2011-08-15

Nga Petrit Zeneli : Migjeni ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë..



Migjeni ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë..










































 Me kangë në buzë e me hove të reja u zgjue agimi pranveruer, largësinat e hjedhta ka zatetë hareja n´argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Lindja  edukimi , shkollimi ..

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni),ndonëse vdiq 27 vjeç dhe la pak krijimtari,një krijimtari të papërfunduar,u bë shkrimtari më i shquar i viteve ´30 “prijësi i artit të ri” siç e quajtën bashkëkohësit e tij.
U lind më 11 tetor 1911 në qytetin e Shkodrës në një familje me prejardhje nga Dibra e Madhe,kishte katër motra Cvetkën,Ollgën,Lenkën,Jovankën dhe një vëlla Nikollën.Fëmijërinë e hershme e kaloi në qytetin e lindjes nën kujdesin e gjyshes pasi prindërit e kishin lënë shumë të vogël,nëna,Sofia vdes në vitin 1916,ndërsa babai,Gjergji vdes në vitin 1924.
http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRiksG1jnNRZgDDkAovf20Na6ls0zKJRsyMp8qnkg9ExulU1Okt


Pasi mbaroi serbisht shkollën fillore në Shkodër në vitin 1923,në moshën 12 vjeçare shkon në Tuz për të vazhduar shkollën qytetëse.Pastaj në vitin 1928 fillon seminarin ortodoks (shkollë teologjike) në (Bitolje) Manastir,të cilin e mbaron në vitin 1932.Seminari ndikoi në formimin e tij kulturor,ndonëse nuk u pajtua as në shollë,as jashtë saj me kulturën fetare.Që në shkollë dallohen prirjet e tij për letërsi,aty mësoi përveç serbokroatishtes,rusishten e frengjishten,do të mësonte greqishten e vjetër dhe latinishten.Lexoi në origjinal shkrimtarët klasikë e ekspresionistëA.Sinkler,S.Levis,Xh.London,Traverin,Dostojevskin,Turgenievin,M.Gorkin,V.Majakovskin,kishte për zemër Shopenhauerin,studioi Niçen.
http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRzg8IJcnSaXxILJolO1-PITQtm9bTV9rRTtInbzG2hK77l6wyt

Pasi mbaroi shkollën teologjike nuk pranoi të mbaronte fakultet teologjik.(Kisha serbe donte ta dërgonte në fakultetin teologjik në Oksford pasi kishte ndërhyrë daja i tij,i cili kujdesej vazhdimisht për të.)Ai e refuzoi Oksfordin sepse në manastir në vend të një kleriku fanatik,të përkushtimit dhe të predikimit të fesë,seminari ndikoi në të kundërten,
do ta përbuzte veladonin e zi të predikuesit,të përçuesit të fesë.Me kulturën që mori brenda dhe jashtë seminarit  u bë antiklerik dhe afetar.Më vonë do të shkruante “Mos u lut për mua,se dua pash më pash t´i bij ferrit”.Pasioni dhe ëndrra e tij ishte të bëhej shkrimtar. Në funksion të kësaj dëshira dhe ëndrra e tij ishte të vazhdonte studimet e larta për letërsi në Itali.
Në vitin 1933,pas dhjetë muajsh që mbaron seminarin,pasi nuk i doli bursa,fillon punë si mësues në fshatin Vrakë të Shkodrës,por këtu shpejt u sëmur në mushkëri,pasi ishte shëndetpak dhe rrugën prej 7 km e bënte çdo ditë me biçikletë në të ngrohtë e në të ftohtë dhe në shi.
Në vitin 1935 në pamundësi për të shkuar në ndonjë sanatorium vajti për disa

1 muaj në qytetin bregdetar Volos në Greqi.
Në vitin 1936 duke shpresuar se shëndeti do t´i merrte për mbarë në klimë malore, me kërkesën e tij u dërgua kryemësues në shkollën verore në Pukë.Por klima e ashpër e Pukës ia acaroi edhe më tepër ftizinë sa në muajin dhjetor të vitit 1937 shkoi në Itali me shpresë se do të mjekohej dhe pas shërimit do të vazhdonte studimet shumë të ëndërruara për letërsi.Por fatkeqësisht ëndrra e tij u këput në mes,ai vdiq më 25 gusht 1938 në moshën 27 vjeçare në Torre Peliç pranë Torinos.
Vitet 1932 – 1937 janë vitet dhe koha kur Migjeni vazhdon veprimtarinë  e tij letrare,rreth 5 vjet.
Vajtja në Vrakë dhe në Pukë ndikuan shumë në krijimtarinë e tij.Atje u njoh me jetën e rëndë të njerëzve të thjeshtë të fshatit.Me jetën e mjerë e të këputur të malësorëve,
në kontrast me mjedisin natyror piktoresk e mahnitës (në Pukë) një bukuri që vret do të shkruante Migjeni.Ishin  këto tablo dhe pamje të fshatit e të qytetit të cilat nuk mund t´i pasqyronte sipas stilit klasik e romantik të cilin e ndeshim deri në kohën e Migjenit.
Në gjallje të tij vepra e Migjenit u bë varri i tij,sepse nuk u botua pjesa më e madhe,por shumë shpejt vendin e varrit do ta zinte djepi,pasi vepra e tij do të botohej dhe do të bëhej më e suksesshmja ”unë – djepi juej: ndoshta vorri juej” .
Migjeni erdhi  atëherë kur Shqipëria kishte dalë prej humbëtirës pesë shekullore osmane,kur kufijtë e saj ishin prerë e copëtuar nga një kirurgji e egër xherahu primitiv,kur pllakoste injoranca,prapambetja,varfëria,vuajtja,mjerimi,padituria.

http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcR_7Eh8U86GDQKhVE1ipm43SCSoRZOM-Ej4jYA6CuR6rGVnzG7u


Ai ishte një prurje e re  duke i dhënë letërsisë së atyre viteve një frymë të re.Çfarë bëri që vepra e tij të bëhej shumë e njohur,më shumë se çdo vepër tjetër e autorëve të tjerë të kohës.Kjo për vetë faktin se ishte një prurje origjinale që s´i ngjante askujt përveç Migjenit,falë talentit tij,një talent i lindur si askush tjetër në stilin e tij.Me veprën e tij në mënyrë realiste pasqyron mjerimin ekonomik,varfërinë,skamjen,mjerimin shoqëror e moral,mjerimi ishte “kafshatë që s´kapërdihet”.
Ai jetoi dhe krijoi në Shkodër,Shkodra si gjithnjë ishte djepi i kulturës shqiptare, aty në kohën e Migjenit shkruanin edhe përsonalitetet më të shquara të kohës si Gj.Fishta,N.Mjeda,E.Koliqi vepra e të cilëve, ndryshe nga Migjeni,kishte karakter herë kushtrues,herë deklamativ e herë himnizues për çështje të mëdhë kombëtare.Ndërsa zëri i Migjenit ishte zë ndryshe,një zë krejt i veçantë,një zë që akuzonte,një zë që dilte nga fundi i shpirtit të trazuar,i cili herë shpërthente me vrull,herë ndrydhej e herë fashitej si vullkani,por që nuk u shua asnjëherë.Me stilin e tij vetëm migjenian,përcolli te bashkëkohësit e tij në mënyrë të natyrshme,me origjinalitet të jashtëzakonshëm dhe me realizëm të thellë kronika të gjalla nga jeta e kohës së tij,tablo të gjalla migjeniane.

Shkrimet ..
Shkëputja nga tematika e letërsisë së kohës si temat atdhetare,të çështjeve kombëtare,a temat e së kaluarës nuk e zbehen aspak veprën e tij,ndonëse këto tema i trajtoi tërthorazi në temat aktuale.
Krijimtaria e tij merr shkas nga ngjarjet e ditës dhe na sjell pamje rrënqethëse me vuajtjen,skamjen,mjerimin.Diku është një bukuri që të vret;diku malësori me shtat të lartë si shkëmb graniti,me pamje epike dhe krenare detyrohet të bjerrë cilësitë e veta dhe të bëhet servile para nëpunësit të komunës për pak misër për fëmijët;diku tollumbat e Lulit rrezik hanë mësuesin;diku malësorja detyrohet të shesë nderin e saj për bukën e fëmijëve;diku një voglush  “qetësohet “nën rrotat e autove;diku është një melodi e mekun,e lodhur,ndryshe nga ato të kabareve,vajzat e reja kënaqin epshet e vizitorëve;diku fshatarët në arat e tyre mbollën grurë,por në vend të grurit mbinë 2tyta topash të hekurt.
Këto e shqetësojnë Migjenin më shumë se gjithçka dhe e rebelojnë duke shtrënguar grushtin për të shëmbur malin që s´bëzan,për të ndryshuar realitetin e kohës,për të sjellë një të ardhme më të mirë edhe për këta njerëz,larg shtypjes e shfrytëzimit,për një shoqëri të emancipuar e të qytetëruar.

http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSEVsT6Y4gJzrlgBwWYlp8hUs1GTaQJXkjd-CkqF0Bn00DS6sUH

Në veprën e tij ai herë përshkruan realitetin,herë thekson idenë a mesazhin,herë shpreh dhëmbjen e shpirtit,herë mediton,herë shpreh melankolinë a dëshpërimin,herë shpresën dhe optimizmin.Në tërësi në vepren e tij qoftë në poezi,qoftë në prozë ai përshkruan herë me nota elegjiake e herë me nota epike ferrin e realitetit shqiptar në vitet ´30, një ferr dantesk.”As gria e jetës së përditshme,-shkruan Kadarea,as konkretësia e ngjarjeve,e së fundi as pasioni i tij nuk zhveshin veprën e tij nga ai thesar i paçmuar që është universalizmi.” Ai ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë.Në poezi shkruajti “Vargjet e lira”,ndërsa në prozë “Novela të qytetit të veriut”.
Libri “Vargjet e lira”përherë të parë u botua në vitin 1936,i cili nuk u lejua të qarkullonte,sepse u censurua nga qarqet qeveritare të kohës.Botimi i dytë i plotë u bë në vitin 1944.
Krahas poezive përgëtiti edhe librin në prozë me skica dhe tregime “Novela të qytetit të veriut” i cili u botua pas vdekjes.
Vargjet e lira” fillojnë me “Parathënie e parathënieve” si hyrje e cila u censurua në botimin e vitit 1936 dhe nuk u botua as në vitin 1944 dhe vazhdojnë me ciklet:Kangët e ringjalljes,Kangët e mjerimit,Kangët e përndimit,Kangë në vete,Kangët e rinisë,Kangët e fundit.
Në qendër të poezive është e tashmja (koha e Migjenit) e trazuar,e dhimbshme dhe e trishtuar,por edhe shpresa e së ardhmes.
Vend të rëndësishëm zë motivi shoqëror.Te cikli “Kangët e ringjalljes”autori thekson se të birtë e shekullit të ri janë forca e madhe dhe e domosdoshme në luftë kundër së vjetrës që do të mbajë shoqërinë në errësirë(Të birtë e shekullit të ri).Do të lindet një njeri i zakonshëm i cili e vret ligështinë që ka trazuar ndërgjegjën e njerëzve për t´u zgjuar kundër shtypjes e padrejtësisë (Te lindet njeriu).Për t´u zgjuar kundër kësaj shtypje e padrejtësie poeti e ndien se përmes shkëndijave po lindin forca të reja kundër së vjetrës (Zgjimi).
Ëndrrat,shpresa,besimi për një botë të re e të bukur duke përmbysur botën e mjerimit i shpreh te “Kanga e rinisë”.Migjeni te poezia “Te lindet njeriu”ndryshe nga poezia “Trajtat e mbinjeriut”në të cilën ndikohet nga Niçja duke shpresuar te mbinjeriu,këtu bashkë me lirinë dhe ngadhnjimin e së ardhmes e sheh edhe daljen dhe rolin e një njeriu,një prijësi të shquar.
Tema e mjerimit është sunduese,një mjerim i llahtarshëm “kafshatë që të mbetet në fyt”.Jeta e rëndë dhe e pamëshirshme i raskapit këta njerëz,i këput fizikisht,
shpirtërisht e moralisht deri sa i përplas në humbëtirat e saj.Autori përmes groteskut të thellë te“Poema e mjerimit” me metafora rrënqethëse,simbole mjeshtërore e aliteracione noliane,kumbuese,me indinjatë të thellë dhe me shpirt të trazuar pasqyron hendekun e thellë të shoqërisë së asaj kohe.Nga njëra anë luksi ku zotërinjtë “me zonjat flenë në shtratin e lumnisë”,në anën tjetër punëtori,shëgerti,vocërraku,lypësi “tue zhigatun
deri në gjunj në baltë/e prapë zorrët nga uja i bahen palë- palë.
Po kështu te poezitë “Lagjja e varfun”,”Baladë qytetëse”,”Recital i malësorit”,
Melodi e këputun” mali i pamëshirshëm i pinte gjakun shqiptarit.Diku lagjja e varfërpërkundet ende ndër “andrra”,ndaj poeti revoltohet me njerëzit e varfër  se ende nuk sheh ndër ta hove kryengritëse.Diku është një melodi e mekur,e lodhur,ndryshe nga ato të hareshmet e kabareve,vajzat e reja me lotë ndër sy kënaqin epshet e vizitorëve,të cilëvë, edhe atyre u vjen keq për to.
Në lirika të tjera si “Kanga e përndimit”,”Rima e tretun”,”Mbas tryezës”edhe në këto pasqyrohet hendeku i thëllë dhe pabarazia shoqërore.Te poezia “Rerignata” flet me dhëmbje e me zemërim për përpjekjet e njerëzve për të mposhtur mjerimin dhe vuajtjen por “rrugët janë të shtruara me ferra” rreth ferrave shihen “varre të shpëlamë me lotët e të marrët që zgërdhihen. ” këtu autori duket sikur i nënshtrohet fatit.
Ndërsa te poezia “Shpirt i ri”shpirti i ri që po lind do të hap lajmin se do të vijë dita edhe për të shtypurit, por prapë poetin e shqetëson fakti se ky shpirt është “shiponjë me krah të thyem” dhe se u fik edhe një yll dhe shpirti i ri ndien dhëmbje.Autorin e shqetëson çështja se si do të ndërrohet bota, sepse “shpirtënt tonë skiftera deshën të bahen pëllumba”  në një kohë kur “jeta e tij asht helm pa asmjë pikë mjaltë”.
Migjeni është akuzuar si kundërshtar i fesë,por ai e ndien vetën entuziast se në shekullin e ri njeriu po çlirohet nga kthetrat skllavëruese të fesë,e cila e kishte munduar njeriun e asj kohe.Poezi të tilla janë “Parathënie e parathënieve”,”Blasfemi”,”Kanga  skandaloze”,kujtojmë Shkodrën e kohës së Migjenit gjysma e qytetit të krishterë,gjysma tjetër myslimanë  në luftë ta papajtueshme ndërmjet tyre,pak ortodoks të cilit besim i përkiste vetë.
Një vend të vogël zë poezia erotike “Ndeshja“,“Malli rinues“,“Dy buzë“,
“Z.B.“.Në këto poezi ndihen nota dëshpërimi,kjo duhet kërkuar në faktin se dashurinë nuk pati fat ta gëzonte asnjëherë,ndonëse dashuria për Migjenin është e kapshme,e prekshme,reale,me sa dimë ai dashuronte shoqen e motrës së tij së cilës i kushton edhe poezinë “Z.B“ zonjushës B,por vuante dhe nga një dashuri incesti.
Migjenin e shqetëson vazhdimisht ngadhnjimi i shtresave të varfëra,triumfi i tyre ndaj padrejtësive që i bëheshin,ai shpreson për një pranverë që do të vijë dhe një jetë e bukur dhe e re shpejt do na“buzëqesh“ (Ekstazë pranverore).Ai e himnizon pranverën me një lirizëm të thellë,të ndjeshëm dhe prekës,e cila s´do vonojë“Sonet  pranveror“:
Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja
n´argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
Vargjet e lira“ mbyllen me poezinë  “Nën flamujt e melankolisë“ (1936) ai e nis me një shqetësim trishtues:“kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme…“
Migjenin e shqetëson një brengë e madh,se shoqëria shqiptare nuk po ndërton diçka të re…Ai shqetësohet se vegjëlia nuk po e gjen frymën e duhur,rrugën e shpëtimit.Por ka edhe një shqetësim e një brengë tjetër shumë të madhe,sepse janë edhe sprovat e fundit në krijimtarinë e tij,dhe se sëmundja po i përparonte,e shihte vdekjen me sy,gjë çfarë shihet pothuajse në të gjitha poezitë te cikli “Kangët e fundit“ dhe në mënyrë të veçantë në poezitë “Vuejtja“,“Një natë pa gjumë“,“Vetmija“. 
Aq sa është i madh në poezi po qa i madh është edhe në prozë.Skicat e Migjenit janë copëza të gjalla nga jeta e fshatit dhe e qytetit.
Skicat kulmojnë te “Legjenda e misrit”.Me të Migjeni e thyen himnizimin romantik të realitetit shqiptar duke sjellë siç thotë Kadarea një nga tablot më tëpikëllueshme të kohës.Këtu janë ndërthurur e treguar një varg problemesh nga jeta,psikologjia dhe mentaliteti i malësorëve.Në prehërin e legjendave,ushqimit shpirtëror të këtyre njerëzve,humbasin legjendat,treten dhe legjendë bëhet misri,sepse jeta ka shkuar deri në atë cak të ekzistencës “ku ka shumë u e aspak misër“.Për bukën  e gojës ata bjerrin cilësitë e tyre burrërore,humbasin krenarinë,gjunjëzohen e bëhen servilë për një kokërr misër para nëpunësit “engjëjve që ndajnë misër“ shprehet me ironi Migjeni.
Edhe atëherë kur mungonte ushqimi,kur varfëria dhe skamja mbretëronin kudo,jeta ripërtërihej për të vazhduar trashëgiminë,por drama është shumë e rëndë.Nusja te “Qershiat “ vuan shpirtërisht,sepse “Fryti i saj i filluem dhe i lindun në mjerim dhe ka me u rritë në mjerim“.Dhe urimi për lindjen e djalit është  tragjik: “I shkoftë lypa mbarë!“
Te “Bukuria që vret“ Për t´i lëshuar vendin Larës (lopës) pranë zjarrit,burimit të vetëm të jetesës,prindërit harrojnë vocërrakun,duke u bërë pa dashje shkaktar për vdekjen e famijës tyre.Migjeni e quan vocërrakun e ngrirë “shtatore e ngurtë“dhe e përdor si aktakuzë për shkaktarët e vërtetë.Si “përmendore“  dhurojani ministrave a deputëtevë në mos “perëndisë klasike“  ironizon ai.
Te “Zeneli“autori pasqyron shqetësimin edhe të fëmijët për gjendjen në të cilën janë malësorët,të varfër dhe të prapanbetur,si dhe etjen e madhe për dije,për të mësuar.I tillë është Zeneli,i zgjuar nga natyra,i etur për dije,por me shpirt të trishtuar dhe zemër të vrerosur.
Hendeku i thëllë në mes të pasurve dhe të varfërve mjaft mirë pasqyrohet te skica “Luli i vocërr”.
Pasojat e mjerimit s´kanë kufi,malësorët e varfër bien pre dhe viktimë e realiteti të kohës.Për kafshatën e fëmijëve detyrohen të shesin edhe nderin “A do qymyr zotni?“


http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSyl9VnEhdVUZJdyfLyVDgXVyRAwhirearAaqMCN9Wpr4HiCt6P

Po kaq e rëndë dhe e mjerë është jeta edhe në qytet.Te “Mollë e ndalume“,
“Zoti të dhashtë“,“Në kishë”,”Një refren i qytetit tim” njerëzit e thjeshtë të shtyrë nga varfëria bëhen lypësa,vjedhës,rrugaçë,pijanecë,prostituta,imoralë.
Një vend më vete zënë “Novelat e qytetit të veriut “.Janë gjashtë novelëza si në një,Studenti në shtëpi,Te çelen arkapiat,Historia e njenës nga ato,Pak poezi,“…Bukëntonë të përditshme falna sot…,“Matanë gardhit asgja të re“.Këto janë në vazhdim të njëra – tjetrës dhe i lidh bashkë tematika,ambienti,mjedisi,fati i përsonazheve,të cilët i ka kapluar jo vetëm mundimi ekonomik,por edhe ai moral.Ato janë si një roman më vete me gjashtë kapituj.Përmes tyre autori pasqyron shpërbërjen e shoqërisë shqiptare të viteve´30 me kultet,me kodet kanunore,me kodet e nderit,me të gjitha.Në këto novelëza vajzat dhe gratë shqiptare tashmë nuk janë “zanat“,“shtojzovallet“,Nora e Tringa si në vargjet e Fishtës,të Mjedes,të Koliqit etj.por më dhëmbje e trishtim Migjeni tregon se ato janë Agëja,Lukja,Lilushja.Njëra shkon me dashnorin duke mashtruar burrin me të cilin e kishin detyruar të martohej (Agëja).Tjetra bëhet prostitutë dhe mendon se me paratë e fituara do të gjejë një burrë me të cilin do të bëjë një jetë familjare,por i shoqi ia prish paratë duke shëmbur ëndrrat e saj,ajo përfundon tragjikisht,çmendet (Lukja).Tjetra është në ankth të tmerrshëm e djeg një dashuri incesti (Lilushja).Kurse tjetra nuk ka para,fëmija po i vdes,detyrohet të shesë trupin për të shpëtuar fëmijën (gruaja e Kolës).Të gjitha këto femra e duan jetën edhe dashurinë,por jeta e tyre bëhet tragjike,mjerimi ekonimik u sjell edhe mjerimin shpirtëror,shfrytëzohen e poshtërohen.Bëhen pre dhe viktimë e asaj shoqërie që s´kishte as nder,as moral.
5
Një numër skicash janë satirike si “Sokrat i vuejtun – apo derr i kënaqun?“
Sokrati,filozofi i lashtë është simbol i së vërtetës,simbol i njeriut që lufton për të gjetur të vërtetën,por hipokrizia dhe fataliteti i kohës së Migjenit e kanë bërë me fytyrë derri.
Sokratit i vihet fytyra e derrit,ndërsa derrit i vihet fytyra e sokratit,kështu njeriu luan lojën e dyfishtë,të dy fytyrave,të maskës.
Thumbuese dhe therëse janë edhe skicat “Gogoli”,”Programi i një reviste” etj.
Te “Idhujt pa krena” përmes alegorisë tregon se tufani do të shembë të vjetrën e cila do të zëvendësohet me të renë.

Mesazhi i Migjenit :
Kur të tjerët këndonin e himnizonin krenarinë kombëtare si temë e ditës,natyrisht
temë me rëndësi  dhe me vlerë,Migjeni mori guximin të shkruaj ndryshe,të shkruaj për mjerimin,të cilin e sheh si mjerim të dyfishtë,mjerim material dhe shpirtëror në një mjedis të vërtetë dhe real.
Ai me realizëm të thellë na sjell kronika të gjalla dhe reale nga jeta e kohës së tij,të cilat nuk i pasqyron thjeshtë si konstatues,por edhe i gjykon,i vlerëson dhe mban qëndrim.
Për një periudhë 4 – 5 vjeçare shkruajti në poezi dhe në prozë duke kundërshtuar shkrimin tradicional dhe duke sjellë një mënyrë dhe stil të ri të të shkruarit.
Në qendër të krijimtarisë së tij është njeriu,njeriu real,një njeri në situata të rënda e të vështira,i cili vuan fizikisht,materialisht,moralisht e shpirtërisht.
Migjeni përmes përshkrimit konstaton dhe akuzon,pastaj duke mos u përmbajtur shpërthen fuqishëm.Ai nuk ankon,por gjëmon me shpërthime të papërmbajtura,dhe thërret për ndryshim me tone herë zemërimi e herë mallëngjimi duke përdorur herë ironinë e herë sarkazmin,duke rrëzuar zotërat,idhujt,apo duke shtrënguar grushtin për të rrëzuar malin,në mos njeriu i zakonshën,mbinjeriu.
Tregimet janë skica,tregime të shkurtëra e disa tregime të gjata.Prozat e shkurtëra janë proza me nota poetike.Ato nuk kanë shumë shtrirje,sepse Migjeni në plan të parë nxjerr personazhin duke i mëshuar me të idesë a mesazhit.Te këto përsonazhe më shumë i intereson portreti moral se ai fizik,vend të rëndësishëm zë edhe monologu i brendshëm i tyre.
Figurat stilistike të planëve të gjera janë antitezat,simbolet dhe alegoritë qoftë në poezi,qoftë në prozë.Krahas këtyre shumë të pasura janë:metaforat,simbolet,krahasimet,
sinekdokat;shkallëzimet,hipërbolat;inversionet,sinalefat,elipset etj.
Vetë titulli i poezive “Vargjet e lira” do të thotë se ai theu rregullat e poezisë klasike dhe të traditës,duke mos iu përmbajtur masës së vargut,as rimës.Poezitë janë disa strofike,disa monokolonë e disa të përziera,4,5.6 dhe 7 vargjeshe.Vargjet janë të rregullta,
të thyera e më shumë të lira,çfarë ka bërë që Migjeni të jetë mjeshtër i lirive poetike si askush tjetër.Ai më shumë ka punuar me rimën e brendshe të poezisë se me atë të jashme,çfarë e ka bërë poezinë e tij më të gjallë,më të ndjeshme,më të prekshme.Rimën e jashtme edhe aty ku e rimon e rimon me anë të asonancës ose të kosonancës.
Migjeni me vepren e tij zë një vend të artë në fondin e letërsisë shqiptare.

Nga Dr Musa Ahmeti : Fisnikët shqiptarë . emra të nderuar gjatë mesjetës në Evropë .



Fisnikët shqiptarë . emra të nderuar gjatë mesjetës në Evropë .


































Kolonitë shqiptare në brigjet e Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçanta dhe mjaft të rralla të identitetit shqiptar, të cilat nuk i hasim në diasporën tjetër shqiptare.

Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël, edhe pse janë përballur me rrebeshet e kohës, nga ku disa janë asimiluar madje, dhe për ta nuk dihet shumë përveçse faktit se kanë ekzistuar
Një studim i mirëfilltë për familjet fi snike mesjetare shqiptare mungon edhe sot e kësaj dite. Janë bërë përpjekje të herëpashershme që të shkruhet ndonjë studim e më rrallë ndonjë monografi ku janë ndriçuar aspekte të ndryshme të ndonjërës prej këtyre familjeve. Botimi i monografi ve ose studimeve kompetente për familjet shqiptare mesjetare është shumë i vështirë dhe kërkon përgatitje të lartë profesionale dhe punë këmbëngulëse mjaft të gjatë kohore. Është e ditur tashmë se pothuajse të gjitha materialet burimore të shkruara, ruhen nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme të Europës ose janë pronë private. Më e keqja është se ne ende nuk kemi një bibliografi shkencore të vendndodhjes së këtyre burimeve me rëndësi të veçantë për ndriçimin e Mesjetës nga shumë aspekte, qoftë ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, sociale, etnografi ke dhe në fund edhe heraldike.
Migrimet e shqiptarëve nëpër qendra të mëdha të kohës janë më se të zakonshme dhe ato nuk paraqesin ndonjë risi të panjohur më parë. Por, ngulitja e tyre, jeta, ambientimi, përditshmëria dhe kontributi në vendbanimin e ri janë me shumë interes, sepse përveçse aty ndjekim trungun gjenealogjik të familjes përkatëse, aty gjejmë të ruajtura edhe lidhjet me atdheun, krahinën apo qytetin-komunë nga ku janë shpërngulur, ndërsa në anën tjetër mund të ndiqet pozita dhe gjendja ekonomike që arrihet në shoqërinë e re, ndikimi i madh politik, ekonomik e kulturor që arrihet duke u bërë pjesë e një mekanizmi të tërë të pushtetit vendor dhe më gjerë.
Jo rrallëherë, pjesëtarë të këtyre familjeve fi snike patronomike shqiptare janë shumë më të njohur në vendbanimin e ri ose edhe më gjerë se sa në vendlindjen e tyre. Kjo ndodh, për fat të keq edhe në ditët e sotme, kur për këto familje ne nuk kemi asnjë informacion apo studime kapitale siç është p.sh. “Histori e Shqipërisë” apo ndonjë monografi për Mesjetën ato nuk përmenden fare! Natyrisht, fajin për këtë kemi ne vetë, sepse mungojnë kërkimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme.
Gjatë sundimit venedikas, grupet e popullsisë së shpërngulur të besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike, përbënin një segment të rëndësishëm të jetës së përditshme shoqërore të qyteteve bregdetare nga Kreta deri në Istria dhe të atyre të hinterlandit. Njëra nga qendrat më të rëndësishme dhe tërheqëse për grupe të tilla ishte qyteti i Zarës si kryeqendër e sundimit Venedikas për Dalmacinë, e pushtetit administrativ, ekonomik, politik, e kulturor i cili ishte i rrethuar me mure të forta dhe të larta, ku jetonin popullsi me përkatësi të ndryshme kombëtare e fetare, që gjenin strehim dhe siguri nga përndjekjet e pushtuesve gjatë periudhave të ndryshme të Mesjetës. Që nga shekulli XIV, për të mos thënë më herët, në lëndën arkivore të ruajtur në arkivin historik të qytetit të Zarës gjejmë të dhëna për familjet feudale shqiptare, të cilat kishin gjetur strehim dhe ishin vendosur në qytetin kështjellë të Zarës. Familjet më të njohura që jetuan në ambientin e ri dhe krijuar emër e respekt janë: familja e Nikollë Mesilit, Mark Gjinit, Mikel Lindit, por edhe familjet tjera në zë edhe në Shqipërinë e asaj kohe si familja: Kruta, Albanese, Dukagjini, Gjergji, Dushmani, Delvesi, Skarpa dhe Kamsi.
Në këtë shkrim do të përqendrohemi te një pjesëtar i familjes së njohur feudale shqiptare që bëri emër, respektohej dhe nderohej në tërë qytetin e Zarës, don Gjon Kamsin (don Giovanni Campsi).
Sipas burimeve arkivore të njohura dhe të përdorura deri tani familja Kamsi ka qenë e njohur që prej shekullit XVII, ndërkohë që sipas burimeve arkivore të Vatikanit, përkatësisht nga Arkivi Sekret i Vatikanit, të dhënat për të i gjejmë që nga fi llimi i shekullit XV, përkatësisht viti 1404, (shih dokumentin faksimile që po botojmë si ilustrim). Nga kjo familje që me sa duket është degë e familjes Engjëllore të Drishtit, kanë dalë personalitete të shquara të jetës kishtare, si kryeipeshkvë, ipeshkvë, kanonikë, legatë, priftërinj etj., por edhe tregtarë dhe ekonomistë të zotë, njerëz të pendës e të fjalës, studiues të mirëfi lltë shkencorë e diplomatë të nderuar.

Arkivi i Zarës, burim i vlershëm për Mesjetën shqiptare

Përveç arkivit të Dubrovnikut, njërit prej arkivave më të rëndësishëm për historinë shqiptare është edhe arkivi shtetëror historik i Zarës, i cili ruan thesare të vërteta të burimeve dokumentare për Mesjetën shqiptare, por edhe për historinë e mëvonshme, veçanërisht për shekullin XVIII dhe XIX, kohën e shpërnguljeve dhe ngulitjeve të shqiptarëve të rrethit të Liqenit të Shkodrës në Zarë, të cilët edhe sot e kësaj dite ruajnë traditën, zakonet dhe gjuhën shqipe. Studime të mirëfillta, sistematike dhe të organizuara nga ndonjë institucion shqiptar deri më sot në këtë arkiv nuk janë bërë. Botimi i burimeve dokumentare ka qenë i pjesshëm, fragmentar ose i rastësishëm nga studiues të huaj, të cilët nuk e kanë pasur për objekt studimi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Duke bërë kërkime në arkivin shtetëror të qytetit të Zarës, në fondin e noterit të Zarës, Bartolomeo Ferrari (1763-1783), vëll. II, fi liza (busta) 5 e regjistrit të testamenteve, nr. 54, f. 32v- 34v, kemi gjetur testamentin e kanonikut të Zarës, don Gjon Kamsi, që daton nga 8 shkurt e vitit 1775. Ky testament është shkruar në kohën e Dogjit venedikas, Alvisea Mocenig (1763-1778) dhe princit të Zarës, Gjergj Marinit (Zorzia Marini) në vitet 1774-1776, në prani të autoritetit zyrtar të autorizuar nga pushteti komunal i qytetit, fi snikut vendas, doktorit të drejtësisë, Ivan Antun Fanfonjës (Ivana Antuna Fanfogne). Testamenti është shkruar në shtëpinë e don Gjon Kamsit që ndodhej në lagjen e S. Maria del Castello. (Në kishën e kësaj lagjeje, që mban po këtë emër, është varrosur i mirënjohuri kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviçi, i cili organizoi Kuvendin e Arbrit në vitin 1703).
Ky testament është njëri nga testamentet e shumta që ruhet në këtë arkiv dhe që kanë përpiluar shqiptarët. Është karakteristik, dhe si të tillë e zgjodhëm për botim, jo vetëm për faktin se i takon një personaliteti të lartë të hierarkisë kishtare që kishte lindur në Shkodër, por që kishte arritur të krijonte pasuri të luajtshme e të paluajtshme mjaft të madhe dhe në të njëjtën kohë, kjo pasuri u ndahet trashëgimtarëve shqiptarë që jetojnë në qytetin e Zarës, pa harruar edhe bashkëkombësit shqiptarë që ndodheshin në Shkodër, të cilët ishin nën sundimin osman, por edhe qytetarëve të Zarës, që ishin nga familje fi snike të nderuara. Nga studimi i kujdesshëm i testamentit dalin të dhëna me interes si për trungun gjenealogjik të familjes Kamsi, ashtu edhe për vetë pozitën shoqërore të përpiluesit, don Gjon Kamsit, i cili i takonte Urdhrit të “Beate Vergine del Buono audio” i themeluar në vitin 1510, Urdhër në radhët e të cilit asnjëherë nuk kishte më shumë se 12 anëtarë (që simbolikisht paraqisnin 12 apostujt) dhe veprimtarinë e tij e ushtronte në katedralen e qytetit. Në testamentin e tij, don Gjoni i kushton një rëndësi të veçantë këtij Urdhri, duke i lënë një pjesë të mirë të trashëgimisë së tij dhe njëkohësisht duke shprehur dëshirën që të varroset pranë anëtarëve të tjerë të tij në katedralen e qytetit, vend ky i rezervuar vetëm për anëtarët e këtij Urdhri dhe personalitetet më të larta kishtare. Gjon Kamsi shkruan në testamentin e tij të gjitha hollësitë procedurale që dëshironte t’i kryheshin që nga momenti i vdekjes deri në çastin e varrosjes.

Kush ishte don Gjon Kamsi?

Don Gjon Kamsi lindi në Shkodër në maj të vitit 1693. Mësimet e para në teologji i mori në ipeshkëvinë e Shkodrës, kurse studimet i vazhdoi në Kolegjin Ilirik të Loretos. Sipas regjistrave që ruhen sot, në këtë kolegj ai mbrojti me sukses doktoratën në fi lozofi dhe në të drejtës kanonike. Shugurohet prift në moshën 23-vjeçare (në vitin 1716) dhe fi llimisht shërben në Treviso për 6 vjet dhe më vonë edhe në Venedik për 8 vjet të tjera. Më 15 mars të vitit 1730, me nismën e kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçit, zgjidhet kanonik i Zarës, përkatësisht i Mitropolisë së qytetit të Zarës, përkundër faktit, se ligji venedikas i vitit 1719, e ndalonte që një i huaj (pra ata që nuk ishin qytetarë të Zarës) të mund të zgjidhej kanonik në qytetin apo katedralen e Zarës. Kjo njëherësh tregon ndikimin e madh që kishte Zmajeviçi në Venedik dhe autoritetin e lartë që gëzonte don Gjon Kamsi në Zarë, por edhe në Republikën e Shën Markut. Një e dhënë tjetër mjaft interesante është fakti, që në vitin 1739 papa Klementi XII (12 korrik 1730-6 shkurt 1740) e emëroi ipeshkëv të Shkodrës don Gjon Kamsin, gjë që ai e refuzoi me ‘përvujtësi’,edhe përkundër shumë përpjekjeve dhe lutjeve të Vinçenc Zmajeviçit që ta pranonte këtë detyrë dhe post shumë të rëndësishëm në hierarkinë kishtare. Ai nuk pranon për asnjë arsye duke dëshiruar të shërbente në Zarë si kanonik. Pas refuzimit të don Gjon Kamsit, si ipeshkëv i Shkodrës emërohet Pal Kamsi (25 maj 1742 -1771) një kushëri i don Gjonit. Që nga viti 1730, don Gjon Kamsi, është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçit. Ky i fundit, duke pasur respekt dhe besim të madh te don Gjoni dhe në testamentin e tij të vitit 1745, e emëron atë si njërin nga zbatuesit e testamentit dhe njëherësh e shpërblen me një pjesë të pasurisë së tij të paluajtshme që kishte në Sukoshan afër Zarës. Duke qenë njeri i respektuar dhe i nderuar, i afërt dhe i sinqertë, i dashur dhe i kujdesshëm me të gjithë, e në mënyrë të veçantë me koloninë shqiptare të Zarës (Arbneshi, Arbanasi, Borgo Erizzo) emrin e tij e ndeshim në shumë dokumente arkivore, veçanërisht në testamente të bashkëvendësve të tij, si zbatues i testamentit apo si njërin nga dëshmitarët kryesorë për zbatimin e tyre. Kjo gjë tregon se sa shumë e çmonin arbneshasit don Gjonin. Pas një shërbimi pastoral prej rreth 45 vitesh në Zarë, don Gjon Kamsi vdes po në Zarë më 16 shkurt 1775, dhe varroset sipas porosisë së tij në kishën katedrale të Zarës.

Përmbajtja e testamentit të don Gjon Kamsit

Testamenti i don Gjon Kamsit në fi llim mban shënimin e noterit që personi në fjalë ishte psiqikisht dhe shpirtërisht i aftë, megjithëse shumë i moshuar dhe pothuajse i palëvizshëm (mosha e tij me rastin e përpilimit të testamentit ishte 82 vjeç). Përveç këtij shënimi, në testament gjejmë të dhëna biografi ke për të dhe për familjen e tij si p.sh. emrin e të atit, Mark Kamsi, të xhaxhait të tij, Jak Kamsit, emrin e të nipit, djalit të Jakut, Pjetër Kamsit; të motrës Margaritës së tij dhe të vajzës së saj, Paulina etj.
Titulli dhe funksioni i saktë që mbante don Gjoni në hierarkinë kishtare të kryeipeshkvisë metropolitane të Zarës përshkruhet me këto fjalë: dekan i kanonikëve të metropolisë së këtij qyteti (“canonico decano della Metropolitana di questa Cittŕ”).
Tre zbatuesit dhe mbikëqyrësi e testamentit të kanonikut don Gjon Kamsi emërohen nga ai vetë: shërbëtorja e tij, Gele, prifti shqiptar nga Sapa, Mark Delvesi, dhe qytetari i Zarës po me origjinë shqiptare, Gjergj Galeni. (Mark Delvesi kishte lindur në Sapë, qytet sufragan i kryeipeshkvisë së Tivarit, dikur në mes të shekullit XVII. Dokumentet e arkivit të Zarës e përmendin si këshilltar të kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçi. Ky i fundit (Zmajeviçi) i kishte lënë Delvesit edhe trashëgimi në testamentin e tij, një shumë që arrinte 200 dukatë, si dhe të gjitha kafshët që ishin pronë e Zmajeviçit në kryeipeshkvinë e Zarës.)
Në vazhdim të testamentit, Gjon Kamsi deklaron qartë se pasuria e tij nuk ishte e trashëguar nga i ati dhe nga familja e tij, por që ishte e krijuar dhe e blerë nga vetë ai, gjatë jetës dhe shërbimit të tij 45-vjeçar në qytetin e Zarës, dhe për këtë arsye ai dispononte të gjitha të drejtat ligjore që ta ndante atë sipas dëshirës së tij. Kështu, një pjesë të pasurisë së tij ai ia lë pjesëtarit të familjes fi snike të Zarës, Anton Maria Benjës (Anton Maria Begna), si dhe Perine Arnjakoviçit (Perine Argnacovich), sepse ata i kishin ndihmuar pjesëtarët e familjes së tij, veçanërisht Pjetrin e Jak Kamsit. Shuma që ai u lë trashëgimi atyre arrin 500 cekina. Duke rikujtuar shërbimin dhe besnikërinë që kishte treguar ndaj tij prifti shqiptar, Mark Delvesi, kanoniku don Gjon Kamsi i lë atij shumën prej 130 cekinash. Të njëjtën shumë i lë edhe shërbëtores së tij, Gele, ndërkohë që qytetarit zaras me origjinë shqiptare, Gjergj Galenit i lë 50 cekina, si dhe tabakanë e argjendtë të praruar me fl ori. Nga pasuria e Kamsit, zbatuesit dhe mbikëqyrësit e saj janë të detyruar që të ndajnë nga 2 cekina në vit për ndonjërën prej familjeve shqiptare që jetojnë në Shkodër ose në ndonjë pjesë tjetër të Shqipërisë që jeton nën sundimin osman dhe që për shkak se nuk mund të paguajë taksën ndaj turqve rrezikon të konvertohet në myslimane. Kjo pagesë bëhet me qëllim që të ruhet tradita e besimit të krishterë në Shkodër dhe në Shqipëri.
Një pjesë e pasurisë u ndahet të varfërve të qytetit të Zarës, azilit të pleqve, si dhe grave të varfra, përkatësisht ato të ardhura që vileshin nga dyqani i tij që ishte në qendër të qytetit të Zarës (në Kalelarga), përballë kishës së S. Barbara. Këtë dyqan, Gjon Kamsi e kishte blerë nga fi sniku zaras Gjon Krisogon Françesku (Giovanni Grisogona Franceschi) me një çmim prej 100 cekinash.

Pasardhësit shqiptarë - trashëgimtarë kryesorë

Trashëgimtarët kryesorë të të gjithë pasurisë së don Gjon Kamsit emërohen nipi, Pjetër Kamsi, dhe mbesa Paulina, vajza e motrës tij të ndjerë, Margaritës. Në rast se Pjetri dhe Paulina do të vdisnin para kanonikut don Gjon Kamsi, atëherë e tërë pasuria do t’u mbetej trashëgimtarëve të tyre ligjorë, si në linjën mashkullore ashtu edhe në atë femërore, me të vetmin kusht që asnjëri prej tyre nuk duhet të pengonte zbatuesit e testamentit Gelën, Mark Delvesin dhe Gjergj Galenin në punën e tyre.
Në fund të testamentit gjejmë të shënuar edhe emrin e noterit Bartolomeo Ferrari (Bartolomeo Ferrari), fi rmën dhe vulën zyrtare të tij, si dhe emrat e dëshmitarëve të pranishëm, qytetarëve zaras Anton Danese, Giovanni Batistta dhe Mateo Adrianos nga Vrana, të cilët dëshmojnë për vërtetësinë e fjalëve të don Gjon Kamsit që përshkruhen me saktësi në testament. Në të majtë, anash, gjendet edhe vula e zyrtarit të qytetit të Zarës, Ivan Anton Fanfonjës, i cili e zyrtarizon testamentin dhe e bën atë të vlefshëm para ligjit.
Vetëm tri ditë më vonë pas legalizimit të testamentit, më 11 shkurt 1775, kanoniku don Gjon Kamsi bën një plotësim në testamentin e tij në prani të noterit Bartolomeo Ferrarit, si dhe të dëshmitarëve Anton Simon Dorçiçit dhe Antun Ivan Adrianos nga Vrana, të dy qytetarë zaras. Përfaqësues zyrtar në këtë plotësim ishte sërish Ivan Anton Fanfonja. Në këtë plotësim thuhet: “gjithçka që është thënë më lart në testamentin e datës 8 shkurt 1775 është e saktë dhe konfi rmohet”, por Kamsi saktëson “se pas vdekjes së tij dëshiron të mbahen 300 mesha për shpëtimin e shpirtit të tij, dhe me këtë rast ndan nga një lirë për çdo meshë. Meshat duhet të mbahen në kishat e ishujve të Zarës.”
Kanoniku don Gjon Kamsi vdiq më 16 shkurt 1775 në Zarë, vetëm pesë ditë pas përpilimit përfundimtar të testamentit të tij. Një ditë pas vdekjes së tij, më 17 shkurt 1775, tre zbatuesit e testamentit, Mark Delvesi, Gjergj Galeni dhe shërbëtorja Gele, e hapën testamentin zyrtarisht në prani të zyrtarit Fanfonja dhe të noterit Ferrari, si dhe në prani të zejtarëve zaras Mateo Antonio Brunac dhe Simon Simon Skarpa dhe të interesuarve që përmenden në testament.
Edhe pse me një pozitë mjaft të lartë kishtare në qytetin e Zarës, don Gjon Kamsi ka qenë i rrethuar nga shqiptarë gjatë jetës së tij, me të cilët ka pasur lidhje mjaft të ngushta si sociale ashtu edhe ekonomike.
Shqiptarët në Zarë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha segmentet e jetës dhe veçanërisht në hierarkinë kishtare që nga Mesjeta e hershme. Duke pasur pozita shumë të rëndësishme në këtë qytet, qendër administrativo-politike e pushtetit venedikas për tërë Dalmacinë, ata ndihmonin bashkëvendësit e tyre shqiptarë që të strehoheshin në këtë qytet, pas përndjekjeve nga turqit, duke u përkujdesur që të kishin kushte dhe jetë normale dhe njëherësh ndihmonin njëri-tjetrin në forma të ndryshme duke mos harruar asnjëherë origjinën shqiptare dhe duke mos shkëputur lidhjen me atdheun, Shqipërinë.
Kolonitë shqiptare në brigjet e Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçanta dhe mjaft të rralla të identitetit shqiptar, të cilat nuk i hasim në diasporën tjetër shqiptare. Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël, edhe pse janë përballur me rrebeshet e kohës, nga ku disa janë asimiluar madje, dhe për ta nuk dihet shumë përveçse faktit se kanë ekzistuar. Njëra nga këto koloni që veçohet më së shumti dhe që ka një identitet të fortë si e tillë, është Arbneshi i Zarës - Borgo Erizzo. Përveç këtij emri, të themi zyrtar, sipas dokumenteve që ruhen në arkivin historik të Zarës, kjo lagje njihej në fi llim me emrin Eriçin Varosh /Ericovo Selo/ nga popullsia kroate, e më vonë me emrin Arbanasi; dhe Arbnesh, nga banorët shqiptarë. Vetëm në vitin 1721, nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk, Shestan Ljajre, u shpërngulën 32 familje shqiptare me 227 frymë, dhe u vendosën në paralagjen e Zarës. Shkaqet e shpërnguljes duhen kërkuar në prizmin e ngjarjeve të kohës dhe të rrethanave politiko-shoqërore. Ndër këto shkaqe mund të përmendim luftërat e shumta, sëmundjet, plaçkitjet, detyrimet e të rinjve shqiptarë për rekrutë në ushtrinë turke, kushtet e rënda ekonomike dhe varfëria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë për të ndërruar fenë, etj. Varësisht nga pikëpamjet dhe orientimet e tyre, studiues të ndryshëm i trajtojnë analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor në mënyra të ndryshme, e shpeshherë edhe kontradiktore. Sido që të jetë, pranohet nga pothuajse të gjithë që iniciator kryesor për këtë shpërngulje të shqiptarëve ishte kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviçi.

Nga Moikom Zeqo :Migjeni, me konceptuali i letrave Shqipe



Migjeni, me konceptuali i letrave Shqipe


































Migjeni është një nga shkrimtarët më të ribotuar në Shqipëri, i përkthyer në shumë gjuhë të botës. Botimet e Migjenit bazohen të gjitha te botimi kryesor i bërë nga Skënder Luarasi. Botimi më i fundit është bërë nga vajza e Skënder Luarasit, Angjelina Ceka. Ky botim i ri ka fakte të reja të ikonografisë dhe jetës së Migjenit (fotografi të rralla dhe të çmuara, të dhëna familjare të hollësishme dhe të sakta), si dhe përfshirjen e dy letrave të famshme të Bojkës

Disa shënime përcjellëse të këtij libri hedhin poshtë mitin se gjoja familja e Migjenit ka pasur origjinë serbe, si dhe bëjnë sqarimin e marrëdhënieve të pastra e të pashembullta të dashurisë së Migjenit për Bojkën dhe ndërsjellas. Zonja Angjelina Ceka ka bërë një punë të lavdëruar dhe shumë të dobishme.
Unë, që jam marrë një jetë të tërë me Migjenin, madje kam përgatitur dhe botimin e plotë për Migjenin më 1989-n, së bashku me zonjën Rozeta Uçi, mund të them me plot gojën se mungon ende dhe sot një botim akademik shkencor tekstologjik i Migjenit, ku të përfshihet në mënyrë akribike tërë paraqitja e poezisë dhe e prozës, së bashku me rreshtat e shuar, ose të shtuar për vetë autorin. Në këtë botim duhet të përfshihen dhe shkrimet e Migjenit në gjuhë të huaj, krahas përkthimit në shqip. Unë nuk e kuptoj përse Akademia e Shkencave deri më sot nuk e ka bërë një gjë të tillë? Kur vallë do të bëhet një botim i tillë më në fund?
Në botimin akademik të veprës së Migjenit është e domosdoshme të fshihen edhe nënvizimet e tij nëpër libra, shënimet, vizatimet e tij, si dhe të gjitha letrat që i janë dërguar atij nga të tjerët.
Lexuesi shqiptar mund të mësojë kështu se në botimet e reja do të kemi patjetër një plotësim të opusit migjenian.
* * *
Një dokument që ruhet në fondin “Migjeni” të Muzeut Popullor të Shkodrës, flet për veprimtarinë atdhetare të babait të Migjenit, Gjergj Nikolla (1875-21 mars 1924), i mbiquajtur Shkodrani. Foqion Postoli i dërgon Gjergjit më 1 janar 1924 një dëftesë - dekoratë që nga Korça për nderim të meritave atdhetare si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin Kishtar të Beratit, që krijoi Kishën Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë më 12 shtator 1922.
Ky fakt ka rëndësi për të kuptuar ndjenjat e thella të shqiptarisë të familjes së Migjenit, ndjenja që lanë gjurmë të pashlyeshme atdhedashurie tek ai, krenarie të vërtetë për qenien shqiptar. Migjeni flet qartë në një shkrim të tij për etnogjenezën iliro-shqiptare, fakt ky me rëndësi për shqiptarësinë e formimit kulturor–shkencor të tij.
Nga motra e Migjenit, Ollga, ruhet një "Autobiografi" e shkruar në Tiranë më 10 nëntor 1959.
Në të thuhet: “Tri muaj para se të mbaroja gjimnazin (në Sarajevë 1933) ma prenë bursën, për shkak se im vëlla Millosh Nikolla – Migjeni, kishte pranuar vendin e mësuesit të gjuhës shqipe në fshatin Vrrakë të Shkodrës, ku ishte shtetëzuar shkolla fillore dhe në vend të gjuhës serbe ishte vënë gjuha shqipe". Nga dokumentet shkollore e kujtimet e atyre që e kanë njohur në Manastir gjatë viteve 1928-1933, mësojmë për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Migjenit, i cili "çdo javë shkonte për mjekim", ku ruhen shënime për shtrimin herë pas here të tij në spital. Nga 257 ditë mungesa të bëra gjatë viteve të studimit, vetëm në vitin e fundit Migjeni ka bërë 166. Në ditarin e shkollës është edhe ky shënim i kujdestarit për Migjenin: "Nxënësi s'ka fare nota në tremujorin e dytë në pjesën më të madhe të lëndëve, si dhe në sjellje për shkak të sëmundjes".
Nga viti 1928, deri më 1938, viti final i jetës dhe njëkohësisht i vdekjes, Migjeni ka vuajtur, ka një histori të sëmundjes, e cila ka ndikuar në jetën e poetit.
Deri më sot nuk është gjetur një biografi e Migjenit dërguar Ministrisë së Arsimit më 1933-n siç dëshmon Skënder Luarasi - fakt ky me interes të posaçëm.
Në fondin Migjeni në Shkodër janë të shkruara nga Migjeni një gjenealogji e familjes, një përkthim në shqip i diplomës së marrë në Manastir (një kopje e po kësaj diplome është përkthyer në italisht - po me dorën e Migjenit), ku ka dalë gjyshi dhe gjyshja e shkrimtarit nga ana e nënës, në anën e prapme Migjeni ka shënuar edhe emrat e 11 personave të familjes.
Një fotografi e një turisti austriak që ka kaluar në vitin 1936 në Pukë, e ka hyrë në klasën që mësonte Migjeni, e ka fiksuar një pamje të nxënësve të ulur në banka, një kalendar i bërë nga dora e Migjenit për nevojat e shkollës (ruhet në Muzeun e Pukës), një dokument ku flitet për një mbledhje të nënprefekturës së Pukës, ku ka marrë pjesë edhe Migjeni, ku është marrë edhe një vendim kundër disa zakoneve prapanike, një stilolaps i shkrimtarit i dhuruar dëshmorit të ardhshëm të luftës Bahri Shaqirit, i cili shkruante dhe vetë poezi (ruhej në Muzeun e Shijakut), një numër fotografish të publikuara deri më sot, që kanë fiksuar momente të ndryshme të jetës së Migjenit që nga fëmijëria deri në ditët e fundit (disa nga fotografitë kanë të shënuara nga pas dhe datën e vendin), janë me interes për kronologjinë e veprimtarinë e jetës së shkrimtarit.
Diçka prekëse është dokumentacioni mjekësor i sanatoriumit në Tore Peliçe, një radiografi e mushkërive të Migjenit, pasaporta e tij që përdori për herë të fundit, (krahas tri pasaportave të tjera që ruheshin dikur në shtëpinë muze të tij). Është grumbulluar një material i gjerë i kujtimeve mbi Migjenin.
Po a ka dëshmi të tjera, të reja, për krijimtarinë e Migjenit?
Janë botuar disa fragmente, shënime të tij, letra, dokumente etj.
Dhimitër Shuteriqi në artikullin e tij "Arti i Migjenit" botuar më 1938-n, bën fjalë për një ose dy poezi të Migjenit - më të hershmet e tij, botuar në shtypin shqiptar të Rumanisë (në "Shqipëria e re" e "Kuvendi kombëtar"). Zbulimi e gjetja e tyre do të ishte ngjarje letrare.
Megjithatë dëshmohen shkrime të tjera të panjohura të Migjenit. Këtu është rasti të themi se ndonjë shkrim që i është atribuuar atij, si p.sh. një roman me titull "Jeta pa fat" shkruar gjoja gjatë viteve të studimeve në Manastir, një fragment i të cilit dhe është botuar, është në fakt një mistifikim, një gjë jo e vërtetë, e padokumentuar.
Një letër e vajzës që ka dashur Migjeni dërguar Ollgës me datën 04.09.1938 paraqet një interes të veçantë jo vetëm për jetën intime të tij, por edhe për njoftimin e tij që jep për disa letra të cituara në fakt në vetë këtë letër. Ja ç'shkruhet në të: "Kalonim kohën me biseda dhe këngë. Kur për herë të parë më shfaqi dashurinë me letër unë i jam përgjigjur se edhe tek unë ka lindur një ndjenjë e tillë... Ja disa nga fjalitë e tij nga letrat e para që janë gdhendur në kujtesën time: "Ti je për mua kaq e ëmbël, më e ëmbël se engjëjt që nuk ekzistojnë"... Kam dashuruar dhe çdashuruar (këtu në kuptimin e një dashurie të braktisur -shënimi im M.Z.), por vetëm te ti kam gjetur qenien e vërtetë sociale". Dhe në fund e mbyllte kështu:
"Në fund të fundit të mbetet miqësia apo jo B.? Unë jam mësuar me dështime, bankrote, që jeta m'i paraqet sapo bëj një hap të tillë o dhimbja ime... Në rastin më të parë e kam pyetur të më sqarojë përse më ka quajtur Dhimbje. Më tha se unë do të isha Dhimbje për të sikur të mos e doja. Unë i thashë se nuk mund të jem e tillë (Dhimbje), kurrsesi se doja të mos shqetësohet fare - dhe me të vërtetë e kam dashuruar".
Në këtë letër ka edhe dëshmi për një poezi të re të Migjenit. Po citojmë fjalë për fjalë këtë pjesë të letrës: "Ishte ulur në tryezë dhe po shkruante. Kur më pa, fytyra iu ndriçua nga një buzëqeshje. Unë i përkëdhela flokët dhe e pyeta se ç'po shkruante. Ai m'u përgjigj: "Për ty e dashur, lexoje!"
“Të faleminderit o shi që u bëre shkak të mbetem në shtëpi të rri pranë së dashurës sime (dhe në fund e mbyllte me vargun): ‘Jam i lumtur, i stërlumtur’".
Kjo poezi, përveç vargjeve të mësipërme, nuk ruhet. Ajo ka rëndësi për të treguar një moment të jetës intime të poetit tonë, të dashurisë së tij të vërtetë, jashtëzakonisht të pastër, njerëzore.
Në një letër të datës 30.09.1938 që kjo vajzë kurajoze, me botë të madhe shpirtërore, i dërgon po Ollgës, lexojmë:
"Rri ashtu vetëm në dhomë, nxjerr të gjitha sendet që të më kujtojnë ty dhe Mirkon (Migjenin): letra, shkrime, fotografi, i lexoj me mall dhe me dhimbje në shpirt".
Kohët e fundit kemi gjetur një variant të poezisë "Malli rinuer". Duke parë e konsultuar dorëshkrimet origjinale me dorën e poetit të librit "Vargjet e lira", kemi vënë re që disa gjëra që në botime të mëparshme janë dhënë si lapsuse.
Në dorëshkrimin e poezisë "Trajtat e mbinjeriut", vargu i katërt i strofës së nëntë është: “qarkullojnë rreth rruzullit dhe nëpër sferë të hapshe” që në të tëra botimet është: “qarkullojnë rreth rruzullit tue synue vragshëm”.
Vargu i parë i strofës së fundit i poezisë "Një natë pa gjumë" në origjinal është:
"Hiqmuni qafet mendime cauchemars!"
Fjala frenge cauchemars (ëndrra të tmerrshme), në botimin e vitit 1954 ekziston, në botimet e mëparshme është hequr. Kjo fjalë karakteristike (un mot picard) - një fjalë pikarike përmendet te Colette (Je tombais de reve en cauchemar, de cauchemar en convulisions nerveuses).
Pse e vuri Migjeni këtë fjalë në vargun që përmendëm? Për të bërë më të fuqishëm mendimin. Migjeni edhe në shkrimet e tjera ka fjalë nga frëngjishtja (si p.sh. “un roseau”, folja "Compremetter").
Vëmë në dukje se "Un roseau" është pjesë e frazës së njohur të Blez Paskalit "L'homme est un roseau pensant". Migjeni ka bërë nënvizime te libri "Les penses" të xhensenistit e mendimtarit të madh Blez Paskalit.
Nga letërkëmbimi i njerëzve të familjes së Migjenit janë disa letra, kartolina që i dërgohen atij, letra që i dërgohen kryesisht Ollgës, Skënder Luarasit, që dëshmojnë për momente të tjera të ndryshme të jetës së Migjenit të madh. Një kushëri i afërt i Migjenit i shkruan Ollgës nga Gjakova më datë 07.09.1938:
"U binda se jam njeri pa fat (fatkeq) dhe fakti është se mbeta pa vëllanë tim tek i cili kam pasur besim se do të bëhej njeri i madh"
Një kushëri tjetër i dërgon Ollgës dhe Cvetkës (letra s'ka datë, po duhet të jetë e vitit 1938, mbas vdekjes së Migjenit) edhe këto rreshta: "E dashur Ollga, kam dashur të të lutem të m'i dërgosh tregimet e Mirkos (Migjenit) si i ke në dorëshkrim, ose po pate fragmente, ashtu siç i ka publikuar ai. Poezitë e tij i kam. Tregimet do të doja t'i përktheja. Mund të dërgosh ç'të kesh. Materialet do t'i kthej përsëri. Unë punoj dhe për përkthime letrare. Punoj... me një profesor Universiteti - filologun albanolog, dr. Parioin.”
Të mbetet në mendje fjalia se "poezitë e tij i kam".
Cilat poezi?
Ato që njihen nga trashëgimi i Migjenit, apo edhe ndonjë të panjohur?
Më 1961 një studiues shqiptar, Krist Maloki, në një letër i shkruan Skënder Luarasit nga Austria: "Para një viti kam qenë n'Ulqin apostafat për të mbledhë material historik e letrar rreth Migjenit. Atje u njohta me zonjën Leposavë, me të bijën e kunatës s'ate e me një shok të vjetër të Migjenit..." Ndër "Kangë të rinisë" vende-vende shpërthejnë tonalitetet si ato të Bethovenit në ("Dashuri e pavdekshme"). Në librat e lexuara nga Migjeni (ruhen në shtëpinë muze) ka nënvizime të shkrimtarit.
Në librin "Kriza e kulturës bashkëkohore" e N. Verbajevit në faqen 27 Migjeni nënvizon me laps "Shkolla e Bolonjës njeh Mikelanxhelon dhe Rafaelin", më poshtë: "Morali i Niçes nuk njeh vlerën e personalitetit të njeriut".
Në faqen 38 Migjeni nënvizon: "Marksi shpirtërisht ka dalë nga religjioni humanist i Fojerbahut... Marksi përfundimisht u "nda" nga "Renesanca si nga një botë ‘borgjeze’ dhe aspiroi për një shoqëri të re".
Në librin "Letra nga India", Migjeni ka nënvizuar gjithashtu në faqen 11:
"India, vend i religjionit, vend i misticizmit, vend i mistereve".
Në faqen 15: Një adhurues anglez i Tagorës thotë: "Është një poet jo thjesht se është atdhetar, por se i njeh thellë bashkatdhetarët e vet... të gjithë studentët e adhurojnë Tagorën. Unë kam ardhur nga larg. Kam ardhur të studioj në Santinikalen, për shkak se këtu është tempulli reformues i Tagorës, sepse në këtë shkollë jepte mësim Tagora, e se kjo bibliotekë është vepër e Tagorës, sepse në këtë shtëpi ka jetuar, e menduar, e punuar, Tagora".
Këto nënvizime e të tjera që nuk po i japim këtu, flasin për kulturën e gjerë të shkrimtarit tonë (ka ardhur koha e një botimi të plotë të shënimeve të Migjenit nëpër libra - kënd më vete që e pasuron krijimtarinë e tij).
Me vlerë për veprën migjeniane janë kundërvëniet dhe polemikat e shkrimtarit me shkrime të ndryshme të botuara në shtypin e kohës.
Në "Illyria", më 13 maj 1934, botohet shkrimi "Letër nga fshati", ku thuhet: "I dashur shok... kam zili për jetën e qetë të fshatit, - kaloj ditë të lumtura në paqe e në qetësi. Të ka ndodhur ndonjëherë të flesh në pyll? Eja të rrosh këtë jetë të ëndrrave". Ky shkrim romantizues, me idilikë neveritëse, është bërë shkak që Migjeni të botojë më 1 korrik 1934 skicën - përgjigje ironike të "pamëshirshme" “Të fala nga fshati", ku me realizëm të pashembullt thuhet gjendja e vërtetë e jetës dhe e sendeve.
Tek "Illyria", 28 nëntor 1935, është botuar shkrimi panegjirik ndaj mbretit Zog me titull "...Dhe drita u ba!", ku thuhet: "më 21 tetuer (data e urdhrit për reformat e Zogut, shënimi im M.Z.) u hap porta e Madhe e Kombit tonë për me lanë me hy në marshim luftarak djemtë e rinj e të mprehur për çdo guxim të mirë... ndigjojmë marshimin fatidik të kalorësve të rinj kah fate të sigurt si agimin e kaltër të kësaj stine krenare". Shkrimi mbaron me fjalët "Vade retro Satana! Rroftë mbreti!"
Migjeni i kundërvihet këtij shkrimi me ironinë e tij të fuqishme, sfiduese, asgjësuese, në prozën "Vetëvrasja e trumcakut" "...një fjalë goje, si p.sh.:"...
“Të bëhet dritë! Dhe dritë u ba! A shifni? Një fjalë magjike! Hokus – Pokus! Sa bukur!”
Shënojmë se tema e prozës së Migjenit "Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur?" lidhet me një citim nga filozofi anglez Xhon Stjuart Mill (1806 -1876), partizan i liberalizmit politik, kritikues i moralit të bigëzuar, të kohës së tij, përfaqësues i teorisë empirike.
Citati i Millit botuar disa herë në shtypin e viteve '30, është: "Më pëlqen të jem më tepër një Sokrat i pakënaqur sesa një derr i kënaqur".
Kurse vargu "Qeshni paljaço, ndërsa zemra të pëlcet" që përdoret si refren te proza e Migjenit "Tragjedi apo komedi?" është përdorur edhe në një skicë të Platonicusit, - Veli Stafës. Është fjala për një varg të famshëm nga aria e operës "Pagliacco" (1892) të kompozitorit italian Rugero Leonkavalo (1858-1919).
Në poezinë "Këngë Skandaloze" Migjeni thotë për shprehjen e Niçes në librin "Kështu foli Zaratustra": "njeriu është një litar i ngrehur midis shtazës dhe mbinjeriut - një litar mbi humnerat" dhe ironizon me vargjet e njohura: "Unë dhe ti murgeshë, dy skaje të një litari - të cilin dy taborë ia ngrehin njëri-tjetrit" duke vënë në reliev një mendim të ri luftarak, emancipues.
Së fundi të japim një interpretim të ri të poezisë "Këngë më vete". Kjo poezi tepër e rëndësishme është në fakt e vetmja e ciklit homonim (ciklet e tjera janë prej disa poezish). Kjo poezi - cikël, flet për fqinjët, komshinjtë, për të cilët Migjeni shënon në varg: "komshinjtë e mi që i kam farefis", pra, janë shqiptarë e jo të ndonjë kombësie tjetër.
Ai krijon antitezën sfiduese e të pamëshirshme për ata që u bënë "orakuj" e pararojë e fashizmit, rrezikun apokaliptik Migjeni e shpall edhe në skicat “Të korrat" apo te "Kusarët në Adriatik".
Migjeni denoncon, sarkazmatizon pikërisht këta emisarë të Shkodrës që janë parathënie e fashizmit në Shqipëri - pra poezia për të cilën flasim është e para poezi antifashiste shqiptare në vitet '30, pra nga më kryesoret e "Vargjeve të lira".
Migjeni është një shkrimtar i madh konceptual, tek ai ndihet si tek askush ndërrimi i epokave, paraprijësi më i shquar për letrat e artin tonë.
Në një libër në frëngjisht i quajtur “Shovinizmi linguistik”, Migjeni ka bërë nënvizime të rëndësishme.
Familja e Jakov Milaj në Fier ruan kujtimet e shkruara me dorë të Jakov Milaj për Migjenin. Jakov Milaj ka qenë një intelektual i shquar i viteve ‘30 dhe autor i librit të famshëm “Raca shqiptare”. Ai është i pari që paraqet teorinë shumë të rëndësishme gjenetike me tri ligje themelore të Mendelit, që është mbiquajtur si Ajnshtajni i gjenetikës. Jakov Milaj është kështu një nga dëshmitarët më të vërtetë dhe seriozë që e ka njohur drejtpërdrejt Migjenin. Kujtimet e tij plotësojnë shumë gjëra që kanë mbetur në boshllëk.
* * *
Përtej hulumtimit si punë e mirëfilltë shkencore mbetet shumë për të bërë për kualifikimin e rolit të Migjenit në letërsinë shqipe, duke hedhur tutje si mbivlerësimin e llojit barok, ashtu dhe nënvlerësimin e llojit inkuizicionist. Ai kërkon një lexim të ri, ndryshe nga leximi i dogmatizuar i shtetit totalitar, ndryshe nga leximi i sforcuar sociologjik, duke u mbështetur në rrafshin e epërm estetik dhe krahasimtar.
Në 100-vjetorin e lindjes së Migjenit, ne mundohemi t’i shmangemi sa më shumë fjalës “Vdekje”. E bëjmë këtë seriozisht, sepse askush, asnjëri prej nesh nuk beson në vdekjen e Migjenit në të gjitha pikëpamjet. E një lloj alibie e vdekjes është përdhunimi i varrit të tij (para disa vitesh) nga forcat e errëta, duke i thyer kapakun e varrit dhe mbishkrimet. Është diçka groteske dhe në thelb pa asnjë kuptim.
Unë do të doja të përfytyroj se si mund të shkruhej një editorial për 200-vjetorin e lindjes së Migjenit, nisur vetëm nga kronologjia. Jam i bindur se edhe në 300-vjetorin e largët të gjithë do t’i shmangeshin fjalës “vdekje”.
Migjeni është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, i cili e ndau letërsinë shqipe në dy pjesë. Mund të thuhet që letërsia shqipe ka historinë para Migjenit dhe tashmë historinë pas Migjenit.
Shkrimtarët para Migjenit krijuan një traditë të fuqishme, të pëlleshme, tepër interesante edhe në rrafshin ballkanik. Atdhetarizmi në një sens kulturologjik është substanca artistike e kësaj letërsie. Emrat e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit në një farë mënyre përfaqësojnë ata paraprijës që mund të imagjinohen si roli i Eskilit, Euripidit dhe Sofokliut në letërsinë greke dhe europiane. Kjo krahasueshmëri natyrisht është konvencionale dhe duhet marrë e mirëqenë vetëm në kuptimin kombëtar shqiptar.
Tradita para Migjenit është shumë e rëndësishme. Dhe ja lindi në këtë botë Migjeni si për të treguar se gjithçka që u shkrua para tij në letrat shqipe ishte vërtet një gjë serioze, madje madhështore. Por këtej e tutje Migjeni do të ndryshonte në mënyrë konceptuale si askush rrjedhën e letërsisë shqipe. Ai është i pari që kuptoi se jo vetëm shoqëria, por edhe letërsia domosdoshmërish nuk mund të bënte dot më pa një emancipim tërësor dhe të fuqishëm të kombit dhe të krijimtarisë së fjalës. Ai kuptoi se duheshin rrëzuar totemet dhe idhujt patriarkalë, ballkanikë, konservativë të Shqipërisë. Ai e kuptoi se letërsia shqipe nuk do të kishte më kuptim, në qoftë se nuk do të krijonte një modernitet cilësisht më të lartë dhe konkret në rrafshin europian dhe botëror.
Shkrimtarët përpara Migjenit lidhen me Rilindjen Europiane dhe Humanizmin (si Gjon Buzuku), apo me artin e madh barok evropian (Bogdani, Budi etj.). Kjo letërsi shkëlqeu me emrat e papërsëritshëm të romantizmit shqiptar dhe europian si Naim Frashëri, De Rada, Serembe. Por tradita kriticiste e letërsisë europiane e shekullit 19 përfaqësuar nga Balzaku, Dostojevski ende nuk pati fuqi ndikuese e vepruese siç duhet në letrat shqipe. Kemi një prapambetje bashkëkohësie në këtë hulli. Ky kriticizëm i pashembullt në letrat europiane nuk mund të krijonte boshllëk të përjetshëm në letrat shqipe. Fillon kështu letërsia e shekullit XX në Shqipëri, ku shkëlqejnë emrat e Konicës, Poradecit, Fan Nolit. Letërsia e viteve ‘30 në shekullin XX ishte gjithashtu e jashtëzakonshme në Europë. Emrat e Franc Kafkës, Georg Traklit, Miroslav Kërlezhës, Kazanzaqit janë emra emblematikë. Rryma e ekspresionizmit shkëlqeu në mënyrë inkandeshente në kontinentin tonë. Pikërisht në këtë bashkëkohësi dritëson si askush Migjeni, biri i ekspresionizmit europian dhe më i fuqishmi dhe më i madhi i ekspresionizmit shqiptar. Migjeni u bë maratonomak i emancipimit shoqëror e artistik për të gjithë ne edhe në ditët e sotme.
Por unë mendoj se Migjeni është shkrimtari më konceptual në letrat shqipe. Karakteri i rolit ekskluziv të Migjenit kështu nuk mund të përsëdytet. Danillo Kish ka thënë se letërsia botërore ndahet nga emri i Jorge Luis Borgesit në letërsi para Borgesit dhe në letërsi pas Borgesit. Ka një semantikë të ngjashme me emrin e Migjenit, siç e thashë më lart topologjikisht për letërsinë shqipe. Migjeni është një shkrimtar kulmor i letrave shqipe, i denjë për panteonin e letrave europiane në vitet ‘30 të shekullit XX.Shqipëria.com

Nga Përparim Hysi :Mos e trego andrrën! Tregim



Mos e trego andrrën! Tregim










































Kur isha ushtar,pësova një traumë.Mbeta si copë dru mbi kalin e gjatë.Dhe kishte arsye pse ndodhi kështu,po ku dëgjonin oficerët e Enver Hoxhës me atë vesh.Pa ikur ushtar,duke lozur futboll,në shpejtësi e sipër me atë dëshirën e madhe për të bërë gol (po vallë a ka futbollist që nuk e përjeton atë çast?!),shkela mbi topin dhe rashë gjysëm i vdekur mbi të.



Shokët e të dy skuadrave mbetën të ngrirë dhe u befasuan nga kjo afiksi imja e përnjëherëshme dhe fare pa pandehur dhe u desh pak kohë (ndoshta disa minuta) ,që ta merja veten dhe,i dëmtuar rëndë,dola nga fusha dhe u betova se kurrë më nuk do luaja futboll.Se aq dhimbje ndjeva.Kur shkova për vizitë tek mjeku kirurg,ky vërejti se kisha dëmtuar meniskun dhe duhet ta ruaj gjurin nga përplasjet dhe nga boshllëqet.


Unë po e bëra si ai qeni që tha:-Më lidhni se nuk do ha më...,po,kur e zgjidhën,harroi betimin dhe hëngri dhe ato që kish lënë mangut.Kështu që vazhdoja të lozja ende.Po,kur vajta ushtar,tani Çeçua na kish tjetër biçak.Stërvitja qe e rëndë dhe,kur i thashë komandantit se vuaj nga dëmtimi i meniskut,më tha:-Ore,si e pandeh ti se na paske bërë shkollë për mësues dhe të ma hedhësh mua oficerit të Enver Hoxhës.

Pa marsh në stëvitje dhe më urdhëroi:-Për kapërcimin e kalit të gjatë!-Dëgjo,- u mundova unë ta bindja,- unë në këtë gjëndje që jam,nuk kapërcej dot as kalin e vogël dhe jo të gjatin.-Zbato urdhërin!-bërtiti duke lëshuar shkumë nga goja dhe unë si prifti që thonë zuri vallen nga belaja,mora vrull dhe tek shkela pedanën për të kërcyer pedanën për kërcim,tak dhe mbeta palmuç mbi gjysmën e kalit.Thirra sikur të më kishin shkulur një kah dhe,sakaq,mbrritën shokët që më morën krahë e kofshë dhe drejt e në kapanon.

Atje erdhi dhe ai"oficeri i Enver Hoxhës",të cilit,sado ndjeja dhimbje,nuk ia kurseva sharjet.Po sa para bënin të tëra,kur mbrrriti dhe mjeku i repartit i cili,kur pa gjëndjen akute të gjurit,plotësoi një recetë për mjekim ambulator dhe që,të nesërmen,me ambulancën e repartit më nisën drejt e në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Aty,pas vizitës të kirurgut kryesepcilaist i repartit të Traumollogjisë,drejt e në sallën e operacionit.Ma operuan gjurin dhe nga rrëza e kofshës dhe deri tek noga e këmbës së djathtë ma vunë këmbën në allçi.Dhe aq e rëndë më dukej këmba e djathtë pas vënies në allçi,sa më duket se kjo këmbë peshonte më shumë se gjithë pjesa e mbetur imja.

Kisha veshur një parzmore që mezi e mbaja.Për të lëvizur ma kishin ndaluar,por unë mirrja patericën një shoku të pavjonit dhe me të shkoja deri në banjë.

* * *

Ka qenë qershor i vitit 1965 dhe Spitali Ushtarak,ndryshe nga spitali civil,jo vetëm kishte rregull,por dhe disiplinë.RReth e përqark spitalit kishte një park me drurë të gjelbër dhe të dukej se nuk ishe në spital,po në një kamp pushimi.Personeli qe model përkushtimi që nga infermierët dhe ca më shumë mjekët.

Tre mjekët e traumotologjisë (si të gjithë qenë ushtarakë dhe me grada),qenë ofcerë madhorë:
shefi kolonel Nazmi Shehu dhe dy mjekët e tjerë që të dy nënkolonelë të mrekullueshëm kirurgë duarartë:Ismail Feta dhe Petraq Xoxe.Kjo qe treshja që më operoi mua.

Në dhomë ku u shtrova gjeta dhe tre pacientë të tjerë(dhomat qenë me 6 krevatë).Të tre qenë civilë,se aso kohe,qe rregull qe urgjencat dhe për civilë i priste spitali ushtarak.Njerëzit duke ditur këtë,mundoheshin dhe kur nuk e kishin urgjent,që t'i zinte"urgjenca" të hënën.Sa u shtrova dhe zura vënd në krevat,fillova që të njihesha me të shtruarit.


Njëri qe nga Mati,paksa i moshuar ky dhe me mburrje fliste për kohën kur kish bërë ushtrinë në atë kohë.E mbaj mënd veç tjerash,se ky,matjani,nuk e fshihte simpatinë për mbretin(Zogun ) dhe thoshte,jo pa shaka,për mbretin de! I gjatë sa komandanti ( e kish fjalën për Enverin )dhe i bukur bash si ky,bre,veç i kishte do mustekë që ia lezetonin basuretin.Po me të kap me dorë,po të bien të fiktë,si me të kap Pejgameri.


Edhe Osman Gazepin e kam pa bash si po të shoh ty dhe njikëta shoqninë këtu. -Si,ore, e ke njohur Osman Gazepin?Po mor si po të shoh ty njitash.Erdhi në repart hipur mbi kalë.Dhe po e ndalon roja dhe po i thotë:-Ndal,dua dookumentet.Dhe ai po i thotë:-Jam major Osman Gazepi! Roja tuj kujtue se po bënte shaka ia ka pritur tim për tim:-Jo Osman Gazepi me kenë,por Osman Kiameti pa dokumente s'ke me kalue dhe ia ka fut fishekun pushkës.


-Kur ka ndie komandanti dhe asht lëshue fill dhe e ka shpëtue gjindjen.-Pasha bukën,-tha matjani,Gazepi,Gazepi por burrë,or,ti.E ka çue atë rojën 15-ditë me leje.Pastaj unë,për të treguar,se kisha dëgjuar plot histori me këtë Osman Gazepin,tregova se si ky,i lënë qëllimisht në harresë nga Zogu pa u graduar, ka vënë një spaletë nënkolonel dhe në tjetërn kolonel dhe drejt e tek Latmadhnia (mbreti) dhe i parqitet gjysmë me të qeshur e gjysmë me të ngjeshur:-Lartmadhnia juej paraqitet nënkolonel -kolonel Osman Gazepi.

Mbreti dinak siç qe,e pa ku rrihte Gazepi dhe i tha:-Epo mirë,ore Gazep,vëri këtej nga krahu i majtë(për nënkolonel),ah,jo,nuk pranoi Osman Gazepi:-Pashë veten në pasqyrë dhe më rrinin më mirë nga supi i djathtë.Dhe kështu u bë kolonel Osman Gazepi.


Pastaj dhe histori të tjera që Osmani i tregonte vet,pasi doli nga burgu ku e futi pas luftës NÇL,Enver Hoxha,sado që një nga djemtë e Osmanit ra dëshmor.Me këto histori dhe të tjera si këto e kalonim kohën atje, në spitalin ushtarak.Unë ndënja një muaj shtruar dhe në dhomë veç tjerash,u miqësova me kinezin Çen.Dhe ky vuante nga këmba.

Fliste shqip gjysma-gjysma,por merreshim vesh.Kur i thosha unë:-Qysh e ndjen veten,Çen?Ai:-Unë jam keq! -Pse je keq?- i thosha -Se unë nuk po punoj?!!! Opo ky nuk është në vete,- thosha unë,- qenka keq se nuk punoka!!!Unë jam keq kur punoj,- mendoja.Se qeshë i ri dhe drutë i prisja me sëpatë dardhari.Pse kot thonë:-Rrushi i papjekur nuk hahet.

Tani,kur shkruaj këto kujtime dhe kam 10-vjet i papunë,them po ku të të gjej,ore miku Çen,dhe të them:-Ma kishe gojë sërmë dhe kaluar sërmës. Se,me të vërtetë,nuk ka më keq se sa të jesh i papunë.Jam gati që të bërtas:-Jam keq,o Çeeeeeeen!Po ku të t'i gjej gjurmët?!...

* * *

Ndërsa mundoheshim që dhimbjet t'i kalonim me histori,të vjetra apo të reja,dëgjojmë të bërtitura.Zëri mënd na shponte veshët dhe ,sado inatçore ato fjalë,dëgjoheshin shkoqur të shara të trasha të një burri në adresë të mjekëve të mrekullueshëm:-Po shlomë,- thoshte,- se ke me pa vet se kush a Isa Dibra!Dhe vazhdonte sikur aty tek dhoma e operacionit,po therej një ka dhe ky,kau,pëlliste me sa zë kishte.

Vazhdoi kjo"ceremoni" nja gjysëm ore të mirë dhe,sakaq,dha ballë,i mbajtur prej krahësh,një mesoburrë shaptullan (shaptulla qe fashuar goxha trash dhe të jepte përshtypjen sikur e kish veshur me shajak të bardhë),që,shoqëruar nga doktori duarartë,nënkolonel Ismail Feta,të zërë vënd i fashuari.Kuptohet ky qe,Isa Dibra.që të bënte kiametin,po "ta shloje".Kur dëgjova Dibra thashë se qe nga Dibra,por jo:qe dhe ky matjan.

Por qe kapter.Kapter i karrierës.Kish nxjerë shpatullën në një aksident pakëz qesharak:desh të zinte një karçinë për ta therur dhe,ndërsa ish hedhur mbi karçinin,ky i ish shmngaur dhe,dal bosh,kish rënë dhe,kaba e madhe siç ish,kish nxjerrë shpatullën.

Doktori ia kish vënë në vënd,por dhimbjen s'e kish duruar,ndaj i ish lëshar me të shara doktorit.

Pastaj,si i pushuan dhimbjet,mënd fuste kokën nën jorgan nga turpi.Se ku kish lezet që një mesoburrë të shajë ashtu?!.Natyrisht,i kërkoi ndjesë doktorit dhe u bënë miq.Por ky,Isai,qe pakëz si ilaç.Shakaxhi i madh.Kur shihte ndonjë femër të bukur,thoshte:-E rëndë për batani,or,ti!E Isa Dibra nga Mati,e!

* * *
Kishim nja 10-ditë shtruar dhe qemë miqësur me njëri-tjetirn.Unë një mëgjes u zgjova me një ëndër pakëz të trishtë.Dhe fillova që ta tregoja.-Ndal,- ndrëhyri Isai,- ndal,mos e trego andrrën! Natyrisht,pakëz u çudita,por ndalova.Me siguri,si unë por dhe shokët prisnin ndonjë shpjegim nga Isai.Dhe ai filloi të tregojë:-Mua më dalin andrrat ashtu siç i shoh.Dhe i tregoja ato.Po më gjeti belaja dhe as i tregoj më dhe nuk lejoj njeri që t'i tregojë.Tani digjo axhën tat,pse nuk duhet me i tregue andrrat.

Kam qenë ushtar në kufi aty,prag viteve '50-të.Një natë shoh në andërr që njësiti ynë ka me ra në pritë.Jo vetëm ka me ra në pritë,por në andërr m'u ba që dy shokët tanë do të vriten atje,në pritë.Me që andrrat më dalin bash siç i shoh,po i them komandantit të postës:-Shoku komandant!

Nuk duhet të shkojmë nga ajo pirmaida nr...,se kam pa në andërr se do biem në pritë dha kanë me u vra dy prej nesh.Dhe aj:-Disfatist,do me andrrat dhe përrallat e tua që t'ia lam kufinin anmikut!Kuku për mue! U pendova,por rendaa me pushkë mbushun drejt asaj pirmaidës.Kur ramë në pritë dhe bash dy shokë u vranë.Njani anëtar partiet.tjetri jo.

Po na kufitarë qemë dhe me biografi aty e aty kiemë.Kthehemi pa pritës dhe komamdanti raporton.Atëherë,arritën ata nga Tirana dhe tak prangat Isa Dibrës:-Ku e dije ti që do binim në pritë?Pse në iks piramidë?Po si e dije se do vriteshin dy vetë.Dhe bamp dajakët.

Ma nxorën andrrën hundësh.Vetëm fati i madh për mue që vjen për vizitë vet Mehmet Shehi që atë kohë qe ministër i mbrëndshëm dhe ia paskan diftue bash këtë punë teme.I tregojnë se si familje kishim qenë me luftën me far e fis dhe au,paska ba ky.Dhe Shehu,im atë,tregonte se andrrat i dilnin bash si i shihte.Lëshoheni,paska thanë.Dhe më nxuerrën.

Bëra ushtrinë dhe,sado që shoh andrra,ma nuk e çil gojën.As ty dhe askush mos i trego andrrat!Dhe unë nuk e hapa më gojën.Sa herë shoh ëndrra,sido që i shoh,nuk i tregoj.


Dhe kur matet dikush nga të mitë,pa thënë sekretin e Isa Dibrës,i them:-Mos e trego ëndrrën! Tani unë fola.Lexues,bëj si të duash.Por unë mendoj se e ka patur mirë ai,Isa Dibra!...

*Çdo përkim me emrin Isa Dibra,është vetëm rastësi dhe aq.

Libri "Kthim në vendin e shqiponjës " i italianit Aldo Renato Terrusi..



Libri "Kthim në vendin e shqiponjës " i italianit Aldo Renato Terrusi..


































Libri me titull “Kthim në vendin e shqiponjave” është shkruar nga djali i tij, i cili u kthye në qytetin bregdetar në vitin 1993 për të gjetur gjurmët e të atit.



Një libër mbi historinë tragjike të një italiani, ish-drejtor i Bankës Italo – Shqiptare në vitet ‘40 në Vlorë, që u dënua nga regjimi komunist dhe vdiq në burgun famëkeq të Burrelit, u prezantua në Romë.
Libri me titull “Kthim në vendin e shqiponjave” është shkruar nga djali i tij, i cili u kthye në qytetin bregdetar në vitin 1993 për të gjetur gjurmët e të atit.

Autori, Aldo Renato Terrusi, lindur me 1945 në Vlorë nga prindër italianë thotë:

“Shkruajta këtë libër për t’u kthyer tek e kaluara, për t’u munduar të kuptoj nëpërmjet intervistave dhe fotografive të asaj kohe se si familja ime ishte futur në shoqërinë shqiptare dhe se si për fat të keq dolën. Kjo është sigurisht themeli i jetës sime. Desha të them se kur iu afrova në vitin 1993, nuk e kisha prekur nga afër shoqërinë shqiptare, nuk e njihja. Udhëtimi im që një lloj filli që lidhte atë cka ishte e kaluara e familjes me të tashmen time”, thotë shkrimtari Terrusi që shpreson që libri të botohet edhe në shqip.

Nga Partizan Cene :Maçoku "Luan"



Maçoku "Luan"










Fejton në Vargje .!

Në faqen e malit
Të luginës matanë
Mjaurima e maces
tmerroi dynjanë ...



Kafshët e tjera
nga tmerri dhe habia
Thirrën mos vallë maçoku
Ra nga Çatia ....


Mjau e mjau
Dhe fjalët ju thanë
Kur pa në pasqyrë
veten si Luan

Prandaj nga mua minjtë
tremben marrin malin
Se kur më shohin mua
Shohkërkan luanin


Shikoni , për nder
krifën sa e kam
Shikoni ju lutem
Jam një Luan ....


Nga nesër ju betohem
nuk do të mjaullisk
Por do të ulërij
dhe do ta keni pisk



..... Dhe dalë ngadalë

rakia iku nga kish ardhë

maçok mendjemadhi

kërkonte krifën vërdallë ...

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin.


FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTAR
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI


Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".
Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.


Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi .. 
, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".
Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore.

Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.
Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin.
Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...