2011-11-23

...ujë, ujë - dy Drina dhe një Valbonë-

AGIM SPAHIU 

                              FËMIJËT E SHKOLLËS SË FSHATIT


Në oborrin e shkollës heqin viza
me gurë e shkumës të bardhë.
Dhe pastaj... një rrasë
me një këmbë e shtyjnë me radhë.

Asgjë s'kërkojnë për lodrën e tyre
fëmijët e shkollës sime.

Kështu para fillimit të mësimit,
kështu në pushimin e gjatë...
Gëzim fëmijës iu bëkan
edhe pak viza të drejta e një rrasë... 


KËNGË DËSHPRIMI

Jam bërë si këto rroba të palara në çantën e zezë
të udhës,
si këto rroba të pista që mbajnë erë ndyrësi,
ku s'ka mbetur asnjë këmishë e pastër,
as edhe një shami.
Në çantën e zezë t'udhës java dhe viti,
jeta ime e ghertanishme,-
unë- i gjithi,
dhe kjo këngë dëshprimi.
Po fytyrën ku ta çoj? Kush më thotë?!
Nuk dua kurrsesi ta fus në çantën e zezë të udhës!
Ngrihem
dhe hedh ujë me dorën e djathtë,
me dorën e majtë,
me të dyja duart bashkë,
ujë, ujë - dy Drina dhe një Valbonë-
në fytyrën time të gjorë
me shikim të zemëruar
që nga çantë e zezë e udhës me zor dua ta shpëtoj...
Dhe s'e di a do ta shpëtoj. 




LETËR E PANISUR

 NAIM BERISHA      
1                                                                
...Kur ishim vetëm e s'na shihte njeri
putheshim e qeshnim sy më sy
Ah, ato flokët e tu...asokohe
pupupu, në kraharorin tim
ajo kokë e bukur bjonde
me ata sy, si dy liqene të thellë
të kaltër, pranë e pranë
me atobuzë karafili
me atë gushë fildishi, të bardhë
Po kur loznim syçelasi pa lëviz qerpikët
copa-copa heresh pothuajse gjatë
ti më mundje mua se më dridheshin qerpikët
dhe qeshnim fort dhe putheshim prapë
Dhe hokat merrnin flakë... imazhe fëmijësh
luanim kalifqë dhe me mbyllje sysh...
Ç'të të kujtoj më parë, e dashur e mjerë
kur shtriheshim mbi bar e tjerë e tjerë
më pastaj, s'di... si krejt pa kuptuar
një heshtje ra dhe dy lot të nxehtë...


 2


...Kur ishim vetëm e s'na shihte njeri
putheshim e qeshnim sy më sy
Ah, ato flokët e tu...asokohe
pupupu, në kraharorin tim
ajo kokë e bukur bjonde
me ata sy, si dy liqene të thellë
të kaltër, pranë e pranë
me atobuzë karafili
me atë gushë fildishi, të bardhë
Po kur loznim syçelasi pa lëviz qerpikët
copa-copa heresh pothuajse gjatë
ti më mundje mua se më dridheshin qerpikët
dhe qeshnim fort dhe putheshim prapë
Dhe hokat merrnin flakë... imazhe fëmijësh
luanim kalifqë dhe me mbyllje sysh...
Ç'të të kujtoj më parë, e dashur e mjerë
kur shtriheshim mbi bar e tjerë e tjerë
më pastaj, s'di... si krejt pa kuptuar
një heshtje ra dhe dy lot të nxehtë...
 

2011-11-21

Mirë se vjen në Amerikë, Bilbili i këngës, Ylli Baka

Nga Keze Kozeta Zylo


            Këngëtarët dhe artistët gjithmonë priten me përzemërsi dhe miqësisht nga Diaspora shqiptare në Amerikë.  Kjo ka arsyet e veta krejtësisht të shpjegueshme dhe të ndjeshme nga zemrat e bashkatdhetarëve që edhe pse të larguar fizikisht, janë shumë të lidhur shpirtërisht me Mëmëdheun e tyre.
Këngëtari me zë të ëmbël Ylli Baka vjen për herë të parë në Amerikë, këtë radhë është i ftuar nga Dukagjini Production, drejtuesit e të cilës organizojnë vazhdimisht programe artistike me këngëtarë dhe artistë të shquar të Kombit.
            Me rastin e festës së Pavarësisë Ylli Baka së bashku me Sinan Hoxhën dhe Ponin do të japin koncert në New York dhe në disa shtete të Amerikës. 
Këngëtarët e mirënjohur Sinan Hoxha dhe Poni kanë qenë dhe më parë, për aktivitetin e të cilëve kam botuar në gazetë.
Shumë bashkatdhetarë duke ditur se Ylli Bakën, bashkeshorti im Qemal Zylo e ka mik të familjes dhe janë të dy tepelenas nga Arrëz e Madhe, një fshat me një peizazh të mahnitshëm piktoresk dhe me kroje të gurta dhe ujë të bekuar, një vend që ka nxjerë disa intelektualë të zotë si brenda vendit po ashtu dhe jashtë, shpesh herë na kanë pyetur se kur do të vijë Ylli Baka?  Por ah, vizat, letrat e shumë gjëra të tjera e kanë vështirësuar sadopak ardhjen!...
            Gjithësesi Ylli Baka vjen me këngë në buzë për Shqipërinë, për malin lirik të Trebeshinës, për Arrëzën e madhe dhe Labërinë, për vendin e Ali Pashë Tepelenës dhe gjithë trojet shqiptare.  Këngët e tij patriotike dhe lirike ndezin sallat dhe bashkohen në kor me këngëtarin Baka. 
C’bukuri do të ketë ajo natë e magjishme, që së bashku me këngëtarët do të festojmë dhe 99 vjetorin e Pavarësisë, ku veçse 1 vit na ndan nga 100 vjetori i saj! 
            Sa me fat jemi që do të përjetojmë në vitin e ardhshëm 100 vjetorin e Pavarësisë, këtu në Amerikë, këtu ku burrat e shquar të Kombit Fan Noli, Faik Konica dhe organizata më e vjetër “Vatra” ndihmuan aq shumë në fitoren e Pavarësisë, ku kombi shqiptar ndodhej në udhëkryq. 
Vatra ka kohë që ka filluar përgatitjet për 100 vjetorin dhe ne do të mblidhemi rreth saj…
Por le të kthehem përsëri tek bilbili i këngës Ylli Baka, këngët e të cilit më duket sikur janë fluturza shumëngjyreshe dhe ne rendim të gjithë për t’i kapur ato. 
Këngët e tij kanë musht mëmëdheu, ndaj dhe ai në një prej tyre këndon:
E brodha gjithë botën mbarë/ në cdo vënd gjeta Shqiptarë/ Gjeta besë e bujari, gjeta pakëz Shqipëri/.  Fluturo, moj fluturo/ fluturo moj kënga ime/ Në cdo varr të Shqipes/ shoh një grusht dhe nga toka ime/.  Fluturo moj fluturo, fluturo moj kënga ime/.

E kënga tënde është në fluturim, ajo nuk di të ndalet kurrë!

Ne të mirëpresim, ardhsh i bardhë!



PASQYRAT PA GOJË

Vullnet Mato
 
PASQYRAT PA GOJË
 
Nevoja e reflektimit
me anë të pasqyrës,
u ndie qëkur pellgu i ujit
i tregoi njeriut të lashtë,
se në diensionin e trupit
dhe në formën e fytyrës,
kishte ndryshime,
nga të egrit përqark.
 
Indigjenët e Guinesë
dhe indianët e Amerikës,
zbuti pasqyra europiane,
ku së pari fytyrën panë,
dhe qeshën me veten,
pa njohur dhimbjet e frikës
që sillte pushka me barut
e njeriut të bardhë.
 
Më vonë Pitagora i Samosit
me pasqyra konkave,
bëri diellin gjigand
të mblidhet sa një grusht,
drejtoi rrezet përvëluese
me fuqi të madhe
dhe shkrumboi anijet
më gjithë ushtarët pushtus.
 
Pasqyrat me refleksin
e amalgamit në çdo format,
më pas u bënë sendi vetjak
më i domosdoshëm,  
për të mbajtur nën kontroll
çrregullimet në shtat,
dhe paraqitjen e fytyrës
tek çdo sy i zakonshëm.
 
Para pasqyrave dalin
të makiazhojnë dukjen,
vajzat që përgatiten
të joshin djemtë e dashur,
nuset që gjatë natës
çngjyrosen nga puthjet,   
plakat që luftojnë zhubrat
e moshës së zbardhur.
 
Çiftet lakuriq që presin
nga pasqyra eksitimin,
duke parë veten lakuriq
në kafshërinë e shtratit.
Kriminelët që rreken
të fshehin gjurmët e krimit,
duke kërkuar pika gjaku
në çdo pore të surratit.
 
Pasqyrat tregojnë
krejt bukuritë e njerëzimit
dhe gjithë shëmtirat
që krijon natyra në nxitime.
Por sikur të kishin gojë,
para monstrave të krimit,
s’do kish mbetur pasqyrë
pa u bërë copë e thërrime...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...