2012-04-09

TRE VLEZËR TRE SHTETE PAS ARDHËS TË PELLAZGËVE



rasim-bebo.jpg
 Rasim Bebo
Pёr kёtё artikull mora si shkak artikullin e Z. Mehdi Hyseni  i lёshuar nё internet mё 26-7-2011. Artikulli ёshtё i pёrsosur duke shpjeguar gjёndjen aktuale tё mjeruar nё Shqipёri. Kur flitet pёr armiqtё e Shqipёrisё qё duan tё tregohen…mё grek se grekёt, mё sёrb se serbёt, mё malazezё se malazezёt dhe mё Maqedon se Maqedonёt. Kёtu, nuk duhet folur pёr Maqedonёt   shqiptarё (ka sllavo-maqedon) njё popull indoevropian, si pasardhёs tё pellazgёve parahistorikё dhe tё stёrgjyshёrve mё tё afёrt, maqedonё. Ështё populli mijёra vjeçarё mё i vjetёr se grekёt dhe hebrejtё para se ata tё vineshin nё jetё. (Robert Temple). Jeton nё kёto troje si pasardhёs tё pellazgёve dhe tё shqiptarёve tё sotёm, aq sa mund tё flasim edhe pёr Epirotёt ose pёr Ilirёt. Ali Eltari thotё: “…sёrbo-grekёt donin ta gllabёronin e ta zhduknin vendin  nga faqia e botёs, emrin shqiptar pellazg dhe ta mohonin pёrfundimisht qёnien e kёtij kombi hyjnorё”. Por nuk kanё mundur dhe as do e mundin ndonjё herё.
Pak histori.
Si pasardhёs tё denjё tё popullit hyjnorё pellazgё, zunё europёn pas shkrirjes sё akullnajёs, qё para 10.000 vjetёsh. Nё vazhdim tё historisё pasardhёsit e pellazgёve tё shqptarёve tё sotёm janё Ilirёt Maqedonёt dhe Epirotёt. Shqiptarёt janё krijuesit dhe qeveritarёt  e perandorive mё tё madha tё njerёzimit, “ Ata mundёn shpesh u bёnё perandorё  ose thyen perandorё”. (1)
Ata studjues tё huaj, tё cilёt njohёn historinё, e vlerёsojnё lart kontributin qё kanё dhёnё Shqiptarёt pёr qytetёrimin botёror. Njё nga kёta ёshtё Amerikani Xh. Ёilliams, i cili dёnon ashpёr persekutimin e shqiptarёve nё shek. e XIX-te, kur thotё: “Ёshtё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo rracё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit europian” (2)
“Herodoti pohon se, vendi i kultit apo vendi i shёnjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgёve nё Dodonё… Homeri  nuk  ka cituar emrin e Delfit, vёnd i shёnjtё tipik grek, i cili u shfaq pas shek. VIII-tё para Krishtit. (3).
Homeri mё parё dhe mё pas Herodoti (485-425) para e.s. Ka thёnё qё Ilirёt janё pasardhёsit e pellazgёve nё gadishullin tonё si lashtёsi e si qytetёrim vetёm tre popuj numurojnё mijёvjeçarё tё thellё (Ilirёt, Maqedonёt dhe Epirotёt shёn im. (4).
Prof. Oto Muleri Thotё: “Mbretёritё e kёtyre tre provincave: Epir, Maqedoni dhe Iliri, vishnin njё lloj rrobash, kishin tё njёjta zakone, dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini kurdoherё midis tyre. Kёsisoj Nunela e Aleksandrit tё Madh ishte iliriane dhe e ёma, Olimpia, prej Epirit nga dera e Prros” (5)
Pёr Maqedoninё  shqiptare:
Nga Nijazi Muhameti nёnvizojmё: “Hapi i parё nё likuidimin e njё populli ёshtё tё fshini kujtesёn e tij. Shkatёrroni librat e tij, kulturёn e tij, historinё e tij. Atёhere, vini dikё tё shkruaj (si historiani Suedes Karl Grindbergu, manipulon, shpik, historinё e Greqis, duke e kthyer mbrapa nga revolucioni i 1821 nё 1250 para erёs sono, mbi 3000 vjet shёn im) libra tё rinj, tё krijojё njё kulturё tё re, tё shpikё njё histori tё re. Para se tё kalojё  shumё kohё, kombi do tё harrojё se çfarё ёshtё dhe çfarё qe”.
“Kurё e krye tё Shqipёrisё ёshtё njё klasё politike mercenare, e cila i ka nxjerrё nё ankand interesat kombёtare tё vendit tonё dhe ёshtё vёnё kokё e kёmbё nё shёrbim tё shovenizmit greko- karagjoz. Kur ambasadori i OSBE-sёz. Volfarth, urdhёron qё tё kryhet  regjistrimi me deklarim tё kombёsisё e tё fesё, kur vetё Europa nuk e parashikon, pёrfshirё kёtu edhe shtetin e Greqis, kёrkon t’ia imponojё Shqipёrisё. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit  Volfarth nё Pёrmet, atje ku u shkatёrrua Pallati i kulturёs qё mbante emrin e Naim Frashёrit, qё pёr ne ёshtё krenari kombёtare. Prishja e atij pallati ёshtё sulm i hapur i shovenizmit grekokaragjoz pёr deshqiptarizim. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit Volfarth nё Himarё, nё kёtё palcё tё Labёrisё, tё cilёn Greqia karagjoze dhe kisha shoveniste greke kёrkojnё ta shpallin  zonё minoriteti”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri).
Kur nuk kemi Akademi tё Shkencave, kur asnjё nuk interesohet pёr shqiptarёt e trojeve natyrale dhe tё vёndeve kudo qё ndodhёn,  kur parlamenti aprovon me fallcifikim regjistrimin me fe dhe etni, kur nё Greqi janё vrarё 147 djem nёne edhe me turrtura makabre, ndёrsa Janullatosi hesht si njeri i zotit dhe ngriti zёrin vetёm pёr Gumёn. Kur qeveritё shqiptare nё Tiranё, Prishtinё dhe Shkup lejojnё qё sёrbi, greku, sllavo-maqedonasi tё bёjё  ligjin, tё diskriminojnё shqiptarёt, tё rruajnё ligjin e luftёs, tё mos njohin Çamёrinё, tё marrin nёpёrkёmbё shqiptarёt e maqedonisё, tё malit tё Zi, Tё Çamёrisё, tё luginёs Preshevёs, Medvejevёs dhe Bujanovskit dhe qeveritё heshtin.
“Encikopedia e Maqedonisё”. Ka bёrё formulime tё pa sakta dhe antishkencore, se shqiptarёt nuk kanё qёnё tё pranishёm nё viset e sotme tё Maqedonisё as nё antikitet, as nё Mesjetё, dhe kolonizimi i shqiptarёve nё Maqedoni janё regjistruar kryesisht pas shekullit XVI-tё. Periudha e dytё ndodhi nё fillim tё viteve 40 tё shekullit XIX-tё, pra nё vitet e tanzimatit. Dhe vala e tretё e “ardhacakёve” paska ndodhur nё fillim tё shekullit XX-tё. Kurse vala e fundit e kolonizimit shqiptarё tё Maqedonisё paska ndodhur pas vitit 1944. Kёshtu pohon historiani maqedon Hristo Polljanski. Ky historian arriti tё xnjerrё nga goja se maqedonasit e sotshёm ishin stёrnipёrit e Lekёs sё Madh. Dhe mё tej kur “profesoi Pollajnski” tha se Skёnderbeu nuk ishte shqiptar, por maqedonas. (6)
 “Ne e pёrmbajtёm veten, por e pyetёm: Profesor, pёr cilёt maqedon flisni, sepse pёr ne historianёt, ne kohёn e Aleksandrit tё Madh, juve bridhnit ende nё stepat e Rusisё, kurse nё viset  e Aleksandrit te Madh ju keni ardhur 10 shekuj mё vonё. Polljanski u pёrgjigj… Ne, tha ai, maqedonёt, me tё vёrtetё kemi ardhur shekuj mё vonё, por pёrderisa u vendosёm nё trojet e maqedonёve tё lashtё, ne jemi pasardhёsit e tyre, jo vetёm  pasardhёsit e tyre kulturorё, por edhe gjenetik. (7)
Historianёt sёrbё e kanё deformuar betejёn e Fush-Kosovёs  (15 qershor 1389). Dhe e kanё trajtuar si fitore, kur atё e fituan otomanet. Heroi i betejёs ishte shqiptari Millosh Kopiliqi nga njё fshat midis Pejёs dhe Mirtovicёs, qё i nguli heshtёn nё zemёr sulltan Bajazitit. Dhe kёtё duan ta bёjnё tё tyren. Betejёn e Fush-Kosovёs e kanё kthyer nё njё mit pёr tё pёrligjur mashtrimin, se Kosova na qёnka djepi i Sёrbisё. Ky mendim i historianёve sёrbё ёshtё hedhur poshtё nga penat e arta tё kombit shqiptar, si Faik Konica, Mit’hat Frashёri , Gjergj Fishta etj. (8)
Nё vitin 1991, kur ish Republika maqedone e Jugosllavisё u bё republikё e pavarur nё Ballkan, udhёheqёsit e saj adoptuan pёr flamur kombёtar tё tyre flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё. Tё adoptosh emrin e lashtё tё Maqedonisё si emёr kombёtar tё republikёs sё krijuar nё shekullin e 20 dhe tё adoptosh pёr kёtё republikё tё re flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё…kёtu kemi tё bёjmё me njё ndryshim tё rremё, fals tё indetitetit kombёtar.  Si mund tё ndryshohet tri herё indetiteti kombetar brenda njё shekulli? Çfarё kombi ёshtё ky, pjestarёt e tё cilit janё sllave dhe si tё tyllё nje shekull mё pare quheshin bullgarё, pastaj e shpallёn veten maqedonё, por pёrsёri sllavё, kurse pas vitit 1991 e quajnё veten maqedonё antike, pra jo sllavё? Na vjen keq qё fqinjet tanё janё ende nё kёrkim tё njё indetiteti pёrfundimtar kombёtar. (9)
Disa akademik sllavё tё Shkupit nuk duan tё dinё fare pёr saktesitё historike. Pёr  ta maqedonёt e ditёve tona, vellezёrit e bullgarёve apo kushrinjtё e sёrbёve, kur e do puna janё sllavё, kur nuk e do puna nuk janё sllavё. Kur flitet pёr autoktoni ata nuk janё sllavё, por pasardhёsit e maqedonёve tё Aleksandrit tё Madh. Pёrkundrazi, kur takohen me vllezёrit e familjes sё tyre etnogjuhёsore me rusё, bullgarё, sёrbe, ata shndёrohen nё sllavё. (10)
Kur nё çerekun e dytё tё shekullit XI-tё shfaqet emri etnik i shqiptarёve, sllavёt u detyruan tё pranojnё se nga popullsitё e lashta tё kёsaj treve kishin shpёtuar pa u zhdukur disa “ashkla”  tё cilat nuk quheshin mё ilirё, por emёrtoheshin albanё, albanezi, arvanitё, arbanski etj. (11).
Popullata Ilire, Maqedonё dhe Epirote ka qenё nё atё kohё shumё dinamike nё jetёn ekonomike, shoqёrore, politike tё Perandorisё Bizntine. Ka qёnё kaq dinamike dhe e populluar sa nxorri nga gjiri i saj gjatё shekullit tё VI, tre perandorё tё Bizantit me origjinё ilire (maqedone).  Ata qenё: i pari Justini (518-527 nga Berediana pranё Shkupit. I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajturi i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi nё Tauris fshat afёr Beredianёs nё afёrsi tё Shkupit edhe ky ilir. I treti Justini II (565-578), i nipi i Justinianit tё Madh.
“Justiniani ndёrtoi dhe rindёrtoi nё shek. nё VI-tё mё shumё se 158 kala, (nё Epirin e Ri 58 kala; nё Epirin e vjetёr 36 kala; nё provicёn maqedone 46 kala). Justiniani pёrmёndet pёr “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative Justinianit. Dёrtoi Qytetin e Ohrit dhe e riemёroi Justiniana Prima. Qyteti arriti nё njё shkallё ndёrtimi mё tё lartё duke u bёrё Selia e Kryepeshkopit tё Iliricumit. Ndёrtoi  Katedralen e Shёn – Sofisё, njё kryevepёr arkitekture qё imagjinoi Justiniani vetё dhe qё ka tёrheqё admirimin e botёs gjatё 14 shekujve. (12).
Pёr humor: “Sllavёt janё Munduar tё provojnё se Justiniani ёshtё i rracёs sё tyre, kur vetё sllavёt nuk kishin ardhё nё kёtё kohё nё Ballkan. Historiani anglez James Bryke thotё se: “Ky jetёshkrim ёshtё njё dukument i fabrikuar nga njё prift jugosllav, Kostandin Namavic nё shekullin e XVII-tё,  pёr tё çuar lartё prestigjin e rracёs sllave. Ndёrsa historiani Rus A. Vasiliev shkruan se:  teoria e origjinёs sllave tё Justinianit duhet skartuar..”.  (13).
Manija sllave. Sllavo-bullgaret kishin marrё njё zgjerim tё madh nёn carin Semion. Flitej se: “Nga muret e Korinthit drejt nё muret e Stambollit shkonte fjala e Semionit. (carit sllavo-bullgar).
Falmerayer citon:  Ambicja mё e madhe e Semionit ishte tё kurorёzohej Perandor nё Katedralen e Shёn-Sofisё. Njё luftё e pa rreshtur vazhdoi me vite nё mes tё Bizantit dhe mbretёrisё bullgare. Mbas vdekjes Semionit, vjen nё fuqi Samueli, nё mbarim tё shek. X-tё, pushtoi Durrёsin, portёn imperiale tё Adriatikut. Ndёrkaq perandori i bizantit Vasili i II-tё u drejtua  me  ushtrinё e tij kundёr qendrёs sё mbretёrisё Samuelit. Njё luftё pёr vdekje vazhdoi pёr katёr vjet. Beteja e fundit u zhvillua nё lumin Strumё nё vitin 1014. 15.000 bullgaro-sllavё u zunё rob dhe perandori urdhёroi qё tё vёrboheshin tё gjithё, me pёrjashtim tё njё njeriu nё çdo grup prej 100 vetёsh.
Ata qё shihnin tёrhoqёn me vete tё verbёrit dhe u nisёn me urdhёr tё Vasilit tё II-tё, qё tё ktheheshin te car Samueli. Kur pa kёtё prçesion tё llahtarshёm, Cari u godit nё zёmёr dhe vdiq nga marazi mё 1014. (14)
Historiani cek  Prof. Dvornik thotё: “Sllavёt nuk kanё asnjё legjendё heroike qё tё kujtojnё vendosjen e tyre nё gadishullin Ballkanik”.  T. Zavalani “historia e Shqipёrisё”  bot. 1998, f. 71.
Fon Hahni thotё: “Shqiptarёt zbresin drejtpёrdrejt  nga Ilirёt, qё ashtu si dhe popullsitё e Maqedonisё dhe Epirit, rrjedhin tё gjithё nga parahistorike Pellazgё”. E. Mashi nё Annales des Voyages  shprehet se: “ёshtё drejt tё besohet se gjuha moderne e shqiptarёve ёshtё ajo qё flisnin nё lashtёsi Maqedonёt,  Ilirёt dhe Epirotёt”.  Petrota Shkruan: “Tё gjithё ata qё kanё pranuar tezёn e origjinёs pellazgjike tё shqiptarёve tё sotem, tё pranojnё dhe tё quajnё si njё tё vёrtetё historike tё padiskutueshme njёjtёsimin me ata tё Ilirёve, Maqedonёve dhe Epirotёve, dhe tё kёtyre me Pellazgёt e lashtё.” (15).
Prof. Ylli Popa thotё:  “Emigrimi i trurit”, humbje pёr shtetin. Problemi qё e shqetёson shumё sot pёr sot vendin tonё dhe Akademin e Shkencave, ёshtё pikёrisht “emigrimi i trurit”, mё e keqja ёshtё se shumica e potencialeve tё mёdha intelektuale tё vendit tonё, qё ndodhen jashtё shtetit,  punojnё ç’tё munden pёr tё mbajtur familjen. Kjo ёshtё fatkeqёsi, shprehet kryeakademiku, mё e dhimbёshme ёshtё qё nuk egziston mundёsia financiare qё atyre t’u kёrkohet tё vinё nё Shqipёri.Dikur kriteri i fortёsise sё njё shteti ishte forca ushtarake, kurse tani ёshtё forca e dijes.  (16).
Ёshtё fatkeqёsi, dy figura tё Akademisё sё Shkencave z. M. Kokurti dhe Mancaku quajnё pasardhёsit e ilirёve si para ilirё, sepse nuk guzojne tё pёrdorin emёrtimin “pellazgё”… “ata bazohen nё atё qё thonё “ajtollahёt”.  Pra meqёnese gjuha shqipe arrin tё deshifrojё “pellazgjishten e vjetёr “ , Ilirёt  (pasardhёs tё mirёnjohur tё shqiptarёve) nuk mund tё jenё veçse pasardhёs tё pellazgёve. Kjo ёshtё matematike”.  Mathieu Aref.  (17)          
Kur Ahmet Zogu  ishte president i Republikёs sё Shqipёrisё mё 31 janar 1925, monedhёn shqiptare e quajti  LEK pёr nderё tё Aleksandrit tё madh. Nё faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stёrgjyshit tё tyre Akilit, qё jetoi 900 vjet pёrpara tyre. Por ky materjalizim i linjёs pellazgo-ilire-shqiptare nga Ahmet Zogu e pati jetёn e shkurtёr sepse, nё vitin 1950, komunistёt shqiptarё, me Hoxhёn nё krye, me urdhёr tё fqinjёve greko-sёrb, e hoqёn nga qarkullimi kёtё monedhe, e cila, sot e kёsaj dite, nuk ёshtё rikthyer. (18)
Vazhdon Mehdi Hyseni:  “Populli shqiptar nuk duhej tё votonte qё tё vinin nё krye tё Shqipёrisё, sepse ata janё mё e keqja mё e zeza dhe tragjedia mё jetё te gjatё e shqipёrisё dhe e kombit shqiptar nё Ballkan”.
Kohёt e fundit media greke njofton fitoren mё tё madhe tё shekullit XX-tё, qё hodhi nё dorё Kishёn Ortodokse, Autoqefale Shqiptare. Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, nё kёto 20 vjetё (1990-2011) e kanё fronёzuar nё krye tё KAOSH nё Tiranё priftin grek Janullatos. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotё:  qё tё jetё e qetё shqipёria duhet tё shporret Janullatosi.
 lek-1.jpglek-2.jpglek-3.jpg
Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt”, bot. 1995, f. XII.
2. Eleni Kocaqi  “Albanёt”,  bot. 2006, f. 5.
3. Mathieu Aref  “Mikenёt – Pellazgёt”,  bot. 2007,  f. 180.
4. Nga Nejazi  Muhameti “Maqedonia Shqi…”,  bot 2009, f 180, (5) 323, (6) 25, (7)32, (8) 189.
5.         “          “                      “          “             “       f. 33, (10) 31, (11) 41, (16), (12) 35,
6. Tajar Zavalani  “Historia e Shqipёrisё”  bot. 1998, f.  168-170; (14) 73.
7. . Ylli Popa “Sekretet e njё kryeshkencёtari”  gazeta  “Illyria”  27-5-2005,  f. 21.
8. Rasim Bebo  “Zeusi”,  bot. 2009,  f. 153.
9. Nijazi Muhameti “Maqedonia Shqiptare” bot. 2009, f. 415.

Rasim Bebo Addison, Çikago gusht 2011.

ISMAIL QEMALI, PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE GRUAJA SHQIPTARE



Nga Prof.Dr. Sabile Keçmezi-Basha


sabile_basha@hotmail.com

Një ndër periudhat që ndërruan kahet e historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila me programet e saja angazhohej për të siguruar autonomin e pavarësinë e Shqipërisë, dhe për të ruajtur tërësinë e trojeve shqiptare nga lakmuesit shovinist grabitqar. Këto dy detyra të mëdha të programit kombëtar të saj, ishin në bazë të programit që pati edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, që u zhvillua pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912. Realizimi i këtij programi shqiptar, nuk do të ishte i plotë, sikurse të mendohej e të realizohej pa angazhimin e madh të intelektualëve, diplomatëve e luftëtarëve shqiptarë që iu printe i madhi patrioti- Ismail Qemal-Vlora, krahas të cilit kontribut të çmueshëm dhanë edhe: Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Idriz Seferi, Hasan Prishtina, Murat Toptani, Mehmet Deralla e shumë të tjerë. Të gjithë këta trima, të pajisur me botëkuptime përparimtare dhe me një përvojë të bujshme historike, i diskutonin shtruar problemet e Lëvizjes Kombëtare dhe për to bashkërisht merrnin vendime përkatëse në Kuvendet popullore.
Pavarësia e Shqipërisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë është e lidhur ngushtë me emrin e Ismail Qemalit. Ismail Qemali, kjo figurë e ndritur e historisë kombëtare u lind me 24 janar të vitit 1844 në Vlorë, ku 68 vjet më vonë do të shpallë pavarësinë e atdheut. I ati, Mahmut Bej Vlora, ishte një patriot i shquar dhe mbante lidhje të ngushta me udhëheqës popullor, si me Zenel Gjolekën e Rrapo Hekalin dhe bashku me ta mori pjesë si organizator i kryengritjes së madhe të vitit 1874 kundër ushtrisë osmane. Pra, patrioti i madh u lind në një epokë nga më të rëndësishmet në historinë e Perandorisë osmane si pjesë e së cilës ishte e aneksuar edhe Shqipëria. Perandoria Osmane në këtë kohë kishte hyrë në fazën më të rrezikshme të rënies dhe të dekompozimit të saj. Duke e parë shkatërrimin e saj, klasa sunduese u angazhua për sjelljen e disa reformave, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Këto reforma ata u munduan t’i venin në jetë edhe në Shqipëri, ngase rrezikun e parandienin nga vendi i Skënderbeut. Pra, në këto rrethana shoqërore e politike u lind dhe u zhvillua si personalitet Ismail Qemali, dhe të tëra këto trazira historike lënë gjurmë të pashlyera në veprimtarin e mëvonshme.
Pas dështimit të kryengritjes, ata arrestuan krerët e saj dhe shumë fshatar, në mesin e tyre edhe baban e Ismailit të vogël. Pas kësaj, në shtëpinë e tyre erdhi urdhri që e tërë familja të internohej për në Stamboll, si: nëna Hedije Hanmi, vajzë nga një familje e njohur Alizoti nga Gjirokastra, i vëllai e motra dhe vet Ismail Qemali, që të tre fëmijë dhe gjyshja e tyre plakë. Kjo rrugë e gjatë që mori familja Vlora me 50 përcjellës të tjerë, ishte një rast sa i trishtueshëm aq edhe pikëllues për vet ata dhe familjen e tyre. Fëmijët duke mos ditur se çfarë po ndodhte dhe shkakun e udhëtimit, pandehnin në një aventurë thjesht fëmijërie. Por, ky imazh i aventurës nuk iu zgjati shumë e në rrugë e sipër, në një han në vendin e quajtur Jenigje, iu vdes gjyshja që ata shumë e kishin dashur. Me arritjen e tyre në Selanik, vdes edhe vëllai –Sylejmani që për të gjithë ishte një dhembje e madhe dhe e pa kompensueshme. Ditët për familjen Vlora ishin të vështira dhe plotë zymtësi. Në kujtimet e veta shumë më vonë, Ismail Qemali shkruan se “Edhe sot e kësaj dite, saherë vete në Selanik, gjithnjë e vizitojë varrin e tij të vogël prej mermeri në varrezat e Xhamisë Ortaj” rrëfehen me dhembshuri patrioti i madh.
Ishte kohë kur bota shqiptare ndodhej në udhëkryqin e historisë, e zhytur në pellgun e paditurisë e të robërisë. Nëna Hedije merr hapin më të madh dhe më të mirë në jetë. Ajo u angazhua që djali i saj së paku të kryente e të merrte një arsimim sa më të mirë që të bëhej “shqiptarë i plotë”, thoshte ajo, se vetëm njeriu i shkolluar është i zoti t’i dali zot atdheut të robëruar. Me ndihmën e nënës u angazhua që të mësonte sa më shumë gjuhë të huaja, si turqishten nga shkolla, e më vonë nga një refugjat italian mësoi edhe gjuhën italiane. Si dhe rilindësit tjerë të mëdhenj, Ismail Qemali Vlora, përhapjen më të shpejt të arsimit te shqiptaret e shihte si një levë të rëndësishme të përparimit të shpejt të Shqipërisë. Ai ngulte këmbë që me listën e kërkesave të Lëvizjes kombëtare vendin kryesor të zinin kërkesat për lulëzimin e gjuhës shqipe amtare për zhvillimin e arsimit kombëtar shqip. Ja, se si e formulonte ai këtë çështje në thirrjen drejtuar bashkatdhetarëve të vet “Për të shkuar përpara në udhën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për të ditur, për të fituar dituri kemi nevojë për mësim. Pra kemi nevojë të ngrehim në të gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për ta përhapur dhe për të lexuar kudo gjuhën shqipe. Kjo nevojë e shkollës është e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë. Kur një komb nuk mund të rritet në vete pa shkolla dhe pa mësim...” dhe nga këtu mund të kuptohet edhe porosia e madhe e Ismail Qemalit, e që përherë e mbëlton me kërkesë, bazë për harmoni kombëtare. Grindjet thoshte ai e grijnë Shqipërinë.
Një kohë të gjatë të jetës së vet Ismail Qemali e kaloi në Stamboll, ku kreu me sukses studimet në shkencat juridike. Punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kreu detyra të ndryshme në Perandorin Osmane, ku pati rast të njihej më shumë njerëz të rëndësishëm në jetën politike të kohës, që më vonë i shërbeu për ngritjen e çështjes kombëtare shqiptare në nivele më të larta në shtetet perëndimore. Për 35 vjet, sa qëndroi në Perandorin Osmane, krahas detyrave zyrtare, veprimtaria e tij u mbëltua me aspiratat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Edhe pse jetoi e veproi jashtë atdheut, ai asnjëherë nuk pushoi së menduari dhe së punuari për kthimin e tij në atdhe. Më 1900, i plotësohet “dëshira e kamotshme”, arratiset nga Perandoria Osmane, dhe prej atij momenti u bë ideologu dhe udhëheqësi i shpirtit liridashës i popullit shqiptar në rrugën e historisë. Populli shqiptar, te ky trim i devotshëm gjeti jo vetëm ndjenjën e vetësakrificës, por edhe atdhetarin, diplomatin dhe organizatorin në luftën për pavarësi të Shqipërisë.

“Në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim”.

Si çështjes së arsimit, ashtu edhe pozitës dhe emancipimit të gruas i jep vend meritor në shoqëri dhe familje. Si grua, shpesh thoshte atdhetari “qenia e saj është e lidhur ngushtë pas fuqisë së burrit, megjithëse në veprimet e hapëta publike ajo nuk del në shesh. Në çështjet e brendshme familjare dhe që kanë të bëjnë me vendin, ajo merr pjesë dhe mendimi i saj peshon. Po sikur vendi të jetë në rrezik qoftë nga ndonjë pushtues ose për shkak të ndonjë vepre të njëanshmërisë që qeverisë, gratë janë ato që ngrenë zërin të parat dhe nxisin burrat të mbrojnë vendin ose të ngrenë krye, andaj duke i ditur virtytet e tyre të larta rilindësi i ynë vjen në përfundim se “në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim”.

Heroizmi dhe harmonia skënderbegase

Ideja e autonomisë, apo e pavarësisë shqiptare nuk ishte e re. Epopeja çerekshekullore e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, në të cilën u mbrojtën me plotë heroizëm trojet amtare duke i dhënë një kontribut të vyer për shpëtimin e Shqipërisë dhe të qytetërimit evropian.
Për Pavarësinë e Shqipërisë shkruante më vonë Ismail Qemali “nuk ishte thjesht ngritja e flamurit në Vlorë, por se Kuvendi Kombëtar sanksionoi juridikisht pavarësinë kombëtare, me një akt të nënshkruar nga përfaqësuesit e kombit”. Dhe për të arritur gjerë te kjo, ekzistonte një udhë e gjatë dhe shumë e vështirë. Karakteristikë e përgjithshme e mendimeve dhe e vendimeve të kuvendeve që iu paraprinin qëndrimeve të Lëvizjes ishte, mbizotërimi dhe mbrojtja e pikëpamjeve, se duke kaluar nëpër stadin e autonomisë do të realizohej më lehtë pavarësia. Më vonë, nga tetori i vitit 1912 deri në nëntor, mendimet dhe vendimet e kuvendeve dhe mbar Lëvizja Kombëtare në përputhje me kushtet e reja, që u krijuan me shpërthimin e luftërave ballkanike, kaluan përfundimisht nga platforma e autonomisë së Shqipërisë në atë të pavarësisë. Në ato rrethana, qarqet atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë vendit ishin para një detyre shumë të vështirë.
Prandaj, vendosën që të organizohej sa më parë thirrja e Kuvendit Kombëtar që do të siguronte të drejtat kombëtare shqiptare.
Në fillim të nëntorit 1912, Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi e disa patriot të tjerë, u nis nga Stambolli për në Bukuresht, për në mesin e kolonisë shqiptare që llogaritët si bazë më e fortë dhe më e përshtatshme për takimin. Të vendosur në hotelin “Kontinental”, në qendër të qytetit Bukuresht, ata zhvilluan një konsultim të gjithanshëm me përfaqësuesit e të gjitha shoqërive të Bukureshtit dhe të Konstancës.
Në fund të mbledhjes historike, nga gjiri i kolonive shqiptare u zgjodh delegacioni që të shkoi në Vlorë, ku do të shpallet Pavarësia e Shqipërisë dhe do të ngrihet Flamuri i Skënderbeut në vend të atij me gjysmëhënë.




Sabile Keçmezi-Basha u lind më 1954 në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Është femra e parë nga Kosova që mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit më 1977. Ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në Degën e Historisë. Magjistroi më 1980 dhe doktoroi më 1984, (ishte femra më e re që u bë doktorë e shkencave në Kosovë). Botoi një mori shkrimesh shkencore, publicistike, trajtesa, shqyrtime etj. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën “Bota shqiptare”, që botohej në Tiranë (1991-1993). Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e artë” për tekstin më të mirë të akordeve si dhe mori shumë mirënjohje dhe shpërblime për shkrimet e saja. Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me probleme të historisë më të re. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë së Kosovës. Jeton në Prishtinë.
Sabile Keçmezi-Basha është antare e Akademisë Evropiane të Arteve e cila është themeluar në vitin 2002, me seli në Luksemburg.

Angazhimet profesionale

Këshilltare shkencore 2005 – Instituti i Historisë- Prishtinë ;
Bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Edukimit – (Kosova dhe integrimet evropiane; Zgjidhja e konflikteve; Studime gjinore; Historia e shkencave)..

Fusha e interesimeve shkencore

Zhvillimet historiko-politike në Kosovë 1945-1990.
Të burgosurit politikë në sistemin ish-komunist në ish- Jugosllavi.
Transicionet post-komuniste dhe pas luftës së UÇK-së në Kosovë.
Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999.

Projektet shkencore dhe të tjera

Veprimtaria shqiptare ilegale në Kosovë 1947- 1968;
Marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës 1966-1981 ;
Masakrat serbe në rajonin e Prishtinës 1997-1999;
Diferencimet1. Pjesëmarrja në konferenca, simpoziume dhe tubime shkencore:

Pjesëmarrja ne Konferenca dhe simpoziume shkencore

•Akademi përkujtimore për 30-vjetorin e Demonstratave të vitit 1981, 22.04.2011. Dardanë (Kamenicë). “Jehona e Demonstratave në Anamoravë”
•Akademi përkujtimore për 30- vjetorin e Demonstratave të vitit 1981, 14.04.2011. Gjilan. “Demonstratat e vitit 1981”
•Demonstratat e vitit 1981, 25.03.2011. “Programi politik i Demonstratave 1981”
•Tryezë e rrumbullakët shkencore në Shkup (26 nëntor 2010), Angazhimi i gruas në pavarësinë e Shqipërisë. Tema: “Kontributi i gruas në shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë”.
•Veprimtaria politike e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, simpozium shkencor i mbajtur me 7 nëntor 2010, Prishtinë. Tema: “Karakteri kombëtar e politik i programeve të Komitetit MKK”.
•10 years of Balkanology in Torun convergence and divergjence Within the Balkan keg Language-Culture-Literature-History, Torun, 204 december 2010, Tema: “Situata politike në Kosovë pas vitit 1944”
•E djathta shqiptare, Kukës, 18 shtator, 2010, “Lëvizja ilegale shqiptare në Mal të Zi, 1945-1990”
•Seminari XXIX Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare, 16-27 korrik, 2010, “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1990”
•Akademi për Avdyl Durën, (fjalë rasti), “Jatakët që strehuan Avdyl Durën me shokë”, 28 qershor 2010, Kaçanik
•Simpoziumi Shkencor “Deklarata kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut”, 2 korrik 2010, Prishtinë, Tema: “Suspendimi i autonomisë së Kosovës”
•Simpoziumi shkencor “Mitrovica gjatë viteve 1944-1999”. 4 qershor, 2010. Tema: Lëvizja ilegale atdhetare në Rajonin e Mitrovicës 1945-1990”
•Prizren, Kongresi II Ballkanik, 31 maj 2010. Tema: “Kosova pas Luftës Dytë Botërore”
•Simpoziumi shkencor “Mitrovica... Tema: Lëvizja ilegale atdhetare në Rajonin e Mitrovicës 1945-1990”
•Promovimi i librit Prof. Shani Hoxha, Qamil F. Hoxha “Drini”, Skenderaj, 2 tetor 2009. (fjalë rasti)
“E djathta shqiptare”, 26 korrrik, 2009. Shkup, “Hasan Bilalli dhe ndikimi i tij në NDSh”
Pavarësia e Kosovës, simpozium shkencor, IHK. 12 qershor 2009, tema “Pavarësia e Kosovës dhe veprimtaret ilegal të Lëvizjes Kombëtare”.
ULUSLARARASI 1. Balkanlarda Tarih ve Kultur Kongresi –Kongresi I Ndërkombëtar Ballkanik “Historia dhe Kultura e Ballkanit, 11-12. 05. 2009. Prishtinë. Tema: Karakteri kombëtar i Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë 1945-1990.
“Demonstratat e gjashtëdhjetetetës”, 40 vjetori i tyre, (Konferencë shkencore), 24-25 nëntor 2008. Tema: Karakteri kombëtar i Programit të Demonstratave 1968”
Promovimi i veprave të Selatin Novosellës, Tri libra, Fjalë rasti “Ngjarjet që trandën ish-Jugosllavin” me 21 nëntor 2008
Fjalë rasti në 50 vjetorin e daljes së romanit “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, 19 nëntor 2008
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, 130 vjetori i saj, (Konferencë shkencore), 10-11 qershor 2008, Prishtinë. Tema: “LSHP në Programet e organizatave ilegale në Kosovë 1945-1990”
“Jeta dhe vepra e Akademik Ali Hadrit”, (Simpozium shkencor), IHK, 3 mars 2008. Tema: “Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare”
“Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX”, (Konferencë shkencore), IHSH. Tiranë 27 nëntor 2007.
“Idriz Seferi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, IHK, 15 tetor 2007, Tema “Trajtimi i figurës së I. Seferit në historiografin shqiptare”
Konferenca për paqen 14-17 dhjetor, 2006
“Probleme teorike dhe metodologjike të historiografisë shqiptare”, Prishtinë ,15 dhjetor 2006, Tema: “Çështje të përdorimit të nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fshehtë”
Conference on inclusion in Higher Education, organizuar nga Canadian International Development Agency, 9-10 shkurt 2006, Prishtinë
“Veprimtaria dhe organizimi i organizatës ilegale “Besa Kombëtare” në Kosovë 1945-1947” simpoziumi shkencor “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, Klinë, dhjetor 2005
“Reagimi i forcave nacionaliste ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (8-10 korrik 1945)”, "Kosova në luftën e Dytë Botërore" organizoi Instituti i Historisë- Prishtinë, shtator 2005.
“Kontributi i shkodranëve në Lëvizjen ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, "E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, i mbajtur në Shkodër, qershor 2005..
“Proceset gjyqësore kundër organizuesve dhe pjesëmarrësve të Demonstratave të vitit 1981”, “Demonstratat e vitit 1981, kthesë vendimtare e Kosovës drejt lirisë”, IA, Prishtinë 2001
“Zhvillimi organizativ i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH) në Kosovë 1945-1947”, “Likuidimi i krerëve të NDSh-së në Kosovë”
“Katarza politike e shqiptarëve në tranzicion”, “Kosova sot e nesër”, Prizren 2000
“Fëmijëria dhe rinia e Shotë Galicës”, “Shotë Galica-heroin e kombit”, 1997
Kontributi kombëtar i Idriz Seferit”, “Jeta dhe vepra e Idriz Seferit”,1997
“Nënëmadhja që lindi Isa Boletinin”, “Isa Boletini dhe koha e tij”, 1996
“Demonstratat studentore ‘81”,“Dimensioni historik i demonstratave të vitit 1981”, 1996
“Qiriazët-familje patriotike dhe atdhetare”, “Familja Qiriazi- dhe kontributi i tyre kombëtar”, Shoqata e Pedagogëve të Kosovës, 1995.
“Roli i gruas në lëvizjen kombëtare shqiptare”, organizuar nga BI. “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptar”,1995
“Vazhdimësia patriotike e organizatave ilegale në Kosovë 1945-1989”, “50- vjet pas Luftës së Dytë Botërore-Kosova kërkon zgjidhje”,1994
“Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politik”, organizuar nga ASHAK “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale...”, 1994
“Karakteri kombëtar i Shkollës së parë shqipe për vasha” i organizuar nga Forumi i Gruas Demokratike “100 Vjetori i shkollës shqipe të vashave në Prizren”, Prishtinë 1995
“Proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve”, “Evropa dhe shqiptarët”, Prishtinë 1992.
“Gabimet e reja e të vjetra të pushtetit dhe kombinatorikat antishqiptare”, “Kuvendi i Prizrenit më 1945”, 1990
Zhvillimi historik i PKJ-së në Kosovë 1945-1948”, “Problemet e zhvillimit të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore”,1987
“Formimi dhe organizimi i PKJ-së në Kosovë”, “Kongresi themelues i PK të Serbisë ( 50- vjetori), Beograd 1985
“Zhvillimi i PKJ-së në Mitrovicë”, “Klasa punëtore e Mitrovicës, në revolucionin socialist dhe në ndërtimin socialist”, Mitrovicë 1978

Punimet në revista shkencore dhe gazeta

•Lëvizjet ilegale atdhetare në Ballkan me thekës të veçantë në Kosovë, më 1945 e këndej, Revista “Rrënjët”(Le Radici), Romë, Itali, Anno 9, Numero 2, Maggio 2011.
•Formimi dhe veprimtaria e organizatës ilegale “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare” (OBTSH), 1959, fejton në 6 vazhdime:
1.OBTSH-ja vazhdimësi e Lëvizjeve ilegale për çlirim dhe bashkim kombëtar, Epoka e Re, 19 maj 2011.
2.programi Politik i Organizatës, Epoka e Re, 20 maj 2011
3.Statuti i OBTSH-së, Epoka e Re, 21 maj 2011.
4.Dervish Shaqa në grupin ilegal të ardhur nga Shqipëria, Epoka e Re, 23 maj 2011.
5.Procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të LRBSH-së dhe OBTSH-së, Epoka e Re, 24 maj 2011.
6.Veprimtaria e ilegales asnjëherë nuk u shua, Epoka e Re, 25 maj 2011.
•Demonstratat e studentëve të vitit 1981, Epoka e Re- 21 mars 2011-Fejton në 20 vazhdime:
1.Revolucionarët për liri... ,21.03.2011, Epoka e Re
2.Parullat që u përdorën gjatë demonstratave 1981, 22.03.11
3.Diferencimet ideopolitike pas demonstratave të marsit 1981, 23 mars 2011. E.R.
4.Izolimi-masë e preferuar e pushtetarëve, 24.03.2011. E.R.
5.Të dënuarit dhe të izoluarit, 25.03.2011. Epoka e Re
6.Të dënuarit dhe të izoluarit, 26.03.2011.Epoka e Re
7.Proceset gjyqësore për të mitur, 28.03.2011. Epoka e Re
8.Demonstratat studentore në shtypin e ilegales, 29.03.2011.
9.Populli mbushi rrugët dhe të gjitha qyteteve të Kosovës, 30.03.2011. Epoka e Re
10.Roli i patriotëve në demonstrata, 31.03.2011.Epoka e Re
11.Propaganda në Jugosllavi dhe në Kosovë, 1.04.2011.E e Re
12.Forma të ndryshme të dhunës për nënshtrimin e shqiptarëve, 2.04.2011. Epoka e Re.
13.Organizimi i punëtorëve tanë në Perëndim dhe çështja kombëtare, 4.04.2011. Epoka e Re.
14.Një historik i dhembshëm i një “Letre...” i të burgosurve politikë shqiptarë, 5.04.2011. Epoka e Re.
15.Një numër i tërë i gazetës “Qindresa Shqiptare” u kushtohet ngjarjeve në Kosovë, 6.04.2011. Epoka e Re.
16.Reagimi i mërgimtarëve shqiptarë, 7.04.2011. Epoka e Re.
17.Ndryshimet e papritura në udhëheqjen e Partisë Komuniste në Kosovë, 8.04.2011. Epoka e Re.
18.Demonstratat në SHBA, Kanada, Australi e Evropë, 9.04.2011. Epoka e Re.
19.Mërgimtarët tanë festonin ditën e pavarësisë, 11.04.2011.Epoka e Re.
20.Diferencimi famëkeq në bazë të së kaluarës historike, 12. 04.2011.Epoka e Re.
•Programi politik i Demonstratave të vitit 1981, Kosova sot, 2 prill 2011.
•Lidhja Shqiptare e Prizrenit në programet e organizatave ilegale shqiptare në Kosovë (1945-1990), Përmbledhje punimesh “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë 2011
•Avdyl Dura dhe jatakët e tij,f 137,Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike, 39. 2009, 2010.
•Formimi dhe veprimtaria e Organizatës “Partia Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Etnike me Shqipërinë” (1958), Kosova 2011.

•Kush ishte Avdyl Dura dhe jatakët e tij, “Vjetari” nr. 43-44, 2010
•Edhe një dokument (tepër sekret) i SPB-së (fejton), Epoka e Re, ( dy vazhdime)
1.Përcjellja e veprimtarëve të Lëvizjes Ilegale Shqiptare, 19.02.2011. Epoka e Re
2.Realizimi I qëllimeve të shqiptarëve,21.02.2011, Epoka e Re.
•Lëvizja ilegale atdhetare në Mitrovicë e Rrethinë 1945-1990, Epoka e Re, 12 shkurt 2011.
•Atdhetarët e dënuar për ndihmën e dhënë patriotit Avdyl Durës, “Kosova”, nr. 31/32, 2009
•Trajtimi i çështjes së gruas shqiptare në revistën ilegale “Kosovarja e Re” (1983-1984), organi informativ i BGK të LRSSHJ-së”, Gjurmime historike, IA, nr. 38-2008 (2010)
•Veprimtaria e të burgosurve politik në burgjet e ish-Jugosllavisë, Vjetari- Arkivi i Kosovës, nr. 41-42, 2009
•Hasan Bilalli, njëri nga themeluesit e Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare, “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike-(8), Prizren 2010, f. 467-475
•Kontributi atdhetar i vëllazërisë Çejku nga lidhja e Prizrenit e këndej”, “ E djathta shqiptare... “, Prizren-Ferizaj, 2010
•Disidentja e parë shqiptare- Musine Kokalari, Gazeta “Shqiptari”, Rumani, 1 janar 2010
•Disidentja e parë shqiptare- Musine Kokalari, Gazeta “Dielli”, Njujork, numri festiv i vitit të Ri-2010
•Një plejadë e tërë atdhetarësh e përfshirë në një monografi, www.zemrashqiptare.com , 2010
•Një proces i pazakontë gjyqësor për Hidajete Osmanin, “Epoka e Re”, 16 janar 2010

Fejtone te botuara:

•Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1990, (dy vazhdime), Epoka e Re, 18-20 shtator 2010.
1.Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1990, 18 shtator 2010.
2.Periodizimi i Lëvizjes ilegale shqiptare në Kosovë 1945-1990, 18 shtator 2010.
•Çështja e Kosovës te gazeta “Qindresa shqiptare” e Parisit, Zëri, 40 vazhdime, 1 qershor -16 korrik, 2010
1.“Shqipëria e lirë’” një çerdhe për të gjitha grupet politike, 1 qershor 2010,
2.Persekutimet e shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi, 2 qershor 2010.
3.Presionet dhe dhuna shtetërore jugosllave, 3 qershor 2010.
4.Shqiptarët ngritën zërin edhe në tubimet ndërkombëtare, 4 qershor 2010.
5.Njoftime të shumta nga dhuna e aplikuar ndaj popullatës shqiptare, 5 qershor 2010.
6.Protestë në OKB kundër ndjekjeve dhe gjyqeve në Kosovë, 7 qershor 2010.
7.Fushata e ndjekjeve ndaj udhëheqësve shqiptarë në Kosovë, 8 qershor 2010.
8.Maqedonia “Liberale” ndaj popullit shqiptar, 9 qershor 2010.
9.Shqiptarët pushohen nga puna, 10 qershor 2010.
10. Shtypje e vazhdueshme ndaj kosovarëve në Jugosllavi, 11 qershor, 2010,
11. Dënimi i 19 shqiptarëve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 12 qershor 2010
12. Dënimet në Trepçë, 14 qershor 2010.
13. Telegram kryetarit të Francës nga mërgata kosovare, 15 qershor 2010.
14. Inferioriteti i vazhdueshëm ekonomik, 16 qershor 2010.
15. Kushtrimi i parë që i jepej bashkësisë ndërkombëtare, 17 qershor 2010
16. Shkrimet për vrasjet e shqiptarëve në Jugosllavi, 18 qershor 2010.
17. Shkrimtari jugosllav flet për të burgosurit politikë shqiptarë, 19 qershor 2010.
18. Shtypi ndërkombëtar mbi ngjarjet e neveritshme ndaj shqiptarëve, 21 qershor 2010.
19. Emigrimi i 700 intelektualëve shqiptarë, 22 qershor, 2010.
20. Në Kosovë nuk kishte punë për shqiptarët, 23 qershor 2010.
21. Të burgosurit shqiptar bëjnë grevë urie në burgun e Shpuzës, 24 qershor 2010.
22. UDB-eja del në skenë të hapur, 25 qershor 2010.
23. Përkujtohen dëshmorët shqiptarë nga Maqedonia, 26 qershor 2010.
24. Dënimet e shqiptarëve nga Gjykata e Qarkut në Shkup, 28 qershor 2010.
25. Para tankut me kraharor të zhveshur, 29 qershor 2010.
26. Shfaqja e zemërimit kundër qeverisë së Beogradit, 30 qershor 2010.
27. Shqiptarët e mërgimit u treguan gati për çdo sakrificë, 1 korrik 2010.
28. Realiteti i pamohueshëm në Kosovë, 2 korrik 2010.
29. Qëndrimi i regjimit komunist kundrejt shqiptarëve, 3 korrik 2010.
30. Dëshmitë serbe pas rënies së Rankoviqit, 5 korrik 2010.
31. Vazhdimi i sensibilizimit të çështjes së Kosovës, 6 korrik 2010.
32. Ndryshimet e papritura në udhëheqësin politike në Kosovë, 7 korrik2010.
33. Historiku i terrorit serb anglisht, 8 korrik 2010.
34. Letra dërguar kryetarit të Parlamentit Evropian, 9 korrik 2010.
35. Shtypi i huaj për ngjarjet në Kosovë, 10 korrik 2010.
36. Vriten kundërshtarët edhe në Perëndim, 12 korrik 2010.
37. Propaganda serbe me avazin e vjetër, 13 korrik 2010.
38. “Thirrja” e Lidhjes Kosovare, 14 korrik 2010.
39. Kroati Aleksandër Tijaniq dëshmonte, 15 korrik 2010.
40. Arrestimi i ushtarakëve shqiptarë, 16 korrik 2010.

•Revista “Krahu i Shqiponjës” informatorë e denjë në botën e lirë për gjendjen në Kosovë, Kosova sot,
( fejton), 5 vazhdime, 15 maj 2010

1.“Krahu i shqiponjës”, tribun e mendimit të lirë, 15 maj 2010.
2. -------
3.Demonstratat e mërgatës shqiptare, 29 maj 2010.
4.Formimi i organizatës “Gjaku i kuq, hakmarrja e zezë”, 5 qershor 2010.
5.Poezia e shqiptarit nga Turqia, 12 qershor 2010.

•Përpjekjet e gazetës “Përpjekja kosovare” në mërgim, Epoka e Re, 26 prill 2010, (fejton), 18 vazhdime
1.Zëri i të gjithë shqiptarëve, 26 prill 2010
2.Trajtimi i popullsisë shqiptare në Jugosllavi, 27 prill 2010.
3.Shtypi i diasporës lëvdon Komitetin “Lidhja Kosovare”, 28 prill 2010
4.Informim i denjë për çdo gjë në Kosovë, 29 prill 2010.
5.Mërgimtarët kosovar dhe aktiviteti i tyre, 30 prill 2010.
6.Amnistitë që nuk i fitojnë shqiptarët, 3 maj 2010
7.“Radio Londra” i kushton vëmendje të madhe Ditës së Flamurit shqiptar, 4 maj 2010
8.Kurora e luleve mbi varrin e mësuesit Shaban Shala, shkak për arrestime, 5 maj 2010
9.Aktiviteti i “Lidhjes Kosovare” në arenën ndërkombëtare, 6 maj 2010
10. Propozimi i “Lidhjes Kosovare” në Kongresin e 14 të BFKEE, 7 maj 2010.
11. Shqiptarët nuk lejoheshin që të hynin në hotele e restorante, 8 maj 2010
12. Gjendja politike në ish-Jugosllavi, 10 maj 2010.
13. Jehona e shtypit për mbajtjen e kongresit, 11 maj 2010.
14. Pjesëmarrja në kongres, 12 maj 2010.
15. Gjashtëdhjetë vjetori i copëtimit të tokave shqiptare, 13 maj 2010.
16. Fjalimi i profesor Abaz Ermenjit, 14 maj 2010.
17. Kongresi miratoi Rezolutën e Lidhjes Kosovare, 15 maj 2010.
18.Urimet që arrite ngjatë punës së Kongresit, 17 maj 2010.

•Karakteri kombëtar e demokratik i programeve të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (fejton), dy vazhdime (Zëri):
1.Një parim që shtrohet për herë të parë nga politikanët ballkanas, Zëri, 16 dhjetor 2010.
2.Orientimi politik i dhënë nga Hoxhë Kadria, (Zëri),17 dhjetor 2010.

•Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës, (fejton) 16 vazhdime
1.Gratë shqiptare për çështjen kombëtare, 15 dhjetor 2010 (Epoka e Re)
2.Edhe gratë shqiptare në burgjet jugosllave, 16 dhjetor 2010
3.Formimi i Komitetit të grave në Prizren, 17 dhjetor, 2010
4.Aktive në pajtimin e gjaqeve, 18 dhjetor 2010
5.Kush ishte Hyrije Hana, 20 dhjetor 2010
6.Takimi pas tetë vjetësh me vëllanë, 21 dhjetor 2010
7.Kush ishte Xheladin Hana, 22 dhjetor 2010
8.Formimi i organizatës “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”,23 dhjetor 2010
9.Aktakuza e Prokurorisë Publike të Qarkut-Prishtinë, 24 dhjetor 2010.
10. Dëshmitë e dhëna para gjyqtarit, 25 dhjetor 2010
11. Deklarata e Fadil Hoxhës dhënë për shoqen Hyrije Hana, 27 dhjetor 2010.
12. Deklarata e Xhevdet Hamzës dhënë për Hyrije Hanën,28 dhjetor 2010
13. Ja se si votuan porotët për amnistinë e Hyrije Hanës, 29 dhjetor 2010.
14. Dënimi i tretë i Hyrije Hanës, 4 janar 2011-01-09
15. Pas daljes nga burgu në burg, 5 janar 2011.
16. Edhe pas vitit 1981, bastiset shtëpia e Dadës, 6 janar, 2011.
•Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave, (Fejton), Epoka e Re, 1-2 dhjetor 2009
•Trajtimi i çështjes së gruas shqiptare në revistën ilegale “Kosovarja e re” (1983-1984), Fejton ( në 7 vazhdime), “Epka e Re, 24 -31 tetor, 2009, Prishtinë
“Historia nuk bëhet me gënjeshtra” (vështrim –reagim për shkrimet e ASHAM), Infopres, 23 shtator 2009.
Kontributi atdhetar i vëllazërisë Çejku nga lidhja e Prizrenit e këndej”, “ E djathta shqiptare... “, Prizren-Ferizaj, 2009
Rezistenca atdhetare e Avdyl Durës dhe jatakëve të tij”, “E djathta shqiptare...” Prizren-Ferizaj, 2009
Pavarësia e Kosovës dhe veprimtarët ilegal të Lëvizjes Kombëtare, Epoka e Re, 23 korrik 2009.
Hajdar Shala-“ILIRI”, jeta e tij ishte Kosova e lirë, (R. Basha, “Kosova ishte jeta e tij”, 2009), Epoka e Re, 27 qershor 2009.
Studim i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, (H. Gjergji: “Myslim Peza dhe Mbreti Zog”, Kosova sot, 21 qershor 2009
Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë nëpërmjet gazetës “Lajmëtari i Lirisë”, Epoka e Re, (fejton),1 -19 qershor 2009
“Diferencimet ideopolitike ndaj intelektualëve shqiptar në Kosovë 1945-1989”, Revista “Vjetari”, 2008, A.K. Prishtinë
“Serbia duhet të dënohet për veprat e saja”, Epoka e Re, 2 shtator 2009
"Historia e një organizate politike” (Prezantim i denjë i një organizate atdhetare ilegale në një monografi),Lajm, 12 mars 2009
“Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare”, (Ali Hadri, jeta dhe vepra), Prishtinë , 2009
“Pararoja”-organ interno i grupit “MLK”, “Epoka e Re”, (dy vazhdime),31 janar-7 shkurt, 2009
“Dënimet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi (1945-1990), “Zëri”, 24 janar 2009
“Nënëlokja e madhe që rriti trimat e kombit”, Epoka e Re, 17 janar 2009
Situata politike në Kosovë pas Kuvendit të Prizrenit (1945) (Political situation in Kosova after the assambley of Prizren (1945). Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike, nr. 37 , 2007, Prishtinë 2008, f. 53-74
“Propaganda dhe dezinformimi, metoda të organizuara shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve”, “Epoka e Re”, 20.12.2008
“Dëshmi rrëqethëse të një atdhetari”, “Epoka e Re”, 13 dhjetor 2008
“Karakteri kombëtar i programit të demonstratave 1968”, “Epoka e Re”, 29 nëntor 2008
“Karakteri historik i romanit Gjarpinjtë e gjakut”, Epoka e Re”, 22.11.2008
“Organizimi dhe veprimtaria e organizatës Nacional Demokratike Shqiptare në Anamoravë, 1945-1947”, “Kosova”,IHP. nr. 29-30, 2007/2008
“Përndjekjet e anëtarëve të lëvizjes atdhetare në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1945-1952”, Epoka e Re”,8 nëntor 2008
“Edhe gratë shqiptare në burgjet jugosllave”, “Epoka e Re”, 18 tetor 2008
Rrugë e vështirë deri te “demonstratat e vitit 1968”, “Lajm”, (fejton), 6 tetor 2008-3 nëntor 2008 (25 vazhdime)
“Grupi i të dënuarve, që mbajtën lidhjet e ilegales ndërmjet Avdyl Durës dhe Riza Gogës”, (2 vazhdime), “Epoka e Re”,27 shtator 2008
“Organizimi dhe veprimtaria ilegale atdhetare edhe në repartet ushtarake jugosllave”, “Fokusi: (fejton), 26 shtator- 3, 10 dhe 17 tetor 2008
“Dëshmi të organizimit ilegal (më 1957) të organizatës që mëtonte bashkim kombëtar”, (6 vazhdime)“Zëri”, 25.09. 2008- 1.10.2008
“Për një Shqipëri Etnike”, “Epoka e Re”, 13 shtator 2008
“Veprimtaria atdhetare e Ali Nimanajt”, “Epika e Re”, 6 shtator 2008
“Mësuesit e Llapit në NDSh”, “Kosova sot”,5 korrik 2008.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Programet e Organizatave ilegale në Kosovë (1945-1990”, “Zëri”, 28 qershor-5 korrik 2008
“Pavarësia e Shqipërisë, pikë referimi për veprimtarinë ilegale në Kosovë (1945-1990)“, ( “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX”), Përmbledhje studimesh, Tiranë, 2008
“Procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të dytë të Organizatës ilegale “Grupi i Lidhjes së Prizrenit”, (fejton),“Fokus”, 6,13 qershor 2008
•“Procesi gjyqësor ndaj grupit ilegal”Grupi i Lidhjes së Prizrenit” më 1950” (fejton në 3 vazhdime), “Zëri”, 3-5 qershor 2008.
•“Të dhëna të mangëta për të burgosurit politikë shqiptarë në dokumentet statistikore (1945-1990), “Epoka e Re”, 24 maj 2008
•“Karikatura- si formë e rezistencës në ilegalen shqiptare”, “Lajm”, 24 maj 2008
•“Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare”, “Epoka e Re”, 17 maj 2008
•“Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë”, “Epoka e Re”, 10 maj 2008
•“Procesi “model” i Gjykatës Ushtarake në Mitrovicë, më 1945”, (2), “Epoka e Re”. 3 maj 2008
•“ Procesi “model” i Gjykatës Ushtarake në Mitrovicë, më 1945 (1)”, “Epoka e Re”, 26 prill 2008,
•“Gratë në Parlamentin shqiptar gjatë historisë”, “Paqja”, Viti III, nr. 17, 19 prill 2008, Prishtinë
•“Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare”, “Epoka e Re”, 12 prill 2008
•“Atdhetarët e dënuar që strehuan Avdyl Durën me shokë”, “Shkëndija”, nr. 1. 2008
“Hasan Bilalli në mbrojtje të trojeve shqiptare”, gazeta “Epoka e Re”, (fejton), 22-29 mars 2008
“Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca”, gazeta “Lajm”, 16 shkurt 2008
“Pavarësia e Shqipërisë, si pikë referimi për ilegalen shqiptare në Kosovë 1945-1990”, gazeta “Zëri”, (fejton), 22-25 shkurt 2008.
“Anteu kthehet çdo janar”, “Lajm”, (vështrim për librin e Selatin Novosellës”, 19 janar 2008
“Ndryshimet kushtetuese dhe Kushtetuta e vitit 1974”, “Epoka e Re”, 19 janar 2008
“Formimi i Komitetit të NDSh-së në Burgun r Mitrovicës së Sremit më 1946”, “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike- (6), Prizren- Burim (Istog), 2007
•“Likuidimi i Hasan Alisë-Remnikut dhe grupit të tij”, revista “Kosova”, nr. 27. IH. Prishtinë, 2006.
•“Kontributi atdhetar i fisit Çejku nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e tutje”, “Zëri”, 8 dhjetor 2007
•“Reagimet e forcave nacionaliste në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit, 1945”, “Studime historike”, ASHSH, Instituti i Historisë, Tiranë 2007 (1-2)
•“Pozita e Kosovës pas Plenumit të Brioneve (1966)”, “Epoka e Re”,24 nëntor 2007
•“Një libër i rëndësishëm për historiografin shqiptare”, “Zëri”, 17 nëntor 2007, (vështrim për librin e Dr. Valentina Dukës “Historia e Shqipërisë, 1912-2000), Tiranë 2007.
•“Dënimi i jatakëve që strehuan Avdyl Durën me shokë”, “Epoka e Re”, 17 nëntor 2007
•“Grupi i fundit i të dënuarve për strehim të Hasan Remnikut me shokë”, “Epoka e Re”, e shtunë, 29 shtator 2007
“Edhe me pushkatim dënoheshin shqiptaret”, “Epoka e Re”, e shtunë,15 shtator 2007
“Kosova në trajtimin e organizatave e grupeve ilegale në Shqipëri (1945-1948), fejton në 6 vazhdime. Gazeta “Zëri”, 1-7 shtator 2007
“Proces gjyqësor ndaj jatakëve të fshatit Kabash”, “Epoka e Re”, e shtunë, 18 gusht 2007
“Jo-ja e madhe e atdhetarit të Anamoravës- Ramiz Cerrnicës”, “Epoka e Re”, 30 qershor 2007
“Grupi i të dënuarve shqiptarë që deshën të kalonin kufirin”, “Epoka e Re”, 26 maj 2007.
“Komiteti i NDSh-së në Burgun e Mitrovicës së Sremit”, “Koha ditore”, 12 maj 2007
•“Atdhetarët që u dënuan për ndihmën e dhënë patriotit Avdyl Durës me shokë”, “Epoka e Re”, 12 maj 2007
• "Jeta dhe vepra e Prof. Ymer Berishës", "E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike- (5)", Prizren- Orosh, 2007
“Tentimi shkombëtarizues i shqiptarëve”, Epoka e Re, 21 prill 2007
“Grupi i parë i jatakëve të dënuar për strehimin e Hasan Remnikut”, Epoka e Re, 14 prill 2007
“Procesi i Prizrenit”, “Shkëndija” nr. 3. 2007
“Grupi i fundit i ONDSH-së që u dënua në Gjilan”, “Epoka e Re”, 17 mars 2007
“Përpjekjet për balancë gjinor në dokumentet ndërkombëtare gjatë historisë”, “Epoka e Re”, 24 shkurt 2007
“Anëtarja e devotshme e NDSh-së”, “Koha ditore”, 17 shkurt 2007
•“Një vepër e anatemuar historiko-demografike (koautorësh)”, “Epoka e Re”, 17 shkurt 2007, gazeta “Zëri”, 17 shkurt 2007
•“Disidentja e parë shqiptare- Musine Kokalari”, “Epoka e Re”, 10 shkurt , 2007
•“Reagimi i ilegales për ardhjen e fundit të Titos në Kosovë”, “Epoka e Re”, e shtunë, 27 janar 2007
•“Trajtimi i nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fshehtë”, Zëri, 6 janar 2007 (e shtune)
•“Formimi dhe veprimtaria e organizatës ilegale patriotike shqiptare “Besa kombëtare” në Kosovë”, “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike- 4, Prizren-Klinë, 2006
•Kontributi i shkodranëve në Lëvizjen ilegale patriotike Shqiptare në Kosovë (1945-1947), “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike-3”, Prizren-Shkodër, 2006
•“Revista “ Drita e lirisë” dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare”, revista “Kosova”, 2005
•"Ymer Berisha, emër i shquar i ilegales së Kosovës", "Koha ditore", 12 gusht 2006
•“Zanafilla e shtypit shqiptar”, “Bota sot”, 9 korrik 2006
•“Demonstratat studentore ’81- kthesë e madhe në historinë më të re të Kosovës”, (fejton), Epoka e Re, 8-10 maj 2006
•“Liria”- gazetë ilegale me fizionomi të re dhe me qëndrime të qarta”, (fejton), Epoka e Re, 15 prill- 3 maj 2006
•“Rëndësi e tejkohshme e një dëshmie”, “Koha ditore”, 8 prill 2006
•“Diferencimet ideo-politike në Kosovë 1981-1990”, (fejton), Koha ditore ( 12 vazhdime), dhjetor-janar 2006
•“Gazeta “Zëri i Kosovës” dhe angazhimi i saj për ngritjen e ndërgjegjes dhe unitetit kombëtar”, “Gjurmime albanologjike-seria e shkencave historike”, Prishtinë 2005
•Reagimet e forcave nacionaliste në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945), (fejton), gazeta “Zëri”, 27-29 tetor 2005, “Bota sot” (fejton), 8-12 nëntor 2005
• “Sylejman Vuçitërna, figurë historike për mburrje”, “Koha ditore” 21 janar 2006
•“Një jetë në shërbim të kombit”, “Koha ditore”, 8 tetor 2005.
•“Fëmijëria dhe rinia e Shotë Galicës”. “Shotë Galica Heroin e kombit”, Prishtinë , 2003
•“Kontributi atdhetar i familjes Seferi në luftë për çlirim kombëtar”, “Jeta dhe vepra e Idriz Seferit”, Prishtinë 2003
•“Katarza historike dhe etapa transitore në Kosovë”, “Rilindja”, Prishtinë, 12 shkurt 2000
•“Muri makaber në mes shqiptarëve”, “Bujku” (fejton),10-19 qershor 1998
•“Portreti i nënës së Isa Boletinit”, “ Isa Boletini dhe koha e tij” Prishtinë, 1998
•“Gjendja organizative e PKJ-së në Mitrovicë dhe rrethinë më 1945-1948”, “Klasa punëtore e Mitrovicës dhe rrethinës në lëvizjen punëtore – komuniste, revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist”, Mitrovicë, 1979.
•“ Gjendja organizative e PKJ-së në Kosovë 1945-1948”, “Kosova”,nr 1l, 1982.
•“Struktura kombëtare dhe sociale e anëtarëve të PKJ-së në Kosovë 1945-1948”, “Kosova”, nr. 12, 1983.
•“Gjendja organizative e PKJ-së në Kosovë 1948-1952”, “Kosova”, Nr. 13-14, 1985.
•"Konferenca IV krahinore e PK të Serbisë për Kosovë e Metohi”,“Kosova”, nr. 16, 1987.
•“Trajtimi i çështjes kombëtare në dokumentet partiake me aksent të posaçëm në ato të Kosovës”, “Përparimi”, nr. 3,1988.
•“Proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve”, “Bota shqiptare”,Nr. 4. Tiranë, 1991.
•“Zhvillimi i kulturës në Kosovë” “Bota shqiptare”, nr. 10, 1993, Tiranë.
•“Karakteri kombëtar i Shkollës së parë shqipe për vasha” “100 Vjetori i shkollës shqipe të vashave në Prizren”, Prishtinë, 1993.
•“Roli i gruas në lëvizjen kombëtare shqiptare” “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarë”, Prishtinë, 1995.
•“Aktet gjenocidale të UDB-es ndaj anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945” “Gjenocidi dhe aktet gjenocidal të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”,ASHAK, Prishtinë, 1995.
•“Format dhe mënyrat e shtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995”, Prishtinë, 1997.
•“Eksodi masiv, pasojë e shtypjes dhe e terrorit serb”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995”, Prishtinë,1997.
•“Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe të shëndetësisë”, “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-195”,Prishtinë, 1997.
•“Formimi dhe veprimtaria e ONDSH-së në Kosovë 1945-1947”,“Kosova”, nr. 18, Prishtinë, 1997.


Kontribute të tjera

•“Një ndër viktimat e para të komunizmit në Kosovë”, “Zëri”, 10 tetor 2009
•“Ngjarjet që ndryshuan kahet e historisë”, (Vështrim mbi trilogjin’ “Demonstratat e gjashtëdhjetetetës”, “Kosova sot”, 30 nëntor 2008.
•“Kur gënjen Jeremiqi”, “Infopres”, (Vështrim), 29 nëntor 2008
•“Llogaridhënia”, vështrim, “Kosova sot”, 8 nëntor 2008
•“Metamorfoza politike e Serbisë’”, “Infopres”, 11 tetor 2008
•“Loja e Serbisë dhe politika e blerjes së kohës”, “Infopres”, 20.09.2008
•“Instituti i Historisë në kohë robërie dhe në kohë lirie”, “Epoka e Re”.30 gusht 2008
•“Politika recidive e manipulimeve të presidentit Tadiq”, “Infopres”, 21 janar 2008, (vështrim)
•“Pavarësia e Shqipërisë-pavarësia e Kosovës”, “Infopres”, 22 dhjetor 2007, (vështrim)
•“Kosova, modeli i Hong Kongut, statusit neutral, Ishujve Alland...!”, “Infopres”, 24 nëntor 2007, (vështrim)
•“ Gratë në fushatë”, Infopres, 16 nëntor 2007, (vështrim)
•“Katarza historike e politikës së Beogradit”, “Infopres”, (Editorial), e premte, 9 nëntor 2007
•“Avni Rrustemi dhe përkrahja e pavarësisë së Kosovës”, “Infopres”, (Editorial), e premte, 2.11.2007
•“Gjithsesi, historia duhet të rishkruhet”, “Infopres”, (Editorial), e merkur,18 tetor 2007
•“Të nxitojmë pak, që të mos vonohemi shumë”, “Infopres”, (Editorial), e enjte 4 tetor 20007
•“Mos ta harrojmë të kaluarën!”, “Infopres”, (Editorial), e premte 21.9.2007.
•“Sprovat e qëndresës shqiptare nëpër vite”, (Mehmet Hajrizi “Sprova të çlirimit”, Prishtinë, 2004), Epoka e Re, 31 mars 2007
•“Trakti i ilegales i cili sensibilizoi popullatën shqiptare në Kosovë”, Epoka e Re, 27 dhjetor 2006
•“Nënë Hatixhja- grua trime e Mulla Idrizit”, Shkëndija, dhjetor 2006
•“Marie Shllaku, shkodrania që u flijua për Kosovën”, Koha ditore, 9 dhjetor 2006
•“Trakti i ilegales që hyri në histori”, Koha ditore, 30 shtator 2006
•“Biografi e atdhetarit, biografi e një kohe”, vështrim i librit të S. Alidema “Meteor lirie”, Tiranë 2006. “Koha ditore”, 20 maj 2006
• “Gabimet e vjetra dhe të rejat të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve”, “Zëri”, qershor 1985.
•“Gjykimet politike ndaj demonstratave të vitit 1981”,“Bujku”, prill 1996.
•“Ndikimi i PKJ-së në ngritjen arsimore të masave të gjëra në Kosovë”, “Fjala”, mars 1986.
•Vladimir Miliq, “Socialni portret partije”, “Kosova”, nr. 12-13, 1985.
•“Kontribut i madh për gratë” “Rilindja”, tetor 1985.
•Blerim Shala “Kosovo, krv i suze”,”Zëri”,1989.
•“Aksioni i armëve e shkak për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Rilindja”, tetor. 1989.
•“Maskat ranë, loja mori fund”, “Shkëndija”,nëntor 1990.
•“Përball stuhive dhe furtunave”, “Kosovarja”,mars 1990.
•“Toka e kuqe”, “Kosovarja”,maj 1991.
•“Pandeli Sotiri - mësues i parë i shkollës shqipe”, ”Shkëndija” 8 mars 1993.
•“Shpërngulja e shqiptarëve pasojë e politikës diskriminuese”, “Bujku”,24 maj 1993.
•“Një rivlerësim i ri i LNÇ-së në Shqipëri” (Reginald Hibert, “Fitorja e hidhur”,Tiranë, 1993),”Bujku”,30, prill 1993.
•“Një libër me një porosi të madhe” (Dr. Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1997),”Bujku”, 25 nëntor, 1993.
•“Qiriazët-familje patriotike dhe atdhetare”,“Shkëndija”,mars 1995.
•“Pesha e Historisë dhe jona”,”Bujku”,11 gusht 1995.
•“Konferenca e Katërt Botërore e Gruas - shans për afirmimin e çështjes shqiptare”, Bujku, 14 shtator 1995.
•“Kushe Mici dhe shkolla e saj në Shkodër”,”Shkëndija”,prill 1996.
•“Karakteri kombëtar, demokratik e përparimtar i demonstratave studentore të vitit 1981”,”Bujku”,16 mars 1996.
•“IB-eja në Kosovë”,fejton”Rilindja”,(7 vazhdime),24-30 prill 1985.
•“Gruaja shqiptare në shërbim të çështjes kombëtare” (fejton 5 vazhdime),”Bujku” 24-28 janar 1996.
•“Nënëmadhja që lindi Isa Boletinin” (fejton 3 vazhdime), ”Bujku”10-12 dhjetor 1996.
•“Një surprizë e këndshme për gratë” (Julija Mertus,Të drejtat egrave, të drejtat e njeriut),”Bujku”,maj 1996.
•“Një histori e dalë nga anatemomi”, (Samim Visoka, Shqipëria e vërtetë, nëna Kosovë 1938-1943),”Bujku”,25 mars 1996.
•“Tryeza e rrumbullakët ”Dimensioni historik i demonstratave të vitit 1981”, “Kosova”,nr. 18, 1997.
•“Spastrimi i intelektualëve dhe i patriotëve”,“Bujku”,25 mars 1997.
•Pesë biografi në Edicionin “Në flakën e revolucionit”, Prishtinë, 1979-1984.
•“Gjurmët e autonomitetit”, Rilindja, 21 prill 1986, Prishtinë.
•“Çështja shqiptare në Konferencat e paqes”, “Bota Shqiptare”, nr. 10, 1994, Tiranë.


Botime të veçanta

•“Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011
•“Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i Lirisë;Përpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011
•“Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990”, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, 600 f.
•“Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I ”, Prishtinë, 2009.
•“Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966”, Prishtinë, 1987
•“Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë 1998,
•“Lëvizja patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim) , Shkodër 1999
•“Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003

b) Botime letrare:

•Metaforë iberike, (poezi), LSHK, 2011
•Kujtesën e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011
•Nusja e gurtë (poezi), “Rilindja” 1989
•Kohë epileptike (poezi), “Jeta e Re” 1996
•Dy lule ka mami (poezi), “Pioneri” 1993
•Ëndrrat e trishta (poezi), “Rilindja” 2000
•Hadi (dramë), SHSHK 2005
•Nata pa kornizë (roman), LSHK 2008
•Malli për Itakën (poezi), LSHK 2008
•Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht 2009
•Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinë 2010

c) Monografitë e pa botuara shkencore:

•“Lëvizja atdhetare në Anamoravë 1945-1958”
•“Drejt ekuilibrimeve gjinore” (në koautorësi)
•“Gruaja shqiptare për çështjen kombëtare”
•“Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”
•“Formimi, organizimi dhe zbulimi i ONDSH-es në Prizren, 1945”

ç) Librat e pa botuar letrar:

•“Lëkura e grisur” (poezi)
•Letrat për Martinën (roman)

'Anëtare në shoqatat profesionale dhe asociacione të tjera:

Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës
Shoqata e Shkrimtarëve për fëmijë
Shoqata e Historianëve të Kosovës
Shoqata e Politikologëve të Kosovës
Shoqata e Intelektualëve të Anamoravës
Shoqata e Intelektualëve të Anamoravës



Punon dhe jeton:

Instituti i Historisë- Prishtinë. Lagja “Arbëria”, Prishtinë

PERSONALITETI I JAVËS :RIZA SMAKA


Prof.Dr.Riza Smaka

riza.smaka@uni-pr.edu
Profesor në pension
Fakulteti Ekonomik
Tel. +381(0)38 221 895/ 228 966

 Ligjëron lëndët në Bachelor:
  • E drejta biznesore
  • E drejta biznesore ndërkombëtare.


 




 Prof. Dr. Riza Smaka u lindë në Rugovë të Pejës, në vitin 1943 ,ku e kreu shkollën fillore katerklasëshe , ndërsa , shkollën e mesme ,gjimnazin - drejtimin e shkollës normale, e kreu në Pejë më 1963/4, në të cilin vit shkollor ,në rezultatet e konkursit “ Kërkojmë nxënësin më të mire në Kosovë”, në prillin e vitit 1964, ka qenë shpallur nxënësi më i mirë në Kosovë.

Dy vite më pas, RS , ushtroi mësuesinë dhe , gjatë shërbimt ushtarak (1966/7) në Bileqë , Maribor dhe në Zagreb, e kreu Shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik më 1971,më 1972, RS, e kreu Provimin për Jurisprudencë ; RS, paralelisht i frekuentoi studimet post universitare në shkencat historike dhe në shkencat juridike , ashtu që , në këto të fundit, në gjeneratën e parë , i pari, magjistroi (1979 ) dhe, në po atë gjeneratë, i pari doktoroi ( 1987 ).

Pos gjuhës amtare – shqipe, RS korrespondon mirë në Kroatisht & Sërbisht, English-t dhe, shërbehet me literaturë në Frangjisht.

Pas suprimimit violent të autonomisë politike – kushtetutare të Kosovës nga Sërbia (1989-1999), në periudha të caktuara , ka qenë inkuadruar në aktivitete të organizuara për Kauzën e Kosovës :
o antar i kryesisë së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës;
o antar i kryesisë , sekretar e mëpastaj kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës;
o antar i kryesisë dhe sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare në Botë;
o antar i Komisionit Kushtetutar të Kuvendit të Kosovës për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës , të miratuar më 1990 në Kaçanik dhe njëni nga katër
o konsulentët kosovarë për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuar në vitin 1997…
Pas vitit 1999, RS, në periudha të caktuara, ishte:
o advokat-koordinator i UNMIK’s NRC CRP ,
o koordinator i Këshillit të UNMIK-ut për Gjyqësorin e Kosovës,
o antar i Komisionit Përbashkët të UNMIK-ut për Çështje Ligjore të Kosovë ( Joint Advisory Commetee on the Legal Mater) ,
o antar i Këshillit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës.
Deri në vitin akademik 2008/9 , RS ishte
o profesor ordinar ( Programi Bachelor) për lëndën E Drejta Biznesore & Nderkombëtare ( viti i parë) , Kontratat në Biznesin Nderkombëtar ( në vitin e tretë) në Fakultetin Ekonomik të UP-së ; Në Programin Master, në Fakultetin Ekonomik të UP-së ligjeroi lëndën Menaxhmenti në shërbimet publike e ,ndërsa, në Fakultetin e Shkencave të UP-së, ligjeroi lendën Zhvillimi i Qendrueshëm .
Nga viti akademik 2009/10 , RS është profesor i rregulltë për lendën E Drejta Biznesore ( Bachelor Programm), Aspekte Krahasimore të Drejtës së UE –së ( Master Programm) dhe Konflikti i Ligjit ( Master Programm) në Kolegjin Dardania në Prishtinë dhe, në punë plotësuese, në Fakultetin Ekonomik të UP-së e ligjeron të Drejtën Biznesore Nderkombëtare ;

Në anketime të organizuara , sipas opinionit të studentëve të FE të UP-së dhe të UMI –t – Prishtinë, disa here është vlerësuar pedagogu më i mire me notën maksimale!

Për punën dhe aktivitetet e zellshme dhe të sukseshme ,RS ka marrë shumë mirënjohje , nder të cilat :
o Mirënjohja për kontributin në Organizimin e Aksioneve të Hulumtuesve të Rinjë të Kosovës ( 1984);
o Plaketa e Universitetit të Prishtinës për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë, 1985
o ABA CEELI , UNMIK, JACLM, Certificate of Attendance, 2001
o ASU Arizona State University, University of Pristina Educational Pertnership, 2001
o Ceritificate of Appreciation , UNMIK. Joint Advisory Council on Legislative Matters, 2002
o Mirënjohje Publike e Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës,, 2003
o Mirënjohje Publike nga Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, 2004 & 2011
o Mirënjohje e Kolegjit Universitar “ Biznesi “,Prishtinë, 2007
o Mirënjohje nga Kolegji Universitar “Dardania” ,Prishtinë, 2011

RS ka bër udhëtime dhe qendrime studimore të shumta , nder to , në Londër, Amsterdam , Bruksel…

RS, deri tani, i ka botuar kater tekste universitare të cilat i ka ribotuar të plotësuara , të përmirësuara dhe të recensuara: E Drejta (1995) , E Drejta dhe Shteti (1997), E Drejta Biznesore (2003) dhe E Drejta Biznesore Ndërkombëtare (2009) .

RS ka botuar mbi 191 punime profesionale dhe studime dhe, ka marrë pjesë në shumë tryeza profesionale , tryeza të rrumbullakta, simpoziume dhe në konferenca shkencore. Nga punimet e publikuara pas vitit 2000 , veçohen këto :
o Aspekte Ligjore dhe Gjenocidi : Legal State ang Genocide, Juridicial Aspects, E Drejta , FJ , UP, Prishtinë, 20O1
o Aspekte juridike në funksion të Strategjisë së Zhvilimit Ekonomik të Kosovës, Kosova- Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, ASHAK, 2002
o Shoqëria Bashkëkohore në Transicion dhe Universiteti i Saj, studim i prezantuar në tryezën shkencore referuar Universitetit Sot mbajttë nga SHJK dhe Universiteti i Prishtinës, 2003 ( më pastaj i publikuar në përmbledhje të punimeve);
o Divergjencat inkonsekuente ndermjet juridikës dhe politikës ndërkombëtare referuar Çështjes së Kosovës, referat në Konferencën Shkencore të organizuar dhe mbajtur nga UMI - Prishtinë, 2003
o Problematika e kamatave në kontratat bankare për kredimarrëdhënie/ The Issue of Interest Rates With the Banking Contracts Regarding to Loans, E Drejta, FE i UP-së, 2007
o Reformimi universitar në funksion të punësimit cilësor në Kosovë, Lajm, Prishtinë, 2008
o Zgjidhja e kontesteve në transaksionet juridike – biznesore nëpërmjet arbitrazhit, Iliria, revistë shkencore, UMI, Prishtinë, 2008
o Diskurs për origjinën e dy kolosëve të lashtësisë, Aristotelit dhe Lekës së Madh, Nacional, 2008 ( po ky punim i plotësuar është publikuar në revisten shkencore Iliria , UMI, Prishtinë, 2009
o Konstitucionalizmi dhe legaliteti, kumtesë e lexuar ( dhe më pastaj e publikuar në përmbledhje të punimeve) në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Kosovës në Prishtinë, 2010…Vetëm gjatë vitit 2011, RS , në shtypin ditor , në portale e revista të ndryshme , ka publikuar 33 vështrime analitike referuar temave aktuale në vend e jashtë, ndër të cilat:
o Almanaku, një libër i madh, me gabime jo të vogla;
o Clavus Clavo, Extratidur, z. Karl Bild;
o Gjuha shqiper , e durueshme;
o Përgjegjësia politike, ç’është ajo.
o Aspekte juridike rreth konstitutimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
o Nevoja imediate për modifikime kushtetutare,
o Diskurs për imunitetin,
o Etosi dhe patosi të Shqiptarët,
o Diskurs kritik për Propozimin Përmbledhës ( jo …për “Pakon e Ahtisarit..”) për Zgjidhjen e Statusit Politik të Kosovës,
o Rasti Leo, incident skandaloz,
o Diskurs kritik referuar burimit formal të Kushtetutës sonë,
o Dinamika shoqërore dhe statika juridike,
o Edhe disa zgjidhje kushtetutare problematike,
o Aristoteli e Leka i Madh, dy kolosë të lashtësisë,
o “Bisedimet teknike” dhe gabimet teknike të Editë Tahirit,
o Pse ashtu z. Kadare ?
o Pse ashtu z. Presidente?
o Actio Popularis,
o Pozita juridike e femrës në shoqërinë kosovare,
o Puçi dhe grushtshteti i Sërbisë në Kosovë në vitin 1989
o Për gjuhën shqipe, standarde, unike kombëtare,
o Mandati i Presidentës, kushtetuta, parimi i sigurisë juridike, parimi i të drejtave të fituara dhe “marrëveshja politike “…

RS , gjatë Legjislaturës se tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës , 2008-11 ka qenë :

o deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku , edhe sipas vlerësimeve profesionale të KDI-së, në të gjitha etapat dhe kategoritë ishte deputeti më i sukseshëm ;
o antar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 2008;
o ishte njëni nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës , në vitin 2008;

Në librin e Prof dr. Ismet ELEZIT : “ Mendimi Juridik Shqiptar” ,Tiranë, 1999, në faqet 249,250 dhe 251,ndër të tjera ,theksohet se” ..Dr Riza SMAKA, ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”


Me gjeresisht mund te lexoni: http://www.uiliria.org/cms/pdf/7_Riza_Smaka.pdf

2012-04-07

Gjeli lajmëron të hënën e vërshimave




Ramadan Mehmeti lindi më 20 shtator 1948 në Livoç të Poshtëm të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ku edhe studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Me shkrime letrare merret që nga bankat e shkollës fillore. Është bashkëpunëtor i të gjitha gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët serbe dhe boshnjake dhe u nderua me shumë çmime letrare.
Eshtë editor i shtëpisë botuese ROZAFA të Prishtinës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Jeton në Prishtinë.


Vepra të botuara


1. Jeta pa titull, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1977
2. Koncerti i heshtjes, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1987
3. Loja e ruletit, poezi, botoi Plejada, Prishtinë, 1994
4. Requiem për Mirko Gashin, poezi, botoi Rilindja, Prishtinë, 1997
5. Ti je e vogël, poezi për fëmijë, botoi ILIRIKU, Prishtinë, 1997
6. Ringjallja, SHSHK, Prishtinë, 1998
7. Fusha e korbave, tregime, Rilindja, Prishtinë, 2000
8. Te guri i atdheut, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2000
9. Zemrat bëhen ura, vjersha për fëmijë, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2002
10. Brigje shpirti, poezi, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2004
11. Mëkate të zgjuara, poezi, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2004
12. Testamenti i gjyshit, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006
13. Loja e ruletit, botimi i dytë, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2006
14. Te guri i atdheut, botim i dytë, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006
15 Kur pikëllohen zogjtë, poezi për fëmijë, Rozafa, Prishtinë, 2007
16 Ura e Maskatarit, dramë, Rozafa, Prishtinë, 2007
17. Poshtërim i ndjenjës, dramë, OMBRA GVG, Tiranë, 2007
18. Bekimi i gjurmëve, libër i poezisë së përzgjedhur nga Anton N. Berisha, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2008
19. Tekstament letrar, mendimi kritik për krijimtarinë letrare të Ramadan Mehmetit përgatitur nga Prend Buzhala.


Requiem i vitit '95


"Dhe erdhi ajo kohë, thanë,
kur duhet edhe t'balsamohemi"



Requiemi i vitit 1995 ndezi kandilin në shandan
Që e kishe lënë vetëm një ditë më parë
Për t'i shënuar biografitë që i patëm
Që i kishim e s'i kishim ëndërruar kurrë
Shumë para lindjes së Ademit më beso
Pastaj i dëshifruam vdekjelindjet
Në kafe Koha e mbuluam jetën me inat
Hymë në pyllin e errët në pikë të natës
Mallkuam e çmallkuam
Ato vdekje mordare që poetët i vodhën
E në brendinë e shpirtit zjarrin na e ndezën



Dita ta baltoi dritën në përqafim





Muzgu u sos në skaj të pikëllimit
Dora shtrëngohet në shenjë të qëndresës
Edhe kjo ndarje ia lëshon vendin tjetrës

Gjilani të përkujtoi udhëtimin e gjatë
Përderisa i more erë bukurisë së zezë

Dita ta baltoi dritën në përqafim

Të qoftë dheu i lehtë





Pak para fillimit të fundit
Ndarja në pafund na shpie
Ne u takuam ashtu siç s'dëshironim
Nga fundi ia filluam

Biseduam gjerë e gjatë
Për të arritur atje ku ishim

Sa udhëtim i çuditshëm në këtë milenium
Pas pak çastesh kllapia të sfidoi
Të mori në grykë mortja pastaj asgjë s'pipëtiu

Qirinjët e Mirkos, Antonit, Hajdarit, Aliut
Ende nuk janë fikur të thashë
Vallë kush e ndezi atë të pestin
Të qoftë dheu i lehtë fytyrë engjëlli
Ne u ndamë pak para fillimit të pafundit tënd

Zogu i ngrirë





Asgjë s'more me vete pos këngës
Zogu i ngriu puplat në mugëtirë
E mortja qeshej si fëmija në djep

Nga pikëllimi i thellë i natës që vdiq në harresë
Shiu rigoi pandërprerë në Kuqëlinë
Duke vërshuar shtegun e pikëllimit




Frymë e ringjalljes


"Ajo që s'ishte në këngë tash lehtë këndohet
E një sëmundje la që emër s'diti t'i japë kush
Një i urtë në shtegtimet e veta nëpër botë"



Këtu gjithçka ringjallet për hir të udhëtimit
Kur dita ta fali shtegëtimin nëpër botë
Amshimi është mbyllur në një gotë të kristaltë
E bukuria e natës s'ngopet deri në agim
Edhe pse shtatë mijë mbretëri ndërruar janë nëpër kohë

Ku mbetën ëndrrat e atij që nuk u kthye
As në këtë përdëllim që këndohet në fyell të shqyer
Amshimi ende ka mbetur në fytyrat tona antike
Si statujë në vazo përderisa na Frymon ringjallja

Molla e Ademit


"Gjer te kënga që rri e kthyer me fytyrë kah Veriu
thuaj: n'këtë kohë s'më solli as Beqir Musliu"



Deri këtu të solli kënga e në këngë s'jetohet shqim
Udhëtimi është i gjatë për të arritur deri në breg
Aty ku mbet arti që po të frymon në heshtje

Përpara e ke Urën e Siratit si në përrallë
Kur të kalosh mbaje drejtpeshim the
Mos e kafsho mollën e Ademit në parajsë

Mos e humb durimin në lumin e qetë e të gjatë

Zogu ta kafshoi pikëllimin në mesnatë të vonë
Në vorbullën e lotëve mbyllur e ke durimin
Që e pate e s'e pate për jetë e mot në grushta

"Për t'i mplakur të tëra stinët në këngë nuk është mëkat
në fyell për ta trimëruar kohën a do munden gishtat"


Velloja e nusërisë


"Vdekja mysafire ka banuar në shpinat tona
Kot e paskemi shpikur edhe atë Alkimi
Se ajo që na ndriçon është vetëm shuplakë"



A mund ta gjejmë buzëqeshjen në pasqyrë që mbet
Përderisa vetmia në një ëndërr me vello na mbulon
Prej së cilës hyjnia me këngë fyelli na vret
O ku mbet alkimia e rreme që po na hyjnon

Vesa e hershme fjalët në xham të avulluar i ngushëllon
Në pasqyrë të pusit mbetur kanë memoaret e pashkruara
Tani në thellësi të shpirtit përpiqem për t'i përkujtuar
Me një shpresë të bukur netët jam duke t'i himnuar

Në errësirën e thellë të natës Zotit iu lutëm
Për një strumbullar që e pate të lidhur fatin
Ndërsa mordja të kafshoi ti kurrë nuk u ngute
Edhe pse ta shëmtoi deri në fund shtatin
Në fundlojë u takuam në qëndisje


"Rend mund të këndohet e të vajtohet
Zjarrshëm e ftohtë për gjithçka, o Zot"



A po sheh amshimi flet e s'flet
E ne në fundlojë u takuam në një qëndisje

Por këtë nuk ma the as s'mund ta thashë
Kur pjella e pjellës sate i përlot sytë
Thashë, vallë a mund të jetë ky takim i fundit

Ëndrra kishte zaptuar gjelbërimin
Ti mirë e dije atë natë pse binte shi
Ne s'kuptonim ç'po ndodh në shtegtim

Sikur doje të më thoshe diç në besë
Në shikimin e përmallshëm si vesë lutje




Vdekja u shpall një mijë vjet më vonë



Derisa gjithçka ndodh në fundin e këngëtimit në fushë
Diellin e zbritëm si meteor në pasqyrë të pusit
Recitali filloi atëherë kur nuk ishe Ti
Që ta kishin shkruar përmortshmërinë e Bukurisë së zezë

Edhe nata pështolli këmbët e veta në atë pëlhurë

Diku në thellësi dëgjohet një zë heu burrë
Poetët këtë fat e kanë tatuazh në lëkurë
Pastaj ngapak ndodh çdo gjë si në përrallë

Ju lutem më zbritni nga shuplaka në këtë fushë
Ta shpërdëllojmë qetësinë që derdhet kot së koti
Deri te Udha e Madhe që të mbes var në vazo
Përderisa bukuria ngrënte kufomën në Gjilan
Aty ku dergjen plagët e Gjergj Elez Alisë
Për vdekjen që u shpall një mijë vjet më vonë
Nata në kupë


"Secili e ka një ferr që ka për ta dashuruar
para zjarrit t'vdekur hiri ka për ta himnuar"



Heshtja na i numëron ornamentet në fytyrë
Mat e çmat ku mbet formula e heshtjes
Që ta poqi durimin nën saçin e skuqur

Kali i varreve të përndoqi deri në breg
E nata në kupë ta përgatiti amshimin

Ty t'u poq durimi i heshtjes deri në fund
Mat e çmat, ku mbet formula e vdekjes
"Që të balsamohet në një mijë e tri gjuhë"


Fytyrat tona antike





Të gjeta në një ëndërr mordare të fjetur
Fytyrën ta përshkrova në një varg antik
Ti përgatiteshe të vazhdoje udhëtimin e gjatë
E ai ende nuk kishte marrë fund i pafundi




Heshtja e vdekur





Thneglat takohen me pagjumësi në mesnatë
Përderisa na kafshon qetësia e heshtjes së vdekur
Dita na barazon në pasqyrë të pusit
Horizontet bashkohen në një pikë të fshehtë
Pas resë së zezë që vrik e mbuloi qiellin
Alarmet e hamshorëve zgjohen në mesditë
Nga pikëllimi i thellë i ditës që po vdes në harresë
Zogjtë e përlotur të poezisë Antike
Në këtë mbrëmje të fundit ta recituan
Lojën e madhe të Halil Garrisë ku filloi ringjallja
Derisa "gjithçka po këndohet për hir të udhëtimit"

Lashtësia e grishjes

(Kujtimit të Beqir Musliut)

Lashtësia e grishjes



«Për t'i mplakur tëra stinët në këngë nuk është mëkat
në fyell për ta trimëruar kohën a do munden gishtat»


Lashtësia n'agoni mbet duke pritur grishjen tënde
Harrova edhe një herë vetminë e natës së mjerë

Në ngjyrat e jetës përpëlitem derisa
Në kornizë më mbeti vetëm pritja jote

Portreti im i ngarkuar me ngjyra të zeza
Rikujton stuhitë e shfrenuara të natës së vonë

Në hapësirën e largët i mas hapat e mi
Ngushëllimi më bën shoqëri ndenjë më ndenjë
Tani u mësova të m'i marrin duart edhe sytë
Këngët për të m'i varrosur në shtratin e zemrës

Në këtë natë të rëndë sa largësia jote e afërt
Dhe për çudi qëndroj në këtë çmenduri
Para shtatit tënd çka të solli fati

Rrugët tona





Rrugët i shndërruam në një lodër
Për t'i matur mëkatrët e të parëve
E mbledhur lusprat në xhamin e thyer

Tash i mbledh korubet e zbrazta në lojë
Nata e pabesë orët m'i mat pa ndalur
Për ta kthyer buzëqeshjen e rrejshme në skenë
Që të rri varur në një ornament

Udhëtimi më përkëdhel përherë në pakthim
Ashtu siç ishim kujtimet të lodhura
Që nuk e kishim ëndërruar më parë atë verë
Me thikat e mprehta të bajlozit matan detit
Për t'i ngrohur gishtat në prushin e unit tonë



Dita në prehje



Amullia na ka lidhur nyje or mik
Nata është çuar peshë si shtrigë
Sezamet janë hapur për amshim

Dita na i mat ndjenjat në prehje
Derisa në shpinën tënde të regjur
Kali i varreve
Ta kulloti edhe atë gjelbërim që pate

A po sheh
Kobëzeza t'i numëron javët ditët orët
Shekujt kafshohen mes veti
Si në përrallë nga trishtimi
E ti ëndërron bukurinë e bardhë

Bota ëndërron një hap matan vetes

Heshtjen nga pikllimi nata e kafshoi
Duke vazhduar udhëtimin nëpër botë
Ece me orë të tëra për një mrekulli

Bari u tha derisa nuk binte shi
Mbi varrin tënd që më peshon mbi supe
E në prehje kujtimet na mat dita
Fshehtësia më kafshon ag e terr





Fshehtësia më kafshon ag e terr
Që dikush e tradhtoi mesditën e mjerë
Duke i matur këngët e veta me këngë bajlozi
Dikush i shtrëngoi dhëmbët në shenjë pikëllimi
Derisa në të njëjtën kohë një gojë e urtë
Rikëndoi bukurinë që nuk e pati nata
Por gjithkund e kërkuam derisa e kemi në grushta
Heshtjen që zogjtë ta falën urti
Që e kënduan këngën për Halil Garrinë
Tani më kot guri veç kishte plasur nga inati
Thneglat në vatër folën në vend të këngëtarit
I cili i ra lyrës në dasmën e Rexhës





Në tingëllimat e këngës u zgjua zogu





Në tingëllimat e këngës zogu u zgjua
Nga gjumi i thellë i ditës që po vdiste në harresë
Një gojë e urtë foli edhe u ringjall fjala
Tani nata në heshtje vetveten e zotëron
Për të gjitha ato fshehtësi që u diktuan
Ne mund të vajtojmë me gjithë zë bre burrë
E t'i ndezim unat në vatër si memecët n'qetësi
Duke matur heshtjen e rëndë si plumb
Tani na mbet kënga që të ngrohemi
Kur zgjohemi nga gjumi i thellë i ditës
Për urtësitë që më pezullojnë në vetmi
Që ringjallet në një mrekulli

Bredhje nëpër bukuri

(Takim poetik me Mirko Gashin)
Mbrëmja letrare me Mirko Gashin

(Arbor vitae 1)


«Bredhi nëpër bukuritë që i zbulove ti»



Mbrëmja letrare me Mirko Gashin
Filloi në muzgun e parë të ditës së parë
Që e kishte zënë ai në një fletë
Ku kishte shkruar vargun e fundit
Që Arbor Vitae e zëvendësoi me një lule
Sikur deshi t’i sfidonte vetë poetit
Për t’ia zvetënuar hijen Mollës së Hallës
Që e kërkonte te një varrezë e zbrazët
Për ta ringjallur prapë atë
Të hynte në Mbrëmjen Letrare në paramuzgun
Që vetë e kishte hetuar kahmot
Aty erdhi vetë Mirko Gashi dhe tha
«Bredhi nëpër bukuritë që i zbulove ti»
Nën hijen e Mollës së Hallës mbeti një lule
Në vend të Epitafit që unë (s)ta shkrova
Një minutë pa vdekur Ai që kurrë nuk vdes

Gejzeri


«Ja, e ke prekur lumin»



Gejzeri të mrizon në dorë
Mbi kokë të rri një kurorë

Derisa stërgjyshërit gjumëpakë
Numëronin plagët në shuplakë
Koha që ua la në shpinë varë
Ti rrjedh pa pushim si ujëvarë

Në vargun idhnak të Mirko Gashit
Mollë e kuqe në brirë të dashit
Të kërkojnë ty në Mbrëmjen letrare
Të ëndërrojnë nja dy sylynjare

Gejzeri vetë e zbuloi edhe unin
Ti the: «Ja, e ke prekur lumin»


Nëse bota s’e kupton gjuhën e uratës


«Arrna jemi arrna s’kemi
Dhembjet t’i arrnojmë»



Një botë e vogël na ka mbetur në grushta
Të na i bartin eshtrat qentë e mesnatës
Apo të na shpiejnë skëterrës në ushta
Në dreq nëse bota s’e kupton gjuhën e uratës

Një botë e vogël na ka mbetur në grushta

Ti do të vijsh përsëri te Molla lot i zi
Për ta zhvarrosur amanetin që mbeti varë
Të heshtin të gjitha ato që e kanë pasur
Thneglat duke zhvilluar një procesion të marrë

Ti do të vijsh përsëri te Molla lot i zi

«Arrna jemi arrna s’kemi
Dhembjet t’i arrnojmë»

Me kujtimet që na mbështjellin në vdekje


Vetmia


«Në fluturimin e tij të fundit zogu më fton»



Rëndë është të jetosh me poezinë
Ku çdo mbrëmje të kafshon vetmia

Tash mund të vajtoj deri në çmendi
Për Lumin me fytyrën e përlyer të shekullit
Njëzet e një nëpër marramendje

Çdo natë çoj nga një gotë
Për shëndet të tij, ç’u bë kjo botë
Derisa eshtrat e trupit tim
Po i grryen krimbi në trishtim

«Në fluturimin e tij
të fundit zogu më fton»
Të darkoj poezinë
Në sofrën e vetmisë
Ferrin tim parajson


Si s’të njohën Zogjtë e Stimfalisë

(Arbor vitae 2)

«Lironi Kalorësit e Apokalipsës»



Si nuk të njohën Zogjtë e Stimfalisë
Kur erdhe sërish këtu në këtë vend
T’i këndosh vargjet e fundit të poezisë
Që nuk e shkrove ende në Arbor Vitae
Pak pa ta zvetnuar hijen Molla e Hallës
Mbrëmja letrare mund të fillojë the
Askush nuk e hetoi se ti ishe aty
Dhe këndoje vetë uratën që s’ta kënduan
Pak pa rënë muzgu i parë i ditës së parë
Kur u zure pisk në Selishtë të Karadakut
Gjilani të mbeti në perëndim të vargut
Kur the: «Lironi Kalorësit e Apokalipsës»
Sa nuk ju zuri Muzgu i Mbrëmjes letrare


Recitali i parë


«Kërkojmë fytyrat tona të humbura»


Ta kujtova fytyrën tënde antike
Në një varg tekanjoz që vinte si dehja
Ime kur të shikoja ty të dehur si unë
Recitali fillonte nëpërmjet përsëritjeve
Të netve që i kishim sharruar në kupa
The, në esullimin të dehjes shenjtërore
«Kërkojmë fytyrat tona të humbura»
Unë fytyrën tënde e gjeta në dehjen time
Ku mbeti ajo imja që e shihje në kupë
Si diçka që nuk është as fytyrë as kupë
Por bota jonë e ndarë në dy pjesë
Prej nga të nxirrja prapë unë të pastër
Si alkooli që e pinim së bashku në ahengje
Të Dionisit dhe përthurnim Boheminë tonë
Që s’i ngjante asnjërës që e njihnin të tjerët
Që s’ishim Ne por të tjerë që s’i njihnim
«Kërkojmë fytyrat tona të humbura», the
Dhe recitali e vazhdoi Mbrëmjen letrare

Prekja


«Edhe ndarja është si çdo vdekje»



Ikur ke shtatë konaqe në gjëmë
Pus në pus të pusit pasqyrë
Lëri kuajt e zes të lodrojnë në lëmë
Bota zgërdhin dhëmbët pas shpine
Ne askujt s’i kemi grrithur fytyrën
Në rrazhginë të një lëndine

Heshtjen ta falën zogjtë
I ktheve në poezi

Zogjtë të këndojnë prapë në mesditë
Ç’u bë, kush i fshiu të dhënat e jetës
I more me vete kur shkove në Selishtë
Të mbeti një poetikë pa unazë të etjes
Lulja u venit derisa e shikove në sy
Ajo dy herë u lulëzua vetëm për ty

«Edhe ndarja është si çdo vdekje»
Si kjo butësi që dallohet në prekje


Gjakimin e këndimit Hyji vetë ta fali


«Me Feniksin e fjetur në zemër
zbrite nga Mali i errtë»



Thneglat marrin udhë t’i ikin vjeshtës
Për ta gjetur të fjetur në vesë
Në ëndërr e tejkalojnë në legjione kreshtën
T’i fshihen gjarprit të shtëpisë në harresë

Si zog i zgjuar përsëri i dehur dremitem
Në këngën tënde ende më ushtojnë veshët
Në melodinë e qetësisë i tëri shafitem
U ndërrua kjo lojë derisa me mua u ndeshët

Ti flokëve të thinjura u vure emër
Gjakimin e këndimit Hyji vetë ta fali
A nuk më njohe në melodinë e parë
Kur na ngarkuan të dehur Trojën si një kali

Ritmin e hapave numëron nata e skëterrtë
Ikonat në dhomë buzëqeshin ngadalë heu
Derisa asgjë s’pipëtin veç hija jote orfeu
«Me Feniksin e fjetur n’zemër zbrite nga Mali i errtë»

Gjeli herak


«Ja,
Ajo që më është imja Golgota
Portreti im i dalë nga gota»



Tani më kot e bëre grevën grevë
Në këtë natë pa hënë skëterrë
Se gjuhën s’ta kupton asnjëherë
Asnjë kalorës as e shenjta Evë

Diellin na e pagëzuan në fund
Udhëtar të humbur në thellësi
Dashurinë tënde prej këngëtari
Nuk ta kuptojnë thua askund

Në trupin e trarit të shtëpisë
Varë e ke buzëqeshjen gri
Për të njohur siç je i ri
Mbrëmjen kamertale të poezisë

Në faqen e hënës së këputur
Asgjë nuk pipëtin më
Veç qenve lazdranë e një flutur
Qetësinë e bëjnë asgjë
Recitali i dytë


«Të gjitha dituritë për lulen
janë gjysmë të vdekura»



Lulja çeli në poezinë tënde sërish lule
Përderisa mbaroi recitali i parë
Poezia më solli te Molla e Hallës
Në Selishtë të Karadakut të Gjilanit
Sa kishte filluar Mbrëmja letrare
Ti erdhe dhe the se dehja kish marrë fund
Poezia i merr të gjitha fronet kur s’jemi
Aty ku jemi gjithmonë është dhe poezia
Unë ta recitova një varg të ri
Që e kishe harruar në vjershën e mbramë
Kur e shpëtuam nga dehja e shenjtë
Bohemia është art mbi artet, më the, art
Është të heshtësh kur të gjithë belbëzojnë
Por, poezia është kur «Të gjitha dituritë
Për lulen janë gjysmë të vdekura»,
Ashtu siç unë jetova përgjysmë
Për të mbetur gjithmonë në Bohemi,
Garson, të lutem, edhe një, garson

Filozofia e lumit


«Ajo do të thotë të luash me fjalë»



Bëj ç’të duash me mjekrën time
Të bardhë të zezë si do ti
Vetëm qafën mos ma dridh në litar
Para se të më recitoni poezi

Çerdhen ngrite mbi plisin tim të zi
Mos lejo që Zogjtë e Stimfalisë
Që me dhëmbët e marrëzisë
Mbi varrin tim të këndojnë përsëri

Era le të fryjë me breshër e përzier
Në Mbrëmjen e nisur letrare
Derisa Mollës gjethet t’i jenë futuar
Nga ky varr mos më zgjoni fare

Mbi botë ka mbetur prapë një valë
Dhe gjithnjë i njëjti lumë rrjedh
Nëpër mua deri në amshim bredh
«Ajo do të thotë të luash me fjalë»


Muzgu u sos n’peshën e pikëllimit

«Nga hiri im
do të fluturojë Feniksi»


Kali i varreve e sosi gjelbërimin
Derisa pëlciti nga tepria e vetvetes
Ti të gjitha këto i pe Mirko Gashi
Muzgu u sos në peshën e pikëllimit
Vetmia i bëri vargjet të lotojnë
Unë ta mbolla vetëm një lule në kujtesë
U kullot krejt gjelbërimi mbi varrin tënd
E varri yt askund ai varr varri
Vetëm lulja më mbeti në dorë
Dhe recitali i poezisë sate
«Nga hiri im do të fluturojë Feniksi»
Ti e lotove i fundit pjesën që mbeti
Ç’u bë me Mbrëmjen letrare
Me Mirko Gashin në Selishtë
Të Karadakut te Molla e Hallës
«Nga hiri im
do të fluturojë Feniksi»



Amaneti ka mbetur varur në degë


«Gjeli lajmëron të hënën e vërshimave»



Derisa amaneti ka mbetur në degë varë
Mollës së Hallës gjethet i janë tharë
Gjithçka ndodhi pastaj pak nga pak
Në varreza në Selishtë o në Karadak
Nga Mbrëmja letrare u shfaq
Varrimi që s’u pa, stuhia
Na solli prapë këtu, sakaq
Të gjitha në dorë i mori poezia
Për zhvarrimin e eshtrave të tu
Krushqit e përlotur pipëtijnë mes veti
Për botën e madhe të fëmijëve që mbeti në hu
Të ligjëron më së miri vetë poeti
A thua u shter gjithë ai ujë i madh
Emër na dhanë gur t’vetëtimave
Para se të ndodhë zhvarrimi në gërmadhë
E pelenat e palara mbetën në bregdet
«Gjeli lajmëron të hënën e vërshimave»

(Selishtë - Prishtinë, 1996)




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...