2012-01-24

Shasi, qyteti ilir i 365 kishave


Qytetërimi shqiptar më shumë ndodhet nën dhe sesa mbi të. Në viset etnike shqiptare në Mal të Zi, e mbi të gjitha në rajonin e Ulqinit, janë një numër i madh i monumenteve të trashëgimisë sonë nga historia jonë e hershme, ku zë vend edhe qyteti i lashtë i Shasit, sot qytet që nuk banohet.
Nga FAHRI XHARRA
Shasi është vendbanim antik ilir, që ngrihet në malin po me të njëjtin emër. Këndej pari, në periudhën antike ka kaluar rruga e lashtë lidhëse në mes Ulqinit dhe Shkodrës.
Shasi në literaturë njihet si: Suatio, Suaço, Savocci, Svaciao, Fshas etj.
Baza e qytetit të lashtë është ndërtuar nga gurët e mëdhenj, ndërsa murin rrethues stuhitë e kohës e kanë dëmtuar shumë; ky mur bart vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kësaj dite aty qëndrojnë dy portat e qytetit.
Shasi për herë të parë u përmend në dekretin e papës Aleksandri i Dytë më 1067 si qytet Ipeshkvi. Në vitin 1183 pushtohet nga Stefan Nemanja dhe me atë rast barbarët e shkatërruan Shasin. Qyteti u mëkëmb, por përsëri pasoi sulmi i mongolëve më 1242, të cilët e shkatërruan krejtësisht.
Në fund të shekullit XIII e rindërtoi mbretëresha Jelena, ku edhe përjetoi kulmin e vet qytetar dhe tregtar deri në shekullin XVI, kur përfundimisht u sulmua dhe u shkatërrua nga turqit, më 1571. Nga ky vit Shasi njihet si “qyteti i vdekur”. Në këtë vit turqit e pushtojnë edhe Ulqinin dhe Tivarin, ku banorët vriten dhe qyteteve u vihet zjarri.
Mirëpo, kur kemi të bëjmë me veprimin kishtar, Shasi ka pasur kisha aq sa ka ditë viti e që është rast unik në botë, kurse tani shihen vetëm themelet e tetë kishave, të cilat i përmend edhe Justiniani (1533) dhe më vonë Marin Bici (1610), katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure.
Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa. Përveç Shasit në periudhën veneciane rreth Liqenit të Shkodrës ishin edhe qytetet Trishti, Danja dhe Sarda.
Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit në Shqipërinë e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit luante të njëjtin rol për zonën e vet. Në vitin 1443 ipeshkëv i Shasit ka qenë Palë Dushmani.
Edhe Pjetër Bogdani e përmend Shasin në shkrimet e tij duke thënë se shtrihet në perëndim mbi qytetin e Tivarit, në veri deri te Kravari dhe në lindje përfundon me lumin Buna.
Sikur të bëheshin hulumtime nënujore, do të gjendej edhe më shumë nga Shasi; kjo trashëgimi e pa hulumtuar nga ana jonë është fshehur nga sllavët me shekuj. Ka edhe fakte që dëshmojnë se gjatë verës, kur niveli i ujit të liqenit të Shasit është i ulët, shihen pjesë të mureve të shtëpive të dikurshme të banimit.
 Periudha ilire
Gjetjet arkeologjike provojnë se qytetin e Shasit, të panjohur deri në shekullin VIII, në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.
Shasi më herët u shndërrua në hapësira me vende të fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij në luftën në mes Papatit dhe Bizantit për të zotëruar këtë qytet në kohën e mesjetës. Hulumtimet në lokalitetin e Shasit të vjetër dëshmojnë për ekzistencën e vendbanimit parahistorik si bazë ku është ngritur qyteti i Shasit, pasi u bë zbulimi i kulturës së Komanit, me anë të së cilit u bë përcaktimi më i saktë i datimit të objekteve sakrale që kanë ekzistuar që nga shekujt VI-VII.
Ky vendbanim i lashtë, përveç rëndësisë strategjike, jepte edhe kushte të përshtatshme për jetë, duke u parë edhe vendndodhja e tij në liqenin e Shasit dhe Bunën të pasur me peshk, zogj, shtazë të egra dhe kushte të tjera të veçanta për blegtori dhe bujqësi.
Duke iu referuar një shkruesi të panjohur dhe dorëshkrimit të tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “në këtë trevë gjendej qyteti shumë i vjetër i quajtur Shasi, ku duken gjurmët e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje…’.
Më tej shkruan se “afër këtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjë, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrësisht kundër Pompejanit ku janë edhe sot në këmbë dhe si mrekulli një gropë e madhe, ende parrafshuar…”.
Shasi mesjetar
Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar është përjetësuar edhe në numizmatikë, sepse i ka farkuar monedhat e veta, të cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo që e paraqet figurën e Shën Palit Pagëzuesit, si mbrojtës i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kështjellën me portën madhështore të këtij qyteti.
Versionet malazeze të kësaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatërroi kishat shqiptare dhe librat e kohës e kreu konvertimin me dhunë të banorëve të mbetur në ortodoks, gjë e cila përputhet me traditën gojore në Shas, ku banorët tani të fshatit Shas thonë “se të gjitha kishat në fillim ishin katolike”.
Kërkimet e para të arkeologjisë jugosllave, që u takojnë viteve 1980, zbuluan një hershmëri më të madhe se ajo që dihej. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kulturës së Shasit që e trembi shkollën arkeologjike të Beogradit. Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me ngutje ndërpreu hulumtimet, kur vërejtën se kanë të bëjnë me një qytet të lashtë shqiptar.
Ky pra, është qyteti ilir i 365 kishave, që në fillim u shkatërrua nga sllavët e pastaj e vërteta e gërmadhave të tij u fsheh po ashtu nga sllavët.
Vetëm ne, si njohës të mirë të vetvetes dhe duke mos i mohuar rrënjët tona, mund ta shkruajmë historinë ashtu siç duhet.

Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”…


 Qyteti Miyazaki në Japoni është i njohur nga shumë turistë. Ai vizitohet nga qindra mijëra njerëz nga çdo cep i botës, pasi ka hotele luksoze, plazhe fantastike, por edhe jetë nate.
Hoteli “Phoenix Seagaia Resort” është gjithashtu i njohur për ambientet luksoze, me qendra argëtimi, spa, pishina, fusha tenisi dhe golfi, madje ka edhe kopsht zoologjik dhe botanik me kafshë dhe bimë mjaft të rralla. Por sikur të mos mjaftonin gjithë këto, ky kompleks turistik dallon nga të tjerët, pasi aty ndodhet edhe plazhi “i brendshëm”, i vetmi në llojin e vet, në gjithë botën.
Kemi dëgjuar për pishinë të mbuluar, pishinë dimërore, por asnjëherë për plazh të mbuluar!
Plazhi i quajtur Ocean Dome, i thith turistët si me magji. Bëhet fjalë për një plazh gjigant “të mbyllur” me rërë të bardhë dhe ujë deti, ku plazhistave u jepet mundësia t’i shijojnë banjat e tyre gjatë gjithë stinëve të vitit. Temperatura e ujit (që përmban sasinë ideale të kripës), igrasia dhe era në plazh kontrollohen nga mekanizma të teknologjisë së lartë, ndërsa një sistem i posaçëm shkakton herë pas here dallgë gjigande, për adhuruesit e serfimit.
Veç kësaj, ndërtesa ku është “instaluar” plazhi, ka çatinë më të madhe palosëse në botë, e cila ka si bazament një qiell të kaltër, që i bëjnë të pranishmit të ndjehen sikur janë në stinën e verës, edhe pse jashtë mund të bjerë si i rrëmbyer.
Gjithashtu, edhe mjedisi përreth i është përshtatur realitetit, me shkëmbinj dhe palma, që të ngjasojë me një bregdet ekzotik, ndërkohë që aty zhvillohet të gjitha llojet e sporteve. Problemi i vetëm është që të gjesh një vend të hapësh pecetën e plazhit, pasi është gjithmonë i mbipopulluar!




























































































Vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti rrahin barbarisht nusen 15-vjeçare. Kujdes pamjet janë shokuese (video)


Kujdes pamjet janë shumë të ashpra dhe shokuese!
Një adoleshente 15-vjeçare, u gjend e mbyllur në bodrumin e shtëpisë së saj, ku aty e torturonin vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.
Sipas BBC-së, policia arriti ta shpëtoj adoleshenten, e cila ishte torturuar barbarisht prej tyre. Mjeku ligjor zbuloi në trupin e saj, vrima gozhdësh, tufa flokësh të shkulura si dhe i kishin këputur mishin me pinca!
Ngjarja tragjike ka ndoru në Afganistan.
Për më tepër ndiqni videon, kujdes pamjet tronditëse:

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...