2011-08-03

Poezi e simbolikës jetëdhënëse

Nga  Fatmir Terziu

Poetja shqiptare nga Prishtina, Drita Beqiri Ademi, një intelektuale e diplomuar në degën e Gjuhë dhe Letërsisë shqipe në Prishtinë, përbën vëmendjen e radhës. Është një poete që ka kohë që gatuan me embrionin e jetës së saj vargun poetik, që së shpejti sheh dritën e botimit në një vëllim poetik tejet premtues. Është një vëllim poetik që mishërohet jo thjesht nga ndërtesa femërore e filozofisë së vargut, por nga struktura me të cilën derivon mesazhin tërë poezia femërore. Poezia femërore, më saktë poezia e krijuar nga poetet femra, ka në thelb tre gjëra që vijnë ndjeshëm në syrin, mendjen dhe shpirtin e lexuesit. Të tre këta gjëra që lidhen me botën ndjesore, emocionalen e brishtë dhe atmosferën e ndikimit kanë në thelb atë që Eliot e vë në funksionim me kulturën e ‘vetë-eksplorimit të ritmit jetik mes jetës dhe vdekjes’ me të cilën femrat poete janë më të ndjeshme. Janë këto simbolika të jetës që vijnë në vargun e poetes Drita Beqiri Ademi. Në poezi të tilla si “Bota” ku sipas poetes ‘adrenalina rikompozohet’ dhe që na konfiguron vdekjen apo në poezi të tjera si “Dhimbja” ku sërish sipas autores “Lindja  e fëmijës është dhimbje/Dhe vetë fëmija dhimbje është/Atdheu, Nëna, Babai, dhe  ti…” që të gjithë janë dhimbje, ndjehet fuqishëm ajo që Eliot e transmeton tek filozofia e tij duke pasuar aspektin më të dhimbshëm atë të lidhjes me ardhjen në jetë. Më tej kemi një lidhje me tërë dinamikën e jetës së vetë njerëzores, udhëtesës filozofike jetë-vdekje, mes vargut të poetes që lidhet me atë çfarë herët Llambro Ruci e cilësonte si angazhim për ‘njerëzit me të cilët rron poeti’ kur ai në shkurtin e vitit 1982 analizonte vëllimin poetik të poetit S. Dede. Ndryshe kjo lidhje me të parën dhe tërë funksionin e poezisë së Ademit shkon më tej në lidhjen derivate të piketuar nga studiuesi Mehmet Kraja kur e shikon ‘fjalën si variacion’ dhe ‘frymëzimin’ si aspekt të  ‘variacionit poetik’. Kur Kraja shkruante për këtë ide në vitin 1979, natyrshëm poezia e Drita Ademit, s’kishte marrë jetë, por ajo tashmë ndjehet krenare në këtë sedërtim funksional. Në këtë lidhje poetike dhe teorike, poezia “Lumturia” mëshon apriori në deje të sinqerta jete. Ajo me vargun e saj të lirë, dikton jo vetëm dëshirë, por edhe dihamën e jetës: “Oh sa do të doja/Që  sot, e lumtur  të isha/Më  e lumtura në botë/Pra, dhe më e lumtur se sa Ti./Por kjo, e vështirë, është,/aspak e lehtë,/Sepse, ti mua  më  dukesh më e  lumtur/se sa je”.
Metonimia e vargut
Metonimia e kësaj poezie vë në siklet atë anë me të cilën ‘lumturia’ diktohet, dhe në rastin që poetja, në vend që të shprehej për një njeri të njohur, ajo vë në funksion thjesht një ‘Ti’ që në këtë rast është vetë ‘lumturia’ dhe dikton anën metonimike të përkryer të vargut. Kjo shihet më qartë tek poezia “O, Ju” ku retorikës së drejtuar “O ju më falni, më falni që ju pyes/Kah  shkojnë këto udhë” i vjen në funsksion të dyfishtë ana tjetër antonime, por e drejtpërdrejtë në rretorikën metonimike të funksionit filozofik, duke qartësuar se pyetja është edhe për njerëz: “Kah shkojnë këta njerëz/Nata pse  kaq e errët është,/yjet pse ikën...”. edhe në këtë rast është përdorur ajo që ka lidhje varësie me jetë-vdekjen, atë dukuri që ka ndodhur, diku jo shumë larg zemrës së autores. Këto fjalë e shprehje të figurshme si ‘yjet pse ikën’ veç kontekstit metonimi, kanë në thelb edhe atë me të cilën Kraja lidh variacionin poetik. Ky variacion poetik fuqishëm shihet tek vargjet ‘o, ju më falni që ju pyes.../prapë pranverë/prapë Mars, shi...”. A nuk e bën variante tërë poezinë e saj me këto vargje që flasim shumë, poetja Drita Ademi? Pranvera, Marsi dhe shiu simbolizojnë shumë më tepër në këtë variacion poetik. Ato janë një udhë e gjatë jetë-vdekje, që nis me pranverë-gëzimin dhe bitis me shi-lotin e vdekjes.
Në këtë kontekst ne ‘dëgjojmë’ në heshtjen tonë të leximit tek poezitë e Drita Ademit, jo vetëm “Këmbanat bien për lutjen e së dielës’ por edhe se si funksionon tradicionalja mes kulturës së simbolikave të tilla si “Mjegulla e zezë gllabëron qytetin e lashtë/Macja e zezë i pret udhën kalorësit të heshtur’ dhe ‘Shpresa e vdekja përballë njëra-tjetrës rrinë”.
Forca shprehëse
Poezia e poetes Drita Beqiri Ademi, gjen forcë hyjnore mes vargut, të saj, ridimensionohet mes forcës së gatuar nga ky varg dhe depërton fuqishëm si një artefakt i fjalës së bukur. Vargje të tilla si “Më lejo të lutem,/më lejo/Të hyje  thellë në vargun e shkruar,/Të digjem  të bëhem hi/Ose, eja dhe ti  me mua/Prush te bëhemi, bashkë,/Që pastaj të ringjallemi...”, nuk janë thjesht ajo lidhje nyjësore me faktorin Hyjnor, as me sakrificën sublime për hir të saj, por një metafizikë dhe një filozifë që lidhet me vetë njeriun dhe simbolikën e jetës. Duke vazhduar me atë që përcjell emocionalen e kësaj simbolike le të ndjekim vargun potencial që plotëson të tërën në këtë lidhje absolutisht të goditur me figurën më të zgjedhur letrare: “e me mall/të qajmë/Me lotë Botën të lajmë/E hiri  e loti ynë për kohërat,/për ata që do të vijnë/Epitaf, të mbetet/Emri yt/Më lejo të lutem,/më lejo/Të vras të gjitha  kohërat/Të cilat/Kush e di,/se  ku,/e nga kush/Padrejtësisht  mekur janë...”. E gjitha kjo e riforcon këtë lidhje të ndjeshme vargore mes funksionit të saj të simbolikës jetëdhënëse. Studiuesit e mirënjohur Geri Giebel Chavis dhe Lila Lizabeth Weisberger do ta quanin këtë ‘terapi e udhëtesës jetike’ (2003:123). Por më tej kjo ‘terapi’ sipas teorisë së tyre është ajo ndjenjë e fshehtë që vjen përpos një dialektike të fshehtë, por që vjen nga koha, vendi dhe hapësira, si aspekte të lidhura historikë, por edhe si faktorë që plotësojnë ‘terapinë’ e një fakti: “E sot pikojnë helm, /damarëve të tu/dejeve/udhëkryqeve.../Që  ti,/atë helm pi,/çdo mëngjes/E geni yt hutuar ecën  drejt/Botëjetë e mykur,/e zverdhur...”
Duke përfunduar
Kjo ‘terapi’ jetëdhënëse i jep këtyre poezive të autores një frymëmarrje të gjerë tematike. Kjo frymëmarrje fillon që nga “Maji” që në syrin e poetes është “Një rreze dielli larg” e deri tek “Bota” që për poeten është gjithshka gatuhet ‘tangram’ diku “në laboratoret moderne” apo edhe tek “Dhimbja” që flet e nënkupton shumë. Nënkupton ‘lindjen e fëmijës’ që natyrshëm mes filozofisë së autores ‘është dhimbje’, që më tej sipas poezisë së saj ‘vetë fëmija është dhimbje’.
Kështu pasi lexon dhjetra e dhjetra poezitë e autores në përfytyrim të mbetet imazhi jetëdhënës, gjithë hapësira që vjen përpos një rrugëjete vajzë-motër-nënë-grua-shoqe. Me ngrohtësi dhe dashuri poetja formëson një udhëtim pikant në rrugën poetike. Por jashtë modestisë letë shpallim se kjo autore ka në duar edhe plane të tjera Romani i saj i lidhur sërrish me jetëdhënien natyrshëm që së shpejti do të flasë më shumë e më gjatë. Kjo flet për ardhjen në kohën e duhur të një vlere të bukur e tepër domethënëse në mjedisin letrar shqiptar.

--
"Fjala e Lire"  "Free Speech" 2009

Akrobacionet e “gruas gjarpër”



  • Julia Zlata, e njohur edhe si “gruaja gjarper” ka befasuar jurine e talent show-it gjerman “Das Supertalent” te cilat mund t’i shikoni ne fotografite.

    Kjo seksi ruse planifikon te nxjerre edhe kalendarin e saj. Pozicionet te cilat i merr ajo ndoshta krijojne pershtypje se shkaktojne dhimbje ne trupin e saj, por kjo 24 vjecare keto i ben me lehtesi te papershkruar.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=201182135521

Nëse ndahet Kosova, lideri shqiptar Ali Ahmeti paralajmëron destabilizim në rajon




  • “Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka shtuar Ahmeti për RTK.

    Ahmeti shpreh shqetësimin duke theksuar faktin se në veri akoma veprojnë grupe kriminale dhe kontrabandistë të cilët paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Top lajm: Ahmeti bashkon kufijt e Kercovees‏

    Nga viti i ardhshëm, Zajazi, Osllomej, Vraneshnica e Drugova do t’i bashkëngjitën Kërçovës, me çka dhe do të ndryshojë përkatësia dominante etnike e qytetit, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal”. Me këtë Kërçova përfundimisht mbetet komunë me dominim të shqiptarëve. Kjo sipas burimeve të ekipit negociues mes BDI-së dhe VMRO-së, ka qenë një vendim nga e cila lideri integrist Ahmeti nuk ka ditur kthim prapa, pra as që ka dashur të tërhiqet.

    “Ekipi negociues i VMRO-së ka kërkuar nga ana jonë bashkëngjitjen e këtyre katër komunave ta anulojmë në vitin 2017, por ne kemi prerë menjëherë se Kërçova nuk është objekt i negociatave dhe këtu nuk ka shans që të lëshojmë pe”, ka thënë për “Zhurnal”, funksionar i lartë i BDI-së.
Sipas të njëjtit burim, negociuesit e Ahmetit kanë rikujtuar kolegët e VMRO-së se gjatë formimit të qeverisë në 2008, BDI ka lëshuar pe në shenjë të vullnetit të mirë dhe besimit të ndërsjellë midis partnerëve të koalicionit dhe në vend të 2009-s sipas ligjit të ndarjes territoriale, bashkëngjitja e këtyre komunave të ndodhë pas 4 viteve, pra në vitin 2013.
Pas Strugës, Dibrës, Gostivarit e Tetovës, që me ndarjen territoriale nga viti 2005 janë me dominim të shqiptarëve, nëse përmbushet edhe kjo me Kërçovën, atëherë do jetë kjo komuna e pestë e qytetit me dominim të popullatës shqiptare. Kjo përveç kësaj nënkupton se edhe kryetarët e komunave do jetë nga bashkësitë më të mëdha etnike.

Esse nga Përparim Hysi :Dritë-hijet e një Nobelisti

Më 3 gusht të vitit 2008,vdiq në Moskë,Nobelisti Aleksandër Solzhenicin.Jeta e tij është një "sagë" më vete.Dhe,çuditërisht,megjithëse një pjesë të madhe të jetës e kaloi në zgrip,ai,pothuaj,e jetoi shekullin e vet.Për pak muaj:do mbushte plot 90-vjeç.Dhe nuk janë pak,edhe sikur ta kishte kaluar"vaj",po sos privimeve,ai kaloi me sukses dhe një operacion kanceroz.Për jetën e vetë ai tregon edhe në vepra ,si "Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit" apo dhe tek "Pavioni i kacerozëve" dhe ca më tej tek "Arqipelagu Gulag".

                                              *   *   *   
Ka lindur në dhjetor të vitit 1918,nga një nënë me origjinë nga Ukraina dhe  i ati qe rus.E ëma,pas vdekjes së shoqit (dhe ky vdiq në një akssident po në vitin 1918 ) ,erdhi në Moskë.Pra,është rritur nën kujdesin e së ëmës dhe,po të lexosh biografinë e tij,ka mbaruar Universitetin e Rostovit për mathematikë.Kur filloi Lufta e dytë Botërore,ai merr pjesë si artilier,gradohet si oficer dhe merr dekorata trimërie në luftë.Por kjo lavdi vazhdon të zhbëhet pas pak.Kapen letra që shkëmbente me shokë,ku përgojohej Stalini,në vitin 1945,kur luftonte në Prusinë Lindore dhe arrestohet e drejt e në "Lubjanka".Kjo "Lubjanka" që emërin e kish të bukur ,qe një ferr i vërtetë.Ndodh si me atë kollën që të merr frymën,që,tradicionalisht,për ta marrë me të mirë apo për ta zbutur e quajnë "kollë e mirë!!!".U dënua 8 vjet që i bëri me punë të detyruar në të ftohtin  polar të Siberisë.Atëherë lindi dhe romani"NJë ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit".Ky roman dhe  trilogjia"Arqipelagu Gulag" janë dy vepra që bëjnë "diseksionin" e regjimit stalinian.
I pari ka dhe  suksesin e vet,në kohën e Hrushovit.Hrushovi duke e shpallur veten antistalinist,sikur hapi dritën jeshile për "NJë ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit".Solzhenicini gjeti derën hapur  tek poeti Aleksandër Tvardovski ( brezi im e njeh këtë përmjet poezisë"Vdekja dhe ushtari"  që bëhej në gjithë shkollat e mesme në vitet '50-të),që drejtonte atëherë revistën"Novij Mir".Hrushovi porosiste se duhet të shkulnim secili nga një Stalin nga vetja.Se dhe tek unë,- thoshte Hrushovi,- ka patur një Stalin! Jo vetëm u botua,por hyri dhe në programet e shkollave.Por,mjerisht,nuk zgjati shumë.Në vitin 1964,bie nga skena Hrushovi dhe erdhi Brezhnjevi.Romani u ndalua,u hoq nga programi shkollor dhe për Solzhenicinin filluan përndjekjet.
Sos këtyre përndjekjeve,ai vuante nga një tumor dhe e operoi me sukes në një spital të Tashkentit.Atëherë lindi dhe"Pavioni i kancerozëve" që është një roman artistik,ndryshe nga dy të parët që janë më tepër si vepra dokumnetare.

                               *     *    *
I burgosur,i internuar apo dhe i sëmurë,ai vazhdonte të shkruante,por,asnjëherë nuk i shpëtoi syrit vëzhgues të KGB.Ajo që duhet theksuar është fakti se ai mund të nxirrte jashtë Rusisë veprat e tij ( një ndihmë të madhe ka dhënë vajza  një estonezi,babanë e së cilës ai e kish patur në burg)  dhe,pse qenë vepra që demaskonin me fakte rrënqethëse sistemin stalinian dhe poststalinian,atij në vitin 1970 iu dha çmimi Nobel.Sado që ky çmim iu akordua,Solzhenicini nuk udhëtoi dot për në Stokholm dhe,sado që u mundua që ky çmim t'i jepesh në Rusi nga ambasanda suedeze,nuk arriti dot.Suedia i ruhej një karshillëku politik me BS.Kështu që çmimi iu dorëzua nga  Mbreti I Suedisë,Gustav Adolf,vetëm në vitin 1974,kur qeveria sovjetike,jo vetëm i hoqi nënshtetësinë duke e akuzuar për tradhëti,por të marri dhe masën më ekstreme:ta përzërë për në ekzil.Dhe Solzhenicini herë shkoi në Gjermani,herë në Zvicërr dhe për të sosur në SHBA,në Vermont.Në ekzil qëndroi gati 20-vjet dhe u kthye në Rusi në vitin 1994.Gorbaçovi i hoqi akuzën dhe i ktheu nënshtetësinë.
Natyrisht,në këtë vështrim kalimthi unë nuk do bëj analizën e veprave të Solzhenicinit (ato,tanimë,janë të njohura dhe për lexuesin shqiptar),por do qëndroj në ca "hije" që ia bjerrin lavdinë këtij Nobelisti.
Që është një nga disidentët më të mëdhenj,as që e vë në diksutim.Por,për vete,kam mendimin se vlera artistike e veprave të tij,nuk është ashtu siç është thënë:në unison me demaskimin që i  bën sistemit shtypës komunist dhe në vlerat artistike që ka.Unë kam mendimin se Solzhenicini e mori çmimin Nobel,jo se qe,me të vërtetë,shkrimtari që artistikisht qëndronte mbi prozatorët  a poetët rusë,por më tepër se ai pati kurajon që i çorri maskën gjithë asaj fasade (më skat:asaj maskarade) të socializmit në BS apo dhe në vëndet e LIndjes.
Ashtu siç ka ndodhur,para tij,me Boris Pasternakun për "Doktor ZHivagon"(Nobel në vitin 1958). Dihet botërisht që Pasternaku në letërssi njihet si poet se sa prozator.Dhe në ndodhi që"ZHivagua...","u rrëmbye" fshehurazi" dhe,sa për pasojat,Pasternaku më shumë i pa "sherrin" se sa hairin.Jo vetëm nuk udhëtoi ta merrte,por më duket,ky çmim që iu bë si "hije" që e ndiqte pas dhe i shpejtoi vdekjen.Ç'shkruaj,nuk janë vetëm hamëndësime të mia.

                                               *     *     *  
Për lavdinë e Solzhenicinit janë shkruar faqe e faqe të tëra dhe unë nuk dua që të merrem me të.Kur vdiq Solzhenicini,u mor në intervistë Kadareja që,veç tjerash,e ka takuar atë në Francë se,si dhe Kadare kanë patur të njëjtin botues:"Fayard".Kadare flet me superlativa për Solzhenicinin si një gjigand të lirisë dhe drejtësisë njerëzore.Pyetjes se vallë mos u bë i famshëm për shkak të disidencës,Kadare,thotë:
-Solzhenicini është një shkrimtar i rrallë në fatin e tij ku vepra e tij letrare dhe dokumentare kanë peshë të barabartë.Janë të dyja tepër të rëndësishme:tepër të fuqishme,sepse rrallë ka ndonjë shkrimtar që të ketë kryevepra letrare si "Pavioni i Kancerozëve" që është një roman artistik dhe dëshmi tronditëse.
Kadare si njeri që njeh etikën,e kalon si butë,qëndrimin e Solzhenicinit për Kosovën.Ai diplomatikisht thotë:-Për fat të keq... e përsëris:për fat të keq,në lidhje me Kosovën,Solzhenicini,u pajtua me politikën  e Rusisë zyrtare.Por,- shton ai,- rëndësi ka vepra.Mendimet jan kalimtare,vepra mbetet.
Kur vjen fjala për disidencën në Shqipëri,Kadare shprehet qartë:-Në Shqipëri nuk ka patur një disedencë të tillë.Dhe vazhdon se si,në Shqipëri,ndryshe nga vëndet e tjera komuniste,mes viteve '70-të janë pushkautr dy poetë në Librazhd (është fjala për të ndjerët Genci Leka dhe Vilson Blloshmi) dhe mu prga viteve '90-të në mes Kuksit është varur poeti Havzi Nela.

                                                    *     *     *
Unë nuk jam plotësisht dakord me ato që thotë për Solzhenicini Kadare dhe ca më shumë për mendimin që ka  ai për disedencën shqiptare.Disedencë ka patur në gati 50-vjet të regjimit që u përmbys.Ka qenë e heshtur apo ,ku e ku,e shfaqur hapur,kjo duhet evidentuar.Jo nuk filloi disedenca vetë kur u pushkatuan ata dy poetë që qenë në fillimet e tyre letrare.Ata u pushkatuan që të dy,më tepër për origjinën e tyre klasore,se,ende,nuk ishin shfaqur në hapësirën letarare të kohës.Të ndjerin Genci Leka e kam patur shok shkolle dhe,sado që qe dy vjet pas meje,ne patëm aq miqësi,sa dhe kur dolëm mësues,unë,tutje,nga Myzeqeja dhe ai në Librazhd,shkëmbenim letra.Genci  qe me shpirt të brishte që nuk mund t'i bënte dëm një insekti dhe jo një njeriu.Po si mund të zinin vënd ata në faqet letrare,kur nga kupola kumtohej:të botosh është si të kesh një pushkë dhe duhet të marrësh leje për ta zotëruar atë.Shkurt:që të botoje duhet të kaloje nëpër lupën e partisë.Ajo që më çudit me Kadarenë është fakti që ai harron apo bën sikur harron se para këtyre martirëve të bukur,u pushkatua oficeri dhe poeti(anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë),i bukuri Trifon Xhagjika.Trifon Xhagjika që bërtiti:-Atdhe,të shoh lakuriq! U pushkatua në vitin 1963 se qe kundër rrymës.E pasuan po me pushkatim edhe Vangjel Lesho dhe Fadil Kokomani që i bën  letër Komandantit për të ndryshuar kursin.Mos duhet të kishin brirë që të lakohen si disidentë?Po djepi i kulturës me gjithë ata prftërinj katolikë që u shklruan në satër apo në burgje.sa prej tyre nuk qenë disedentë në mendime dhe në shkrime.

                                              *    *    *
Pragviteve gjashtëdhjetë,kur shërbeja si mësues në zonën e Libofshës,kam njohur doktor Astrit Delvinën që kish shkruar qysh në vitet '30-të dhe kur e pyeta këtë prozaator të bukur:-Doktor,ka disedencë në Shqipëri?
Në intimitet,domosdo,se nuk ishe leht të hapje biseda të tilla,më thotë:-Disidentë në Shqipëri ka,po është e fshehur.Se e pe seç ndodhi?E kishte fjalën për Xhagjikën? Doktor Delvina shkruante fhsheurazi.Po a nuk i mbajti 8 vjet të fshehura shkrimet Solzhenicini?! Të shkojmë dhe më tej:Dr.Delvina u burgos kur e kishin transefruar në Levan të Fierit dhe,kur doli nga burgu prag viteve '90-të,botoi disa nga shkrimet e tij.Ato të disiedencës.Mjerisht,ka vdekur dhe  kujtoj si një disident të bukur dhe si një shkrimtar që nuk zuri vëndin që meritonte?Po a nuk ishte disdencë qëndrimi i Lasgushit që,pothuaj,i ktheu kurrizin(për mos thënë b...) dhe nuk shkroi qoft dhe nnjë rresht për be për partinë?Pse mos iu sos muza?Përkundrazi.Ai është disidenti më i bukur që asnjëherë nuk i bëri karshillëk regjimit.Në Fier kam njohur "disidentin" Makensen Bungo nga Elbasani.Ky elbasanli nga një derë fisnike,kur mori maturën,bërtiti:-Po pse u la Kosova nën Titon?Kaq u desh dhe iu vunë prangat dhe çuan që të thante kënetën e Maliqit.Dhe ai e vuajti atë"gulagun" shqiptar që,siç gjykoj unë,nuk i lë gjë mangut atij rus.Çiraku shqiptar ia kaloi ustait gjeorgjan.Në se gjeorgjani quhej Koba,ky yni duhet të quhej"Kobi".Koba po ta shqetësoje,të dërgonte në "gulag",ky,"kobi" të hiqte kokën.I vetmi që i shpëtoi heqjes së kokës qe disidenti,Kasëm Trebeshina që iu drejutua"Kobit" me një promemorie në vitin 1954.Kur përmënda Makensen Bungon dua të them se,në se Solzhenicini,e ruajti fshehur 8 vjet për "NJëditë....",Makenseni priti plot 50-vjet që të shkruante ato"Ditët i IvanDenisoviçit" të tij.Në se marr e lakoj,Makensen Bungon,se kam qenë redaktor i parë i kësaj vepre dokumentare të tij,që pa dritën e botimit në vitet e demokracisë.Po sa të tillë,kanë heshtur se duhet theksuar:nga të gjithë vëndet e Lindjes,kemi patur regjimin më shtypës ku koka të fluturonte sikur të qe presh.

                                    *    *   *   
Solzhenicini e arriti apogjeun e tij,kur erdhi në ekzil,në perëndim.Ai e kishte marrë dhe Nobelin.Por,megjithatë,tek ky nobelist janë vënë re dhe hije në problemet me të drejtat e njeriut,partizan i të cilave qe.Kur erdhi në Perëndim,ai nuk u përshtat lehtë.Dhe mendimin e shfaqi hapur:në perëndim ka vetmë konsumizëm dhe kotësira.Kur shkroi librin"Dyqindvjet bashkë" ku i analizohen bashkjetesa ruse-hebreje,ky,partizan i të drejtave njerëzore,nuk arrin të bëj dallimin cilësor të këtyre mardhënieve.Thotë se të dy palët janë bashkëfajtorë.Se si rus orthodoks nuk mund  të pranoj,asgjë që cënon lavdinë ruse.Sjell si argumet mbështetës:Trocki,Zinovievi,Kamenievi,Sverdllovi (njeriu që urdhëroi maskarimin e familjes Romanov të Carit të fundit rus) dhe Kanganoviçi (projektuesi i çpronësimit të bujqëve rusë) a nuk ishin hebre?-pyet Solzhenicini kur e vërteta është krejt ndryshe.
Nuk u pajtua fillimisht me qeverinë e Putinit,duke e qujtur jo demokratik,po oligarki regjimin,më vonë,jo vetëm u pajtua,por nuk lëvizi as gishtin e njërës dorë kur u rrafshua,si kurrë ndonjherë,Çeçenia.
U bë ithatar i kishës ruse,po nuk u kujtua kurrë që të ndërhynte qoft dhe njëherë me një pormemorje,që të anullohej ai "çkishërimë aq i turpshëm" i shkrimtarit më të madh të të gjithë kohërave të Rusisë dhe jo vetëm të Rusisë,Leon Tolstoit.Sa për mendimin tim,në se ky gjigand letësie nuk e mori Nobelin që filloi të jepej qysh më 1901,patjetër,që kisha ka patur trysninë e saj.S'ka njollë më të trupshme të Kishës Ruse,në një kohë kur Papa I Romës,ka dënuar gjyqet e dikrushme të inkuzicionit.

                                    *     *    *   
Në se bëra gjithë këtë"shetitje të gjatë",dua të tregoj se pse e bëra shkrimin.Unë po shkoj drejt 70-vjetëve dhe  mbrëmë,vdekja,më fali për pak.Kur"shpëtova",shkrova poezinë:

Vdekja,mbrëmë,më erdhi rrotull
Nuk më mori,se nuk deshi
Më trajtoj si një të "vogël"
Më nxor gjuhën,më përqeshi.


Lëre,- tha,- le të vuaj
Se ka mbi shpinë "mëkate"
Ndaj dhe unë po shkruaj
(ah,çfarë hoqa kësaj nate!").

                                                              *    *    *  
Kadare jeton në Francë.Atje ka dhe një thënie që thotë:"Me kulturë nuk është ai që derdh një pjatë me supë,po është ai që bën sikur nuk e vë  re atë që e derdh". Kadare thotë,se mendimet janë kalimtare dhe harrohen.Unë them jo.Nuk harrohen.Si mund t'i falet Nobelistit Solzhenicin që,i kishte të mbyllur sytë para maskarave serbomëdha made in MiIlosheviç dhe "viçësh" të tjerë ndaj popullit tonë(Kossovarët dhe kudo që bukës i thonë bukë,për mua janë shqiptarë) dhe ky,"luftëtar i të drejtave njerëzore" të shprehet me ndërgjegje të kthiellët:-Bombardimi i Sërbisë nga Nato është njësoj siç bëri Hitleri!!! Apo u bënte thirrje mercenarëve rusë,duke shoqëruar dhe mitroplitin Aleks:-O burra,të mbrojmë ortodoksët serbë se po, linçohen nga kosovarëtt!!! NJësoj si t'u bëhsh thirrje ujqëve që të ruhen nga sulmi i shqerrave!Jo.Unë jo vetëm nuk bëj sikur nuk e vë re,por ky kushtrimi i këtij nobleisti është aq i pështirë,sa duket se ai mbi lavdinë e tij  ka hedhur katran.Pushkini qysh në vitin 1831,kur Rusia cariste kishte sulmuar Poloninë,lëshoi zërin e tij të kushtirmit:-Larg duarët nga Polonia!Ballafaqimi flet vet.
Dhe në mbyllje.
Në një poezinë time modeste të shkruar disa muajës më parë,shkruaj mes tjerash:

-Kujdes kur të më shani

E tërë poezia nuk më kujtohet,por në mbyllje të saj,them.
...Por në më shani Shqipërinë,
Bëhem kamikaz dhe shpërthej si minë.

Dhe nuk e harroj dot këtë "sharje",sado që u bë  nga një nobelist që luftoi për të drejtat njerëzore.Për t'i dhënë fund hamëndësisë,se e mori për vlera letrare a për demaskimmin e regjimit gjakatar,po mjaftohem me një shëmbull që e hasa në internet.Ai thotë:Një ditë nga jeta e Ivan  Denisoviçit apo dhe"Doktor Zhivagon" e Pasternakut e i gjen me nga një euro në rrugët e Manastiraqit në Greqi.Dhe shtoi a ndodh kështu me cilën do vepër me vlera letrare-artistike?!


                                     2 gusht 2011

“Varri i qyqes“

nga Flori Bruqi

description 
Teksti i dramës “Varri i qyqes“ i Azem Shkrelit, kësaj rradhe vie në skenë në një verzion të ri, të cilin regjisorja e zhvendos nga paslufta e Dytë Botërore në periudhën pas luftës së fundit në Kosovë, duke sjellë në skenë tërë tragjedinë dhe traumat e shumë familjeve shqiptare, të cilat kanë të bejë më eshtrat e të zhdukurve dhe të vrarëve. Kjo dramë mbrëmë u shfaq në skenën e Tetarit Profesionist “Istref Begolli“ në Pejë, e cila u mirëprit nga publiku. Fabula e dramës është se deri sa armiqët tanë na kanë varrosur në varreza masive, kanë përdhosur kufomat dhe dinjitetin tonë, në anën tjetër, shqiptarët tregojnë fisnikrinë dhe respektin ndaj kultit të varrit. Përderisa, kryefamiljari Gjergji gjendej në burg, atij ia vrasin djalin, kurse bashkëshorten e tij Marinë e përdhunojnë paramilitarët dhe militarët serbë, ngase nuk tregon se ku e ka të birin bashkë më të dashurën e tij të një nacionaliteti tjetër. Ata më pas ia vrasin të birin dhe të dashurën, ia djegin shtëpinë, kurse ajo nga hiri i nxjerr eshtrat dhe i varros në dy varre. Kur bashkëshorti i saj, Gjergji kthehet nga burgu, dëshiron të dijë se a i është vrarë djali si hero apo si qyqar. E tëra kjo sjellë dyshime, dilema dhe tragjikë fatesh e njerëzish.
Go to fullsize image

Aktroja Safete Rugova...


Interpretim i shkëlqyer i Safete Rogovës

Këtë mesazh të shfaqjes na sjellin me besnikëri aktorët e kësaj shfaqjeje. Mbremë, me tërë shpirtin e saj prej artisteje me përvojë ka shpërthye në skenë Safete Rogova, e cila ka sjellë para publikut pejanë tërë fatin tragjik të një nëne shqiptare, e cila ka bartur mbi supe ndër dekada fatin tragjik, që nga vajzëria, e deri në përdhunimin e saj dhe vrasjen e të birit. Ajo, me gjithë dhimbjen, ballafaqohet edhe me dyshimet e të shoqit Gjergjit, që e vë në dyshim gjithçka, i cili i thotë se edhe ti “kur nuk flet, flet shumë“, dhe vërtet në këtë rol, Safete Rogova ka skalitur një personash sa të fortë, aq edhe tragjik të një nëne shqiptare, që me një interpretim të shkëlqyer do të mbahet gjatë në mënd nga publiku pejan.
 Skeda:Nimon Muçaj.jpg
 Aktori i mirënjohur nga Lluka e Deçanit:Nimon Muçaj

Nimon Muçaj, ia doli që të jetë partner i denjë i Safete Rogovës, karshi interpretimit të saj të shkëlqyer dhe nuk e kishte të lehtë që ta mbajë tërë peshën që kishte në rolin e Gjergjit, nga i cili krijoi një personalitet sa tragjik, aq edhe dyshues, përmes të cilit nxori një kreacion të pëlqyer. 
 
Ndërkaq, barbaritë dhe tërë egërsia e paramilitarve dhe militarve serbë u soll në skenë nga Selman Lokaj, si oficer ushtrie, Labinot Lajçi dhe Armen Ismajli, si paramilitarë dhe shoqëruesi i tyre, Sylë Kuçi, ua kujtuan publikut pejanë edhe njëherë ato tmerre të dhunës serbe të viteve 1998 dhe 1999, duke u rrënqethur deri në kockë për tmerret dhe neveritë e përjetuara.

Simbolizim i thurjes së fateve

Selman Isufi kësaj rradhe nxori në skenë tërë tragjikën e një pjestari të popullit, që bënë krime nga të cilat pëson edhe ai. Skena e realizuar nga Iliriana Loxha- Basha, në të cilën ishte i vendosur “një vek dhe shumë pejna”, simbolizonte thurjen e fateve dhe humbjen e shumë fijeve të popullit tonë. Pejnat e ëndur në skenë, lëmshat e shpërndarë, fije të shkëputura, ëndja e tyre anë e kënd skenës, që kanë sjellë shumë simbolikë fatesh, kanë fuqizuar konceptin e regjisores Drita Begolli, e cila më këtë shfaqje ka dëshmuar aftësitë e saj regjisoriale dhe konceptin e saj për ruajtjen e etnosit dhe burimores, duke e gërshetuar me modernën, ka dhënë kreacione të bukura skenike, për çfarë publiku pejan, atë dhe tërë ekipin realizues e përcollën me duartrokitje të gjata. Punë të mirë në lëvizjet skenike ka berë edhe Nexhmije Selca, e cila ka bërë koreografinë e shfqajës e që edhe aktron në këë shfaqje. Efektet e dritës të udhëhequra me përkushtim dhe mjeshtëri nga Ali Thaçi i kanë bërë skenat e fuqishme të protagonistëvë të kësaj shfaqjeje.

Në BKUK në Prishtinë, është bërë promovimi i disa librave të mërgimtarëve tanë...

Në kuadër të Ditëve të Mërgatës, që po organizohen nga Ministria e Diasporës,  në Bibliotekën Universitare të Kosovës është bërë promovimi i disa librave të mërgimtarëve tanë, të cilët aktualisht jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës. 

 

Shkrimtari Agim Gashi, me dy libra,“Epoka e nderit”dhe “Kohë e pa kohë e vendit tim”, Sejdi Gashi me “Monografi e komunitetit shqiptar në Gelsenkinche - Gjermani”, shkrimtari Çerkin Bytyçi me “Urë atdheu”,poetja  Rita Salihu “Engjëjt nuk jetojnë në tokë”, studiuesit Dr.Musa Ahmeti dhe Dr.Etleva Lala “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit” dhe publicisti Emin Fazlia “Doktori maleve të lirata të Drenicës Dardane”, ishin autorët dhe librat e tyre, të cilët u prezantuan në kuadër të Ditëve të Mërgatës. 

 

Duke veçuar rëndësinë e këtyre, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është shprehur se promovimi i këtyre librave është i rëndësishëm, pasi tregon se bashkatdhetarët tanë nuk janë vetëm punëtorë dhe shërbyes në vendet ku jetojnë, por edhe njerëz të artit dhe kulturës.

 

“E rëndësishme, sepse kjo tregon se bashkatdhetarët tanë janë njerëz të shkencës dhe të kulturës”, ka thënë ai. 

 

Ndërsa duke folur për librin “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit”, të Musa Ahmetit dhe Etleva Lalës, studiuesi Begzad Baliu është shprehur se ky libër është shembulli më i mirë se si duhet botuar trashëgimia jonë, ndërsa historia e njohjes së saj njëshekullore është gjithashtu shembulli më i keq që dëshmon se si jemi sjellë ne ndaj asaj trashëgimie, të cilën megjithatë e kemi njohur.

 

“Veprës ‘Statutet e katedrales së Drishtit’ i prijnë disa tekste përshkruese, referuese e komentuese, si: Mesjeta shqiptare në dritën e statuteve të katedrales së Drishtit, në të cilën janë dhënë disa shpjegime themelore të rëndësisë së statuteve mesjetare në historinë kombëtare shqiptare të kësaj epoke”, ka thënë ndër të tjera prof.dr.Begzat  Baliu. 

Në Prishtinë  vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Ditëve të Mërgatës. Ndërkohë, janë anuluar disa aktivitete, kryesisht argëtuese, pas ngjarjeve që ndodhën tri ditët e fundit në veri të vendit.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...