2019-09-21

Ushtria ,policia shqiptare,FSK dhe Policia e Kosovës në gjendje gadishmerie pas termetit të sotëm në Shqipëri


Rezultate imazhesh për flori bruqi
Nga Flori Bruqi 



        Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin


Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.


Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.



Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik.



Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale.

Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Durrës, si dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.



Dy tërmete që kanë ndodhur brenda 11 minutash sot në Shqipëri janë hetuar edhe në shumë vende tjera përreth.


Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.


Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin

Një tërmet i fuqishëm prej ka goditur Tiranën pas orës 16 të së shtunës. Epiqendra e tij ishte në Durrës dhe me magnitudë 5,8 grade dhe intensitet 7.5 ballë. 


Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri

Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar një frikë dhe panik tek qytetarët veçanërisht në Tiranë dhe në Durrës. Shumë prej tyre kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë. Disa kanë njoftuar për dëme në banesat e tyre. Një lëkundje e dytë disa minuta pas të parës e ka ngritur më tej alarmin.


Tërmeti 37 persona kërkojnë ndihmë mjeksore


Afro 2 orë e gjysëm pas tërmetit të së shtunës, njoftimet bëjnë të ditur për dëme të shumta në banesa. Ndërsa nga spitali i Traumës njoftohet se 37 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe kujdes. Policia ka kaluar në gadishmëri të lartë.

Presidenti Ilir Meta vizitë pas tërmetit në Durrës


Presidenti Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës, njoftoi zedhenesi i tij. Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja, ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.



Presidenti Meta vizitë pas tërmetit në Durrës

Presidenti Ilir Meta ka vizituar pasditen e sotme qytetin e Durrësit, ku i regjistrua epiqendra e tërmetit të sotëm. “U njoha nga prefekti dhe përfaqësuesi i shtabit të emergjencës për punën që po bëjnë në terren në kordinim dhe me strukturat qëndore. Është e rëndësishme të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos në drejtim të banesave dhe objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problematike për akomodimin e qytetarëve” tha zoti Meta. 

Ai bëri thirrje të “Jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshme dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problematik. Është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmiologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë”. 

“Është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një kordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore, edhe bashkëpunim të komunitetit me këto struktura” i cili pak kohë më parë ka shkaktuar komente të shumta pasi paralajmëroi një tërmet të fortë.


Kryeministri Edvin Kristaq  Rama pritet të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme


Kryeministri Rama pritet të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme

Kryeministri Edivin Kristaq Rama i cili pas tërmetit të së shtuës ka ndërprerë udhëtimin e tij për New York dhe është kthyer në Tiranë, njofton se Sistemi i Emergjencave në funksion të plotë qysh në momentin e parë pas tërmetit tronditës. 

Ai bën të ditur për koordinim të gjithanshëm me prefekturat e bashkitë dhe komunikim i pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur solidaritet e gatishmëri në ndihmë të Shqipërisë.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Falë organizimit e përkushtimit total të strukturave të kujdesit shëndetësor, të gjithë të plagosurve u është dhënë ndihma e menjëhershme në spitale, nën mbikqyrjen nga afër të ministres e të ekipit drejtues të shëndetësisë” shkruan zoti Rama, ndërsa njofton se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar janë prej disa orësh në terren, për verifikimin e pasojave në institucionet e në sektorët e varësisë.

Pritet që zoti Edvin Kristaq Rama të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme.



Qeveria shqiptare bën bilancin e tërmetit

Qeveria bën bilancin e tërmetit


Qeveria shqiptare ka bërë bilancin paraprak të tërmetit të së shtunës, i konsideruar më i madhi në 30 vjetët e fundit. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur se 68 persona janë lënduar nga tërmeti.”Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar.E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete” tha zonja Olta Xhaçka.

Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh. Në Tiranë ka patur krisje në 46 banesa dhe në tre pallate. Në Durrës ka patur dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra, bëri të ditur ministra e mbrojtjes Olta Xhaçka..


Tërmeti në Shqipëri, Hashim Thaçi  dhe Ramush Haradinaj shprehin  shqetësimin dhe solidaritetin e tyre 

Tërmeti në Shqipëri, Thaçi shpreh shqetësimin dhe solidaritetin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin dhe solidaritetin e tij me shqiptarët pas tërmetit të së shtunës. “Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. 
Rezultate imazhesh për fsk e kosoves

Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës” njofton zoti Thaçi. “Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë” shkruan zoti Thaçi, ndërsa i ka kërkuar Komandantit të FSK-së të jetë në gjendje gatishmërie.





Kryeministri në dorëheqje dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë së Kosova bashkëndjen me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.“Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta”, ka shkruar Haradinaj, për dallim nga Thaçi i cili deklaroi se ka biseduar edhe me kryeministrin Edi Rama.Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook” së ka udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.



“Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, të shtunën

Tërmetet, si duhet vepruar në mënyrë që të shmangni pasojat!




Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet).

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre. Nga intensiteti i tërmetit varen edhe efektet shkatërruese të sipërfaqes së tokës.


Më së shpeshti matet me shkallët Merkalievit nga 12 shkallë. Magnituta e tërmetit paraqet njësinë matëse e sasisë së energjisë të lëshuar në epiqendër – epiqendrën e tërmetit dhe është shprehur në shkallë të Rihterit, e cila nuk ka kufi të sipërm, por deri më sot nuk janë regjistruar tërmete me fuqi prej 10 njësive – shkallë. Zakonisht janë paraqitur deri me 9 njësi.


Si të veproni gjatë kohës së tërmetit kur jeni në vendet e hapura

Menjëherë strehohu në një vend të sigurt: te pragu i derës, muret bartëse, poshtë tavolinës ose pjesë të tjera të forta të mobilieve, ose mbuloni fytyrën edhe kokën me duar dhe strehohuni në këndin e murit të brendshëm të ambientit dhe qëndroni aty derisa zgjatë dridhja.

Nëse jeni i shtrirë lëshohuni afër shtratit dhe mbroni kokën me duar. Largohuni nga dritaret, xhamat, nga muret e jashtme dhe dyert ose çdo gjë që lehtësisht mund të rrëzohet siç janë dollapët, raftet, abazhurët ose objekte të ngjashme.


Qëndroni në ambiente të mbyllura për aq kohë sa zgjasin dridhjet (lëndimet më të shumta ndodh gjatë përpjekjeve për tu larguar nga hapësirat e mbyllura derisa zgjasin dridhjet). Për sa kohë zgjasin lëkundjet MOS PËRDORNI ashensorin dhe shkallët.

Kur të jetë sigurt atëherë largohuni, MOS E SHFRYTËZONI ashensorin.

Mos dilni në tarraca ose ballkon. Mos vendoni rafte mbi shtrat Nëse jeni në afërsi të një ndërtese të lartë ose në të, mbrohuni nga xhamat dhe muret e jashtme. Nëse jeni në vend publik (shkollë, qendër tregtare, institucione publike, ente ose shërbime të tjera) – qëndroni të qetë dhe mos bëni panik. Qëndroni më larg grupit të njerëzve që bëjnë panik dhe që lëvizin drejt daljeve. Qëndroni të vetëdijesuar se mund të vijë deri në ndërprerjen e rrymës elektrike / ose mund të aktivizohen alarmet (kundra zjarrit dhe alarme te tjera). Çdo herë afër duhet të keni llambë dore me bateri dhe tranzitor me bateri rezervë, pulse telefonike ose të kombinuara / pulse – digjitale të cilat mund të funksionojnë edhe kur objekti nuk ka rrymë elektrike Menjëherë shkyçni të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazin dhe ujin. Nëse keni shfrytëzuar çfarë do lloj burim energjie, shkyçeni kur të mbarojnë lëkundjet.

Nëse shfaqet zjarr mundohuni që ta shuani menjëherë dhe telefononi në numrin falas: 193 Nëse mundeni jepuni ndihmën e parë personave të lënduar që ndodhen në afërsinë tuaj.

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).

Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjve, mbikalime ose kabllo elektrike, → Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet, Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.


Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme).

 Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete.



Si të veproni gjatë kohës së tërmetit nëse jeni në automjet?

Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion, Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjtëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike, Vazhdoni i kujdesshëm kur të ndalen lëkundjet, → Shmangni rrugët, urat, të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.


Si të veproni nëse ndodheni nën rrënoja?

Mos ndizni shkrepëse. Mos lëvizni dhe qëndroni qetë. Goditni gypat ose murin që të mundet ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni bilbil përdorni atë. Bërtisni vetëm nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe mundohuni që të orientoheni. Nëse jeni i shtypur me material, filloni me mënjanimin e të njëjtave (kurseni forcën dhe kujdes nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).



Si të veproni pas valës së parë të tërmetit.

Jeni të përgatitur për lëkundjet e tjera. Nëse objekti është i dëmtuar për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, largohuni i qetë, pa panik, ( Fillimisht nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar).

Nëse jeni në objekt të dëmtuar dhe ndjeni erën e gazit ose vëreni kabllo të këputura, mos ndizni qiri ose shkrepëse (ekziston rreziku për eksplozivë).

Ndiqni udhëzimet nga institucionet kompetente. Telefonin përdorni minimalisht (të mos ngarkohet linjat). Mos shfrytëzoni veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me efikasitet. Mos hyni në ambiente të mbyllura, gjegjësisht nëse objekti është i dëmtuar, nëse ndjehet erë e gazit ose vëreni kabllo të këputura.

Tiranë, Durës,Prishtinë:21.09.2019.


Floripress : 30.07.2019 




Flori Bruqi : " Apokalipsa" e Ilir Metës?!

Presidenti Ilir Meta nxori para mediave këshilltarin e tij për çështjen e sigurisë kombëtare, për të përforcuar bindjen e tij se Shqipëria po kërcënohet nga një fatkeqësi natyrore.

Sipas këshilltarit të kreut të Shtetit, institucionet përgjegjëse nuk po marrin seriozisht paralajmërimet e sizmiologut grek, dhe as ato të Presidentit.


Kjo situatë ka marrë vëmendjen e gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, e ka trajtuar këtë çështje me nota humori."Qeshni ju qeshni po kur te bjere supertermeti ku do futeni pastaj?????!!!!!"




Nga Flori Bruqi

Presidenti Ilir Meta  u vendos në rolin e sizmologut. 

Kreu i shtetit hodhi pas krahëve situatën politike në vend, teksa parashikoi një ‘shkundje’ apokaliptike. Ai madje i kërkoi llogari qeverisë për masat e marra, dhe kërkon informacion mbi situatën.

Një një letër të pazakontë, Meta njofton se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik, që mund të godasë Ballkanin.


Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Po si qëndron e vërteta? Sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis ka nxjerrë blof Metën, duke konfirmuar se asnjëherë nuk ka bërë parashikime specifike për tërmetet.

“Asnjëherë s’kam bërë asnjëherë parashikime specifike për tërmete. E gjitha kjo është fake dhe qesharake”. Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinës.

Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, shkruhej në letrën e presidentit Meta.

Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë një parashikim të tillë, dhe a ka biseduar me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet:

“Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake.

Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.




Asnjëherë s'kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete,  E gjitha kjo është fake dhe qesharake". Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinës.

Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.
"Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës",
 shkruhej në letrën e presidentit Meta të cilën Shqiptarja.com e disponon. 
Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë ai një parashikim të tillë së fundmi? Cili është opinioni i tij lidhur me këtë lajm dhe a ka pasur ndonjë kontakt me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet:

"Asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake. 
Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj"
Akis Tselentis

Më pas në një përgjigje të tretë për Shqiptarja.com, sizmiologu grek kërkon që presidenti Meta të informohet pasi ajo që shkruhet në letër është një FAKE NEWS.

"Duhet ta informoni atë për këtë FAKE NEWS",
përgjigjet për Shqiptarja.com, sizmiologu grek.


Përgjigja me email e Prof. Akis Tselentis për gazetarët e 

Shqiptarja.com, Antonio Çakshiri, Greta Malaj.



Ndërkohë nga kërkimet në mediat e huaja nuk figuron që një lajm i tillë të jetë publikuar së fundmi dhe që të citoj sizmiologun Tselentis, ndryshe nga sa pretendohet në letrën e Presidentit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon që t'u qëndrojë deklarimeve në letrën që i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis. Report Tv pyeti sot Presidentin Ilir Meta gjatë konferencës për mediat se ku u bazua për letrën që i dërgoi kryeministrit Rama duke ngritur alarmin.

"Unë nuk e di se cfarë ka thënë ky sizmologu grek, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se televizioni ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, të gjitha mediet greke, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Sikur e tha edhe këshilltari im, Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini sa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po i patët harruar shkoni dhe pyesni banorët dhge fëmijët që u plevitosën atje në ato çadra. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon" tha Meta.

Ndërkohë që më herët ishte Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri që në një konferencë për mediat u shpreh sot se letra u dërgua pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë" tha ai. Por sizmiologu grek Akis Tsenelis në një prononcim ekskluziv për Shqiptarja.com e mohoi duke e cilësuar 'fake neës' dhe kërkoi që të informohet kreu i shtetit. Në një reagim për shqiptarja.com ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë parashikim të tillë.

Deklarata e plote e keshilltarit te Presidentit Ilir Meta
Nisur nga:

1. Aktiviteti i shtuar sizmik regjistruar në Qarkun e Korçës dhe pasojat në dëm të qytetarëve;
2. Aktiviteti i shtuar sizmik në vendet fqinje Greqi dhe Itali;
3. Deklarimi publik i Drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare, me zë dhe figurë;
4. Mungesa e përgjegjshmërisë së treguar nga institucionet përgjegjëse shtetërore për të trajtuar me seriozitetin e duhur këtë deklarim;
5. Fakti që fatkeqësitë natyrore përcaktohen si rrezik i nivelit të parë në strategjinë e Sigurisë Kombëtare;
6. Rekomandimet e dakordësuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, datë 16.05.2018 mbi: “Strategjitë sektoriale, paketën ligjore, strukturat, kapacitetet, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, rajonale dhe organizatave ndërkombëtare në përballjen me emergjencat civile, si: përmbytjet, zjarret, tërmetet, rrëshqitjet, aksidentet teknologjike etj”

Presidenti i Republikës i është drejtuar dje me një “Kërkesë për informacion” kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbi kapacitetet dhe masat e parashikuara nga autoritetet qendrore dhe lokale për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Për më tepër, duke patur parasysh:

1. Mungesën e përgjigjes së ministres së Mbrojtjes për takim institucional lidhur me këtë çështje në institucionin e Presidentit të Republikës;
2. Krizën e rëndë institucionale që ka kapur vendin, përplasjen që ekziston mes institucioneve qendrore dhe lokale, që sjell si pasojë vështirësi në ushtrimin e kompetencave të organeve përgjegjëse;

Qëllimi i kësaj Kërkese ishte informimi mbi funksionalitetin e institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh që:

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 92, gërma “h” sanksionon se: Presidenti kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre;

- Ligji për emergjencat civile neni 5, pika 2, gërma “ç” sanksionon se:
2. Në ushtrimin e funksioneve të tij për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave kryen këto detyra:
ç) Informon Presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për emergjencën civile, për pasojat që vijnë, si dhe për masat e marra për shmangien e saj;

Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së Tij me përgjegjësi të plotë, ka ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi të bërë publik nga Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Greqi, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare.

Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion dhe i ka inkurajuar institucionet shtetëtore që të trajtojnë me seriozitet shqetësimin e ngritur nga autoritetet zyrtare greke, me qëllim sigurimin e funksionimit sipas ligjit, të strukturave përgjegjëse shtetërore shqiptare për emergjencat civile.

Rrjedhja e menjëhershme në mediat “lëpirëse” të PPPd-ve të Kërkesës për Informacion të Presidentit të Republikës, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes nga skandalet në rritje, dëshmon vetëm mungesën e respektit ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm ndërinstitucional.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar vetëm 2 muaj më parë në menaxhimin e pasojave të tërmetit në Korçë, e verifikuar jo vetëm nga këshilltarët e Presidentit, por dhe nga vetë banorët dhe mediat e pakapura, ishte dhe është e mjaftueshme që Presidenti të kërkojë marrjen e masave në kohë.

U kujtojmë kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve.

Çdo nënvlerësim i ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të tjera do të shënohet me vëmendje në institucionin e Presidentit.

Presidenti i Republikës garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave të Tij kushtetuese, me përgjegjësi të plotë dhe të papërkulur në interesin më të mirë të funksionimit të shtetit, si dhe në mbrojtjen e interesit më të mirë qytetar, publik dhe kombëtar.

****



I pyetur nga Report Tv nëse është i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet Presidentin Ilir Meta pas luftës institucionale të muajve të fundit, kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se është gati ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon.

"Jo nuk e kam në plan, por jam gati ta ndihmoj Presidentin nëse ma kërkon, pasi jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit. Do të vijoj që të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shkoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit" tha ai.

Një koment kishte edhe për letrën që Meta i dërgoi për 'tërmetin apokaliptik'. "Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, të nxjerrë një dekret dhe e shtynë" tha Rama me ironi. Por a është takuar kreu i qeverisë me kreun e shtetit në javët e fundit pas zgjedhjeve? "Jo faleminderit" e mbylli Rama.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...