Fatime Kulli është një shkrimtare, të cilën, jeta e njerëzve, fati i tyre, gëzimet, vuajtjet, fatkeqësitë, dramat, padrejtësitë që u bëhen, aftësitë, dështimet, brengat dhe dhimbjet, etj, e shqetësojnë gjithnjë, e nxitin dhe frymëzojnë të krijojë, e bëjnë pjesë të shpirtit qytetar. Gjithë vepra letrare e saj dëshmon këtë të vërtetë dhe në veçanti, romani “Njëzet e dy”.
Edhe monografia studimore, Bilal Xhaferi përballë Ismail Kadaresë, rrah këtë ide të njerëzishme. Për këtë vepër, F. Kulli ka meritë të veçantë, mbasi ia kushton një figure të vyer të kulturës kombëtare shqiptare, shkrimtarit të talentuar, Bilal Xhaferit, të cilin, dhuna mizore e diktaturës hoxhiste nuk mundi ta gjunjëzojë, edhe pse ai përgjaku jetën. Duke dalë jashtë temës së këtij shkrimi për pak çaste, do të shenj diçka të përjetuar, që lidhet me figurën e Bilal Xhaferit.
Ka qenë shkurti i vitit 1967, kur është bërë pasurimi i romanit, Dasma, të I. Kadaresë , i cili ishte botuar më parë pjesë-pjesë në revistën Nëntori. Pasurimi u bë në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve, pranë Teatrit Kombëtar. Ishin mbi 100 vetë, midis tyre edhe nja 20 studentë. Ne presidium ishin ulur Dh. Shuteriqi, Ll. Siliqi, i cili në fillim tha: - Ka vepra letrare të mira, por ka edhe shumë të mira, romani, Dasma, e I. Kadaresë, bën pjesë në veprat shumë të mira dhe i thuri lavde e himne sa gati e ktheu në mit.
Mandej, kanë diskutuar një oficer, një inxhinier nga Kombinati i Tekstilit, shkrimtarë, studentë dhe nga mesi, ka diskutuar, Bilal Xhaferi në atë mbledhje përurimi, ka kritikuar disa vepra letrare të I. Kadaresë, si edhe romanin, Dasma, për cilësi të dobëta letrare, për plagjiature në letërsi, për teorinë ajzbergebe të Heminguejt, në shtjellim të subjekteve letrare, në përshkrim të personazheve dhe në stil, sidomos në dialogje të tyre.
Shkrimtari I. Kadare nuk i është përgjigjur fare B. Xhaferit, porse është ngritur në këmbë Fadil Paçrami, i rrëmbyer nga zemërimi i egër prej enveristi, bërtiti: -B.Xhaferi, dil jashtë, dil...”He, Ne ia kemi vrarë babanë, se ishte armik”tha Paçrami. Ashtu ngjau, B. Xhaferin e nxorën jashtë, mbledhja vazhdoi e mpirë, e ngrirë, e frikshme dhe romani, Dasma, gati u shpall, kryevepra e letërsisë shqiptare, u kthye edhe në film, Përse bien këto daulle?! Të vërtetat e jetës shoqërore kanë qenë gjithmonë brumi i kryeveprave të letërsisë botërore, po edhe të letërsisë shqiptare, ndoshta edhe për këtë çështje u flijua ai, shkrimtari Bilal Xhaferi, për të cilin është shkruar jo sa e meriton....
Është cilësuar si poete liriko-erotike, por është marrë edhe me letërsi serioze dhe studime hulumtuese. Fatime Kulla është një poeteshë, e cila poezinë dhe krijimtarinë i konsideron gjithçka. Më tepër se jetë. Është rritur në qytetin e bukur, bregdetar të Durrësit, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, duke u ngulur familjarisht.
Është poete dhe gazetare. Ka botuar një sërë librash, ku dhe është laureuar me çmime speciale. Në vitin 2000 poezia e saj “Kam frikë” shpallet poezia më e mirë në radio “Ulqini”, ndërsa në 2001-shin në “Poezinë evropiane”, të mbajtur në Napoli, ka fituar çmimin e dytë me poezinë “Shpërthim mishëror” të librit “Ethet e zhveshura”. Ndërsa më pas do të fitonte çmimin special “Pena e artë” me poezinë “Deti mbytej në guaskë” në Kumanovë. Ndërsa më pas fiton popullaritet me librin e saj “Uragani i Meteorëve”, ku në qendër është përplasja e dy shkrimtarëve, Ismail Kadare dhe Bilal Xhaferri.
Në këtë vepër sjell dëshmi dhe dokumente të bashkohësve të papublikuara më parë, ku vlerëson së tepërmi veprën e Xhaferrit. Poetesha Kulli shprehet: “Jam munduar të risjell nëpërmjet dokumenteve vlerat morale të gjeniut të madh të letrave shqipe, Bilal Xhaferri, edhe pse e dija se si do të pritej ky botim. Ishte një reagim i pritshëm. U ndodha përpara dy grupeve të caktuar lexuesish, miq dhe ‘armiqë’”, tregon ajo. Monografia “Urugani i Meteorëve”Monografia “Uragani i Meteorëve është një libër i cili menjëherë pas botimit u shit në mijëra kopje brenda Shqipërisë dhe në viset e tjera të Maqedonisë, Malit të Zi, në Kosovë dhe diasporë.
Por bashkë me bujën që bëri, libri hapi edhe shumë debate. Në libër rivihet në piedestalin e merituar njëri prej shkrimtarëve më brilantë të letërsisë shqiptare, i cili fatkeqësisht ka mbetur i harruar. Fjala është për Bilal Xhaferrin, i cili u dënua dhe u persekutua pas një debati në Lidhjen e Shkrimtarëve, për romanin e Kadaresë, “Dasma, ku Xhaferri e kritikoi rëndë, duke e quajtur libër pa vlerë e të dështuar.
Gjatë faqeve të librit na shfaqen dëshmitarë okularë të asaj kohe që japin versionet e tyre në lidhje me përplasjen Xhaferri-Kadare, ku secili jep gjykimin e vet. Por një gjë është dukshëm e qartë në libër: Aty, të dy shkrimtarët janë si dy maja që kanë arritur kulminacionin më të lartë dhe pavarësisht se përplasen, ata nuk humbasin, por marin më shumë vlera. Ndërsa vetë Kulli shprehet: “Është një monografi e cila ka një këmbanë alarmi.
Me këtë personalitet duhet të merret seriozisht Ministria e Kulturës së shtetit shqiptar, për të botuar veprat e plota të Xhaferrit dhe jo të copëtuara. Shquhet për poezinë liriko-erotike Është shquar si poete liriko-erotike nga Jup Kastrati, i cili për një libër të saj “Trëndafili i djersitur”, shprehet se e konsideron si një vepër të hapur dhe të sinqertë. Poetesha tregon: “Nëse në të vërtetë në lirikat e mia erotike do të ishin të përjetuara të gjitha llojet e eksperiencave, atëherë unë do të isha një donzhuane e vërtetë, gjë që s’ndodh”.
Ndërsa shton se fansat e kësaj lexuese janë femra, gjë që do të thotë se ua ka rrëmbyer një pjesë të flakës njerëzore, e cila është dashuria, që për të ka shumë nevojë, pasi publiku maskilist i dëmton. Shpeshherë tregon se në krijimtarinë e saj i sulmon.
“Është e vërtetë që burrat shqiptarë i sulmoj, pasi në përgjithësi janë dhunues dhe dashurinë e ndërtojnë në shtratin e dhunës. Ndërsa bashkëshortin e saj e konsideron një pjesë të shoqërisë shqiptare. Krijimtaria e KullitDisa nga librat e Fatime Kullit janë: “Ma lini portën çelë”, “Lakuriq mbi tastierë”, “Masturboj me diellin”, “Tensione emocionesh”, “Ethet e zhveshura”, “Deti mbytet në guackë”, “Trëndafil i djersitur”, “Uragani i Meteorëve”. Libri i fundit i saj në poezi dhe në prozë titullohet “111 fjalë të ndyra dashurie”.
Është një grackë ku unë e fus lexuesin në poezi me anë të një metafore. Përzgjedh nga gjërat e “pista” të jetës së përditshme, atë ç’ka është më e bukur. Përsa i përket projekteve më të afërta poetesha tregon se disa prej tyre i ka gati. Së shpejti do të sjellë një monografi të një specialisti në fushën e policisë, të cilin e lë suprizë, ka në duar një roman dhe një sërë botimesh të tjera.
Ndërsa, për raportin e krijimtarisë me gazetarinë poetja shprehet se në fushën e gazetarisë nuk mund të qëndrojë indiferente karshi fenomeneve politiko-shoqërore. Ndërsa përsa i përket krijimtarisë ajo shton se nuk kalon dot asnjë ditë pa shkruar diçka dhe se letërsia është për të gjithçka që i fal emocione.
LIBRA TË FATIME KULLIT
-"Ma lini portën çelë—" (poezi)
-"Lakuriq mbi tastierë" (poezi)
-"Masturboj me diellin" (poezi)
- "Parlament në pyll" (fabula)
- "Zemrën e dua pasqyrë" (poezi)
- "Tensione emocionesh" (tregime)
- "Ethet e zhveshura" (poezi italisht-shqip)
- "Shkëndija e eshkës" (poezi- botuar në Shkup)
- "Deti mbytet në guaskë" (poezi- botuar në Kumanovë)
- "Trëndafil i djersitur" (poezi-botuar në Tetovë)
- "Në gojë të diellit" (poezi për fëmijë)
- "Drithërimat e frikës" (roman)
- "Cila është më bukur" (poemë për fëmijë)
- "Uragani i meteorëve" (monografi-studim-publiçistikë)
- "111 fjalë të ndyra dashurie" (poezi & tregime)
- "Mitra e zjarrit" (poezi)
- "Njëzet e dy" (roman)
etj.
ÇMIME -VLERËSIME
1) Në vitin 2001 ka marrë Çmimin "Radio Ulqini" në Mal të Zi (me poezinë "Kam frikë” të librit "Ethet e zhveshura"
2) Në vitin 2002 është vlerësuar me vendin e dytë në takimin poetik të Salernos në Napolit, midis 100 poetëve nga Evropa.
3) Është vlerësuar si poetja më e mirë e poezisë lirike erotike Në takimin ballkanik që është zhvilluar në Korçë në vitin 2002.
4) Ka marrë Penën e Artë në Kumanovë me librin "Deti mbytet në guaskë" në vitin 2003.
5) Pjesëmarrëse në institutin e shkencave të letërsisë në
Kembrixh, me librin poetik "Trëndafil i djersitur" në vitin 2004.
6) Ka marrë Penën e Artë në Athinë (në klubin e shkrimtarëve "Kodmus") me ese të përzgjedhur nga libri studimor "Retinë" në vitin 5005.
7) Pjesëmarrëse në takimin e kritikëve Evropianë në Gjenova, ku është vlerësuar si një intelektual "ndryshe" në fushën e kritikës letrare, në vitin 2006.
Baladë nënës sime
Era e tërbuar e shekujve
U përplas ndër gjokse engjujsh të pafaj
koha u trullos dhe u bë qameti
nëna ime ballërrudhur e shpirtplasur,
këndon:
“Janinës ç’i panë sitëeee, Jaaaninoooo
Ish e prëmte ajo ditëeee, Jaaaaajaninooo”
Oh, nënë, ç’është ky zë si në legjendë
Që drithëron dhe eshtrat e të parëve në çdo qelizë
Ah moj bije e nënës, e njoh mirë këtë gjëmë
ish shtrëngatë e stuhi, në atë kohë
yjet ranë nga qielli të përgjakur, një e nga një
Kafka e hënës ra në prehrin e tokës amë
barërat u helmuan, livadhet u gjakosën anë e kënd…
Mos nënë, mos më thuaj gjak, gjak…ohhhhhhhh
Po bijë, sa gjak është derdhur në tokën Arbënore
Toka e përgjakur nga kufomat më rrinë ende në sy...
Shkëmbinjtë shekullore u copëtuan nga dhimbja
ia ndërruan format, ngjyrat, emërtimet...
Eh, s’munda të ngjyej as hijen e gishtit,
të shkruaj emrin mbi një varr,
në oxhakun ku kam qarë për herë të parë...
O Zot, sa shumë dhimbje e lot ka pirë kjo tokë
dielli po më rrezohet para këmbëve të mia
Në qerpikë më ka ngrirë kripa e lotit...
Ku rënkon e thinjur në vetull, Çamëria...
Janinës ç’i panë sitëeeee, Jaaaa janinoooooooo...
Të lutem nënë, mos këndo më, se më lëndon
Po moj bijë, do këndoj, sa të plas, se kështu është historia
Lule nën gur
Lulet e erës nën gurët e shpirtit
Si valë të butëza më përkëdhelin damarët
Përmbytem në detin e ëndërrt
Rizgjim i diellit të vonuar
Shkëlqim i heshtjes së vdekur.
Ëndrra çel hormone të reja...
Tingull zjarr-pritës...
Lëshoje tingullin
E ëndrrës shpëtimtare,
Në kryqëzim sirenash
Të çlirosh ankthin
E zërit zjarr-pritës.
...adoleshente
Dëgjoj zërin tim
përmbi rërën e ëndrrës,
buzë frymëzimit
ndjej njelmësinë
e ringjalljes sime
adoleshente...
Testamenti i pritjes...
Re të zeza në hapësirë
puthin valët e trishtuara
të detit.
Ëndrra, buzë-bregut, këputur
Nënshkruan testamentin
e pritjes...
Dëshirës që lëngon...
O qenie e fshehur
Brenda dëshirës që lëngon...
Më jep pak jetë tingullore
Nga shpirti yt i butë,
i butë burrëror...
Nën gjuhë të pasionit...
Shkëmbi u lëkund
Nën gjuhë të pasionit...
Shtrëngata u fsheh
Nga frikë e saj.
Do të laj ëndrrën hyjnore
Më prit natë e bardhë
Po vij në duart e tua
më prangos pa mëshirë!
Ndjehem e shqetësuar
Do të laj ëndrrën hyjnore
Me duart e engjëllit të paprekur.
ëndërr çalë....
Rilexoj SMS e tua
Mendim i bardhë
Ndjehem e mbrojtur nën çati
të hënës së vrarë
shkel mbi emrin
e shkruar në rërë...
padrejtësisht, ujët e detit fshinë
gjurmët, ëndërr çalë....
Muzgu dëshmitar...
Më the:
Mos ma shkruaj në rërë
Emrin tim, se ma merr deti...
Por unë
pyes muzgun dëshmitar,
emrin tënd
do ta balsamos
në rërën e shpirtit tim
...pres sytë e shuar
Kam uri
për flladin burrëror
brenda frymës së lterit...
Pres perëndimin
e syve të shuar....
Veç unë...
Do të doja të të lëndoja
Që të trishtohem shumë
Të të kërkoj në qiell të pambarim
Të vdekur të më puthje
Brenda teje të jetoja veç unë...
Në varr të ëndrrës...
Shpirti im ka pësuar
vdekje klinike.
Zëri gjëmimtar
i zemrës mëkatare
në varr të ëndrrës
ka heshtur, i gjallë.
Do rrëzuar shkëmbi...
U mbyta me të puthura
platonike,
lëkurë tharë
u bëra shkëmb
pa ajër, pa dritë,
pa frymë, pa jetë.
Do rrëzuar shkëmbi...
Këpucët e diellit
Hëna e shqeu
lëkurën e yjeve.
Unë i grisa
këpucët e diellit.
Ndër gishtërinjtë e gjilpërës
Engjëll shkatërrimtar
i shpirtit tim.
Dua të tretem nën rigat
e shiut dhe të ndjej drithërimat
e frymëmarrjes tënde,
Si lule e pafishkur nën gur...
Dua të jem gjilpërë
në dritëzën e fundit të pusit
të të shoh kur dridhesh
ndër gishtërinjtë e gjilpërës,
për të shpikur ëndrrën.
Kambana e qelqtë
Flladi yt ndonjëherë si errësira
Brenda të fuqishmes stuhi
Të pashterur nga gjoksi yt
Në krahëzën e muzgut
Që valëviten nën shkëmbinjtë e valëve,
Të skeleteve të puthjeve mizore
Si drurët e ngrëna nga mizat e dheut,
Unë puth flladin e egër
Në dorën e kambanës së qelqtë
"Armik i poezisė"
Nėpėr mure
tė nevojtoreve publike
do ta zhgarravis emrin tėnd.
Nėpėr rreshta tė poezive
do tė pėshtyj
nėpėr filtrin e cigares
do tė tė shtrydh!
Do tė tė flak
si leckė e vjetėr
nga fletėt e kalendarit tim
o shpirti im
"Armik" I poezisė!
_________________
S'di se ku, e si…
Lindin ndjesitė
Perėndojnė nė rrėshqitje
Nėn – mbi forma pa trajta
s.di se ku, e si???...
Nė trup tė tėrbimit
ndjesia ēmendet
vetveten mallkon
si shije e ėmbėl.
Pendohet pse vlon
nė shkulm hidhėrimi?!
E shpirti s'e di
pse ėshtė rob i ndjesisė,
e fryma pjellė e vuajtjes,
ku zemrat
me gjuhėn e fshirjes
ndėrtojnė kuptueshėm
kullėn prej ajri tė lagėsht,
e gishtėrinjtė prej rėre
fshijnė pluhurin e dhimbjes...
_____________________
Vdes nė pavdekėsi
Dua tė vdes
pavdekėsia ime
mundėsisht nė pamundėsi...
Tė hakmerrem
me heshtjen e hakmarrjes
si e tėrbuar
nė tėrbimin tim.
Tė njohur me mosnjohjen
e ngrohtėsisė...
Tė vdes
nė pavdekėsinė
e frymės sė pafrymė.
_______________________
Hirėsi e paprekur
Pse mė lodh
o bar i njomė
fėshfėllimė e erėrave
tė shijes gėlltitur mė zgjon...
Toka ime rreze zhveshur
Ajėrngrohtė
Nė partiturė tė yjeve tė kėrkon
Tė tė rris nė kafkė tė ylberit
Tė tė krasisė nė prehėr tė diellit
hirėsi i paprekur!
Besoji rrahjet
e dashurisė sė verbėr!...
___________________
Thėngjijtė
Rrėfimi i dorės
vizatuar nė trille
si hanė e pakrehur...
Flakėza ngėrthyer lėmsh
Fjollės sė epshit
Ndrit, jehonė e pashuar...
Kanė mbetur thėngjijtė
pėr ty vogėlush, tė derdhin
qumėshtin e mushtė...
_______________________
Mė pėshtyj
Mė puth,
mė puth fort!
Kam etje-ndezjeje
S'duroj dot...
Mė puth!...
Nėse s'mundesh
Mė pėshtyj!
Mish + Mish
Çarçafėt
Nxorėn dhėmbėzat
tė kafshojnė
bardhėsinė
Prenė thojtė,
çorrėn hekurosjen
filloi lajthitja...
Mish + mish
shtrati lundron
heshturazi
nė pafajsinė
e avujve tė ngrohtė.
______________________
Mëshirë e pa mëshirshme
Vitet ikin tė prerė me thikė
Lule-gjėmbat thonė: Prit, prit, prit!
Eh, po pres me torbė varur nė shpirt
Dhe ti hije zuzare, shpresėn ma vret.
Oh, klithma ime fatzezė
Kėmbė varur mbi malin e shkelur
Ofshamė tragjedie, e kope therur.
Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit
Ulinjtė kullojnė gjak, si klumushti i gjirit.
Oh, dashuria ime e pashkelur!
Psherėtimė nė qiellz tė lotit
Identitet varur n'bastun udhėkryqesh
Ku kryqėzohen dashuritė…
…lulėzojnė ligėsitė.
Oh, mėshirė e pamėshirėshme!
Nė tokat e mia djerrė
Unė jam çami mė i vjetėr
Mbi kufomėn e gjunjėzimit, shkel.
* * *
Krahu i zemrės
mė zgjoi nga dehja
e shembjes sė kullės sė vjetėr.
Ngulur, thellė nėn shkėmb...
Zemra e lotit
mbeti Rob nėn ēati tė ullirit
Klithma, te guri i konakut.
* * *
Shkel mbi malin e shkelur
dhe mbledh ofshama n'erė
me kėmbė varur n'letėr...
Sa mirė kur ofshama pėrplaset
nė faqet e malit tė "fantazuar",
si ndėr skenat e teatrove.
Sa keq,
kur shkel mbi malin e shkelur.
Dhe erėrat mė shpojnė
si nė fushė tė minuar tallazesh...
Barėrat helmojnė ajrin e shpirtit.
Dashuria ime nė reanimacin...
Pėr erėn e malit,
pėr ujin e lumit Kalama...
Sa bukur,
ajri pėrcėllohet
nga dėshira pėrbindėshe,
si njė xhirim filmi...
Nën lëkurë të ajrit...
Në gjinjtë e muzgut përpëlitem
Flokët e hënës më varen mbi sup,
mrekullisht derdhen sytë e errësirës,
si ujërat e bardha në barkun e nënës.
Në prehër të muzgut zgjohem
Me trëndafilin e egër në buzë
Pabesisht më shpojnë kërcejtë
e gazplotit,
nën lëkurë të ajrit digjem si shpuzë.
Në këmbë të muzgut gjunjëzohem
Gjuhën e ajrit dalldisur puth
Vrapoj të kap dritë-errësirën
Zëri m'dridhet si fletë trëndafili.
Degë psherëtime
Krejt pranë, në puthjen e zbrazur
Gërvishta eshtrat e portretit tënd
Pse erdhe o skelet hije,
përse më prek?
A s'më sheh,
jam lule-hithër
në këtë tokë që djeg...
Në më do sadopak, respektomë!
Mbillmë një lule-dhimbje
Në bark të një tingulli
të më çel, degë psherëtime.
Në bark të ëndrrës
Ëndrrat që përkunda
në djep të kohës
janë varur si smerald
në pus të dhimbjes...
Lëkura e ëndrrës,
përpëlitet në gojë të bojës...
Në bark të ëndrrës,
klith shpirti i poetit.
... me qumështin e syrit
Mos e lër ëndrrën të të ikë
Pa i zhveshur lëkurën e fundit.
Nëse, në qelizat e brendshme
Zbulon pikëza fosforeshente
Lyeje bukëzën me qumështin e syrit.
Mos e lër ëndrrën të zhubroset
Nën lëkurën e shpirtit tënd.
Nëse qelizat lundrojnë ujshëm
Ngjyeje shpirtin me qumështin e dhimbjes.
Mëshirë e pa mëshirshme
Vitet ikin tė prerė me thikė
Lule-gjėmbat thonė: Prit, prit, prit!
Eh, po pres me torbė varur nė shpirt
Dhe ti hije zuzare, shpresėn ma vret.
Oh, klithma ime fatzezė
Kėmbė varur mbi malin e shkelur
Ofshamė tragjedie, e kope therur.
Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit
Ullinjtė kullojnė gjak, si klumushti i gjirit.
Oh, dashuria ime e pashkelur!
Psherėtimė nė qiellz tė lotit
Identitet varur n'bastun udhėkryqesh
Ku kryqėzohen dashuritė…
…lulėzojnė ligėsitė.
Oh, mėshirė e pamėshirėshme!
Nė tokat e mia djerrė
Unė jam çami mė i vjetėr
Mbi kufomėn e gjunjėzimit, shkel.
* * *
Krahu i zemrės
mė zgjoi nga dehja
e shembjes sė kullės sė vjetėr.
Ngulur, thellė nėn shkėmb...
Zemra e lotit
mbeti Rob nėn çati tė ullirit
Klithma, te guri i konakut.
* * *
Shkel mbi malin e shkelur
dhe mbledh ofshama n'erė
me kėmbė varur n'letėr...
Sa mirė kur ofshama pėrplaset
nė faqet e malit tė "fantazuar",
si ndėr skenat e teatrove.
Sa keq,
kur shkel mbi malin e shkelur.
Dhe erėrat mė shpojnė
si nė fushė tė minuar tallazesh...
Barėrat helmojnė ajrin e shpirtit.
Dashuria ime nė reanimacin...
Pėr erėn e malit,
pėr ujin e lumit Kalama...
Sa bukur,
ajri pėrcėllohet
nga dėshira pėrbindėshe,
si njė xhirim filmi...