KGB
Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti
(Komiteti i Sigurimit te Shtetit)
Agjensia Sovjetike e Zbulimit
Sherbimi sekret me i frikshem i botes, KGB-ja sovjetike ka qene e njohur ne te kaluaren e saj me shume emra, por fillimet i ka ne Revolucionin Bolshevik te 1917. Ne ate kohe, lideri komunist Vladimir Ilic Uljanov-Lenin, riorganizoi policine sekrete cariste -Okhranan, duke ia nderruar emrin ne CHEKA (iniciale per "Komisionin e Jashtezakonshem per luften kunder Kunderevolucionit dhe Spiunazhit), emer qe e mbjati deri ne 1922. CHEKA si Agjensi vazhdoi te ekzistonte dhe ti zgjeronte sherbimet e saj informative deri vone kur u be e njohur me emrin KGB.
Cheka i riquajt GPU( Administrata Politike Shteterore, 1922-1923). Kur BRSS u konsolidua si shtet, GPU-ja u riquajt OGPU ( Administrata e Bashkuar Politike Shteterore, 1923-1934). Oraganizatat e njohura si Cheka, GPU, OGPU ishin te drejtuara nga Feliks Xherxhinski, nje polak me origjine cifute, i njohur si vrases bolshevik i pameshirshem. Me vdekjen e Xherxhinskit ne 1926, organizata u perhap me shpejtesi per te mbajtur dhe riforcuar pushtetin ne Josif Stalinit, diktatorit te tmerrshem sovjetik. Deri dhe ne kolektivizimin e BRSS nderhyri kjo organizate , me pasoja te tmerrshme ne miliona ruse qe e kundershtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasese te OGPU-se.
Ne 1934, emri i organizates ndryshoi perseri , kesaj rradhe ne NKVD ( Komisariati i Popullit per Punet e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga sadisti Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vete Stalini. Nen udheheqjen e Jagodes, NKVD mori nje kotroll total te industrise, profesioneve te ndryshme, punetoreve, kooperativisteve, te gjitha mjeteve te informacionit publik dhe forcave te policise. Me nje fjale kontrollonte jeten e cdo gjeje te gjalle ne Rusine Sovjetike.
Jagoda ishte bere figura me e frikshme ne BRSS pas Stalinit, i fuqishem dhe i frikshem. Ai ekzekutoi te gjithe ata qe Stalini donte ti eliminonte, derisa nje dite Stalini paranojak qe shihte kudo "armiq te popullit" dhe "agjente te imperialisteve" e akuzoi per veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht ne zyret e tij. U mbyt nga duart e zevendesit te tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qene i njohur historikisht dhe me nofken "Xhuxhi i Pergjakshem". Por si gjithe te lemonat qe pasi shtrydhen, hidhen ne koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua me urdher te Stalinit ne 1938. Atehere ne krye te NKVD erdhi nje njeri shume i afert me Stalinin, nje vrases dhe nje perdhunues profesionist, Lavrenti Beria, i cili qendroi ne krye te NKVD deri pas vdekjes se Stalinit.
Gjate kohes se Berias, NKVD u quajt MVD ( Ministria e Puneve te Brendshme, 1946-1954) dhe nje vit pas vdekjes se Stalinit u quajt ne KGB. Zyrat qendore te KGB jane te njohura dhe si Qendra dhe pervec te tjerave ka nen drejtim dhe GRU ( Drejtorine Qendrore te Zbulimit te Ushtrise se Kuqe), qe merret me zbulimin dhe kunderzbulimin ushtarak. Te gjitha keto jane nen mbikeqyrjen e KGB-se.
KGB-ja eshte e plotfuqishme dhe operacionet e saj perfshijne spiunazhin e brendshem dhe te jashtem. Aktet e saj jane pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kunder popullit rus dhe kunder "armiqve te jashtem". Dega me e frikshme dhe me e fuqishme e KGB-se eshte SMERSH*. SMERSH-i eshte nje seksion i armatosur i vecante i KGB-se qe merret me denimet dhe ekzekutimet e cdo rusi te cilesuar si "tradhetar", te cdo informatori apo agjenti qe dezertonte ne Perendim, te cdo komunisti qe nuk ndiqte vijen e Partise si dhe nje numer te madh viktimash jashte Rusise ( sovjetike ose qytetare te shteteve te tjera).
Loja e preferuar e KGB-se ishte futja ne kurthin e saj te diplomateve te huaj dhe ne shumicen e rasteve behej nepermjet seksit. Ne kete menyre KGB-ja komprometoi ambasadorin britanik ne Moske, Ser Xhofri Harison ne 1968. Ambasadori u dashurua pa s nje gruaje te bukur ruse qe punonte si sherbetore ne ambasaden britanike e quajtur Galja. Ajo ishte sigurisht e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi cifti mbaroi pune ne nje apartament te Leningradit, Harrisonit iu treguan foto te tij me Galian duke bere seks.
Harrisonin iu komunikua se ne qofte se nuk i jepte KGB-se informacionet qe ajo kerkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do te beheshin publike. Ne vend qe te bashkepunonte, Harrisoni u kthye ne Londer ku pohoi lidhjen ne Galian tek oficeret e MI5 ( Kunderzbulimi britanik). Ai u nxorr ne pension menjehere. Megjithese ky lloj kurthi kesaj rradhe deshtoi, shume kurthe perpara Harrisonit ishin te sukseshem.
Nje sukses i tille ishte komprometimi i ambasadorit francez ne Moske, Moris Dezhanit. Cifti Dezhan arriti ne Moske nga Parisi ne 1955 i gatshem per te bere miq me sovjetike ne rangje te larta. Ata u priten nga shume persona qe thonin se ishin udheheqes sovjetike, por ne te vertete ishin ose oficere te KGB-se ose spiune te saj, Nje prej tyre ishte dhe gjeneral lejtenant Oleg Mihailovic Gribanov, i cili u paraqit tek cifti me emrin Gorbunov.
Dezhani i tha ne konfidence Gribanov/Gorbunovit se i pelqenin femrat e pashme dhe pas kesaj ne hapat e ambasadorit, "rastesisht" rreshtoheshin femra te pashme te gatshme te flertonin me te. Keto gra, quheshin "Thithese" nga bosat e KGB-se dhe ambasadorit i ofroheshin nga agjenti i KGB-se Juri Vasilevic Krotkov. Krotkovi e njohu Dezhanin me disa aktore filmi ruse, njera prej te cilave quhej "Lora". Kur Dezhani ishte duke bere dashuri me te , bashkeshorti i saj imagjinar ia behu ne dhome duke i kapur flagrant dhe e kercenpi Dezhanin se do ta conte ne gjyq publik, nje skenar i vjeter i KGB-se.
Me vone ate nate, Dezhani nervoz perseri ne konfidence i tha shqetesimin e tij Gribanov/Gorbunovit i cili ngrohtesisht nga ana e tij e garantoi se do te perdorte influencen e tij qe te qetesonte "bashkeshortin e nxehur". Ai e informoi Dezhanin pas pak ditesh se ceshtja e tij ishte vene ne vije dhe se ambasadori nuk duhet te shqetesohej me. Mirenjohes, Dezhani filloi atehere me hir ose me pahir te jepte informacion tek Gribanovi. Pimpi i KGB-se per kete ceshtje, nuk ndaloi me kaq. Ai u perpoq te fuste ne kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqe deshtoi tek zonja Dezhan, ai komprometoi nje diplomat tjeter francez me nje nga prostitutat e KGB-se.
Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez sidoqofte nuk bashkepunoi me KGB. Ne vend qe te jepte informacion dhe te fshihte lidhjen, ai vrau veten. Krotkovi me vone, ne 1963 vizitoi Londren si shoqerues i disa shkrimtareve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorezua tek anglezet ku tha se dezertimi i tij ndodhi nga brejtja e ndergjegjes per ceshtjen Gibo. Ne te njejtin vit, Gribanovi u informua se nje spiun i KGB-se ishte kapur ne Nju Jork, SHBA. Te deshperuar per te pasur nje spiun amerikan, qe ta shkembenin me ate sovjetik, bosat e KGB-se e urdheruan Gribanovin te gjente nje agjent amerikan me porosi.
Ate qe oficeret munden te gjenin ishte nje mesues amerikan, Frederik Bargun, nje profesor i universitetit te Jeill, i cili ndodhej si turist ne Moske. Agjentet e KGB-se i thane Gribanovit se fatkeqesisht profesori nuk ishte spiun. "Bejeni spiun" u bertiti Gribanovi.Barguni u arrestua , por me vone doli se ishte mik personal i presidentit Kenedi, i cili i dergoi nje note proteste Hrushovit. Hrushovi me fytyre te kuqe nga turpi dhe nga zemerimi, iu kanos Gribanovit dhe e urdheroi ta lironte menjehere profesorin.
Diplomatet, te cilet KGB-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht per ti dhene asaj informacion, ishin subjekt survejimi te vazhdueshem, brenda dhe jashte ambasades, duke i ndjekur kemba kembes ne cdo hap qe benin dhe duke i survejuar ne ambasada me aparatura te sofistikuara te cilat ishin fshehur me kujdes ne ambasadat e huaja.Ne 1975, Ambasada amerikane ne Moske ishte ne krye te listes per pergjime nga ana e sovjetikeve. Mikrofonat ishin te nje sistemi te sofistikuar dhe drejtoheshin duke i komanduar nga jashte ambasades me rreze te larta te intesifikuara, nepermjet dritareve te ambasades. Duke shenuar me keto rreze vazhdimisht, dyshohet qe tekniket e KGB-se , pa dashje infektuan me helmiim radiologjik ambasadorin amerikan Uollter Stosel.
Stosel u kthye ne Uashington ku u sherua nga overdoza e radiacionit,kushte ne te cilat jetonin shumica e diplomateve ne BRSS, ngaqe masat dhe kundermasat e KGB-se per aparaturat e pergjimit sa vinin e beheshin me te sofistikuara. Nje nga arsyet per te damkosur amerikanet si spiune ishte per te treguar se spiunazhi kunder Revolucionit Sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte ne rrezik te vazhdueshem. Ishin apo jo spiune, kjo nuk kishte rendesi , ata damkoseshin vetem per terror. Nje rast i tille ishte dhe ceshtja e Martha Pitersen, e cila ishte pjese e trupit diplomatik amerikan. Agjentet e KGB-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekrete te drejtuara asaj ne nje kuti postare te vdekur (**). Pitersen u debua nga Bashkimi Sovjetik.
Te njejtin fat pati dhe Ricard Ozborn, sekretari i ambasades amerikane per ceshtjet ekonomike. KGB-ja lajmeroi se Ozborni u arrestua ne maj 1983 , duke thene se u kap ne flagrance duke transmetuar mesazhe nga nje radio tek nje satelite komunikacionesh "Marisat". Kur ambasada kerkoi prova te mesazheve ose kopje te tyre per te provuar fajesine e Ozbornit, KGB tha se shenimet e Ozbornit ai i kishte shkaterruar duke i tretur ne uje. Ozborni , e shoqja dhe dy femijet u debuan nga Bashkimi Sovjetik.
Shume nga funksionaret e KGB-se qe kishin urdheruar komprometimin e diplomateve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak te sofistikuar ne krahasim me ata qe zhvilluan teknologjine e spiunazhit te KGB-se. Ne te shumten e rasteve ishin vrases, brutale dhe arrogante qe kishin bere vrasjet dhe ekzekutimet per llogari te Stalinit, si ne kohe te Revolucionit, ashtu dhe me pas. Duke mos pasur me vlere per te, ata qe u kishin shpetuar shpates se tij, ishin ngujuar me zyra ne KGB. I tille ishte per shembull dhe Boris Nikolaevic Ponomarev, i cili ka qene funksionar i KGB-se qe ne ditet kur ajo quhej CHEKA. Ishte ky qe organizoi tradhetimin dhe arrestimin e presidentit cekosllovak Aleksander Dubcekut ne Prage ne 1968. Ponomarev ka qene drejtues i departamentit nderkombetar te KGB-se, departament qe me vone kaloi ne duart e Juri Andropovit.
I ngjashem me Ponimarevin ka qene dhe Sergei Kruglov, nje nga vrasesit me te besuar te Stalinit dhe dikur antari i SMERSH-it. Kruglovi ka qene ne Rojen e Kuqe gjate Revolucionit. Ai u ngrit ne graden e kolonelit dhe ishte komandant i Gardes se Kremnlinit. Nga 1920 deri ne 1930 Kruglovi ka qene i njohur si "kembeza" e Stalinit, duke ekzekutuar do njeri qe zgjidhte Stalini. Ai ishte nje nga antaret e CHEKA-s qe i mbijetoi 5 shefave te saj, madje thuhet sikur ai i ka vrare me doren e tij Jagoden dhe Jezhovin me urdhera te Stalinit,si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze te tre shefave te tjere te KGB-se.
Dihet vec nga te gjithe se Kruglovi qelloi dhe vrau personalsisht Marshallin Mihail Nikolajevic Tuhacevski, shefin e pergjithshem te shtabit te Ushtrise se Kuqe, pjese e komplotit stalinian per spastrimet ne ushtri ne 1937. Per kete sherbim, Kruglovi u be gjeneral "nderi" dhe zv/komisar i Puneve te Brendshme.Ai ka pasur dore ne te gjitha operacionet kryesore te SMERSH-it si dhe ne vrasjen e Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit qe Stalini e urrente pa mase sa askush tjeter ne bote.
Kruglovi ishte kaq njeri i besuar i Stalinit, saqe gjate luftes se dyte boterore, ai u urdherua nga Stalini te merrej me ceshtjet e sigurimit ne konferencat e Jaltes, Teheranit dhe Potsdamit. Per kete veprim, Kruglovi u dekorua dhe nga fuqite perendimore, ai mori "Urdhrin e Legjionit te Merites" nga qeveria e SHBA dhe nje titull kalorsiak nga Perandoria Britanike. Pas vdekjes se Stalinit, Kruglovi u be minister i brendshem e cila ne ate kohe kombinonte me Ministrine e Sigurimit Shtetetor.
Bosi i KGB-se, Lavrenti Beria, nje nga shoket e Kruglovit, e mbeshteti hapur ate fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasesi i vjeter ai sugjeroi qe Kruglovi kishte mbledhur shume pushtet rreth vetes. Ne prill 1954, Komiteti per Sigurimin e Shtetit u shkeput nga ministria e Kruglovit dhe u vu nen komanden e gjeneralit Ivan Serov, me vone dretor i KGB-se. Keshtu Kruglovi u hoq nga rruga e Berias per pushtet. Ai u nxorr ne 1956 ne pension dhe u venit nga skena politike ngadale.
Agjentet e KGB-se kane qene nga spiunet me te trajnuar ne bote. Megjithese midis tyre ka nje numer te madh dezertoresh ne Perendim, ata kane arritur te penetrojne ne menyre fantastike qe ne vitin 1925 administratat dhe sherbimet sekrete te shume shteteve si: SHBA ( administraten e Rusveltit), sherbimet sekrete angleze gjate dhe pas LIIB, administraten dhe diplomatet te Gjermanise naziste dhe me pas te Gjermanise Perendimore, partite politike komuniste ose jo ne SHBA, Evropen Perendimore etj, administraten dhe sherbimet sekrete franceze etj, kane mundur te rekrutojne si agjente te tyre gazetare , avokate te degjuar ne perendim, personalitete boterore etj.
Deri dhe ne lojerat e nderkombetare te shahut te zhvilluara midis lojtareve sovjetike dhe atyre ruse te arratisur ne perendim ka nderhyre KGB-ja me hipnotistet e saj. Nepermjet agjenteve dhe informatoreve te tyre, KGB-ja vodhi nga amerikanet komplet planet dhe sekretet e prodhimit te bombes atomike qe ne 1943-44.Ne vitet e Luftes se Ftohte, agjentet e KGB-se jane pergjegjes per vjedhjen dhe marrjen e teknologjise perendimore ne aq shkalle te larte, saqe qe te arrinte kete teknologji shteti sovjetik duhet te shpenzonte me miliona ore pune e njerez dhe miliarda rubla ne fushen e kerkim-eksperimentimit. Pas Ushtrise Sovjetike, KGB-ja ka pasur gjithmone buxhetin me te madh qe llogaritej ne miliarda dollare cdo vit per te mbajtur stafin e saj burokratik, me dhjetra mijera agjente operative dhe teknike te panumert per ti mbeshtetur me teknologji dhe aparatura.
Nje nga shefat e CIA-s , Xhon Mekmehon i raportonte Kongresit amerikan ne 1982 se KGB-ja shpenzonte cdo vit 3 deri ne 4 miliarde dollare per te krijuar dizinformacion, propagande dhe fallsifikime ( monedhash dhe dokumentash). Nje nga keto fallsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe mbretin Huan Karlos te Spanjes, ne te cilat Regani ishte kunder pranimit te Spanjes ne NATO, fabrikim i KGB-se.
Tjeter fabrikim dhe propagande e KGB-se ka qene perhapja e disinformacionit sikur CIA ishte ajo qe kishte vrare presidentin Kenedi dhe me pas ne vitet '70-80, sikur CIA kishte fabrikuar dhe perhapur virusin e SIDA-s. Nje nga gazetat qe perhapnin dhe shkruanin te tilla lajme ka qene dhe e perditshmja italiane "Paese Sera", e cila ka marre me miliona dollare nag KGB-ja gjate viteve 1975-1986 per te paraqitur disinformatat dhe propaganden e zeze te saj.
Nje tjeter viktime i KGB-se ka qene dhe lideri rus Boris Jeltsin, i cili u gjet i dehur dhe i lagur ne nje nga bodrumet e stacioni te policise se Moskes nga ndihmesit e tij ne 1990. Jeltsin tha se KGB:"Kerkoi te me vinte poshte". Cuditerisht, Jeltsin do tia kalonte disa vite me vone, presidencen e Federates Ruse, njerit prej shefave te KGB-se, presientit aktual rus Vladimir Putin, ndersa per minister te jashtem ose kryeminister do te caktonte nje tjeter shef te KGB-se, Jevgjeni Primakov.
Floripress
2011-01-08
Spiunazhi, rreziku "Anna Chapman"
Por jo të gjithë e panë në këtë mënyrë. Sir Stephen Lander, Drejtor i Përgjithshëm i MI5 deri në vitin 2002, ka thënë për një dokumentar të BBC "Përse Rusia spiunon", se vetë ekzistenca e një rrethi "të paligjshmish" rusë (spiunë që operojnë pa mbulesë diplomatike) nuk është për të qeshur.
Kur një rreth spiunësh rusë i zbuluan në rrethinat e disa qyteteve amerikanë në maj, shumë komentatorë nxituan që të minimizojnë rrezikun e tyre duke i quajtur si thjeshtë të pafatë. U duk se kishte një prekje prej opere komike në lidhje me aktivitetet e tyre të fshehtë, si dhe detaje të tjerë që dolën më vonë në lidhje me jetët e tyre në SHBA - që nga kultivimi i luleboreve, deri tek fotografitë tërheqëse të botuara në Facebook prej më magjepsëses së grupit, Anna Chapman.
Por jo të gjithë e panë në këtë mënyrë. Sir Stephen Lander, Drejtor i Përgjithshëm i MI5 deri në vitin 2002, ka thënë për një dokumentar të BBC "Përse Rusia spiunon", se vetë ekzistenca e një rrethi "të paligjshmish" rusë (spiunë që operojnë pa mbulesë diplomatike) nuk është për të qeshur.
"Fakti që janë të paregjistruar apo që nuk duken si seriozë është pjesë e tërheqjes së kësaj lloj pune", thotë ai. "Kjo është arsye përse rusët janë kaq shumë të suksesshëm në këto gjëra. Ata janë në gjendje të vendosin njerëz në ato pozicione që me kalimin e kohës këta të bëhen të dobishëm. Janë pjesë e një makinerie... dhe makineria është shumë profesionale dhe serioze".
Të paligjshëm, të padukshëm
Ky është një lloj spiunazhi kanosës, thotë Lander, i perfeksionuar nga rusët gjatë Luftës së Ftohtë. "Ata dërgoheshin në perëndim, me njërin prej dy roleve", thotë ai. "Njëri ishte të ndërtonin një mbulesë afatgjatë me qëllimin kryesor që me kalimin e kohës të siguronin një vend në një institucion qeveritar diku në perëndim, aty ku mund të spiunonin një herë e mirë. Roli tjetër ishte të bëheshin kryeagjentë të një rrjeti spiunësh që ishin rekrutuar nga të tjerë dhe që drejtoheshin nga një vend i tretë nga një i paligjshëm - edhe ky një oficer shërbimi, por pa ndonjë mbulesë zyrtare".
Për shërbimin e fshehtë britanik, fakti që Rusia është ende e përgatitur të financoojë dhe dërgojë spiunë në perëndim është shkak për shqetësim, qoftë edhe për faktin se këta lloj spiunësh janë shumë të vështirë të zbulohen.
Sir Gerry Warner, ish-zëvendës shef i Shërbimit të Fshehtë, MI6, thotë se të paligjshmit dërgohen kryesisht në shtetet fqinjë me Rusinë, si Ukraina dhe Gjeorgjia. "Nëse ata do të donin të dërgonin këta lloj spiunësh, nuk kam asnjë dyshim që do t'i dërgonin edhe këtu në Britani. Thjeshtë nuk e di nëse ata mendojnë që ia vlen".
Ka apo nuk ka të paligjshëm rusë në Britani - dhe nëse ka, nuk ka gjasa që të pikasen, thotë Sir Gerry - nuk ka asnjë dyshim që spiunë "të ligjshëm" rusë, ata që veprojnë nën mbulesë diplomatike, janë duke përgatitur një sulm inteligjence këtu. Në fakt, sulmi është po aq intensiv sot sa ka qenë edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë.
"Në vitet '90 pati një zbrazëti", thotë Lander. "Më pas, makineria e spiunazhit u vu sërish në punë dhe SVR (ish KGB) i është rikthyer praktikave të dikurshme me një sens hakmarrje. Mendoj se deri në fundin e shekullit që kaloi, ata ishin rikthyer në pozicionin që kishin gjatë Luftës së Ftohtë, sa u përket shifrave".
Cilat janë këto shifra? Në mesin e viteve '80, gjatë Luftës së Ftohtë, ambasada sovjetike në Kesington dhe misioni i saj tregtar në Highgate kishin 30-35 oficerë të KGB, apo ekuivalentët e tyre në shërbimin ushtarak, GRU, që shfaqeshin si staf diplomatik. Së bashku ata zinin pothuajse gjysmën e personelit diplomatik të KGB në Londër. Sot, numrat janë thuajse të njëjtë, besojnë burimet në Whitehall.
Sir David Omand, ish-kreu i agjencisë së shërbimit të fshehtë GCHQ dhe Koordinator për Sigurinë dhe Inteligjencën deri në 2005, thotë se ndonëse niveli i spiunazhit rus është në nivelet e Luftës së Ftohtë, shënjestrat kanë ndryshuar.
"Për agjencitë e shërbimit të fshehtë sovjetik ka një ndjesi inercie", thotë ai, "që ata thjeshtë vazhduan të ecin pas Luftës së Ftohtë. Por nuk ka asnjë dyshim që ata e ndryshuan orientimin drejt trageteve ekonomikë".
Sir Stephen Lander miraton. "Ata janë tashmë pas gjërave që lidhen me pozicionin strategjik të Rusisë, sidomos rritjes së rëndësisë së saj në botën energjetike", thotë ai. "Kështu që, çdo gjë që iu jep atyre avantazh në ato fusha ia vlen të vidhet si informacion apo të spiunohet. E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimet tregtare dhe ato ushtarake".
A mendon Lander që spiunazhi rus është një rrezik serioz afatgjat për Britaninë? "Po, mendoj që po", përgjigjet ai. "Një Rusi e fortë dhe paqësore është në interesin tonë. Por në momentin kur ata përdorin mjete të fshehtë e të paligjshëm për të forcuar pozicionin e tyre në dëm të perëndimit, ne duhet të mbajmë sytë hapur".
Konspiracioni, spiunazhi rus kontrollonte ushtrinë gjermane
Nga Saimir Lolja
Stalini dhe gjeneralët e tij kishin përgatitur gjithçka me anë të spiunazhit, që prej reagimit me tërheqje ndaj sulmit gjerman
BURIMET STRATEGJIKE TË GJERMANISË
Gjermania importonte drurin nga Finlanda e Suedia, hekurin e importonte nga Suedia dhe 70% të nevojave të saj për Nikel i plotësonte me importin nga Finlanda. Këto rrugë importi ishin nën kontrollin e plotë nga ushtria e flota sovjetike dhe mund të sulmoheshin në çdo çast prej saj. Me fillimin e bllokadës detare ndaj Gjermanisë pas shpalljes së luftës kundër saj prej Britanisë e Francës më 03-09-1939, i vetmi burim i rëndësishëm i naftës dhe produkteve të saj atë përpunuara ishte Ploeshti i Rumanisë. Pa këto produkte vajgurore, tërë industria dhe makina ushtarake gjermane kalonin në ndalesë të plotë.
Më 09-06-1940, qeveria sovjetike krijoi Frontin Jugor (në kufirin me Rumaninë) të ushtrisë së saj nën komandën e Gjeneralit G. K. Zhukov. Ky front përbëhej nga Armatat 5, 9, 12, të cilat përmblidhnin 32 Divizione pushkatarësh, dy Divizione të motorizuara pushkatarësh, 6 Divizione malore, 14 Brigada të veçanta, 11 Brigada tankesh dhe 3 Brigada parashutiste, 16 Regjimente artilerie të rëndë, 4 Batalione katjushkash, 21 Regjimente aeroplanësh gjuajtës, 24 Regjimente aeroplanësh bombardues. Gjithsej ishin 460’000 ushtarë e oficerë, 12’000 topa, 3000 tanke dhe 2000 aeroplanë. Rajoni kufitar rumun ishte i sheshtë, me dhe të fortë dhe rrugët ishin në gjendje të mirë. Brigadat e tankeve sovjetike kishin në formacion tanket e shpejta BT, që në këto kushte arrinin shpejtësinë 40-50 km/orë dhe me rrotat e veta 70-80 km/orë. Pra për tre orë tanket sovjetike mund të arrinin fushat naftëmbajtëse të Ploeshtit. Edhe nëse këto nuk pushtoheshin dot nëpërmjet tokës, atëherë puseve, depozitave dhe tubacioneve të naftës mund t’iu vihej flaka shumë lehtë nëpërmjet bombardimit ajror.
Në qershor 1940, Komanda e Lartë e Ushtrisë Gjermane [Oberkommando des Heeres - OKH] dhe Komanda e Sipërme e Forcave të Armatosura [Oberkommando der Wehrmacht - OKW] nuk kishin ndonjë plan e as ndonjë urdhër për të sulmuar BRSS. Në kufi me BRSS (në Poloninë e ndarë), ushtria gjermane kishte lënë vetëm 10 divizione të pafuqishme këmbësorie, pa tanke, pa aeroplanë, pa artileri. Ndërsa, në Rumani Divizionet gjermane hynë vetëm në Shkurt 1941 kur filloi zbatimi i Operacionit Barbarossa. Bile, pas pushtimit të Francës më 22-06-1940, Hitleri urdhëroi një pakësim të madh të forcave të armatosura gjermane. Papritmas, lindi furia sovjetike kundër Rumanisë (pushtimi i Besarabisë dhe Bukovinës Veriore më 28-06-1940), së cilës trupat rumune nuk i bënë ballë dhe kohë nuk kishte me mbartur trupat nga Franca në Rumani. Berlini përfundimisht e kuptoi se kërcënimi sovjetik në përgjithësi dhe goditja sovjetike në Rumani në veçanti ishte vdekjeprurëse (ngaqë nafta e benzina që vinin prej BRSS ishin sot, por nuk do ishin nesër), sepse tani tanket sovjetike kishin ndaluar 180 km larg burimit vajguror të Ploeshtit. Zgjidhje ushtarake për t’u mbrojtur nga BRSS nuk dilte; e vetmja zgjidhje që mbetej ishte të sulmohej me të gjitha forcat e papritmas BRSS.
Më 16-07-1940, Hitleri lëshoi Urdhrin Nr. 16, i cili kërkonte që deri në 15-08-1940 të ishte përgatitur plani i operacionit Zeeloewe [Luan Deti] për zbarkimin e trupave në Britani. Rëndimi i kërcënimit sovjetik bëri që ky plan shpejt të futej në sirtar. Më 21-07-1940, Hitleri për herë të parë mërmëriti “problemin rus” tek njerëzit e tij më të afërt. Më 21-07-1940, Hitleri urdhëron komandantin e forcave tokësore gjermane Gjeneral-Marshallin W. Brauchitsch të fillonte hartimin e një plani të posaçëm për luftë në Lindje. Ditën tjetër, Marshalli Brauchitsch urdhëroi komandantin e shtabit të përgjithshëm të forcave tokësore Gjeneralin F. R. von Halder të analizonte tërë mundësitë e një operacioni ushtarak kundër Rusisë. Gjeneral-Majori Erich Marcks emërohet në shtabin e Gjeneralit Halder dhe më 29-07-1940 filloi planifikimin e fushatës ushtarake kundër BRSS.
Pushtimi sovjetik i Besarabisë dhe Bukovinës Veriore e ktheu Rumaninë asnjanëse në aleate të Gjermanisë gjatë Luftës II Botërore. Nga Besarabia avionët sovjetikë mund të bombardonin edhe rajonin rumun të Ploeshtit edhe rajonet e Evropës Qendrore e Juglindore. Bukovina Veriore i duhej ushtrisë sovjetike, sepse nëpër të kalonte një linjë strategjike hekurudhore që shtrihej nga Odesa dhe lidhej me rrjetin hekurudhor evropian. Në BRSS gjerësia e shinave të trenit është më e madhe se ajo në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Pra trenat e vagonët e BRSS nuk mund të përdoren në Evropën Qendrore e Perëndimore. Me pushtimin e gjysmës së Polonisë në shtator 1939, Ushtria e Kuqe kapi gjysmën e lokomotivave e vagonëve të Polonisë. Këto nuk mjaftonin për sulmin sovjetik kundër Evropës. Me pushtimin e Besarabisë dhe Bukovinës Veriore ushtria sovjetike kapi 141 lokomotiva, 1866 vagonë të mbuluar, 325 vagonë gjysmë të mbuluar, 45 vagonë platformë, 19 cisterna, 31 vagonë pasagjerësh dhe dy vagonë për depo. Edhe këto nuk mjaftonin për mësymjen e madhe. Prandaj gjatë bisedimeve sovjeto-rumune në korrik 1940, BRSS i kërkoi dhe Rumania i dha deri më 25-08-1940 175 lokomotiva dhe 4375 vagonë me standard evropian.
Industria kimike gjermane nxirrte benzinë sintetike nga qymyret e saja. Një benzinë e tillë kushtonte 7-12 herë më shumë se sa nxjerrja e benzinës prej naftës. Më 1941, Gjermania prodhonte 4.1 milion ton benzinë sintetike, domethënë mbulonte 20% të nevojave të saja më të pakta në vitin 1941. Nafta e benzina që grumbullohej nga Austria, Çekosllovakia, Franca, Hungaria e Polonia arrinte sasinë 1.3 milion ton. Pra gjithsej, këto dy burime mbulonin një të katërtën e nevojave të Gjermanisë. Pa naftën e Rumanisë dhe produktet e saja forcat ushtarake të Gjermanisë mund të luftonin dhe industritë të punonin vetëm për tre muaj në vit. Nga ana tjetër, 5 milion tonë naftë e benzinë importohej prej Rumanisë, domethënë më e shumta Gjermania plotësonte gjysmën e nevojave minimale të saja në vit. Pra, industria gjermane mund të vazhdonte prodhimin dhe ushtria gjermane mund të vazhdonte të luftonte vetëm nëse kapte plaçkë lufte.
Në Prill 1944, Gjermania futi në përdorim aeroplanin e parë reaktiv në botë Me-262, i cili i kalonte tërë aeroplanët e tjerë të botës për nga shpejtësia dhe armatimi. 1433 aeroplanë të tillë u prodhuan, por vetëm pak më shumë se 200 prej tyre u ngritën në ajër. Për shkak të mungesës së vajgurit, pjesa tjetër qëndroi pa lëvizur në fushë-qëndrime. Më 21-06-1941, Hitleri i shkruante Musolinit: “...Rusia po përpiqet të shkatërrojë fushat naftëmbajtëse të Rumanisë... Detyra e ushtrive tona është ta zhdukim këtë kërcënim sa më shpejt që të jetë e mundur”. Pra, arsyeja e sulmit kundër Bashkimit Sovjetik nuk ishte lufta për Lebensraum [hapësirë jetese], siç shkruante Hitleri emocionalisht në librin e tij “Mein Kampf” [Lufta Ime] kur ishte në burg para 17 vjetësh.
LOJRAT E KREMLINIT
Më 04-09-1939, Trocki shkruante: “...Pa Stalinin nuk do kishte pasur Hitler... Pakti i mos-sulmimit midis Gjermanisë dhe BRSS praktikisht kishte zmadhuar zjarrin e luftës... Kremlini e furnizoi me naftë e benzinë ushtrinë e Musolinit në fushatën kundër Abisinisë [Etiopia dhe Eritrea e sotme]... Me “asnjanësinë” e BRSS dhe me furnizimet nga BRSS në produkte vajgurore, krom, kallaj, nikel, platin, hekur, pambuk, grurë, magnez, bakër, vanadium, molibden e tungsten, Hitleri do sulmojë në Evropë....”. Parashikimet e Trockit u vërtetuan pas disa muajsh. Më 12-11-1940, Molotovi i paraqet Hitlerit në Berlin listën e mëposhtme të dëshirave të BRSS: - prej Finlandës, portin Pechenga në Detin Barenc dhe gadishullin Porkkala-Udd në Detin Balltik; -baza detare në bregun danez në ngushticën që lidh Detin e Veriut me Detin Baltik; - një bazë detare në bregun jugosllav në Detin Adriatik; - një bazë detare në Selanik të Greqisë; - prej Rumanisë, edhe Bukovinën Jugore; -futjen e Bullgarisë në zonën e ndikimit të BRSS; - baza detare prej Turqisë në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve; -baza ushtarake në bregun iranian në Gjirin Persik; - kalimin nën ndikimin sovjetik të territoreve në jug të linjës Baku-Batumi (Azerbajxhan-Gjeorgji); - lejen për nxjerrje nafte në Veri të ishullit japonez Sakhalin.
Molotovi këmbënguli se detyrimet e Paktit të Gushtit 1939 pothuaj ishin plotësuar dhe kishte ardhur koha për një ndarje të re të Evropës. Më 25-11-1940, ambasadorit gjerman në Moskë iu ripohuan kërkesat mësipërme dhe njëkohësisht iu kërkua që Gjermania të largonte trupat nga Finlanda. Më 25-11-1940, Ministri i Mbrojtjes i BRSS, Marshalli S. K. Timoshenko dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe Gjenerali K. A. Mereskov urdhëruan përgatitjen e një plani të ri sulmi kundër Finlandës. Në këtë situatë të re, Hitleri urdhëroi ndërprerjen e çdo përgatitjeje për zbarkim trupash në Britani, ndërkohë që lejoi vazhdimin e bombardimeve në Britani për arsye maskimi. Bombardimet e Britanisë prej avionëve gjermanë u kryen ndërmjet datave 07-09-1940 dhe 10-05-1941. Tanimë, çdo gjë u vu në shërbim të përgatitjeve për fushatën kundër BRSS.
Nga data 31-12-1940 deri më 11-01-1941, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe u kryen provat vendim-marrëse për sulmin e madh në drejtim të Perëndimit. Natë e ditë, në prani edhe të Stalinit, oficerët me të lartë sovjetikë, të ndarë në dy grupe kryen mbi hartë dy lojëra strategjike në lidhje me sulmin e ardhshëm. Plani luftarak skicohej si më poshtë: “...Më 15-07-1941, Gjermania sulmon BRSS... Trupat gjermane hyjnë 70-120 km në territorin sovjetik... Deri më 01-08-1941, trupat gjermane janë zmbrapsur aty ku qenë...”. Rajoni i BRSS ndahej në mes, në drejtimin Lindje-Perëndim, nga një rrjet i gjerë dhe i gjatë tokash moçalore që njihet me emrin rajoni i Polesisë [Veriu i Ukrainës]. Në këtë rajon është i pamundur qëndrimi, marshimi apo sulmi i ushtrisë. Prandaj, ky rajon e ndan sulmin Lindje-Perëndim në dy drejtime: njëri ndodhet në Veri të moçaleve të Polesisë, domethënë drejtimi Rusi e Bardhë, Poloni, Gjermani; kurse tjetri është në Jug të moçaleve të Polesisë, domethënë drejtimi Ukrainë-Moldavi-Rumani-Hungari-Austri/Poloni-Gjermani. Në drejtimin e sipërm, Gjermania kishte të fortifikuar shumë rajonet e Prusisë Lindore dhe Kenisburgut. Në drejtimin e poshtëm, Rumania nuk kishte fortifikime dhe fusha naftëmbajtëse e Ploeshtit ose kapej shpejt ose bombardohej lehtë; në të dy rastet Gjermanisë i mbyllej rubineti i vajgurit dhe do dorëzohej shpejt.
Pas dy lojërave strategjike që kreu, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kuqe vendosi që goditja kryesore do jepej nga Jugu i moçaleve të Polesisë dhe këtu do përqendrohej fuqia më e madhe ushtrisë sovjetike; drejtimi nga sipër moçaleve të Polesisë do ishte drejtim dytësor. Shtabi i ushtrisë gjermane kishte kryer një lojë operative të ngjashme ndërmjet datave 29-11-1940 dhe 13-12-1940. Në përfundim, Shtabi i ushtrisë gjermane kishte vendosur që goditjen kryesore do ta jepte në drejtimin e sipërm, kurse nga Rumania do ishte drejtimi dytësor.
SPIUNAZHI DHE SULMI
Rrjete të pavarura agjentësh, të cilët vërtetonin njëri-tjetrin shërbenin në Gjermani për spiunazhin sovjetik. Një grup agjenturor nën emrin “Viking” dhe i përbërë nga shtatë oficerë të lartë gjermanë ishte pjesë e Komandës së Sipërme të Forcave të Armatosura gjermane [OKË]. Një grup tjetër nën emrin “Alta” punonte në ambasadën gjermane në Moskë, kurse një agjent tjetër ishte një nga ndihmësit e ngushtë të Ministrit të Jashtëm gjerman Ribbentrop. Si agjente sovjetike ishte edhe një artiste e famshme gjermane dhe njëkohësisht shoqe e ngushtë me gruan e Herman Geringut. Rrjetet agjenturore sovjetike arrinin deri aty saqë Stalini të kishte plane të komandës së lartë gjermane një javë para se ta merrnin për zbatim trupat gjermane në front.
Shumë libra e artikuj magjepsës janë shkruar për agjentin Richard Sorge me nofkën Ramzai, një gjerman që punonte për spiunazhin sovjetik në Japoni. Më 29-07-1938, Moska i kërkon atij “të kthehet për pushime” dhe ia përsëriti kërkesën edhe në vitet në vazhdim; por ai pa pushim iu përgjigj “jam shumë i zënë”. Drejtori i zbulimit ushtarak sovjetik, Yan K. Berzin, i cili e pat rekrutuar Sorgen u pushkatua. Solomon Uritsky, një drejtor tjetër i GRU dhe udhëzues personal i Sorges, u pushkatua. Lev Borovich, me nofkën Rozental, zëvendësdrejtor i Departamentit II të spiunazhit sovjetik, i cili kishte qenë kontrolluesi i drejtpërdrejtë i Sorges, u pushkatua. Agjenti sovjetik rezident në Gjermani, Gorev, i cili e nxori Sorgen nga Gjermania, ishte në burg. Aino Kuusinen, bashkëpunëtorja e Sorges ishte në burg. Ekaterina Maksimova, gruaja e Sorges, vdiq në burg. Karl Ramm, agjenti rezident i GRU në Shangai dhe ish-zëvendës i Sorges, u thirr “për pushime” dhe u pushkatua. Prandaj, Richard Sorge nuk mund “të kthehej për pushime”, sepse e dinte se çfarë e priste. Edhe pse mbeti komunist në shpirt, Richard Sorge u bë agjent i dyfishtë dhe të dhënat që ai dërgonte në Moskë, përfshirë edhe thashethemin se ai rrëfeu kohën e sulmit gjerman kundër BRSS, ishin ose të parëndësishme ose mashtruese.
Stalini e Hitleri, bashkë me shtabet dhe spiunazhet e tyre, e dinin se Gjermania mund të fillonte një luftë kundër BRSS vetëm pasi Britania të ishte dorëzuar ngase Gjermania nuk mund të mbante dy fronte lufte. Hitlerit dhe shtabit të tij gjithnjë e më shumë iu bë e qartë se ato praktikisht e kishin frontin e dytë, në Lindje. Në çdo rast, Ushtria e Kuqe do të sulmonte në Verën e vitit 1941. Ajo që i mbetej ushtrisë gjermane ishte të mbrohej duke sulmuar para kohe ushtrinë sovjetike; dhe kështu ndodhi më 22-06-1941. Derisa ndodhi ky sulm konkret, Stalini dhe shtabet e tij politike, ushtarake e të zbulimit nuk e besonin se mund të ndodhte ai sulm vetëvrasës për sulmuesin.
Një agjent sovjetik kishte arritur të prekte dokumentet e fshehta të vetë Hitlerit. Njëmbëdhjetë ditë pasi Hitleri firmosi planin përfundimtar të luftës kundër BRSS, më 18-12-1940, kjo e dhënë bashkë me planin e Komandës së Lartë Gjermane ranë në duart e zbulimit ushtarak sovjetik [GRU]. Në fund të Dhjetorit 1940, Nën-Gjenerali F. I. Golikov, drejtori i GRU, i raportoi Stalinit se Gjermania do sulmonte BRSS pa e përfunduar luftën në Perëndim. Stalini dhe pak vetë të Komandës së Lartë Sovjetike nuk e besuan të dhënën e zbulimit. Drejtori Golikov kërkoi që burimi i kësaj të dhënë të dihej vetëm prej Stalinit. Gjithashtu, Golikov shpjegoi se analistët e zgjuarsisë në GRU analizonin përgatitjet ushtarake të Gjermanisë nga shumë këndvështrime dhe mund ta dallonin me saktësi kur përgatitjet për pushtim do fillonin. Që nga Janari 1941, nën-gjenerali Golikov i raportonte vetëm për vetëm Stalinit dhe i pohonte se përgatitjet për pushtim nuk kishin filluar. GRU dinte se trupat e municionet gjermane po përqendroheshin në kufi, se aviacioni gjerman po zhvendosej pranë kufirit; dinte tërë numrat dhe pozicionet e divizioneve gjermane, emrat e komandantëve të tyre, etj. E megjithatë deri kur ndodhi sulmi më 22-06-1941, nën-gjenerali Golikov raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm.
Gjithë agjentët e GRU në Evropë ishin urdhëruar të kishin njohuri konkrete për ndërmarrjet blegtorale dhe ato që kishin lidhje me to. Numri i deleve, lloji i tyre, fabrikat e therjes dhe përpunimit të lëkurëve të tyre ishin në qendër të mbledhjes së të dhënave. Golikovi merrte dy herë në ditë njoftim për çmimin e mishit të qengjit në tregjet evropiane. Gjithashtu, agjentët sovjetikë grumbullonin leckat e mbetura (zakonisht ato digjeshin) me të cilat ushtarët gjermanë fshinin e vaisnin armët e tyre. Këto lecka me vaj dërgoheshin fshehtas në BRSS dhe analizoheshin kimikisht. Analiza e të dhënave për delet dhe e leckave me vaj pohonin (dhe këtë raportonte Golikovi) në mënyrë të pavarur se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm kundër BRSS. Nëse një ushtri do sulmonte BRSS, ajo duhej të kishte të paktën 6’000’000 veshje me lëkurë delesh për t’i mbijetuar dimrit rus. Nëse komanda e lartë gjermane do kërkonte të prodhoheshin rroba të tilla, me miliona dele do thereshin dhe si rrjedhojë çmimi i mishit të qengjit do binte. As porosia e as rënia e çmimit nuk ndodhi.
Në kushtet e dimrit rus, vaji në përdorim i makinave e armëve gjermane do të ngrinte dhe ato do bëheshin të papërdorshme; po ashtu edhe benzina e nafta që përdornin makinat e tanket gjermane. Edhe këto nuk ndryshuan në ushtrinë gjermane dhe Golikovi raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm. GRU mbante sytë hapur sidomos për divizionet gjermane që kishin në depot e tyre të paktën 15’000 rrobe me lëkurë delesh; por divizione gjermane me lëkurë delesh në magazina nuk kishte. Stalini i pranonte këto të dhëna dhe nuk e ndëshkoi Golikovin pas sulmit gjerman më 22-06-1941; bile Golikovi bëri karrierë derisa u bë Marshall i BRSS. GRU dinte ku dhe çfarë lloj e sasie lëndësh djegëse e vajrash lubrifikues prodhoheshin në Gjermani dhe vendet e tjera të pushtuara. Sasia e lloji i tyre as nuk mjaftonte e as nuk përshtatej për mësymje të thellë e të gjatë në BRSS. As kërkimi shkencor gjerman për të prodhuar produkte vajgurore që i rezistonin ngrirjes nuk ishte i dukshëm.
Benzeni (benzoli), i cili është përbërësi kryesor i benzinës që përdoret në motorë, ngrin ndërmjet temperaturave –0.6oC dhe 10.4oC. Benzina sintetike në Gjermani prodhohej duke trajtuar me hidrogjen qymyret e cilësive të ulëta. Kjo benzinë sintetike ishte me cilësi (numër oktani) të ulët dhe për t’ia rritur numrin e oktanit asaj i shtohej benzol. Benzina që përftohej e kishte temperaturën e ngrirjes nga –9.6oC në – 14.5oC. Për udhëheqjen sovjetike, vetëm një i çmendur me këtë lloj benzine mund të sulmonte Rusinë e Madhe ku temperatura normale në dimër ishte –20oC, pa llogaritur erën që e ulte akoma më shumë këtë temperaturë. Zbulimi ushtarak sovjetik i gjykonte gjeneralët gjermanë jo të çmendur dhe prandaj arrinte në përfundimin se ushtria gjermane nuk po përgatitej për luftë. Ushtarët gjermanë do kishin nevojë për çizme e rroba të ngrohta, çadra të posaçme, ngrohës, ski e dyll për skitë, pelerina maskimi, produkte vajgurore dhe vajra lubrifikues që nuk ngrinin, ngrohës uji, bateri makinash që nuk ngrinin; dhe benzinë, naftë e vajgur dimri për tanket, makinat e avionët. Ushtria gjermane kishte nevojë për tank me zinxhirë të gjerë e mijëra makina që mund të përballonin rrugë të këqija. Ushtria gjermane nuk pati materiale të tilla të posaçme.
Spiunazhi rus në Evropën lindore
Në vazhdim të luftës së spiunazhit midis Moskës dhe Uashingtonit kohët e fundit është hapur fjala për një spiun rus i cili për një kohë të gjatë ishte punonjës i kompanisë Microsoft. Sipas gazetës Uashington Post nuk ka ndonjë informacion të detajuar në lidhje me këtë spiun rus edhe pse ai për 9 muaj qëndroi në Siatel për llogari të kësaj kompanie. Ky spiun që quhet Aleksander Kortnikof tashmë është ndjekur nga Amerika. Personi në fjalë edhe pse u përpoq të qëndronte në Amerikë duke mos e pranuar akuzën nuk arriti dot të paraqes argumente të forta. Ai kishte si qëllim të hapte në Amerikë një dyqan softesh. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e përjashtimit të tij sepse ai nuk dispononte ndonjë informacion të ndjeshëm.
Shefi i zyrës ushtarake të presidentit, përfaqësuesi i Çekisë në NATO dhe zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, kanë dhënë dorëheqje pasi një spiun rus kishte kontaktuar me zyrat e tyre, duke shënuar kështu rrezikun më të madh për sigurinë e ushtrisë çeke.
Agjenti, një çek me emrin Robert Rachardzo, i cili kishte punuar si psikolog për shërbimin korrektues, është zhdukur vitin e kaluar dhe supozohej se gjendej në Rusi. Ky agjent i zbulimit ushtarak ishte shoqëruar me një majore ushtarake, e cila kishte punuar si shefe kabineti për të tre gjeneralët.
Karel Randak, ish-udhëheqës i shërbimit çek të zbulimit, thotë se zhvillimet e fundit konfirmojnë atë çfarë janë duke bërë rusët në Republikën Çeke.
“Jam i sigurt se këtë e bëjnë kudo, në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Amerikën e Jugut. Nuk jam i befasuar dhe nuk mendoj se Republika Çeke bën përjashtim”, thotë zoti Randak.
Ende nuk është e qartë se çfarë informacionesh ka arritur të mbledhë agjenti rus, por rasti i tij është dëshmia e fundit mbi përpjekjet e Rusisë për të shtuar praninë e spiunazhit në Çeki.
Sipas zbulimit çek, së paku një e treta e komunitetit diplomatik të Rusisë në Pragë, së paku 60 persona, janë duke bërë spiunazh, kryesisht në fushën e energjisë.
Eksperti për çështje ushtarake në Moskë, Aleksander Golts, thotë se qeveria e Rusisë mbështetet fuqishëm në informacionet që grumbullon nëpërmjet spiunazhit. Ai thotë se kjo formë e të vepruarit pasqyron mendësinë e liderëve, posaçërisht të kryeministrit Vladimir Putin, ish-oficer i KGB-së.
“Në pikëpamjet e Vladimir Putinit, asgjë që thuhet në opinion, s’mund të jetë e vërtetë. E vërteta fshihet dhe mund të zbulohet vetëm me mjete të posaçme”, thotë zoti Golts.
Për të, nuk është aspak befasues fakti se spiunazhi i Rusisë është i përqendruar në vendet e reja anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Ai thekson se ish-vendet e bllokut sovjetik, siç është Çekia, të cilat kanë tash lidhshmëri me dokumente nga organizatat perëndimore ndërkombëtare, janë shënjestra të natyrshme për spiunazhin e Rusisë.
Jaroslav Plesl, gazetar çek, ka hetuar ndikimin rus në Republikën Çeke dhe thotë se Moska ende e sheh këtë republikë si pjesë të kufirit midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.
Megjithatë, ai vlerëson se forma e vjetër e spiunazhit që mbështetej vetëm në shërbimet e zbulimit është vetëm një nga përpjekjet e shumta të Moskës për të shtrirë ndikimin në Republikën Çeke.
Zoti Plesl është i mendimit se kompanitë e kontrolluara nga shteti dhe ato të ndikuara nga Rusia kanë qenë aktive në lobim për interesat e Rusisë, veçanërisht në sektorin e energjisë.
“Ato kanë qenë shumë aktive në themelimin e bizneseve dhe krijimin e lidhjeve ekonomike midis biznesmenëve rusë dhe çekë, por edhe politikanëve. Këto praktika mund të konsiderohen si shumë moderne”, thekson zoti Plesl.
Sidoqoftë, përzgjedhja e një qeverie të re këtë vit në Çeki, mund ta prapësojë valën në rritje të ndikimit rus në këtë vend. Kryeministri i qendrës së djathtë, Petr Necas, duket të jetë më serioz në betejën e tij për të mposhtur ndikimin e Moskës.
Gazetari Plesl thotë se derisa Necas të jetë në pushtet, do të ketë gjithnjë e më shumë raste që do të zbulohen në opinion mbi ndikimin e Rusisë në Çeki. Dhe, kjo nënkupton se do të zbulohen më shumë spiunë rusë.

Media amerikane kohë më parë identifikuen identitetin e 12 personave të akuzuar si agjentë që punonin për Rusinë në Shtetet e Bashkuara. Agjentët e fshehtë dolën para gjykatës në Nju Jork, Boston dhe Virxhinia, pranë Uashingtonit.
Ata dyshohet se përpiqeshin të siguronin informacione mbi armët bërthamore amerikane, mbi politikën e jashtme dhe aspekte të tjera, ndërkohë që punonin dhe jetonin pa bujë në Shtetet e Bashkuara. Prokurorët e Shteteve të Bashkuara thanë se njëri nga të dyshuarit në "rastin e spiunëve rusë", ka pranuar të ketë qenë agjent i Rusisë. Gjykatësi ka shtyrë vendimin për lirimin me pagesë të të dyshuarit, i cili operonte me identitet të rrejshëm si Juan Lazaro. Gjykata Federale i ka ofruar liri me kusht bashkëshortes së tij, Vicky Pelaez, e cila është shtetase amerikane. Pelaez, me profesion gazetare, duhet të paguajë 250 mijë dollarë për lirimin e saj me kusht. Sipas gjykatësit, ajo nuk ishte e aftësuar si spiune. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për lirim me kusht të çiftit tjetër Richard dhe Cynthia Murphy Ndërkaq, i dyshuari i 11-të është zhdukur të mërkurën, pasi që Qiproja e liroi me pagesë. Ministri qipriot i Drejtësisë, Lucas Luca, tha sot se i dyshuari mund të ketë braktisur vendin. Qëllimi i spiunëve rusë ishte depërtimi në rrethet e politikbërësve amerikanë.
Kush është Eva Anna Paula Braun ?
Eva Anna Paula Braun lindi më 6 shkurt të 1912 në Munih të Gjermanisë, vdiq më 30 prill, 1945, ka qenë dashnorja e fundit e Adolf Hitlerit dhe gruaja e tij vetëm për një natë.
Braun ka qenë e bija e një mësuese. Ajo ka ndjekur liceun dhe me pas, për një vit, një shkollë biznesi, ku ajo mbaroi me nota mesatare dhe u dallua për talentin e saj ne atletike. Ajo punoi për disa muaj si recepsioniste në spital, dhe më pas, në moshën 17 vjeçare zuri një vend pune si asistente për Heinrich Hoffmann (fotografi zyrtar I partisë Naziste). Ajo takoi më 1929 Hitler dhe thuhet qe ajo futi një letër dashurie në xhepin e tij. Ai ju prezantua asaj si “ Z. Ujk” (një pseudonim i përdorur në rini, gjate viteve 20, për qëllime sigurie). Ajo ja përshkruante Hitlerin, miqve të saj si një "gentleman në njëfarë moshe, i cili kishte mustaqe qesharake dhe mbante një kapele të madhe prej lëkure." Te dy familjet e të rinjve ishin kundër kësaj lidhjeje dhe dihet shumë pak për dy vitet e para te lidhjes se tyre. I ati i Evës kishte kundërshtime si politike ashtu dhe morale ndaj lidhjes, kurse motra e Hitlerit, Angela Raubal, e konsideroj vajzën e re si shtresë e ulet.
Eva Braun dhe Adolf Hitler në verandën e Berghof.
Marrëdhënia dhe gjendja konfuze
Hitleri e ktheu më shume vëmendjen e tij ndaj Braun pas vetëvrasjes të së bijës së Angelas, Geli Raubal më 1931 (disa historianë thonë që Raubal vrau veten për shkak te xhelozisë që kishte ndaj lidhjes se Hitlerit me Evën, kurse një pjesë tjetër mendojnë qe vajzën e re e vrau vetë Hitleri, ose punësoi dikë për ta ekzekutuar). Hitleri po takonte edhe gra te tjera si aktorja Renate Müller (vdekja e te cilës u përcaktua si vetëvrasje). Braun tentoi te vetëvritej njëherë në 1932 duke qëlluar me pistolete qafen e saj. Ajo tentoi për here te dyte te vetëvritej më 1935 duke marre mbidozë ilaçesh gjumi. Pas rikuperimit te Braunit, Hitleri u bë më i dhënë pas saj, duke i blerë një vilë në Wasserburgerstrasse, një lagje në Munih, dhe gjithashtu një Mercedes.
Në 1936 ajo u kthye tek i dashuri në Berghof pranë Berchtesgaden. Dihet qe ajo ka ndikuar politikisht tek Hitleri. Disa historianë mendojnë që ajo njihte disa detaje qe shqetësonin punonjësit më të ngushte të Reichit të Trete. Edhe pse ajo njihte kaq shumë detaje, ajo kryente një jetë te thjeshtë dhe nuk dukej e interesuar për politikën. Ata nuk u shfaqen kurrë si një çift në publik. Populli gjerman nuk ishte aspak në dijeni te kësaj lidhjeje deri pas luftës.
Albert Speer e përshkroi lidhjen e tyre në librin e tij 'Inside the Third Reich':
Eva Braunit i lejohej që të ishte prezente gjate vizitave të pjesëtarëve te tjerë te partisë. Ajo u ndëshkua po ashtu si edhe bashkëpunëtorë të tjerë të larte të Reich, dhe ndërkohë u shfaq aq shpejtë sa edhe kabineti i ministrave në tavolinën e tij ...Ndonjëherë i bëja shoqëri gjatë dënimit te saj, një dhome ngjitur me dhomën e Hitlerit. Ajo ishte aq e frikësuar, sa nuk guxoi te largohej nga shtëpia as për një shëtitje. Duke më prekur vuajtja e saj, nisa te ndieja diçka tjetër më tepër për këtë grua te paaftë, që ishte aq e lidhur me Hitlerin.
Stili i jetës
Edhe gjate Luftës se Dytë Botërore Braun bënte një jetë tërë luks, duke e kaluar kohen e saj me stërvitje, lexim novelash romantike, duke pare filma si dhe televizionin Gjerman. Pasioni i saj për banjo dielli nudo, ku është kapur edhe ne fotografi, e ka tërbuar Hitlerin. Ajo kishte një interes te veçante për fotografinë dhe miqtë e tyre me te afërt e quanin atë Vajza Rolleiflex (si firma e njohur e aparateve fotografike). Ajo krijoi dhomën e saj private, për larje filmash fotografike ku shume filmime dhe foto të Hitlerit janë montuar në ketë dhomë.
Otto Gunsche dhe Heinz Linge, sipas historisë së modifikuar dhe te censuruar të pasluftës thonin që, Braun ishte në qendër të jetës se Hitlerit për 12 vitet e tij ne fuqi. U tha që në 1936. ai shoqërohej gjithmonë prej saj. Sapo dëgjoi zërin e të dashurës së tij ai u bë alegro. Ai do të bënte shaka mbi kapelën e saj, ai do ta shoqëronte atë ngado dhe më pas në shtëpi do ti priste një shampanje në akull, çokollata dhe fruta.
Këto shkrime do të thonin gjithashtu që kur Hitleri ishte i zënë me punë, "Eva do t’ia fillonte të qarit." Linge tha që para luftës, Hitler urdhëroi një rritje të numrit të rojeve në shtëpinë e Braunit ne Munih, pasi ajo raportoi në Gestapo që një grua i kishte thënë në fytyrë që ajo ishte Bushtra-Führer..
Hitler dihej që kundërshtonte katerciperisht gratë të cilat përdornin kozmetika ose produkte të tjera të krijuara prej kafshëve. Linge (who was his valet) thoshte që Hitleri një ditë filloi të qeshë për gjurmën që kishte lëne buzëkuqi i Eves mbi picetë dhe filloi të thoshte : "Së shpejti do ta zëvendësojmë me buzëkuq të bërë nga trupat e vdekur të ushtareve."
Me 1944 Braun ftoi kushëririn e saj Gertraud Weisker për ta vizituar atë në Berghof pranë Berchtesgaden. Disa periudha më vonë, Weisker tha që gratë në Reichin e Trete nuk duhet të përdornin make-up, s’duhet të pinin alkool dhe duhan, dhe Eva i zbatonte këto rregulla me përpikëri. "Ajo ishte femra më e trishtuar që kam parë ndonjëherë," tha Weisker, i cili e informoi Braun mbi varfërinë që po kalonte Gjermania gjatë luftës. Weisker gjithashtu tha që asnjeri nuk dinte asgjë mbi kampet e përqendrimit, por që dallohej që çifutët ne Gjermani po përndiqeshin egërsisht.
Gjithashtu me 1944, e motra e Eva Braunit, e cila ishte martuar me një pjesëtar te grupit të Hitler, Hermann Fegelein, i cili shërbente si ndërmjetës i Heinrich Himmler. Hitler e përdori martesën si një justifikim për të lejuar Even të shfaqet në ceremonitë zyrtare. Kur Fegelein u kap ditët e fundit të luftës duke u arratisur për ne Suedi me një grua tjetër, Hitler personalisht urdhëroi që ai të ekzekutohej dhe për Baunin u tha që ajo e kishte ndihmuar atë.
Martesa dhe vetëvrasja
Në fillim të prillit 1945 ajo shkoi nga Munihu në Berlin, që të qëndronte pranë Hitlerit në Führerbunker. Ajo refuzoi të largohej kur Ushtria e Kuqe rrethoi bunkerin, duke këmbëngulur që ajo ishte një prej personave më besnik që atij i kanë mbetur nga lufta. Hitler u martua me të më 29 prill, 1945 gjate një ceremonie zyrtare të shkurtër (nusja veshi një fustan mëndafshi ngjyre blu), dhe me dëshmitarë Joseph Goebbels dhe Martin Bormann, ku ajo mori edhe titullin Zonja Hitler në vend te Zonjusha Braun. Pati thashetheme nga stafi i Bunkerit Führer, që Eva po donte me gjithë shpirt një fëmije prej Hitlerit, por që asnjëherë nuk pati mbështetje për ketë dëshire. Ata u vetëvranë të dy më 30 prill. Eva, e cila ishte 33 vjeç, vdiq e para duke pire një tablete cianuri. Trupat e tyre u dogjën me naftë në oborrin e Zyrave të Reichut. Mbetjet e tyre u gjetën nga rusët në Magdeburg, të Gjermanisë Lindore, bashkë me trupat e Joseph dhe Magda Goebbels dhe 6 fëmijët e tyre.
"Ishte një fund i përshtatshëm," tha me pas Gertraud Weisker. "Ajo s’kishte asgjë. Ai e shkëputi atë nga puna dhe e dënoi atë me vetmi ne malet ku e kishte çuar. Ishte një fund i paevitueshëm dhe ishte logjike një fund i tille."
Pjesa tjetër e familjes se Eva Braunit i mbijetoi luftës, ku përfshinte edhe të atin, të cilit ajo i kishte dërguar disa valixhe me rrobat e saj më prill te 1945. E ëma, Franziska vdiq 96 vjeç më janar të 1976 në një shtëpi fshati në Ruhpolding, Bavari.
Përgatiti Flori Bruqi

Shfarosja e njerëzve në historinë e botës.
Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.
Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrenjtë, romët dhe sllavët.
Hitleri gjatë luftës se 2 botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin ; Kampi i Aushvicit, i Dahaut, i Mat'hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-fashist.
Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë sish për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.
Ana Frank
Në Belsen, nga Holanda, ishte depërtuar edhe 15-vjeqarja (hebrenje) me familjen e saj 4 anëtarshe. Ajo kishte mbajtur ditar gjatë kohës që ishte e izoluar në bodrumin e një firme në Belsen. Ajo gjithashtu tregon torturat që ushtronin nazistët, dhe rrethanat e kohës. Është i njohur Ditari i Ana Frankut.
Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz
Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura... ishin bërë të zakonshme.
Tani terrori ndaj njerëzve në kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin ti mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit.
Mbytja me gaz vetë brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrenjë.
Statistikat e holokaustit
Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenjë. Përveç hebrenjëve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 2.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 qekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shënime del se hebrenjët kishin pësuar më së shumti.
Në disa vende të Evropës, popullsia vendase vetë i dorëzonte hebrenjët në duar të nazistëve. Por pati popuj të atillë që i fshihnin dhe strehonin dhe i mbronin hebrenjët. Shembulli më i njohur janë shqiptarët. Hebrebjët në Shqipëri kaluan mirë dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve të tyre. Shqipëtarët i mbrojtën aq shumë hebrenjët sa që i mbajtën edhe në familjet e tyre. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në ; Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.
Pergatiti;Flori Bruqi

Humbjet në Luftën e Dytë Botërore
Bota do të dilte e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Mendohet se gjatë viteve të luftës, rreth 62 000 000 në mos më shumë njerëz do të humbnin jetën, duke përfshirë edhe civilë. Ky numër është i barabartë me 2.5% të popullsisë së globit (në kohën e luftës). Nga këto humbje, mendohet se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë, aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do të kishin 20%-shin tjetër. Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta. Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të përfshijë më njerëzimin. Më poshtë paraqitet një listë e shifrave të të humburve ushtarakë në Luftën e Dytë Botërore:
Australia -- 40 400
Belgjika -- 12 100
Brazili -- 1 000
Japonia -- 2 000 000
Italia -- 306 400
Zelanda e Re -- 11 900
Bashkimi Sovjetik -- 10 700 000
ShBA -- 407 300
Britania e Madhe -- 382 600
Franca -- 212 000
Gjermania -- 5 500 000
Shqipëria -- 28 000
Kanadaja -- 45 300
Greqia -- 20 000
Kina -- 3 000 000
Totali në të gjithë botën--24 456 700
Referencat
Referenca Baze:
World History - Patterns of Civilization nga Marian Nelson (University of Nebraska, Onaha, Shteti i Nebraskes). fq 586 - 640. ISBN 0-13-967886-7
Referenca te tjera:
World History - Patterns of Civilization, fq. 517 - Duke modernizuar Japonine.
"World War II". The Columbia Encyclopedia (6th). (2007). Data 2008-03-10 marre nga arkivat.
Hakim, Joy (1995) Nje Histori e Jona: Lufte, Paqe dhe Xhaz) New York: Oxford University Press. ISBN 0-19-509514-6.
http://www.history.navy.mil/photos/events/wwii-dpl/hd-state/potsdam.htm - Konferenca e Potsdam
Shaw, Anthony. World War II Day by Day (Dite pas Dite), fq. 35
Japonia ka testuar arme kimike mbi te burgosurit e luftes: Provat e reja. The Japan Times (2007-07-27). Marre ne daten 2007-06-10.
Georgi Zhukov (Shtypshkronja Ushtarake, gusht 2005) - Kujtimet e Gjeneralit Zhukov, volumi i dyte i botuar ne shqip. ISBN-ja nuk dihet, por mund te gjendet ne te gjitha biblotekat shteterore te RSH.
Roger Ford - Armet Sekrete te Gjermanise - Lufta e Dyte Boterore - ISBN 0-7603-0847-0
Yuki Tanaka - Krime te Fshehta, 1996, fq. 23.
Myers, Ramon; Peattie, Mark. Perandoria Militariste Japoneze, 1895-1945, fq. 458
http://www.un.org/aboutun/history.htm
Referenca dytesore:
"Historia e Shtetit dhe se Drejtes ne Shqiperi" - Aleks Luarasi, fq 388. ISBN 978-99943-756-6-0 (Libri flet kryesisht per institucionet e shtetit Shqiptar gjate periudhes se monarkise, por prek lehtasi edhe fillimet e ekspansionit Italian mbi vendin tone).
"E Drejta Publike" - Luan Omari, perkufizime te partise Naziste. Informacione te tjera rreth aneksimit te Shqiperise nga Italia fashiste.
"Dear Stalin" - Korrenspondenca personale e Winston Cherchill me Josif Stalinin.
http://www.spartacus.schoolnet.co.uk/2WWpotsdam.htm - Rreth Konferences se Potsdam (Burime jo zyrtare)
Jakup Mato - "Misioni anglez ne Fterre", gazeta Fterra jone Nr 2 Korrik 2001

Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...