2012-02-10

Anmiku në shtëpi



ERNEST KOLIQI


Të dielave e të marteve nadje Simon Rrukulli s'e linte kurrë pa shkue në meshë. Donte me qenë në rregull me Zotin. Aty në kishë, ndër banga të para, lutej për vete e për punët e veta. Natyra e tij shumë e përshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutë për kënd tjetër, por lutej shpesh ku ndër disave, sidomos kundër anmiqve të besimit të tij. "Faroji, o Zot!". Deri diku qëndronte mbrenda rregullës e zakonit, prandaj duhej, në një pikëpamje, lëvdue. Çudia e përshpirtnisë së Simon Rrukullit niste aty kur ai, në vargun e anmiqve të besimit, fuste të gjithë ata që urrente për arsyena vetjake. As nuk i shkonte mendja se mund të gabonte në gjykim, kaq bindje ushqente në drejtësinë e pastërtinë e shpirtit të vet. Kur, me gjithë hovin e shpirtit të pastër naltonte kah qielli lutjen zharritëse: "Faroji, o Zot!", mendja i shkonte te Tef Ballstani, që s'i linte kurrkah shteg tash do kohë në tregti, te kushrini i vet që i qiste fjalë për disa tokë të pandame, te një varg i gjatë njerëzish që, në një mënyrë a në një tjetër, ia kishin prishë qejfin.

Veçse çka, ditë-ditë, aty në kishë, të gjithë ata që përmendëm, kalonin në rend të dytë e shigjetat e mënisë së tij fetare ai i drejtonte vetëm kundër Tush Kezenës.

"Faroji, o Zot!"

Lutjen e bante në shumës, pse Tush Kezena para tij përfaqësonte masën e re të sotme. Lypte prej qiellit, tue mendue ate, farimin e tij edhe të gjithë shokëve që i ngjanin.

Si shifet, natyra e Simon Rrukullit, prirej ma fort kah mënia se kah simpatia. Pak sende ai pëlqente e donte në këtë botë, por shumë tjera urrente e mëninte. Kishte maraz fletoret, si shqipe, ashtu të hueja, edhe kurrë s'i prekte me dorë; kishte maraz marrëdhaniet shoqnore e prandaj as vetë nuk shkonte, as familjen s'e çonte kund e jetën e përmblidhte në shtëpi, në dugajë dhe në kishë; kishte maraz e njihte të kota të gjitha ato punë që s'lidheshin drejtazi a zhdrejtazi me dobinë vetjake. Por, në mënyrë të veçantë, urrente të rijt e sotëm... Anima ata që mbaronin ndonjë shkollë jashtë. Gjithçka në ta e tërbonte.

Mëninte atë mënyrë të zhdërvjellët e të sigurtë ecjeje të tyne, fjalët e qarta në çdo rasë, çiltërsinë e sjelljeve, thjeshtësinë ndër marrëdhanie.

-Po shifi... shifi...

Prej dritorjet të dugajës tregonte me gisht kur përshkohej atypari ndonjë sish.

-Pse i japin gjithë atë randësi vedit, xhanëm? Çka kujtojnë se janë?

Kur kalonte Tush Kezena, s'e zinte vendi. U hidhte prej ndejses, shëtiste mbas banakut tue u dridhë në një zemrim të pakuptueshëm. Edhe shegertat u çuditnin për furinë e asaj mënie. Edhe mendonin qenien e ndonjë shkaku të msheftë.

Por, jo: nga asnjë shkak i msheftë s'buronte ajo mëni. Në asnjë punë të tregtarit s'ish përzie kurrë djaloshi. Ai e urrente vetëm pse shumëkush vinte tue ia lëvdue.

Tush Kezena, shkrimtari i ri shkodran, shembër i Hilush Vilzës, kalonte habitshëm, para dugajës së anmikut të panjoftun, humbë ndoshta në ndonjë aso përftimesh që, mandej, veshë me një shqipe të harmonishme dilnin ndër libra të tij. Kurrë s'i shkonte mendja se aty afër, dikush, e shante me të dhanun.

-Shife si ecë njëherë... I duket se vetëm ai asht i meçëm në Shkodër, e kurrkush tjetër...

Simon Rrukulli s'e njifte mirë Tushin. Jo vetëm që librat e tij s'i këndonte (ai s'këndonte asnjë libër), por vonë mori vesht se djaloshi shkruente. Filloi me pasë maraz kur e ndeshi së pari në një vizitë për emën, te një mik i përbashkët. Tregtari i njoftun, krenar për pasuni e punë të ngritun, ndejë në krye të vendit në odën mbushë me gjind, kuvendonte tue shitë dije e marifet, si gjithmonë. E qe, hyni i riu... Zuni vend në një skaj. Dikush e pyeti diçka sa u ul. E sa nisi ai me folë, të gjithë u sollën me e ndëgjue, edhe harruen bisedën e Simon Rrukullit. Edhe ky qe i shtrënguem me ia vu veshin, tue e mshefë pezmin e përmbrendshëm.

Djaloshi thonte sende e fiiste në mënyrë që ai s'kuptonte mirë. Vetëm vinte re se fjalët e tia, të rrjedhshme e të sigurta, e mbushnin me një shqetësim të hollë. Simon Rrukulli, i cili besonte ngultas në zotësinë e truve të veta, shka do që kapërcente kuptimin e tij, e numëronte ja marri për t'u përbuzë, ja mbrapshti kundër feje e kundër Zotit. Kështu që edhe bisedën e asaj dite, mbajtë prej djaloshit e ndjekë me vërejtje prej të tjerëve, mbasi s'mundi ta përfshijë me kuptim të vet, e numëroj të rrezikshme e trushkyese.

-Ah, ai luteran!

Nxitohej me dënue fjalët e djaloshit se ato ia cënonin parimin gjykues themelor që tregtari përdoronte me shoshitë sendet e këtij shekulli. Ndiente qartas se për atë djalë parja e gjaja, zotsia në tregti, nderi i mbështetun mbi ato rregulla jete që ai mbante me fanatizëm, mendimet që frymëzuen e gjithënjë frymëzonin çdo vepër të tij, s'përmbanin atë vlerë që urtia dhe përvoja e tregtarit u jepte. Tush Kezena peshonte e maste veprat e njerëzve me një kandar e me një masë tjetër. Kjo gja e tërbonte Simon Rrukullin. Mos me nderue e admirue atë, me gjithë atë zotësi në rregullim të punëve të veta, mos me pranue me bindje të plotë çdo parim e gjykim të tij, që ishte në hir e në rrugë të Zotit, i dukej mëkat e krim. Kush binte në këtë mëkat, jo vetëm ishte anmik i tij, por edhe i fesë. Prandaj: "Faroji, o Zot!".

Një ditë, pak para mesdite, erdhi në dugajë me ndreqë disa llogari Kel Mashi, burrë bukur i motnuem, mësues shkolle fillore në qytet, njeri i squet dhe i urtë. Mbante në dorë një fletore shqipe. Simon Rrukulli, si kryen punë, pyet pak si në shpoti:

-Çka thonë këto gazeta?

Mësuesi, ndejë në karrige para tryezës së zotit të dugajës, hapi fietoren, ia solli faqet tue i hedhë një sy. Tha:

-S'e kam pa ende. Por kjo s'asht një fletore me lajme.

Merret me letërsi. Paska një artikull të Tush Kezenës.

Tregtari kërceu:

-Çka din me shkrue ai bihude?

-Jo, sa me shkrue, shkruen mirë - përgjegji mësuesi qet-sisht. - Shumëkush s'e merr vesht pse ai ka ndiesi të reja e prandej përdorë edhe trajta të reja shprehjeje. Trutë tona janë mësue me u rrokullue mbi shina të një letërsie të vjetrueme. Ai rreh një rrugë të parrahun ndër ne deri më sot.

Tregtari shprazi fishekun që në të tilla biseda ruente për në fund:

-Paj, unë s'kam nge me u habitë mbas këtyne sendeve, që ju njihni ma mirë. Vetëm tham se për atë djalin ka ardhë koha me zanë mend e me gjetë ndonjë punë, pse kështu asht

në rrezik me ndejë pa bukë me gjithë nanë e motër.

Mësuesi ndëgjoi kumbonët e mesditës dhe u çue tue ia pritë:

-Kurrkush ma tepër s'e meriton një punë. Ndoshta mos të ishte aq i zoti e kishte gjetë. Mundet që tash vuen edhe për bukë. Poetët i ndjek ky fat i zi. Por unë tham, simbas meje,

padrejtësi e madhe më duket mos me qenë i ushqyem prej dheut shqiptar shi njaj që këndon me dashuni të parrëfyeshme bukuritë e atij dheut.

E shkoi.

-Kanë dalë mendsh të gjithë - u idhënue Simon Rrukulli.

- Për me pasë të drejtë me hangër duhet me punue. E ajo që ban ai... teveqel, s'asht një punë.

U ngjit nalt në shtëpi, që e kish sipër dugajës. Sofrën e gjet të shtrueme. Dita, e bija e tij njëzetvjeçare, priste të anë me u ulë në tryezë. Pështetej në kanape me një libër në dorë. Sa hyni i ati, la librin dhe i qiti të atit gotën e zakonshme të rakisë. Simon Rrukulli, me raki në të djathtën, shtrini kot të majtën kah libri mbi kredencë. U përdrodh si ta kish hangër gjarpni.

Vikati:

-Si? Edhe këtu në shtëpi time?

-Çka ke, more njeri? - pyeti Ganxhja, e shoqja, tue hy në odë të bukës.

Ai, ndezë në fytyrë, me një furi të tërbueme, shqeu katër copash librin edhe e flakëroi në tavanr

-Çka qe? - pyeti rishtas grueja, tue u afrue trembshëm kah burri.

Ky, as me folë s'mundte prej zemrimit. I qiste shkumbë goja. Shëtiste nëpër odë si i çmendun.

-Po a s'e shef se na ka mblue marrja e turpi? Edhe në shtëpi time këso punësh! Ia mbrrijtme edhe kësaj dite! E ka hangër dreqi vajzën; a s'e shef-a? a i ke sytë në ballë? Por këtu, sa të jem gjallë, sundoj vetë. A morët vesht? Sundoj vetë.

Dhe tue u drejtue kërcnueshëm kah vajza:

-E ti, në' daç me u shnjerëzue... E ama ndërhyni:

-Çka ke me vajzë: a ban me e dijtë?

-Deli zot, po; banu edhe ti me te...

-Çka ka? - u soll e ama e pyeti të bijën. - Çka e ka kapë? Kjo që kish ndejë tue e shikue të atin deri atëherë me çudinë ma të madhe, u shkund e bani me za të tanë pezëm:

-Për punë të librit, veç...

-Por çka asht ai dreq librit, mos më ban me e true? –Një libër shqip...

Dhe i ati prap filloi me za shpotie të idhët:

-Po, po; shqip... Sot librin e nesër ate... Shqip, po. S'asht për t'u çuditë kur ta gjejë një ditë edhe ate këtu... Asht nisë kështu: sot libri, nesër ai...

-Pashë fenë që kemi, për ke flet? - pyeste gjithnjë e ama të bijën.

Dita, për të parën herë në jetë të vet, u idhënue aty para prindëve. Ato dyshime, ato të fyeme të zhdrejta që ia lëshonte i ati, e neveritën. Padrejtësia e qartë i dha guxim me folë ashtu si nuk kishte folë kurrë.

-Don me ditë për ke flet? Për Tush Kezenën flet. Më ka gjetë me një libër të tij e mendon kush e di se çka. Por a doni me dijtë një gja? Dal e iku e ju la, po më fojët prap

ashtu. Pse këndoj librat e tij, nuk më duket se jam ulë aq

poshtë sa...

Ia këputi vaji fjalën. Doli prej odës tue lanë të dy prindët me gojë hapët. Ishte e para herë që vajza fliste me aq hov në sy të atit.

-A shef? Njëkëtë vajzë të vetme kemi, edhe kësaj don me ia shti dergjën - i bërtiti e shoqja të shoqit e shkoi me pajtue të bijën.

Simon Rrukulli mbet vetëm para sofrës së shtrueme. U lëshue në kanapë, i lodhun në trup e në shpirt. Shkaku i atij..., tashti turbullime edhe në familje. Ai lutera... Çoi sytë përpjetë e, me të tanë hovin e shpirtit të përshpirtshëm, u lut me mend:

- Faroje, o Zot!

Këso here lutja i doli në njëjës...


Fli i qetë Gurakuq!



Per pak dite, është përvjetori i vrasjës së atdhetarit ,diplomatit,poetit tonë të dashur Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet tona eshte hedhur balte, teksa i prishen bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq, nen peshen e madhe te historise se saj. Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut, si feminist etj., por ajo qe mbetet nga figura e njohur shqiptare, e shtrire ne mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e tij.

Ate dite, shkodranet duhet te ishin zgjuar heret. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, teksa pritej qe ate dite do te vinte Luigj Gurakuqi. Ne vitin 1908, 29 vjecari, e kishte namin shume me te madh se motet, qe mbante mbi shpine. Kjo ishte arsyeja, qe ndersa i afrohej qytetit, kishin dale per ta pritur shume bashkeqytetare te tij, kryesisht te rinj, per te cilet ishte nje shembull i kohes. Ishte idhulli i tyre i ri dhe ne vend vleresohej masivisht sepse kishte qene i denuar me burgim te perjetshem per veprimtarine e tij kombetare. Dhe, askujt, nuk iu duk e tepruar, kur ne momentin, qe ai erdhi ne Shkoder, ne shenje nderimi te thelle, ne Parruce, shkodranet shmprehen kuajt dhe e terhoqen te gjithe bashke... deri ne qender te qytetit. Per te, kjo duhej te ishte teper e papritur. Madje, kete, nuk e kishte hasur dhe ne librat dhe ne kujtimet, qe i kishte dhene mesuesi i tij i shquar de Rada ne Shen Miter Korone. Nje gje te tille, i dukej pak e tepruar, studentit te Napolit...

***

Per burrin simpatik, duket se historia eshte treguar pergjithesisht e dashur. Kjo na duket ne fotot, qe na kane mbetur nga ajo kohe, ku imazhi i tij tregon qarte nje burre te vendosur ne qellimin e tij. Dhe, ai, nuk diti qe te zhgenjente pergjithesisht masen e gjere te popullit. Me perkushtimin dhe me fjalen e tij, ai duket se beri dhe vleresimin me te madh, pritjes se ketyre njerezve. Po ate vit, kur pritej ne kete menyre, ai do te shkonte ne Kongresin e Manastirit. Ndersa, nje vit me vone, ate e shohim ne Elbasan, si drejtorin e Shkolles se pare Normale. E pare me kujdes, nje CV te atille, dukej se Gurakuqi, po ta drejtonte me "kujdes", do t'i qetesonte shpirtin e lodhur dhe rrugetimet e gjata andej-kendej. Por, nuk ndodhi keshtu. Duket se personalitete si ai nuk mund t'i shmangen fatit te tyre historik. Dhe, drejtorit te shkolles se pare te mesme ne Shqiperi, qe i mbahej pak goja, kur i duhej te fliste per problemet e dites, kthehej ne oratorin e lindur per urine e tribunave popullore. Dukej se fati ishte percaktuar qarte per te: Ai duhej t'i sherbente nje rilindje te re te kombit. Dhe, kete e beri pavaresisht mosmirenjohjes qe do i falnin vitet e mevonshme...

SHTEPIA E TIJ

Duhet thene se Luigji nuk e ka gezuar shume shtepine e tij. Ashtu si sot shqiptaret nuk mund ta gezojne me. E kaluar ne disa duar, ajo u rrenua, duke e lene Shkodren, pa njeren nga trashegimite e saj me te mrekullueshme ndertimore. Kush e njeh Shkodren, e njeh mire shtepine e tij, tek rrugica e njohur e Gurakuqeve. Eshte kaq klasike shkodrane, sa lehtesisht, cdokush, mund te ngreje ne imazhin e tij, rrugetimin e perditshem te Luigjit per ne shtepi. Vite me vone, te gjithe shqiptaret, do ta njohin shtepine e tij, nga nje film i hershem melodramatik, "Çifti i lumtur". Gjithsesi, me nje vendim te posacem te shtetit komunist, shtepia e tij ishte kthyer ne shtepi muze ne vitin 1964. Nje hap pozitiv ky, po te mendosh se me 1957, eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi nga Bari. Nga kjo shtepi, shqiptaret, do te rikujtonin historine e tij, ndersa shkodranet ne Lagjen Gjuhadol, jo shume larg Katedrales se madhe te qytetit, nje nga krenarite e tyre kombetare. Shtepine, qe mendohej se i perkiste fund shekullit te XVIII dhe fillimit te shekullit te XIX, Gurakuqet, e kishin trasheguar nga paraardhesit e tyre. Ajo kishte karakteristikat me te mira te nje shtepie qytetare shkodrane dhe shtrihej ne rrugicen, qe mbante emrin e Gurakuqeve. Kishte oborr dhe avlli, ndersa dera e madhe e shtepise mund te admirohet ende. Teksa ngjiteshe tek shkallet, ishte nje çardak i hapur dhe parmake prej druri. Ne kete shtepi u ruajten per shume kohe, te gjithe ato, qe na mbeten prej tij: Leterkembime, objekte, madje dhe kostumi i te ndjerit, kur u vra ne Bari. Sot, ajo i perket kujtimit te se shkuares, sepse nje mosmarreveshje e madhe ndermjet pronareve te saj te rinj dhe Institutit te Monumenteve e ktheu ne germadhe. Ca me shume ende, me vitin 1993 ne Shkoder atij ia thyen dhe monumentin, duke kujtuar dhe njehere ekzistencen e fuqive te erreta, ne kete qytet, qe po i vuan si askush vend tjeter, vitet e "tranzicionit". Ky ishte nderimi i ri i bashkeqytetareve ndaj tij....

LUIGJI-POLITIKAN

"Duke bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, - do te bajme te mundun zhvillimin arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje populli i yne". Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone, Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes; ishte drejtori i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me 1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet 1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli: Ai "qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem", aq sa ne Gegeni, "s'ka patur nje tjeter udheheqes, i cili...bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege"..." Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s'ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi".

Kaq e rendesishme eshte figura e tij, sa ai eshte perdorur njesoj edhe nga komunistet per te treguar permasat e nje patrioti te kohes. Po aq sa pas viteve '90, forcat demokratike e treguan per forcen e tij dhe endrren e tij per Shqiperine.. .

ATA QE MUNDOHEN T'JA ULIN VLEREN

Elementi i vrasjes se tij eshte elementi i vetem, ku kapen per te ulur figuren e Gurakuqit. Keto te vine ndermend, kur per Luigj Gurakuqin tashme fliten dhe shkruhen shume gjera: Ka marre parate e shqiptareve; u vra per nje femer, apo thjesht u vra per probleme familjare. Keto jane disa prej akuzave qe i behen sot dhe nje justifikim eshte se u vra nga djali i tezes se tij. Ndoshta studiuesit skrupuloze, mund t'i shkojne deri ne fund, ketyre sensacioneve. Por, diten e 2 marsit 1925, kur ai do te jepte shpirt, i qelluar nga kushuriri i tij i pare Baltjon Stambolla, nuk mund t'i parashikonte keto. Ashtu, si edhe ate dite, nuk e kishte parashikuar, qe te vishej me rrobat e vjetra. Per te ishte nje dite, si te gjithe ditet e tjera, ku ai vuante karizmen e tij jo te zakonshme, te viteve '20. Gjithsesi, duke i mbetur argumentit, ne kohen tone, ne shtypin e perditshem, eshte permendur nje leter qe Kryeziu i ka bere nje mikut (?) te tij ne Beograd me 1925, ku thuhet se: "Tash, qe i vrava Currin e Gurakuqin, nuk di çfar te bej, ta vras Zogun dhe pastaj t'ja ndaj motren, apo t'ja ndaj motren dhe pastaj ta vras Zogun", sipas nje materiali qe i referohet Arkivit te Shtetit ne Beograd dhe botuar ne gazetat e sotme. Mbase, kjo ishte arsyeja, po sipas medias tone, "qe kunder Stambolles ne Itali, nena dhe vellai i Gurakuqit (Angjelini) deklaruan se: Zogu nuk kishte fare gisht ne ate vrasje". Paradoksalisht, e jema e Luigjit, ne shtratin e vdekjes, kishte foton e te birit tek koka.

***

Te gjitha keto, Luigji, nuk mund t'i kujtonte ate dite te vitit 1908, kur zbriti i nderuar nga bashkeqytetaret e tij dhe i terhequr me "kuroren e nderit". Ca me shume, edhe ate dite, kur teksa kthehej nga "Cavour", do te ndjente gjakun qe t'i rridhte nga kemisha e arrnuar, i qelluar pabesisht nga djali i tezes se tij. Tashme, nuk i duheshin me edhe 360 liretat e fundit qe kishte ne xhep, per te ngrene sillen e zakonshme buke me caj, sepse qe ketej e tutje do te ushqehej ne Perjetesi.

BOTIMET E TIJ

Botoi ne Bukuresht me 1905 librin "Abetar i vogel shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me shenime n'dy dialektet".

Botoi ne Napoli "Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip" i fjaleve te reja.

Botoi ne Napoli me 1906 "Vargezimi n'Gjuhen Shqipe".

Ai ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat "Albania", "Kalendari-kombetar", "Drita", "Liria e Shqiperise", "La nazione Albanese" etj.


Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.
Veç nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!


Ben Andoni



Retrospektive, Tre vjet pas vrasjes se Gurakuqit.
(Shkruar nga Kostandin Boshnjaku ne gazeten "Liria Kombetare", me 1 mars 1928)

Kur ky artikull do dale ne Lirin Kombetare do jene mbushur tre vjet q'eshte vrare Luigj Gurakuqi. Dhe une kam deshiruar te shkruaj disa vija per Gurakuqin, po me qene se nuk e kam bere kete ngjer sot, po e bej tani.

Pervec gjyqit te Musolinit, te gjith e dime se Gurakuqin e vrau regjimi feodal i Shqiperise, dhe Baltion Stambolla, ne kete ngjarie, nuk lojti perveç nje rol miserable te dores se dyte dhe nuk meriton te behet me fjale as per te as per shoket e tij ndihmes, qe ka patur, sic nuk behet pergjithesisht fjale mbi xhelatin, qe ve ne zbatim urdherin qe merr. Sa behet fjale per jevgun qe vari Don Gazulin fjala bie, aq meriton te behet fjale dhe per Stambollen. Gurakuqin pra e vrau ay regjim, qe kryesohet sot prej Ahmed Zogut, si vrau dhe shume te tjere burra qe dilnin prej popullit dhe qe kane mbrojtur te drejtat e popullit, domethene te vegjelise.

Po Gurakuqi u-vra n'Itali, ne nje vend "te qyteteruar", ne nje vend ku ka gjyqe dhe gjykates te mire etj...dhe ne nje vend te cilin Gurakuqi e ka dashur me teper se kushdo tjater prej Shqiptareve. Dhe, per kete shkakun e fundit, shume e quanin Gurakuqin italofil. Po ne kete ka patur nje mosmarreveshie: Gurakuqi donte Italin e artit dhe te vjetersise, popullin italian sic thosh dhe vete, po jo qeverin e reakcionit me te madh qe mbreteron sot n'Itali, qeverin e mercenerve te kapitalisteve. E dinte se sa te rezikshim jane keta te fundit per jeten e popullit shqiptar, i cili me zi po fillonte te ecente ne jeten e tij ekonomike, dal nga dale si fillon t'ecij cilimiu; prandaj sa ish gjalle, Gurakuqi as u-beri as u-perpoq te bente kapitalisteve italiane sherbimin me te vogel ne roberimin e Shqiperise. Perkundrazi, gjithemone i ka luftuar nderhyrjet ekonomike te huaja qe nuk pajtoheshin me interesat politike dhe ekonomike te vendit.

Po qeverise imperialiste te Musolinit nuk i duhej nje "italofil" i tille, si nuk i duhej as i duhet nje qeveri nacionaliste shqiptare. Pasi qeveria e Mussolinit, bashke me qeverit e tjera reakcionare, i ndoqi nacionalistet shqiptare nga Shqiperia, u-mundua dhe po mundohet ngjer sot qe, me anen e tyre, duke i spekulluar, te fitoje ato qe duante te fitonte prej kohe ne Shqiperi: dhe ne kete filloi nga Gurakuqi i vdekur. Vrasia e Gurakuqit i erdhi per hesab Mussolinit. Filloi t'a shtrengoje Ahmedin se gjyqi do t'a nxirte ne shesh fajtor, po te mos pranonte sa me shpejt konvencionet e fameshme te bankes dhe te huas. Dhe, nuk eshte me sot sekret per njeri qe, ne pjesen e madhe te tyre, keto konvencione i detyrohen ketij spekullimi. Qe te mos dale ne shesh rrenja e katillekut, te dy tiranet, mbeten d'akord te rrjepen popullin shqiptar. Dhe, keshtu sot, ky paguan per vit 350'000 napolona per hua, qe s'ka marre dhe ka dhe nje banke "kombetare", e cila punon qe t'a lere pa breke. Gjyqi i Mussolinit, pas ketyre kombinacioneve, e nxorri vrasesin patriot dhe Gurakuqin tradhetor, qe te kupetoje cdo budalla qe gjyqi i "pa-aneshme" eshte nje mjet ne duar te kapitalisteve, sic jane dhe topat e mitralozat...Paturpesin e gjyqit dhe chantage-in e Mussolinit e kupetuane ahere, dhe po e kupetojne dhe sot, te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.

* * *

Banka dhe huaja, qe pjesen me te madhe te themeleve te tyre e ka vene mbi gjakun e Gurakuqit, kane qene hallkat e para dhe me te fortat e atij zinxhirit q'eshte shtuar dhe dita me dite po e shtrengon me teper popullin shqiptar. Pakti i Tiranes No.1, pakti i Tiranes No.2 nuk jane pervec se hallka, qe jane lidhur me ato hallkat e para dhe copa t' atij zinxhiri, qe po lidh popullin nga kemb'e nga duar. Kejo esht'e verteta dhe cdo interpretim tjater, ne rastin me te mire nuk eshte pervec sofisme.

* * *

Me vjen ner mend se c'pershtypie te keqe u beri vendimi i gjyqit te Tranit shokeve te mergimit dhe sidomos disave, qe kane qene shoke me te ngushte te Gurakuqit. U erdhi i papritur. Nuk lane fjale pa thene, dhe me te drejt, kundra tiranit te Romes, i cili na e beri Stambollen patriot dhe Gurakuqin tradhetor. Po sa shpejt ndryshuakan kohet! Po prej atyre me te rrepteve, ahere kundra Mussolinit, sot po ketij tiranit me te madh te popullit shqiptar i behen eloge!! Ku te jeshe, mor Gurakuq, dhe te shifnje...Ne tre vjet se sa ndryshime! Dhe nuk ka ndryshuar as Musolini as miku i tij Ahmed Zogu. Po ti flij i qete! Ka shume, shume njeres te tjere, qe e dine mire se sa spekullime jane bere me gjakun t'end dhe do punojne per t'i thyer ata zinxhire q'i kane vene popullit shqiptar tiranet, me ate force qe do punoje dhe ti ne kete rast, sikur te jeshe i gjalle. Jane te forte zinxhiret, po dhe populli shqiptar i ka pa fund burimet e luftetareve dhe do t'i thyeje. Flij i qete, Gurakuq!

Plumbat e dores mizore te Baltjon Stambolles shtrine perdhe ate qe Fan Noli e perjetesoi ne elegjine e tij "Syrgjyn vdekur".



Pushoi se rrahuri perjete zemra e "Viganit liberator", qe shkriu gjithe jeten per Atdheun e popullin e vet, e atij qe nuk heshti kurre, me fjale, me vepra, me pende, shkrime e fjalime te zjarrta ne parlamentin e pare shqiptar gjate viteve 1921-1924, per te kundershtuar me guxim te pashoq vendosjen e nje regjimi te eger, qe pas vrasjes se tij u lidh aq ngushte me rregjimin fashist te Musolinit.

"Larot ta permbysne dalin" vajtonte per te Fan Noli, ai qe kur e akuzuan se ishte vegel e Gurakuqit shkruante: Zoti Faik Konica esht i mendjes qe kam qene vegla e Gurakuqit. Nuk e besonj. Po edhe sikur te jet' e vertete e kam e do t'a kem per nder. Ishte mjaft i math sa te kishte vegla si mua. (Leter e Fan Nolit derguar nga Vjena me 26 gusht 1925, drejtorit te gazetes "Dielli" ne Boston, me shenimin:"Me lutje qe te botohet". Kurse Hasan Prishtina mbi varrin e Luigj Gurakuqit thonte: "Eh! Lamtumire, o mik i madh, o ndera e kombit tone! Te jesh i qete se shpagen tate do ta marrim dhe lulezimin e perparimin e Shqiperise do ta realizojme!"

Ky ishte Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, qe kur e pyesnin se nuk martohej, pergjigjej prere: "Jam martuar me Shqiperine". Perse e thonte kete? Sepse e dinte qe nje dite do te binte i vdekur nga plumbat e krereve feudale, kundershtareve mizore te rendit demokratik, te cilet donin ta shtypnin me dhunen e terrorin e tyre, popullin e shumevuajtur, qe kerkonte nje rreze drite e Luigj Gurakuqi nuk donte qe ta linte pas tij nje grua te ve e femije jetime.

Nena Laze, e ema , u dogj gjithe jeten per ta pasur prane saj djalin e dyte, kanakrin e familjes, krenarine e Shkodres e te Shqiperise, por vdiq, kur ai ndodhej larg, duke u perpjekur per te ardhmen e vendit te tij dhe ne shtratin e vdekjes i kishin vene prane fotografine e te birit.

Por mos valle Baltjon Stambolla, djali i tezes se Luigjit, e vrau ate per konflikte familjare financiare, sic e kemi pare te shkruhet me paturpesine me te madhe ne nje gazete te perditshme te diteve tona (me 30 prill 2000)? E kush ishte Baltjon Stambolla, perpara figures madheshtore te Luigj Gurakuqit? NJe liliput, nje vagabond, nje njeri i hurit dhe i litarit, qe iu shit kundershtareve politike te ketij martiri, duke u bere vegel e tyre nepermjet konsullit shqiptar te asaj kohe ne Bari (Viti 1925), Qatim Saraci, pjestar i familjeve te parise antidemokratike te Shkodres, duke zbatuar porosine e nje mbledhje te kesaj parije ne shtepine e Rrok Geres (Referuar librit "Luigj Gurakuqi"-Vepra te zgjedhura-pergatitur nga Mark Gurakuqi, botim i vitit 1961). Dhe, ky Rrok Gera, pas vrasjes se Gurakuqit merr shperblimin nga padroni i tij, duke u emeruar Minister i Financave. (Perseri reference ne kete liber).

Cili ishte ky padron? Dihet boterisht: ai qe nga minister i brendshem u be kryeminister, president e me vone, me asamblera te sajuara, sovran august e "Mbret i Shqiptareve".

Kthimin e tij ne dhjetor 1924 me ndihmen e ushtrise jugosllave te Krajl Pjetrit te Beogradit dhe mercenareve te gjeneralit rus Vrangel e quajten me mburrje "Triumfi i Legalitetit"! Cili Legalitet? Per cilen monarki flitet? Per ate qe u krijua duke vrare e zhdukur kundershtaret politike, duke filluar me Avni Rustemin, per te mbaruar me Hasan Prishtinen, pasi kishin lare me gjak Luigj Gurakuqin e Bajrram Currin? Ate monarki qe pa u ngritur mire ne kembe ia shiti Shqiperine, Italise fashiste? (Lexoni per kete monarki librin e Bernd J. Fischer-it "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi botuar nga Cabej); me parathenie te autorit per botimin shqip nga Santa Barbara, Kaliforni, mars 1996. Ky eshte nje liber autentik dhe i mbeshtetur ne dokumenta autentike dhe jo sipas hamendjeve, fantazirave te semura e perralave arabe te "Njemije e nje neteve".

I shkrova keto rradhe, sepse pas disa diteve, me 2 mars eshte pervjetori i 79-te i vrasjes se Luigj Gurakuqit, duke dale nga restoranti "Cavour" ne qytetin e Barit.I gjeten ne xhep 360 lireta dhe kishte veshur nje kemishe te grisur e mbathur corape te arrnuara. Rrobat e tij i terhoqen nga spitali bashkeluftetari e bashkeqytetari i tij, Gjon Kamsi, qe i ruajti rrobat e te vrarit deri nje nate para se te hapej shtepia muze e Luigj Gurakuqit, ne rrugen qe mban emrin e tij (ish "Rruga e Gurakuqeve"). Kjo shtepi per turp te hisorise se vendit tone po shndrrohet ne nje germadhe...

Dhe u gjend dikush, qe te kete paturpsine qe te shkruaj (i frymezuar nga forca me qellime te erreta) duke hedhur balte mbi kete figure te paster qelibar, se Luigj Gurakuqi, kur u largua per ne Bari, pas renies se qeverise se Nolit, duke qene Minister i Financave, grabiti thesarin e shtetit prej 300 milion frangash ar!!! Si duket keto para i nevojiteshin per te ngrere darken me buke e çaj ate nate qe u vra dhe per te blere nje kemishe te grisur dhe corape te arrnuara.

Nga Luigj Gurakuqi

Grekërit: Tekstet e historisë në shkollat shqiptare helmojnë marrëdhëniet dypalëshe



Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, bëri të ditur dje gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre ç’ka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe. Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe”. Shekulli 30/10/2004

Historianët Shqiptarë: kemi shkruar vetëm të vërtetën

Gazmend Shpuza - Nëse në të kaluarën, historia mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se ajo duhet ndryshuar. Unë mendoj se i takon së ardhmes, marrëdhënieve që do të ndjekin tani dy vendet, që të ndreqin armiqësitë e së shkuarës. Por historia është histori, ajo nuk ndryshohet. Historia është një shkencë dhe e tillë duhet trajtuar. Nëse do të rishikohen librat, është e domosdoshme që më parë të zhvillohen debate të hapura shkencore me specialistë dhe historianë.

Myzafer Korkuti - Unë mendoj se deklaratat për të rishikuar historinë “e cila me mënyrën se si është shkruar helmon marrëdhëniet mes dy palëve” , janë diçka e vjetëruar dhe kanë një kuptim të ngushtë politik. Unë nuk i njoh tekstet shkollore të Greqisë, por di që në këtë shtet botohen herë pas here studime krejtësisht ekstremiste. Njëri prej këtyre librave i titulluar “Epirus” u botua në vitin 2000 dhe aty hidheshin ide të pafalshme si ajo e Greqisë që shtrihej deri në lumin Shkumbin në Shqipëri.

Fatmira Rama - Me sa di unë dhe nga sa kam parë me sytë e mi, tekstet shqiptare të historisë janë nga më të barazpeshuarit në literaturën shkollore të Ballkanit, përfshi këtu edhe atë të Greqisë. Përkundrazi. Një student i imi që tani mëson në Greqi më tregonte një ditë se në tekstet e historisë studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë shumë vise që janë zyrtarisht të Shqipëri. E pra, kjo vazhdon e u mësohet të vegjëlve grekë sot e kësaj dite dhe nëpër tekstet e tyre përmendet shpesh termi “Vorioepir”. E kemi shkruar historinë të saktë, bazuar në fakte të vërteta, pa u ndikuar fare nga nacionalizmi. Nëse historia e kaluar mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo s’do të thotë se ajo duhet ndryshuar. I takon së ardhmes të korrigjojë gabimet e së kaluarës. Këto janë mendimet e disa prej atyre që kanë shkruar tekstet shkollore të historisë në Shqipëri.

PROTOKOLLI I TRADHËTISË

Kohë më parë Fatmira Rama, Gazmend Shpuza, Myzafer Korkuti thanë se nuk kishte asnjë fakt për t’u ndryshuar në librat e historisë që kanë kaluar nëpër duart e tyre. Të pyetur për protokollin e nënshkruar mes dy shteteve prillin e kaluar, ata thanë se nuk dinin asgjë për të. Vetëm zonja Rama pohoi se kishte dëgjuar diçka tek-tuk, por nuk bëhej fjalë për informacion të plotë. Aq më pak dinin historianët për grupin e specialistëve që duhet të ngrihet. Qeveria ka firmosur në 3 prill 2003 një protokoll i cili ligjëron ngritjen e grupeve të specialistëve grekë që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, letërsisë, etj. Një vit e gjysmë më parë, shteti shqiptar dhe ai grek kanë nënshkruar një protokoll PËR TË CILIN DERI TANI NUK ËSHTË DITUR GJË. Nënshkrimi i protokollit është pohuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Gazeta Shekulli boton sot të plotë përgjigjen që kjo e fundit dha dje, për problemin në fjalë.

“Në zbatim të pikës 2 të protokollit nënshkruar në Athinë më 3 prill 2003 mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë mbi programin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve për vitet 2003-2005, është rënë dakord për ngritjen e një komiteti të përbashkët ekspertësh për të studiuar mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit vend në tekstet shkollore në vendet respektive. Palët kanë rënë dakord në këtë protokoll që përmbajtja e teksteve në fjalë të studiohet në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO. Edhe në kontaktet e fundit me palën greke Ministria shqiptare e Arsimit (MASH) ka shprehur gatishmërinë e saj që ekipet e ekspertëve të takohen në një kohë të përshtatshme për palët. MASH është në pritje që pala greke të përcaktojë ekspertët e saj. Do të ishte vetëm gjykimi shkencor e profesional i tyre që do të verifikonte vërteësinë e teksteve shkollore të përdorura në të dy vendet dhe që do të krijonte kushtet për përsosjen e standardeve të kërkuara si dhe që nuk do të linte hapësira për paragjykime”.

2012-02-09

Refleksion mbi “Historia e shqiptarëve: nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës” të Serge Métais-ë


Nga Florim Canolli

“Vlera më e madhe e kësaj vepre është kritika e argumentuar e sjelljes së vendeve evropiane ndaj shqiptarëve dhe hedhja poshtë e miteve dhe pohimeve joshkencore serbe për Kosovën”
Vepra e Serge Métais-ë “Histori e shqiptarëve” me nëntitull “Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës” (Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo, Fayard, 2006) është vepër që subjekt ka historinë e shqiptarëve e kryesisht në pjesën më të madhe historinë politike. Nëntitulli është mjaft signifikativ dhe shpreh më mirë përmbajtjen sesa vet titulli. Këtu kryesisht shtjellohet historia e shqiptarëve duke i marrë parasysh aspektet që lidhen më fort me politikën, të cilat në ndonjë mënyrë a tjetër janë në marrëdhënie shkak-pasojë me të. Vepra është më tepër një hyrje për historinë e shqiptarëve e destinuar për evropianët sesa një histori e kompletuar. Më i rëndësishëm është aspekti tjetër i saj: ajo është një kritikë e drejtuar ndaj politikave të ndjekura nga vendet evropiane gjatë dy shekujve të fundit.
Këtë vepër të ndarë në dy pjesë e karakterizon natyra jokoherente e shkrimit dhe e vijimësisë, e posaçërisht pjesën e parë të saj, sepse ka kalime të herëpashershme nga njëra temë tek tjetra. Vepra nuk është e gjerë në përmbajtje dhe e thelluar kështu që nuk ka ndonjë ide apo tezë origjinale. Ajo çka është më e veçantë këtu është trajtimi i çështjes shqiptare dhe posaçërisht i Kosovës kur bëhet fjalë për çështjet e hapura nga e kaluara që akoma i ndikojnë konfliktet aktuale politike. Ka tendenca që tu jipet kahja argumenteve në drejtim të njëfarë kritike të qëndrimeve perëndimore shpeshherë favorizuese ndaj pretendimeve por edhe miteve serbe që legjitimuan për shumë kohë politikat e spastrimit etnik, luftërave dhe gjenocidit. Autori shpesh del jashtë kontekstit dhe temës qendrore duke u ndalur nganjëherë tek disa ngjarje tjera që ndonëse ia vlen të merren parasysh si referime nuk është e domosdoshme të jipen shpjegime më të gjera. Këto përfshijnë pjesë të historisë së popujve tjerë të Evropës Juglindore dhe ngjarje të ndryshme që nuk kanë relevancë të qartë me historinë e shqiptarëve. Poashtu shpjegimet e detajuara për gjuhët dhe popujt indoevropianë, për shtegtimet e tyre, pastaj për perandoritë serbe e bullgare dhe për zhvillime të tjera ndoshta nuk hyjnë aq shumë në punë sa që të përmenden në këtë nivel.
Métais kryesisht fokusohet në disa nga momentet më vendimtare në historinë e shqiptarëve, momente këto që kanë lënë gjurmët më të dukshme në të. Këto përfshijnë kohën antike – vazhdimësinë ilire, mesjetën me pushtimet serbe, bullgare, bizantine e kështu me radhë, pastaj kohën e Skënderbeut, zgjimin e vetëdijes kombëtare shqiptare në fund të shekullit të XIX dhe rrethanat që çuan në çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe siç pritet së shpejti edhe pavarësimin e saj. Kosova në krahasim me viset tjera zë vend qendror në këtë vepër sidomos në pjesën e dytë të librit. Madje nëse i heqim fragmentet me më pak relevancë për Kosovën nga historia e shqiptarëve, atëherë kjo vepër do të kishte qenë jo histori e shqiptarëve po thjeshtë histori e Kosovës.
Refleksion mbi “Historia e shqiptarëve: nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës” të Serge Métais-ë

Sipas autorit, rrethanat në të cilat ndodhen sot shqiptarët ushqejnë një dozë nacionalizmi. Një nacionalizëm që për të është i kuptueshëm duke e analizuar kontekstin e shfaqjes dhe të zhvillimit të tij. Ai dallon me të drejtë nacionalizmin perandorak apo ekspansionist dhe në anën tjetër nacionalizmin rezistues. Në këtë të fundit ai e klasifikon nacionalizmin shqiptar dhe ky klasifikim argumentin më të madh, përpos referimit historik, e gjen edhe në faktin që sot rreth gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë shtetit shqiptar. Vepra kryesisht ndjek rrugën e argumentimit në këtë linjë duke u përqëndruar në veprimin politik të shqiptarëve dhe të popujve tjerë ndaj tyre dhe rrethanave në të cilat zhvilloheshin marrëdhëniet ndëmjet tyre. Pra, duket se qëllimi i autorit në këtë vepër ka qenë që të parashtrojë një argumentim kritik të kushteve dhe rrethanave që çuan në konfiguracionin e sotshëm politik të Evropës Juglindore përkatësisht viseve shqiptare në mënyrë që tu jap një vërejtje vendeve perëndimore për opinionet shpesh të painformuara mirë për historinë e këtij rajoni dhe për më tepër për politikat e papërgjegjshme që kanë kushtuar shumë.
Libri pra ka dy ndarje apo pjesë tematike. Siç thamë më lart pjesa e dytë më shumë i kushtohet Kosovës por edhe viseve tjera shqiptare të mbetura jashtë shtetit shqiptar deri në vitin 2006. Pjesa e parë ndërkaq ndalet tek procesi i kombformimit, proces ky që tek shqiptarët i parapriu krijimit të shtetit dhe tek prejardhja e shqiptarëve, pra vazhdimësia nga ilirët antikë e deri tek shqiptarët e sotshëm. Për mesjetën jipet një informacion më i zgjeruar ku flitet për krijimin dhe shpërbërjen e shteteve, mbretërive dhe perandorive në Evropën Juglindore duke dalur edhe jashtë kontekstit të temës qendrore, historisë së shqiptarëve. Ndërkaq periudha e Rilindjes Kombëtare trajtohet në fillim të veprës duke prishur pra rendin kronologjik. Duket se autori qëllimisht e ka nisur veprën me këtë periudhë sepse ajo është momenti i nisjes së kërkimit të identitetit nga shqiptarët dhe si kohë edhe fillimi i periudhës më vendimtare të popullit shqiptar.
Fillimisht Métais e sheh vonesën e zgjimit të vetëdijes kombëtare te shqiptarët si pasojë të përçarjes fetare. Kjo është e qëndrueshme pos tjerash kur bëjmë krahasim me vetëdijen kombëtare të popujve tjerë fqinjë me vetëm një religjion, në radhë të parë me grekët dhe serbët, dhe lidhjes së fuqishme që ata kishin dhe kanë ende me kishat e tyre kombëtare. Meqenëse religjioni nuk mund të ishte faktor bashkues, atëherë u gjet faktori tjetër. Ky faktor ishte gjuha. Gjuha shqipe shihej nga rilindasit shqiptarë si gjuha më e vjetër e gadishullit ballkanik (apo ilirik, siç preferojmë më tepër ta quajmë). Lashtësia e gjuhës dhe si pasojë edhe e popullit u gjet duke e lidhur atë me gjuhët më të vjetra të gadishullit: gjuhën e pellazgëve dhe më vonë të ilirëve. Përpos këtyre filloi të afirmohej periudha e Skënderbeut e cila shihej si koha më e lavdishme e popullit shqiptar. Sidoqoftë, Métais nuk i parashtron shkaqet e fillimit të Rilindjes Kombëtare, duke u ndalur vetëm në rrethanat në të cilat nisi ajo. Kurse për mungesën e deriatëhershme të shkrimit dhe zhvillimit të gjuhës shqipe Métais shkakun e gjen tek sundimi i huaj që impononte përdorimin e gjuhëve të sunduesve në dëm të gjuhës së popullit.
Métais, sikurse tashmë shumica dërrmuese e studiuesve, e sheh prejardhjen e shqipes nga gjuha ilire apo nga dialektet saj jugore që gjeografikisht i përgjigjen territorit të sotëm shqiptar. Këtë ai e argumenton hollësisht duke i konsideruar teoritë dhe faktet që argumentojnë prejardhjen e përbashkët gjuhësore dhe etnike indoevropiane dhe zhvillimin nga kjo e fundit të një vargu gjuhësh në grupe dhe nëngrupe. Edhe te Metais pra bie poshtë ideja se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve derisa këta ishin joindoevropianë dhe kështu teza e prejardhjes ilire të shqiptarëve mbetet më e qëndrueshme. Vazhdimësinë ilire tek shqiptarët, Métais e përkrah duke u bazuar në argumente gjeografike e gjuhësore: shqiptarët banojnë në të njëjtin vend ku kanë banuar edhe ilirët. Ai pastaj parashtron argumentin se një mori emrash njerëzish e fisesh dhe toponimesh ilire shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe. Këtë miratim të prejardhjes ilire ai e bën pa u marrë shumë me tezën e prejardhjes trakase. Ndonëse kjo tezë kurrë nuk është përkrahur nga shumica e studiuesve megjithatë edhe ajo ka argumentet e veta që kryesisht janë gjuhësore e më pak gjeografike. Si shembull kemi përgjasimin e disa fjalëve të shqipes së sotme me fjalë rumune, pasardhës këta të dakasve të romanizuar të afërt me trakasit. Sidoqoftë, ndonëse prejardhja trakase e shqipes nuk është vërtetuar e as nuk ka gjetur përkrahje të madhe është e qartë se ka pasur afërsi të madhe gjuhësore dhe etnike në mes të ilirëve dhe trakasve.
Dihet se gjatë disa shekujve para lindjes së Krishtit, pjesë të tëra të Ilirisë iu nënshtruan një procesi ndikimi të madh kulturor nga grekët e vjetër, të cilat pastaj ranë në sundimin romak. Procesi i helenizimit sigurisht asimiloi pjesë të caktuara të etnisë ilire veçanërisht në jug, në Epir, kurse maqedonasit për të cilët Métais përkrah tezën se ata ishin etni e veçantë, do të asimilohen në tërësi. Sipas tij pushtimi romak e ndaloi procesin e helenizimit, kurse më vonë hovin e romanizimit do ta ndalnin inkursionet e shpeshta të popujve barbarë në Evropën Juglindore. Dyndja e sllavëve është momenti tjetër më vendimtar në historinë e shqiptarëve. Sllavët jo sikur më herët, do të nguliteshin përherë në Traki dhe në Iliri por edhe më poshtë në Maqedoni dhe Greqi. Më në jug, më të paktë në numër dhe të vendosur në enklava, ata do të asimiloheshin.. Ndërsa në Traki, sikurse dhe në Ilirinë veriore ata do t’i asimilonin elementet vendase. Etnia e dikurshme ilire do të tkurret pak a shumë në hapësirën e sotme shqiptare. Viset shqiptare dhe kuptohet edhe Kosova si pjesë e tyre do të bien herë pas here nën sundimin sllav, serb e bullgar por kurrë me vijimësi të vazhdueshme kohore.
Pikërisht interesi kryesor i kësaj vepre bie mbi trajtimin që Métais ia bën historisë mesjetare të Kosovës dhe më pas mitit të nacionalistëve serbë për djepin e civilizimit serb. Argumentet e Métais-ë në kundërshtimin e këtij miti përpos prejardhjes ilire/dardane dhe pranisë si shumicë në vazhdimësi të shqiptarëve, qëndrojnë edhe në faktin se tek serbët miti për Kosovën është krijuar në shekullin e XIX. Kjo kohë ishte koha e lindjes së shumicës së nacionalizmave. Nacionalizmi serb, që në fillim ishte defansiv dhe sipas Métais-ë ‘i drejtë’, doli nga kjo rrugë dhe mori tipare imperialiste që ai e paralelizon me nacionalizmin francez në kohën e revolucionit dhe më pas deri në luftën e Algjerisë. Métais i vlerëson idetë dhe projektet e Vuk Karaxhiqit (intelektual) dhe të Ilija Garashininit (politikan) si më pak agresive ndonëse të ngarkuara me ideologji dhe me mitologji nacionale, përderisa ato fokusoheshin në asimilimin apo integrimin e popujve tjerë e jo sikurse në shekullin e XX në politikat e spastrimit etnik dhe të gjenocidit. Mbase Métais këtu bën gabim se deri diku i shfajëson autorët e këtyre projekteve. Nuk është aq bindëse që nismëtarët e këtyre projekteve ekspansioniste të mos kishin pasur sadopak përfytyrime për realizimin e tyre. Megjithëse, shumë ide, teori dhe teza janë devijuar nga kuptimi origjinal, kurrsesi nuk mund të shfajësohen autorët e tyre nga përgjegjësia historike. Miti që ata themeluan së bashku me projektin për ekspansion territorial patën pasoja të mëdha sepse u bën themel i shumicës së konflikteve në Evropën Juglindore deri në ditët e sotme.
Politikat e dëbimit, spastrimet etnike dhe dhuna e ushtruar në masë të gjerë kryesisht ndaj shqiptarëve nga vende si Serbia dhe Greqia janë paraqitur mjaft qartë nga Métais. Këto do të realizoheshin sidomos gjatë luftërave ballkanike, në prag të Luftës së Parë Botërore dhe pas saj. Në projektimin e këtyre politikave këtu përfshihen edhe pohimet pseudoshkencore të bëra nga Jovan Cvijiqi, të cilat ndikuan opinionin në Evropë kurse më vonë doli edhe elaborati për shpërnguljen e shqiptarëve i Vasa Çubrilloviqit. Mirëpo Métais e ka anashkaluar historinë shqiptare ndërmjet dy Luftërave Botërore. Vepra do të kishte qartësi dhe saktësi më të madhe sikur të shtjellohej kjo periudhë sidomos duke konsideruar kolonizimin, rebelimet e armatosura etj, brenda viseve shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme dhe zhvillimet brenda shtetit shqiptar që janë anashkaluar tërësisht. Edhe periudha komuniste është trajtuar pak. Theksi kryesor bie në periudhën e mëpasme; në rrjedhat politike dhe rrethanat e përgjithshme që çuan në luftërat e viteve 90-të në ish-Jugosllavi e veçanërisht në sjelljen serbe ndaj Kosovës.
Métais vitet 90-të me konfliktet dhe luftërat e përgjakshme që i karakterizuan ato, i sheh edhe si përgjegjësi e mosangazhimit perëndimor që i la duart e lira Serbisë për t’i realizuar qëllimet e veta. Daljen në skenë të UÇK-së ai e sheh si pasojë të lënies në harresë të Kosovës nga ana e vendeve perëndimore që për afro një dekadë e legjitimuan pushtetin e dhunshëm serb pa iu kundërvu atij. Kritika e tij drejtohet ndaj vendeve evropiane e veçanërisht Francës dhe presidentit të saj të atëhershëm François Miterrand. Mungesën e vullnetit nga ana e vendeve perëndimore për të vepruar Métais e konsideron si pasojë e njëfarë moskuptimi nga ana e tyre të kësaj pjese lindore të Evropës. Por kjo rrjedhimisht duke mos i shfajësuar ato sepse rrethanat që i paraprinë këtyre luftërave ishin ndikuar po nga këto vende evropiane në fillim të këtij shekulli kur ishin vendosur kufijtë e shteteve të këtij regjioni. Korrigjimin e këtyre gabimeve Métais e sheh në pavarësimin e Kosovës, realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në shtetet tjera dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Pra, siç vërejtëm më herët kjo vepër e Métais-ë, nuk shquhet për të dhëna të veçanta rreth historisë së shqiptarëve. Vlera më e madhe e kësaj vepre është kritika e argumentuar e sjelljes së vendeve evropiane ndaj shqiptarëve dhe hedhja poshtë e miteve dhe pohimeve joshkencore serbe për Kosovën. Kryesisht ajo do të duhej të kuptohet si një përmbledhje e rrethanave historike kryesore të shqiptarëve dhe rrjedhimisht si një reflektim kritik mbi to duke sqaruar pjesën më të madhe të problemeve politike të shkaktuara nga këto rrethana.

Fatbardha Demi :Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?






VETEM 3% E LENDES SE HISTORISE SE SHQIPTAREVE, USHQEN NDERGJEGJEN KOMBETARE TE BREZIT TE RI

Para disa muajve u shkrua shume ne shtyp per rishikimin e historise.A duhet vazhduar ky debat ? Sa i rendesishem eshte roli i historise ne jeten e nje populli ?
Studiuesi i mjeshterise se Historise, Marc Bloch shprehet : «Te mos kuptuarit e se tashmes, lind ne menyre te pashmangshme nga mosnjohja e se kaluares » (f.52 MB). Historia na tregon gjurmet qe duhet te ndjekim ne jete , arsyeton ne menyre filozofike Marlin Barleti. Pra njohja e Historise, per çdo popull, percakton kushtet me te mira per ruajtjen, zhvillimin dhe ecjen perpara te nje kombi.
Shqiptaret, qe jane pasardhes te Thrako-Ilireve, e me heret akoma te pellazgeve qe shenojne agimin e lindjes se shoqerise njerezore, kane fatin te kene nje nder historite me te gjata dhe me te pasura te botes europiane e me gjere, me ngjarje dhe figura historike.
Sa studiohet dhe me ç’fare cilesie realizohet ky studim i Historise ne shkollat tona te ciklit te ulet dhe te mesem ?
Nga klasa e katert fillore deri ne mature, femijet tane gjate nente viteve , per historine e po pullit te tyre, mesojne me nje mesatare vjetore prej afro 3% te te gjithe lendes se historise. Nje histori e tille e dhene me pikatore ka vetem nje rrjedhoje : çkombetarizimin.
Nga nje veshtrim mbi problemet e verejtura ne tekstet e historise te klases se katert deri ne mature, mund t’i grupojme ne dy kategori : 1- Te karakterit shkencor dhe 2- Te karakterit politik.
Nuk dua te filloj te numeroj pasaktesira te tipit kohor si p.sh. perdorimi i bakrit ne kl 4 shenohet 6000 vjet, ne kl 5 na jepet 5000 vjet dhe ne vitin e 4 gjimnaz 3500 vjet. Apo ne informacione te gabuara si : « per te permbushur deshirat e tyre, njerezit e lashte …filluan te besonin ne magjite per t’i shpetuar te keqijave… » (kl 4). Ndoshta autori ngateron magjistaret e xhunglave me Orakujt e lashtesise, detyra e vetme e te cileve qe te percillnin ne forme peshperimash vendimet e perendive duke parashikuar se ç’do t’iu ndodhte ne nismat e tyre. Apo koncepte te gabuara si « Ata (njerezit primitive) pelqenin te bukuren dhe filluan edhe vete te krijojne gjera te bukura » (kl 4) per te shpjeguar se si filluan te vizatojne njerezit e lashte neper muret e shpellave. Sigurisht çdo psikolog do te jepte nje shpjegim te qarte se kush lindi i pari veprimi apo ndjenja.Historianet tane, kane aritur te numerojne edhe banoret e trojeve te lashta shqiptare para 3000 vjetesh (500 mije,sipas tyre). Valle kane numeruar pellazget, iliret apo shqiptaret e sotem, dhe ku shtriheshin keto « troje te lashta shqiptare » ?


Nje nga problemet madhore te diskutueshme, qe perfshin te gjithe librat e historise, eshte pasqyrimi i lashtesise se larget.
Studiuesit e huaj i kane dhene shume emra kesaj periudhe qe llogaritet ne disa mijra vjet: “parahistori”, “bota para helene”, “para indo-europiane” e me shume kursim “pellazgjike”. Pra, kjo periudhe « pafundesisht me e madhe se sa do te jete bota klasike greke » siç shprehet Arif Mati, nje nga studiuesit qe shquhet per saktesine e materialeve historike te sjella ne librin e tij « Shqiperia Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen », ne tekstet e shkolles perfaqesohet vetem me disa rrjeshta. Duke perdorur shprehjet « thuhet », « mendohet », « mund te themi » se shqiptaret rjedhin prej pellazgeve, historianet tane qetesojne ndergjegjjen e tyre prej studiuesi para fakteve te shumta qe vertetojne jo vetem shtrirjen e gjere gjeografike ne Ballkan, Europe, Azi te Vogel, Afriken veriore si dhe te gjithe ishujt e Egjeut, por dhe faktin se ishin keta pellazge qe krijuan besimet, artin, shkrimin dhe hodhen bazat e shkences moderne te mevonshme (shih « Thoti fliste shqip » XH.Katapano) dhe se qe ne shk.i19-te quhej i padiskutueshem fakti se shqiptaret (nje race e patrazuar) rridhnin nga kjo popullsi e lashte.
Duke i trajtuar pellazget si popuj mitike (legjende), historianet harrojne se perpara syve te tyre, ne flamurin tone kombetar, shqiponja e zeze eshte nje simbol i pellazgeve i ardhur ne ditet tona (krahas shume deshmive te tjera) nga Zeusi i Dodones pellazgjike dhe i percjelle nga Akili, Aleksandri i Madh, Pirro, Skenderbeu dhe shume mbreteri me zanafille pellazge si Karli i Madh i Frances, Napoleoni e deri ne Ameriken e larget. Sigurisht ky sqarim per flamurin, nuk gjendet ne librat tona te historise.
Ne fakt nje periudhe kaq e gjere kohore dhe me kaq kontribute per periudhat e mevonshme nuk mund te « fshihej » aq kollaj nga historia e shkruar. Kjo periudhe PELLAZGJIKE u tjetersua dhe u perfshi ne periudha shume me te vonshme « greke », « romake » apo « egjiptiane ».
Per rrjedhoje, ne te gjitha tekstet ngjarjet e pershkruara nga Homeri « grek » te ndodhura qe ne shk.e XIII p.k. tek « Iliada », kane ndodhur nga lufta e « grekeve »te ardhur nga Argosi, Athina dhe Sparta « greke » e qytete te tjera te « Greqise » me trojanet dhe ku perendite « greke » si Athinane, Artemisen,Aferditen me ne krye Zeusin « grek » qe me se fundi ja dhane fitoren Akilit, Agamemnonit, Menelaut « grek ». Se mitet e lashta « greke » u perhapen deri ne ditet tona dhe se zanafilla e njohurive, artit, ndertimit, besimit ishte bota « greke »e me vone ajo « romake » nga ku Thrako-Iliret pellazgjike, nuk rreshten se « mesuari » per te besuar, ndertuar shtepite dhe teatrot.
Por çfare na thone historianet e lashte ?
Herodoti(shk.e V p.k.) : « Helenet mesuan nga pellazget artin e punimit te bronxit, ndertimin e qyteteve dhe fortifikimit » (f.340 DHP)
Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) « Ne te vertete kam gjetur se nder greket gjithshka eshte e mevonshme…me kete une nenkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja , apo qe nder ta mungon, eshte meraku per te shkruar » (f.14 AM)
« Asnje tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencen e grekeve para shk.VIII(f.15 AM)
Vete Homeri ,historiani i pare i shoqerise njerezore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqine ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojne historianet e shekujve te mevonshem ,ne ate kohe i gjithe Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emertime te shumta.
Tani shtrohet pyetja : Kur historianet e lashte pohojne se ne kohen e luftes se Trojes fiset nderluftuese ishin pellazge dhe se greket muaren shume me vone prej tyre perendite, artin, ndertimin si dhe shkencat , perse nxenesit shqiptar duhet te mesojne njohuri te pambeshtetura ne shkencen historike ? Perse nuk flitet per Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine
Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetrimin e saj te cilin, germimet arkeologjike e kane barazuar me ate te Mikenes ?(kl 5 e pershkruan me 7 fjale).
Ne asnje nga tekstet e historise nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emertime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degezimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKO-ILIRE te trungut pellazgjik « me te njejtin moral », e qe flisnin dialekte te se njejtes gjuhe PELLAZGE te trasheguar ne ditet e sotme me gjuhen shqipe.
Si u shpjegohet nxenesve gjuha shqipe ?
Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historise qe studiojne nxenesit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet eshte « si nje gjuhe qe nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter me gjithese hyn ne grupin e gjuheve indo-europiane ».Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk eshte deshifruar dot.
Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshem dhe te veçante nga te gjithe ? Mos valle jemi « aliene » ?
A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund ?
Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor « Thoti fliste shqip » ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kerkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet :
Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote “fisi jone” (fara = fare, fis, soj,prejardhje; one = e jona), pra njerezore.
Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes :UDHE-A qe do te thote pikerisht : rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK)
Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe” (f.16 XHK)
Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme europiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.
« Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve » (f186 AK)
Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t’iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende.
Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane , apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget.
Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen « qe s’ka lidhje » shqipe ?
Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?
« Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere » (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo « mode » e pellazgeve dhe kush ishin « te tjeret »? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget.
Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise « jane te ndryshme » me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.
Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona.
« Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, pereth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel » (f.75 AM)
A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se « me te gjithe jemi te ndryshem historikisht »?
A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmeri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u percolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ?
« Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli» (f.343 AK)
Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha koherat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.
Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike), te vjen ne mend « Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore,fetare »(f.316.SH.S) te propoganduar ne revisten greke « Nemesis » dhe te aresyetuar nga studiuesit serb.
Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.
A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe « nuk ndryshon »,ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave ?
Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per “tu zhvilluar”.
Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart.
Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit « sharlatan ! » drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe “historine e vertete te shqiptareve duhet t’ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri”(“Gazeta shqiptare” Milosao dt.7.10.2007)
Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ?
A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj?
Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?
Sa ndikon politika ne shkencen historike ?
Ne fakt, nje pjese e madhe e ketyre problemeve te karakterit shkencor jane te lidhura me probleme te karakterit politik. Trysnia e raporteve politike te dites eshte e ndjeshme ne punen e historianeve dhe gjuhetareve pamvaresisht perkufizimit te studiuesit Marc Bloch, se « historianet duhet te jene te sinqerte ».
Ne librin e Historise te klases se 7, ne Kap.7,3 mbi Revolucionin grek shtjellohet se Intelektualet greke kishin filluar te mendonin per nje shtet kombetar grek. Revolucioni u zhvillua ne tri etapa …se u dallua edhe Bubulina ne betejat e flotes detare etj.
Ne rradhe te pare lufta kunder pushtuesit osman nuk qe nje revolucion por nje lufte çlirimtare.
Dhe para se te japim mendimin tone per kete lufte, le te lexojme se ç’fare kane shkruar disa nga studiuesit te kesaj ngjarjeje.
Eshte nje fakt i pamohueshem se ne tokat qe me vone formuan shtetin Grek jetonin nje shumice banoresh thesprot (çame) dhe arvanitas.
« Pas shekullit 14 ne Greqi elementi mbizotrues jane arbereshet. (f.363 AK)
“Ne kohen kur Greqia fitoi pavaresine, ne Athine nuk flitej tjeter gjuhe perveç shqipes” (f305 SF)
Lamartini, duke folur per familjen qe u kujdes per te ne Greqi sa kohe qe ishte semure,thoshte fare qarte « familje shqiptare si te gjitha, ne te gjithe vendin (Greqi) ». (f.8 KK)
Pukevil: “(shqiptaret) kane qene autoret kryesore jo vetem te pavaresise se mbreterise, por edhe te perparimit te saj ekonomik, pa te cilin Greqia nuk do te mund te ngrihej as moralisht, as materialisht.” (f.37 MF)
« Ulqinaket kane luftuar ne kryengritjen greke… » (f.194 SF)
Pra kjo popullsi shqiptare me shpirt liridashes u ngrit te luftonte pushtuesit turq, per nje jete te lire ne trojet e tyre.
Emrat e medhenj te kapedaneve shqiptare si Kanari (pese here kryeminister i Greqise moderne), Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko, Pallaska,Griva, Mjauli, Bakola,Bubulina, Kriezoti e shume te tjere si i famshmi Marko Boçari apo Foto Xhavella jane heronjte e vertete te 21.
« Nuk numerohen se sa heronj te Panteonit te historise sone kane gjak iliro-shqiptar » shprehet ne Fjalorin enciklopedik « Ilios » profesor Kumari.
Me 15 janar 1821 nen perpjekjet e Odise Andrucos e patrioteve te tjere formohet « Aleanca Kombetare » nje marreveshje e shqiptareve ortodoks dhe mysliman per te luftuar se bashku edhe me greket kunder turqve. « Kryengritja e popullit grek …nisi dhe u vulos me kete marreveshje historike me 15.01.1821 » (f.462 AK). Por me vone « nuk behej me fjale per nje lufte çlirimtare kunder turqve « halldupe » po per nje lufte fetare, te cilen e drejtonin jo me kapedanet dhe prijesit popullore por despotet, fanariotet dhe te tjere te ardhur nga jashte… nga njera ane (luftetaret shqiptare-shenimi im) hidheshin kundra turqve nga ana tjeter eliminoheshin nga vete aleatet e tyre…lufta u shnderua ne civilo-fetare.»(f.458AK) Me pak fjale kjo eshte pasqyra e kesaj lufte te 1821 te cilen e kemi « thjeshtezuar » duke u mjaftuar vetem me emrin e Bubulines dhe disa datave dhe e quajme « revolucion grek ».
Kur « fshesa » fshin vlerat dhe figurat historike ne tekstet e historise.
Nje dukuri shume e dukshme ne tekstet e historise eshte « modestia » ne paraqitjen e epokave dhe ngjarjeve. Keshtu nuk permendet gjekundi se ishte fisi dardan i ilireve qe zbuloi dhe praktikoi i pari perdorimin e hekurit qe perben nje revolucion ne jeten prehistorike.
« Pelestet (ilire-shenimi im) lane ndikim me te madh ne fqinjet e tyre ne veri,fenikasit. Fenikasit trasheguan nga pelestet…perdorimin e hekurit dhe mjeshterine e lundrimit »(f.18 MM) mjeshteri qe i beri fenikasit zoter te detrave dhe tregetaret me te medhenj te botes se lashte.
Po nga « modestia » ne tekstet tona te historise nuk permendet roli i madh qe kane luajtur shqiptaret ne jeten politike, ushtarake, kulturore, shoqerore, civilizuese e modernizuese te shume shteteve. Po ta nisim nga Iliret e deri ne ditet tona do te na duhej nje liber vetem me emra.
« Shqiperia ka qene hambari ku greket, romaket, bizantinet e turqit kane marre njeri pas tjetrit ».(f.74 MF)
Nuk po permend Pape,Shenjtore, Kryekomandante, Mbreter e Perandore, Pashallare ,Kryeministra e burra shteti, artiste,ndertues ,bamires e personalitete te shume fushave te tjera qe konrtibuan ne Itali, Greqi, Turqi e me gjere ne Europe dhe Egjypt, Siri, Irak, Libi etj.(shembuj te shumte kemi edhe ne ditet tona, qe e çuan shqiponjen pellazge deri edhe ne Hene ).
Figurat me te shquara te shqiptareve qe dhane kete ndihmese jashte territoreve te kombit te tyre, gjithashtu duhet te zene vend ne historine tone (qofte edhe me pjese leximi apo materiale plotesuese). A duhet femijet tane ta njohin kete kontribut te popullit te tyre ne Ballkan,Europe e me gjere ?
Mangesi e dukshme ndihet edhe per figurat historike edhe ne ngjarjet e ndodhura brenda trojeve shqiptare ne tekstet e kl.4 – vitin e 3 gjimnaz.
Perpjekjet per shkollen dhe gjuhen shqipe Rilindasit e kane quajtur, lufte.
Ne tekstet e historise pothuajse nuk ndihet lufta shume vjeçare e popullit shqiptar per ruajtjen dhe perhapjen e gjuhes shqipe si dhe per çeljen e shkollave ne territoret e banuara nga shqiptaret.
Nje lufte e gjate, dhe e karakterizuar nga perndjekjet, burgimet, terrori dhe vrasjet e heronjve te saj si Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi e shume te tjere. Kjo lufte perbente nje nga veprimtarite kryesore te Rilindesve tane.
Armiku kryesor i gjuhes shqipe ka qene kisha ortodokse (greke), ky eshte nje fakt qe nuk mund te mohoet.
« Kishat jane motorrat politike me te fuqishem ne Gadishullin Ballkanik dhe epshet e qemotshme te ballkanasve gjejne shprehjen e tyre me te hidhur nen veladonin e fese. » (f.64 ED)
Kur « zhduket » lufta çlirimtare e popullit tone gjate Luftes se dyte Boterore.
Dhe po e mbyll kete veshtrim te pjesshem mbi tekstet e historise me pasqyrimin e Luftes se dyte Boterore ne vitin e 3 gjimnaz .
Ne Kapitullin 9,1 shohim se si pasqyrohet kjo lufte kunder agresionit fashist ne Jugosllavi, Rumani,Bullgari dhe ku nuk mungon as edhe lufta Italo-Greke.
Dhe e gjej Shqiperine ne vitet 1945 deri 90 te perfaqsuar me afro dy faqe. Mos valle nje gabim i shtypshkronjes ?
Shqiperia eshte i vetmi vend ballkanik qe e zhvilloi dhe e fitoi luften kunder fashizmit me gjakun e bijve te vet pa asnje ndihme te huaj. Dihet gjithashtu se kjo lufte nisi si nje lufte çlirimtare kunder pushtuesit, tradite mijeravjeçare e popullit tone. Kthesa ne nje revolucion social eshte nje ngjarje qe ze vend ne historikun e kesaj lufte dhe perben nje pjese te historise se shqiptareve.
Mangesite per sa i perket sasise se informacionit, materiailit fotografik, emrave te figurave te shquara te historise sone jane te ndjeshme ne tekstet e historise (kl.4 deri ne vitin e3 gjimnaz). Reduktimi ne disa rrjeshta per periudha te rendesishme, numerimi thjesht i datave dhe ngjarjeve si dhe pershkrimit me pothuajse dy rrjeshta te luftes se madhe qe populli shqiptar beri per gjuhen shqipe (kl 4- vitin e 3 gjimnaz) e zbehin shume rolin e shkences se historise shqiptare qe mesojne nxenesit tane.
Historia, ne fushen e saj nuk ben perzgjedhjen e fakteve per t’i pasqyruar, perndryshe, ku do te qendroje roli i saj njohes per brezat e ardhshem ? Historia nuk mbulohet, sheqeroset apo transformohet dhe as duhet te harrohet, sepse « ata qe harrojne te kaluaren, siç na e kujton George Santayaana, jane te detyruar per ta perseritur ate ».

Si perfundim, nje histori e dhene si koncentrat kimik, e pa debatuar me te gjitha tezat e shtruara nga studiues te ndryshem, e percjelle sipas « shijeve » politike dhe pa kontrollin shkencor te informacionit qe jep, nuk do te mund te realizoje ate qellim qe na e ka perkufizuar Barleti yne : Te tregoje gjurmet mbi te cilat duhet te ecin brezat e ardhshem !.



Fatbardha Demi




MB – Marc Bloch « Mjeshtria e Historianit »
DHP - Dhimiter Pilika « Pellazget, origjina e jone e mohuar »
AM - Arif Mati « Shqiperia, Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen »
XHK - Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip”
MF - Mithat Frasheri “Shqiptaret”
SF - Sami Frasheri “Shqiptaret”
ED - Edith Durham “Brenga e ballkanasve”
AK - Aristidh Kola “Arvanitasit”
KK - Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i kryengritjes greke”
MM - Muhamed Mufaku “Shqiptaret dhe bota arabe”
SHS - Shaban Sinani “Ura dhe Keshtjella”

Tekstet e shfrytezuara:

Kl.4 Autoret:V.Kuri, R.Gjini
Kl.5 Autoret :V.Kuri, R.Zegolli, B.Jubani
Kl.6 Autoret :T.Treska, M.Derguti
Kl.7 Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, B.Kola
Kl.8 Autoret :Ll.Filo, J.Marko, E.Hyskaj, J.Jani
V.1 gjimnaz Autoret :R.Gjini, L.Terihati, M.Zeqo, I.Sulo
V.2 gjimnaz Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, I.Sulo, M.Zeqo, R.Gurakuqi
V.3gjimnaz Autoret :Ll.Filo, G.Sala, I.Sula, P.Dibra, M.Zeqo, L.Terhati
V.4 gjimnaz Autoret:M.Korkuti,P.Thengjilli, G.Shpuza, F.Rama, Xh.Gjeçovi, D.Sadikaj,
A.Lalaj.
Ne vend te emrave te autoreve te teksteve te historise mund te perdoret shenimi:

Materiali eshte bazuar ne tekstet e historise ,per ciklin e ulet te shk. « Emin Duraku » dhe te mesem te shk. « P.N.Luarasi »

Gëzim Hajdari: Murgu i poezisë shqipe në mërgim


Gëzim Hajdari është poeti shqiptar më i pranishëm antologjive botërore, më shumë se cilido shqiptar tjetër, duke qenë kështu edhe ndër më të studiuarit e letrave shqipe jashtë Shqipërisë. Por siç ndodh shpesh është pak i pranishëm e pak i ndjekur nga vet Shqipëria për të cilën ka bërë të flitet nëpër ambientet më elitare të poezisë botërore. Edhe pse paradoksale poeti me një talent të shpërthyer më së shumti e të mirëpritur tej mase jashtë Shqipërisë ka me vendin amë marrëdhënie të ndërlikuara e dyfaqëshe siç nuk mund të mos i kishte cilido idealist që për kohëra të gjata pat ëndërruar një Shqipëri më të mirë, duke varur shpresat në ndryshimet politike, sipas autorit të pambërritura kurrë.

Por Shqipëria është e pranishme në vargun e tij të lirë, të thjeshtë, komunikues e të kapshëm, që nuk u ngjason aspak poetëve që me stile të padeshifrueshme duket sikur shkruajnë për të komunikuar vetëm me ndonjë koleg që ndan me ta të njëjtin kod shkrimi, minimalist, hipermetaforik, simbolist, surrealist, e çfarëdolloj figurash të tjera që eufimizojnë mendimet e hedhura në letër vrullshëm. Shqipëria e tij është e pranishme sepse nuk ka si të mos flasë për Shqipërinë, ku ka jetuar, por është një Shqipëri universaliste, e dhënë nga fshati i lindjes dhe më pas atdheu adoptues, Frosinone. Thënë kështu shumëkush mund të trembej përpara një letërsie rurale nga ato që i kish aq për zemër realizmi socialist, e që shkuan me kohë, por është krejt e kundërta, e këtij fenomeni, përmasat rurale janë të një universaliteti të pakrahasueshëm, që bën të reflektosh, për lidhjet e njeriut me kozmosin në një mënyrë të drejtpërdrejtë që bëjnë ta përjetojnë të gjitha shqisat. Pastaj ka akoma më shumë Shqipëri në stilin e poetit, që nëse profanëve mund t'u duket prozë e këputur vargjesh, teknikëve nuk ka si të mos u bjerë në sy sensi epik, por jo ai patriotiku patetik që imiton rapsodët e lashtë, por ai që ka të bëjë me rëndësinë e fjalës, përshkrimin e drejtpërdrejtw dhe formësimin e marrëdhënieve njeri - natyrw, botë e jashtme, botë e brendshme, në një realitet i perceptuar i gjithi së brendshmi në mënyrë tri-përmasore.

Sepse tek e fundit edhe vetë autori është një teknik i letrave, përveç të qenit një farkëtar i zellshëm i poezisë. është një poet shqiptar që do të mbetet në historinë e poezisë shqipe por edhe një qytetar i botës, fakt ky që rrjedh jo vetëm nga dy-gjuhësia e tij por edhe nga pikëpamja antinacionaliste, dhe antipatetitste e tij. Një shkrimtar i tillë ka shumë ç't'i mësojë Ballkanit, dhe gjithë poetëve që u këndojnë shtetucëve me komplekse të mëdha psikologjike, që flasin për kufij të zgjeruar, popuj të bymyer, e lavdi të projektuara qiejve me shovinizëm. Por kanë ç'të mësojnë prej tij edhe poetucët e depresionuar të poezisë perëndimore që zvarriten turivarur mes dramave të përkohshme, e mikroskopike, që shuhen me një poezi njëminutëshe.

Si ka hyrë poezia në jetën tuaj, gjatë komunizmit, si e ka pritur regjimi atë?
Kontakti im me poezinë lind që në moshën 11 vjeçe por është një histori shumë e gjatë që më është dashur ta përmbledh disa herë nëpër intervista. Ka nisur në fshatin ku unë kam lindur, në Hajdaraj, vazhdoi pastaj në gjimnaz ku edhe u konsolidua. Pastaj erdhi vëllimi i parë me poezi i quajtur "Antologjia e shiut" që del një muaj para rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, natyrisht ka qenë një rrugëtim i mbushur me probleme politike, censure, mungesë lirie, që nuk ndryshuan as pas rënies së komunizmit. Edhe më pas kam pasur probleme të tilla e madje jam kërcënuar edhe me jetë. Unë gjithmonë bëja pjesë tek idealistët, besoja se do të ndryshonin shumë gjëra, se do të ndërtohej një Shqipëri e re më e ndershme më e ligjshme, më transparente, por nuk ndodhi asgjë e tillë. Si gjithmonë idealistët janë humbësit e mëdhenj. Edhe në këtë rast fituan po ata që ishin fitimtarët e mëparshëm, ata që ishin ideologët e regjimit. Ndërsa pjesës më të lodhur më të vuajtur të vendit iu desh të largohej. Edhe sot mbeten po të njëjtat kushte. Në Shqipëri nuk ka ndryshime. Një pjesë e mirë e idealistëve u detyruan të iknin, dhe Shqipëria mbeti e njëjta që ishte. Kjo natyrisht nuk do të thotë se ne kemi ndërprerë lidhjet me Shqipërinë. Tek Poema e mërgimit (Poema dell'esilio), shpjegoj gjithë këtë situatë. Aty flas për gjithë dështimet e mia në marrëdhënie me Shqipërinë dhe dështimet e Shqipërisë me veten dhe të ardhmen.

Çfarë përmbante "Antologjia e shiut", botuar në fund të viteve '80?
E kisha përmbledhur në '85 por nuk ishte e mundur të botohej sepse nuk përmbante vjersha që t'i këndonin jehonës e lavdisë së partisë, rolit të partisë, socializmit etj. Për të ma botuar kërkonin që unë të bëja jo pak ndryshime. As titulli nuk ishte i përshtatshëm sipas drejtorit të shtëpisë botuese Naim Frashëri, sepse simbolizonte Antologjinë e lotëve, dhe binte në kundërshtim me fitoret e partisë komuniste dhe të socializmit në Shqipëri që nuk kishte si të pranonte pesimizëm e lot. Prandaj u arrit të botohej vetëm pak kohë para rënies përfundimtare të diktaturës. Pastaj u botua në Itali, dhe së shpejti do të botohet sërish i pacensuruar në Shqipëri.

Si ndodhi që më pas u transferuat në Itali?
Kjo është një pyetje që ma bëjnë shumë gazetarë shqiptarë por pastaj në përgjithësi nuk e botojnë përgjigjen, nuk e di pse, madje e censurojnë edhe kur botojnë intervista të miat të botuara në shtypin italian. Unë erdha në Itali në '93, pasi isha i kërcënuar për vdekje në Shqipëri. Merresha me politikë isha kryetar i partisë republikane, në Lushnjë, dhe madje isha kandidat për deputet në '92, isha ndër 4-5 republikanët e parë në Shqipëri. Shkruaja në gazetën Republika, ku denoncoja krimet e politikës në Shqipëri, por edhe shpërdorimet e regjimit paskomunist shqiptar. Kështu ika i zhgënjyer, nga një Shqipëri që nuk arriti të bënte ndryshime radikale. Për mendimin tim do të duhen 50 vjet që Shqipëria të arrijë stadin e zhvillimit që duhet. Në 18 vjet pas komunizëm politika shqiptare nuk ka pasur interes të ndryshojë këtë situatë. E drejton e njëjta klasë politike, ata që dje dënuan, burgosën, varën, ata janë të njëjtët që drejtojnë edhe sot. Sot janë deputetë ministra, ambasadorë, atashé kulturorë. Utopia e socializmit real sot quhet demokraci. Duhet të nxirret një ligj, që gjithë elita e njëherë e një kohe, nuk duhet të jetë më e pranishme në jetën politike shqiptare, duke përfshirë që nga funksionarët e burokratët e lartë, deri tek ata në rrethe, gjithë ç'përmbante nomenklatura e gjerë e partisë. Duhet të vijë brezi i ri, ndryshe Shqipëria nuk ka si të ndryshojë. Edhe pse kanë kaluar pothuaj 20 vjet nuk shihet brezi i ri në skenë, nuk janë kthyer. Për pasojë nuk ka ardhur mentaliteti i ri.

Megjithë zhgënjimin tuaj të madh ka shumë Shqipëri në poezitë tuaja...
Po patjetër, ndryshe nga ç'thonë nganjëherë gazetat poezia ime nuk është italiane, por është një ndërthurje kulturash ashtu siç bënin tek e fundit edhe humanistët e mëdhenj. Shqipëria bën pjesë tek unë sepse bën pjesë në trupin tim, në trurin tim, në fjalën time. Por kjo nuk duhet ngatërruar me të qenin nacionalist. Unë nuk jam nacionalist dhe njeriu nuk duhet të jetë nacionalist. Ne mbartim një kulturë, kulturën tonë, por duhet të jemi edhe shqiptarë edhe qytetarë të botës, mysafirë të botës. Duhen respektuar kufijtë tanë, atdheu ynë, por duhet dhe tejkaluar. Nuk do të hyjmë në familjen e madhe evropiane vetëm si shqiptarë por edhe si qytetarë të botës.

Çfarë do të thotë sot Shqipëria për ju?
Shqipëria për mua vazhdon të jetë atdheu im që vazhdon të masakrohet edhe pse kanë kaluar pothuaj 20 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës. Vazhdon të poshtërohet, vazhdon të jetë vendi më i korruptuar në Evropë, i keqpërdorur nga një klasë politike më se e korruptuar.

Por Shqipëria në poezitë tuaja perceptohet në një mënyrë shumë universaliste, nëpërmjet Darsisë, fshatit ku keni lindur, natyrës shumë të gjallë në gjithë elementet e saj... Janë edhe elemente origjinalë, që rrallë ndeshen në poezinë shqiptare, të një Shqipërie rurale, por jo të mangët, e as provinciale...
Këto janë simbole, pjesë të vendit tim por që e shndërrojnë në një temë universale, të lidhjes me atdheun, me rrënjët e veta, në lidhjen emocionale me vendin ku kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime. Për sa i përket elementëve të natyrës synimi im ka qenë të rikuperoj elementët mistikë këtij mesazhi të madh të lidhjes mes nesh dhe kozmosit, mes nesh dhe natyrës. Është një element shumë tërheqës që e kam zbuluar tek mistikët arabë. Unë i kam kushtuar jetën studimit, dhe udhëtimit, është një përkushtim i plotë. Është e vështirë që kjo të kuptohet nga shtypi shqiptar që është ende i burgosur nga dogmat e realizmit socialist. Duhet shkruar për ata që vijnë pas vdekjes, për ata që vijnë pas 100 200 vjetësh, duhen vite që të kuptohet këto lloj gjërash. Nuk është e lehtë sot që në një botë frenetike, materialiste si kjo e sotmja, një poet të përmbushë misionin e vetë. Poeti nuk duhet të ulet e të shkruajë për problemet e tij të vogla. Një nga misionet e mia është rikuperimi i misionit të poetit, që duhet edhe të çojë përpara manifestin letrar, dhe sensin jetik e muzikor të fjalës poetike. Deri dje poeti ishte zëdhënës i një epoke, kurse sot poezia perëndimore u këndon fobive, gjërave të vogla. E njëjta gjë vlen edhe në Shqipëri, ku pothuaj nuk ka fare poetë.

Ju e ndiqni poezinë shqipe rregullisht? Poezia shqiptare ka një prurje të jashtëzakonshme, janë me qindra autorët e rinj shqiptarë që botojnë kryesisht poezi, ju e ndiqni këtë fenomen?
Po pa tjetër, e ndjek me kujdes edhe sepse shpesh më ndodh të jap leksione për poezinë shqipe. Është shpejt të jepen patenta, koha do të tregojë e do të përzgjedhë.
Nuk besoj se mund të shkruhet poezi duke lindur e duke vdekur në Tiranë, duke shëtitur nga një pallat, në tjetrin, nga liqeni tek godina e qeverisë... Poezia duhet të zhvishet nga lidhjet nacionale dhe të ikë në udhëtim, të kapërcejë kufizimet që sjell përmasa nacionale. Kohët duhet të sjellin të tjera prurje. Por është vështirë të vlerësohen kaq shpejt poetët shqiptarë. Për momentin vitet e gjata të komunizmit kanë lënë gjurmën e vet negative dhe është e vështirë që të zhbëhet. Fakti është që asnjë poet shqiptar nuk bën pjesë në fondin evropian. Ku janë poetët e mëdhenj shqiptarë? Ka djem dhe vajza që mundohen të shkruajnë diçka, në emër të modernizmit. Dhe gazetat shqiptare, që janë pasqyrim i jetës politike e kulturore shqiptare, vazhdojnë tu bëjnë jehonë në atë gjullurdinë e përgjithshme që ka kapluar Shqipërinë në vitet e fundit. Përjashtimet janë të pakta.

Çfarë doni të thoni kur denonconi faktin se në Shqipëri ende janë të vlefshme parimet e realizmit socialist? Në vitet e fundit kanë qenë të panumërta përpjekjet e vlefshme e të pavlefshme për t'iu rebeluar realizmit socialist...
Në Shqipëri, ose më mirë të them edhe gazetat jashtë Shqipërisë vazhdojnë të na servirin pseudo-mitet e realizmit socialist si simbolet e letërsisë moderne shqiptare. Vazhdojnë të na i paraqesin madje shumë autorë si mbrojtës të të drejtave të njeriut, ndërsa është fakt që e dinë të gjithë se bëhet fjalë për ata që deri dje u kanë thurur poemat më madhështore luftës së klasave, kanë qenë artistë të Enver Hoxhës, dhe nuk kanë bërë asgjë kundër luftës së klasave. 146 intelektualë janë vrarë në emër të atij regjimi. Artistët e Hoxhës, në të mirë apo në të keq hynë në histori, duhet të historizohen por nuk duhet të përdoren akoma si vlera absolute sepse kështu denigrohet kultura shqiptare dhe prurjet e reja. Si të thuash ka rënë diktatura por është ende gjallë kultura e regjimit. Por kjo nuk është një temë me të cilën mund të merrem tani sepse e kam trajtuar në librin tim më të ri dhe atje është e sqaruar ashtu siç e mendoj. Poetët e Tiranës janë njerëz me pushtet, dhe vazhdojnë të jenë poetë oborresh. Deri dje ishin në shërbim të politikës dhe sot janë po ashtu ministra e deputetë.

Në poezitë tuaja del shpesh herë ankesa e harrimit nga Shqipëria, e thënë më hapur, kjo do të thotë që Shqipëria nuk tregon kujdes për letërsinë shqipe të shkruar jashtë?
Po, sepse unë nuk i kam kënduar Shqipërisë, ajo Shqipëri për të cilën kam kënduar unë është diçka mitike, ashtu siç do të doja unë të ishte. Siç edhe e ëndërronin humanistët shqiptare. E kam fjalën për Shqipërinë e ligjshme, të fjalës së lirë, Shqipërinë demokratike të njerëzve të ndershëm, që respektojnë njeriun dhe vlerat e vërteta. Shqipëria nuk ka si të tregojë kujdes për ne. Shqipërinë në përgjithësi e kanë bërë migruesit, ata që kanë jetuar në mërgim. Ata që kanë lindur në Tiranë i kanë kënduar vetëm Tiranës dhe nuk kanë nxjerrë asgjë të madhe nga kjo.


Si shpjegohet një fenomen i tillë, ndërsa është krijuar tashmë një kontingjent shkrimtarësh që nuk mund të shpërfillet, dhe që bëjnë që të flitet mirë për Shqipërinë jashtë saj?
Kjo ndodh sepse kultura në Shqipëri manipulohet nga pushtetarët. Vetë poetët janë vetë pushtetarë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që poetët të jenë pushtetarë ashtu siç ndodh në Shqipëri. Poeti duhet të rrijë larg dhe duhet të ketë një sens kritik ndaj botës që e rrethon sepse nuk mund të mos synojë një botë më humane, më të drejtë, ndërsa poetët tanë në të vërtetë janë cinikë. Dhe mbi të gjitha nuk ka kritikë, nuk ka lindur akoma kritika. Është një vend shumë provincial, i papërfillshëm. Mjafton të shikohet sa pak e pranishme është Shqipëria e Tiranës në libraritë e Evropës.

Shpesh herë ju cilësoheni si një poet migrues. E ndieni për shtat këtë fjalë apo ju duket një kategorizim zvogëlues?
Po patjetër. Ta quash veten poet migrues është nder i madh, është privilegj. Shkrimtarët e tjerë nuk duan të quhen kështu sepse sta synojnë të trajtohen si shkrimtarë sallonesh, kërkojnë të barazohen me Baricco-n dhe të tjerët. Është një nder i madh sepse gjithë mistikët e poetët më të mëdhenj kanë qenë të gjithë migrues. Kanë qenë të tillë sepse çliroheshin, nga kombësia, arrinin përmasa të tjera, vlera universale, përndryshe do të mbeteshin provincialë. Kjo nuk arrihet të kuptohet në Shqipëri. Njerëzit e quajnë veten shkrimtarë sepse kanë bërë dy libërtha e ca poezi, ndërkohë që të jesh shkrimtar e poet do të thotë të njohësh botën, të tejkalosh përmasat dhe kufizimet e ambientit prej nga vjen. Duhet të njohësh filozofinë, teologjinë, letërsinë. Nuk ka pse mos të të pëlqejë përkufizimi migrues, sepse kjo do të thotë se je shqiptar por je edhe mysafir i botës, është diçka tejet pozitive. Poezia migruese është poezi që lëviz, që transformohet, është shqiptare, por edhe universale, i përket botës, jo vetëm Shqipërisë, pra nuk ka si të mos jetë plot me botë. Është një titull që duhet fituar, jo kushdo mund të jetë i tillë, sepse do të thotë të krijosh vlera, të krijosh një poezi që u flet popujve të ndryshëm, që u mëson artin e dialogut popujve, që u mëson të gjithëve të jenë të huaj dhe migrues në botë, për t'u kuptuar.
Shpesh herë përkufizimin "shkrimtarë migrues" shqiptarët që shkruajnë në gjuhë të tjera e cilësojnë si getizim, kategorizim zhvlerësues, etj...
Janë të rinj dhe duhet kohë për të arritur këtë përmasa. Përpara se të arsyetojnë në këtë prizëm duhet të studiojnë, të hulumtojnë, e të çojnë përpara manifestin letrar, nuk është diçka e thjeshtë. Në një demokraci të gjithë mund të flasin por jo të gjithë vlejnë. Kjo është një temë shumë interesante për mua sepse kam studiuar letërsi krahasuese.

Si jetoni me dy-gjuhësinë? Kur keni filluar të shkruani italisht?
Kam filluar të shkruaj që në vitin 1993, me librin tim të dytë "Ombra di cane". Të shkruash në dy gjuhë është një stimul, është një çlirim përfundimtar, do të thotë të matesh me botën, por të mos harrosh as gjuhën e nënës, atë që Dante quante "il parlare materno", gjuhën e dashurisë. Për mua ka qenë një sakrificë mbinjerëzore, i detyruar të braktis vendin tim, duke përballuar punët më masakruese. Pastaj të vazhdosh studimet universitare, të shkruash edhe shqip edhe italisht, dhe të përpiqesh të krijosh vlera të mëdha, të mbijetosh, e për më tepër të përballosh imazhin e keq të vendit tënd, në mungesë të shtetit tënd... Megjithatë me përkushtim ia dilet. Ka qenë edhe një arsye pragmatike. Në Itali jetojnë 500 mijë shqiptarë por askush nuk blen librat e mi, lexuesit e mi janë evropianë, janë nga vende të ndryshme të botës, por nuk janë shqiptarë. Kështu kjo ka qenë një nevojë e natyrshme për lexues. Librat e parë i kam botuar me paratë e mia sepse nuk kisha lexues. Brezi i parë i migruesve shqiptarë ishte i detyruar t'i përkushtohej nevojës për mbijetesë, nuk kishte kohë për kulturë. Brezi i dytë e i tretë, natyrisht do të kthehet pastaj tek identiteti, tek kultura. Një faj të madh e ka mungesa e një instituti kulture shqiptare, mungesa e politikave kulturore të shtetit shqiptar, detyrimisht lexuesi shqiptar duhej të kultivohej e promovohej nga shteti. Kështu poetit shqiptar i duhet të përpiqet në mënyrë mbinjerëzore i vetëm.

Ç'pasoja kanë pasur tek ju marrëdhëniet me atdhetë tuaj - të themi - Italinë, me imazhin e saj të keq për shqiptarët, dhe Shqipërinë me nacional-proviancializmin e saj?
Në të tilla kushte është e vështirë dhe unë mendoj se brezit tim i ra fati më i keq. Me kalimin e viteve kuptohet gjërat do të ndryshojnë pak nga pak. Kurse nacionalizmi, ai komb-formues, ka perënduar dhe e ka bërë të vetën me kohë, kjo që mbetet tani është thjesht diçka patetike, që i vë njerëzit të jenë njëri kundër tjetrit. Është një pengesë që nuk lejon integrim në familjen evropiane. Është diçka që nuk sjell asgjë të mirë as për ekonominë, as për kulturën. Kufijtë dhe flamurët duhen respektuar por edhe duhet të tejkalohen për tu integruar në një identitet më të gjerë dhe më paqësor, tolerant, e pozitiv për të gjithë.

Ku shihet ky lloj nacionalizmi në kulturën shqiptare?
Kur unë kam filluar të shkruaj edhe shqip edhe italisht, ka pasur shumë reagime nga kolegë të mi, nga njerëz që përfaqësonin kulturën shqiptare, por edhe nga shtypi shqiptar, të cilët shpesh herë më kanë cilësuar si tradhtar, dhe armik të kulturës shqiptare. Kanë qenë vështirësi të tmerrshme. Duhen edhe edukuar njerëzit e kulturës shqiptare. Ballkani është vendi ku kanë lindur perënditë, mitet, një vend fatalist, i despotëve, i diktatorëve, i mistereve. Kështu Ballkani vuan nga sëmundja foshnjore e nacionalizmit por më shumë se gjetkë vuan Shqipëria sepse Shqipëria ka qenë e mbyllur për pothuaj 50 vjet. Të tjerët, kanë pasur marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të Evropës. Kurse në Shqipëri është e tmerrshme, sepse elitave u ka leverdisur, ta kontrollojnë nëpërmjet nacionalizmit. Dhe kështu Shqipëria ka një nacionalizëm të tmerrshëm. Edhe sot mungon një politikë largpamëse në lidhje me kulturën.

Stili juaj i të shkruarit është disi i veçantë, vargjet e lira që ngjasojnë me prozën. Si ka ardhur ky lloj stili, cilët kanë qenë shembujt tuaj letrarë?
Baza e stilit tim ka qenë dhe vazhdon të mbetet epika shqiptare, në kuptim që epikët shqiptarë përshkruanin çdo gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë, i jepnin rëndësi fjalës jo figuracionit. Kjo i jepte poezisë epikë. Kuptohet kjo nuk duhet ngatërruar me nacionalizmin që përcillnin rapsodët, sepse ato janë regjistruar në kohën kur luftohej për mbijetesën e kombit shqiptar. Unë kërkoj të zgjedh epikën si alternativë të poezisë minimaliste, bashkëkohore. Në stilin e veprës sime poetike pastaj kuptohet ndërthuren shumë elemente si epika shqiptare, tradita orientale, ajo perëndimore natyrisht, e mistikëve arabë, etj. Ndodh shpesh një gabim i madh me poetët shqiptarë, ata që jetojnë në Itali shkruajnë si italianët, ata që jetojnë në Francë shkruajnë si francezët. Ky është gabim, një poet shqiptar kudo qoftë duhet të këndojë si ballkanas e si shqiptar, me një farë shkrirje traditash, por duhet të mbesë karakteri.

Marjola Rukaj

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...