Emri i Presidentit të parë të Kosovës, Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova, i cili vdiq në vitin 2006, është shfaqur sërish në listë zgjedhore në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 12 dhjetor 2010.
Emri i Rugovës nuk dukej në listën për zgjedhjet lokale të 2009, pasi ka qenë më parë i pranishëm në listën për zgjedhjet e vitit 2007.
Prania e Presidentit të parë të Kosovës në listë zgjedhore vjen me gjithë fushatat e bëra para zgjedhjeve të vitit 2007, dhe 2009 që të fshihen të vdekurit nga lista e votuesve.
Ministria e Brendshme e Kosovës, e ngarkuar me freskimin e regjistrit, tha se lista më të fundit ishte përpiluar dhe ndryshuar në bazë të certifikatave të vdekjes të ofruara nga komunat.
Blerim Camaj, kreu i agjencisë së regjistrit, tha se zyrtarët e ngarkuar me përditësimin e listës së votimit ishin 99 për qind të bindur se ata kishin eliminuar njerëz të vdekur nga lista.
"Ky emër mund të jetë një tjetër person i quajtur Ibrahim Rugova," tha Blerim Camaj, pavarësisht nga fakti se Rugova, në këtë listë, ka të dhënat personale të njëjta me atë të ish Presidentit të vdekur.
Ai shtoi se është çështje e familjarëve për të raportuar për vdekjen e të afërmve, tek autoritetet e tyre komunale.
Megjithatë, "Ky është një zakon i njerëzve në Kosovë, të cilët nuk raportojnë për vdekjen e anëtarëve të familjes, dhe që krijon probleme".
Camaj tha se listat zgjedhore i janë dërguar dhjetë ditë më parë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se tash është tepër vonë për të bërë ndryshime.
"Është tepër vonë tani," tha ai, "por kjo do të ishte mirë që mediat t'u kujtojnë njerëzve se duhet raportuar për vdekjen e të afërmit të tyre."
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, i cili në është organ që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme, tha se lista është "paraprake" dhe mund të përtërihet nga qytetarët mes 22 dhe 26 nëntorit 2010. Zëdhënësi i KQZ-së Fehmi Ajvazi nuk mundi, megjithatë, të ofrojë ndonjë shpjegim se pse emri i Ibrahim Rugovës ishte rishfaqur në listë pasi i njëjti është fshirë për zgjedhjet e vitit 2009.
"Ne vazhdojmë të kemi probleme me njerëz që nuk i raportojnë vdekjet e anëtarëve të familjes në gjykata," tha ai, duke shtuar se ata duhet të paguajnë 20 euro për të dërguar një letër në komunë për të siguruar se emri i të dashurit të tyre do të hiqet.
Ibrahim Rugova nuk është i vetmi person i vdekur në listën e votimit. Pas kontrollimeve të emrave të personave të tjerë të vdekur, për të cilët familjet thonë se i kanë raportuar vdekjet e tyre në komunën e Prishtinës, sërish emrat e tyre ndodhen në listën e votuesve.
Në shtator është raportuar se një grua 123-vjeçare, dhe një tjetër të moshës 120-vjeçare, kishin votuar në zgjedhjet e vitit të kaluar. Nëse të dy këta ishin të gjallë, ata do të përfaqësonin njerëzit më të vjetër në tokë.
Por bazuar në listat më të fundit zgjedhore, ata mbesin ende të regjistruar për të votuar.
Përndryshe, emri i Ibrahim Rugovës është hequr nga faqja e internetit natën e fundit, pasi Ballkan Insight ka kontaktuar KQZ-së.
2011-01-04
Një histori e së Keqes
Dalëngadalë po krijohet në shqipe një seri e plotë e veprave letrare dhe filozofike të Marquis de Sade dhe Georges Bataille.
Të dy ndihmojnë për një kuptim të natyrës së artit letrar dhe rolit të tij te qenia njerëzore. Rasti i romanit-ese "Historia e syrit" i Bataille-it dhe disa çështje analoge me mendimin filozofik të Sade-it
"Njeriu s'di asgjë dhe ne ndodhemi të gjithë në zemër të natës. Por të paktën mund t'i ngulim sytë për të parë çka na mashtron, çka na pengon të kuptojmë thirrjet e ankthit, na pengon më saktë, të kuptojmë se gazi dhe dhimbja janë e njëjta gjë, hareja e njëjta gjë me vdekjen." Georges Bataille, Zonja Eduarda dhe tregime të tjera
Titulli i këtij shënimi do donte të njoftonte tërheqjen drejt disa ideve të cilat, në kërkim të një trupi, enden sa nga letërsia në filozofi. Rasti vjen prej tekstit letrar të Georges Bataille-it (1897-1962), "Historia e syrit" (Histoire de l'oeil), botuar nga autori frëng më 1928 me pseudonimin Lord Ausch.
Aliazhi letërsi me filozofi është krijuar tek kjo vepër që nuk i kalon 100 faqet, si lidhje klasike e natyrës së artit me rolin e tij te qenia njerëzore e një kohe tjetër.
Njohja e botës nga librat për shumë njerëz është ku e ku më e dobët se njohja nga përvojat. Ka nga ata që besojnë se njohja nëpërmjet fiction-it i përket vetëm realiteteve imagjinare, ajo që shkrimtarët do donin të ndodhte apo që ka gjasë të ndodhë.
Si objekt studimi, Bataille e trajtoi gjerësisht lidhjen art-qenie njerëzore tridhjetë vjet pas botimit të "Historisë së syrit", kur shkroi një histori të së Keqes.
"Letërsia dhe e keqja" (1957) ishin një seri esesh që u botuan në revistën e tij "Critique" ku flet për Proust-in, Sade-n, Baudelaire-n, Genet-in, Kafka-n, Blake-un, Emily Brontë-n etj., përpjekje autentike për të dalluar problemin e të Keqes në burim të krijimit të këtyre autorëve.
Te "Historia e syrit" ai merret me realitetin e erosit në kufirin transhendental të jetës nga vdekja. Është një problem për të cilin ai i detyrohet shumë Donatien Alphonse François - Marquis de Sade (1740-1814). Bataille e lexoi dhe shkroi për të si askush tjetër.
Kur flitet për erosin në kufi të jetës me vdekjen, të dy këta autorë libertinë nuk shohin kufi ndarës, po një shtrat të përbashkët, aq saç i përkasin të njëjtës mitër dhimbja dhe kënaqësia.
Erotizmi është pëlqimi i jetës në gjirin e vdekjes, thotë Bataille në krye të studimit që shoqëron "Historinë e syrit", i përdorur si parafjalë për veprën me të njëjtin titull, "Erotizmi".
Për të dhënë një kuptim për pëlqimin e jetës në gji të vdekjes, ai shtyn të njëjtën portë pas të cilës shfaqen të dy ekstremet. Për zakonet njerëzore është e papranueshme që ajo portë të lidhë ndonjë farë kënaqësie me vdekjen apo me dhunën, sepse ka të bëjë me ndërgjegjësimin për të përbashkëtat e skajeve të natyrës dhe qenies njerëzore çka është një proces i vështirë.
Për analizimin e tij i njeh meritë të jashtëzakonshme Sade-it dhe Bataille vetë ia mban ndezur flakën që Sade-i pruri për këtë vetëdijesim i cili nuk vjen nga instrumentet njohëse dhe rregulluese të qytetërimit, po nga një sferë e papërcaktuar e qenies.
Ç'është kjo sferë e papërcaktuar e pajisur me vetëkuptueshmëri?
Në udhëtime imagjinare sodomike e libertine Sade-i krijonte një hapësirë për meditimet mbi natyrën njerëzore: për vesin që shpie në thellësi të rrezikshme, për virtytin - vepër e mendimit të thelluar, për ferrin në gji të jetës.
Burri libretin, i lirë seksualisht dhe gruaja e devotshme; burri incestuoz dhe gruaja incestuoze; burri që do modelin e gruas, vazo e farës së tij - modeli i botës sipas burrit krijues; prifti që i thur himn ndërgjegjes ku natyra shkruan tërë detyrat njerëzore; janë ndër karakteret e veprave që Sade-i shkroi i izoluar në Bastijë, "ena" në të cilën u dogjën dalëngadalë kufizimet e ndërgjegjshme të njeriut, nga flaka e një pasioni të cilin e përforconte edhe më shumë pamundësia e plotësimit.
Bataille i referohet gjatë "Filozofisë së sallonit" ku individualiteti arsyetues i Sade-it po përgatiste një ndërgjegje të çliruar e cila e pranon të Keqen "si mënyrë e vetëdijshme të jetuari: çka e bën qenien ajo që është dhe jo ajo që duket. Qëllimi është krijimi i "QENIES SUPREME KEQADASHËSE, ateiste dhe gjakftohte".
Për të shkuar drejt këtij thelbi, natyrës i duhet njohur statusi i lëvizjes së përjetshme dhe instrumentet që mbajnë gjallë ciklin e pashtershëm. Shkatërrimi është njëri nga ligjet e para të natyrës, thotë Dolmanseja, një personazh sodomit te "Filozofia e sallonit". "Dhe mizorja është ndjenja e parë që natyra ka stampuar tek ne. Mizoria është brenda natyrës. Ne të gjithë lindim me një dozë mizorie, të cilën e zbut vetëm edukimi, por edukimi nuk është brenda natyrës."
Arti i Sade-it, shkruan Bataille, qëndron në krijimin e gjendjeve torturuese. Nën këtë gjendje qeniet gëzojnë një pasion absolut dhe ndihen krijesa sovrane që nuk njohin ligjet, zakonet, ndëshkimet dhe që ekzistencën e tjetrit e bëjnë të pavlefshme.
Pa transgresionin dhe mëkatin natyra nuk është më natyrë, domethënë e rrezikshme.
Te "Historia e syrit" personazhet provojnë dashurinë, seksin, dhunën dhe përjetojnë vdekjen në kufijtë e mizorisë.
Flashbacku zbulon ngjarje të së shkuarës me intensitetin e së tashmes. Megjithëse nuk kanë pushtetin e dikurshëm, ngjarjet që rimerr kujtesa e bartin mizorinë si një konstante që shkon drejt të ardhmes së (pakorrigjueshme) njeriut.
Narratorit tonë dashuria për babanë gjatë pubertetit i ishte kthyer në një krupë të pavetëdijshme. Në mënyrë po aq të pavetëdijshme ai u përpoq të gjente në jetë dhe në mendimet e tij barazvlerësit e kësaj historie nga fëmijëria.
I rritur në kushtet e një edukimi të rreptë, ishte 16-vjeçar kur e kap ankthi për gjërat e seksit. Atëhere takon Simonën (emri i apostullit), një vajzë me përparëse të zezë me jakë të ngrirë, e babëzitur për gjërat që trazojnë ndjenjat, një vajzë e prirur "të ndërmendë gjakun, llahtarën e beftë, krimin, gjithçka që rrënon pa reshtur lumturinë dhe ndërgjegjen e qetë".
Çifti i zbulimeve të "jetës së brendshme" në aventurën e dashurisë së parë, takon Marselën, e mbyllur në çmendinë (marrëzia është një formë mizorie), më pas e vetëvrarë (dy të rinjtë bëjnë seks pranë kufomës së saj).
Personazhet janë të paracaktuara për të keqen, domethënë ata jo vetëm që thyejnë çdo rregull në mënyrë djallëzore, por ndjejnë kënaqësi nga shkatërrimi dhe vdekja. Këtë stad Bataille-i e konsideron njohje e së keqes, e të keqes së vërtetë, e të keqes më të pastër.
Personazhet janë adoleshentë.
Fëminia dhe adoleshenca janë, prej natyre, kundër botës së të rriturve, kundër rregullave, për rrjedhojë, janë mosha të njeriut të paracaktuara për të keqen. "Në edukimin e fëmijëve, preferenca për çastin e tanishëm, përfaqëson përkufizimin e zakonshëm të së keqes", shkruan Bataille.
Gjatë udhëtimit në Andaluzi, Simonës që i parapëlqejnë ndeshjet me dema, i vjen të bëjë dashuri fill pasi toreadorit i varet syri i djathtë. Vdekja i kishte ardhur aty ku iu ngulën brirët e demit. Nuk është mazohizëm? Po ç'mund të jetë?
Radha i vjen priftit Don Aminado i tunduar përballë kësaj "bloody girl" mu në rrëfyestore. Çdo viktime të këtij çifti ai që iu dhunohej i pari pasi fitonin kënaqësinë deri në delir, ishte syri, vetëm njëri sy. Ky organ që përfaqëson metaforën kryesore të rrëfimit dhe të cilit i referohen një zinxhir sendesh dhe organesh analoge për nga forma dhe "funksioni", ka një "histori".
Në një traktat anatomie rrëfimtari i "historisë së syrit" vëren se herdhet e kafshëve dhe të njerëzve kanë formën vezake, pamjen dhe ngjyrën e kokërdhokut të syrit. Një lidhje ekziston me kujtimet e fëmijërisë, kur ai e adhuronte të atin, megjithëse me sifiliz, i verbër dhe i paralizuar: "...gjëja më bezdisëse ishte mënyra me të cilën shikonte.
Duke mos parë asgjë bebja e syrit nëpër natë, përhumbej deri lart nën qepallë: kjo lëvizje ndodhte zakonisht në çastin e përgatitjes së ilaçeve... kur urinonte sytë i bëheshin thuajse të bardhë dhe i merrnin një shprehje të hutuar, objekt i tyre ishte një botë që vetëm ai mund ta shihte, pamja e të cilës i shkaktonte një të qeshur të përhumbur". Pamjen e syve të bardhë ai e lidhte me atë vezëve.
Këto kujtime, dhe ndër to dita kur e gjeti në një përrua nënën e cila nuk e kishte përmbushur qëllimin e vetëmbytjes, nuk kanë më asnjë pushtet tek narratori. Së paku ai beson se ato i rikthehen të shformuara dhe të veshura me një kuptim të turpshëm.
Te "vërejtjet filozofike" - filozofia që e sheh jetën të lidhur ngushtë me gjërat më intime - që pajisin romanin, Bataille-i përmend tri forma të erotizmit: erotizmin e trupave si i rëndë dhe i kobshëm; erotizmin e zemrave si erotizëm i lirë dhe erotizmin e shenjtë si një ide e pazakontë sipas të cilit asgjë nuk duhet ta trazojë subjektin.
"Erotizmi hap ndaj vdekjes. Vdekja hap ndaj mohimit të kohës individuale", shënon ai. "...Riprodhimi dhe vdekja kushtëzojnë ripërtëritjen e vazhdueshme të jetës.
Ato kushtëzojnë çastin gjithmonë të ri. Prandaj ne nuk mund të kemi një tjetër vështrim mbi kënaqësinë e jetës, përveçse një vështrim tragjik, por gjithashtu prandaj tragjedia është shprehje e kësaj kënaqësie."
Siç shihet, energjia e së Keqes nuk mund të mblidhej kurrë pa ndalimin. Nëse do të hiqeshin ligjet, ndalimet, zakonet që shoqëria ka vendosur me qëllim frenimin, rreziku nuk do të ekzistonte, sepse nuk do të ekzistonte një qëllim që synon shthurjen e formave të organizuara.
Jeta seksuale (e lidhur me kënaqësinë) dhe vdekja (e lidhur me dhimbjen), janë dy çështje themelore për njeriun. Me tabutë ndaj tyre feja ka krijuar një shtresë të rëndë vetëdijeje të jashtme.
Arsyetimet e Sadit për këto dy ndalime, për vdekjen dhe aktivitetin seksual, shtrihen në kufijtë imagjinarë të një bote utopike humane.
"Në njërën anë shkrimet e Sadit shpalosën mospajtimin e ndërgjegjes me dhunën, por nga ana tjetër, dhe këtu qëndron vlera e tyre e veçantë, ato kanë prirjen ta bëjnë dhunën të kapshme për ndërgjegjen, t'i japin kuptim të ndërgjegjshëm asaj së cilës njerëzit i patën kthyer shpinën duke u fshehur pas iluzioneve dhe mohimeve kokëforta.
Përmes tyre refleksionet mbi dhunën fitojnë maturinë dhe frymën vëzhguese që janë tipare dalluese të ndërgjegjes... Një formë dhune që ka qetësinë e arsyes." Prandaj Bataille-i mendon se Sade-i është një autor që nuk është kuptuar, që nuk është vlerësuar dhe që fitoi famë sa qe gjallë vetëm për të keq.
"Historia e syrit" është lexuar fillimisht si një vepër pornografike deri kur u pa tek ajo dimensioni filozofik brenda një lloj letërsie e quajtur e "transgresionit", siç u përmend më sipër.
Te "The Pornographic Imagination" (1969) Susan Sontag thotë se pornografia si zhanër duhet të gjykohet në bazë të strukturës së saj narrative. Ajo kundërshton Theodor Adornon sipas të cilit narrativat pornografike nuk përbëhen veçse nga një seri vinjetash që paraqesin aktivitetin seksual të njeriut.
Ajo e sheh Georges Bataille-in rast domethënës të letërsisë transgresive që ka meritën e ballafaqimit të erosit me thanatosin.
Edhe Roland Barthes-i ishte kundër përcaktimit të "Historisë së syrit" një narrativë pornografike, ndaj iu referohet një sërë metaforash që u përmendën tashmë.
"Historia e syrit" ka elementë autobiografikë prandaj është parë edhe si një tekst terapeutik dhe psikanalitik.
Nëna e Bataille-it tentoi disa herë të vetëvritej, i ati u verbua dhe paralizua. Në prag të Luftës së Dytë Botërore autori u bë frekuentues i seminarit katolik por hoqi dorë nga besimi më 1922. Provoi ushtrinë, vuajti nga turbekulozi dhe depresioni. Në vitin 1920 u përfshi në lëvizjen surrealiste prej të cilës Andre Bretoni e përjashtoi. Udhëtoi drejt Madridit ku ndoqi Shkollën e Studimeve Spanjolle. U influencua nga Hegel, Freud, Marx, Marcel Mauss dhe Friedrich Nietzsche.
Themeloi disa gazeta që kishin në vëmendje sociologjinë, besimin dhe letërsinë. Ishte i pari që botoi mendimtarë si Barthes, Foucault, Derrida, Sollers dhe pati influencë te ta. U ndje ndikimi i tij edhe në teoritë psikanalitike të neofrojdistit Jacques Lacan.
Shkroi ndër të tjera "Viti diellor", "Sakrificat", "Zonja Eduarda", "Eksperienca e brendshme", "Fajtori" etj.. Vepra e fundit ishte "Lotët e Erosit" në vitin 1961, një udhëtim në historinë e erotikës dhe dhunës.
Ai e kishte thënë pse kjo fushë përbënte për të objekt studimi. Nuk mendonte se thelbi i kësaj bote është epshi, sepse njeriu nuk kufizohet tek organi i qejfit. "Megjithatë ky organ i turpshëm e i paemër mund t'i thotë akoma ca sekrete të vlefshme."
Për këtë shkrim janë shfrytëzuar: Georges Bataille, Historia e syrit, Tiranë 2004; Georges Bataille, Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Tiranë 2008; George Bataille, Letërsia dhe e keqja, dorëshkrim i përkthimit shqip; George Bataille, Erotizmi, Tiranë 2006; D.A.F de Sade, Filozofia në odën e pasqyrave, Tiranë 2006; Markezi dë Sad, Ëzhenia e Franvalit, Tiranë 2003.

"Masakra e Tivarit", Mesila Doda: Ja si do të hetohet
Nismëtarja e komisionit hetimor për Masakrën e Tivarit, Mesila Doda, ka shpjeguar dje se si do të funksionojë ky komision dhe mënyrën se si do të veprohet nëse zbulohen përgjegjës konkretë. Në një intervistë për "Shekullin" ajo ka pohuar se për secilin person që rezultoi i implikuar, do të bëhet kallëzim penal në prokurori. Sipas deputetes demokrate, faktet nga zbardhja e drejtë dhe e paanshme e kësaj ngjarjeje të ndodhur 65 vjet më parë në të cilën janë vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës do i kalojë historisë. Lidhur me kundërshtitë e opozitës për të qenë pjesëmarrëse në këtë komision hetimor, deputetja Doda i bën thirrje kolegëve të saj socialistë që të shkëputen nga e kaluara. Ajo theksoi se shteti shqiptar, ka gjithë të drejtën dhe detyrimin moral dhe ligjor të hetojë këtë ngjarje.
Zonja Doda. Ju jeni një nga nismëtaret e komisionit hetimor për Masakrën e Tivarit. Përse është i nevojshëm një hetim i tillë në një kohë kur kanë kaluar 45 vjet nga kjo ngjarje?
Besoj se Shqiptarët kanë nevojë të dinë mirë të vërtetat e tyre. Kjo është një ngjarje, e cila për nga madhësia është në përngjasim të llahtarëve të mëdha njerëzore si Sebrenica, Katyn-i, apo Aushvici. Për nga njohja bën pjesë ne misteret me mëdha të historisë së Shqipërisë. Asnjë fjalë e thënë, asnjë përmendje as rastësore në librat tanë, asgjë prej gjëje. Duket se regjimi komunist e kish dënuar me heshtje masakrën më të madhe e të pamëshirshme që ishte bërë mbi burrat shqiptar fill pas mbarimit të Luftës se II Botërore.
Në këtë optikë e gjej jo vetëm me vend, por detyrë njerëzore të sillet në dritën e diellit ajo pabesi e madhe, ajo shfarosje e paramenduar nga ana e komunistëve serb, të cilët arritën të zhduknin një armatë të tërë burrash numri i të cilëve nga të dhënat e para shkon nga 3700-4200 vetë, të cilët edhe sot nuk kanë as varr e as dinjitet në historinë e këtij kombi. Komunizmi shqiptar, përpos gjithë poshtërsive të tjera, ish i shënjuar me një vulë të fortë antishqiptarizmi.
Heshti dhe ndihmoi kur pa mijëra burra shqiptar të shuheshin, heshti dhe ndihmoi në harresën e plotë të këtij fakti çnjerëzor. Këtë realitet do duhet ta ndryshojë puna e komisionit hetimor të Tivarit; të sjellë të vërtetat në dritën e diellit, të zbulojë përpara shqiptarëve përgjegjësitë historike e penale të drejtuesve komunistë të shtetit shqiptar.
Komisioni që do të zhvillojë këtë hetim parlamentar do e shtrijë verifikimin edhe jashtë Shqipërisë me anë të mbledhjes së dëshmive edhe nga personat me qëndrim jashtë Shqipërisë. Si do të realizohet kjo?
Tashmë ju keni në duar planin hetimor të miratuar nga ana e komisionit të Tivarit.
Në të përcaktohen gjithë hapat procedural që do të ndiqen. Do të thërriten për të dhënë dëshminë e tyre gjithë personat që kanë dijeni mbi ngjarjen, që kanë marrë pjesë apo që janë të përfshirë në këtë hetim. Komisioni dhe ekspertët e tij do të përdorin çdo dëshmi, dokument apo arkiv, për të zbardhur çështjen. Besoj se do kemi një punë të vështirë por do dalin në dritë dokumente dhe dëshmi unikale për nga rëndësia në zbardhjen e çështjes.
Socialistët kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij hetimi. Gjatë seancës ku u miratua ngritja e komisionit, deputeti Ruçi në emër të grupit socialist kundërshtoi ngritjen e një komisioni hetimor nga parlamenti shqiptar dhe u kërkoi deputetëve të mazhorancës që të mos bëjnë politikë me jetën e personave të masakruar. Sipas tij ngjarja e 65 viteve më parë ka ndodhur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe i takon autoriteteve të shtetit të ri të Kosovës që nisin një proces hetimi. Cili është komenti juaj?
E kuptoj deputetin Ruçi i cili ende nuk ka bërë ndarje shpirtërore nga Partia mëmë që e lindi dhe e rriti. Nuk kuptoj ata dhjetëra deputet të tjerë që janë rritur në një kohë tjetër dhe më së paku do duhej të bashkëpunonin për hir të madhësisë dhe gravitetit të ngjarjes.
Kuptoj mirë që njerëzit, prindërit e të cilëve kanë qenë të përzier në mënyrë direkte dhe eksponenciale në regjimin e atëhershëm nuk munden të pranojnë një fajësi të tillë kriminale, por ky mund të ish rasti që të fillonin një "Mea Culpa", që do lehtësonte shpirtrat e vrasësve e të vrarëve. Por me sa duket kolegëve tanë i mungon kurajë të vejnë gishtin mbi plagë.
Është gjithsesi zgjedhja e tyre! Shteti shqiptar, ka gjithë të drejtën dhe detyrimin moral dhe ligjor të hetojë këtë masakër, ku humbën jetën mijëra shqiptar të tjerë të pafajshëm. Argumenti për mos hetim nga ana e shtetit shqiptar pasi nuk është as vend i masakrës dhe as shteti i Kosovës, nuk kanë bazë logjike, as njerëzore apo historike. Duhet të rikujtojmë se Kosova nuk ishte shtet në vitin 1945, dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtpërdrejt në këtë masakër, përgjegjësia dhe bashkëfajësia e të cilit duhet të ndriçohet, ishte shteti shqiptar që drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhës.
Nga ana tjetër, më duhet t'i kujtoj zotit Ruçi se përveç faktit që armata e tërë e viktimave kaluan në territorin shqiptar, një numër që shkon deri në 1300 burra janë ekzekutuar e hedhur në hone e gremina pikërisht në veri të Shqipërisë. I helmuan si kafshë, e nuk i linin ti afroheshin as krojeve për ujë, i thernin se nuk ecnin aq shpejt sa çetnikët mbi kuaj, i mbysnin se dilnin nga rreshtat e vdekjes....e kjo ndodhi në territorin tonë, në shtetin amë, përpara syve tanë. Kjo punë që kemi nisur është për të nderuar viktimat dhe historinë e kombit tonë, është të tregojmë fajin e fajtorët e jo për të bërë politikë me masakrën. Zoti Ruçi e di mirë çdo të thotë të bësh politikë më vdekjen dhe e ka parë dhe rezultatin e thellë humbës e dëshpërues që sjell politika dhe loja me të vdekurit.
Ju, mazhoranca, keni akuzuar për këtë ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia. Ku i bazoni këto akuza?
Ramiz Alia ka qenë komisar i divizionit të pestë, divizion i cili u caktua për të ndjekur armikun në terrorin e Kosovës, dhe që qëndronte në atë kohë në terrorin e Kosovës. Me këtë detyre ai ishte përgjegjësi kryesor politik i forcave të armatosura shqiptare dhe plotësisht në dijeni për përmasat e gjenocidit që vëllezërit komunist serb, po kryenin mbi shqiptarët që i kishin çarmatosur.
Nëse lexoni veprën e Azem Hajdinit, i cili ka shkruar mijëra faqe dëshmi, aty do të keni mundësi të shihni gjithë informacionin që kishin krerët e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër arkivat e shtetit shqiptar flasin për heshtjen që aplikuan si standard për ngjarjen, dhe për veprime akoma më të rënda, viktimat që u dorëzuan në shtetin amë, komunistët i rikthenin në duart e serbëve.
Nëse ndonjë dëshmitar refuzon të vijë në komision, si do të veprohet?
Komisioni punon mbi bazën e një rregulloreje. Mund t'i drejtoheni dhe të shihni se mbi çfarë bazash ligjore thirren dëshmitarët dhe aty mund të kuptoni se si veprohet në raste refuzimi.
Nëse gjenden, evidentohen persona përgjegjës për këtë ngjarje, çfarë pasojash do të kenë?
Ligji për komisionet hetimore e përcakton qartë. Provat e fajësisë penale i kalojnë organeve të drejtësisë, zbardhja e drejtë dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historisë.
Komisioni Hetimor i Kuvendit për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të Masakrës së Tivarit të vitit 1945, në mbledhjen e tij të dytë ka miratuar planin paraprak të hetimit. Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit në qendër të hetimit do të jetë zbardhja e plotë e ngjarjes, gjetja e ideatorëve, ekzekutorëve dhe bashkëpunëtorëve të masakrës.
"Puna e komisionit do të fokusohet në hetimin e ngjarjeve që paraprinë masakrën e Tivarit dhe roli i individëve të përfshirë në secilën prej tyre, ku në fokus do të jetë nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale e personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan dhe ndihmuan në kryerjen e kësaj masakre"- u shpreh Beja
__________________
Javen e pare te qershorit, kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për zbardhjen e masakrës së Tivarit. Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka akuzuar sërish ish presidentin Ramiz Alia si përgjegjës për këtë masakër.
Ramiz Alia akuzon Berishën:Dëshmia e '45
Ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Sali Berisha për implikimin e tij me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm.
"Berishën çdo gjë e shqetëson, sepse ashtu është formuar ai. Tani ka problemet e mëdha me Partinë Socialiste, ka probleme të mëdha me Komunitetin Ndërkombëtar,-u shpreh ish-presidenti, gjatë promovimit të librit të tij të fundit në Tiranë"- "Sali Berisha, kur ka halle, kur ka probleme, do të krijojë gjullurdi, të kapet diku të krijojë një problem"-vijoi më pas ai, duke shtuar se: "Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën.
Koha kur ka ndodhur masakra i përket fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë për tu çliruar nga ushtria gjermane. I lindur në tetor të vitit 1925, Alia nuk kishte mbushur të 20-at kur si pjesëmarrës në formacionet partizane të ushtrisë shqiptare do të luftonte edhe në çlirimin e popujve të ish-Jugosllavisë.
"Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan ", u shpreh ish- presidenti.
Deklarata e tij erdhi pas interesimit të gazetarëve gjatë ceremonisë së promovimit të librit të tij "Jeta ime".

Dom Lush Gjergji: Si e kam njohur Nënë Terezën
Nëse gjithçka ka shkuar mirë, bashkoji të dyja duart; në të kundërt, lutu!”. Kështu do ta këshillonte Dom Lush Gjergjin, Nënë Tereza, fare pak para lamtumirës së fundit. Kleriku nuk do t’i harronte kurrë këto fjalë, por edhe asnjë tjetër që kishte dëgjuar nga goja e gruas së madhe, të cilën e pati njohur qysh në vitet ’60 dhe e shoqëroi deri sa ajo e ndërroi këtë jetë për një tjetër dimension. Në përmbyllje të aktiviteteve të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, dje u promovua në ambientet e Kryeministrisë monografia “The mother of Charity”, me autor Dom Lush Gjergjin. Si “skenografi” e këtij aktiviteti ishte edhe një ekspozitë me fotografi të Nënë Terezës, shoqëruar nga thënie të saj. “The mother of Charity” është një vepër voluminoze, që ngjan më shumë me një album, ku ilustrohen shumë fotografi nga momente të ndryshme të jetës së saj, por më së shumti nga misioni i saj në ndihmë të të pastrehëve, të varfërve, të sëmurëve, të papranuarve nga shoqëria. “Nënë Tereza ishte dhe mbetet një sofër e madhe e popullit shqiptar, por e shtruar jo vetëm për shqiptarët, por për botën mbarë, sepse ajo, e frymëzuar nga feja dhe dashuria, bëri gjithçka që njerëzimi s’e kishte parë kurrë më parë”, tha Dom Lush Gjergji.
Ashtu siç ka bërë në librin e tij, edhe në promovimin e djeshëm, ai ndau me të pranishmit disa nga kujtimet që i ishin ngulitur në mendje prej takimeve me gruan e shenjtë. I kujtohej se si në vitin 1989 kishte shkuar për ta vizituar në Kalkutë, ndërsa ajo ishte shtrirë e sëmurë në shtrat e nuk dihej nëse do të ngrihej. Kur e pa e pyeti nëse i kishte sjellë me vete fjalorin anglisht-shqip, pasi dëshironte të mësonte shqipen, ashtu si e flisnin shqiptarët sot. “Kuptonte shumë mirë, shkruante rrjedhshëm, por 50 vite shkëputje kishin krijuar probleme në komunikim. Shpesh herë më thoshte që t’i flisja shqip. Kur më kërkoi fjalorin, i thashë: Nënë Terezë, ti nuk ke nevojë të mësosh gjuhën letrare shqipe, sepse ti flet me gjuhën që kuptohet në të gjithë botën, me gjuhën e dashurisë”. Ndërsa recensuesi i kësaj vepre, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun në MTKRS, studiuesi Enver Bytyçi, u shpreh se autori ia ka arritur që nëpërmjet këtyre përshtypjeve të gjurmojë në historinë e popullit tonë dhe të zbulojë rrënjët e familjes së Gonxhe Bojaxhiut, duke e plotësuar portretin e Nënë Terezës si askush tjetër, me përmasat reale të saj. “Duket sikur autori e merr bijën dhe nënën e shquar të shqiptarëve duke e kaluar nga rrathët e fëmijërisë e të rinisë, për të shkuar te zgjedhja e saj për të bërë vepra bamirësie e humanizmi në shërbim të njerëzimit. Dom Lushi e përcjell si askush tjetër, madje me ilustrime të shumta në fotografi, këtë ecje në jetë: Fëmijërinë në Shkup, jetën në Zagreb e në Dublin dhe më në fund fillimin e misionit historik në Indi, në dhjetor të vitit 1928. Prej kësaj date, Nënë Tereza nuk i përkiste më vetëm kombit shqiptar, ajo do të pushtonte një e një nga të gjitha kontinentet e do të shndërrohej në simbolin e dashurisë njerëzore në planet”, tha ai. Në këtë ceremoni, e cila kishte mbledhur bashkë njerëz të artit, kulturës, por edhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, e mori fjalën edhe kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se Nënë Tereza i dha nder të madh njeriut së pari. Berisha falënderoi autorin e librit për punën voluminoze që kishte bërë dhe që pranoi të ndajë me publikun eksperiencën e njohjes së tij me Nënë Terezën. “Duhet të ndihemi dhe ndihemi krenarë me ju, pasi ju keni realizuar një kryevepër të vërtetë me këtë monografi për shenjtoren tonë, sot e Lumturuar, por që është në procesin e shenjtërimit nga Shenjtëria e tij, Ati i Shenjtë. Në këtë vepër, ju keni qenë besnik i të vërtetave të mëdha të saj dhe pa diskutim që pas Zotit, familja ishte kryesorja për Nënë Terezën. Ishte nëna e saj, ajo që bekoi ndërmarrjen e misionit të saj të pavdekshëm”, tha Berisha, duke e quajtur një koincidencë fatlume faktin që viti i Nënë Terezës po mbyllej me promovimin e kësaj monografie.
ALMA MILE

2011-01-03
NESËR NË STRELLC TË DEÇANIT HOMAZHE PËR HEROIN E KOSOVËS ,KOLONEL TAHIR ZEMAJ
Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në organizim të bashkëluftëtarëve, të martën më 4 janar 2011, në 7 vjetorin e vrasjes tinëzare, në fshatin Strellc të komunës së Deçanit do të organizohen homazhe për Heroin e Kosovës, Tahir Zemajn, i cili së bashku më të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin u vranë nga një dorë tradhtare më 4 janar 2003 në Pejë.
Në një njoftim për media thuhet se "në këtë përvjetor pikëllimi, por me ndjenjë krenarie për të madhin kolonel Tahir Zemajn punën e tij, aktivitetin, solidaritetin, urtësinë dhe mençurinë që la me sinqeritetin e tij, për dallim nga ata të cilët mbollën farën e urrejtjes dhe linçit, ky mbolli farën e tolerancës, dashurisë në mes njerëzve dhe protagonistëve të drejtpërdrejtë të luftës duke deklaruar se: 'Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë'. Me këtë ai tregoi profesionalizmin e lartë në parandalimin e luftës vëllavrasëse, por dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.
Nëse këto virtyte të tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të cilat do të mësojnë shumë nga vepra e tij, atëherë na obligon edhe më tepër për ta larë borxhin që emrin e tij mos të lejojmë që ta mbulojë pluhuri i historisë dhe kjo histori assesi të mos jetë e shkruar nga njerëz jokompetentë dhe të papërgjegjshëm. Për këtë duhet angazhuar i tërë potenciali njerëzor, në radhë të parë ai intelektual, protagonistët e luftës për çlirim, liri dhe pavarësi dhe i tërë materiali arkivor".
Në këtë kuadër ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto homazhe që do të fillojnë në orën 10: 00., tek varri i heroit në Strellc, përbri rrugës magjistrale Deçan - Pejë, thuhet në njoftimin e bashkëluftëtarëve të Tahir Zemajt.
KUSH ËSHTË HEROI,KOLONEL TAHIR ZEMAJ?
Tahir Rexhep Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, Deçan , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare nga babë Rexhepi dhe nënë Nuria Osdautaj-Zemaj , ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij-Rexhepit, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim.Tahir Rexhep Zemaj përmend dëshirën e babës së tij(Rexhep Zemaj) që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.
Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.
Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.
Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.
Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.
Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.
Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.
Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.
Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.
Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !
Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.
FLORI BRUQI

Vështrim i librit të autorës Rajmonda Maleçka: "Hasi mes lufts dhe lirisë".
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Autorja shpjegon se për vite ka mbledhur materiale te ndryshme nëpër zonën e Hasit dhe ka biseduar me njerëz që janë gjallë. Ka mbledhur informacione nga më interesantet, qe dëshmojnë për lashtesinë e kesaj treve dhe te banorëve të saj për besën shqiptare që kanë këta njerëz,për qëndresën e heroizmin e tyre nëpër shekuj, e në të njejtën kohë pjesëmarrja dhe organizimi i tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të qenit e tyre autoktonë. Libri gjithashtu pasqyron ekonomine, zhvillimin e zones, popullsine, figurat e shquara, momentet e veshtira historike dhe konfliktet me fqinjet agresorë jugosllavo – serbë. Një libër që dëshmon historinë më të re mbarëkombëtare të karaktereve e personazheve të luftës çlirimtare, që bëri një hap përpara të këtij shekulli, në trajtimin më të ri të jetës shqiptare të kësaj kohe që përshkon nga elemente të shumta realiste. Realiteti i përfshirë në rrëfimet e këtij libri historik; “Hasi mes luftës dhe lirisë”, të autores Rajmonda Maleçka, ruajnë shumë elemente që realisht kanë ndodhur gjatë luftës së UÇK-së, nga vitet 1991 – 1999, ngjarje këto të përmbledhura në zonat e Hasit të administruara nga shteti amë Shqipëri dhe zona tjetër e Hasit të ndarë dhunshëm nga marrëveshja e Shën Stefani dhe kongresi i Berlinit 1878, e të administruar nga njerka e pushtuesja Jugosllavi.
Shqiptaret e mbetur nën rregjimin antipopullor serbo-jugosllavë ishin të privuar nga të drejtat më elementare kombëtare e njerëzore, ku një pjesë e këtij populli shpëtoi nga çkombëtarizimi dhe shpërngulja nga trojet e veta. Autorja e këtij libri mes të tjerash shprehet: “Në gati një shekull shqiptarët patën kaq shumë ditë morti, saqë në çdo ditë të 100 vjetëve të fundit, përmbi njëmilion shqiptarë të vrarë përshkak të luftës etnike, I bie që çdo ditë të ketë mbi 25 shqiptar të vrarë. E kësaj i thonë ditë morti, ditë gjame, ditë tragjedie dhe vdekje…”. Nga ky sundim i egër e gjakatar serbo-maqedono-malazezo-jugosllavë. Por që në këto kushte të jetës dhe marrëdhënieve të përgjithshme të zhvillimit shoqëror, nuk ka munguar përpjekja e luftës për liri dhe bashkim kombëtar shqiptar.
Kur flasim për luftën çlirimtare,nuk duhet harruar se populli shqiptar ende nuk e ka kurorëzuar suksesin e vet të plotë. Sepse ende nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare si ato në Luginën e Preshevës, ato të Plavës e Gucisë, Ulqini, Sangjaku, Gjysma e trojeve shqiptare të mbetura nën Maqedoni dhe Çamëria e mbetur nën Greqi. Prandaj luftërat e gjertanishme çlirimtare janë suksese dhe dëshmi se në të ardhmën shqiptari do të ecën me hapa të sigurt për të krijuar vepren e madhe më vlerë të përhershme bashkimin kombëtar.
Ndër temat që e kanë preokupuar më së shumti autorën Rajmonda është padyshim ajo e luftës së UÇK-së dhe popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti ajo në zonat e ndara të Hasit. Jemi dëshmitarë së madhështia e luftës çlirimtare nga pushtuesi serb, mbetet tema më e preferuar e autorës së këtij libri dokumentar e historik,trajtesa në temën e luftës së UÇK-së, është përfshirja në tërë gjerësinë mbi ngjarjet dukuritë, pasojat e vetë luftës, për ta ndryshuar rrjedhën e historisë më të re. Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur.
Libri hapet me shkrimin "Për krahinën e Hasit”, nga ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të kësaj lufte, kjo figure e pastër kombëtare, kjo figure e gjallë jetësore është kyçi themelor i jetëshkrimit të heroizmave të Jasharëve nga Prekazi i përflakur, të heroizmave të Haradinajve nga Dukagjini i trimave të luftës çlirimtare, nga heroizmi i Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët e tij anekand trojeve shqiptare, nga heroizmi i Mujë Krasniqit, i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, nga heroizmi i trimave luftëtarë të lirisë nga Zonat, Drenicë, Dukagjin, Pashtrik, Nerodime, Llapë, Shalë e Bajgorës dhe Karadak. Azemi tregon se në Hasë filloi lufta frontale, në kuadër të operacionit ”SHIGJETA”, që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, planifikoi dhe realizoi fitorën kundër okupatorit serb. ky material jetësor, që ka marrur autorja nga intervistues të ndryshëm të luftës, siç është ajo e gjeneral Rexhep Selimit, Komandantit të ZOD, Ramush Haradinajt, gjeneral Gjeladin Gashit (Plakut), Oficerëve të Ushtrisë Shqiptare, Sokol Poga, Shaban Braha, general / Dr.Kudusi Lame, kolonel Hysen Ymeri, një prej ushtarakëve që stërviti legjendarin Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin, komandanti i njohur Fatmir Limaj, komandanti i brigades 128 të UÇK-së nga ZOP, Ruzhdi Saramati, i cili me luftëtarët trima të kësaj brigade theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit dhe vulosi fitoren Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj ata të drejtorisë politike të UÇK-së, Xhavit Hliti e Hashim Thaçi, e shumë figura tjera të këtij libri, mund të vërtetohen edhe nga literatura historike dhe publicistike.
Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte, të cilat bukur i përshkruan autorja e librit ”Hasi mes luftës dhe lirisë”, që lane gjurmë të veçanta faktografike të një realiteti jetësor, të figurave të këtij libri vlerash, që para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi, greku, malazezi e maqedoni, deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Ku nëpër këto ngjarje kaloi dhe vetë autorja e këtij libri Rajmonda, e cila më vërtetësi trajtoi epokën e lavdishme të UÇK-së me Hasin dhe hasjanet luftëtarë të lirisë.
Mjeshtria e realizimit të këtij libri autrën e radhit edhe vetë në këto ngjarje të rëndësishme të historisë. Vetë titulli i librit që ka zgjedhur autorja është mjaft i goditur, kur kemi parasysh mënyrën e përcjelljës së ngjarjeve të një lufte të pastër çlirimtare si rrëfyese e ngjarjeve të Hasit të administruar nga nëna Shqipëri dhe Hasit të administruar nga njerka Jugosllavi, ku autorja nëpërmjet shkrimit ka përcjellë kronologjikisht ngjarjet besnikërisht dhe i ka kushtuar kujdes të duhur veprimeve të protagonistëve të këtij libri dhe formimit të vetëdijes së tyre gjatë viteve të luftës çlirimtare. Ky është libri i njëmdhjetë i Rajmondës dhe ka gjithsej 837 faqe, botoi shtëpia Botuese “Weso”Tiranë 2010. I redaktuar nga Dëfrim Cani. Libri lexohet me andje përshkak faktografisë dhe vlerës historike që ka dhe e bënë të veçantë e kuptimplote se të paharruara janë bëmat heroike e të rënëve për liri. janë po ato ëndrra të bukura që protagonistët e këtij libri thurrën në ditët e vështira të luftës për një të ardhme më të ndritur për mbarë popullin shqiptar.
“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi”
(Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi.)
Rajmonda MALEÇKA,TIRANË
Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.
Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes.
Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi që ju kanë rezistuar kohërave. Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzorë, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes.
Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.
Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë se sa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit. Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazh të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën, protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrarë.
Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro-kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.
a. Letërsitë si prerje të kohërave
Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtarë merr në konsideratë romanet e tij të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit. Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv. Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e shtrirë dhe më e gjerësishme se sa njoftimi që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.
Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. “Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.
Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fund-shekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzorë, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.
b. Letërsitë si vazhdimësi historike
Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore se sa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.
Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.
Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrarë që autori ka paraqitur. Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.
Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelorë të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipik dhe e bën të komunikueshme me të gjithë kohët. Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet
c. Metafora ekzistenciale e jetës
Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen. Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.
Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.
Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë. Asnjë teknologji tjetër sado e sofistikuar të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.
Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij. Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie. Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të. Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.
E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë. Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...