2012-05-02

Ramadan Sokoli, kolos i etnomuzikologjisë shqiptare





Shkruan: Prof. dr. sc Akil Mark Koci

PROF. DR. SC. AKIL MARK KOCI
Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Ramadan Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personaliteti të shquar nga shumë aspekte, si fryt i punës kolosale shumëvjeçare befasuese, si njohje empirike, si arketip dhe prototip në eter, që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike, por edhe vrojtimet fondamentale të moderuara filozofike?
Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht më 26 dhjetor të atij viti, në Tiranë. Atëkohë, bashkë me kompozitorin e profesorin Lorenc Antoni, si përfaqësues të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbime të ndërsjella nëmes Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, patëm shkuar në Festivalin tradicional që organizohej çdo vit, – Kënga në Radio, – njëri prej aktiviteteve të shumtë ku i këndohej Partisë së Punës së Shqipërisë, kooperativistit, shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiakë.
Ai festival me vlera kombëtare në muzikën e lehtë shqiptare, krahas pasurimit për vite me radhë të fondit të kësaj gjinie, nxirrte në pah edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaj,,, siç thoshin anëtarët e byrosë politike të ngarkuar me çështjet ideologjike në artin shqiptar dhe, fill pas mbarimit të edicioneve të festivalit, mbanin plenume dhe konferenca për të trajtuar “mangësitë ideologjike” të këngëve. Ende e kam të freskët Plenumin IV të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, që u thirr menjëherë pas festivalit të XI, për të ndëshkuar, siç shpreheshin, frymën liberale që kishte nxjerrë krye në disa nga këngët dhe që përbënin “shfaqje të huaja,, për normat e shoqërisë socialiste.
Pra, sidoqë kanë kaluar shumë vite, më kujtohet si tani ai festival, se kam qënë i pranishëm dhe më befasoi me këngë të një stili të ri, stil që nuk ishim mësuar ta dëgjojmë herë të tjera. Prandaj edhe debatet, autokritikat dhe kritikat ishin të ashpra dhe në fund u shoqëruan me marrjen e masave drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve, të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,,.
Kështu doli edhe termi ksenomani, që u huazua nga fjalorët dhe u përdor nga propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit e të kulturës. Qëllimi ishte të bëheshin zap dëshirat e përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve për t’u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore. Me këtë u hap “drita jeshile,, që të anatemohej, ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore, e cila nuk përmbante të gjithë elementet përbërës të realizmit socialist, duke u bërë sinonim i krimit. Ndëshkimi në kësi rastesh nuk kufizohej vetëm me burgim, por shkonte deri në asgjësim fizik. Meqë ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku, pos shumë krijuesve, të cilët na i prezantuan me protokoll, ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët as që guxonin të na afroheshin pa lejen e funksionarëve partiakë.
Në mesin e tyre çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli. U habitëm paksa duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas ,,Çlirimit,, të vendit.
Nuk e kam pasë njohur më parë, por kisha lexuar mjaft prej veprave të tij shkencore, ndër të tjera edhe një botim voluminoz e një studim të thukët shkencor me titull Folklori muzikor shqiptar, (Morfologjia), dalë nga shtypi më 1965. Ishte ndër veprat e para shkencore të këtij autori, të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motrat e mia, që ishin asokohe në Shkodër. Ua kishte dhënë motra e profesorit, Safetja, me porosi që të ma dërgonin në Kosovë. Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha këtë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht dhe me shumë lutje e bëmë sëbashku një fotografi me kolosin e krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare.
Po ta analizojmë atë fotografi me kujdes, do të vërejmë se, ndërsa në fytyrat tona shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me të, në fytyrën e tij bie në sy njëfarë droje, ankthi, disponim i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikësuar. Ndjenjë e natyrshme kjo për këtë intelektual të rrallë, që pat njohur izolimin shumëvjeçar nga diktatura, çka bëhej “në emër të popullit,,. Po në emër të tij, i dërgonin nëpër burgje dhe internime. Me siguri që nuk i kishte harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe të Sigurimit, që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi, si reminishencë dhe retiçencë e dhunës, jo vetëm fizike, por sidomos psikike.
Ishte shtatlartë, me pamje fisnike dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër që zhvilluam me të, unë dhe profesor Lorenci u bindëm se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar që zotëronte prirjen për objektivitetin shkencor, për krijimtarinë e vërtetë artistike, si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv të kësaj stileme.
Si do që fjalët e tij ishin mbresëlënëse, i dilnin nga goja me një pianissimo, saqë mezi e dëgjoja. Si dukët frikohej sepse ,,Sigurimi, syri vigjilent i Partisë”, siç dëgjohej të thuhej shpesh e kudo, të bënte gjëmën. Pra, nuk kish çudi që t’i ndodhte edhe njëherë tragjedia që pat pësuar pa bërë asnjë faj. Prandaj ruhej se mos e ,,tepronte,,, sikurse thoshin pushtetarët për normat e ,,sjelljes,, së papërgjegjshme para të huajve e sidomos para atyre që vinin nga shtetet revizioniste, siç emërtohej në radhë të parë ish-Jugosllavia.
Pavarësisht prej gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte dhe atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderin tonë, gjatë tërë kohës ndjehej edhe një lloj mjegullëze mikluese, intelektuale e artistike, që dukej qartazi se ishte farsë e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifikë e diktaturës, edhe pse artificialisht bënin çmos ta mbulonin.
Ramadan Sokoli: E si mund të punosh kthjellët, kur mbizotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,?
Ramadan Sokoli
Profesor Sokoli edhe në ato rrethana punoi pa pushim dhe me veprat e veta krijoi një logjikë jashtëzakonisht të fuqishme, një postulat, që nuk ka nevojë të vërtetohet.
Mendoj se, as sot e as nesër nuk mund të përfytyrohet shkenca e etnomuzikologjisë pa të, pa kontributin që ka dhënë qysh para shtatë dhjetëvjetëshash, sepse, pos brezit të parë që krijoi, siç thotë kompozitori dhe muzikologu prof. dr. .Sokol Shupo, ,,botimet e tij të shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilizonit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion … në krijuesit shqiptarë, njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale për t’u shprehur me një gjuhë të pasur në elemente shqiptarë,,. Prandaj universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare, pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antonin në Kosovë, të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saj në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, nuk do ta kishte këtë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizim estetik. Do të përqendrohemi posaçërisht në aktivitetin krijues të kompozitorit dhe të etnomuzikologut Ramadan Sokoli, jo vetëm për të kuptuar nervin e tij hulumtues, por edhe për ta njohur krijimtarinë që paraqet njëmetaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë, si sublimim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale
me qasje të duhura artistike. Me emrin e tij është e lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare, kjo degë e shkencës, historia dhe ecuria e saj në Shqipëri dhe më gjerë.
Etnomuzikologjia fillestare dhe pa traditë
Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare. Në një të kaluar jo fort të largët, kemi pasur disa emra të nderuar, të cilët kanë qënë mbledhës të folklorit dhe ndonjëherë kanë mundur t’i deshifrojnë këngët që kanë mbledhur. Ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija, që ka dhënë një ndihmesë të shquar me botimin e vëllimit të parë me titull Valle kombëtare – Dasma Shkodrane, më 20 qershor 1943 në Firence, si dhe Pjetër Dungun me përmbledhjen e njohur Lyra shqiptare.
Të dy këto punime mund të konsiderohen në mos të parat, së paku ndër të parat botime të kësaj gjinie. Ramadan Sokoli është studiues e hulumtues, i cili i shtrin problemet etnomuzikologjike në tema universale të kësaj shkence duke i prezantuar në referenca. Ai pikërisht është i pari që na solli brenda një harku kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekstesh etnomuzikologjike me struktura komplekse, moderne, jo vetëm në aspektin e parimeve estetike, por edhe të qasjeve të tyre, duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë gjenia krijuese e popullit. Kësaj të fundit i jep pa ngurrim përparësi, siç i ka hije një shkencëtari me bagazh të konsiderueshëm diturie dhe pa dilema, si përfaqësues i denjë dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare.
Tek vepra e Ramadan Sokolit shquajmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në etnomuzikologji, por edhe në kompozicion. Nga ky këndvështrim, duke i shpalosur punimet e tij shkencore, me plot gojë mund të themi se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese bazohet në binomin artist shkencëtar, binom që shumë shpesh e hasim edhe te krijues të tjerë, sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë.
Shkodra, qytet i një kulture të madhe gjithëshqiptare
Shkodra ka qenë qyteti në të cilin u lind ky shkencëtar, që rrjedh nga një familje me tradita të hershme kombëtare, atdhetare e qytetare. Fisi i Sokolajve pat ardhur nga fshati Boja i Sumës i Malësisë së Madhe dhe ka nxjerrë shumë trima. Po të shfletojmë pak historinë, do të na shfaqet përpara figura e Hodo Pashë Grudës, mbrojtësit legjendar të Hotit e të Grudës – dy treva shqiptare në Mal të Zi.
Ramadan Sokoli u lind pikërisht në Shkodër, më 19 qershor të vitit 1920. Aty filloi të mësojë muzikën artistike dhe në moshën 16-vjeçare kompozoi një sërë këngësh, si: ,,Turtulleshë,,, ,,Jelino,,, “Lulja me erë,, e shumë të tjera, që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pjesë e shpirtit të tij.
Në vitet 1940-1944 vazhdoi studimet për flaut dhe kompozicion në Konservatorin e Muzikës ,,Luigi Cherubini,,, në Firence (Itali). Pas përfundimit të studimeve, duke grumbulluar tashmë dije të konsiderueshme, e ngriti nivelin jo vetëm të mësimdhënies së flautit, të teoretikës e të teorisë së kompozicionit, por u fut plot sukses në të fshehtat e në enigmat që mbante në gji ai kozmos muzikor, si katarsis aristotelas. I gjithë ky proces nuk kish si të mos shoqërohej me ,,trandje,, shpirtërore. Rëndësi të posaçme i kushtoi përcjelljes e zbatimit të përvojës së fituar sakaq, si mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm në rrafsh teoriko-praktik, por edhe artistik. Njëkohësisht bëri hapa drejt sintetizimit të tyre në aspektin gnoseologjik.
Mjerisht, me kthimin në atdhe, fill pas mbarimit të studimeve, çka përkoi me kohën kur komunistët e ,,çliruan,, Shqipërinë, Ramadan Sokoli pësoi jo vetëm katarsis e tronditje të vërteta shpirtërore, por edhe tragjedi. Befas ,,çlirimtarët,, e burgosën bashkë me të dy vëllezërit, Ibrahimin dhe Hodon, për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari nacionaliste dhe legaliste. Ky ishte “mëkati“ i tyre. Pas shumë viteve, falë ndihmës së shokut të tij, shkrimtarit Llazar Siliqi, – që shfrytëzoi, siç thuhej, nevojën e regjimit për kuadro të afta në fushën e studimeve muzikore, – u lirua nga gulagu enverist. Por, pas vuajtjeve fizike, filluan vuajtjet, po aq të mëdha, shpirtërore, sepse e detyruan të krijonte si “anonim”, pa pasur të drejtë të vinte emrin në veprat e në shkrimet që botonte.
Me të dalë nga burgu, me qenë mse ia kishin nevojën, donin s’donin e caktuan instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes, instruktor të korit shtetëror, përgjegjës të muzikës në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ndërsa më 1967 e caktuan pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”nga ku e nxorën në pension në moshën 55-vjeçare, bash në kohën më të përshtatshme krijuese. Gjithnjë u është përmbajtur fjalëve “Chi va piano, va sano”, (Kush ec ngadalë, mbërrin shëndoshë e mirë). Me durim e këmbëngulje, me zell e përkushtim, botoi shumë artikuj e studime shkencore dhe praktikisht u bë themelvënësi i muzikologjisë shqiptare, pastaj edhe modernizuesi i saj në tërësi, përmes zbatimit të diskurseve dhe referencave konkrete, të cilat u mishëruan e u materializuan në veprimtaritë e specializuara të fushës përkatëse. Paralelisht me këtë, i vuri vetes detyrë që të përgatiste kuadrot e nevojshëm, duke qënë i vetëdijshëm se në muzikologji mungesa e tyre ishte mjaft e theksuar.
Studim i shkëlqyer: “16 shekuj” – njih vetveten!
Lista e punimeve të tij do të ishte shumë e gjatë, por ne do të ndalemi vetëm në veprën 16 shekuj, ku çuditërisht as në kopertinë e as në brendinë e botimit nuk hasim as datën e botimit e as atë të krijimit, çka mund të konsiderohet si lajthitje teknike. Parathënia fillon me fjalët e së madhes Dora d’Istria (Elena Gjika): ,,Arbëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të
mëdhenj,,.
Qysh në rreshtin e parë të kësaj parathënieje lexojmë dy fjalë: ,,Njih vetveten,,, si lajtmotiv i krejt studimit, edhepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat nuk thotë as edhe një fjalë të vetme për veten, por ligjëron e shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar, që nuk është shkruar për ta, përfshi krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve, artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë. Pra, sintagma: ,,Njih vetveten!,, e përligj plotësisht e më së miri vënien në ballë të parathënies, duke qënë se i sugjeron çdo krijuesi, duke filluar nga vetvetja, njohjen e modeleve që duhen ndjekur, nga të cilët duhet të mësojë secili. Në kreun e parë shpaloset veprimtaria e madhe e dijetarit dhe muzikantit Niketë Dardani ose Niketa i Remesianës, për të cilin autori me të drejtë shprehet: ,,Niketë Dardani, i pajisur me prirje letrare e muzikore, përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që t’i këndonin së bashku. Me sa duket ai ishte rritur në një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë, si pjesë e lëndës së metrikës”.
Më tej, autori shton: “Pra, ky prelat i devotshëm, njeri i gjakut tonë, në moshë të re, 26-vjeçare, ishte në postin më të lartë në hierarkinë kishtare katolike, që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuar, të pranuar si model, aktual dhe i përdorshëm edhe në ditët e sotme. Mjafton të përmendim Te Deum Laudamus, himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe ka mbetur aktual që nga viti 525 pas Krishtit e ndodhet në Antifonarin e Bangorit të Irlandës, si dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691, si relikë paleokristiane që të kujton disa skulptura arkaike plot patos në thjeshtësinë tyre. Sa i përket natyrës së himnit të sipërpërmendur, profesor Ramadan Sokoli thotë se ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, domethënë duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupit të këngëtarëve, që i përgjigjet verset pas verseti. “Te Deum ,vazhdon autori, pa druajtje është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës.
Më tej, Ramadan Sokoli shpjegon edhe shumë elemente të tjerë dhe ve në dukje se “me të drejtë mund të konstatojmë se ky krijues sikur asgjë të mos kishte bërë, por vetëm këtë himn, do të kishte ngelur i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinative në kontekstin jo vetëm spiritual, por më gjerë”. Në fund, autori konstaton:  kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit, por edhe për azhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë, duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë, si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliroarbërore- shqiptare. Me qënë se vendi në gazetë nuk na lejon të flasim për të gjithë kapitujt veç e veç gjerësisht, ne vetëm sa i përmendëm ato.

2012-05-01

3 poezi nga Vullnet Mato


 

 
R R Ë S H Q I T J E
 
Afrova pakëz buzët
te buza jote e ëmbël,
krejt instinktivisht
dhe pothuaj fare kot,
ndjeva një dridhmë
nga koka të këmbët,
dhe atë çast padashur   
rrëshqita më poshtë.
 
Aty gjeta ato lodra
që më kishin munguar
dhe lodrova pakëz
me ngazëllim të plotë,
po më shkundi rryma
trupin e dridhmuar,
dhe atë çast padashur  
rrëshqita më poshtë.
 
Pastaj më zunë befas  
ca ethe me gjëmime,
që më rrëzuan përmbys
te këmbët në agoni,
ku një shkrepje e fortë
me shkarkim vetëtime
më shkriu e na saldoi
së bashku të dy!...
 
Truall trupi me kaq
pjerrësi rrëshqitëse,
nuk besoj se ka 
femër tjetër në botë,
me rënkime bubullime
humnerave të rrezikshme,
siç rashë brenda tek ti
dhe nuk dola më dot!...         



 

 
NGJYRAT E DIKURSHME
 
Kam ëndërruar dikur 
të bëhesha një ylber,
të shtrija brezin purpurak 
tejpërtej përmbi brigje,
të zgjatja krahët e ngjyrosur 
largësive nëpër erë, 
të ndaloja në qiell 
retë e bardha të çdo grigje.
 
Mblodha tubeta ngjyrash, 
nuanca për çdo njollë,
kuajve azganë u shkula 
qimet nga bishti,
dhe i ngjita në shkopinj 
prej bredhi të hollë, 
për telajot e gatitura 
me pëlhura liri.
 
Pastaj i zbrita retë 
të mërzenin në vathë si dele,
pyjet nëpër korniza 
i vura të shushurinin,
lumenjtë i ndala të rridhnin 
në zallishte bezje,
futa detin në kuadrat 
me gjithë dallgë e shkëmbinj.
 
Mbusha salla me krahina 
nga veriu në jug,
me njerëz të çdo moshe, 
fytyra të çdo forme
dhe fillova të shes troje, 
fusha, diell në muzg,  
male të thepisur, dete,
banesa me kulme bore. 
 
Ato që mbetën, i nxora 
nga kafazët ku flinin,
të fluturonin ku i mora, 
andej nga më erdhën,
reve, lumenjve, deteve, 
u hapa burgjet të lëviznin.
Se më erdhi mesazhi i shenjtë 
të kalëroja penën...



 

 
NUK JAM UNË...
 
Mbrëmë në një ëndërr 
tejet të habitshme,
njerëzit kishin të gjithë 
një pamje në fytyrë,
ishin të tërë njësoj
 përmasat fizike, 
dhe me zërin identik   
në një timbër të shtrirë. 
 
Burri shikonte gruan 
tek puthej në buzë,
apo e gjente nudo, 
nën një mashkull tjetër
dhe ajo i shfrynte serbes: 
Jot shoqe nuk jam unë,  
shko gjej tënden, 
ke ngatërruar adresën!...
 
Kësisoj nuk shpërfaqej  
xhelozia ndër çifte,
tradhtia ishte në modë 
njëlloj si te kafshët;
delet bjonde bënin kopilë 
në tufën kolektive,
deshtë brun ndërzenin 
kopenë e përbashkët. 
 
Vogëlushët të një stampe 
gëlonin në maternitet,
si zogj të sapodalë 
nga vezët e një klloçke.
Për të mos u ngatërruar 
nga prindërit e vërtetë,
rriteshin së bashku 
në çerdhe e kopshte.
 
Dalloheshin nga etiketa 
varur në qafë me emrin,
ku të rriturit shkruanin 
ndonjë emër të ri,
kur nga nevoja braktisnin 
për ca kohë vendin
dhe pagëzoheshin kishave
diku larg në Greqi. 
 
Jetohej në pasigurinë 
më kaotike të një kombi, 
ku nuk gjendej lehtë 
autori ekzakt i krimit.
Rendi nuk faktonte dot
identitetin e personit 
Drejtësia nuk siguronte 
provat e burgimit.
 
Kriminelët me vetura luksi 
bënin ligjin ku të donin,
policia dhe gjyqet, 
me rraskapitësen punë,
zinin çdo specie “peshqish”
dhe sërish i lëshonin,
pas shprehjes shpëtimtare: 
Nuk jam unë!”...
 
E bombardova ëndrrën 
me pyetje gjer në mesnatë, 
pasi nuk mora përgjigje 
nga asnjë i shurdhuar, 
për bëmat e palogjikshme 
të asaj jete të llahtartë, 
brofa nga gjumi përpjetë, 
duke klithur i tmerruar: 
 
Uh, shyqyr, o zot, që s’jemi  
si pikat e ujit në lumë,
se vaj halli, po të thoshim 
të gjithë: “Nuk jam unë!”...
 

I njoh


TË GJITHË MË SHIKOJNË E ASNJËRI NUK MË NJEH

Font size: Decrease font Enlarge font
imageADEM ZAPLLUZHA
































ADEM ZAPLLUZHA


 I njoh
Po kë nuk e njoh
Në këtë jetë të përdalë
Kurse mua
Askush nuk më di emrin

Herë më gjuajnë
Si topin e llastiktë
E herë si çamçakëzin
Kur më përtypin mizat

Lëkura ime
Nuk vlen as sa një dajre
E ciganes
Me gjinj të mëdha
Prej silikoni

Sybajamja e lagjes
Me ato sy të mëdha
Pareshtur më shikon
Dhe nuk më vëren
Unë nuk jam askund
Në fushëveprimin
E shikimit të saj

Të gjithë më shikojnë
E asnjëri nuk më njeh
Prishtinë, 30 prill 2o12

Janullatosit e djeshëm dhe të sotëm




Rasim Bebo


Shkolla shqipe qёndron mbi eshtrart e patriotёve tonё me var dhe pa var. Figura tё shquara, pёr çёshtjen e shёnjtё tё atdheut, shkrinё gjithё jetёn e tyre dhe nuk u pёrkulёn pёrpara asnjё vёshtirёsie deri nё flijimin e jetёs sё tyre. Klerikё ortodokёs u benё martirё tё kombit si: Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri e tё tjerё, u ndoqёn tёrё jetёn, u burgosёn, u torturruan, u helmuan, u vranё barbarisht nga armiqtё e kombit, sidomos nga grekёt, vetёm e vetёm se donin ashtu si nё familje, edhe nё shkollё e nё kishё, shoqёri e kudo tё flitej e tё shkruhej nё gjuhёn shqipe.



Naum Veqilharxhi 1797-1846, ёshtё pionieri i parё i lёvizjes sonё kulturore patriotike tё shek. XIX. Ai ёshtё ideollogu i parё i Rilindjes nё Shqipёri, njё nga ata qё hapёn udhёn e ideve tё reja politike e kulturore e kombёtare. Krijoi njё alfabet origjinal me 33 shkronja. Mё 1844 botoi me titull “Evetar”. Me kёtё alfabet hartoi libra pёr mёsimin e shqipes. Mё 1845,botoi tё pёrpunuar e tё zgjeruar, me titull “fare i ri evetar shqip pёr djelm nismёtar”. Kёto libra u pritёn me entuziazёm nga patriotё brёnda dhe jashtё Shqipёrisё. Shumё njerёz mёsuan tё shkruanin me alfabetin e tij. Veqilharxhin rilindasit e njifnin si paraardhёs dhe ushqenin pёr tё njё nderim tё madh, por armiqtё e Shqipёrisё veçanёrisht ajtollahёt grekomane tё kohёs e helmuan mё 1846. Kёshtu duke qёnё jo vetёm i pari ideollog, por edhe i pari dёshmor i Rilindjes Kombёtare. (1).



Koto Hoxhi 1824-1895, nga Qestorati i Gjirokastrёs, ishte njё prej lёvruesve tё gjuhёs shqipe, pionier i arsimit shqiptar. Ai ishtё njё nga pёrgatitёsit e truallit pёr shkollat e para shqipe, si dhe tё “Alfabetares sё gjuhёs shqipe” gjatё Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit mё 1879.
Koto Hoxhi i cili ishte emёruar mё 1873 mёsues nё shkollёn teollogjike tё Qestoratit, nё orёt e lira u mёsonte fshehurazi nxёnёsve shqipen dhe u ngjallte dashurinё pёr gjuhёn, pёr atdheun. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin ne grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrёs. Peshkopi e shkishёroi dhe i vuri njerёz ta sulmonin. Por ai nuk u tёrhoq. Kёshtu nga shkolla e Qestoratit nuk dolёn vetёm mёsues fanatik helenistё, por edhe atdhetarё si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, tё cilёt ndoqёn rrugёn e Koto Hoxhit. (2)


Pandeli Sotiri 1852-1890. Nga fshati Selçkё i Gjirokastrёs. Ishte themeluesi i parё i shkollёs shqipe nё Korçё, njё ndёr rilindasit shqiptarё qё kontribuan nё pёrhapjen dhe mёsimin e gjuhёs shqipe. Vitet e fundit tё jetёs, i kaloi i internuar nё Selanik. Punoi pёr hartimin e abetares sё parё nё gjuhёn shqipe. Ai ishte martuar me njё grua greke e mbesa e njё despotit tё kishёs ortodokse greke. Me ketё fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike. Gruaja e tij, duke mos qёnё dakord me veprimtarinё atdhetare prej shqiptari tё Pandeli Sotirit, e spiunoi nё njё ditё kur ai ishte nё shtёpinё e tij. Nё kohёn qё njerёz nga kisha greke shkuan pёr tё vepruar me dhunё kundёr tij, pёr t’i rrёmbyer dhe shkatёrruar dorёshkrimet, ai i pikasi, i dogji, pёr tё mos u rёnё nё dorё tё tyre, si dhe pёr tё evituar torturrat, pёr tё cilat ishte i sigurtё qё do ti ndodhnin, u hodh nga kati i tretё i ndёrtesёs ku banonte, duke gjetur nё kёtё mёnyrё vdekjen. Eshtrat e tij nuk u gjetёn. Mbeti pa var si Koto Hoxhi. Kёshtu vepruan si xhelatё kundra gjuhёtarёve tё gjuhёs shqipe. (3). Papa Kristo Negovani 1875-1905. Kishte kthyer nё kёshtjellёn e patriotizmit shqiptar. Kishёn e kishte kthyer shqip, shtёpinё e vet e kishte bёrё shkollё shqipe me 100 nxёnёs qё i mёsonte vetё. Tё dilje kaq i vendosur para shovenizmit tё tёrbuar grek me flamurin e patriotizmit shqiptar nё dorё, si Papa Kristo, ishte njёsoj sikur tё hidheshe nё grykёn e mitrolozit tё armikut.


Mё 10 shkurt 1905, erdhi vetё nё Negovan dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, por Papa Kristo, si zakonishtё e dha meshёn shqip edhe para dhespotit! I egёrsuar nga ajo qё i panё sytё, “njeriu i zotit” doli nga kisha duke mallkuar priftin “e nesёrmja mos tё tё gjёjё i tha”, dhe para se tё largohej nga Negovani, urdhёroi fshehur çetёn andarte tё Jan Bullatёs, qё brёnda 24 orёve, tё vrisnin 25 vetё! Mё 12 tё kёtij muaji, tё shtunёn mbrёma, u rrethua fshati me 40 gjakatarё. Mё 3 tё natёs thirrёn Papa Kriston, jo larg shtёpis sё tij e qёlluan me sopatё dhe e bёnё copё copё, mё pas moren tё vёllanё Theodhosin dhe kater tё tjerё, i vrane dhe kёta me sopatё, tё tjerёt nuk i kapёn se u fshehёn. Çeta e ngrehur nga Komuniteti i Manastirit fill pas ngjarjes se Negovanit i dha njё plub Fotit, dhespotit shovenist tё Korçes, pёr tё marrё gjakun e kёtij heroi, Bajo Topulli thotё: “duhej tё merrej pёr nder e fitim tё tё gjithё kombit” (4)



At Stath Melani 1858-1917, u bё prift nё Amerikё mё 1899, qё t’i shёrbente mё tepёr lёvizjes kombёtare. Nё fillim tё shekullit tё ri u kthye nё Atdhe ku punoi pa u kursyer pёr levizjen kombёtare, duke demaskuar shovenizmin grek. Peshkopi qё i tёrhoqi vёrejtjen pёr gjuhёn shqipe dhe shkollat shqipe, iu pёrgjigj kёshtu: “Hirёsi, shqiptarёt merren vesh me Perёndinё, mё mirё dhe mё shpejt, me shqipen se sa me greqishten!” Dhe kur peshkopi e mallkoi, ai u pёrgjigj: “Do t’ju isha mirёnjohёs, hirёsi, tё mё dёrgonit nё sketerё, pasi atje nuk do tё kisha zotёrinё tuaj, e kёshtu do tё mёlinit tё qetё sёpaku atje.”. Bandat greke e zunё dhe e masakruan kur po kthehej nё shtёpi nё fshatin Melan, mё 24 dhjetor 1917. (5).


Petro Nini Luarasi, Martiri i gjuhёs shqipe 1865-1911. “Mёsuesi i Popullit”. Lindi mё 22 prill 1865 nё Luaras tё Kolonjёs...Kreu shkollёn pedagogjike te miku i babajt Koto Hoxhi nё Qestorat Lunxhёri tё Gjirokastrёs, ai mёsoi privatisht shkrim e kёdim nё shqip. Mё 1882 filloi punёn si mёsues, dha mёsim shqip nё disa fshatra ku pёrgatiti mёsues tё ardhshёm tё gjuhёs shqipe. Nё shtaor 1887 hapi shkollё shqipe private nё Ersekё mё pas drejtoi Mёsonjtoren shqipe tё Korçёs dhe tё Negovanit. U pёrndoq, u mallkua, dhe u shkishёrua familjarisht nga tre dhespotet e Kosturit: mё 1887 nga Qirili, 1889 nga Gregori dhe mё1892 nga Fillareti. Me 1904 arratiset nga burgu dhe shkon nё Amerikё si emigrant. Krijoi shoqritё e para patriotiko-amerikane: “Pellazgu” dhe “Malli i Mёmёdheut”, ndihmoi Sotir Pecin pёr botimin e gazetёs “Kombi” dhe Fan Nolin qё tё bёhej prift. Themeloi librarinё e parё me librat shqip. Mё 1908 u kthye nё Shqipёri pёr tё luftuar si komit, duke krijuar njё çetё nё bashkёpunim me Çerçis Topullin, veprimtaria e tij pёr themelimin e njё komiteti pёr bashkimin e tё gjitha çetave nё Shqipёrinё jugore dhe sidomos libri “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe shpёrfolja e shqiptarёve”, qё goditi rёndё politikёn shoveniste tё klerit nё Shqipёri, bёnё qё mё 17 gusht 1911 agjentёt e dhespotit tё Korçёs Joakim ta helmonin, te shpallnin se vdiq nga kolera dhe tentonin pёr t’ia djegur edhe kufomёn me gelqere. Janё gdhendur nё historinё e popullit tonё amanetet legjendare: “Ruamani gjakun, se do tё duhet pёr shkrimin e gjuhёs shqipe ...! “dhe”. Edhe 99 herё tё rrёzohem, pёrsёri do tё ngrihem!” (6).

Spiro Kosturi “...Lajmin e hidhur pёr vrasjen e tё shtrenjtit mёmёdhetar dhe dёshmorit Spiro J. Kosturi, armiqt e poshtёr dhe gjakpirёs grekё e vranё nё mes tё Selenikut, mё 11 tё vjeshtёs sё tretё 1906, ditёn e shtunё. Qё nga viti 1982, kur shoqёria e Bukureshtit “Dituria” zgjodhi tё ndershmit tregёtar tё Korçёs, Jovan Kosturin pёr tё pёrhapur Biblat shqip pёr dituri midis gjithё shqiptarёve nё Shqipёri. Zoti Jovan Kosturi me djemtё, mori pёrsipёr dhe me guxim tё madh zuri tё shpёrndante Vivllat (abetaret) nёpёr gjithё shqiptarёt, sa i vinin nё magazinёn e tija, falas”.

Peshkopi dhe priftёrinjtё e Korçёs, duke parё se po pёrparonte gjuha shqipe, zunё tё mallkonin nёpёr kisha: “Kush mёson kёtё gjuhё tё masonёve qoftё i mallkuar dhe i larguar nga kisha ortodokse. Kёshtu, dhespoti i Korçes dhe i Manastirit, armiq tё mёdhenj tё gjuhёs shqipe vendosin e vrasin Spiron, djalin dhe bashkёpuntorin e Jovan Kosturit. Pёr kёtё shqiptarёt e Sofjes u mblodhёn pёr pikёllimin dhe kujtimin me njё lutje pёr tё flaktin mёmёdhetar Z. Spiro. Vrasjet qё drejtojnё peshkopёt grekё, pёr kundra gjuhёs e kombit shqiptar shton urrejtjen nё njё luftё tё pashmangshme tё çdo shqiptari. (7).
Kryepeshkopi Visarion Xhuvani. Kryepeshkopi i parё i Autoqefalisё tё kishёs OASH. U burgos dhe u torturrua mizorisht nga regjimi komunist. Vdiq i izoluar nё manastirin e Shёn Gjonit.
Katёr ish tё burgosur politik tё besimit mysliman, ne njё letёr pёr At Artur Liolinin, qё nuk shkoi dot nё destinacion, i kёrkonin kёtij tё fundit tё shkonte nё Shёn Gjon me shpenximet e tyre dhe tё bёnte njё pёshpёritje mbi varrin e tij, tё cilin e kishin gjetur dhe sistemuar. Ata tregonin se fjala e tij e ёmbel, pathyeshmёria para torturrave dhe besimi i tij nё tё ardhmen i kishte frymёzuar qё tё qёndronin nё atё ferr tё pёrbindshёm. Fatkeqёsisht, edhe sot kёtij martiri tё Kishёs dhe tё kombit tonё ende nuk i ёshtё bёrё njё varr i denjё, ku besnikёt dhe patriotёt tё venё e t’i bёjnё homazhe. (A. Kotini, “Tre gurёt e zes ne Preveze”, bot.2001, f. 310).

Kristofor Kisi Ishte njё nga klerikёt mё tё kulturuar tё vendit tonё. Ai ishte i mirёnjohur jo vetёm pёr pёrgatitjen teollogjike, po edhe pёr njohuritё e tij shkencore. Njё pjesё tё mirё tё kohёs sё lirё e kalonte me eksperimente fizike dhe ato tё elektricitetit. Ai kishte njё labotrator tё pasur qё e kishte krijuar vetё.
Kisi, i bёri pastrimin e aparatit kishtar nga elementёt antikombёtar.
Sigurisht, njё kryepeshkop i tyllё ishte pengese pёr regjimin komunist, qё donte njerёz tё bindur dhe pa personalitet. Nё vitin 1947, darkёn e Pashkёs sё Madhe, nё katedralen e Tiranёs u kurdis njё provokacion brenda nё kishe nga regjimi komunist. Njё grup sigurimsash u futёn nё kishё, filluan tё thёrrasin, e tё tallen dhe tё ngacmonin besimtarёt. Atёhere njё nga epitropёt u tёrhoqi vёmёndjen ... por menjёherё e arestuan me britma dhe ofendime ... Tё nesёrmen Kryepeshkop Kisi, shkoi tё ankohej te Ministri i Brёndshёm, Koçi Xoxi, i cili nuk e pranoi ta dёgjonte. Mbas disa ditesh, Kisin e zёvendёsuan me njё prift partizan pijanec, Pajisi Vodicen ... Kisi u mbajt nё njё si biçim burg shtёpie te kodrat e Liqenit Artificial. Nё vitin 1964 erdhi nga SHBA-ja njё prift amerikano-shqiptare qё tё kurorёzohej peshkop nё Shqipёri. Peshkopi i ri parashtroi njё lutje tё Fan Nolit qё regjimi tё jepte leje tё largohej pёr nё Amerikё kryepeshkop Kisi. Fuksionarёt shtetёror iu pёrgjigjёn se pёr kёtё duhej pyetur vetё Kisi. Tё nesёrmen nё mёngjes, kur shkuan ta pyesnin e gjetёn tё vdekur nё mes tё laboratorit tё tij. Vdiq vetё Kisi ... apo e vranё? (8).

Janullatosit e djeshm vranё individin, Ndёrsa Janullatosi i sotshёm duan tё vrasij kombin. Megjithёse Janullatosi nuk kishte as kombёsin as nёnshtetёsin shqiptare, por i ngarkuar nga kisha greke qё tё fronёzohej Kryepeshko i Kishёs Shqiptare. Mё 2 gusht 1992 u zhvillua nё kishёn katedrale tё Tiranёs ceremonia solemne per fronёzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASH. Ndodheshin tё ftuar mitropolitё tё ardhur nga Kostandinopoja, nga Athina, priftёrinj minoritarё e besnikё tё Janullatosit. Pjesёmarrёsit duhet t’i pёrgjigjen pyetjes pranohet me fjalёn bizante “aksios” ose nuk pranohet “anaksios”, nje pjesё iu pёrgjigj pyetje aksios, por njё pjese e tyre iu pёrgjigjёn edhe pyetjes anaksios qё nuk pranohet si kryepeshkp grek, dhe buçiti kёnga e rilindjes pёr mёmёdhenё pёr mёmёdhenё. Kёshtu Janullatosiu largua menjёherё nga katedralja sёbashku me njё grup tё vogёl pasuesish tё vet shkoi nё hotel “Tirana”, ku celebroi fshehur fronёzimin e tij si kryepeshkop i Shqipёrisё. Gazeta “telegraf” mё 3 gusht njoftoi botёrisht se nё ceremonin kishtare Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipёrisё. Por Janullatosi tregoi fytyrёn qё nё fillim si gёnjeshtar dhe mashtrues pёr tё uzurpuar KAOSH. (9)

Asnjёherё prifti grek qё nga viti 1991 deri sot nuk bёri njё meshё, nuk foli pesё fjalё, nuk shkroi njё artikull pёr tё pёrkujtuar: rilindasit tonё, po ortodokёs qё u torturruan dhe dhanё jetёn pёr gjuhёn shqipe nga peshkopёt e mallkuar grek. Megjithёse ju kёrkua njё meshё pёr masakrrёn dhe debimin e çamёrve ai nuk pranoi.


Prof. Dr. Vedat Shehu thote: “Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё myslimanёt shqiptar tё quhen turq, qё tё lehtёsohet realizimi pёr ti kthyer zonat myslimane tё Shqipёrise sё jugut si Çamёrin ...”. (10)
Media greke ka komentuar me tё madhe, se: “Futja nё dorё tё kishёs shqiptare ёshtё fitoria mё e madhe e jona nё Shqipёri nё shek. e XX”. Dhё mё tej. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkuan: “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit greko karagjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet tё demaskoje rёnde nё sytё e opinionit shqiptar kёtё bandё tradhtarёsh”. (11). Ёshtё fatkeqёsi e jonё se kemi patur dhe kemi njё udheheqje tradhtare tё qelbur, qё pranuan kёtё murtje, qё don tё ngrejё “Fenё Greke” apo “Kishёn Greke” mbi Kombin Shqiptar. Ёshtё fakt i kёsaj tradhёtie se nёpёrmjet firmave vodhi paret e popullit qё pёrfunduan nё Greqi, i fali “koridorin 8” Greqis, i fali pjesё tё sipёrfaqes detare, po aplikohet formula greke: Helenizim = kishё greke + shkollё greke, mbushen sarkofaget pёr ushtare greke tё humbur me zhvarime tё shqiptarёve etj etj., pёr besnikёri mё 28-12-2011 Kisha Greke i jep Sali Berishёs, titullin e lartё “BEKIMI YNЁ I ARTЁ”, “pёr shёrbime tё shquara ndaj Greqisё”.


Prof. Dr. Eshref  Ymeri lajmeron se: “Tradhetia e klases politike tё Tiranёs, e ka konkretizuar heshtjen e saj para sulmit grek pёr greqizimin e shqipёrisё sё jugut, njё ditё tё bukur ka pёr ta futur vendin tonё nё njё luftё tё tmerrshme civile, ku shqiptarёt nacionaliste do tё kenё rrёmbyer armёt kundra tradhtarёve tё blerё me erot greke. Mbajeni mёnd kёtё llaf qё po ju them! Ende pa ndodhur gjёma. Po nuk u shpor Janullatosi nga Shqipёria, reziku i pёrsёritjes sё trazirave nё vendin tonё do tё jetё i pёrhershёm “. Janullatos e ke mbushur kupёn, nuk duam tё tё shohim nё tribunёn e pamvarёsisё.

Ёshtё fakt kur nё kasaphanёn e vitit 1997 politika e pregatutur nga fqinjёt tonё me qeveritarёt tonё tradhёtarё vrau 3500 dhe 11000 qytetarё tё plagosur. Djetё here mё shumё se Egjypti me 80 milion banor. Kur dipllomacia amerikano – europian pёr 300 tё vrarё nё Egjypt shkarkoi presdentin Mubarak dhe e arestuan. Ndёrsa qeveritarёve tonё nuk u ka ratё pikё gjaku nga hunda . (historia do ta zbёrthejё tё vёrtetёn) (12). Lambert: “Europa duhet tё jetё krenare qё tё kete nё gjirin e saj kombin shqiptar. Dhe me tej. ... askush nuk mund t’u ndёrrojё bindjen shqiptarёve pёr dinjitetin e tyre tё shquar as edhe pёr indetitetin e tyre kombёtar, pёr tё cilin ata kanё tё drejtё tё jenё krenarё”. (13).

Referenca:

1. Selim Islami “Historia e Shqipёrisё”, bot 1957, f. 134.
2. Ismet Toto, Rilindasi Koto Hoxhi, “Revista Ylliria”, Tiranё 1936 nr. 42.
3. Burimi: htt//historia e shqipёrisё.com/rilindja/kreu-6.
4. Albert Kotini “Papa Kristo Negovani”, “Tre guret...”,bot. 2001, f. 307,
5. Apostol Kotani, “At Stath Melani”, fig 1.jpg (73.92 KB).
6. Jacques Edёin, nёndor 1994 “The Albanians an ethnic ...” histori...”
7. Albert Kotini, “Spiro Kosturi”, “Tre guret e zes....” bot. 2001, f. 311.
8. Rasim Bebo, “Kristofor Kisi”, “Dodona....”, bot. 2007, f. 241.
9. Kristo Frasheri, “SHQIP. DK, Besimet fetare nё Shqipёri”, 16-10-2010.
10. Prof. Dr. Vedat Shehu, “Janullatosi nё mbrojtje tё krimin...”. 11-8-011
11. Prof. Dr. Eshref Ymeri, Janullatosi guvernator grek nё Tiranё” 7-9-2011.
12. Internet.
13. Dr. Aleksander Lambert, “Europa duhet tё jetё krenare ...”, 22-10-2011.

Rasim Bebo Addison Çikago prill 2012.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...