2012-05-03

Kulti i së bukurës në interpretimet e Akademik Prof.dr.Akil Kocit


Kulti i së bukurës në interpretimet e Akil Kocit

Kulti i së bukurës në interpretimet e Akil Kocit

Nga Ndue Ukaj
Kompozitori Akil Koci, me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke mbetur njëri prej emrave me influencues të saj.Akil Mark Koci e ka vokacion dhe përkushtim jetësor muzikën, të cilën e ka krijuar për dekada të tëra dhe me shumë sukses. Si artist (kompozitor) me renome, si eseist i shquar e publicist i guximshëm, Koci është njëri nga paradigmat më interesante e më produktive të dekadave të fundit në jetën kulturore shqiptare.
Me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke mbetur njëri prej emrave me influencues të saj. Jo vetëm kaq. Koci me artin e tij, ka thyer barrikadat nacionale dhe është përfshirë dinjitetshëm në nivelet evropiane të artit mistik, muzikës.
Kjo për faktin se vepra e tij ka arritur të komunikojë fuqishëm me gjuhën universale të së bukurës, për t’u bërë kësisoj referencë e rëndësishme kulturologjike dhe një model i jashtëzakonshëm për shqiptarët anë e kënd.
Koci si muzikolog i pasionuar, me një opus të gjerë dhe interesime të shumëfishta, njihet si njëri ndër autorët më prodhimtar në literaturën muzikologjike. Ai i ka ofruar dhe ofron interpretime cilësore për autorë e fenomene universale të muzikës botërore, duke u fokusuar tek artistët kolosalë dhe esenca e veprave të tyre.
Në librin të cilin e kemi në shqyrtim, “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”, autori bën një qasje sintetizuese e krahasuese qenësisë së muzikës, duke e analizuar karshi veprës gjigante të kompozitorit të madh gjerman Ludwig van Beethoven.

Ambasadori shqiptar në Londër(2008) përgëzon prof.Akil Kocin
Në fakt, ai muzikën nuk e percepton vetëm si art për vesh, mbi të gjitha si profesionalist e pasionant me shije të kultivuar, dije të konsoliduar, ai muzikën e percepton dhe e analizon në qenësinë e saj, qenësi kjo që buron nga kompleksiteti polisemantik e poliestetik.
Këndej pari, autori thellohet ne esencën e qenësisë së artit muzikor, të cilën për asnjë moment nuk e koncepton të shkëputur nga sferat tjera të artit dhe filozofisë, por, përkundrazi e sheh si dukuri interkomunikuese që formësohet dhe bashkëjeton me ndikime reciproke.
Në fakt, Koci muzikën e sheh si arti, i cili jetën e vet e bën në relacione të ngushta me estetikën, me letërsinë e veçanërisht me filozofinë. I bindur se interpretimi i artistëve të mëdhenj që kanë bërë histori në artin muzikor mbetet sfidë e vërtetë, Koci me shkathtësi analitike, mendje të freskët dhe invencion filozofik, depërton në misteret e së bukurës, në trajtat e saj filozofike dhe kështu tejkalon “sfidat” me pedanteri prej studiuesi të hollë dhe krijuesi me shije të kultivar, për të përftuar, siç do të shkruajë: “gjenealogjinë e simfonive të këtij krijuesi të shquar” për faktin se Beethoveni me veprat e veta me “pikëpamjet artistike, estetike dhe filozofike përbën një dukuri të jashtëzakonshme, jo vetëm sa i përket koordinatave kohore të shekullit, por edhe në aspektin historik dhe në të menduarit, sepse ai bazohet në filozofinë e qytetërimit greko-latin, i cili karakterizohet dashuria për”.
Ky qëllim sublim i Kocit shpërfaqet në diskursin analitik në gjithë librin, në forma të ndryshme, edhe pse autori është i vetëdijshëm, se: “fjala… është e varfër për ta shprehur tërë atë që krijoi ky gjeni në lëmin e muzikës, sepse ajo nuk është vetëm poezi e vërtetë, por poezi imagjinuese, që të shtyn të lexosh, të dëgjosh paprera dhe me ëndje të madhe”.
* * *
Referenca e Beethovenit se: “Muzika është zbulimi më i madh nga të gjitha dituritë dhe përsiatjet filozofike”, mbetet paradigmë semantike shtytëse për muzikologun Akil Koci në librin: “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”.
Nga kjo pikëpamje, ai interpreton krijimtarinë e klasikut të papërsëritur, Ludwig van Beethoven, përkatësisht simfonitë e tij nga prizmi i binomit ndërlidhës funksional: filozofi-estetikë.
Kjo qasje, jo aq e zakonshme në mendimin muzikologjik, i jep hapësirë, por edhe mundësi semantike Kocit që figurën komplekse të Beethovenit ta ridimensionojë nga pikëpamja e ngushte filozofike dhe estetike.
Kjo domethënë, se studimi i Kocit ka karakter sintetizues dhe observimet e autorit dalin polivalente, ngase ngërthejnë përvoja e dije të ndryshme që vihen në funksion të objektit studimor.
Gjithnjë duke synuar e përplotësuar intencën sublime të artit, të cilën autori Koci e percepton si dukuri që konsiston brendapërbrenda kuadrit të ngishte estetike e filozofike dhe lidhjeve të tyre funksionale.
Kjo mënyrë e hulumtimit mund të duket paradoksale, ngase prek trekëndëshin kompleks: muzikë, filozofi, estetikë, por në esencë korrespondon thellë me atë që është vetë qenësorja e artit Beethovenian.
Kjo për faktin se është pikërisht dimensioni filozofik i harmonizuar me atë estetik, elemente këto konstitutive që e bëjnë veprën e tij të pavdekshme e shumëdimensionale.
Në këtë libër, autori Koci, duke e hulumtuar, analizuar e studiuar veprën e kompozitorit kolosal gjerman Ludëig van Beethoven nga ky prizëm i veçantë, kësisoj arrin të jap për receptuesit një fizionomi të re figurës universale të Beethovenit dhe simfonive të tij. Prandaj ky libër duhet tumiret si një pikë referimi për lexuesit shqiptar.
Akil Koci sferën e interesimit studimor e orienton tek elementet filozofikë e estetikë me një fokusim special tek nëntë simfonitë e Beethovenit, për t’i mishëruar pastaj këto observime në qenësinë e simfonive të tij, të cilat i analizon një nga një e në detaje të thelluara, sikundër në planin tematik ashtu në atë stilistik e kompozicional.
Kjo metodë tejet interesante, i ndihmon Kocit që artin muzikor të këtij kompozitori ta shohë nga disa këndvështrime të posaçme dhe këndej pari të arrij rezultate origjinale, sikundër në tematikën që trajton muzika e tij, po ashtu në trajtat e stilit dhe kompozicionit, me të cilat ndërtohen simfonitë.
Nga ky aspekt, Koci teksa interpreton me shkathtësi profesionale dukuritë estetike dhe filozofike, si trajta sublime të artit e së bukurës në krijimtarinë e Beethovenit, nuk kufizohet asnjëherë vetëm tek ky muzikolog i madh, por problemet teorike i trajton si probleme të ndërlikuara dhe në rrafshe të ndryshme komunikuese kulturore.
Nga këndej, diskursi i Kocit komunikon me antikën, mesjetën, romantizmin dhe klasiken evropiane, për të ndërtuar idenë më sublime se arti i përjetshëm mbetet ai i cili i tejkalon kohët dhe lidhet me pafundësitë, me klasiken. Pikërisht këto vlera, i sublimon në shkallë të lartë e universale, krijimtaria e Beethovenit. Dhe po këto vlera, Koci po ia ofron me një profesionalizëm të theksuar lexuesit shqiptar.
* * *
Muzika klasike, arti i sublimes dhe ndjeshmërisë së thellë, vlerësohet si faqja më e ndritshme e më e magjishme e estetikës së madhërishme, e estetikës së kënaqësisë, përmasat e së cilës, në kohën tonë duket sikur kanë marrë konotacione të fuqishme, aq sa tingëllojnë mitologjike.
Në këtë dimension, kompozitori Ludwig van Beethoven është figurë kulti e botës muzikore. Me krijimtarinë e tij, ai ka tejkaluar kufijtë e çfarëdoshëm dhe tanimë dekada e shekuj i përket majave të artit universal, për faktin e thjeshtë, ngase nga bota tij bujshme, siç do të shprehet “shtrydhë verë të ëmbël për njerëzimin” dhe i trand me “ethet hyjnore të Shpirtit!”.
Referencat e lartshkruara, në rrafshin komunikues, korrespondojnë thellë me pikëpamjet e Friedrich Hegelit për veprën artistike, të cilën e koncepton si produkt të shpirtit, si një komunikim që ndërlidhet me shpirtin dhe për shpirtin: “vepër artistike është vepër artistike vetëm duke qenë shpirtëzim dhe, vetëm si e tillë, ajo ka marrë pagëzimin e shpirtit dhe paraqet diçka që merr pjesë te shpirti dhe që është e përshtatur me shpirtin”.
Cilësia e shpirtit, të cilën Hegeli ia atribuon veprës së artit, në instancën komunikuese kulturore, sintetizon gjitha nivelet tjera semantike dhe filozofike të strukturës a kompozicionit të veprës së artit, qoftë ajo një operë, simfoni, poezi, roman etj.
Pikërisht kjo fuqi magjike e shpirtit e bën artin sferën më sublime, ku mendja njerëzore ka gjetur mishërim të plotë me idealet e përjetshme e metafizike. Ndërkaq po këtë nektar të Beethovenit, verën e ëmbël të njerëzimit dhe ethe drithëruese hyjnore, Akil Koci di t’i thithë dhe t’i interpretojë nëpërmjet një stili të mrekullueshëm, ku estetika e filozofia sintetizohen harmonishëm për të funksionalizuar intencën kërkimore, e cila ndërlidhet me zbërthimin e mistereve të pafund të artit beethovenian, nga këndvështrimi i lartpërmendur.
Në këtë libër, Koci duke rindërtuar historinë e ideve filozofike dhe estetike brenda një konteksti përplot ngjarje dhe personaliteti të mëdha, arrin të nder-komunikojë dhe njëkohësisht të vë relacione dinamike ndërmjet epokave e stileve të ndryshme krijuese, gjithnjë me një qëllim që vepra të ketë karakter sa më gjithëpërfshirës e universal. Në të vërtetë, kjo është cilësi universale e perceptimeve të Kocit dhe aftësi për t’i vështruar dukuritë komplekse të artit, si dukuri të ndërvarshme kreative.
* * *
Në komunitetin artistëve shqiptar, emri i Akil Mark Kocit tingëllon fuqishëm si kompozitor i suksesshëm, pedagog i palodhshëm, eseist, por edhe si aktivist i palodhshëm, i cili ka ndikuar dhe ndihmuar në avancimin dhe ngritjen cilësore të muzikologjisë shqiptare.
Jo vetëm kaq, emri i Kocit tingëllon fuqishëm dhe ngrihet në podiumin e krijuesve më produktivë edhe si interpretues i shkëlqyer i artit muzikor, sikundër nga thesari i kulturës shqiptare, njashtu edhe nga thesari i artit muzikor botëror. Në të vërtetë, Koci, sikundër është në linjë me semiologun Umberto Econ, i cili “gjitha dukuritë kulturore i sheh si fakte komunikimi”.
Nga ky aspekt, interpretimet e Kocit sa kanë karakter muzikologjik, aq kanë karakter edhe letrar, estetik e filozofik. Në të vërtetë, ato kanë karakter kulturologjik dhe janë një referencë e fuqishme për kulturën shqiptare si tërësi komunikuese. Nga ky kontekst, autori artin e sheh si referencë kulturore ku pikaset e bukura dhe filozofia.
Sikundër do të shprehet në këtë libër, studimi i tij për Simfonitë e Beethovenit, synon t’i ndriçojë dhe vë në spikamë aspektet aksiologjike, pra vlerësuese e karakterizuese për simfonitë e Beethovenit. Dhe nga kjo premisë, Koci studimin e tij e ndërton duke filluar nga përvojat personale që lidhet me kontaktin e tij me muzikën profesionale e veçanërisht simfonive të Beethovenit dhe vazhdon me analiza krahasimtare për kontributin muzikor dhe ndikimin që ka pasur Beethoveni në botën e artit muzikor. Më tutje, studimi i tij vazhdon me observimet për formësimet e tij krijuese, e, për të përfunduar me analizën e thuktë të nënë simfonive.

Jeta dhe Veprat


Nga: Flori Bruqi

Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur në Shqipërinë Etnike. Njihet me komponizime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës populloreZambaku i Prizrenit, argëtuese dhe serioze. Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974. Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).
Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.
Vepra të korit
* Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.
* Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.
* Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë
* Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.
* Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.
* O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.
* Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanovi? Mokranjac, 1973. Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.
Vokal & Piano
* Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.
* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.
* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.
Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana, Arti Marika.
Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti. Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze. Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe Kompozitori Akil Koci,ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.

Pasthënie e librit më të ri të Akil Kocit “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”

Akil Koci, si intelektual i pajisur me një botë empirike të bujshme dhe si njohës sistematik i ligjësive të artit, shkrimin diskursiv për muzikën e shtreson nëpërmjet dijes që ndërtohet me referenca të fuqishme. Në këtë mënyrë, ligjërimi i tij për muzikën ka karakter shkencor.
Ai arrin të sjellë para lexuesit shqiptar një tekst diskursiv kritik, me mendime të thella e cilësore, madje jo vetëm për objektin themelor të studimit, Beethovenin dhe nëntë simfonitë e tij karakteristike, të cilat ngërthejnë një filozofi të thellë dhe përfaqësojnë trajtat me sublime të senslibiliteit estetik, por, edhe për dimensionet semantike të epokës krijuese kur jetoi e veproi ai.
E, kjo ndërlidhet me relacionet të cilat i kishte Beethoveni me emra të tjerë të mëdhenj të kohës. Këto sekuenca, autori Koci i shtreson në kuadër të ligjërimit për përmasat e personalitetit të Beethovenit, sikundër për rrugëtimet e tij krijuese dhe formësimin e tij prej artisti të madh.
Edhe pse objekt parësor i studimit dhe intencë themelore e proklamuar e librit është figura e Beethovenit dhe nëntë simfonitë e tij, autori jep informacione të bollshme dhe tejet reprezentative në përgjithësi, për epokën kur jetoi e krijoi ai, relacionet e tij krijuesi me emra tjerë të mëdhenj të muzikës, siç ishin Bachu, Haydni, Moxarti.
Po në këtë linjë, Koci rrekët të hulumtojë dhe interpretojë formacionet estetike të kohës, kapërcylljet kalimet) nga një formacion artistik tek një tjetër, sikundër ndikimet që kanë lënë në formësimet krijuese të Beethovenit këto përthyerje në stilet artistike.
Nga ky aspekt, Koci jep gjykime karakterizuese dhe krahasuese, sikur del në gjykimin se: “… Beethoveni është më shumë klasik se Mozarti dhe Haydni”. Në fakt, kjo ka kuptimin e vet logjik, mendon Koci ngase “Beethoveni gjithmonë ka qenë në aksion duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht mundësitë për ta përsosur formën, gjuhën muzikore dhe në kuadrin e kësaj semantiken”.
Prandaj edhe arti i tij në instancën e fundit duke u sfiduar me stilet e ndryshme “reformën e sheh frymëzim” e jo si përmbysje. Në këtë strumbullar qëndron një nga pikat më të veçanta të artit të tij. Kur diskuton për idetë themelore që e përshkojnë krijimtarinë e Beethovenit, autori identifikon disa rrafshe tematike që trajton muzika e tij.

E, këto, në vija të trasha, përfshijnë, jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por edhe lirizmin, si koncept që ka si qëllim ndjenjat nga më të ëmbla dhe nga më të butat, afshin për jetën e dashurinë.
Dijetari i madh i letërsisë, amerikani Northrop Frye,shkruan: “Koncepti i artit ka një relacion ndaj realitetit, që nuk është as i drejtpërdrejt, as negativ, por i mundshëm, zgjedh përfundimisht përçarjen mes endjes dhe këshillës, mes stilit dhe porosisë”. Akil Koci e ka përvetësuar më së miri këtë frazë të Fryeit, për ta shndërruar në praktikë të studimit të tij.
Përmes zgjedhjes së mundshmes, Koci qartëson shumë komponentë të Simfonive të Beethovenit, pikërisht relacionet e ndërlikuara mes stilit dhe porosisë, refleksionet mes tragjikes dhe lumturisë, mes dashurisë dhe urrejtës.

Studim “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit” kësisoj të fut në një univers të pafundmë misteresh e ndjesimesh , ku perceptimet për të bukurën e artit beethovenian bashkëjetojnë mrekullueshëm dhe në harmoni të plotë me aftësinë e veçantë interpretuese që demonstron Koci.
Kjo për faktin se autori ka sensin të prek palcën e estetikës dhe filozofisë që përçon arti dhe simfonitë e Beethovenit. Në këtë aspekt, dimensioni empirik autorial, i jep këtij studimi një karakter universal dhe i mundësojnë autorit Koci të bëjë përimtësime e interpretime të thukëta, që parakonceptojnë një lexues të kultivuar, do thoshim një kombinim të lexuesit model e empirik, sipas Umberto Ecos.
Kjo për faktin, se, siç e kemi potencuar, studimi i tij realizohet në relacione me fushat e ndryshme, me të cilat pikëtakohet dhe bashkëjeton muzika. E, këto janë letërsia, filozofia, estetika, pjesë të së cilit korpus e sheh edhe muzikën, autori. Brenda këtyre fushave gjendet strumbullari i kërkimeve muzikore të Kocit, në librin në fjalë dhe këndej pari fusha e interesimeve bëhet gjithëpërfshirëse.
* * *
Charles Lalo, esteticient i shquar francez shkruan: “arsye më e mirë e ekzistimit të sistemeve qendrore të estetikës, është që me vëmendje të veçantë të shprehin ndonjërin nga funksionet që arti përmbush në jetë”. Ndërkaq, pikërisht këtë funksion sublim, të cilin Aristoteli e shihte tek spastrimi i pasioneve, Akil Koci e koncepton brenda suazave filozofike dhe estetike, duke potencuar se kjo ndërlidhësi ka për bazament referencën se muzika: “…është një krijim më i fortë se filozofia”.
Ky relacion nënkuptonte aspektin semantik dhe mesazhin si qenësi të estetikës, për faktin se teoria e estetikës konceptohet se teori e sensiblitetit (Lalo), ndërkaq kjo transformohet në mesazh nëpërmjet filozofisë dhe trajtave të saj meditative.
Libri “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”, i Akil Kocit karakterizohet nga interpretimi analitik i simfonive të Beethovenit. Autori nuk zgjedh metodën e identifikimit të vlerave, por të seleksionimit dhe studimit. Këtë e bën duke sintetizuar disiplina të ndryshme të dijeve për artin dhe estetikën. Pastaj këto i interpreton në relacion me estetikën e artit beethovenian.
Kjo qasje i jep hapësirë dhe mundësi të depërtojë, jo vetëm ne esencat filozofike që ngërthejnë simfonitë e tij, por edhe vet jeta e tij prej artisti gjigant. Qysh në titull, autori parakoncepton sferën e interesimeve të autorit të librit, që është tipologjia estetike dhe filozofikë e simfonive të Beethovenit.
Ky libër diskursiv, mbetet sintezë kuptimplote e fokusuar në esencën e asaj çfarë është artit beethovenian, i përqendruar tek Simfonitë e tij, të cilat kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën e artit botëror dhe të cilat vlera i sjell me shkathtësi dhe dije universale Koci para lexuesit shqiptar.

Përmes interpretimit estetik dhe filozofik, Koci depërton ne palcën e artit beethovenian dhe kështu e bën atë më të afërt për audiencën shqiptare. Në të vërtet, marrëdhënia mjaft komplekse mes Simfonive të Beethovenit dhe relacioneve estetike dhe filozofike, në këtë studim të Kocit merr trajta kuptimore të dukshme.
Dhe, kjo esencë ka disa rrafshe komunikuese kulturore, prandaj teksti i Kocit mbetet një univers shumështresor përsiatjesh teorike dhe kritike lidhur me fenomenin Beethoven, këtij klasiku të muzikës, por njëherësh edhe këtij inovatori revolucionar, i cili bëri thyerje cilësore në botën e artit muzikore. Koci në këtë libër, nuk bënë regjistër meritash dhe epitetesh për veprën artistike të Beethovenit, por si një profesionist me një dije empirike dhe si një lexues model (Umberto Eco), bën krahasime të vlefshme, ndërkaq edhe jep gjykime tejet sigurta e profesionale.
Ajo që e karakterizon tekstin e Kocit është sensi për t’i kundruar dukuritë estetike në universalitet dhe në varshmëri. Janë të rrallë ata krijues që si Koci mund të bëjnë brenda një vepre interpretime që prekin shumë sfera të artit dhe filozofisë. Së këndejmi autori i librit nxjerr kurdoherë konstatime të qëndrueshme sikundër në rrafshin filozofik, njashtu në atë estetik.


Duke përsiatjet për të bukurën, si tipari bazik i çdo arti dhe veçanërisht muzikës, ai dukuritë dhe ndërlidhjet estetike i shqyrton në korrelacion shumëdimensionale. Kjo formë e shkrimit diskursiv e bën tekstin e Kocit universal, ngase atë mund ta lexojnë, me shumë admirim filozofët, estetët, muzikologët, letrarët etj. Kjo domethënë se Koci nuk izolohet brenda perceptimeve të caktuara estetike, por perceptimet dhe observimet e tij tejkalojnë shumëfish fushën e tij muzikologjinë.
Në këtë libër të cilin po ia ofrohet lexuesit, Koci dëshmon qartë se nuk është vetëm njohës i thellë i artit muzikor, ai mbi të gjitha dëshmon së është një dijetar sistematik, që posedon dije antike e moderne për artin, estetikën e filozofinë, disiplina këto të cilat i sheh në korrelacion ndërlidhës. Interpretimet për antikën dhe sistemin kulturor. Akil Koci nuk i bën apologji artit, muzikës dhe sistemit të tij filozofik e estetik, ai e demonstron atë me kompetencë dhe dije universale.

Nga ky aspekt, libri i tij është një arenë e pasur me informacione të shumta, për antikën e filozofinë, për artin dhe të bukurën, për letërsinë dhe muzikën, për zhvillimet shoqërore dhe perceptimet krijuese në këto sfida. Pra, ky është një tekst që i hynë në punë jo vetëm muzicientit, por çdo dashamirësi të kulturës dhe artit.
Ngase nëpërmjet këtij libri Koci sjell një botë të begatë, të bollshme me vlerësime dhe gjykime të shëndosha. Këndej pari, ky libër mbetet një ndihmesë për jetën kulturologjike shqiptare.
Lexuesi s’ mund të mos njehet i ngazëllyer kur lexon prelat e Kocit dhe interpretimet e tij që i bëjnë më të kapshme drithërimat vibruese të “Odës e gëzimit” dhe porosinë më sublime që ka shqiptuar mendja njerëzore: “Të rrini të përqafuar miliona”. Kjo odë e gëzimit bashkë me përqafimet që përcjell drithërima e shpirtit të trazuar e dramatik, po i ofrohet nëpërmjet Akil Kocit, lexuesit shqiptar.


Academic Prof.dr.sc.Akil Mark Koci was born in 1936 in Prizren, Kingdom in today's Kosovo. There he graduated from the Josip Slavenski music school. He went on to study at the Sarajevo Music Academy, graduating in 1962 and specialising in music theory. He furthered his studies at one of the oldest conservatories in Germany, the Staatliche Hochschule für Musik und Darstellende Kunst Stuttgart, specialising in composition under the noted professor and composer, Milko Kelemen.

Koci also studied under Prof. Dr. Toma Prošev at the Music Academy in Skopje and was awarded his MA by Prof. Dr. Zija Kučukalić in Sarajevo.

As a German government DAAD scholarship holder he continued his specialisation at the Hochschule für Musik Hanns Eisler in Berlin in his main field of interest, instrumental music.
Just after his studies, Koci worked at an electronic studio running three programmes for Radio Belgrade, with the composer Vladan Radovanović.


Career

Koci's musical idiom is markedly contemporary based on the achievement of European modern music. His works often are aleatoric, dodecaphonic and usually non-thematic. As one of the most distinguished representatives of Albanian contemporary music, his works have been performed in almost all European and many non-European countries as well as in music festivals at home and abroad.

Akil Mark Koci is one of the founders several festivals of contemporary instrumental music, such as Music Scene, Pristina; Days of Kosovar Music, Đakovica; and the Kosova Music Accords, Pristina. He is also a regular participant in numerous festivals of contemporary music, notably the Music Biennale Zagreb, UNESCO Festivals of Contemporary Music, Paris, and Tribunes of Music in Opatija, Dubrovnik, Belgrade, Sarajevo, Tirana, Warsaw and others.

Koci was a professor of musicology at the Faculty of Arts of the University of Pristina. He is the recipient of several national and international awards. At different times, he occupied the posts of Secretary, Vice-President and President of the Kosovar Composers' Society as well as the President and Vice-President of the Music Society of Yugoslavia.

He is actively engaged in the domain of composition and musicology. In the scope of the latter, he has written over 250 critiques, essays and musical analyses published in various newspapers and magazines. Koci is a member of the editorial board of the music magazines Zvuk, and Nota.

Koci also host the podcast Fjala dhe Muzika, an arts programme.

The highest prize of International Competition of Classical Music Pristina, the Akil Koci Prize for outstanding performances of pieces by Albanian composers, is named in his honor.
He lives in London.




Tributes

A tribute concert held in Zagreb and hosted by the Croatian Composers' Society to celebrate the composer's 70th birthday.

A second tribute concert was held in Pristina on May 25, 2007 at the Red Hall, with the participation of the Kosovo Philharmonic Orchestra.

On 29 June 2007, he was presented with a ceremonial plate in honour of his 70th birthday by His Excellency Kastriot Robo, Albanian Ambassador to the United Kingdom.

Together with Noel Malcolm, he is joint recipient of the honorific title 'Ambassador of Albanian culture'.

Discography

Koci, A.M., Filigranët I & II, Superstrukturat, (album) Jugoton Zagreb, 1973 (LSY 61239)
Koci, A.M., Ab aeterno (album), Jugoton Zagreb, 1974 (LSY 61239)
Koci, A.M., Sokoli e Mirusha (album), Jugoton Zagreb, 1974 (LSY 63067)
Koci, A.M., Kënga e Rexhës (album), Jugoton Zagreb, 1983 (LSY 62086)

Bibliography

Koci, A.M., Portrete të kompozitorëve shqiptarë në Jugosllavi, Prishtina, 1971.
Koci, A.M. (ed.), Jugoslovanska glasbena dela, Drzavna Zalozba Slovenije, Ljubljana, 1980.
Koci, A.M., Vibracione të shpirtit shqiptar, Librarium Haemus, Bucharest, 2008.
Koci, A.M., Vibracione të shpirtit shqiptar, vol. 2, Misioni Katolik Shqiptar, Zagreb, 2009.
Koci, A.M., Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit, Koha Publishers, Prishtina, 2009.

http://www.youtube.com/watch?v=E4KEvsjMAsg
http://www.youtube.com/watch?v=P6o_tB0Azc0
http://groups.yahoo.com/group/LKAB_cameri-arvaniti/message/9956

FLORI BRUQI






------------------------------------



Nota jete mbi tastierë


imageProfesor Akil Koci






























Nga Fatmir Terziu, një ndalesë tek vepra e figura e Akil Kocit

Aty fshihet një botë e tërë muzikore. Një botë e ushqyer ndër vite me nota jete. Një botë që ndihet amshëm mbi dihatje tingëllore. Një botë që zbret muzave të jetës nga thellësitë e skutave të Prizrenit historik, vendlindjes së Akil Mark Kocit. Një bashkudhëtare historike me tastierën e pianos, mikes së pavdekshme të kompozitorit shqiptar.
E ndjejmë lëvizjen ritmike mbi këtë konceptim jetik. E ndjejmë mbi tastierë. E shijojmë me tërë nervin e saj këtë botë-arkivë vlerash muzikore. Dhe në këtë larmijësim notash, në këtë rrugëtim muzikor është ndjesia e profesorit Koci, është urtësia e tij, talenti dhe fuqia e njeriut që me mjeshtëri di të përkufizojë shqiptarinë në muzikë, që me finesë di të skalisë nota mbi pentagram e të hulumtojë çdo gjë që lidhet me muzikën, forcën dhe timbrin e saj tek tjetri.
Thjeshtësia

Ai flet pak për veten dhe gërmon deri në detaje për të tjerët. Gërryen thellësitë e pambarimta të memories së tij dhe prodhon “Vibracione të shpirtit shqiptar” duke vënë në garën e jetës dhjetëra vlera të pazbuluara më parë. Vlera që gjurmojnë sepetet e shtrenjta të së kaluarës, vlera që i duhen së sotmes dhe dhurata të vyera për të nesërmen shqiptare, e pse jo edhe atë botërore të muzikës.
Dhe në këto “vibracione” është jo vetëm shpirti ndjellamirës i Kocit, por edhe tërë jeta dhe njohuria e tij që nënshkruhet me muzikën. Janë me plot kuptimin jetik të fjalës, nota jete mbi tastierë. Akil Koci është emër i respektuar në qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai, merret si një nga themeluesit e kompozimit në Kosovë, por edhe si autori i njërës nga Operat e para, ‘Sokoli e Mirusha’, e cila kishte zgjuar një interesim të madh. Tërë jetën muzikë dhe për muzikën, ky do të ishte profili artistik i Profesorit Akil Koci. Në intervistën e përgatitur nga gazetari Shaqir Foniqi, profesori Koci shton: “Mbi 250 vepra muzikore nga të gjitha zhanret duke filluar që nga kënga “Zambaku i Prizrenit”, që është sinonim i krijimtarisë sime, pastaj këngë të lehta, muzikë solistike, kamertale dhe skenike.

Qenia e tij

Akil Mark Kocin e kemi udhës. E kemi në mesin e vlerave muzikore, e gjejmë në fushën e letrave. E ndjejmë në ritme kulturore. E dëgjojmë në melosin e këngës shqiptare. E gjejmë ashtu të zhdërvjellët në botën e arkivave shqiptare dhe britanike që nisin në Kosovë, Sarajevë, Gjermani e bitisin në mesin e metropolit botëror në Londër. Dhe natyrshëm aty është edhe mesha muzikore që nënshkruhet nga finesa burrërore e gishtave të tij që shënojnë papushim edhe në këtë moshë delikate të tij nota jete mbi pentagrame e tastiera. Tek këto të fundit lëvron e gjithë qenia e tij. Aty është forca, vyrtyti, talenti dhe gjithë metafora e jetës muzikore të profesorit që kurë nuk iu kushtua vetes, por përkushtoi njohuritë dhe dashurinë për brezat. Brezat janë frymëzimi dhe emocioni i kahershëm i tij. Kështu pra me emrin e Akil Kocit jemi mësuar të lidhim fatin dhe tempin e notave muzikore, mbi tastierën e rrokur prej tij qysh herët. Mbi pianon e tij ka shenja gishtash në Londër. Janë shenja të freskëta, edhe pse ai tashmë është në moshë. Janë shenja brezash që ai ndjeshëm u dirigjon kompozitat e tij të ndjeshme. Por tashmë jo vetëm brezave edhe gjithë dashamirësve të letërsisë shqipe, kompozitori Koci u ka bërë një dhuratë në moshën e tij.
Rrugëtim vlerash
Kohë më parë ne ndoqëm nga afër detajet e jetës së tij të fiksuar në celuloid. Në këtë udhëtim imagjinar të jetës së tij dalëngadalë zbuloheshin vlera të pathëna, të panjohura. Duke udhëtuar në këtë imagjinatë vlerash të profesorit Koci midis notave të jetës së tij përjetësoheshIN qindra kompozime, muzikalitete, opereta dhe arritje të tjera. Muzika e tij për mjaft filma me emër në Kosovë, natyrshëm e bën atë edhe më krenar në këtë rrugëtim të gjatë thinjash e rrudhash. Librat, esetë, studimet dhe artikujt e bëjnë këtë figurë më kompozicionale, ndoshta të ngjashme me mjaft figura për të cilat Kombi ndjehet mirë në vite, e pse jo më gjatë. Është një rrugëtim vlerash që binjakëzojnë tërë dimensionin intelektual të njeriut, profesionalist, që edhe në kohën e drudhjeve gishtërore di të prodhojë, madje edhe të nxjerë në dritë ‘Kontrapunt”-in, krenarinë e dëshmisë arkivore të tij. Në këtë rrugëtim vlerash majat takojnë majat. Dhe kjo ‘majë’ e vlerave natyrshëm ndjehet e qetë kur të tjerët e thonë fjalën hapur. Kur ajo vjen e flladtë mes freskisë së botimeve të tij. Në një intervistë të përgatitur nga gazetari Shaqir Foniqi, profesori Koci shprehet: “Në kohën kur kam vendos që të merrem me muzikë ka qenë kohë e vështirë, jo vetëm nga aspekti social e ekonomik, por edhe artistik. Formimi i institucioneve kulturore shkonte ngadalë, shkolla e muzikës e ultë u formuar 1948 ,kurse e mesmja 1953. Pas gjimnazit u regjistrova në Shkollën e Mesme, ishte një profesion jo fort i lakmueshëm, kështu   mendonin prindërit e mi, kurse unë isha shumë i  interesuar nga se kisha njohuri, sepse këndoja në korin e Kishës katolike në Prizren e më pastaj edhe në korin e Shoqërisë kulturo artistike "Agimi". Kur na shihnin me violina në dorë rrugës, na quanin "jevgjit e bardhë", sepse në atë kohë vetëm ata u merrnin me muzikë. Nga ajo shkollë doli një plejadë e muziktarëve dhe kompozitorëve të njohur. Pra, profesionin i muziktarit është disi i vështirë aq edhe i këndshëm. Po të lindja përsëri prapë do të merresha me këtë profesion.”

Emri i Akil Kocit në librin e tij

I botuar në Rumani “Vibracione të shpirtit Shqiptar”, vëllimi i parë, me redaktim dhe pasthënie të Kopi Kycykut s’ka thjesht emrin dhe autorësinë e tij. Nga shtëpia botuese “Librarium Haemus” në fakt është një parantesë për këtë vepër të cilën më parë Koci e kishte shpërndarë në gazeta dhe shkrime të ndryshme. Janë rreth 161 faqe dhe tërë shkrimet thuajse janë të njohura e të stërnjohura, pasi Koci i ka publikuar në linjat online dhe në disa gazeta. Shkrime si Besim Sahatçiu, korife i skenës teatrore dhe filmike në Kosovë, Lament për kompozitorin Esat Rizvanolli etj, janë botuar në Agimi.com. “Fjala e Lirë”, e mjaft media të tjera. Kështu këto shkrime të kompozitorit dhe muzikologut penëartë Koci me plot gojën mund të themi do ti vlejnë asaj pjese që nuk ka patur mundësinë të lexojë online atë. Në këtë mënyrë shkrimet e tij ngjajnë si një mesazh domethënës transmetimi, ku thesari i mbrujtur në vite flet shumë pastër dhe bukur. Nga fusha e muzikës dhe krijimtarisë muzikore një burim i tillë plotëson një mangësi të ndjeshme, dhe sidomos për njohjen e figurave të ndryshme të muzikës nga gjithë trevat shqiptare.


Duke përfunduar

Në parathënien e librit Koci thotë: “Për një krijues apo studiues të artit nuk është aspak e lehtë, madje përbën një sfidë të vërtetë, me shumë të panjohura, guximi për të shkruar rreth veprimtarisë krijuese të kompozitorëve shqiptarë të një periudhe të caktuar”. Thënë ndryshe, të flasësh dhe të hulumtosh veprat e personaliteteve që kanë bërë histori në lëmin e artit muzikor, do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për faktin që ata mishërojnë alfën dhe omegën në njërin prej lëmenjve artistikë, shkencorë dhe kulturorë, përderisa veprat e tyre, qofshin muzikore, apo etno-muzikologjie, kanë lënë gjurmë të thella në krejt krijimtarinë muzikore shqiptare. Koci shprehet se në ndërmarrjen e kësaj nisme, më ka nxitur e më ka dhënë zemër fisnikja Xhejlane Broqi. Edhe pse ka vite që ka ndërruar jetë, ngrohtësia e fjalës e jehonat e këshillave të saj më kumbojnë ende në vesh e në zemër. Kjo interpretuese e mirënjohur e këngës popullore, më pat ndenjur oreçast pranë, në ditë të mira e të vështira, jo vetëm si bashkëshorte shembullore, por edhe si kolege, si shoqe jete e devotshme dhe si burim i pashtershëm frymëzimi”. Në parathënien e këtij libri Kopy Kyçyku shkruan “Për një krijues apo studiues të artit nuk është aspak e lehtë, madje përbën një sfidë të vërtetë, me shumë të panjohura, guximi për të shkruar rreth veprimtarisë krijuese të kompozitorëve shqiptarë të një periudhe të caktuar.
Në fakt, libri, shkruan Kyçyku, përbën në vetvete “parathënien” e një serie punimesh shkencore kushtuar muzikës dhe atyre që e kanë lëvruar muzikën gjatë kohërave, në trevat shqiptare dhe jashtë tyre: personalitete të kulturës sonë mbarëkombëtare, por edhe të vendeve e popujve të tjerë. Kjo nismë e kompozitorit, muzikologut, eseistit Akil Koci, figurë e mirënjohur e kulturës sonë, pa dyshim do të ndihmojë ndjeshëm në lartësimin e nivelit intelektual të lexuesve tanë. Në paraqitjen e autorëve, të cilët i ka objekt shqyrtimi dhe analize, profesor Akil Koci ka përdorur kriterin alfabetik.

2012-05-02

Egjipt: Lidhja e Letërsisë Arabe për çështjen e Kosovës




Gjatë një tribune të mbajtur në Lidhjen e Letërsisë Arabe së Egjiptit, Prof. Dr. Beqir Ismaili, njëkohësisht edhe anëtar i këtij institucion letrar, foli për çështjen e Kosovës.


Prof. Dr. Beqir Ismaili foli para të pranishmëve, poetë, shkrimtarë, gazetarë, analistë, publicistë, studjuesve, ku ndërmejt të tjerash tha: “Kosovën deri tani e kanë njohur 90 vende, e priten njohje të reja edhe nga vende të tjera e veçanërisht, tani më shumë se kurrë, pritet njohja e Kosovës, nga Egjipti.







Të habit fakti që Egjipti ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që lidhjet ndërmjet dy popujve janë shumë të lashta, ato kthehen pas në histori, që në kohën e Muhamed Ali Pashës, për të vazhduar në ditët e sotme, me përkrahjen që populli i kosovës i dha popullit egjiptian, gjatë revolucionit të fundit”.


Në fund të pranishmit parashtruan pyetje të shumta, rreth problematikës së Kosovës, bënë analiza dhe dhanë mendimin e tyre duke u shprehur se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti është rezultat i regjimit diktatorial të Mubarekut.


Prof. Ismaili kërkoi nga të pranishmit të kontribojnë secili në fushën e tij, në mënyrë që njohja e Kosovës nga Egjipti të realizohet sa më shpejt.


Alba-Press,Kairo


Alba Pres <albapres@yahoo.co.uk>

ELENA GJIKA DHE KULTURA SHQIPTARE E RILINDJES KOMBËTARE NË SYTË E STUDIUESVE


http://diplomacia.dk
Elena Gjika dhe kultura shqiptare (Materiale nga Konferenca Shkencore e mbajtur më 27 maj 2011, kushtuar Elena Gjikës, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë, - Kolegji Universitar “Biznesi”, Prishtinë, 2011, f. 360.

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Në këtë ditë të shënuar të shkollës shqipe, po e përurojmë një vëllim shkencor kushtuar njërës prej personaliteteve më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në historinë tonë mijëvjeçare shpesh na bie të kujtojmë a përurojmë vepra për personalitete të rëndësishme të botës shkencore a politike, për t’i përligjur ato personalitete me ndikim në jetën mendore dhe politike europiane me origjinë shqiptare, sado, as me jetën dhe as me veprën nuk i kanë dhënë ndonjë kontribut në mënyrë të veçantë historisë së popullit shqiptar.

Prej epokës së Rilindjes Kombëtare e këtej jemi përpjekur të identifikohemi me emra mitikë të antikitetit, me kalorës epikë të mesjetës, me krijues të artit e të shkencës së Rilindjen Europiane, prej referencave të të cilëve kemi ndërtuar krenarinë e kombit e të gjuhës, të idealeve e të virtyteve, të identitetit e të nocionit. Në këta përbërës të ndërtimit të kombit shqiptar emri, jeta, vepra dhe kontributi i Elena Gjikës zë një vend të rëndësishëm dhe shumëdimensional.

Elena Gjika është njëra prej personaliteteve më të shquara të kohës së saj me përmasa europiane dhe më gjerë. Ajo është gruaja që ka përshkuar dhe bartur disa nga proceset e mëdha të zhvillimeve kombëtare gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe disa nga përbërësit e rëndësishëm të zhvillimeve kulturore e politike të Europës dhe më gjerë, prandaj kjo është arsyeja pse në këtë konferencë, kanë marrë pjesë e do të mundë të merrnin pjesë edhe shumë studiues të hapësirës kombëtare dhe më gjerë. Kjo sigurisht është edhe arsyeja pse në këtë konferencë ishin ftuar studiues nga universitete të ndryshme të përvojës kombëtare dhe të përvojës europiane, studiues të fushave të ndryshme kulturore, gjuhësore, historike, publicistike, letrare, folklorike, etnologjike dhe të hulumtimeve të tjera të qytetërimit shqiptar e evropian, dhe sigurisht kjo është arsyeja që për këtë vëllim shkencor kanë shkruar studiues të moshave të ndryshme, prej atyre që mendimet e tyre për princeshën e lavdishme me origjinë shqiptare i kanë mbushur me pamje idilike të saj, deri te ata studiues të mendimit kritik europian, të cilët kumtesat e tyre i kanë shkruar duke vënë theksin në qëndrimin inferior të shoqërisë shqiptare përballë Europës, në krahasim me angazhimin e pakompromis të saj.

Në shikim të parë, ky vlerësim për kumtesat kushtuar Elena Gjikës duket mjaft diferencues por në këtë rast e bëra jo paqëllim. Të parët, janë studiues me përvojë të gjatë në studimet historiko-letrare (Jorgo Bulo, Klara Kodra, Hamit Xhaferi, Bardhosh Gaqe, Agron Xhagolli, Vebi Bexheti, Shyqri Galica etj.), të cilët Elena Gjikën dhe veprën e saj vazhdojnë ta vlerësojnë duke u nisur prej njohjes së misionit të saj shpirtëror dhe krijues në institucionet politike dhe kulturore europiane, pa e ndarë këtu princeshën dhe veprën e saj.

E kuptueshme! Para saj përuleshin në gjunjë princat që me krenarinë e tyre kishin fituar betejat në Lindje e Perëndim të globit, shkrimtarë të përmasave europiane dhe amerikane, mbretër e mbretëresha që mbanin qëndrim prej aristokratësh edhe para udhëheqësve të shteteve më të fuqishme të globit, artistë që ngrinin në këmbë çdo natë sallat e mbushura të teatrove e të operave të qyteteve më të mëdha të Europës.

Dhe pse të mos e bënin këtë! Para dhuntisë së saj, bukurisë së saj, oratorisë së saj, mesazheve të saj për çështjen shqiptare dhe lirinë e popullit, si rrallë ndonjëherë janë mbledhur krijues dhe bardë të Lëvizjeje Kombëtare Shqiptare, duke e nderuar atë edhe me një vëllim me krijime letrare.???të cilat e gjejmë të përmbledhura dhe të botuara këtu==

Grupin e dytë të kumtesave të këtij vëllimi e përbëjnë vlerësimet më të veçanta të kontributit të saj në tërësinë e kulturës shqiptare dhe europiane. Fjala është për një radhë paraqitjesh, duke përfshirë këtu edhe referatin e Konferencës së njohësit dhe krijuesit padyshim më të mirë të saj në dekadat e fundit: Profesor Emin Kabashit, po edhe kumtesat e studiuesve të tjerë të cilët për jetën dhe veprën e saj kanë sjellë të dhëna të reja (Merita Bruci), sinteza të reja (Bahtije Gërbeshi e Bukuroshe Isufi), përmasa të reja (Fotaq Andrea), qasje të reja (Roland Zisi, Mustafa Ibrahimi e Artur Lamaj) dhe dimensione të reja të jetës dhe veprës së saj (Jusra Abduraimi, Samira Idrizi etj).

Kumtesat e tyre në këtë vëllim shquhen për qëndrimin kritik ndaj vendit që i kemi dhënë jetës dhe veprës së Elena Gjikës në historinë e qytetërimit shqiptar dhe sidomos për horizontin e modest të pritjes së veprës së saj në jetën kulturore dhe historike të kombit, për dimensionet e shtrirjes së veprës së saj në jetën mendore, kulturore dhe identitare të shqiptarëve dhe në Europën e shekullit XIX; për perceptimin e veprës së saj ndër shqiptarët pas një shekulli, për misionet e saj me ndikim në qarqet politike, diplomatike, shkencore, kulturore dhe letrare në Europë dhe në Amerikë, për të vënë në pah fatin e shqiptarëve pas Krizës Lindore etj. Janë jo vetëm veprat, diskutimet dhe letërkëmbimi i saj po edhe imazhet vizuale për të, të krijuara nga piktorë të përmasave të mëdha, ato që pas një shekulli dëshmojnë dhe ngjallin ende diskutime për motivet krijuese të disa shkrimtarëve të përmasave klasike europiane e amerikane kushtuar shqiptarëve dhe heronjve tanë. Dua të theksoj këtu, se prej letërkëmbimit dhe sidomos portretizimit të saj përkrah shkrimtarëve, si Lonfellou, nuk është vështirë të kuptohet se nga i erdhi muza atij për poemthin kushtuar Skënderbeut, të cilin më vonë e përktheu Noli ynë.

Për të gjitha këto dhe shumë vlerave të tjera kjo konferencë shkencore Kushtuar Elena Gjikës dhe kulturës shqiptare të periudhës së Rilindjes Kombëtare, kumtesat e së cilës janë përmbledhur në këtë vëllim, ia ka arritur qëllimit të organizatorit të saj, i cili njëkohësisht ka goditur me sukses edhe ditën e përurimit të saj: 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! 

HOTELI I BEQARËVE



REPORTAZH NGA THERANDA

Ndonëse hoteli i beqarëve ishte ndërtuar për nevojat e punëtoreve të Industrisë Kimike të Gomës në vitin 1976 në Therandë, megjithatë burokracia e kuqe e keqpërdori hotelin për qëllime të pamoralshme, dhe atë pa paguar asnjë metelik, siç thonë kafexhinjtë. Në këtë hotel, tani të ashtuquajtur beqar, nuk flinin punëtorët që vinin nga fshatrat e largëta, sidomos nga fshatrat malore të komunës: as gjatë verës së nxehtë (qoftë me diell, apo me shi), as gjatë dimrit të ftohtë me borë.
Hoteli beqarëve kurrë nuk arrinte të përmbushte normën mujore të shfrytëzimit, sepse ishte shndërruar në "bordele" për nevojat e burokracisë titiste si në komunën e Therandës, ashtu edhe në mbarë Kosovën. Në këtë hotel flinin udhëheqësit e organizatave punuese të ndërmarrjeve anembanë Kosovës me vajza; para se t'ua lëshonin vendimin e punës; flinin “mësimdhënësit” e fakulteteve me “studentet”, para se t’ua mbushnin indeksin e provimeve me nota kaluese; gjithashtu flinin edhe pushtetarët e kuq, siç i quan populli “peshqit e mëdhenj”, për të cilët angazhonin edhe këngëtare për argëtimin e tyre. Konkretisht, flinin seksokratët e mbarë Kosovës. Fjala seksokrat vjen prej fjalës burimore burokrat, që do të thotë njeri, që shpërdoron etikën familjare dhe shoqërore. Kështu me anën e korrupsionit dhe me anën e lavireve demaskoheshin sundimtarët e pushtetit të kalbur të Jugosllavisë së ndytë socialiste dhe vetadministruese. Kur ndonjë femër me kofshe të zbuluara ngjitej shkallëve të hotelit, dukej qartë që gjahu do të jetë i pasur. Shtypi ditor shkruante rregullisht për dhunimin e femrave në vende të ndryshme kapitaliste nga mafia dhe bandat kriminale, por nuk shkruante për dhunimin e femrave nga ana e përfaqësuesve të pushtetit jugosllav.
Prandaj në këtë hotel flinin burrat e moshave të ndryshme, prej moshës rinoshe deri te pensionistët dhe vinin nga vendet e ndryshme të Kosovës. Për nga profesioni ishin kryesisht udhëheqësit e organizatave punuese, shoferë të automjeteve zyrtare, mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe të fakulteteve, konkretisht - pushtetarët e kuq prej komitetit komunal deri në parlament. Për nga përqindja pakica ishin beqarë, kurse shumica të martuar dhe atë me fëmijë. Thuhet se koha e kurvërisë në hotelin e beqarëve bëhej zakonisht në stinën e pranverës.


Në apartamentin e drejtorit gjeneral frigoriferi ishte i furnizuar me uiski, me birra, me mish të terur, me vezë, me vaj, me pemë dhe perime të freskëta. Për çdo mëngjes shefi i recepcionit kontrollonte frigoriferin, inspektonte vodkën ruse dhe uiskin amerikan, duke matur me milimetër, meqë drejtori gjeneral ishte ankuar se dikush po i pinte tinëzisht pijet alkoolike, ai e maste shishen me gishta të dorës. Dihet që ushqimi dhe pijet freskuese e alkoolike kanë qenë të paguara nga djersa e klasës punëtore të fabrikës, të cilët në vend të sasisë së mjaftueshme të oksigjenit, në mushkëritë e tyre kishin blozë helmuese të gomës. Ngjashëm porsi minatorët e “Trepçës”, edhe gomistët e Therandës, në pension dilnin me pasoja e me përfundim të gjymtë.
Subjekti i ngjarjes është se pushtetarët nuk kishin harruar vetëm gruan me fëmijët e tyre, por edhe kombin, edhe vendlindjen. Sipas dokumentarit historik flitet se kur hetuesit e Gjykatës Ndërkombëtare në Procesin e Nurembergut në vitin 1946, kishin provuar nëse Rudolf Hesi, përndryshe zëvendës i kancelarit nazist, Adolf Hitler, ishte i sëmurë mendërisht, hetuesit i kishin sjellë fotografinë e bashkëshortes me fëmijë, ndaj politikani nazist kishte qëndruar i ftohtë dhe kishte thënë se nuk i njihte; mirëpo kur ia dhanë fotografinë e Hitlerit, Hesi menjëherë thoshte se ky është “Fyhreri” (kupto: Adolf Hitleri). Prandaj edhe padronët politikë të Kosovës me siguri që nuk i njihnin anëtarët familjes së vet, por e njihnin “Fyhrerin” e tyre - Josip Broz Titon.
Një pastruese e hotelit tregonte se si kishte parë disa udhëheqës partiakë të Komitetit Krahinor të Kosovës, duke luajtur letra kumari mbi barkun e një femre të zhveshur, dhe të bardhë si bora, kështu tregonte ajo. Kumaria luhej me dredhi dhe mashtrime, ngjashëm siç vepronin pushtetarët gjakpirës ndaj klasës punëtore dhe popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës. Loja kishte qenë e tillë, në mënyrë që secili që fitonte pikët, fitonte të drejtën të puthë gjoksin e femrës, po ashtu të zhveshur. Ngjarja të kujton filmin artistik "Unë i dua ushtarët", ku flitet për një grup fashistësh italianë, të cilët kishin zbarkuar në një qytet bregdetar. Tek kapiteni italian paraqitet një femër, e cila kërkon punë. Kur kapiteni e pyeti femrën se ç' profesion kishte, ajo pa ngurrim, duke shkopsitur bluzën në gjoks, tha se është kurvë dhe mund t'i kënaqte ushtarët e tij. Kurvëria është një dukuri e shëmtuar, me anën e së cilës gratë shesin trupin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës. kështu quheshin edhe skllavet që shërbenin në bordelet e perandorisë së vjetër romake, më vonë edhe në haremin e sulltanit turk. Edhe pse kapiteni në fillim i kishte këshilluar ushtarët që t'i përmbahen disiplinës ushtarake, megjithatë e shkeli rregulloren, ngjashëm siç vepronin edhe pushtetarët e LKJ-së. Epilogu është se pushtetarët titistë ishin të kallur për një lavire, kurse në pallatet shtetërore hiqeshin si burra fisnikë. Në vitin 1971, kur në Zagreb shpërthyen demonstratat për pavarësinë e Kroacisë, në kafenetë e Beogradit ushtonte slogani ironik i të dehurve “Zhene damo, Jugosllaviju ne damo!” (Gratë i japim, Jugosllavinë s’e japim!), prandaj e njëjta ngjarje po përsëritej në hotelin e kurvave, me që nderi i shtetit vinte mbi nderin e gruas. Duket qartë se kështu po shkërdhehej Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, që rrugën ia hapte fashizmit serbomadh, e cila do ta tronditë mbarë botën me shfrytëzimin e pasurive të Kosovës dhe shtypjen e popullit shqiptar. Padyshim që shovinistët serbë, të kyçur në organet e pushtetit jugosllav, do të inspektonin ndonjë ministër shqiptar, nëse në dhomën e hotelit numër 001 flitej rreth çlirimit të Kosovës nga kolonizimi serb. Prandaj ata (kupto: shovinistët serbë) ishin të qetë, meqë servilët shqiptarë vazhdojnë të jenë besnikë dhe të paluhatshëm ndaj kolonizatorit serb për shtypjen dhe shfrytëzimin e egër të popullit shqiptar.
Në Montekarlo, qytet në Monako, kam parë pallatin e madh të kazinos, atje gjendej banka e lojës dhe luhej bixhoz, disa fitonin, disa humbnin; prandaj këtyre të fundit nuk u mbetej zgjidhje tjetër, pos të bënin vetëvrasje duke u hedhur prej majës së shkëmbit në detin e thellë të Azurit. Flitej se disa prej tyre, kur humbnin pasurinë dhe shtëpinë, në hipotekë futnin edhe nusen, ose bijën e tyre të vetme. Ndryshe me kapitalistët e Montekarlos, që linin peng pasurinë dhe gruan apo bijën, pushtetarët shqipfolës lënin peng popullin e madh shqiptar dhe Kosovën e mjerë përballë fashizmit të egër serb, tani me rroba komuniste. Njëmend Sinan Hasani me shokët e tij kishte luftuar kundër fashizmit gjerman në Luftën e Dytë Botërore (kështu flitej), por tani e puthte neofashizmin serb që ishte më i keq dhe më i tmerrshëm se i pari. Prandaj për inat të Demonstratave të Studentëve Shqiptarë në vitin 1981, që kërkonin Republikën e Kosovës me të drejta të barabarta në federatën jugosllave, puthadori serb botoi librin serbisht dhe shqip “Kosova - të vërtetat dhe mashtrimet”, të cilën ia redaktuan dy kalemxhinj të Kosovës - Nazmi Rrahmani dhe Rrahman Dedaj. Po sikur dy redaktorët e mjerë të redaktonin ndonjë vepër me vlerë shkencore në shërbim të lexuesve shqiptarë dhe jo broçkulla të pushtetarëve shpirtzinj që vepronin në shërbim të kolonizimit serb. Këtu e ka vendin vargu i poetit gjerman, Bertolt Breht, “Të dobëtit nuk luftojnë”, të cilët nuk donin të sakrifikoheshin për të dalë faqebardhë para popullit shqiptar, por vazhduan të ndjekin rrugën e Tito shkjaut, që në Beograd po lindte një përbindësh të ri ultrafashist me emrin - Sllobodan Millosheviq.
Hoteli i beqarëve ka qenë jashtëzakonisht i bukur, sidomos kati i dytë ka qenë luksoz, pajisur me telefon e me televizor, me saksi të mëdha lulesh dhe ishte i rezervuar veçanërisht për nevojat e autoriteteve partiake të pushtetit jugosllav. Prandaj fjetja në dhomat e katit të dytë ka qenë dukshëm më shtrenjtë së në katet e epërme. Të gjithë ata (kupto autoritetet partiake) që flinin në këto dhoma, nuk paguanin fare. Dihet që klasa punëtore e Industrisë Kimike të Gomës "Ballkani" ka qenë "zemërgjere", prandaj ua paguante hotelin vagabondëve të kuqë të hierarkisë titiste. Nëse tërë qyteti nuk kishte ujë të pijshëm, hoteli luksoz i beqarëve kishte jo vetëm ujë të pijshëm, por edhe ujë të ngrohtë për larje në banjë; nëse në tërë qytetin ndërpritej drita elektrike, hotelit me mysafirë nga Komiteti Krahinor i Kosovës i sigurohej drita elektrike; nëse shkolla fillore dhe Qendra e Arsimit të Mesëm nuk kishin ngrohje gjatë dimrit dhe nxënësit - ardhmëria më e bukur e popullit, mërdhinin, përkundrazi hoteli i beqarëve, më falni i kurvave, kishte ngrohjen qendrore me avull. Era e “shlivovicës” të merrte frymën (kështu quhej alkooli që prodhohej prej kumbullës në Serbi), ndërkohë në repartet e fabrikës vinte era kimike e gomës që të nxinte jo vetëm pjesën e jashtme të trupit, por edhe brenda në mushkëri, siç thuhet jashtë zi, brenda edhe më zi, të cilën vetëm mjeku mund t’ia dëgjonte me stetoskop. Në Suedi thuhet se dashuria në punë është e mrekullueshme, por shumë e rrezikshme, sidomos kur është fjalë për punësimin e femrës dhe për notën kaluese në universitet, e tillë është derisa nuk zbulohet, prandaj sapo të zbulohet lindin pasojat, mashkulli sipas pozitës në detyrë menjëherë e humb detyrën dhe mund të dënohet sipas ligjit. Përkundrazi në Kosovë nuk ka ngjarë që shefi i ndërmarrjes apo mësimdhënësi të largohet prej detyrës dhe të dënohet, jo vetëm për nder të detyrës së shenjtë, që të përkujton etikën mjekësore të Hipokratit, por edhe si anëtarë i LKJ-së.
Më kujtohet kur gjyshi im nuk guxonte t'u bërtiste qeve në oborrin e vet, për shkak se fqinji, prefekt i prefekturës në kohën e fashizmit italo-gjerman flinte gjatë ditës në verandë. Ngjashëm ka ndodhur edhe me kulakët e KSA të Kosovës, ndërkohë që këta “flinin” në hotel, duhej të ndalej muzika e një dasme të fqinjit pranë hotelit. Prandaj edhe sot nuk ka dallim mes Qazim Mulletit në Tiranë dhe Mahmut Bakallit në Prishtinë; nuk ka dallim mes Benedito Musolinit në Romë dhe Ali Shukrisë në Beograd; gjithashtu nuk ka dallim mes Jozef Gebelsit në Raihstagun gjerman dhe Sinan Hasanit në Skupshtinën Fashiste të Jugosllavisë. Shumë udhëheqës të shteteve në botë e donin atdheun e vet dhe e mbronin si sytë e ballit, mirëpo udhëheqësit e lartshënuar nuk e donin atdheun e tyre (lexo Shqiperinë), por e donin Jugosllavinë, që ia kalonte fashizmit gjerman, ashtu siç e kishte dashur Ballaban Pasha Turqinë e padishah Muratit, për të cilin edhe u vra duke luftuar kundër kryetrimit tonë - Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Jehona e hotelit të beqarëve u përhap shumë shpejt, prandaj në këtë hotel vinin edhe disa “mësimdhënës” të Universitetit të Prishtinës së bashku me studentet e tyre. Këtu bëhej provimi i mjaltit të poshtërsisë, që do të thotë shkatërrimi i etikës dhe moralit të pedagogjisë, i dinjitetit universitar, i familjes dhe kombit shqiptar, njëkohëshishte shkileshin të drejtat e njeriur. Sipas të dhënave statistikore tregohej se hoteli në muajin qershor ishte më i ngarkuar me bujtës. Në kohën, kur penelopat shqiptare me besnikëri pritnin burrat e tyre trima të burgosur për çlirimin e Kosovës nga kolonizimi serb, seksokratët lodronin me kurva nëpër hotelet e Kosovës. Pushtetarëve të pafytyrë nuk brengoseshin për gjendjen e vështirë të Kosovës dhe popullit shqiptar; nuk u interesonte emancipimi i femrës shqiptare, që do ishte hallka e përparimit të kombit shqiptar, sepse ishin të vendosur të shkonin drejt shkatërrimit të identitetit kombëtar, të cilët i shpërblente dhe i nderonte Lidhja Komuniste e Jugosllavisë serboçetnike. Prandaj sa më keq që vepronin sundimtarët politikë në dëm të Kosovës, aq më mirë bëhej për Serbinë kolonizatore. Natyrisht që edhe në hotelet e qyteteve serbe bëheshin lojëra të pista me gra të shthurura moralisht, mirëpo Serbia ishte pushtuese, kurse Kosovës i duhej emancipimi i popullit shqiptar dhe çlirimi i përgjithshëm kombëtar nga prangat e robërisë jugosllave. Ngjarja të kujton pikturën alegorike “Paniku” të piktorit të madh spanjoll, Francisko de Goja, në të cilën një ogur i madh me anën e reve udhëton prapa bjeshkëve; ndërkohë që njerëzit dhe kafshët nga frika marrin arratinë, vetëm një gomar dhe disa mëzetër të ngurosur nuk luajnë vendit, që nënkupton se nuk e shihnin rrezikun e armikut që do ta sulmojë vendin. Prandaj edhe Kosova kishte gomarë e mëzetër të shkretë, që nuk donin t’ia dinin për pasojat e sulmit nga pushtuesi gjakatar serb më i keq se turku, se gjermani, se italiani dhe se bullgari. Në vendin e shqiponjave (lexo: Shqiperia Etnike) kemi shembuj vetëmohues te trimave, kur për nder të mbrojtjes së atdheut nga pushtuesi turk dhe serb, trimat shqiptarë para nuseve të veta nuk pranonin të hiqnin armët prej brezit.
Një mësimdhënës, servil, i universitetit kishte shkuar edhe më larg, hotelistit i kishte thënë komplimentin përulës: "Ju duhet t'ia lani këmbët drejtorit dhe t'ia pini ujët." U mor vesh se përkëdhelja e mësimdhënësit të mjerë vinte si rrjedhim i fjetjes me studenten në hotel, që ia kishte marrë nderin. Siç dihet, Bajram Bytyqi një kohë të gjatë ka qenë drejtor gjeneral i fabrikës "Ballkani", shtëpia e tij me çati prej bakri është ndërtuar me djersën e punëtorëve të industrisë së gomës, ndodhej pranë qendrës së studentëve në Prishtinë, dhe shkëlqente: si ditën nga rrezet e diellit, ashtu edhe natën nga dritat e neonit në bulevard. Gjithashtu, sipas traditës borgjeze të vetadministrimit jugosllav, kishte vilën në bjeshkën e Sharrit - në Brezovicën piktoreske, atje ku i kishin edhe pushtetarët e kobshëm titistë. Ndryshe me komplimentin e profesorit të pamoralshëm me studenten e gjorë qafëgastare, një fshatar e kishte kritikuar hotelistin, duke i thënë se në këtë hotel po prishen çikat shqiptare, kurse hotelisti ia kishte kthyer se më mirë çikat të prishen brenda në hotel, se të lodrojnë nëpër male dhe t'i shqyejnë bishat. Kritika e fshatarit më përkujtoi dy vajza irlandeze, Anne Bonney dhe Mary Read që kishin qenë pirate të famshme në historinë e femrave irlandeze në shek. XVII-të. Këto vajza kishin kuptuar se si djalë më lehtë mund të gjenin punë te të pasurit. Kështu një ditë detarët me anije kërkonin piratë, ndaj këto dy vajza të veshura si burrë u pranuan në pirateri. Po të dinin detarët që janë femra, nuk do t’i pranonin, jo vetëm që pirateria ishte e vështirë për femra, por sepse në atë kohë besohej se prania e femrave në anije mund t’u sillte fatkeqësi detarëve. Dallimi është se derisa vajzat irlandeze ishin të detyruara të bënin punën e piraterisë për shkaqe ekonomike, studentet shqiptare përdhoseshin për një notë kaluese në universitet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...