2012-01-25

KRIMKULTURA OSE SHTETI DHE BOTUESI QË VRASIN AUTORIN


Nga Petrit Nika
“Përgjithësisht, për autorin shqiptar (sidomos atë të paafirmuar ende) është një poshtërim i vërtetë të trokasë në derën e një shtëpie botuese, ku po s’pate paratë në dorë, s’denjon njeri as të pranojë për të ta lexuar dorëshkrimin, qoftë edhe në disketë apo gjithësesi që ta kesh.
Një çështje fort serioze që ia vlen për tu ngritur sot në botën letrare shqiptare është ajo e shqyrtimit të funksionimit mardhënësor midis përbërësve të trinomit kulturor; autor (a) + botues (b) + lexues (l). Matematikisht, për ata që i pëlqejnë të dhënat përmes rrugëve dixhitale,neve na del se; a + b + l = ? Kaq. Por kjo “kaq” është një konstatim bashfort pikëllues për intelektualin shqiptar,mbasi qenësia e një dukurie të tillë po i sjell gjithë ato probleme letërsisë sonë të re, gjë që do të ishte mirë të shihej me më tepër interes për ta bërë object debati në faqet kulturore të shtypit shqiptar. Personalisht jam I mendimit se letërsinë nuk e bëjnë as kritikët, as botuesit, as lexuesit, as hartuesit e antologjive,- letërsinë e bën ai që ne rëndom i themi autor, disa i thonë edhe homoscritore, por… nejse.Megjithatë, duhet theksuar këtu pa mëdyshje, se letërsia s’mund të bëjë as pa këto tri kategori individësh, të cilat i qasen asaj me interesa respektivisht të ndryshme. Lidhur me rëndësinë, sa për mua, them se më I rëndësishmi dhe më i domosdoshmi ndër këto kategori është sall lexuesi,për të cilin botohet ajo ç’ka shkruhet dhe në mungesë të të cilit ajo çka shkruhet vdes; shuhet në asgjë bashkë me kohën, dmth., me autorin, i cili,fizikisht (sado gjeni le të ketë qenë intelektualisht),u nënshtrohet pa kushte ligjeve të materies. Lexuesi, mendoj,përbën një anë të rëndësishme të problemit,mbasi ai i qaset letërsisë sipas disa interesave, të cilat mund të jenë mbase thjeshtë shkagime kokëshkrepjesh vrakohëse, ase ndofta (fatbardhësisht) tërheqje prej përvojash të mirëfillta leximore.Gjithësesi, për lexuesin mendoj se ai nuk lind, por bëhet i tillë në një proçes të caktuar kohor, nga autori + (botuesi + kritika), në një mënyrë paksa të mistershme, perms artit të fjalës, përmes misterit të krijimit,ku pavetëdija kthehet prore në vetëdije, por edhe përmes prezantimit me vlerat e qenësishme të letërsisë nga një ndërmjetës (këtu; botuesi + kritika) që e merr përsipër këtë rol. Pra, që autori të shkojë deri tek lexuesi, ekziston një proçes i tërë, i cili quhet komunikim dhe në hallkat përbërëse të këtij komunikimi (midis autorit dhe lexuesit)luajnë rolin e tyre padiskutueshmërisht ndërmjetës botuesit, pastaj edhe kritika, e cila në letërsinë tone rëndom luan edhe role të pandershme,ndonjëri prej të cilëve tashmë edhe është kritikuar prej opinionit më të ndjeshëm letrar.Përveç kësaj mënyre, vërtetë të ndërlikuar (habitisht, në dukje e thjeshtë!) komunikimi autor-lexues me ndërmjetës botuesin (kritika vjen më pas), e cila sot varet pothuaj tërësisht në dorën e këtij të fundit (botuesit),mua më është dukur bollfort ideale një lloj mënyre krejt e drejtpërdrejtë, të cilën e kishte ideuar poeti Arjan Leka në fillim të vjeshtës së këtij viti, ku autori dhe lexuesi komunikojnë në sinkroni; përballë njëri – tjetrit dhe në fund kanë shansin edhe të ngjërojnë së bashku verën dionisiane, krejt si në epet homerike, pranë detit dhe rrëzë mureve të moshuar të një shqeli, siç ishte rasti i Poetekës në Durrës.Por autori gjakon për më tepër, kur gjendet me veprën në duar,pas aktit të krijimit. Komunikimi i tij me lexuesin synon të jetë në tejkohësi (diakroni), ase e thënë më thjeshtë ndoshta, në shumëkohësi. Në sinkroni kontakti autor – lexues (receptues),gjithësesi që të jetë, arbitrohet nga faktorët Kohë dhe Hapësirë. Autori jeton në një kohë të caktuar dhe jo përjetësisht, që të jetë përherë në dispozicion të lexuesit (receptuesit), kurse vepra letrare e shkruar dhe e botuar diku, mund të jetojë më gjatë ngasa mendohet. Më kujtohet një mbrëmje shtatori e këtij viti, kur bashkë me E.Hatibin lexonim në Durrës, rrëzë mureve të shqelit të vjetër, poezitë tona dhe të poetëve G. Çoçoli e R. Zekthi,sa me respekt, një auditor lexuesish(receptuesish) vërtetë të nderuar dhe me nivel kulturor, ndiqnin asosacionet poetike, ndërsa një rigë e lehtë shiu (prej lagështire dhe drite) vejevinte butësisht përmbi ta. Më vonë u mendova gjatë për ata lexues (receptues) dhe për shiun e asaj nate, i cili jo vetëm që nuk i detyroi të ngriheshin, por madje as të tregonin qoftë dhe më të voglën shenjë të padurimit. Ajo natë dhe respekti I veçantë (Hatibi e ka quajtur në një shkrim “religjiozitet”) që tregonin ndaj poezisë lexuesit durrësakë, më ka yshtur t’i brendashikoj më thellë raportet autor – lexues (a + l) dhe të konkludoj se botuesi, i cili gjithmonë është nyja kyçe e këtij komunikimi, më së shumti,ka në dorë t’i ndërtojë apo t’i prishë raportet midis tyre, o nga moskujdesia ndaj mesazheve artistike nga dhënës të paafirmuar ende në opinion, o nga grandeizmi, cinguiniteti që në vend se të investojë dhe të “konsumojë” atë që është vendase, zgjedh vetëm për të konsumuar në kuptimin e vërtetë të këtij verbi, atë që vjen prej larg, shpesh herë të sjellë përmes një eptimi në shqip krejtësisht skandaloz.Ky lloj (sa)botuesi te ne tashmë nuk përbën më një fenomen spontan, por gradualisht dhe pakorrigjueshëm është shndërruar në një kategori pothuajse përgjithësuese, ku në fakt, personalisht, (qofsha i gabuar!) unë s’di të veçoj ndonjërin, i cili në emër të vlerës (së paafirmuar ende) të“sakrifikojë” sadopak për të promovuar artproduktin më të ri në letërsinë e këtij vendi.Përgjithësisht, për autorin shqiptar (sidomos atë të paafirmuar ende) është një poshtërim i vërtetë të trokasë në derën e një shtëpie botuese,ku po s’pate paratë në dorë, s’denjon njeri as të pranojë për të ta lexuar dorëshkrimin, qoftë edhe në disketë apo gjithësesi që ta kesh.Pra, si i tillë (sa)botuesi shqiptar në vend që të jetë një urë komunikimi,dmth., ta çojë autorin tek lexuesi, ta realizojë komunikimin midis tyre, ai sa vjen e po bëhet vrasës i atij të parit (a) dhe zhvatës i këtij të dytit (l), rrjedhimisht po shndërrohet në një vrasës të kulturës kombëtare, ku vetëm u hap dyert gjithëfarsoj tuhafëve përsiatës, të cilët nga xhelozia e sëmurë për të patur një libër të botuar,qoftë edhe dosido, e zgjidhin qesen dhe, tak-fak shkojnë e zënë vend në vitrinën e librit përbri Kadaresë,Mustafajt, Zogajt etj., – të paktën në tre a katër qytetet më të mëdha të vendit.Botuesi po bëhet vrasës i autorit dhe I kulturës sonë kombëtare, mbasi nuk po bën as përpjekjen më të vogël për të ndërtuar ura komunikimi midis lexuesit shqiptar dhe autorëve bashkëkombas të tij, (për integrimin e këtyre të fundit në botë as që bëhet fjalë), jo vetëm përmes botimit, por as perms rrugësh të tjera më efikase në sensin e promovimit të autorëve në plural dhe më pa shpenzime në aspektin financiar,siç ishte rasti i Poetekës së Arjan Lekës në Durrës, apo siç mund të jetë ndonjë konkurs letrar apo mbrëmje letrare e ndoshta, pse jo, edhe plot mënyra të tjera, përmes të cilave do të mund të promovoheshin vlera të reja dhe të fitoheshin,gjithashtu, vlera të mëtejshme,duke investuar njëkohësisht për të ardhmen e tyre si botues (financiarisht)dhe për kulturën kombëtare(përmes prezantimit të autorëve). Botuesi po bëhet vrasës i autorit dhe i kulturës sonë kombëtare, mevipomaninë, ase e thënë ndryshe, me marramendjen e tij skandaloze për të parë vetëm e vetëm nga emrat e mjaftafirmuar, të cilët i boton e i stërboton pa ia dá, madje në tirazhe relativisht të larta, ndërkohë që për një“anonim”, i cili troket në portat e mbylluara (prej tyre) të letërsisë së vendit të tij, s’denjon njeri t’i lexojë qoftë edhe një faqe të vetme nga dorëshkrimi, le më të mendohet se do ta çojnë tek lexuesi; kjo në emër të parasë aq të dashur e të shtrenjtë, e cila as që duhet vënë në pikëpyetje kur bëhet fjalë për “provincialët” e letërsisë. Edhe në konferenca shtypi apo në intervista të ndryshme përpara mediave, në vend që të kurajohet lexuesi për t’u miqësuar me autorin e ri,vini re se sa me përbuzje flasin botuesit tanë për “autorët e vendit” (pikërisht për ata të cilët vetë i kanë botuar,duke u marrë goxha para madje), kur gjithkund e gjith’herë përmenden dytre sish dhe pastaj ngrihet para mbarë opinionit vlera e “autorit të huaj”, i cili thuhet se është i aq’fortshum’kërkuar“prej tij”, dmth., lexuesit. Këtu është momenti të gjykojmë se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfilltë kriminale, që i bëhet autorit shqiptar dhe ditën për
diell madje.Në historinë e zhvillimit të letërsisë botërore, që nga shpikja e shtypshkronjës së parë dhe deri më sot,po të ishte ecur me këto politika kulturore që kanë për autorin dhe letërsinë(sa)botuesit shqiptarë, them se do të ishte botuar mbase vetëm një Hygo,një Skot, një Balzak, një Dyma e ndoca pak autorë të tjerë kësodore, kurse Floberi, Dostojevski, Bodëleri,Aragon, Breton, Kafka, Xhojsi etj., as që do të botoheshin kurrëndonjeherë në letërsitë e tyre kombëtare, – në gjuhët e tjera jo se jo.Botuesi shqiptar po bëhet vrasës i autorit dhe i kulturës sonë kombëtare, duke e mbytur tregun e librit me autorin e huaj; ku pranon të sakrifikojë duke blerë copyright-in,duke hequr paratë e përkthimit, (tek ne përkthyesi vlerësohet më lart – hej! E hej! se autori), botimin, komercializmin dhe shpërndarjen, ndërkohë që për autorin shqiptar shpesh’herë(pothuaj kurdoherë) s’pranon të sakrifikojë duke i ofruar as vetëm njërin nga këto shërbime; atë më të domosdoshmin;botimin e librit.Të mos flasim pastaj për cilësinë e shqipërimeve që u bëhen veprave të autorëve korifej të letërsisë së përbotshme, gjithë gabime ortografike,pasaktësi në mjeshtërimin gjuhësor sintaktik e morfologjik.Mrekullohesh, psh., kur lexon një roman nga Kadareja, Camaj, Tufa,Kongoli, Graçi e ndonjë autor tjetër,ndërkohë që ngelesh ndërdyshas përballë Markezit, Buxatit apo ndonjë shkrimtari gjithaq të madh e të përbotshëm,të botuar nga shtëpitë tona(sa)botuese me asi tirazhi që pjesa modeste e autorëve shqiptarë, të cilët orvaten të afirmohen në hapësirën kulturore të atdheut të vet, as që mund t’ia lejojnë vetes vetëm ta përfytyrojnë për librat e tyre.E sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto, autorit shqiptar në Udhën e tij të Kryqit, i vijnë pastaj vrasjet e ngandonjëhershme edhe përmes antologjive,ku botuesi vazhdon të bjerë e të bjerë me kokëfortësi në gabime kriminale ndaj autorit dhe kulturës,duke mos e parë e, shpesh me dashje duke e mohuar atë inisiativë, e cila kërkon të përkrahet në mënyrë urgjente.E theksoj “iniciativë”, mbasi ajo dukuri e re letrare edhe nëse ende s’përbën vlerë, përbën tek e fundit hapin e parë drejt vlerës; pa qenë iniciativa vlera s’mund të formësohet asnjëherë.Por mbi të gjitha, ç’është më kriminalja nga të gjitha këto, babëzisë kapitalgrumbulluese të (sa)botuesve tanë u shtohet edhe babëzia krejt skandaloze dhe e papranueshme e shtetit, I cili në vend që të jetë – në mos donator– të paktën rregullator i mardhënieve të kulturës me biznesin, është kthyer në një vrasës të pashoq të cultures në emër të interesit, biznesit dhe dreqit, përmes vendosjes së tvsh-ve tepër të larta që rëndojnë mbi aktivitetin e shtëpive botuese dhe sidomos përmes indeferencës totale ndaj proceseve të reja letrare në botën kulturore shqiptare.Si përfundim, ekuacioni I paraqitur për shqyrtim në krye të këtij shkrimi, na del si vijon: a + b + l = b +(l) – a.

Kongresi i Manastirit, vendosi krjimin e Alfabetit të njëhsuar të Gjuhës Shqipe

Kongresi i Manastirit Kongresi i Manastirit, vendosi krjimin e Alfabetit të njëhsuar të Gjuhës Shqipe

Klubet kombëtare në vilajetin e Manastirit dhe Kosovës – 1908/09



Prof. Dr. NEBI DERVISHI
Klubet kombëtare ishin organizata patriotike politiko-kulturore, që vepruan në periudhën e regjimit xhonturk,pas shpalljes së “HYRIJETIT, 23.VII.1908”. Ato ishin organizata të gjëra, që në gjirin e tyre e përfshinin përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore dhe udhëhiqeshin kryesisht nga intelekualë atdhedashës. Statutet e klubeve kombëtare kishin shpallur si qëllim të përbashkët bashkimin e kombit shqiptar dhe ngritjen e tij kulturore, duke hapur shkolla shqipe dhe duke botuar gazeta dhe libra në gjuhën amëtare.
klubet kombetare ne vilajetin  Klubet kombëtare në vilajetin e Manastirit dhe Kosovës   1908/09
Pas shpalljes së Kushtetutës, veprimtaria e atdhetarëve shqiptarë u përqëndrua krahas aktiviteteve të tjera edhe në themelimin e klubeve shqiptare. Institucioneve të rrëndësishme të kësaj periudhe për përmbushjen e kërkesave programatike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me mjete politike si dhe me anë të luftës së armatosur. Në të vërtetë ato ( klubet) kishin një platformë gjithpërfshirëse kombëtare dhe synimin e bashkimin e popullit shqiptar përmes ngritjes së nivelit të tij arsimor dhe kulturor.
Në gjirin e tyre u përfshinë përfaqësuies të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Drejtues të tyre ishin intelektualët, shtresa më e ngritur dhe më e vetëdishme e kombit “veçanërisht e respektuar nga populli”. Klubet konsideroheshin si strumbullarë të çështjes kombëtare, që do luanin rolin e tempujve të popullit shqiptar, sikurse kishat e xhamitë që patën bashkuar dikur njerëzit. Këto klube do të ishin vatra, ku do të mblidheshin të gjithë pjestarët e shoqërisë shqiptare, “të pasur e të varfër” për të mbështetur njërin-tjetrin, bashkimin “ se jemi një komb”, sepse, siç shprehej një gazetë e kohës “jemi gjithë një fis, gjithë djemtë e kësaj Shqipërie”.
Sipas intelektualit dhe publicistit të shquar Fan S. Noli, klubet duhet të angazhoheshin për jetësimin e dëshirave “të përzemërta të çdo shqiptari atdhetarë”. Një atdhetar i asaj kohe shprehej se qëllimi i klubeve ishte i shenjtë dhe ishte një punë “fortë e pëlqyer”, sepse ata synonin bashkimin e gjithë shiptarëve, të gjithë me një zë kërkonin bashkimin, si një parakusht për mbarëvajtjen dhe “fatbardhësi të kombit”. Sipas gazetës”Zgjimi i Shqipërisë, këto institucionë përbënin vatra ku do të afroheshin dhe do të bashkoheshin shqiptarët pa dallim feje (Zgjimi i Shqipërisë, nr.10. Janarë. 15.07.1909/2./. Edhe gazeta “Liria” i konsideronte ato si institucione me rëndësi që do të luanin rol të madh për të shmangur përçarjen midis shqiptarëve dhe për t’i vënë shqiptarët në funkcion të shërbimit të së mirës së atdheut dhe të kombit/”…Çarja na ka ndarë Gegë e Toskë, çarja na ka ndarë dis me fisë, çarja na ka ndarë qytet me qytet, dhe duke qenë të ndarë s’kemi mundur kurrë të mejtojmë të mirën e gjithë Mëmëdheut dhe të gjithë kombit…” /”Liria” nr. 5. Shqiptarët, 1 Vjeshtë e Parë 1908, 1./
Klubet shqiptare u formuan në qytetet e mëdha, në qendrat e vilajeteve, pastaj në qendrat e sanxhaqeve dhe të kazave, si edhe në qytetet e në fshatra. Ato u ngritën edhe në disa qytete të vilajetit të Manastirit e të Kosovës, si dhe në disa qytete të Perandorisë Osmanë, ku prej kohësh jetonte bashkësia shqiptare. Klube kombëtare u themeluan edhe në diasporë shqiptare. Në një farë dore klubet, përbënin vazhdimësinë e vepritarisë së komiteteve të fshehta “Për Lirinë e Shqipërisë” (nëntor1905), por që në rrethanat e reja nga pikpamja formale juridike vepronin në mënyrë legale.
Klubet shqiptare nëpërgjithësi, pra edhe ato që vepruan në vilajetiy e Kosovës e të Manastirit, për shkak të rrethanave të pavolitshme politike në të cilat vepruan, qenë të dëtyruara të hartonin dhe bënin publik programet me një karakter të kufizuar kombëtar. Në këtë kuadër, në asnjë program të tyre nuk u parashtruan kërkesat programatike që synonte Lëvizja Kombëtare Shqiptare, siç ishte autonomia e Shqipërisë, ose pavarsia e plotë. Kështu, në Statutin e klubit “Bashkimi” të Manastirit hiqej dorë nga lufta politike dhe si objektiv kryesore i klubit mbetej veprimtaria për bashkimin e popullit shqiptar, për zhvillimin e gjuhës dhe për ngritjen e tij kulturore me anë të shkollave dhe botimit të gazetave. /K.Prifti, Lëvizja.., 58/. Statutet dhe rregulloret e klubeve, përmes të cilave zbatohej pjesa e programit legal të klubeve ndryshonin njëri nga tjetri, varësisht nga detyrat që dilnin në krahinën ku vepronin dhe nga përparsia e çështjes. Kështu, një nga detyrat kryesore të Klubit të Janinës qe lufta për çlirimin e shqiptarëve orthodoks në vilajet nga ndikimi i politikes greke. Ndërkaq Statuti i klubit të Shkupit i jepte përparsi ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, që do të arrihej përmes arsimit të shqipëtarëve në Shkup dhe përgjithësisht, në Vilajetin e Kosovës. Gati tek të gjitha klubet shpresohej aspirate për të zgjidhur statusin politik të popullit shqiptar sipas një programi të moderuar politik, i cili në përputhje me rrethanat e krijuara do të jetësohet.
Në fakt, programet ilegale të shumë klubeve nuk kishin hequr dorë nga kjo kërkesë programatike, dhe për realizimin e saj parashihnin edhe veprime radikale, përfshirë edhe kryengritje të armatosur. Kjo aspiratë ishte pjesë përbërëse e komiteteve të fshehta, të cilat vepronin në kuadër të klubeve, të përbërë nga anëtarët më të devotshëm e më të vendosur të tyre, dhe se veprimtaria e këtyre komiteteve zë një vend të rëndësishëm në aktivitetet e klubeve shqiptare.
Në periudhën e parë, Komiteti “Bashkimi e Përparim” nuk e pegnoi veprimtarinë dhe aktivitetin e klubeve shqiptare, madje në disa raste edhe i inkuraroi formimin e tyre, me shpresë së nëpërmjet tyre do të vinte në kontrollë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Më vonë, në vitin 1909, kur ai doli këtij qëllimi, i detyroi klubet të deklaroheshin se nuk do të ,merreshin me politke, por vetëm me veprimtari arsiomore dhe kulturore. Mirëpo, ato /klube/ kurrë nuk do të heqin dorë dhe nuk do të pushojnë së vepruari në formë ilegale për projektin madhor të çlirimit kombëtar të popullit shqiptar / I. G. Senkiviç, 114-115.
Klubet shqiptare, sikurse edhe klubet e popujve të tjerë që ishin nën sundimin osman, e mbështesnin veprimtarinë e tyre legale në statutet e hartuara sipas dispozitave të Kushtetutës Osmane të vitit 1876.Sipas tyre hartoheshin rregulloret e veçanta të çdo klubi. Sipas këtyre rregulloreve, çdo klub kishte organet e tij drejtuese; kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe pleqësinë ose këshillin. Në qytetet më të mëdha klubet kishin dy nënkryetarë, sekretarin dhe arkatarin.
KLUBI I MANASTIRIT
Klubi i parë shqiptar, që u formua pas rivendosjes së Kushtetutës të 1876 ishte ai i Manastirit, i formuar aty nga fundi i korrikut 1908. Nismën për formimin e tij e morën disa nga atdhetarët e shquar të këtij qyteti, si Fehim bej Zavalani, Gjergj Qiriazi, Qenan beu, Ferit bej Ypi, etj. Pas konsultimeve që bënë me Çerçiz Topullin, Emin Ademi e Shahin Kolonjën, ata vendosën të formonin klubin shqiptar. Konsulli austro-hungarez në Manastir vinte në dukje se rreth emrit të klubit u bënë kosultime të gjata dhe më në fund u vendos që ai të emërohej “Bashkimi” /AIH, VI-18-4-409, Raport i konsullit POSFAI, nga Manastiri, nr. 54, dt. 31. VIII. 19008, dërguar Ministrisë së P. Jashtme në Vjenë/. Kryetar i klubit u zgjodh Riza beu- inspektor i shëndetësisë në Viljaetin e Manastirit. Pas kalimit të tij me detyrë në Stamboll, udhëheqjen e klubit e mori Fehim bej Zavalani, atdhetar i shquar, i përndjekur nga regjimi hamidian dhe i sapokthyer nga internimi. Nënkryetar u zgjodh Gjergj Qirjazi, përfaqësues i shoqërisë biblike angleze dhe përkthyes I zyrës austro-hungareze në Manastir; sekretarë Naum Naçi dhe avokati Ferit bej Ypi.
Pleqësinë e klubit, siç thuhet në raportin e kosullit austro-hungarez e përbënin vepritarë e intelektualë të shquar të qytetit, si Jashar Efendiu- profesor në gjimnazin turk të Manastirit; Kristo Qiriazi, Aleksandër Valtadori- përkthyes nderi i konsulatës italiane dhe Rifat bej Zavallani- zyrtar i lartë i vilajetit, etj.
Nga një dokument i shkruar nga Fehim bej Zavalani që ia dërgonte Gjergj Qiriazit, datë 24 gusht 1908, e vinte në dijeni se tashmë ishte themeluar klubi me emrin “Bashkimi” në Manastir. Në dokument pasi bëhej e ditur për themelimin e “një shoqërie të fortë”, thuhej se klubi përbëhej nga “antarë të dëgjuar dhe të shquar si nga muslimane e nga krishterë”. Pleqësia e klubit njoftoi opinioni shqiptar për themelimin e klubit, duke i ftuar bashkatdhetarët të bëheshin anëtar të tij dhe për të ndihmuar veprimtarinë e tij:” Shqipëtarët e Manastirit, thuhet në këtë komunikatë, themeluan këtu një klub me emrin “Bashkimi”. Në vijim thuhet se anëtarët e klubit kishin një dashuri të madhe me aktin e themelimit të tij, prandaj kërkohej ndihma e cilitdo atdhetarët për anëtarësim të plotë, ose anëtarë nderi, duke ndihmuar e nderuar kështu klubin. Bëhej e ditur gjithashtu se klubi do të themelonte një shtypshkronjë dhe do të nxirrte një gazetë me po këtë emër. “Kjo fletore do të mbrojë të drejtat tona kundër armiqëve tanë dhe do ndërgjegjësojë të gjithë shqiptarët në Shqipëri”, për domosdonë e veprimit të përbashkët për çështjen e shenjtë të atdheut.
Themelimi i klubit të parë në Manastir ishte rrjedha e bashkëveprimit të disa faktorëve: qenia e Manastirit kryeqendër e provincës osmane /vilajetit/ ku shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë, pozita e atij qyteti me një rëndësi gjeo-strategjike, si një nyje e rëndësishme e komunikacionit i cili i lidhte viset e Shqipërisë së Mesme e Jugore. Këta faktorë sigurisht se ndikuan që ky qytet prej kohësh të kthehej në njërën nga qendrat kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas faktorëve të përmendur, Manastiri së bashku me Ferizain, kishin luajtur rol shumë të rëndësishëm, në mos kryesorin në përmbysjen e absolutizmit dhe rivënien e Kushtetutës. Që nga themelimi, klubi I Manastirit kishte rolin udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në një komunikatë thuhej se ky qytet prej kohësh ishte kthyer në qendër politike shqiptare. Për jetësimin e objektivave kombëtare para klubit të atij qyteti shtrohej si një detyrë e ngutshme vazhdimi i rrugëtimit të LKSH në kushtet e reja për t’i dalur zot çështjes shqiptare.
Qëllimi dhe detyrat e këtij klubi janë theksuar edhe në shpalljen e tij, ku ndër të tjera thuhet:”ERDHI ÇASTI I PËRSHTATSHËM PËR HISTORINË TONË, JO ME ARMË E BARUT NË DORË, POR ME PENDË E ME LETËR”. Formimi I klubit “Bashkimi” në Manastir bëri jehonë të madhe te shqiptarët brënda dhe jashtë. Një diplomat i huaj vinte në dukje se klubi i Manastirit ishte e një rëndësie të veçantë për LKSH sepse me programin e tij politik aspironte të udhëhiqte këtë Lëvizje jo vetëm në Vilajetin e Manastirit por më gjërë. Agjenti tregtar bullgar në Manastir, në një relacion që ia dërgonte qeverisë së tij, vinë në dukje se klubi “Bashkimi” i Manastirit ishte i karakterit politik, i cili së shpejti do të shtronte programin e vet në mbështetje të të cilit do të mbroheshnin interesat kombëtare të popullit shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane. Sipas tij, klubi synonte të ishte klub qendror i të gjitha klubeve shqiptare që do të themeloheshin më pas dhe kështu do të vihej në krye të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ndërkaq, me programin e tij të fshehtë, të mbështetur në Programin e LKSH, klubi “Bashkimi” i Manastirit aspironte “afrimin midis toskëve dhe gegëve dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri të pandarë”. Për t’ia dal mbanë këtij objektivi, gjithnjë sipas tij, emisarët e klubit që nga ditët e para të formimit filluan të zhvillonin një propagandë intensive. Madje, sipas këtij burimi, në Manastir do të vendosej edhe “Komiteti Revolucionar Shqiptar” i cili do të bashkohej me klubin “Bashkimi”. Më 30 nëntor 1908 konsulli-austro-hungarez në Manastir e informonte Ministrin e Punëve të Jashtme në Vjenë se klubi “Bashkimi” I Manastirit ka dërguar përfaqësuesit e vet për organizimin e komiteteve të fshehta shqiptare edhe në Ohër, Dibër, etj.
Krahas klubit “Bashkimi” të Manastirit u themeluan klube të tjera po thuaj në të gjitha qytetet shqiptare, në qytetet e mëdha të Perandorisë Osmane si dhe në diasporë.
Pra, klubi “Bashkimi” i Manastirit kishte marrë për sipër rolin kryesor ndërmjet klubeve shqiptare, edhe pse Manastirit ishte qendër e trojeve shqiptare dhe vilajeteve shqiptare. Ndërmje shumë problemeve që shtroheshin per zgjidhje, klubi “Bahskimi” në Manastir i dha më shumë rëndësi çështjes së alfabetit, i cili kishte kohë që po shqetsonte mbarë lëvizjen kombëtare. Përpara thirrjes se Kongresit/ të Manastirit/ 14-22 nëntor 1908/, klubi “Bashkimi” vendosi të krijonte shoqërinë botuese ose letrare ( Dh. Dashnica…311) e cila do të merrej me ngritjen e shtypëshkronjës, në nxerrjen e gazetës “Bashkimi i Kombit” dhe botimi i librave shqip për nevojat e shkollave. Në këtë veprimtari të klubit “Bashkimi” u shquan dy vëllezërit Gjergj e Kristo Qiriazi dhe motra e tyre Parashqevia, disa nga personalitetet më aktivë të klubit, të cilët mbanin korespodencën me të gjitha klubet, shoqëritë, personalitetet më të rëndësishme të kohës, duke informuar për punën përgatitore për thirrjen e Kongresit dhe i ftonte të bashkoheshin, “se pa ndihmën TUAJ DHE TË GJITHË VËLLEZËRVE SHQIPTARË NUK BËJMË DOT KAQ PUNËRA SA DËSHIROJMË” (po aty, Dh. Deshnica, 311).
Rëndësia, funkcioni dhe veprimtaria e gjërë politike e veçanërisht kulturore dhe arsimore e këtij klubi qëndron në faktin se ai ishte klub qendror, e cila mund të vërtetohet nga analiza e dokumenteve arkivore, korespodenca apo letërkëmbimet, akteve normative dhe materialeve të tjera lidhur me aktivitetin dhe bashkpunimin e këtij klubi me klubet e shoqëitë shqiptare brënda Perandorisë Osmane dhe në diasporë.
Për rolin që luajtën në Lëvizjen Kombëtare do të shquhejn krahas klubit “Bashkimi” të Manastirit, edhe klubin “Bashkimi” i Shkupit, i cili do të kthehej në qendër drejtuese të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosovës dhe më gjërë.
KLUBI “BASHKIMI I SHKUPIT”
Një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës luajti klubi “Bashkimi” i Shkupit. Nismën për themelimin e tij e morën drejtuesit e shquar të kësaj lëvizje në vilajetin e Kosovës dhe më tjerë, si Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Bajram Gurri, Sali Idriz Hoxha, Nexip Draga dhe mjaft bejlerë të tjerë të qytetit /AIH.Vj- 18-411, Raport i kosullit austro-hungarez nga Shkupi, Nr.40,dt.1 shtator 1908, dërguar MPJ në Vjenë; Ramiz Abdyli, Lëvizja…69-72). Për formimin e tij një ndihmesë të çmueshme dha edhe delegacioni i atdhetarëve të shquar të Shqipërisë së Jugut, i përbërë nga Bajram e Çerçz Topulli dhe Shahin Kolonja, të cilët shkuan nga Selaniku në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës dhe qëndruan disa ditë. Stavro Skendi thotë se ata qenë dërguar nga Komiteti “Bashkimi e Përparimi”, për të themeluar klubin. Themelimin e klubit u përpoq ta pengojnë elementi proxhonturk i qytetit. Sidomos falë ndihmës së madhe të Nexhip Dragës, si njëri nga drejtuesit e Komitetit “Bashkimi e Përparimi” të qytetit, në fund të gushtit të 1908, u formua klubi shqiptar në këtë qytet. Konsulli austro-hungarez raportonte në atë kohë nga Shkupi se anëtarët të tij, veç tjerash, ishin bërë edhe bejlerët me influencë dhe se po bëhej agjistacion për të bërë anëtar të rinj (AIH. Vj-18-4-411, Raport i konsullit austro hungarez, nga Shkupi, nr.140.dt. 1 shator 1908, dërguar MPJ në Vjenë). Kryetar i klubit u zgjodh Hamdi Efendiu, ndërsa nënkryetari Bajram Curri (AQSH, F. 102, dos.111, dok.3, letër nga Shkupi, dt.6 nëntor 1908). Gazeta “Liria” e Selanikut (nr.16.dt. 15 e vjeshtës së tretë, Letër pi Shqipnisë Hepërme) shkruante se hapja e klubit në Shkup ishte pritur me një “gazë të madhë”, se atë e kishin themeluar “ndjerës të vleftë, shumë shqiptarë t’ndershëm që kanë dashuri të madhe për mëmëdhenë”. Shkrimi përfundonte me konstatimin se “ VËRTET KOMBI YNË KA NISË ME U ZGJUE, me i çel sytë dhe me e zan rrugën e mirë”.
Klubi i Shkupit e mbështeste veprimtarin e tijë në programin e përcatuar në Statut. Sipas nenit të parë të Statutit, (Rregullorja doli në tetor 1908), anëtarët e tij duheshin të jetësonin objektivat programatike të tij. Në nenin e parë të rregullores së klubit të Shkupi thuhet: “ KLUBI SHQIPTAR I SHKUPIT ASHT NI VEND MBLEDHJET SHQIPTARE, KU SHOKËT NUK DO TË SHKOJNË TJETËR VEÇ ATYNE QËLLIMEVE QË KA KLUBI DHE TË CIALT JANË TË SHËNUEME NË PROGRAM”. Ndërkaq pleqësia duhej të mbante mbledhje dy herë në javë e në raste nevoje, edhe më shumë. Vula e klubit do të ishte shqip e turqisht. Klubi kishte në plan të formonte një shoqatë, e cila do të punonte për përparimin e gjuhës shqipe dhe do të vintë një mësues për t’u mësuar anëtarve të klubit shkrimin lecimin e gjuhës shqipe. Klubi do të strehonte falas në lokalet e tij, për një javë, çdo shqiptar që do të shkonte në Shkup. Po qe se do të qëndronte më tepër, do të duhej të bëhej anëtar i klubit. Nga një letër e Josip Bagerrti, mësohet se ai kishte qenë mysafir i klubit për të mbajtur një ligjëratë para anëtarve të tij (AQSH, F. 102,d.102, viti 1908).
Formimi I klubit “Bashkimi” të SHkupit pati jehonë në qytet dhe në tërë vilajetin e Kosovës. Që në ditët ë para të formimit të tij, u bënë personalitete me influencë në qytet dhe më gjërë, nënpunës të administratës së vilajetit, etj. Sipas gazetës “Liria” e Selanikut, në fillim të shtatorit 1908, klubi i Shkupit numëronte 120 anëtar. Në mesin e tyre qenë paria e qytetit, oficerë, nënpunës të administratës osmane, etj. Në mesin e tyre kishte edhe shumë katolik të qytetit. Klubi zhvilloi propagandë në radhët e oficerëve shqiptarë të Komitetit ushtarak të qytetit për t’i futur në radhët e veta.
Klubi “Bashkimi” i Shkupit, synonte çeljen e shkollave fillore shqipe në qytet e më gjërë në Vilajet, futjen e gjuhës shqipe në shkollat e mesme të qytetit etj. Duke zhvilluar një veprimtari të gjërë atdhetare, klubi u kthye në nje qenër të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare për Vilajetin e Kosovës. Nën përkujdesjen e tij më pas do të formohen edhe klube të tjera shqiptare në këtë vilajet. Sipas kosulit austro-hungarez në Shkup, klubi “Bashkimi” i Shkupit përbënte “strehën e vërtetë të idesë kombëtare”.
Megjithatë pengesat që i dolën nga organet qeveritare të Vilajetit dhe nga turkomanët e qytetit, klubi “Bashkimi” i Shkupit mundi ta kryente me sukses misionin e tij (“Liria”, Selanik, nr.56,8 gusht 1909). Pas vizitës që kishte bërë në Shkup, në tetor të 1908, Luigj Gurakuqi thotë se kishte mbetur shumë i kënaqur nga veprimtaria e tij, që po bënte “Për lëvrimin e gjuhës shqipe. Klubi “Bahskimi” Pranohej si klub më i rëndësishëm edhe nga klubet e komuniteteve të tjera në qytete. Ai po luante rol kryesor në rrjedhat politke në qytet dhe vilajet.
Gazeta “Dielli” e Bosotonit (Nr.2. dt.27 shkurt 1909, “Klubet shqiptare”) e radhiste klubin e Shkupit ndër pesë (5) klubet më të shquara në Shqipëri. Dhe jo rastësisht nga ky klub në Kongresin e Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor1908) morën pjesë 3 delegatë; Rrok Berisha, Emin Bej Shkupi dhe Havzi Ibraim Efendiu.
Ashtu si në klubet e tjera, Komiteti “Bashkimi” të Shkupit, duke përfituar një pjesë të anëtarve të tij, u hodh ideja që të mos kishte degë të tjera të klubit të Shkupit në viset e tjera të Vilajetit të Kosovës, por ai të ishte në kontakt të vazhdueshme me klubin e Selanikut dhe të Stambollit. Kjo provonte në një farë mënyre ndikimin e krahut të moderuar, që për një kohë të caktuar ishte interpretues i politikës së Turqve të Rinj. Ndërkaq, krahu i tij atdhetar, i prirë nga Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., e hodhi poshtë këtë ide. Ky grupim mendonte që përmes klubit ta kthente Shkupin në qendër të propagandës kombëtare për Shqipërinë Verilindore dhe Veriore.
Ndonëse klubi i Selanikut i vazhdonte kontaktet me klubin e Shkupit dhe mendonte që ky të mos kishte degë të tjera në viset e pretenduara, drejtuesit e tij bënin përpjektje që të mos shkëputeshin lidhjet nga klubi i Manastirit. Mendohej të realizohej një projekt që shqiptarët e Vilajetit të Kosovës, përmes “Bashkimit” të Shkupit, të bashkoheshin në Shoqërinë Tregëtare në Bankën Shqiptare të Kosovës, me anë të së cilës do të nxitej zhvillimi ekonomik, e do të arriheshin rezultatet e dëshirueshme kombëtare. Por, për shkaqe të panjohura, ky projekt dështoi që në nismë të tij. Po kështu, planifikohej që pas tre vjetësh të nxirrej një gazetë në gjuhën shqipe, që të mbështeste objektivat kombëtare të Vilajetit (R.A., Lëv. 71) Shkaku i vonesës së daljes së gazetës ishte, si duket, mungesa e botuesit, për këtë qëllim klubi kishte në kontakt me Dervish Himën, Luigj Gurakuqin dhe ndonjë publicist tjetër. Më në fund, këtë detyrë do ta marrë përsipër Jashar Erebara, i cili në gusht të 1911 nxorri gazetën “Shkupi”, që lojti rol të rëndësishëm në ndërgjegësimin e lexuesve të shumtë në vilajet dhe më gjërë në viset shqiptare.
Pas përpjekjeve të grushtetit të prillit 1909, klubi “Bashkimi” i Shkupit u vu në mbrojtje të Kushtetutës, por jo edhe të regjimit xhonturk. Mirëpo, nga kjo kohë filloi etapa e trysnisë së “Komitetit Bashkimi e Përparimi”, për të vënë klubin “Bashkimi” nën kontrollin e tij. Por ai nuk arriti ta mposhte krahun e tij kombëtar, pas hyrjes në fuqi të Ligjit “MBI SHOQËRITË”. Klubi “Bashkimi” i Shkupit, ishte i vetmi nga klubet e tjera shqiptare që nuk pranoin të “reformohej”, por mbrojti çështjen kombëtare. Në fund të nëntorit 1909, kur klubi kërcënohej të mbyllej nga organet policore, ndërroi destinimin dhe u shëndrrua në klub arsimor, por duke vazhduar më tej vepritarinë e tij atdhetre. Krahu atdhetra i klubit “Bashkimi” të Shkupit qëndroi i pa tundur në mbrojtje të alfabetit kombëtar dhe të shkollës shqipe gjatë fushatës së egër të reakcionit xhonturk. Autoritetet xhonturke organizuan fushatën për t’i hequr imunitetin deputetit të shquar atdhetarë Nexhip Dragës, në shenjë hakmarrjeje për qëndrimin e tij të devotshëm ndaj çështjes së shkollës shqipe dhe alfabetit kombëtar, por ai nuk u përkul para kërcnimeve të ttyre (SH. Rrahimi. Disa të dhëna mbi vepr. E klubit të Manastirit. 13-14).
Dy klubet e mëdha që u formuan dhe vepruan jashtë trojeve etnike shqiptare, ai i Selanikur dhe i Stambollit, në krahasim me dy klubet e Shkupit dhe Manastirit, ndonëse ndoqën një politikë të moderuar, luajtën rol të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare Shqipt\re. qarqe të caktuara të këtyre klubeve, duke qenë nën ndimkimin e politikës së Turqve të Rinj, shfaqën synime për të marrë rolin prijës të klubeve shqiptare, KLUBI “BASHKIMI”- OHËR, BASHKIMI” – STRUGË DHE “BASHKIMI” DIBËR, u formuan në gjysmën e dytë të nëntorit 1908.
Me nismën e klubit shqiptar “BAshkimi” të Stambollit u formuan klubet shqiptare të Dibrës, të Strugës dhe të Ohrit. Formimi i tyre u bë gjatë misionit të delegacionit të Klubit “Bashkimi” të Stambollit, të përbërë nga Hoxhë Vildan Efendiu, Fadil Pashë Toptani, Abdyl Bej Ypi dhe Riza Bej Ohri, i cili ishte ngarkuar me detyrë të bënte propagandimin e çështjes kombëtare në disa vise të Vilajetit të Manastirit e të Shkodrë. Për misionin e delegacionit fillimisht pati rezerva nga qarqet atdhetare, derisa u bë e qartë objektivi i udhëtimit të tij. Dyshimi ekzistonte për mundësinë e implikimit të tij me qarqet xhonturke. Ky dyshim më në fund u hoq pasi u provua se ai synonte propagandimin e çështjes kombëtare. Udhëheqja e klubit e kishte vënë në dijeni komitetin “Bashkimi e Përparimi” në Stamboll për t’ia hequr atij dyshimin për misionin që do ta kryente.
Delegacioni arriti të formonte këto klube (në Ohër, Strugë e Dibër) ndonëse e ndeshën në vështirësi, sidomos në Dibër dhe në Shkodër.
Komiteti “Bashkimi e Përparimi” u orvat të zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetraët me të njohur , që drejtonin luftën kundër reakcionit xhonturk. Në maj të vitit 1909 xhonturqit, pas mbyllën klubin “Bashkimi” në Ohër e Strugë, arrestuan kryesin e klubeve të përmendura, të cilët i çuan të lidhur në pranga në Manastir pastaj në Stamboll.
Ne fund të muajit maj 1909 vetëm Ohër, në Pogradec e në Strugë u arrestuan 17 veta, përkrahës të shkollës dhe të shkrimit shqip, që u akuzuan për propagandë reakcionare kundër regjimit kushtetues. Midis të arrestuarve ishin edhe Hamdi Bej Ohri, një nga udhëheqësit më në zë të lëvizjes kombëtare në këtë treve, që kishte kaluar vite të tëra në burgjet e sultan Abdyl Hamitit, Xhemaledin beu, kryetar i klubit “BAshkimi” në Ohër dhe Mehmet Beu sekretar i klubit, intelektualë dhe përkrahës i shkollës shqipe. Me këtë rastë klubet shqiptare protestuan kundër këtij veprimi të dhunshëm, deri sa i detyruan xhonturqit t’i shpallnin të pafajshëm dhe t’i lironin këta atdhetarë (Hist. e pop, Shqiptar. II, 403).
Ndonëse fillimisht klubi “Bashkimi” i Shkupit, nën ndikimin e klubit “Bashkimi” të Stambollit dhe atij të Selanikut, pasi qenë në një mënyrë për të mos formuar klube të tjera në vilajetin e Kosovës, në fund të 1908 hoqi dorë nga kjo pikpamje. Për rrjedhojë, me nismën e tij, në mbarim të vitit 1908 dhe në muajt e parë të vitit 1909, u formuan disa klube në vilajetin e Kosovës, si ai i Gjakovës, i Mitrovicës, i Vushtrisë, i Kumanovës, i Preshevës dhe i Tetovës.
KLUBI “BASHKIMI” I TETOVËS:
Në fillim të muajit tetor 1908, me ndihmën e Klubit “Bashkimi” të Shkupit u themelua klubi shqiptar i Tetovës. Konsulli austro-hungarez në Shkup, Lukes, vë në dukje ndikimin e klubit “Bashkimi” të Shkupit dhe ndihmesën e madhe që i dha klubit të Tetovës (AIH, Vj.-19-5-565, Raport i konsullit austro-hungarez. Lukes nga Shkupi, nr.34, dt16 shkurt 1909, dërguar MPJ në Vijenë). Po në atë kohë u themelua edhe klubi i Preshevës. Në një raport tjetër i kosullit Austro-hungarez nga Shkupi që mbanë datën 5 tetor 1909, nr.161, bëhej e ditur se të dy këto klube kishin në programin e tyre zhvillimin e kulturës shqiptare në trevat e tyre dhe ndërgjegjësimin kombëtar nëpërmes gjuhës dhe shkollave shqipe
KLUBI “BASHKIMI” I KUMANOVËS:
Në janar të vitit 1909, me nismën e Jashar Erebarës dhe kajmëkamit të Kumanovës u formua klubi “Bashkimi” i këtij qyteti. Për formimin e tij dha ndihmesë edhe klubi “Bahskimi” i Shkupit. Me rastin e përparimit të klubit, që u zhvillua në fillim të shkurtit 1909, morën pjesë atdhetarë dhe anëtarë të klubit “Bahskimi” të Shkupit, si Qemal dhe Emin Kumbara, Hajdin Draga, Rrok Berisha. Luigj Naraçi, Bedri Pejani etj. Anëtarët dhe veprimtarët e shquar të klubit ishin : Galip Kumanova, Ismail Çaushi, Ibraim Tirana, Bajram Vraja, Shaqir Gjekova, Qasim Elbasani, etj. Konsuli austro-hungarez në Shkup pohonte se kajmekami i Kumanovës ishte shqiptar dhe simpatizonte çështjen e shqiptarëve. Kryetar I klubit u zgjodh Jashar Erebara- atdhetar dhe publicist i njohur (Raport i kosullit austro hungarez nga Shkupi, nr.34.dt.16 shkurt 1909, MPJ në Vjenë.).
Klubi “Bashkimi” i Kumanivës synonte ndërgjegjësimin kombëtar të anëtarëve të tij dhe të qytetarëve, që do të arrihej me anë të leximit të literaturës me karakter kombëtar, e cila do të sigurohej nga kolonitë e mërgimit në Bullgari e në Rumani. Për ta nisur këtë klub me libra u angazhua edhe klubi “Bashkimi” i Manastirit. Sipas Bedri Pejanit, një nga atdhetarët e shquar të Shkupit, klubi po bënte punë të lakmueshme dhe ishte kthyer në një shkollë të vërtetë kombëtare (“Liria”, nr.56, Selanik, 8 gusht 1909, Bedri Ipeku Shoqëria “Vdekje a liri” i shprehur falënderim kryetarit të klubit të Kumanovës për punën e çmuar në fushën kombëtare. (AQSH, F. 23, D. 15-16, xhak. 61, f. 1.1)

Pesha e “gurve të kufinit”


arsim.canolli Pesha e “gurve të kufinit”

Nga Arsim Canolli
Prozës shqiptare të diskursit të shkencave sociale i është shtuar edhe një studim mjaft i thukët antropologjik. Ky është libri i Nebi Bardhoshit “Gurtë e kufinit” (2011). Ky studim rrok temën e së drejtës pronësore dhe pikëlidhjeve të saj me aspektet tjera të jetës sociale, kulturore, ekonomike e politike të kozmologjisë shqiptare të shtresuar në dimension të dhënë kohor e hapësinor (Has), gjegjësisht me traditën kanunore dhe sistemet ligjore shtetërore.
Pa dyshim se një ndër veçantitë e këtij studimi është pikërisht fakti se vjen nga disiplina e antropologjisë, gjegjësisht antropologjisë juridike. Kjo fushë ka qenë dhe është ende në përpëlitje të planifikimit të mirëfilltë të shtigjeve e udhëve të kërkimit të saj. Andaj, prozës shqiptare për një kohë të gjatë i ka munguar një studim antropologjik që shtjellon të drejtën kanunore (brenda saj atë pronësore) në raport me marrëdhëniet e tjera kulturore, ekonomike e politike dhe bashkëjetesën e kësaj të drejte me sistemet e ndryshme ligjore. Studimi i Bardhoshit, përfill udhën tashmë të rrahur në antropologji juridike që nga Malinowski e këndej, se e drejta dokesore me gjithë normativitetin e saj nuk duhet të studiohet e leçitur nga shtegu burimor kulturor, por gjithnjë brenda kozmologjisë së këtij shtegu. Si i tillë, vjen si një sprovë e mirë dhe e duhur në antropologjinë shqiptare.
Libri jep një hartë mjaft të thuktë të relacioneve sociale brenda fshatit shqiptar si bashkësi e traditës shqiptare, duke i parë ato gjithnjë në relacion me spektrin e pronës dhe pronësisë si katalist të zhvillimi të tyre. Bardhoshi nuk mëton të përqafojë shkolla deterministe a priori, por interpreton shtegun social (moral e ligjor) në Has, duke i veneruar prej së afërmi marrëdhëniet sociale në lidhje me marrë e dhëniet materiale. Për të, këto gjëra janë gjithnjë në lidhje me njëra-tjetrën. Në disa raste disa dukuri brenda spektrit të marrëdhënieve sociale Bardhoshi i nxjerr si “në funksion” të marrë e dhënieve materiale. P.sh. mjafton të ndalemi te “pirja e kafes” si rast sui generis i etikës juridike shqiptare, i cili ishte bërë akt solemn në kujtesën kolektive. Pra, nëse i pihej kafja një pune (si simbol, sepse mund të ishte edhe darkë), atëherë ajo ishte punë e evidentuar në kujtesën kolektive të fshatit dhe mund të përkujtohej e të shërbente si dëshmi e garanci për palët në bashkëpunim. Ndonëse kjo formë solemne shërbente si dëshmi dhe garanci në marrëdhëniet sociale në fshat, duhet të cekim se kemi tashmë mjaft evidenca se dhënia e bukës (prej së cilës del edhe “pirja e kafes”)është një ndër komponentët kyç të etikës shqiptare. Si e tillë nuk është vetëm në funksion të transaksioneve ekonomike, por nis nga një funksion etik origjinar, sikurse besa e nderi, të cilat shpesh janë të vetmjaftueshme nën hijen e strukturës etike të Kanunit.
Me një shtjellim të thukët të pronës e pronësisë dhe peshës që ato kishin në traditën shqiptare, duke e përvijuar atë nëpër ndryshimet e mëdha të sistemit politik, ligjor e social, Bardhoshi dëshmon se kur një sistem ligjor imponohet prej së larti dhe nuk është në favor të njerëzisë, dhe në raste të ndryshimit të sistemit, është i prirë të “humbë betejën” përkundër ligjit apo të drejtës tradicionale. Ajo që duhet të theksojmë është se Nebi Bardhoshi rrok temë që çel udhë në shtegun interpretativ të diskursit antropologjik; udhë të vetëinterpretimit dhe konfidencës akademike e intelektuale mbi peshën e gurëve tanë kufitarë, të luajtur apo të ngulitur, të ngjyrosur apo të mbetur anash, të randë e të thyer. Studimi i tij ndihmon dijen shqiptare që të tejkalojë gurtë e “kufirit” të saj për të zgjeruar frymëmarrjen e frymëdhënien antropologjike dhe të kthehet dhe të vërë gurë të randë e të latuar mirë në themelet e antropologjisë juridike (por jo vetëm të asaj juridike, siç cek edhe autori), si një disiplinë ende e re në studimet shqiptare. Duhet të cekim edhe njëherë se zgjedhja e temës është mjaft e qëlluar, sepse rrok për brirësh një objekt mjaft të ngjeshur empirik siç është prona në një zonë e cila në kosmologjinë e saj kulturore ishte e njëjtë, ndërsa ndahej në dy juridiksione territoriale të ndryshme, mes Shqipërisë dhe Kosovës (e cila gjendej nën juridiksionin e shtetit jugosllav). Hasi është një zonë me një traditë dokesore mjaft kompakte, e cila frymonte nën hijen e së drejtës kanunore (tëpashkruarës), por iu desh që për më së 30 vite t’i nënshtrohej një kontrate sociale ideologjike (të mbishkruarës), e cila e shpronësoi malësorin e saj nga toka e tij, shtegu për të cilin e me të cilin kishte frymuar me shekuj.
Pa dashur të nënvlerësoj shkrimin, larg asaj, dua të piketoj një rast kur Bardhoshi citon mendimin e Zef Valentinit, se të jesh subjekt i Kanunit nis “fillimisht si një konsensus i lirë … pastaj vazhdon gjithmonë si një zgjidhje e lirë…” dhe e cilëson atë si mendim të gabuar. Bardhoshi këtu jep argumentin se subjekti nuk ishte i lirë, p.sh. nuk mund të shitej toka pa pyetur vëllazërinë etj. Mirëpo, mendoj se Valentini këtu flet për një lidhje morale të detyrimit si konsensus tradicional përkundër një bindjeje ndaj një vullneti të një autoriteti imponues. Ai jep këtë konkluzion duke pasur parasysh besën shqiptare (që është botëkuptim i vetë shqiptarit) e jo bindjen ndaj një autoriteti apo ndaj atij që zotëron jus glandii. Valentini nuk flet specifikisht për lirinë mbi marrëdhëniet pronësore, por flet në përgjithësi për besën si një liri kozmologjike e Kanunit, subjekti i të cilit lidhej në të moralisht dhe me konsensus, sepse ishte t’bana e tij etike, estetike e politike. Mendoj se në këtë rast, dhe në disa raste tjera, analogjia mes koncepcionit induktiv dhe empirisë së evidentuar në terren mund të mos bëjë përshtypje. Por, nuk do të thotë se s’ka peshë fare.
Sa i përket etnografisë në “dheun tand” (antropologji në shtëpi), atëherë ekziston një shprehi etnografike të cilën shumica e antropologëve vendas e marrin apo e përvetësojnë: funksionalizohet evidenca e marrë nga njohja e informantëve arktipë përkundër dhe/ose krahas hapjes ndaj informantëve realë. Për t’i ikur kësaj shprehie shumë antropologë vendas si objekt studimi marrin diçka brenda “dheut” të tyre, të cilën nuk e njohin aq mirë. Kjo në njërën anë është një mënyrë e mirë për të krijuar distancë etnografike dhe lavruar terrenin tand me sy çelë, pasi që nuk e njeh si pëllëmbën e dorës, por, në anën tjetër, mund të na hyjë në hak, sepse lavrën e bëjmë me sy mshelë, duke u bazuar në informatat arketipe nga terreni e rreth terrenit tonë. Nebi Bardhoshi në librin e tij “Gurtë e kufinit” ka dëshmuar se “dheun” e tij e njeh edhe me sy mshelë, por e interpreton dhe e prezanton gjithmonëme sy çelë. Andaj, ky studim i prezantuar në këtë libër, pa dyshim se është një ndër studimet më serioze në fushën e antropologjisë juridike e antropologjisë në përgjithësi në studimet shqiptare.

*Pedagog në Departamentin e Etnologjisë-Universiteti i Prishtinës.

Librat mëkojnë të ushqejnë popullin, por populli mban dietë…


Nga Agim Shabani
Një realitet i hidhur, që për ne shqiptarët e kalon çdo kufi të normalitetit. Kjo dietë pothuajse është ulur këmbëkryq dhe ka pushtuar frikshëm shoqërinë shqiptare të mijëvjeçarit të tretë. Pa frikë mund të themi se shqiptarët lexojnë më pak libra se çdo popull tjetër. Shumica e shqiptarëve, përveç librave që kanë lexuar në shkollë nuk kanë lexuar asnjë libër tjetër.
Kjo lidhet me neglizhencën, mungesën e dëshirës, apo më e keqja ,analfabetizmi. Është shqetësues fakti se mos-leximi i kalon kufijtë e mungesës së dëshirës për të lexuar. Ne jemi një popull që leximin e shikojmë si të panevojshëm, humbje kohe, lodhje e kotë e mendjes  etj.
A është leximi humbje kohe?  Nëse dikush në perëndim dhe jo vetëm. do të thoshte  po, do ishte budallallëku më i madh që do bënte në këtë rast, sigurisht do e merrnin për të marrë. Këtu përballen dy realitete të kundra, kur shikon se për ne shqiptarët të lexosh një libër nuk është vetëm humbje kohe por dhe marrëzi, etj.
Të lexosh një libër, jo vetëm nuk është humbje kohe, por të ndihmon për të kapur kohen e humbur, jo vetëm kaq. Kur libri bazohet në gjëra të vërteta, njohuritë që ti merr nga një libër apo një tjetër mund të të ndihmojnë shumë në jetë. Për shembull, të lexosh një libër historie të ndihmon sepse ti di çfarë ka ndodhur në x kohë dhe jo vetëm kaq.
Gjithashtu një libër gjeografie të ndihmon në njohurinë e vendeve, dhe jo vetëm kaq. Një libër  shkencor të ndihmon gjithashtu, si për shembull një libër që është shkruar në bazë të shkencave mjekësore apo natyrore të vjen në ndihmë që të dish si të kujdesesh për shëndetin etj. Edhe librat artistikë,  si për shembull romanet, edhe pse të shkruar me  fantazinë e autorit, të vijnë në ndihmë. Leximi është mënyra më e mirë për largimin e stresit. Kur një njeri është i lodhur, i stresuar apo ka probleme të tjera që e shqetësojnë, dhe kërkon të shkëputet pak kohë nga bota ku jeton.
Këtë gjë e bën më së miri leximi i një libri, ku gjatë leximit shkëputesh nga bota reale,  duke u futur në atë imagjinare. Është e vërtetuar dhe shkencërisht se leximi të bën mirë për trurin, Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për librin, por mund të gjesh dhe mënyra të tjera leximi, si  shumë informacione të fushave të ndryshme i gjen dhe në kompjuter.
Gazeta është një tjetër mundësi leximi, por, ne shqiptarët kalojmë shumë kohë duke iu përkushtuar gjërave  fare të parëndësishme, dhe nuk gjejmë pak kohë për lexim. Kjo gjë e ka futur shoqërinë tonë në një qorrsokak të papranueshëm për kohën, ku mos leximi është në nivele tepër të larta. Shpesh shqiptarët e marrin gazetën vetëm për të parë fotot. Një gjë e mirë për ata që kanë vendosur reklamën në njërën gazetë apo tjetrën.  Thuhet se fotoja vlen sa për njëqind fjalë.
Kjo është edhe e vërtetë, por nëse nuk i lexojmë disa fjalë rreth fotos, ne nuk mund ta kuptojmë domethënien e fotos.  Para disa vitesh,   një program humoristik  në një televizion të Kosovës, trajtoi temën e të lexuarit të librit nga njerëzit. Aktorët luanin në një lagje të Prishtinës, ku gjoja shpërndanin libra falas. Shpërndarësit u habitën në faktin se banorët kërkonin libra sa më të trashë. Në fund u kuptua se qëllimi i marrjes së librit nuk ishte leximi i tij por ndezja e zjarrit.
Edhe pse këtu bëhet fjalë për një humor, prapa këtij humori është një realitet i njëjtë që për fat të keq është pjesë e  të gjithë shoqërisë tonë. Një dijetar thotë se e kam shumë herë më të lehtë të fitoj një debat kundrejt shumë njerëzve të ditur, dhe ta humb shumë herë më lehtë kundrejt një njeriu të paditur. Në këtë rast dijetari ka pas të drejtë, sepse njerëzit e ditur bazohen në njohuritë e tyre,duke i argumentuar. Ndërsa një i paditur  flet në anë të hamendësimeve.
Këtë për fat të keq e hasim shpesh në mesit tonë, jo vetëm të qytetarët e thjeshtë por dhe te politikanët. Këta të fundit shpesh e kthejnë një debat  krejtësisht të pakuptueshëm. Arsye e parë është mungesa e fakteve kundrejt palës tjetër apo drejtuesit të debatit.
Ndërsa arsye e dytë është mungesa e aftësisë të shtrimit dhe interpretimit të argumenteve. Një gjë e tillë vjen dhe si rrjedhojë e të mos lexuarit. Jo të gjithë politikanët tanë janë në politikë në saj të aftësisë së tyre si politikanë apo intelektualë, pa frikë mund të theksojmë se ka nga ata që nuk e mbajnë mend kur dhe kë libër kanë lexuar të fundit.
Leximi i një libri mund të na qetësoj dhe çlodhi, gjithashtu ndikon dhe në uljen depresionit dhe në zbutjen e nervozizmit. Ngaqë ne si popull nuk lexojmë, është dhe kjo arsyeja që ne shqiptarët jemi një popull gjak nxehtë dhe agresiv.
Ky realitet është shumë herë më i rëndë te shqiptarët e Britanisë së Madhe, të cilët pothuajse nuk e dinë çfarë do të thotë libër. Këtë nuk e sheh vetëm te qytetarët e thjeshtë, por dhe tek ata që sot hiqen si intelektualë dhe si elita e shoqërisë tonë këtu.
Libraritë në Londër janë të panumërta por është e pamundur që diku të gjesh një libër në shqip. Edhe nëse diku ka libra në shqip ata kanë mbetur në rafte pa u prekur asnjëherë, përjashto këtu nga pastruesit. Kjo gjë dëshpëruese duket qartë, duke parë dhe se si shkruajnë në forume të ndryshme, jo vetëm që shkruajnë sipas dialektit të tyre, por e kanë të pamundur të ndjekin strukturën e shkrimit.
E njëjta gjë shihet dhe në fjalime, jo vetëm se fjalimet janë të shkruara, por pothuajse për çdo herë janë të njëjtat fjalë. E thënë troç e njëjta letër, ku u është fshirë data duke vënë datën aktuale.
Duke shpresuar që brezi i ri nuk do të ndjek të vjetrin, dhe duke iu bërë thirrje atyre prindërve që nuk kanë lexuar ndo një libër, edhe në mos e bëfshin në të ardhmen, të paktën të mos i ndalojnë fëmijët që të lexojnë, që brezi i ardhshëm të mos mbetet në qorrsokakun ku është brezi jonë. Vetëm kështu ne do të ndryshojmë faqen e zezë fytyrës tonë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...