2012-05-02

Jam grua, kam shpresa...

 
Poetja Venka Capa ka lindur ne 11 .09. 1962 Stebleve te Dibres , shkollen e mesme e
ka mbaruar ne Ylli Kuq Kamez Dega Zooveterinari.Jeton ne Tirane. 



1.Për pak lumturi
2. Për pak lumturi



....Ju i kini kushtuar vargje të larmishme jo vetëm botës së delikatesës femërore, por edhe dhimbjes, dashurisë, mallit brengës, natyrës, njerëzve, vendlindjes, traditave dhe raporteve njerëzore të së përditshmes, të përmbledhura në dy vëllime poetike “Unë prek me frymë”, dhe “Për pak lumturi ”, Cili është “çelësi sekret” që ju mbartni në muzën tuaj?
Po kam prekur çdo moment të jetës, sipas pozicionit, sipas mundësisë sime të përshtatjes…Kam jetuar me vendlindjen time në moshë të vogël, kam provuar mallin larg familjes, jam rritur me tradita e zakone të krahinës time nga vij nga Golloborda e bukur, e dashur, me njerëz shumë punëtor, shumë fisnik që jetojnë me djersën e ballit , me duart me kallo, duke ndërtuar vepra, në gjithë Shqipërinë. Unë kam bërë pak, ndjej obligim, boshllëk në shpirt për atë zonë. Ndjej nostalgji për ata njerëz të urtë e punëtorë, që kanë një zakon: kur i lindte djalë familjes, poshtë jastëkut i vinin mistrinë që të bëheshin mjeshtra, në zanatin e ndërtimit. Këta janë mjeshtrit dibranë, për të cilët ka shkruar edhe Noli. “Njerëz të zgjuar me lezet, që i gjen në çdo anë, që të bëjnë hallvë e salep. Këto janë mjeshtrit Dibranë…..Muza ime është “muzë magjistare “, çelës sekret që e gjen veç një gjë të bukur, që quhet “sukses”./Rajmonda Moisiu/

.....
Poezia tuaj sipas redaktores të librit”Unë prek me frymë”, Fatime Kulli, -“tingëllon jo vetëm si një këngë dhimbjeje, por pasqyrohet me një larmishmëri gjendjesh poetike, jetësore, ku meditimi dhe imazhet poetik krijojnë struktura emocionale.” Përveç talentit që është merita juaj, kujt ia dedikoni arritjet?
E vërtet është. Me anë të poezive kam dash të transmetoj mesazhin jetësor brenda së cilës jeton e flenë poezia, në zemrën time, ku jeta është e bukur e duhet jetuar edhe me këto mundësi e aftësi fare janë. Jeta është si oqean ku lundron anija. E anija jone duhet te lundroj me dallgët, të luftoj me stuhitë e saj. Jetën nuk e kam marrë si një problem për t’u zgjidhur, por një mister për t’u jetuar në formën e saj, ashtu si të vjen …Dhimbjen e kam përdorur për të sfiduar mendimin e keq …Mendimi e bën njeriun të mençur…Mençuria e bën jetën të lehtë….Çdo njeri ka një botë me vete edhe të paktën një histori për të treguar që ia vlen ta dëgjosh. Ndaj, i dua librat edhe i admiroj shkrimtarët. Sepse librat, janë dyert e hapura në botën e brendshme dhe në boten e jashtme. E shkrimtaret, kanë guximin ta thonë haptas fjalën e tyre dhe të derdhë dhimbjen e tyre shpirtërore në botën e brendshme dhe botën e jashtme. Natyrisht duke përfshirë edhe ato historitë e tyre që ia vlen, t’i dëgjosh, t’i paraqesin një botë të tërë. Adm S~B Kam mësuar të dëgjoj fjalët tallëse të njerëzve, dhe te mbyll njërin vesh. Kam mësuar të shikoj padrejtësitë që bëhen, dhe të mbyll njërin sy.
Kam mësuar të dëgjoj fjalët e “mençura” të mendjemëdhenjve, dhe të bie dakord me ta. Kam mësuar të duroj edhe thika mbas shpine, dhe të mos ankohem. Kam mësuar edhe të dalloj një mik, apo mikeshë që të thotë një “Si je?” me zemër. Të gjitha i kam mësuar nga jeta. Të mirën edhe të keqen. Dhe ajo, që jeta më mësoi të urrej më tepër, është “buzëqeshja e shtirur”. Jam më e lumtur kur dikush më sheh me inat se sa kur dikush buzëqesh (i) e shtirur. Jam më e lumtur, kur kuptoj që kam armiq, se sa kur kuptoj që ata (ato) që njoh, janë veç maskat e radhës. Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-përballë, se sa një thikë mbas shpine! Luftoj për Veten, eci përpara, kurrë nuk ndalem, forcën e shpirtit askujt nuk ia fali… Eci e vazhdoj drejtimin tim, nëse pengohem diku, çohem përsëri në këmbë, askujt mëshirë nuk i kërkoj. Nëse dikush më lëndon për të nuk mundohem, luftoj për jetën është shumë e bukur, kurrë nuk e vras mendjen, se do ngelem e humbur!…kurrë nuk e vras mendjen për rrobe, nuk ndryshoj gjendjen… fytyrën e mbaje të qeshur….dhe pse kam dhimbje…kaloje heshtur… Dhe, nëpërmjet internetit lexova këtë poete, lexova poezinë e saj të veçantë, për guximin e madh në të shkruar, lexova civin e një ditë, kërkova ta njoh nga afër, e vlerësoja nga larg. Takimi me të ishte i prerë, i qartë e kaq. Më grishte diçka, që s’mund të hyja në botën e saj të brendshme, ishte e rreptë, e fortë si grua. Por ia lexova shpirtin, e kështu ngelem aty të dyja, duke thënë shprehjen tonë të zakonshme, ajo mua, “Më je bërë e keqja e domosdoshme! ”. Interesante, se edhe unë ashtu mendoja për të. Unë ia dedikoj meritat, mamasë time. Kam dash ta plotësoj në dhimbjen që mbante në fshehtësinë e saj, në heshtjen e saj, në mençurin e saj, që nuk përkulej para dhimbjeve e vështirësive të jetës./Raimonda Moisiu/



 
KAM MALL PËR TY

Nga linku fjalët sonte s` po më arrijne
c` të beje , me ty si të flas?
shiu mallin më sjell me mbushen sytë
e ndjesi oqeani lëjnë nga pas.

Po shkrepetimën dëgjoje mirë
me ofshamën e shpirtit tim ngjet
mos krijo këte zbrazëti, këte etje që djegë
si akordi i vrarë kitareje kur këputet një tel!

Ah sa mirë që një rast të vetëm kam
në poezi frymëzimin tim kompozoj
me erën vargjet te ty i dergoj
e sedrën tënde sadopak ta ledhatojë !

Sa mirë qe jam një poete
kështu shpirti më ka pak dritë
dhe ne të mbajtsha gjithmonë me vete
vargjët jehojnë e këtë ta dishë se te kam edhe shpirt
 

Per ty le te vuaj..



Kjo jete dhimbje e plage
mbi plagë nje helm me vetmine
me shpirtin e etur deri ne pervelim

kujtoj gezimin e viteve te shkuara
turbullira e dehjes shpirtin ma rendon
tamam si vera e vjeter qe kur e pi te ndez

Sa shume brenga shpirtit i shton
vargjet e nje poeti me erdhen ne ndihmë
me prekën ndjesdinë e me dhane drite

tani e kam shok e kam edhe mik
ne poezinë e tij gjej sherim
ne fjalet e tij gjej kenaqesi

Zemra ime ka rreze dielli
mendja ime frymëzime per vargje
yllin nga largesia e kam ne gji

Tani te vdes nuk do dua
te rroj dua e per le te vuaj
me kujtime vargjesh ndjenjat shkruaj

Yllin tim tek e shikoj lartësive
më mbushen rimat me nektar
ai eshte e do mbetet per mua thesar ... 
 

BEKIMIN TËND DUA

Mbrëmë pash yjet, atje lart
Me to kuvendova gjatë, gjatë
Ti diku atje mu duke - se të pash ,
Zemrën dëgjova, te dua vetës - i thash .

Edhe me diellin sot bisedova
Rrezet e tij të zjarrta ty ti dërgova
Mallin tënd vala e detit ma sjell
S' di se pse me lotin e brengës më ngjet.

Me zogjtë e pyllit dua të bej paqe
Dua ti marrin e te ty ti sjellin këto vargje
Të bëhet një poezi me rima e lirika
Të derdhët e hapur në to dhimbja .

Me erën shpesh herë bisedoj
E me duket se bekimet e tua më dërgon
S'e besoja se mrekullia ekziston
Po ajo kembëkryq në zemrën tënde qendron.
 
Dritesim ne oborrin tim

Pranvera në oborrin tim ka shtri magjinë e ylbertë,
Rrezja e diellit më fton në ngjyrën e argjend,
Portokallia lulen ka çel në mirënjohje,
Zambakët e bardhë në dyluftim me krenarinë.
Çdo gjë përreth është në vendin e vet,
Vetëm kohën e kaluar s’mundem ta kthej...!
Nga shpirti më del një ofshamë deri në dhimbje,
E pasthirrma deri në piskamë.
Po koha është një mesazh deri në Pendim,
Për njerëzit e vlerat e tyre njerëzore.
Kalojnë ditët, muajt e vitet veshur me mërzi...
Duke ndalur ngashërimin që lotët të mos bien,
Kurajoja veten përkrah shpirtit të brishtë,
Duke u fisnikëruar, e t’i jap kuptim dhimbjes.
Në fluksin e mendimeve dhimbja e shpirtit,
Ka prekur zemrën e tokës...
Kujtimet e djeshme i mbaj si suvenire të shtrenjta,
Me DY çelësa të mbyllura,
Në pyllin e shkretuar nga vizitorët si ju,
Që në memorien time kanë lënë veç relikte të çmuara.
Rrjedha e lumit të kohës më mori dy jetë....
Në bregun e shpresës kam ngritur një kështjellë,
Kështjellë që mbart të shenjtë brenda portës së saj, DY emra...
Dy njerëz të dashur që prehen përjetësisht me engjëjt...
Era e dheut më dërgon porositë me aromën e portokallit,
Se shpirtrat e tyre, marrin frymë e filtrohen me aromën e tij...!
Mbi krahun tim të djathtë, një pendë e bardhë zogu,
Një mesazh i shkruajtur me letër arome: Lëviz e gjallë hija e tyre,
Në çdo degë e gjeth të portokallit, në çdo fletëz të borzilokut...
Do kujtoheni e do them se vec ndruat jete .
 


MË BESO

Mos mendo, i miri im, se të harroj
Hënën ta dërgoj si kurmin tim
E brishtë, e verdhë si një mallkim,
Me yjet për rreth si qirinj....

Steblevën kujtoj si emër gruaje
E të shtrëngoj në gji me mall,
Ti puth sytë e dritën ndjej
Një frikë mëkati, një frikë të rrallë.

Dhe kokën mbështes mbi tëndin gjoks
Zemrën e çmendur nis ta dëgjoj
E dhimbja e saj më ngroh, më ngrohë,
E puthje plotë etje pastaj kërkoj.

Eh, kjo hënë e zbehtë e qiellit tim,
Sa here në token time e ul, e ndjej
Si drithërimë e lehtë dhe me habi
Besoj se jeta më vdes ndër qiej….
 
CEZMA E STEBLEVËS

Gurgullima e ujit që gjarpëron ,
Nga të carat e malit del,
Nga thellësia e tokës së artë
E në qendër të fshatit zë vend ...
Sikur të mundja të merrja nga ky ujë,
Ta mbaja me vet gjithnje ,
etjën buzëve t'u shuaja
E shpirtit t'i ktheja freskinë...
Ah kjo gurgullimë e ujit ,
Si një melodi e bukur dhe e rrallë,
Ka shumë histori brenda saj,
Ka grimca gurësh nga malet e Raducit,
Ka gjethe e lule nga fushat e Klenjës
Ka aromë dehjeje nga ajri i bjeshkës ,
Ka në te burimin e jetës ...
Nga burimi i Steblevës
Merr jetë cezma e Ferat Lilës
Si kujtim i viteve që ikën,
Në ballë të djersitur freskon,
Udhetarin e largët duke pritur...



 


70 poezitë e këtij vëllimi, që dallohet për mendime të gjetura e origjinale dhe që përshkohet nga një shqetësim i  natyrshëm i një vajze me probleme shëndetësore, por që ka guximin të ecë e sigurtë në radhën e bashkëmoshtarëve, e motivuar nga bukuritë e kësaj jete...


Të gjitha poezitë e [poetës Venka Capa,  meriton nderim dhe respekt për punën krijuese dhe përkushtimin e saj, jo vetëm ndaj poezisë, por dhe për të qenë e denjë dhe e barabartë ndërmjet kolegëve krijues dhe gjithë bashkudhëtarëve të brezit të saj. 


 


PREK NJË FERR


Pak nga pak, dimri po na shëndenë,
Po vjen pranvera, dashnorja e poetëve.
Unë kam zënë radhë në një pllajë,
Ku kanë çelë bisqe lulesh, ndër pemë
Pemë të buta e të egra.

Afrohem me dëshirë prej zogu,
Të prek një bisk të njomë,
T’ia vë kurorë mbi shpinë
Mëkateve të dimrit...
Por dora më prek një ferr,
Që më drithërojë dëshirën...

Mblodha flokët e dhimbjes,
Peshqesh për pikëllimin!



 

Pasqyra 

Statujë para pasqyrës,
Ngjethen rrudhat, thinjat shpirtërore,
Imazhi yt më përqesh,
Trëmbet në sy pasqyra…
Ciflat bien si gurë,
Hijes së dëshirave,
Shterpë… 
 
Komunikim shpirti !

Më rrëmbeu nata
nepër udhë komunikimi,
e shpirti reënkonte nga vuajtjet e kaluara,
...
Komunikimi më rrëmbente,
humbur në skutat e mistershme
duke derdhur ekstazin poetik.
Liqeni i zemrës fergëllonte,
me magjinë e çuditshme të fjalës,
Si me një formulë e fshehtë,
trazonte kutizën time të mendjes.
E si reaksion kimik në veprim
në djegie pasionesh.
Vetëm mendimi për ty,
me dërgon ngjyrat larushiane.
Heshturazi erdhe në poezitë e shpirtit,
si zog i plagosur nga dallgët e jetës
Dhimbjen ma këndove nëpër rreshta:
"Mjaltoje artin poetik
tokësisht do t’i ngjisim shkallët e majat,
se plagët shërohen veç nga fjalët,
Janë në mëdyshje të vetmuar.
Po kë të dua më shumë vallë ?
Si t’i sfidoj ligjet e natyrës?
Poeti besimtar në dhunitë e mia krijuese
gazmohem e lumturohem,
me mrekullimin e POETIKES triumfale...


 

Njeriu Bosh


Hija e trupit më përndjek...
Kur dielli ka çastin e përndritjes,
Shpresa qesh nën buzën e vrarë,
Në dridhje kënaqësish të pajetuara...
Vështrimet si shigjeta të mprehta,
Thyejnë shkëlqimin në sytë e mi.

Në rrugë një zonjë e bukur,
Puthte me dashuri qenin e saj...
Afshi kundërmoj ajrin përreth...
Rruga zhvesh krahët e kthesës,
Unë var në degë të vështrimeve,
Përçmimin e njeriut bosh në shpirt.


Sytë dajtorë
(Variant)



Me sytëhedhur malit të Dajtit,
kundroj dremitje të qetuar…
Pudërlehtë i mbuluar
embëlsi dehëse të hedh’…

Pemët mantelbardhë
tejmiqesohen me zogjtë,
nën tinguj cicërimorë
ritmin melodiëmbël
këngërojnë…

Hapësira qiellësore tenduar
dritimin e saj tinëzisht,
Diell laguri prej rrezatimit
shtrirë në imagjinatën e ngrohtë
paqësisht…

Oh, borëbardha shpirtin
lutem të ma shkrijë;
trishtin e veluar syve të mi,
në besim ta kthejë
në ardhmërinë
time të menduar…


Pasqyra

Statujë para pasqyrës,
Ngjethen rrudhat,
Thinjat shpirtërore,
Imazhi yt më përqesh,
Trembet në sy pasqyra…
Ciflat bien si gurë,
Hijes së dëshirave,
Shterpë…


Pa titull

O atmosferë e rënduar, ajërndotur,
I pisët, me vizion imagjinar!
Jam në pragun e një pritjeje,
Pranë një porte të mbyllur që mban erë,
Fëlliqësia shikon anembanë zhurmshëm,
Vdekjet na shohin drejt e në sy,
Fjalët e tellallëve janë të pakuptimta,
Tradhtia shkarkon muzgjeve të përhirta...
Po vetmia qan e dhemb, shpirtvrarë,
Pret në stacionin e ardhmërisë së vonuar.
Në fund, mallkimi del nga shpirti,
Për kohën e gjatë të ikjes së gjërave,
Në asgjësimin e një fundi të pafund,
Ku asnjë s’kërkon falje, faljeeeeee, falje!

Filxhani i kafesë

Filxhani i kafesë mban lëngun e zi të,
Cigarja djegien me shtëllunga shpërndan,
Shpirti i afrohet pemës së braktisur,
Era e tërbuar e kohës lëviz rrënduar,
Ku këputet një filiz i njomë lastarë,
Degët të lagura nga lotët e syrit.
Edhe toka rënkon me një zë grykor,
Nga ky yll që u shua si meteor...
Kënga ka rrëshqitur nga vegla muzikore,
Dëgjoj simfoninë në vaj...
Qielli ka një ngjyrë që s’është veç blu,
Çarçafë gri nga lart si mantel për mua,
Dielli shpërndan grimca rrezesh të vetëvrarë,
Durimi kërkon zgjatjen e dorës së pa faj.

Jam grua

Hedh vështrimin
Zbehtësisë së dritës…
Jam cung dru tharë
Përplasur nga fati,
Rrahur nga mëshira,
Në stinë hipokrizie.
Malli që kullos për jetën,
Më dhuron këmbët e lisit,
Lutem para Shën Marisë:

Jam grua, kam shpresa,
Më vlon dëshirë e shenjtë,
Më hidh një degë të pafaj,
Të lidh dashurinë amësore!
Pranvera në oborrin tim, është harbuar...lëviz hirshëm...
Dritëson hijen e Dy emrave të dashur!


Përzgjodhi poezitë:Flori Bruqi 






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...