2012-01-28

DËSHMI RRËQETHËSE TË TË VRARËVE


Muzeu Memorial Auschwitz ka paralajmëruar botimin e një katalogu gjigant me vizatime dhe me vepra të tjera artistike, të cilat i krijuan të burgosurit e këtij kampi të përqendrimit derisa prisnin të ekzekutoheshin.

Katalogu përmban 6,000 punime, shumica e të cilave tregojnë realitetin brutal të makinerisë së Hitlerit për shkatërrimin e të gjithë atyre që nazistët i konsideronin të papastër si racë.
Një prej qëllimeve të ekzistimit të Muzeut Memorial Auschwitz është pikërisht kujtimi, andaj muzeu sapo ka botuar një katalog të gjerë vizatimesh dhe veprash tjera të ngjashme artistike, të cilat janë krijuar nëpër llogoret naziste të vdekjes. Para pak ditësh është publikuar seria e parë prej 32 vizatimesh, të krijuara në kampin nazist Birkenau, të cilët shfaqin përditshmërinë e tmerrshme të terrorit ndaj çifutëve dhe njerëzve të tjerë “të racave të papastra”. Vizatimet u zbuluan në vitin 1947, në një shihesh të vendosur në themelet e një barake afër krematoriumit të kampit. Shishja u gjet nga një ish-llogorist, i cili asokohe punonte si roje e kompleksit të kampeve të përqendrimit Auschwitz-Birkenau.


Muzeu Memorial Auschwitz tashmë i ka botuar këto vizatime, që janë paralajmërim të një katalogu të madh në të cilin do të paraqiten plot 6,000 vepra artistike të krijuara nëpër kampet naziste të vdekjes. Autori i 32 vizatimeve të para është anonim, mirëpo sipas asaj që shihet në vizatime ekspertët erdhën në përfundim se ato u krijuan deri në vitin 1943, sepse porta kryesore të hyrjes në kamp shfaqet pa elemente mbindërtimi, të cilat i ishin shtuar në fillim të vitit 1944. Skenat e vizatimeve të autorit anonim, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë një prej viktimave në kamp, janë goxha të prekshme. Disa shfaqin pamje të ushtarëve derisa i marrin fëmijët e vegjël nga duart e prindërve.
Ndryshe, të premten shënohet 67-vjetori i Ditës së Holokaustit, gjegjësisht i çlirimit të kampit në Auschwitz.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...