2012-01-28

Hollësira fatale


NGA TEODOR KEKO

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushurme shitësa ambulantë tëtë gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte, se çfarë mrekullije do të ishte, sikur ndonjë prej ambulantëve të vegjël rom të ulurinte, duke ekspozuar Vana B. – në:
-Shikojeni këtë alamet copë! Kush e kërkon ta blerë?...
Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese.
Kishte rënë keq brenda me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padëshifrueshëm, dhe gjatë gjithë asaj darke pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e t’i përfshinte gjinjtë e saj as të vegjël e as të madhej, ato gjinj si domate eksporti,me peshë e formë ideale, për t’i shtrydhur pastaj ngadalë, duke kundruar thithat e tyre të ngritura lart. Mirëpo , kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikacak e tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.
-Mirëmëngjes! – e përshëndeti Vana B., duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fundin e ngushtë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.
-Si nuk i bërë një herë punët tamam, një nga një! - psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.
- Nuk është as vendi e as personi adapt për ta bërë atë punë shtruar!- ia ktheu qetësisht, pastaj, si porositi një lëng portokalli, hodhi këmbët një mbi një, gjithë me kujdes, që mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga ç’duhej, dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë e të hollë, si gishtrinjtë e saj.
Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nuk dëshironte të blinte cigare, pastaj iu kthye tjetrës:
-Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komçka bashkë! Vetëm ta shohësh vetveten se si e bëna të punë!
Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:
-Pa hë! Si jam?
Erioni u mendua një hop ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.
-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe pa klientë e kamarierë...
- E mora vesh fundin!- ia preu ajo. – Mos vazhdo kot!...
E shqiptoi këtë fjali mospërfillëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai u zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B.-në dhe e hutoi keqas kamerierin dhe e sëmuri me parkison, derisa i dridhej në atë farë fjeje goja me lëng portokalli në dorë.

Vana priti sa ia mbathi kamerieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake:
-Ti, qenke farë idiot!
Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave!
Erioni e kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrihte mendja Jezuit të gozhduar të gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyrase si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.
-Gjoksin e kishte pa rrudha, - ia nisi si me vete ai, - numur tre, me një thithë të plotë...
Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!
-Mos ke pirë gjë? – nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pastaj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkooli, i bën, ti, dëm atij!...
Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët!
-....Kurse kofshët i kishte të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë! ....
Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:
-E bëmë, si përfundim atë punë?
Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pikë emocioni.
-Si isha?
-E shkëlqyer! E ngushtë, rënkojë lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryerjes së aktit...
Vanës iu varën disa fije rricash anash faqesh të kërcyera paksa. Tani i lexohej qartazi trishtimi.
-Po flokët deri ku më arrinin? – e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.
-Deri te kërthiza, - ia ktheu Erioni. – Më kujtohet mirë, sepse u detyrova të t’i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!...
Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:
-Atëhere, ç’kërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha! Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti, ke parë e prekur në ëndërr!...
Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.
-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!- tha e iku gati duke dënesur.
Fill pas këtyre fjalëve ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...