcën, Antologjinë për fëmijë e të rinj dhe literaturën kryesore, me gjithsej 464 faqe.
ETAPAT HISTORIKE
Përkitazi me motivet që kanë çuar autorët në botimin e fjalorit të plotësuar e të përmirësuar, lexuesi do të marrë vesh nga fjalët e autorëve të thëna në parafjalën e këtij botimi.
Në fakt, në këtë botim janë përfshirë autorë të rinj dhe studiuesit e letërsisë për fëmijë, pastaj janë saktësuar të dhënat mbi jetëshkrimin e autorëve dhe të veprave të tyre, si dhe kanë zënë vend botimet e veprave më të reja të viteve të fundit. Në fjalor janë shtuar rubrika të reja, që lidhen me libra të përkthyer nga gjuhët e huaja si dhe janë përfshirë kontributet e autorëve në hartimin e teksteve mësimore për shkollat fillore e të ulëta të mesme.
Po ashtu, në fjalor ka gjetur vend krijimtaria letrare e nxënësve të talentuar, që nga autorët është cilësuar si letërsi fëmijërore, e jo letërsi për fëmijë. Ndërkaq, parafjala e paraqitur në këtë fjalor nga Prof. Astriti përfshin të dhëna të bollshme rreth lëndës që ngërthen qëllimet që kanë nxitur autorin t'i hyjë hartimit të një fjalori të tillë. Janë rrokur etapat historike nëpër të cilat është zhvilluar letërsia për fëmijë dhe në këto rrjedha historike janë përmendur emrat e krijuesve të veprave për fëmijë e janë qartësuar disa dilema që lidhen me vitet, me autorët, me përkthimet e deri te veprat artistike për fëmijë nëpër rrjedhë të moteve, që studiuesit e degës së letërsisë për fëmijë i kanë çuar në përcaktime të ndryshme të kufijve të fillimeve të ndonjë krijimi, qoftë të përkthyer, qoftë origjinal.
Për ndriçimin sa më korrekt e sa më shkencor, në parafjalën e shkruar nga Astriti, janë sjellë emrat e krijuesve, studiuesve dhe historianëve më të veçantë të letërsisë për fëmijë, si: Prof. Bedri Dedja, Odhise Grillo, Agim Deva e autorë të tjerë të veprave të letërsisë botërore. Pas shfrytëzimit të literaturës së gjerë rreth zanafillës së letërsisë shqipe për fëmijë, është hedhjes dritë mbi përkufizimin se ç'është letërsia për fëmijë, ç'kuptojmë me lexim për fëmijë, ngase këto koncepte jo rrallë nuk kuptohen drejt as nga mësimdhënësit, e besa as nga disa studiues të kësaj dege të letërsisë.
Të gjitha këto çështje janë kristalizuar përmes të dhënave konkrete dhe si të tilla, problemet historiko-letrare, falë përgatitjes shkencore dhe kulturës së pasur letrare, janë fiksuar dhe janë trajtuar me akribi shkencore, duke iu shmangur kështu përgjithësimeve të çështjeve të panevojshme. Autorët, për hartimin e fjalorit kanë shfrytëzuar edhe leksikonin e Odhise Grillos, Hasan Hasanit, Nebil Durakut, Robert Elsit, Llambro Mallamos, e disa autorëve të tjerë dhe gjithandej parafjalës kanë treguar përparësitë e këtyre leksikoneve e aty-këtu edhe lëshimet, të metat e gabimet në përfshirjen e ndonjë krijuesi si shkrimtar për fëmijë e që në realitet s'i ka takuar kësaj lagjeje as me vepra e as me ndonjë ndihmesë tjetër, që do ta arsyetonte përfshirjen në taborin e krijuesve të letërsisë për fëmijë.
Fjalori enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj' (1886-2017), i hartuar nga prof. Astrit Bishqemi dhe prof. Migena Arllati, shënon një arritje të rëndësishme për kulturën e letërsinë shqipe për fëmijë. Duhet të theksojmë, pa subjektivizëm e pa ekzaltim, se autorët e librit kanë ditur t'i respektojnë autorët e leksikoneve të mëhershme për këtë fushë të letërsisë, duke u shprehur mirënjohje të sinqerta, në mesin e të cilëve shquhen Hasan Hasani, Nebil Duraku, Nasho Jorgaçi, Jup Kastrati, Zonjat Tabaku, Kosturi e Greva dhe dy autorë të huajl Elsi e Mallamasi. Me arsye themi se Astriti dhe Migena, në punën studimore, falë edukatës e kulturës së madhe që kanë nga letërsia, janë treguar, si gjithherë, studiues të pakompleksuar dhe aspak xhelozë ndaj studiuesve të tjerë. Kjo u bën nder dhe u shton vlerat e gjithëmbarshme, në radhë të parë si njerëz me virtyte të larta e më pastaj si studiues, që dinë të tregohen të matur e të vetëkontrolluar.
FRYMËZUAR NGA VEPRAT E NAIMIT
Siç kanë pohuar Odhiseja, Hasani e autorët e tjerë në leksikonet e tyre, edhe Astriti e Migena pohojnë se fjalori i hartuar për letërsinë për fëmijë e të rinj, para së gjithash, ka karakter informative e jo vlerësues.
Në këtë kontekst, Astriti e Migena, në fjalorin e sipërthënë, si nismë të letërsisë artistike për fëmijë e marrin vitin 1882 duke pohuar se: "Është një piketë starti dhe duhet të gdhendet si fillimi i bibliografisë artistike shqiptare për lexuesit e moshave të njoma." Viti 1886, që Astriti e ka përcaktuar si pikënisje të zhvillimit të letërsisë për fëmijë, ka simbolikën e vet, ka simbolikën e dritës së veprave për fëmijë të Naim Frashërit dhe Këndimit të çunavet këndonjitoreja dhe sidomos të vëllimit 'Vjersha për mësonjëtoret e para', në të cilin ndeshim vjersha me motiv patriotik, ndonjë e karakterit didaktik, shkencor, disa fabula të La Fontenit, të përshtatura si dhe sentenca e mendime të urta.
Natyrisht, viti 1886 na i bën të freskëta vargjet e qiririt, që simbolizojnë Naimin si misionar të dritës, misionar të iluminizmit, poet të përkushtimit mendor, moral e atdhetar, poet edukator dhe udhëheqës shpirtëror të popullit, poet të qëllimeve të larta njerëzore, morale, poet të porosive të mëdha, poet që u vu në shërbim të shqiptarëve dhe njerëzimit, poet që gjuhën shqipe e bën madhështore, poet që Shqipërinë e ngriti në kult, duke i krijuar asaj imazhe idealizuese, poet që te shqiptarët shpërndante shpresë e besim, poet që në Shqipëri natën e shihte tjetër natë e ditën tjetër ditë.
Dhe mbase autorët e këtij fjalori enciklopedik, duke marrë parasysh se veprat e Naimit përkojnë me veprat e mëdha të letërsive botërore, me arsye të shëndoshë zanafillën e letërsisë artistike për fëmijë e të rinj e nisin pikërisht me emrin dhe veprat e Naimit.
Këto mendime, që i shpërfaqëm rreth vitit 1886, të cilin autorët e marrin si nismë të letërsisë, në mënyrë më bindëse do t'i thotë akademik Qosja, kur thekson: "Duhet shikuar letërsia dhe kultura shqiptare përpara dhe duhet shikuar letërsia dhe kultura shqiptare pas Naim Frashërit për të parë se sa i madh, se sa historik është ndikimi i veprës së tij në tokë." Mendoj se këto kanë qenë pa dyshim arsyet e qëllimet që Astriti e Migena, të frymëzuar nga veprat e Naimit, kanë marrë si pikënisje të letërsisë artistike për fëmijë e të rinj vitin 1886.
Kur kihen parasysh këto të dhëna për dhe rreth konstatimeve që lidhen me disa çështje të mprehta; me letërsinë, me autorët e saj, me fillimin e ndonjë letërsie a lëvizjeje letrare, vlerësimet e mendimet e studiuesve të huaj nuk duhet të marrin ndonjë përparësi karshi studiuesve shqiptarë.
Këtë mendim e vlerësim e kam shprehur që më herët dhe kam thënë se është mirë të përkrahim punën e studiuesve të huaj, t'i respektojmë përpjekjet e tyre, por nuk mendoj se duhet t'i qesim përpara studiuesve tanë, ngase çdo studiues yni është më afër njohjeve dhe më me profesionalizëm do të flasë e do të hedhë dritë mbi këtë apo atë problem që lidhet me krijuesin e veprat e tij, sesa këtë mund ta bëjë një i huaj. Nuk e thotë më kotë fjala e urtë popullore: "Si të kruan dora jote, nuk të kruan e huaja."( DR. SC. FAIK SHKODRA).
Kapituj të shqetësimeve të bukura
MENDIME NE KORNIZE
Mendime pas leximit të vëllimit poetik “Mendime në kornizë” të Migena Arllatit
Migena Arllati në krijimtarinë e saj shpalos një botë interesante poetike. Në 100 poezi të bukura plot elokuencë e ndjenjë shpirtërore, të titulluara simbolikisht në librin “Mendime në kornizë” poetja Migena Arllati, i ka ndarë në katër kapituj me tituj domethënës: 1- Orët e jetës 2- Më trembin orët kur jam me ty 3-Koha që s’ecën 4-Vdekje indifferences, të cilët kanë si bosht kohën që i ushqen me besimin dhe shqetsimin e ditëve që jetojmë, me dashurinë njerëzore që kërkon në çdo sekond të orës të vrasë indiferencën dhe ti hapë udhë sinqeritetit e mirësisë. Mendimi poetik nuk është i mbyllur në kornizë, përkundrazi i hapur, qiellor i cili rrok që nga grimcat e vogla të shpirtit e deri tek përjetimet brenda kufijve të gjendjes shpirtërore me impresionime të thella të ndijimeve e frymës me copëza të prekshme, të shthurjes së ëndrrave, në gjurmët e kujtimeve vizive të kendshme, për të determinuar në hapësirën e përditshmrisë, motivuar nga dritëhijet njerëzore. Po ta shkosh me syrin e një kritiku letrar apo të një studiuesi dashamirës të poezisë, të 100 poezitë e Migena Allratit, kanë dy motive bosht : 1- Dëshirë njerëzore për të ndryshuar realitetin eksistues dhe 2-dashurinë si mision për të ngushtuar çdo orë e çdo çast mospërputhjen midis këtij ndryshimi. Në themel të këtij boshti poetik është finesa poetike dhe dinjiteti femëror. Është kjo arsye që poetja nuk i shpëton kurthit të botës femërore, duke e tërhequr në “kthetrat “ e një vargu plot inteligjencë e delikatesë feministe. Vështrimi, krahasimi, interpretimi, vënia përballë e dy botëve, mashkullore dhe femërore, e së mirës me të keqen, bëhet nga pozita e filozofisë feministe, ndaj pemët me gjethe ngjajë si “të veshura me minifunde”. “Gjethet ngjajnë si lozanjare/ si lozanjare që joshin djemtë tu vijnë pas”, edhe fjalët “thurin gërsheta”. Edhe puthjet janë gjithashtu femërore,njerëzore, që kërkojnë hapsira të reja për jetë plotmeritueshme. Në kapitullin e parë “Orët e jetës”, poetja “lëviz” me ndjenjën dhe mendimin e saj “akrepat e orëve” që ata kapin gjithçka që ka mbetur pa realizuar, sidomos në dashuri. Brenda ecjes së akrepave të orës, poetja e ka metaforizuar si koncept i lëvizjes së materies në kohë dhe në hapsirë, në përjetim të gjithçkaje të mirë dhe urrejtje të justifikuar çdo absurditet dhe abstragim të papranueshëm nga shoqëria ndaj shprehet :
“Abstraktja
Më pëlqen vetëm
Kur është abstrakte
Aspak e abstraguar”
Në qarkullimin 360 gradë të akrepave nëpër sekonda dhe minuta të orës, lëviz ikja dhe pritja, rastësia dhe inversi, ecja para dhe kthimi prapa, dashuria dhe urrejtja, ndjehet ngrohtësia dhe ftohtësia, ka lot e këngë, ëndrra e shpresë.
“Ndodh që ditët
Të më duken vite
Ndodh që çastet
të më bëhen të palëvizshme
Ndodh që jetën
ta ndërroj me një orë.”
Poetja, duke e konceptuar jetën si pjesë e kohës dhe hapsirës, kërkon të ketë kohën e saj, ta jetojë atë siç ia ka dhënë perendia, ta shfrytzojë atë në çdo qelizë e grimcë për të mirën e njerëzimit, kërkon sigurinë e saj dhe ta plotmeritojë atë pjesë kohe që i takon.
“S’di se ç’kordinatë të atyshme
Do të zë unë”.
Kur nuk realizon ëndrrën dhe shpresën e saj, poetja prap fajëson kohën dhe bie në një farë pesimizmi:
“Orët e jetës sime
nisin atje ku mbarojnë
Orë të zgjatura tërkuzë
Orë të shtyra me zor
Orë që prishen e ndreqen sërish
për tu prishur e mos u ndrequr më kurrë.”
Ky pesimizëm është i justifikueshëm për çdo njeri, e jo më për një poete të ndjeshme si Migena Arllati, që preket për gjithçka njerëzore e nuk ecën sipas parametrave të zhvillimt. Ndaj ajo shpejt del nga kjo plogështi e çastit dhe vrapon në kërkim të një një kohe plot dashuri njerëzore e sidomos për dashurinë që lidh dy njerëz për tu bërë bashkëshortë të mirë në shërbim të një familje të shëndoshë e metë ardhme. Gjë që shpaloset qartë në kapitullin e dytë: “Më trembin orët kur jam me ty”, i cili përshkruhet kryesisht nga ndjenja e thellë e dashurisë bashkëshortore, duke e konceptuar lidhjen e çiftit si themeli i gjithë dashurive, nga ku nis familja e ripërtëritja e jetës. E këtë lidhje pavdeksie midis çiftit ajo e shpreh bukur në poezinë “Nëse…” :
“Nesë bëhem yll
Ti mos u tremb
Se nuk iki
po u bëra thëngjill
shtrëngomë se nuk të djeg
nëse bëhem zanë
Pra kjo dashuri ka lindur nga një njohje e thellë, e kalitur në vështrësi e sprovuar në dallgët e jetës ndaj s’ka forcë që ta shkëpusë çiftin nga njëri- tjetri. Mesazhi që jep poetja është i qartë: kush fal dashuri, fal jetë, dhe këtë me një sinqeritet femëror, nëpërmjet një konçiziteti që merr formën e aforizmës, të shprehura me elokuencë e filozofi gjithëpërfshirse tek këto vargje :
“Kur të më takosh
Mos harro të më puthësh
Kur të më puthësh
harro gjithçka!”
Duke e konsideruar lidhjen dashurore, krijimin e familjes, harmoninë bashkëshortore, si themel që lind përtëritje vazhdimësi jete, poetja nuk pranon për asnjë çast vetminë, ndaj atë e trembin orët kur është pa të dashurin. Sepse ajo e ka aq sinqerisht, saqë mund të duket edhe si naivitet fëminor kur shprehet :
“Më beso
pa ty jam një hiç
që pret të rikthehet në gjithçka.
Edhe në dy kapitujt e tjerë, “koha që s’ecën “ dhe “ vdekje indiferencës” poetja me finesë artistike në çdo varg e poezi e vë dashurinë dhe kohën në funksion të njera tjetrës. Koha sjell dashurinë dhe dashuria i shtytje kohës. Dhe kur koha nuk ka si motor dashurinë ajo e mërzitur shkruan:
“Sa ditë të poshtra
ditë topalle
që zvarriten me gjuhë jashtë “
dhe pastaj pak e trishtuar ajo çuditet që e sheh veten të zgjuar nga gjumi “me një lule të vdekur në dorë”. Ajo që s’duron dot poetja Migena Arllati është indiferenca. Indiferenti është më i rrezikshëm se ai që e kryen një veprim të keq. Ajo indiferencën e vret me dashuri, me sinqeritet poetik… Siç deklaron :
“s’jam manekin
Indiferencës t’i bëj strehë.”
Poetja, një vend të veçantë ka rezervuar për nënën me një gjetje të bukur e përcjellë edhe me një mesazh të qensishëm të mallit pashuar për të, të mbushur plot me nostalgji e madhështi shpirti në meditimin që tingëllon shumë ndjeshëm. Vargje që përcjellin akoma ngrohtë kujdesin, porositë,që as dhimbja mbështjellëse e mallit dhe as pluhuri i viteve mbi shpinë, nuk ka arritur t’i mbuloj përjetimit të bukur ku mbartet brenda vargjeve kjo dashuri e thurur me ndjesi e cila të jep një emocion të veçantë kur e lexon. Duke përdorur krahasimin, ketë figurë për kujtimet që, vetëm poetikisht mund të vijnë kaq bukur jeton disa çaste me kohën dhe kujtimet e kaluara, ku psherëtima e tyre shëndërrohet në gur të vlefshëm lirikë dhe duam apo nuk duam ne,ato na shoqërojnë në ekzistencën tonë:
“Si nata kredhur në qetësi
më vijnë fjalët e tua, nënë
e jastëku i bardhë, i butë si bora
janë duart e tua që më ledhatojnë
Duke gërmuar me realizëm në damarët e jetës, poetja e koncepton atë si luftë e përpjekje, vështirësi e dhëmbje, sfidë e triumf mbi të. Ndaj ajo është e sigurtë se do të jetë sfidante për një të ardhme të gurtë:
“Jeta ime qe gdhendur dhëmbjesh mbijeton d uhet te jetoje”.
(Pëllumb Gorica )
Përgaditi:Floripress(Flori Bruqi)