| Të vërteta tronditëse që lënë mbrapa edhe ferrin e dantes, vuajtjet e njeriut që shpreson lirinë mbrapa hekurave të burgut, frika e një poeti për të shkruar poezi, këto janë vetëm një pjesë e romanit më të fundit të shkrimtarit Visar Zhiti, "Rrugët e Ferrit". Në faqet e tij autori ka vendosur të rrëfejë ato që nuk janë thënë deri tani, por gjithçka vjen në formën e letërsisë artistike. "Me këtë libër kam përzgjedhur përjetimet e mia dhe të atyre që pata përreth. Pra nuk është gjithçkaja. Jam munduar të sjell atë emocion të atyre njerëzve që groposën burgjeve, që punuan minierave të tmerrshme ku dhe ferri i Dantes ishte më i lehtë, më i bukur. Shumë ideologë të letërsisë apo shkrimtarë të mëdhenj këmbëngulin që nuk ka letërsi të madhe pa të vërtetën"- tha Zhiti. Në roman, autori nuk rrëfen vetëm për të vërtetat e përjetuara, por edhe për personazhe reale, bashkëvuajtës të tij, madje nuk ka nguruar të flasë edhe për ata që i shkaktuan këtë ferr. "Ngjarjet dhe personazhet janë absolutisht të patrilluar. Janë saktësisht ashtu, realë. Çdo ngjarje ka ndodhur dhe çdo personazh është me emrin e tij. Brezat e rinj patjetër mendoj se do të ishte mirë të dinin diçka nga ajo e kaluar. Ngul këmbë sëpari ta dinë, ta kuptojnë, por do të më pëlqente ta lexonin dhe ata që ushtruan dhunën"- tha Zhiti. Një tjetër autor shqiptar që vjen këtë javë me një titull të ri është Veli Haklaj. Një studim i detajuar historik hedh dritë për herë të parë në mënyrë të plotë mbi çështjet e sigurisë kombëtare në Shqipëri nga vitet 1925 deri më 1939. Bazuar në dokumenta dhe dëshmi arkivore libri hedh dritë mbi disa nga ngjarjet kryesore ushtarake dhe kryengritëve në këtë periudhë. Në stendën e librave vjen gjithashtu titulli ?Parajsa e Gjenive? nga Skënder Drini. Nga letërsia e përkthyer është botuar Georges Simenon me romanin "Maçoku", ndërsa nga kanadezja Lusi Maud Montgomery seria e katërt e "Ana Flokëkuqes" në titullin "Ana e Stuhisë së Plepave". Aurela Papadhima | |||||||||
| |||||||||
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/05/05
Denoncimi për rregjimin, Visar Zhiti tregon "Rrugët e Ferrit"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment