Rajmonda Maleçka
Ne nje kohe kur kishte te tjera endrra ,ato qe i ofronte mosha e re,argetimin , dashurine per jeten ,muziken ,per nje te dashur te zemres , me idhull te saj ne zemer Shote Galicen ,e rritur dhe e edukuar ne nje ambient familjar patriotik ,ku primare eshte dashuria per atdheun e kombin,ceshtja kombetare ,-ne vecanti babai i saj,nje patriot i lindur ,-Raimonda Malecka ,ne nje nate dimri plot terr e acarr,nga te ftohtit ,rrezik e mes plumbave te represionit serb,se bashku me disa luftetare te tjere ,,i bashkohet Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Ne shpirtin e saj ka mbetur dhimbja ,malli,trimeria ,guximi ,dashuria per shoket e luftes.Sot ajo jeton ne Tiranen e saj te dashur.
Hedh kujtimet e luftes ne nje liber dhe vargje kushtuar shokeve e miqve te saj te idealit ,deshmoreve te lirise ,te UCK-se.Me deshiren e mire dhe lejen e Raimondes ,une po ju sjell dy poezi te saja ,ne kujtim te ketyre deshmoreve te lirise qe ajo jau kushton.
Deklamon shpirti i luftetares ,shpirti i kesaj "Shote Galice" shqiptare.
STILI I TE SHKRUARIT TE RAJMONDES ESHTE I VECANTE , ESHTE E VETMJA POETE FEMER QE ME AQ GUXIM I SHKRUAN ME PENE ATE QE MESHKUJT NUK UA MBANE AS SOT TA BEJNE .
E VETMJA QE QE PA ASNJE HEZITIM I THOTE TE BARDHES E BARDHE , TE ZEZES E ZEZE . NGUL KEMBE NE VAZHDIMESI NE MBROJTJEN E KOMBETARES DHE NJERZORES NJEKOHESISHTE .
I UROJ RAJMONDES SHENDET TE PLOTE , DHE ATYRE QE ASAJ NUK DESHEROJN TE MIREN , JA MARRESHIN TE KEQEN .
NJE URTAK MIRE E LA AT FJALEN E URTE ,,FRANCEZET NGA BALTA KRIJOJNE HERO , NDERSA NE SHQIPTARET HEROJT I KTHEJME NE BALTE . TE BEMAT E SAJ I EMRUAN ASAJ EMRIN HEROIN. RAJMONDA ME TE VERTETE MERITON TE QUHET SHOTE GALICA E DITEVE TONA . ME BURGOSJEN E SAJ NE MAQEDONI AJO SE BASHKU ME BABAN E SAJ NE MENDESINE E MBAMENDJEN TONE U BENE MITE QE ASNJE KOHE NUK MUND TI CMITIZOJ
Rajmonda Maleçka- Tiranë
Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
- Ep’ për Drenicën e Shaban Polluzhën
Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
luftëtarësh,
Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë,
U bënë shi e breshër për armiqtë
në dimra,
E lulëkuqe Kosove për drenicasit
në pranverë.
Toka e Drenicës mbjellë me stuhi
dhe kështjella,
Djem e burra si lisat e lartë
nëpër shkëmbinj,
Të gjithë burra të lindur si 100 vjeçarë,
Të gjithë vdekur djem të rinj…
Ashtu si Drenica për Kosovën u bë
kujtesë,
Kështjellë lirie e kështjellë burrash
me nderë e besë,
Luftë pas lufte mbetur më e fortë,
E pamposhtur asnjëherë, flamur në pranver.
Kangët e Mujit e Halilit, Elez Alinë
e të tjerë,
Që shqiptarët mos të shuhen kurrë,
Shaban Polluzhës ja rritën zemrën,
Ja rritën shtratin dhe e bënë burrë…
Herë me hasmin, herë me armikun,
Drenica në luftëra në çdo vjet,
Te malsori Shaban Polluzha,
Legjenda e Veriut derdhë përjetë…
Bëhej burri shkëmb e mal,
Kur oshëtinte zani i lirisë,
Bahej engjëll e bahej dhimbje,
Kur derdhej loti i fëmisë.
Nëpër grykat e Drenicës,
E la zanin Ai - Shaban Polluzha,
Asnjë ditë si mungoi Drenicës,
As Kosovës në kohë me luftëra.
Mijra vite të kalojnë,
Qindra vite a më shumë,
Drenicakët burra - bese,
Për historinë do rrijnë pa gjumë.
Mbetur asht’ në fjalët e burrit,
Mbetur vrull në dejet e rinisë,
Me mijra vjet aty do të jenë,
T’i ushqyejë rrënjët e lirisë…
Pesë yje shqiptarie
( Tahir Sinanit, Lefter Koxha,Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha,Pajtim Roci….)
Malet e luginat e Shqiptarisë,
Për çdo stinë rrisin lule shumë,
Gjaku i të rënëve mbetur tek toka,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.
Lot e dhimbje për Tahir Sinanin,
Përkundin sytë e një nëne që dhembin,
N’Gostivar e la fytyrën trimi,
Pa ja heq sysh Tropojën e Shkëlzenin.
Në kuvend Tomorrit të vet në Berat,
Prej Shkupit, Lefter Koxha i ban za,
Në e ndjeni mungesën time,
Dilni kujtoni shekujt në kala
Nga Sellcë e Keqe për në Tiranë,
Ka aq kohë shkojnë e vijnë lajme,
Vetëm Skerdilajd Llagami nuk mund
të përgjigjet,
T’ia pushojnë dhimbjet kësaj nane.
Thinjët si flokët e nanës Gjallica në pritje,
Pajtim Roci vallë pse s’po kthen nga Shkupi,
Rrugët s’janë në dimër, njerëzit shkojnë e vijnë.
Por, trimi s’tundet, në palët e flamurit ngrirë...
Dhimbje përcjellin mbrëmjet e Librazhdit,
Një piskamë drejt Shkupit s’do hesht,
Pëshpëritje për Ndriçim Koxhën thonë
dhe yjet,
Nga mbrëmja në mëngjes....
Ne pritëm, që ju të vini, por ju
nuk erdhët kurrë,
As në dimër, vjeshtë, pranverë a verë,
Po kudo ku ngrihet një flamurë,
Ju do të mbeteni midis nesh…
Malet e fushat e shqiptarisë,
Në çdo verë rritur lule shumë,
Gjaku i të rënëve, mbetur tek rrënjët,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.
Ka kohë që nën Kala
Eshtrat e trimave flenë
Ka kohë që mbi Kala
Amaneti i tyre rri zgjuar.
Tetovë, më 10.11.2003
Tokë arbnore
Tokë e Arbnisë së lashtë
me gurë e male,
Toka e Arbnisë me erë e
duf lirie
Cep më cep e kohë më kohë
Mbetur dhe qëndruar prej bëmash
burrërie.
Nga Sharri në Tomorr e në
Rugovë,
Nga Konispoli në Korab e në
Veleçik,
Mot pas moti e stinë pas stine,
Burrat e lirisë, historisë shqiptare
i rrijnë në pritë.
Cep më cep tokën shqiptare
e kam shkelë,
E kam ndjerë nën këmbë, e me
pëllëmbë e kam prek,
Më është bërë baba, më është
bërë nënë,
Me lot në sy më është bërë
fëmijë në djep.
Përmendore, lapidarë e murana
pa numër,
Atdheu im me plagë e me lule
mbushë,
Ia gjen shqipet e dragonjtë
nëpër male,
E sorkadhet me mjelmat e bardha
në det e në fushë.
Një sharki e lashtë e një lahutë
s’bëjnë vajtim,
As gjaku nuk thahet në varr e në
muranë,
Vë lule këtu në varrin e trimit të rënë,
Por atje në llogore ai ngrihet
prap luftëtarë.
Qindra vite kështu pa heshtje
e pa pushim,
Shqiptarë e tokë arbnore mbetë,
Kalendarët matin vetëm moshat
e njerëzve,
Por, jo vitet e moshën e një Kombi,
që nuk ka dekë.
I rash pash më pash tokës
sime,
Me hap, me pushkë, me dhimbje
e me penë,
Dikur këtu midis nesh na vunë
kufinjtë e ndarjes,
E s’dinin se kurbanin e qenësis
e kishin mbjellë si një pemë.
Si një pemë, që veç gjelbërim
do të kishte,
Si një pemë, që veç lule
do të sillte,
Si një pemë, që veç pranverë
do të kujtonte,
Si një pemë, që vetëm vllazni
do të mbillte.
Pëllëmbë e pëllëmbë tokë e Kosovës
gurë e varr lirie,
Luftëtarët e Mitrovicës s’venë
gjumë në sy,
Leposaviçi pret ditë të bardha,
diell e valë,
Lapidarë pavdeksie ngrihen
në Podujevë e në Vushtri.
S’i mban brenda kënga
bëmat e Skënderajt,
Trimëritë e Pejanit, Istogut
i bëjnë krenari,
Në ëndërrën e përjëtshme
të Kosovës bashkë,
Që Deçanasit mos jenë vetëm në stuhi...
Rrugë përjetsie ka marrë
gjakovari i ri,
Prizreni kryet ka ngritë për me pa
dritë nga historia,
Dragashi e Suhareka në radhë
prej 100 vjetësh rrinë,
Sytë i mbajnë nga Ulqini e nga Çamëria.
Qafa e Duhlës e Caraleva me fushë
e me male,
Rahoveci e Klina përkundin
djepa me merak,
Gllogoc e Lipjan në lugën e reve
pinë ujë,
Kaçaniku zien e gjëmon shpat
më shpat.
Tokë e vitisë varr për pushtuesin
çdo herë asht’ ba,
Me lulëkuqe Ferizaj përjetë
është mbjellë,
Për të bërë fytyrë të bukur
shqiptarie,
Trimat e Kamenicës e Gjilanit do t’jua sjellë...!
Trupi ynë dhemb si trupi i një nëne,
Bujanoc - Preshevë e Metvegjë
s’mund të jenë tjetër,
Dhe pse plagë çdo ditë u bëjnë
ardhacakët,
Në ninullë djepash e thonë
amanetin e vjetër.
Dihasin dëshirë e vullnet historie,
Tetova, Kumanova, Shkupi e Kërçova,
Mbi varret e të rënëve digjet
dritë e heshtur,
Elegji te vjetra zgjohen nëpër oda.
S’ka qenë ndryshe as dje, as sot,
e as mot,
Struga,Ohri, Manastiri e as Gostivari,
Shpendi i parë që ka fluturuar
nëpër Bjeshkët e Ballkanit,
Ka qenë vetëm zog shqiptari...!
Dhembin an’ e k’and kufinjtë
shqiptarë,
Në murana, lapidarë e memoriale
mbetë,
Do enden dekada, epoka dhe shekuj,
Plagët e pashëruara do të dhembin përjetë.
Elegji e hershme dhe elegji
e vjetër,
Në ditët me vaj dhe triumfi
s’do të heshtë,
Ninullë e nënës s’përgjumet në
kaptelle djepesh,
Në ditët me dimër e në ditët me vjeshtë...
Cep më cep tokën shqiptare
e kam shkelë,
E kam ndjerë nën këmbë e
me pëllëmbë e kam prek,
Më është bërë baba,
më është bërë nënë,
Me lot në sy më është bërë
fëmijë në djep.
Toka shqiptare është tokë e Arbnisë
Një gjak, një fis, e një racë
njerëzit e saj,
Do të rendin epokat, shekujt,
Por, kurrë njerëzit e tokën,
armiku s’do t’i ndaj...!
Përgatiti :Flori Bruqi