2011-08-15

Letërsitë si vazhdimësi historike


“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi”


Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi 


Rajmonda MALEÇKA, TIRANË


 Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.
Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes.
Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi që ju kanë rezistuar kohërave. Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzorë, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes.
Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.
Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë se sa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit. Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazh të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën, protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrarë.
Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro-kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.
a. Letërsitë si prerje të kohërave
Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtarë merr në konsideratë romanet e tij të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit. Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv. Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e shtrirë dhe më e gjerësishme se sa njoftimi që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.
Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. “Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.
Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fund-shekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzorë, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.
b. Letërsitë si vazhdimësi historike
Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore se sa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.
Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.
Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrarë që autori ka paraqitur. Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.
Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelorë të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipik dhe e bën të komunikueshme me të gjithë kohët. Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet
c. Metafora ekzistenciale e jetës
Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen. Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.
Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.
Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë. Asnjë teknologji tjetër sado e sofistikuar të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.
Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij. Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie. Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të. Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.
E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë. Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.


**************
   Gazeta  C

Jelko Kaçin: Po u nda Kosova , të ndahet edhe Serbia .!



    Jelko Kaçin                                        Jelko Kaçin














BRUKSEL : “Nëse flasim për ndarjen e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë.


Raportuesi për Serbin në Parlamentin Evropian Jelko Kaçin deklaroi sot se asnjë nga luftërat e viteve 90-të, në Ballkan nuk ka sjellë asnjë ndryshim në kufijtë shtetëror. Me këtë deklaratë ai ka pretenduar që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Kosovën.
“Nëse flasim për ndarjen e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë. Mendoj se askush nuk është i interesuar që të ndodhë një efekt i tillë domino, që sërish do të destabilizonte Ballkanin Perëndimor”, u shpreh eurodeputeti slloven.
Kaçin deklaroi se priten lajme pozitive nga Ballkani Perëndimor, që do të mundësojnë, që jo vetëm Serbia të fitojë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, por ndryshe nga Maqedonia, e cila ka 6 vite që pretë, të fitojë edhe datën për nisjen e negociatave me BE-në

Nga : Roland Gjoni :Rigjykimi i gjeneral Ramush Haradinajt



Rigjykimi i Haradinajt


































 A po e dëmton gjykata drejtësinë duke favorizuar prokurorinë?


Rasti i Ramush Haradinajt në Gjykatë Penale për Krimet e Luftës në Hagë vazhdon prej rreth 7 vjetësh. Më 17 gusht 2011, Haradinaj pritet të rigjykohet pjesërisht për krimet që dyshohet se i ka kryer gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së kundër forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe gjatë viteve 1998-1999.
Rigjykimi i pjesshëm i Haradinajt është unik, pasi është i vetmi rast në historinë 18-vjeçare të Gjykatës që një vendim pafajësie hidhet poshtë nga Dhoma e Apelit. Vendimet e fundit të Dhomës së Apelit në rastin Haradinaj kanë ngritur shqetësimin se Gjykata e Hagës po shkel disa parime themelore të së drejtës ndërkombëtare duke favorizuar prokurorinë.Një nga parimet kryesore të së drejtës penale si në sistemin romano-gjermanik, ashtu edhe në sistemet anglo-saksone është ‘ne bis in idem’ (“jo dy herë për të njëjtën vepër”), që nënkupton se askush nuk mund të ndiqet penalisht dy herë për të njëjtën gjë. Kjo ndalesë kategorike nga “ndjekje penale për së dyti” ka për qëllim t’ua pamundësojë prokurorëve abuzimin me autoritetin, duke rinisur ndjekje penale për një krim që është gjykuar një herë më parë. Po kështu, parimi tjetër i drejtësisë ‘res judicata’ nuk lejon rigjykimin e një çështjeje e cila është gjykuar më parë me një vendim të formës së prerë, çka do të thotë se përfundimet dhe vendimet e gjykatës duhet të pranohen si të plotfuqishme në rast se nuk janë shfuqizuar në Apel. Në rastin Haradinaj, të dy këto parime rrezikojnë të shkelen. Për ta kuptuar rëndësinë e çështjes duhet të shpjegohet shkurtimisht historia e akuzave ndaj tij.
Më 5 mars 2005, gjatë kohës që Haradinaj ishte Kryeministër i Kosovës, ai u akuzua nga Haga së bashku me Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj për 37 vepra penale, ku përfshihen vrasje, tortura si dhe trajtimi çnjerëzor i serbëve, shqiptarëve dhe romëve me anë të veprimtarisë së përbashkët kriminale. Pas shpalljes së aktakuzës, Haradinaj dha dorëheqjen, u dorëzua vullnetarisht dhe u transferua në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës në pritje të gjykimit. Veprimtaria e përbashkët kriminale është një nga llojet e përgjegjësisë penale që përdoret shpesh nga prokuroria në gjykatat penale ndërkombëtare për veprat penale që lidhen me krimet e luftës ose krimeve ndaj njerëzimit. Kur prokurorët pretendojnë se ka ekzistuar veprimtaria e përbashkët kriminale, duhet provuar se bashkëpjesëmarrësit në një vepër penale kanë vepruar si grup individësh me një qëllim konkret të përbashkët dhe secili individ ka kryer veprime konkrete me qëllim që të zbatohet plani dhe të arrihet qëllimi i përbashkët. Në rastin Haradinaj, prokuroria pretendonte se qëllimi i veprimtarisë së përbashkët kriminale ka qenë vendosja e kontrollit mbi Zonën Operative të Dukagjinit nëpërmjet kryerjes së veprave penale ndaj popullsisë civile dhe oponentëve politikë. Kjo nënkupton që prokuroria duhet të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se, Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj kanë pasur për qëllim që të kryejnë krime mbi popullsinë civile për ta shtrirë kontrollin mbi Zonën Operative të Dukagjinit dhe se secili prej tyre kishte vepruar sipas planit për të përmbushur qëllimin.
Gjatë gjykimit, prokuroria paraqiti rreth 100 dëshmitarë dhe parashtroi rreth 1000 prova për të provuar përgjegjësinë penale të të akuzuarve për të 37 veprat penale. Në prill 2008, Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës së Hagës i shpalli Haradinajn dhe Balajn të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa shpalli fajtor Lahi Brahimaj individualisht, për trajtimin çnjerëzor të civilëve në një qendër paraburgimi të kontrolluar nga UÇK-ja, në fshatin Jabllanicë dhe e dënoi atë me 6 vjet burg. Haradinaj dhe Balaj u kthyen në Kosovë të pafajshëm. Prokuroria i apeloi të dy vendimet e pafajësisë me pretendimin se nuk i ishte dhënë mundësia që të dëgjonin dy dëshmitarë kyç, për shkak se nuk i ishte mundësuar kohë shtesë nga gjykata për të thirrur këta dëshmitarë, gjë që kishte penguar gjetjen e së vërtetës mbi rastin.
Më 21 korrik 2010, Dhoma e Apelit vendosi pranimin e disa prej argumenteve të prokurorisë dhe urdhëroi rigjykimin e pjesshëm për 6 nga 37 pikat e akuzës, me argumentin se Gjykata e Shkallës së Parë “nuk kishte ndërmarrë hapat e duhur për t’i lehtësuar prokurorisë dëgjimin e dy dëshmitarëve”. Edhe pse Dhoma e Apelit i la në fuqi konkluzionet e Shkallës së Parë për 31 pikat e tjera të aktakuzës, rigjykimi i pjesshëm u urdhërua për 6 pikat e lidhura me vrasje, trajnim çnjerëzor dhe tortura. Për shkak të rëndësisë së dy dëshmitarëve kyç për t’i mundësuar prokurorisë vërtetimin e akuzave, Dhoma e Apelit gjykoi se ishte dëmtuar drejtësia dhe urdhëroi dëgjimin e dy dëshmitarëve në fjalë.
Që prej korrikut 2010, Haradinaj është kthyer në paraburgim. Mbrojtja e Haradinajt pretendon se rigjykimi i pjesshëm duhet të kufizohet në dëgjimin e dy dëshmitarëve që kanë shërbyer si shkak për hedhjen poshtë të vendimeve të pafajësisë. Prokuroria pretendon se rigjykimi është gjykim i ri dhe i plotë, dhe se prokuroria mund të thërrasë dëshmitar të rinj dhe prova shtesë për të vërtetuar përgjegjësinë penale për të tre të akuzuarit për veprat e kryera në qendrën e paraburgimit në Jabllanicë. Më 31 maj 2011, Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha pretendimet e mbrojtjes duke u pajtuar me prokurorinë.
Ky vendim i fundit lidhur me objektin e rigjykimit paraqet shmangie nga parimet themelore të drejtësisë penale, prandaj rikthimi në burg dhe rigjykimi meritojnë vlerësim të posaçëm. Vendimi i fundit mbi mënyrën se si do të zhvillohet rigjykimi shkel parimet e gjësë së gjykuar dhe ‘ne bis in idem’ dhe nuk merr parasysh faktin se për një pjesë të aktakuzave, vendimi i pafajësisë është fuqiplotë. Parimi jo dy herë për të njëjtën gjë, është interpretuar nga e njëjta gjykatë në rastin kundër Dusko Tadiç (1993) dhe në rastin kundër Naser Oriç (2009) si pengesë ndaj prokurorisë për të mundësuar që një i akuzuar të rigjykohet për një krim që është shpallur i pafajshëm dhe vendimi i pafajësisë është lënë në fuqi në Apel.
Me vendimin e fundit, Dhoma e Apelit, duke i mundësuar prokurorisë që të provojë edhe akuzat që nuk lidhen me 6 pikat e mbetura të aktakuzës, i ka dhënë prokurorisë një shans të dytë për të provuar se Haradinaj dhe të akuzuarit e tjerë janë fajtorë jo vetëm për zonën e Jabllanicës, për të cilën është dhënë rigjykimi, por për të gjithë Zonën Operative të Dukagjinit. Ndërkohë që si në rastin Limaj (2007), edhe në rastin Haradinaj, gjykata ka arritur në përfundimin se UÇK-ja nuk ishte forcë e mirëorganizuar ushtarake me hierarki të qartë komanduese dhe me kontroll mbi të gjitha grupet e armatosura, prandaj nuk ka vërtetuar veprimtarinë e përbashkët kriminale si formë përgjegjësie penale për krimet e kryera. Edhe në rastin Haradinajt, gjykata nuk e pranoi argumentin se ka ekzistuar veprimtaria e përbashkët kriminale në Zonën Operative të Dukagjinit.
Vendimi i Apelit lejon pyetjen e dëshmitarëve të rinj për të cilët mbrojtja nuk ka dijeni, të rihapë çështjen e përgjegjësisë për 31 veprat penale për të cilat ata janë shpallur të pafajshëm si dhe të thërrasë një dëshmitar ekspert, i cili nuk është thirrur gjatë gjykimit në Shkallë të Parë, edhe pse prokuroria kishte dijeni se ku ndodhej dhe e dinte se ai është i disponueshëm për dëshmi. Me këtë mundësi të dytë që i është dhënë prokurorisë, rezultati final i rigjykimit mund të jetë vendimi absurd, që edhe pse nuk ka ekzistuar veprimtari e përbashkët në të gjithë Zonën e Dukagjinit, të akuzuarit kanë pasur bashkëpunim në kampin e Jabllanicës.
Ndëshkimi i udhëheqësve politikë dhe ushtarakë për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë konflikteve të viteve ‘90 në Ballkan, është një nga arritjet më të mëdha të së drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Mbi të gjitha, Gjykata e Hagës është krijuar për t’i dhënë fund epokës së pandëshkueshmërisë të udhëheqësve politikë, duket iu përgjigjur thirrjeve të njerëzimit për drejtësi. Sidoqoftë, vënia në vend e drejtësisë nuk duhet të cenojë të drejtat e të akuzuarve në gjykimin penal. Në përpjekje për të dhënë drejtësi për viktimat, Gjykata e Hagës nuk duhet t’i kishte dhënë prokurorisë mundësinë e pakufizuar për ta përmirësuar dosjen kundër Haradinajt dhe për ta rigjykuar të akuzuarin që është shpallur një herë i pafajshëm. Duke i lejuar prokurorisë që të sjellë prova të reja dhe dëshmitarë shtesë për krimet për të cilat është shpallur i pafajshëm, gjykata po hedh hije dyshimi mbi mundësinë e Gjykatës së Hagës për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme.

Augustin Palokaj : Kush do ta mbrojë në të ardhmen integritetin territorial të Kosovës




      Augustin Palokaj 
1








































Kosova duhet të mendojë që të lidhë aleanca ushtarake me vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe që e mbështesin integritetin territorial të Kosovës.
Kosova duhet të mendojë që të lidhë aleanca ushtarake me vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe që e mbështesin integritetin territorial të Kosovës. NATO-ja dhe BE-ja nuk mund të garantojnë mbrojtjen e kufijve të Kosovës, sepse këto dy organizata, për shkak të qëndrimit neutral ndaj statusit (që në praktikë do të thotë se për to Kosova nuk ka status), do të mund të thonë në rast të tentativës së Serbisë që të marrë nën kontroll me forcë ndonjë pjesë të territorit të Kosovës se „nuk është në mandatin e tyre të ndërhyjnë“. Ndonëse në këtë moment nuk mund të konsiderohet reale ndonjë tentativë e Serbisë që me forcë të hyjë në territorin e Kosovës, një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet përgjithmonë, ndërsa, bazuar në reagimet e mëparshme të pranisë ndërkombëtare në raste të tilla në Ballkan, as Kosova nuk do të mund të mbështesë të gjitha shpresat vetëm në NATO-n dhe BE-në


Kosova sot është shtet i pavarur dhe ato shtete të cilat e kanë njohur këtë pavarësi, e mbështesin edhe tërësinë territoriale të Kosovës. Por Kosova ende nuk është shtetformuar tërësisht. Ka një qeverisje të dobët, me dyshime serioze për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe me liderë, të cilët kanë kredibilitet të dobët ndërkombëtar dhe legjitimitet diskutabil brenda vetë Kosovës. Në një periudhë prej më shumë se tre vjetësh, sa është shtet Kosova, ajo nuk ka mundur ta zgjasë autoritetin e vet në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që edhe vetë pavarësia e Kosovës është një lloj pavarësie nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Edhe kjo „mbikëqyrje“  është po aq e dështuar sa edhe vetë Qeveria e Kosovës, nëse jo edhe më shumë. As kjo „mbikëqyrje“ nuk ka arritur të ndikojë që të ruhet rendi dhe ligji, të zbatohet Kushtetuta në Kosovë dhe të mos manipulohen zgjedhjet. As kjo prani ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë që Kosova të funksionojë si një tërësi territoriale ndërkohë që as incidentet e nivelit mesatar nuk kanë qenë në gjendje as t’i parandalojnë e as t’i sanksionojnë pasi kanë ndodhur, siç tregon situata e dy javëve të shkuara në pjesën veriore të Kosovës. Në fakt pranimi i KFOR-it dhe EULEX-it që për të qetësuar situatën në veri të Kosovës të ketë si interlokutor ministra dhe drejtorë politikë nga Qeveria e Serbisë dhe pranimi i Qeverisë së Kosovës e një gjëje të tillë ka legjitimuar praninë e Serbisë në territorin e Kosovës.

Përderisa Qeveria e Kosovës mund të arsyetohet se nuk ka kapacitete për ta vërë nën kontroll tërë territorin e Kosovës në rastin e pranisë ndërkombëtare, fjala është për asgjë tjetër pos për shkaqe politike. Duke qenë  se KFOR-i në Kosovë është mision i udhëhequr nga NATO-ja, ndërsa EULEX-i nga BE-ja, këto dy misione ushtarake dhe policore mund të thonë se nuk është në mandatin e tyre që ta bëjnë Kosovën shtet funksional në tërë territorin e saj. Nuk duhet fajësuar këto dy misione në Kosovë, sepse vendimet merren jo në terren, por në Bruksel. E për disa shtete të BE-së dhe NATO-s, Kosova është pjesë e Serbisë, ndonëse për shumicën e tyre Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Në rrethana të tilla Kosova nuk mund të trajtohet si shtet, dhe si rrjedhojë NATO-ja dhe BE-ja mund të thonë se „nuk është në mandatin e tyre ta mbështesin Kosovën si shtet“.

Kosova vetë e ka ftuar misionin e EULEX-it, duke i dhënë edhe fuqi ekzekutive, ndërkohë që asnjëherë nuk ka pasur dyshime në mbështetjen e parezervë që Kosova si shtet dhe popullata e saj i kanë dhënë dhe u japin forcave të NATO-s, të cilave ua kanë borxh edhe lirinë e tyre. Por ftesa EULEX-it i ka ardhur me supozimin se ai mision së paku do të mbështesë Pakon e Ahtisaarit, sipas së cilës Kosova ka shpallur edhe pavarësinë e saj dhe ka miratuar Kushtetutën, përfshirë edhe të drejtat maksimale për pakicën serbe dhe decentralizimin që ajo pako e propozon. Ai propozim ishte dhënë edhe në emër të BE-së, edhe të OKB-së, sepse Ahtisaari ishte i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, ndërsa në ekipin e tij ishte edhe përfaqësuesi i BE-së dhe vetë Ahtisaari gëzonte mbështetjen e deklaruar të Bashkimit Evropian për punën e tij. BE-ja dështoi vetë që të mbështesë Pakon e Ahtisaarit për shkak të ndasive të saja. Këto ndasi vazhdojnë në rastin e Kosovës  dhe Kosova ka të drejtë që të kërkojë rishqyrtimin e pranisë së EULEX-it në territorin e saj.

Kosova kur e ka shpallur pavarësinë ka llogaritur se prania ushtarake e NATO-s do të mbrojë kufijtë e jashtëm të Kosovës dhe të përgjigjet në çfarëdo rasti të kërcënimit të jashtëm të saj, ndërkohë që EULEX-i do të ndihmojë në vendosjen e rendit dhe të ligjit brenda territorit të Kosovës. Është vështirë të thuhet se këto dy gjëra nuk kanë ndodhur dhe se EULEX-i ka dështuar tërësisht, ndërkohë që edhe NATO-ja nuk i ka kryer në tërësi detyrat e saj duke lejuar që një pjesë e Kosovës të militarizohet aq shumë, siç është pjesa e veriut. Mund të thuhet se deri më tash as që ka pasur ndonjë tentativë ushtarakë të kërcënimit të integritetit territorial të Kosovës nga Serbia, prandaj as nuk mund ta fajësojmë NATO-n se nuk i ka mbrojtur kufijtë e Kosovës. Por djegia e një vendkalimi kufitarë ka dëmtuar tej mase imazhin e KFOR-it.

Krejt kjo situatë e vë Kosovën para një dileme, të cilën duhet zgjidhur. Kush e ka për detyrë në të ardhmen ta mbrojë integritetin territorial të Kosovës. Çfarë do të ndodhë nëse një ditë në Serbi ushtria të marrë urdhër që të „zbatojë Kushtetutën e Serbisë në tërë territorin e shtetit“ dhe të hyjë në Kosovë, e cila, sipas Kushtetutës së Serbisë, është pjesë e Serbisë.  A do të luftonin në atë rast forcat rumune, greke apo të ndonjë shteti tjetër të NATO-s për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, apo do të tërhiqeshin, dhe një detyrë të tillë t’ua linin forcave amerikane e franceze. Apo NATO-ja do të vendoste se kjo nuk është punë e saj, por një problem politik në të cilin Aleanca nuk dëshiron të përzihet, sepse ajo është në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244.  

 Kosova duhet të mendojë që të lidhë aleanca ushtarake me vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe që e mbështesin integritetin territorial të Kosovës. NATO-ja dhe BE-ja nuk mund të garantojnë mbrojtjen e kufijve të Kosovës, sepse këto dy organizata, për shkak të qëndrimit neutral ndaj statusit (që në praktikë do të thotë se për to Kosova nuk ka status), do të mund të thoshin në rast të tentativës së Serbisë që të marrë nën kontroll me forcë ndonjë pjesë të territorit të Kosovës se „nuk është në mandatin e tyre të ndërhyjnë“. Ndonëse në këtë moment nuk mund të konsiderohet reale ndonjë tentativë e Serbisë që me forcë të hyjë në territorin e Kosovës, një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet përgjithmonë, ndërsa, bazuar në reagimet e mëparshme të pranisë ndërkombëtare në raste të tilla në Ballkan, as Kosova nuk do të mund të mbështesë të gjitha shpresat vetëm në NATO-n dhe BE-në.

As BE-ja e as NATO-ja nuk do të duhej të shikonin një veprim të tillë të Kosovës si diçka të drejtuar kundër këtyre dy organizatave. Përkundrazi, Kosova do të mbetej tërësisht e orientuat nga integrimi në to dhe kjo do të mbetej ndër prioritetet e Kosovës. Por BE-ja dhe NATO-ja do ta kuptonin se në rrethana të tilla, përderisa Kosovën të mos e njohin të gjitha shtetet anëtare, Kosova nuk mund ta bëjë as hapin e parë drejt integrimeve euroatlantike. Ata që thonë ndryshe ose gënjejnë, ose nuk e njohin procesin e vendimmarrjes në BE dhe NATO.

NATO-ja, për shembull,  e bën trajnimin e Forcave Kosovare të Sigurisë, por këtë e bëjnë vetëm disa shtete të NATO-s, ndërkohë që ato të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, nuk e kanë penguar një  angazhim të tillë të NATO-s. Kjo ndodh me kushtin që këto forca të mos kenë detyra ushtarake, por vetëm detyra të emergjencës civile. Tash kur as NATO-ja e as BE-ja nuk zbatojnë e as nuk e mbështesin Pakon e Ahtisaarit, Kosova do të mund të krijojë një ministri të saj të mbrojtjes dhe armatë të saj, sepse ajo nuk mund të mbetet i vetmi shtet në rajon, i cili nuk ka forca të saja të armatosura. Këto forca, me ndihmën e aleatëve që e njohin Kosovën, do të kishin detyra vetëm për të mbrojtur shtetin nga ndonjë sulm ushtarak i jashtëm dhe do të mund të ndalohej me Kushtetutë çdo veprim i tyre jashtë territorit të Kosovës, përpos pjesëmarrja eventuale në misione ndërkombëtare në një të ardhme. Krejt kjo ndoshta do t’i dukej dikujt si shumë mendim ekstrem në këtë moment, por Kosova si shtet duhet të mendojë në të gjitha elementet e shtetësisë dhe mbrojtja është njëra prej tyre.

Punët e papërfunduara në Kosovë ...



Punët e papërfunduara në Kosovë ...






























Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u trondit me tensionimin e përjetuar prej afro 3 javësh mes Beogradit dhe Prishtinës.





Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u trondit me tensionimin e përjetuar prej afro 3 javësh mes Beogradit dhe Prishtinës. Forca e NATO-s në Kosovë, e njohur shkurtimisht si KFOR, arriti me sukses të zbusë tensionimin ndërmjet 2 vendeve, duke mundësuar që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të përkohshme. Mirëpo ngjarjet e 3 javëve të fundit na rikujtuan se në Kosovë ekzistojnë ende punë të papërfunduara.

Serbia jo vetëm që nuk njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, por refuzon të njohë edhe vulën e autoriteteve kosovare, që zë vend në dokumentet lidhur me mallrat e eksportit të këtij vendi. Për këtë arsye, Beogradi ndalon prej më shumë se 3 vitesh hyrjen e mallrave të eksportit kosovar në Serbi. Po ashtu, si pasojë e qëndrimit të serbëve të Bosnjës, të cilët janë në solidaritet të plotë me Beogradin, një zbatim të ngjashëm me atë të Serbisë ndaj mallrave të Kosovës e ushtron edhe Bosnjë-Hercegovina.

Qeveria e Kosovës, në kuadrin e procesit të dialogut që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, priste që Serbia të njihte edhe vulat e Kosovës. Nëse duhet të bëjmë një rifreskim të kujtesës, më 2 korrik 2011 Kosova dhe Serbia hodhën hapin e parë në drejtim të normalizimit të ndërsjellë të marrëdhënieve dhe arritën marrëveshje në disa tema praktike, ku përfshihet edhe liria e lëvizjes.

Mirëpo Serbia, e cila duket sikur ka hyrë në një lloj procesi zgjedhor, për shkak të kritikave të opozitës u ndruajt nga marrëveshjet e reja me Kosovën dhe e pezulloi procesin e dialogut në mënyrë të njëanshme. Ky zhvillim vuri në vështirësi edhe qeverinë e Kosovës, sepse disa organizata jofitimprurëse dhe opozita e akuzuan Prishtinën se po i bënte Beogradit shumë lëshime në marrëveshjen e 2 korrikut 2011. Si rrjedhojë e shqetësimeve politike të zhvilluara në këtë drejtim, qeveria kosovare vendosi të japë një kundërpërgjigje. Prishtina deklaroi se nuk i njeh vulat e Serbisë dhe ndaloi plotësisht importin nga ky vend. Ndërsa për mallrat me origjinë Bosnjë-Hercegovinën filloi të aplikojë një tatim importi në nivelin 10%.

Duke qenë se 2 pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës nuk janë nën kontrollin e plotë të  Prishtinës, vendimi për ndalimin e eksportit të mallrave serbe në praktikë nuk funksionoi siç duhet. Prandaj, më datë 26 korrik 2011, qeveria e Kosovës urdhëroi forcat speciale të policisë që të marrin kontrollin e pikave kufitare në veri të vendit. Në trazirat e përjetuara si rezultat i kësaj nisme, një polic shqiptar humbi jetën dhe një pike kufitare të Kosovës iu vu zjarri nga serbët, të cilët gjithashtu bllokuan edhe rrugën, që lidh Serbinë me Kosovën. Më në fund kontrollin e pikave kufitare në fjalë u detyruan ta marrin në dorëzim ushtarët e KFOR-it.

Ngjarjet e përjetuara në këtë kuadër ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk duhen vlerësuar si zhvillime të rastësishme, të cilat janë nxitur nga lufta tregtare. Sepse si në anën serbe, ashtu edhe në të kosovare, çdo gjë ishte e planifikuar dhe e organizuar më së miri. Kështu, njerëzit që i vunë zjarrin Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këtë herë dogjën pikën kufitare të kësaj të fundit. Faktikisht në veri të Kosovës nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Beogradit. Nga ana tjetër, Prishtina zyrtare po përpiqet prej shumë kohësh ta përhapë sovranitetin e saj edhe në veri të vendit, një zonë kjo që ka mbetur nën kontrollin e serbëve.

Në dijeni të plotë të kësaj, Serbia nga njëra anë investon për vazhdimin e situatës aktuale në veri të Kosovës, kurse nga ana tjetër mundohet të luajë mbi kartën e ndarjes së Kosovës. Por në lidhje me këtë çështje, përkrahjen që shpreson tej mase, nuk po e gjen as në Bruksel dhe as në Uashington. Për sa i takon Kosovës, pavarësisht se u detyrua t'i tërheqë njësitë speciale të policisë nga pikat kufitare në veri, ajo arriti të krijojë me sukses një situatë faktike të re në pikat kufitare të sipërcituara, duke pasur gjithmonë parasysh se situata faktike ishte një rrethanë, faktor tepër i rëndësishëm në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet perëndimore.

Mund të pretendohet se shërbimet e huaja informative, të cilat janë maksimalisht efektive në Kosovë, kishin dijeni që më parë lidhur me operacionin e qeverisë kosovare në pikat kufitare. Po ashtu, autoritetet e Kosovës mund edhe t'i kenë lajmëruar vet disa vende perëndimore për ndërhyrjet e planifikuara në veri. Prandaj mund edhe të mbrohet mendimi se nisma për krijimin e situatës faktike të re në pikat kufitare veriore të Kosovës është mbështetur në mënyrë indirekte nga disa vende të fuqishme. Ndërsa Beogradit, nëpërmjet operacionit ndaj pikave kufitare, i përcillet mesazhi se nuk do të lejohet që veriu i Kosovës të shkëputet fizikisht dhe t'i bashkëngjitet Serbisë.

Përveç kësaj, nëse në pikat kufitare veriore të Kosovës vendoset kontroll i rreptë, atëherë në një hark kohor afatgjatë do të shënohet rënie e konsiderueshme e krimit të organizuar dhe një rritje e rëndësishme në tatimet doganore të Kosovës. Nga ana tjetër, rritja e burimeve të të ardhurave të Kosovës do të jetë edhe në interesin e vendeve perëndimore, pasi ato janë lodhur tashmë duke e ndihmuar financiarisht këtë vend.
Dhe së fundmi, me t'u përmbushur parakushti, që Bashkimi Evropian i kishte vendosur Beogradit lidhur me kapjen e kriminelëve të luftës, Brukseli filloi në mënyrë më të ashpër t'i parashtrojë Serbisë kushtin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Si përfundim, vendet evropiane, të cilat nuk e miratojnë avancimin e shpejtë të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE, nuk duhet të jenë "hidhëruar" edhe aq shumë në lidhje me tensionimin e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

nga Flaka Surroi :Pavarësisht çmimit



        Flaka Surroi    














































A bëhet që ambicia personale të jetë më e madhe sesa interesi i përgjithshëm i një populli? Nga veprimet e kësaj Qeverie dhe kreut të vet, duket se kësaj pyetjeje duhet përgjigjur me “po”






E gjithë java e dytë pas përpjekjes për shtrirjen e sovranitetit edhe në veri kaloi me mjegullinën që krijojnë mungesa e informacionit të drejtpërdrejtë dhe të pavarur nga vendi i ngjarjes, si dhe mbledhjet, kurrë më të rregullta, të Qeverisë prej nga dilnin deklarata me intonacione fort patriotike se “nuk do të zmbrapsemi” apo “nuk heqim dorë nga veriu”, edhe pse fizikisht, të vetmit që ende gjenden në pikat kufitare janë pjesëtarët e KFOR-it.

Ditari i javës për ngjarjet që ndërlidhen me aksionin e 25 korrikut nisi me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës – pra ashtu siç u supozua nga shumëkush, ky trup nuk u mblodh para se të ndërmerrej veprimi në veri. Kjo gjë nxiti dyshimin se në fakt nuk ka ekzistuar ndonjë strategji e qartë se si të mbarohej puna e filluar të hënën e parakaluar, e cila u nis me një vrull mjaft të madh e që nxiti eufori, por që më pas edhe krijoi huti, sepse nuk dihej se a do të rrihej apo do të shkohej. Kjo gjithashtu nxiti dyshimin nëse ka pasur komunikim ndërinstitucional, nëse edhe kryetarja apo kryeparlamentari kanë qenë të njoftuar paraprakisht me intencat e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit.

Mbase një indikacion për përgjigjen e mundshme do të mund të nxirrej nga skandali, të cilin e shkaktoi kryeministri me rastin e vizitës që së bashku me kryetaren ua bënë pjesëtarëve të njësisë elite në Vrellë. Sikur të kishte shkuar në të pame dhe duke e injoruar fare prezencën e një femre, e cila rastisi të ishte kryetarja e Kosovës, i vuri në funksion këmbët e gjata dhe, thuajse po e ndiqnin, u ngut t’ia zgjaste dorën secilit prej policëve që rrinin gatitu me uniforma e maska. Menjëherë pas tij u rreshtua ministri i Brendshëm, duke e lënë zonjën kryetare prapa, e cila, e hutuar por megjithatë plot dinjitet, zgjodhi t’i përmbahej protokollit e të parakalonte me kokën lart dhe të kthyer në drejtim të ish-kolegëve të saj.

Sjellja e këtillë, e pagdhendur dhe arrogante, në fakt i tregon dy gjëra: e para, që me këtë veprim kryeministri do që të dëshmojë “se kush është këtu shefi (ani që shefi i vogël, megjithatë)” dhe, e dyta, kështu dëshmon nivelin e respektit që ka si për institucionin e kryetarit ashtu edhe për vetë zonjën Jahjaga.



E se aksioni i datës 25 lë përshtypje të jetë shikuar dhe urdhëruar me mendjelehtësi, e konfirmoi ish-shefi i Policisë, tash deputet i partisë në pushtet, Behar Selimi, i cili tha: “Ato pika të kufirit nuk mund të mbahen pa përkrahjen e KFOR-it, për arsye se mungojnë mjetet përkatëse të logjistikës, mungon helikopteri, pa të cilin ne nuk mund të shkojmë në pikat kufitare pa u ballafaquar me grupet kriminale që po e shfrytëzojnë edhe popullatën”. Por, problemi është se territori, të cilin Kosova nuk e ka nën kontroll, e që e quajmë veri, nuk përbëhet vetëm nga këto dy pika kufitare, por nga një territor, i cili, figurativisht, kap sipërfaqen e tokës që nis nga Prishtina dhe përfshin Ferizajn e Shtërpcën, Hanin e Elezit dhe Gjilanin! Që e bën përafërsisht një të katërtën e territorit të Kosovës.



Pra, nëse nuk ka pasur koordinim paraprak me KFOR-in, atëherë del se rrezikimi i asaj dite ka qenë shumë më i madh seç është paraqitur dhe se viktimat kanë mundur të jenë shumë, shumë më të mëdha. Arsyet se pse kjo nuk ka ndodhur, mbase do të duhej gjetur te prezenca e komandantit të KFOR-it, Buehler, i cili fillimisht mori rolin e paqebërësit, më pas evakuuesit, e përfundimisht edhe të kryenegociatorit në kohën kur institucionet e Kosovës mbeteshin pa përfaqësues në terren. Por, mbase edhe te fakti se, megjithatë, ka pasur vetëpërmbajtje nga popullata lokale serbe, gjë që nuk mund të thuhej për operativët e MUP-it serb të infiltruar në territorin e Kosovës, që janë burimi i gjithë jostabilitetit në veri.



Një gjë është e qartë – po të kishte pasur sulme edhe nga popullata e armatosur serbe, numri i policëve kosovarë që do të pësonin do të ishte shumë më i madh, për shkak se: 1) Policët elitë janë gjendur në territorin të cilin nuk e kanë shkelur qe 12 vjet, pra si i tillë është i panjohur për ta, dhe lehtë do të mund të binin pre të pritave; 2) Policia e Kosovës ka qenë e vetmja atë ditë që nuk është komanduar nga komandanti i saj, i cili ishte shkarkuar disa çaste para sulmit; 3) Policia e Kosovës nuk ka vetura të blinduara, as armatim pak më të sofistikuar, e përfundimisht as helikopterë për të vëzhguar e vepruar nga ajri dhe, 4) Duket se policia është futur në veprim pa strategji hyrjeje, e çka është më me rëndësi, as strategji daljeje.



U tha se Policisë i mungojnë mjetet e rënda dhe helikopterët. Ajo që nuk u tha e dihet publikisht është se institucionet e Kosovës kanë shumë vetura luksoze që kanë mundur të mos bliheshin, e që për shembull ato para të orientoheshin nga Policia e që këto mjete të siguroheshin. Ani që kjo në vete e ngërthen rrezikun që po kjo Polici, hipotetikisht, me urdhër të kryeministrit do të mund t’i përdorte po këto mjete për t’i shtypur protestat eventuale të pakënaqësisë qytetare në një të ardhme jo fort të largët. Për shkak se është instrument jo gjithmonë i padhunshëm që synon zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe të sigurisë publike. Por në rastin e veriut, nuk ka diskutim se nuk mjaftojnë as armët e shkurtra e as pendrekët.



Këtu e shoh të nevojshëm një digresion. Para dy vjetësh Qeveria e Thaçit ia kishte shkurtuar buxhetin po kësaj Policie, të cilën sot e quan faktor unifikues të Kosovës, për hiç më pak se 5 milionë euro dhe që pavarësisht rritjeve fushateske të rrogave, gjendja e policëve nuk duket se ka ndryshuar shumë. Se gjendja e atyre që rrezikojnë jetët, si në rastin e 25 korrikut, është e disfavorshme, e dëshmon edhe rasti i policit të vrarë, familja e të cilit për fat të keq u bë pre e të gjithë atyre që ngarendnin pas publicitetit patriotik – duke bërë gara se kush kishte mbledhur më shumë para për familjen e heroit, e që ky fakt patjetër të shënohej nga mjetet e informimit publik. Po përse duhet shkelur kështu mbi dinjitetin e familjes? Ndihma a jepet nga sinqeriteti apo nga publiciteti?



Prapa në temë. Policia iu kthye detyrave të veta të rregullta; Qeveria duket e vendosur të mbajë mbledhje për çdo ditë, meqë situata nuk është e thjeshtë dhe në fakt shefat e koalicionit kanë nevojë të merren me një punë të zorshme, për ta shmangur vëmendjen nga problemet e tjera që i kanë krijuar: si p.sh., rezultatet e zgjedhjeve, buxheti dhe imuniteti i deputetëve. Ndërkohë Qeveria mori qëndrim të “palëkundur” ndaj KFOR-it, të vetmit institucion, i cili në fakt e shpëtoi Kosovën nga një gjakderdhje masive e madje edhe nga okupimi fizik i territorit të veriut nga forcat serbe. Kjo për shkak se puna mbeti ajo e javës së shkuar -- që KFOR-i vazhdoi të negocionte në emër të Kosovës dhe për Kosovën, për ta arritur një marrëveshje me përfaqësuesit serbë për zhbllokimin e barrikadave nëpër rrugën rajonale dhe marrjen nën kontroll të pikave kufitare, kurse Qeveria e Kosovës, në mungesë të veprimeve të tjera, e kaloi javën duke i kundërshtuar propozimet e marrëveshjeve si të papranueshme për Kosovën.



Më në fund dje u arrit një marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it, lehtësuar nga ambasadori amerikan, e të cilën do ta pranojë pala serbe, ngase tashmë këtë hap e ka përshëndetur Departamenti i Shtetit. Esenca, megjithatë, do të vazhdojë të jetë e njëjta – marrëveshjen me serbët do ta negociojë KFOR-i, ani që kontrolli mbi atë pjesë të territorit dhe shtrirja e sovranitetit është punë që u përket ekskluzivisht institucioneve të Kosovës. Dhe në pamundësi për ta bërë këtë, institucionet e Kosovës do t’i nënshtrohen presionit që t’i hyjnë dialogut të përgatitur për shtator... sepse duhet ditur se nuk qenë të rastësishme as vizita e Cooperit të mërkurën, e as deklarata e Countrymanit dje. Mbetet të përcaktohet tema e bisedës – që duhet shpresuar të mos jetë veriu.



Dhe, në gjithë këtë rrëmujë dje doli një informatë trishtuese që fliste për fatin e manipuluesve të votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2010. Fillimisht u tha se prej shumë qindra njerëzve për të cilët u fol se kishin manipuluar votat, vetëm 333 persona ishin akuzuar zyrtarisht, prej të cilëve vetëm 6 janë në burg. Në të shumtën e rasteve, të akuzuarit janë dënuar me kundërvajtje (sic!); e në Gllogovc, ku ka pasur “vjedhje industriale”, shumicës nga 134 të akuzuarve u janë shqiptuar dënime me kusht prej 6-8 muaj në afat kohor prej dy deri në katër vjet. Dënimi maksimal i shqiptuar në të holla ka kapur shumën prej 1350 eurosh, kurse asnjëri deputet për të cilin janë vjedhur votat nuk është akuzuar. Kjo flet për mungesën e dyshimit se këto gjykata, sidomos të nivelit lokal, janë të kërcënuara nga politika partiake e klanore – po ajo që i vodhi votat.



Nuk po vazhdoj më tej, për shkak se nga ky raport del se një gjë që shpaguhet shumë mirë në Kosovë është vjedhja, hajnia, mashtrimi – quaje si të duash një gjë kaq të shëmtuar si kjo. E lëre që është shëmtuar si veprim, por ia ka shkaktuar Kosovës pasojat e pabesueshme dhe paimagjinueshëm negative.



Kështu, falë “veprimit bujar” të këtyre njerëzve, tash kemi përbërjen e Kuvendit çfarë e kemi, me shumë njerëz për të cilët flitet se do t’u kontestohet imuniteti. Nga ky Kuvend është votuar kjo Qeveri, e cila nuk është larg që të na bankrotojë me papërgjegjësinë e saj financiare e buxhetore. Qeveri e cila na futi në bisedime me Beogradin krejtësisht të papërgatitur, e të cilin dialog nuk e di si ta menaxhojë, pavarësisht ekspertizës së vetëreklamuar të zëvendëskryeministres Tahiri. Qeveri e cila ka për kryeministër njeriun që do të jetë në gjendje sërish të japë urdhër për të shkuar në veri, pa kalkuluar asgjë tjetër pos interesit të vet për të mbetur në pushtet. Pavarësisht çmimit.
*(flaka@koha.net)

Nga Ajete Beqiraj :Si jetojnë shqiptarët në Mitrovicë


Font size: Decrease font 
Si jetojnë shqiptarët në Mitrovicë :
































Mërmëritje ndër dhëmbë dhe përgjegje në të ikur janë ato që mora pas çdo përpjekjeje të hedh dritë mbi përditshmërinë e banorëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.



Pa emra, pa fotografi, pa prononcime… në këto kushte duhet kapur realiteti i kësaj pjese të Kosovës, i cili është edhe më i veshtirë se në dukje.
“Me 2001 kur serbët na hodhen granatën, kush mori masa? Shpiat po shiten…Shqiptarët po shpërngulen…S´kem çka bisedojme oj motër! Se me ia nis me t´shpjegu unë ty, ditë e natë duhet me bisedu. E çka ka prej asaj pune?”, përgjigjet pronari i një qebatoreje në këtë Lagje

Heshtja s´është gjithmonë flori
Lagja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës rreth 100 metra në të djathtë të lumit Ibër, ura e të cilit lidh qyetin e Mitrovicës por ndan shtetin e Kosovës, deri në shpërthimin e luftës ishte e banuar me 10,000 shqiptarë. 12 vjet pas, struktura e saj ka ndryshuar dhe rreth 2.000 shqiptarët e mbetur, tashmë janë pakicë mes popullatës serbe të vendosur gjatë dekadës së fundit. “Ky ishte edhe qëllimi i politikës së vazhdueshme të qeverisë së Serbisë, e cila nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm të krijuar në këtë pjesë të Kosovës ia ka dal të bëjë spastrimin etnik”, mendon Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës.
“Presione fizike dhe psiqike, meqënse nuk ka javë që nuk ndodhin incidente në atë pjesë. Zakonisht, sulmohen shqiptarët, sulmohen të rinjtë. Në vazhdimësi ka hedhje granatash dore ose shkrepje me armë të tjera. Me këtë është kriju një gjëndje jostabile dhe një presion i vazhdueshëm i cili ka detyruar banorët ose të zhvendosen nga shtëpitë e tyre ose t´i shesin ato“, thotë Jashari.
Megjithëse të ndarë me vetëm një urë nga pjesa tjetër e Kosovës, shqiptarët në këtë pjesë jetojnë si në një botë tjetër, me lëvizje të kufizuar, pa siguri dhe në gjendje të vështirë ekonomike. “Banorët e këtushëm kryesisht jetojnë me pune krahu dhe nga ndihma sociale, e cila në masë të madhe edhe po iu ndërprehet”, thotë Florent Azemi, përfaqesues i Lagjes.

“Liria është në anën tjetër të Urës së Ibrit”
Ata nuk flasin për sigurisë, ankohen se shteti nuk i mbron sa duhet. Ndërsa liria u duket larg, e paprekshme, ndonëse është shumë afër – vetëm lumi i ndanë nga ajo…
“Jaaa, unë nuk flas se kur të dalim kah ura na bajnë…Këtu jetojmë me serb të armatosur, me njerëz të MUP-it (Ministria e Puneve të Brendshme e Serbisë)”, thotë njeri.
“Jo, more s´po flas se kur po hajna dajak, s´po vjen kurrkush me na pa”, shton tjetri.
“Serbët folin se i mbron Serbia, a neve s´na mbron kurrkush“, thonë të gjithë njëzëri.
Ndërsa, për nivelin e bashkëjetesës në kushtet aktuale, Florenti përgjigjet:“Ne me banorët vendës, fqinjtë serb, nuk kemi pasur raporte t´kqija. Problem gjithmonë kanë qënë ardhacakët, të cilët kanë ardhur s´di prej kah dhe janë vendosur në objektet e ndërtuara. Ne nuk i njohim ata dhe kjo për ne është shqetësuese“.

Presionet shkaktuan shperngulje masive të shqiptarëve nga veriu
Presionet e ndryshme kanë shkaktuar shpërnguljen e mbi 80 % të banorëve të Lagjes së Boshnjakëve. “Qëndrimi larg i institucioneve shtetërore është një arsye më shumë”, thotë Florenti.
“Shteti ynë nuk ka pas dorë ktu, prandaj popullata është demoralizuar dhe ka fillu me shitjen e pronave. Por, pavarësisht kësaj, ne kemi një të drejt fetare, morale, trashëgimore dhe si të rritur nën doktrinën e Kanunit, konsiderojmë se shitjet e pronave kanë qënë të dëmshme për neve”, shpjegon Florenti, duke pohuar se pronat iu jane shitur serbëve të ardhur apo qeverisë së Serbisë, megjithese jo me shuma marramendëse, siç besohet.
“Ajo dihet haptas se kujt ja kanë shit – qeverisë së Serbisë! Është spekulu se kanë marrë shuma të mëdha, por unë mendoj se ato shuma nuk kanë qënë aq marramendëse. Te gjitha ato familje të cilat i kanë shit pronat, nuk kanë mund me e gjet veten ne pjesë të tjera”, thotë Florenti.

Dështimet e institucioneve
Sipas Jasharit, shitjes së pronave të shqiptarëve të veriut i ka paraprirë edhe politika e njëanshme ndërkombtare. “Në pjesën e veriut, pjesa më e madhe e ekzekutivit përbëhej nga UNMIK-u, të cilët kanë bërë një politikë shumë të njëanshme dhe diskriminuese për shqiptarët. Këtu, si dëshmi mund të përmend faktin se serbëve ju lejohej ndërtim i objekteve shumëkatëshe në pronat e shqiptarëve, përderisa shqiptarëve nuk ju lejohej ndërtimi i shtëpive të djegura dhe të rrënuara nga lufta“, thotë ai.
Në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës e përkahur nga pushteti qëndror ka ndërtuar mbi 100 shtëpi, përfshirë këtu edhe Lagjen e Boshnjakëve, Lagjen e Doktorëve dhe Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës. Këtu ka familje të cilat pas dhjetë vjetësh janë kthyer në vatrat e veta. Investime janë bërë edhe në infrastrukturë rrugore, për të lehtësuar jetën e disa fshatrave tashmë në kuadër të komunës së Zveçanit si: Boletini, Zhazha dhe Kelmendi si dhe në fshatin Vidishiq, në veri të Mitrovicës.

Tendosjet e fundit dhe bashëjetesa
Zhvillimet e fundit në veri kanë rënduar edhe më shumë jetën e shqiptarëve të veriut. Por, nuk ka zhdukur vullnetin për bashkëjetesë.„Tensionet janë të vazhdueshme. Mirëpo, në asnjë mënyrë ne nuk thërrasim në urrejtje ndërnacionale dhe dhunë ndëretnike, sepse ne jemi për qetësi dhe paqe dhe do t´gjejmë mënyra për t´bashkjetu dhe për t´qenë një shoqëri demokratike dhe bashkëkohore, siç është në gjithë Evropën. Ne jemi për bashkëjetesë dhe ne kem besim të KFOR-i, Policia e Kosovës dhe instituconet tona“, pohon ai.
Zëdhënësi Jasahri thotë se komuna e Mitrovicës do të qëndrojë pranë banorëve të vet. „Ne vazhdimisht e veçanërisht gjatë kësaj kohe, kemi qënë dhe mbetemi me ta. Përkundër rrethnave e shoqërore ne do t´vazhdojmë t´i mbështesim në çdo moment dhe në çdo situatë. Ata në asnjë moment nuk duhet të ndjehen të braktisur.
Sipas statistikave, Mitrovica dikur i kishte rreth 100 mijë banorë, përfshirë edhe Zveçanin i cili tash vepron si komune më vete. Pas zhvendosjes së një pjese të madhe të sqiptarëve të veriut në jug, vetëm në këtë pjesë të qytetittani jetojnë rreth 80 mijë banorë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...