shte programuesja më e re në botë e programeve kompjuterikë që kishte marrë këtë titull nga Microsoft. Ajo u nda nga jeta ndërkohë që ishte vetëm 16 vjeçe.
Bëhet fjalë për fëmijën – mrekulli të informatikës, adoleshenten Arfa Karim Randhawa nga Pakistani, e cila kishte fituar famë botërore në vitin 2005. Atëherë ajo ishte vetëm 9 vjeçe, por mosha nuk e pengoi aspak për të përfituar certifikimin si profesioniste nga Microsoft. Ky titull u jepet asa-ve të programimit nga kompania, duke u hapur kështu dyert për një karrierë në fushën e informatikës.
Për fat të keq, karriera e Arfa Karim Randhawa u ndërpre pa filluar mirë. E reja u nda nga jeta të shtunën që shkoi. Ajo kishte që nga dhjetori që ishte në koma, pas një krize epilepsie dhe një ataku në zemër.
Themeluesi i Mircrosoft, Bill Gates, jo vetëm që e njihte personalisht, por e adhuronte 16-vjeçaren Arfa. Ai ishte treguar i gatshëm për të mbuluar shpenzimet e kurimit të saj në SHBA. Por, mjekët nuk ranë dakord që të bëhej transferimi i pacientes në një spital tjetër. Kur mësoi për largimin e saj nga jeta, Gates komunikoi menjëherë me prindërit, për t’i shprehur ngushëllimet. I ati i Arfa tha se Gates ishte tronditur nga humbja e papritur e një talenti të tillë.
Bill Gates ishte njohur personalisht me këtë vajzë – gjeni në vitin 2006, kur Arfa kishte pranuar ftesën për të vizituar zyrat e Microsoft në Uashington.
Në ceremoninë funebre të saj, në Faisalabad të Pakistanit, ishin mbledhur shumë njerëz, midis të cilëve edhe ministra, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës që u bë simbol i vendit.