2012-05-02

Egjipt: Lidhja e Letërsisë Arabe për çështjen e Kosovës




Gjatë një tribune të mbajtur në Lidhjen e Letërsisë Arabe së Egjiptit, Prof. Dr. Beqir Ismaili, njëkohësisht edhe anëtar i këtij institucion letrar, foli për çështjen e Kosovës.


Prof. Dr. Beqir Ismaili foli para të pranishmëve, poetë, shkrimtarë, gazetarë, analistë, publicistë, studjuesve, ku ndërmejt të tjerash tha: “Kosovën deri tani e kanë njohur 90 vende, e priten njohje të reja edhe nga vende të tjera e veçanërisht, tani më shumë se kurrë, pritet njohja e Kosovës, nga Egjipti.







Të habit fakti që Egjipti ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që lidhjet ndërmjet dy popujve janë shumë të lashta, ato kthehen pas në histori, që në kohën e Muhamed Ali Pashës, për të vazhduar në ditët e sotme, me përkrahjen që populli i kosovës i dha popullit egjiptian, gjatë revolucionit të fundit”.


Në fund të pranishmit parashtruan pyetje të shumta, rreth problematikës së Kosovës, bënë analiza dhe dhanë mendimin e tyre duke u shprehur se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti është rezultat i regjimit diktatorial të Mubarekut.


Prof. Ismaili kërkoi nga të pranishmit të kontribojnë secili në fushën e tij, në mënyrë që njohja e Kosovës nga Egjipti të realizohet sa më shpejt.


Alba-Press,Kairo


Alba Pres <albapres@yahoo.co.uk>

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...