Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”…


 Qyteti Miyazaki në Japoni është i njohur nga shumë turistë. Ai vizitohet nga qindra mijëra njerëz nga çdo cep i botës, pasi ka hotele luksoze, plazhe fantastike, por edhe jetë nate.
Hoteli “Phoenix Seagaia Resort” është gjithashtu i njohur për ambientet luksoze, me qendra argëtimi, spa, pishina, fusha tenisi dhe golfi, madje ka edhe kopsht zoologjik dhe botanik me kafshë dhe bimë mjaft të rralla. Por sikur të mos mjaftonin gjithë këto, ky kompleks turistik dallon nga të tjerët, pasi aty ndodhet edhe plazhi “i brendshëm”, i vetmi në llojin e vet, në gjithë botën.
Kemi dëgjuar për pishinë të mbuluar, pishinë dimërore, por asnjëherë për plazh të mbuluar!
Plazhi i quajtur Ocean Dome, i thith turistët si me magji. Bëhet fjalë për një plazh gjigant “të mbyllur” me rërë të bardhë dhe ujë deti, ku plazhistave u jepet mundësia t’i shijojnë banjat e tyre gjatë gjithë stinëve të vitit. Temperatura e ujit (që përmban sasinë ideale të kripës), igrasia dhe era në plazh kontrollohen nga mekanizma të teknologjisë së lartë, ndërsa një sistem i posaçëm shkakton herë pas here dallgë gjigande, për adhuruesit e serfimit.
Veç kësaj, ndërtesa ku është “instaluar” plazhi, ka çatinë më të madhe palosëse në botë, e cila ka si bazament një qiell të kaltër, që i bëjnë të pranishmit të ndjehen sikur janë në stinën e verës, edhe pse jashtë mund të bjerë si i rrëmbyer.
Gjithashtu, edhe mjedisi përreth i është përshtatur realitetit, me shkëmbinj dhe palma, që të ngjasojë me një bregdet ekzotik, ndërkohë që aty zhvillohet të gjitha llojet e sporteve. Problemi i vetëm është që të gjesh një vend të hapësh pecetën e plazhit, pasi është gjithmonë i mbipopulluar!




























































































Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)