2011-07-09

Londër: Për shkak të krizës, rritet numri i vetëvrasjeve




Numri i vetëvrasjeve në Evropë, në mënyrë drastike u zmadhua, në periudhën 2007-2009, ndërsa ekspertët theksojnë se kjo i referohet krizës, papunësia e lartë dhe pagat e vogla. Më dramatike është rritja e vetëvrasjeve në Greqi dhe Irlandë.
Hulumtimi është zbatuar nga disa shkencëtarë nga Shkolla londineze për higjienë dhe sëmundje tropikale dhe nga një hulumtues i Universitetit të Kembrixhit, të cilët i publikuan konstatimet e tyre në revistën britanike medicinale “Lanset”. Me hulumtimin janë përfshirë dhjetë vende evropiane: Austria, Britania e Madhe, Greqia, Irlanda, Letonia, Rumania, Hungaria, Finlanda, Holanda dhe Çekia.
Ekspertët theksojnë se hulumtimi ka treguar se sa shpejtë kriza financiare reflektohet mbi shëndetin e njerëzve.
Vetëvrasjet gjegjësisht janë vetëm maja e bregut të akullt, ndërsa paraprakisht janë vërejtur një numër i madh i problemeve psikike dhe fizike, theksojnë hulumtuesit. Ata kanë për qëllim ta zgjerojnë hulumtimin dhe të kuptojnë pse disa njerëz, bashkësi, madje edhe shoqëri të tëra janë veçanërisht të ndishëm, ndërsa të tjerët janë më të përmbajtur në lidhje me problemet ekonomike.
Në Greqi numri i vetëvrasjeve për këtë periudhë është rritur për 17 për qind, ndërsa në Irlandë për 13 për qind. Në vendet e reja-anëtare të BE-së, si Hungaria dhe Letonia rritja e numrit të vetëvrasjes në vitin 2008 ka qenë më pak se një për qind, por në anëtarët e vjetra kjo është rritur për pothuajse shtatë për qind.
Nga dhjetë vendet të cilat janë përfshirë me hulumtimin, vetëm në Austri në vitin 2009 ka pasur më pak vetëvrasje në krahasim me vitin 2007. Në vend është vërejtur rënie e numrit të vetëvrasjeve për pesë për qind. Në të gjitha vendet e tjera ka pasur rritje prej së paku pesë për qind.

Striptizmi legal në klubet e Prishtinës









Prishtinë – Në diskotekat ku çdo të shtunë argëtohet shumica e prishtinaseve, ka nisur të praktikohet me të madhe edhe striptizmi. Objektivi i Portalit LajmeShqip.com ka kapur një fragment tjetër të jetës së natës në Prishtinë. Valltaret striptizere, çdo ditë e më shumë në trend, argëtojnë frekuentues të shumtë të klubeve të natës në kryeqytet, madje edhe ministra dhe njerëz që ditën bartin kravatat e natën… i heqin ato.
Së fundmi në “Duplex Club” kjo është bërë edhe në mënryë zyrtare. Ky klub, në ndejat e të cilit shpesh shihen edhe ministrat e Qeverisë së Kosovë, sikur ai i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe ai i Kulturës, Memli Krasniqi e shumë zyrtarë të lartë të shtetit, ka punsuar edhe vajza të cilat vallëzojnë si striptizere.
Në netët kur këto vajza bëjnë punët e tyre, pagesa për të hyrë në këtë club dyfishohet. Mirëpo, si duket, “Duplex” ua ka pa parë hairin këtyre striptizereve, pasi klubi është i stërmbushur me njerëz.
Vallëtaret striptizere kanë filluar të jenë “IN” edhe nëpër qytet. Shumë njerëz kanë nisur të komentojnë për to dhe tashmë striptizmi ka nisur të bëhet gjë normale për prishtinasit.
Portali LajmeShqip.com ju sjellë fotografitë ekskluzive, nga vendi i ngjarjes… (Lajmeshqip.com)

Ja kush është pas Facebook-ut















New-York – Suksesi i saj është në hije, por në fakt është një prej grave më të pasura të Amerikës dhe sigurisht edhe një ndër më të fuqishmet.
Sheryl Sandberg është Drejtorja Operative e Facebook-ut, domethënë truri i vërtetë veprues i rrjetit social, të themeluar nga Mark Zuckerberg. Por Sandberg është edhe një prej objekteve të skandalit, që prej vitesh përballë edhe ligjërisht Facebook-un me Google-n, pasi sipas “New Yorker”, ajo punonte për ta.
Historia i ka fillesat në vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpëtonte nga duart, ndaj kishte nevojë për një ekspert që ta forconte më tej Facebook-un.
Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila në atë moment ishte zëvendëspresidente për shitjet online dhe veprimet e tjera të Google.
Sandberg ka bërë një karrierë të shpejtë dhe në 2007 kërkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisën të shiheshin gjithnjë e më shpesh derisa Zuckerberg e vendosi të ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kështu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...