2012-05-03

Terrori serb kundër shqiptarëve në veri

...





Në Ballkan një shprehje e vjetër sa moti, thotë se kur hyn në gojën e miletit nuk është shënjë bereqeti. Folklori popullor shqiptar shton se “ku ka zë nuk është pa gjë”. Shprehja në kontekstin aktual të ngjarjeve që ndodhin në Kosovë dhe vënë në epiqëndër EULEX nuk duhen interpretuar në sensin e “thashethemit” por të një realiteti të mirëfilltë përsa i përket punës së misionit të BE në Kosovë.





EULEX para disa vitesh, me një ceremoni pompose dhe vetekënaqësi europiane zëvëndësoi UNMIK në funksionet e tij në Kosovë. EULEX ka të përcaktuar disa objektiva madhore
Së pari vendosjen e ligjit dhe sundimit të tij dhe së dyti ruajtjen e terësisë territoriale të shtetit më të ri në Kosovë.


EULEX është konceptuar nga institucionet europiane si një organizëm që do të shërbente si një urë dialogu me autoritetet e Beogradit të cilat e kundërshtuan fort shpalosjen e EULEX ne Kosovë.
Kronika e muajit maj 2010 nga Kosova ka qënë e mbushur plot me ngjarje dhe kronika ku aktori kryesor është EULEX. Kosova pak ditë meë parë u trondit me zbulimin e një varri masiv, falë forcave të NATOS të cilat kishin fotografuar me satelit gropa të dyshimta ne territorin serb në afersi te rajonit të Rashkës gjatë vitit 1999. Në atë kordinatë gjeografike u zbulua varri masif ku prehen 250 trupa të pajetë të shqipëtarve të masakruar nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999. Prokuroria serbe e detyruar nga NATO filloi gërmimet dhe trupat e pajetë tashmë akuzojnë hapatas shtetin serb për krime lufte.

Autoritet e EULEX pasi u njohën me këtë faktet hynë në kontakt me autoritet serbe për zhvarosjen dhe identifikimin e tyre. Deklarata e misionit europian i ndërtuar në formën e “salltaës rusë” nuk kanë dha ndonjë informacion transparent mbi këto eshtarat e gjetur kur me qindra familje në Kosovë presin me ankth gjetjen e të afërmëve te zhdukur.

EULEX në të vërtetë nuk disponon informacion të plotë nga autoritet serbe dhe në mënyrë që te behet protagoniste simulon një heshtje mediatike duke u fshehur pas disa voglësive teknike. Buxheti I jashtëzakonshëm që i akordohet nga BE duhet justifikuar dhe propaganda është mjeti më i mirë pë tu justifikuar edhe kur nuk ke përmbushur detyrën të cilën ta kanë caktuar. Në rolin e saj si urë lidhëze dhe nyje komunikimi misioni europian është i dështuar.

EULEX përbehet nga forca policore dhe gjygjesore nga vendet e BE dhe roli kryesor është vendosja e ligjit. Kontratratida më e madhe e këtij misioni, qëndron tek fakti se atë e përbejnë trupa nga vende europiane që nuk e njohin Kosovën si Republikë, por nga ana tjetër zhvasin paratë nga vendet e BE për trupat e tyre të cilat paguhen nga taksapagues europiane.

Një nga këto vende është Rumania, vend i BE cili nuk shquhet për luftën ndaj korrupsionit as si model i respektimit të ligjit. Më 20 prill 2010, 16 policë rumune të EULEX, teksa ktheheshin me pushime në Rumani, u ndaluan nga dogana maqedonese me akuzën e kontrabandës së organizuar të alkolit dhe cigareve.
Problemi i parë në rastin konkret ka të bejë me faktin se oficerët rumunë të EULEX kanë kaluar kufirin e Kosoves pa asnjë problem duke përdorur imunitetin e tyre, kanë shkelur ligjin e Republikës së Kosovës dhe vëtë EULEX ka shkelur principin e parë të misionit të tij atë të vendosjes dhe resptimit të ligjit.

Një miku i cili ndodhet me mision për EULEX mëë tregoi para disa kohësh një histori interesante për policët rumunë të EULEX. Këtyre të fundit ju ishte kërkuar të shkonin dhe të bastisnin një shtëpi dëfrimi ku vallzimi nudo dhe prostitucioni ishte praktike e njohur. Policët « sypatrembur » kishin pranuar ta kryenin aksionin me kusht që të vinin maskat, në menyrë që mos njiheshin në lokal duke qënë se ishin klientë të rregullt të atij klubi.

Për hir të së vërtetes duhet të nënvizojmë faktin se në vitin 2007 falë imunitetit të tyre në kuadër të UNMIK, policë rumunë vranë 2 persona dhe plagosën 80 të tjerë pa dhënë llogari para drejtësisë edhe pse kishin përdorur municione të ndaluara nga Konventa e Gjenevës për të shtypur protestën e Vetvendosjes.

Për të mbuluar skandalin e vet, EULEX vendosi të kryejë një aksion mediatik me synim luftën ndaj korrupsionit. Misioni shkoi deri atje sa bastisi zyrën e ministrit te transporteve të Kosovës dhe arriti kulmin dhe të kontrollojë valixhet me sendet personale të Kryeministrit të Kosovës gjatë nisjës së tij për në Turqi, Mos harrojmë se ku i fundit gëzon imunitet dhe pashaportë diplomatike si kryeministër i një vendi suvran.

Unë jam një qytetar që militon kundër imunitetit të personave politike dhe atij të gjygjësorit sepse kjo i vendos ata si gjithë qytetarët para ligjit. Kontrolli ndaj valixheve të Z.Thaci nuk më indinjon nëse është dicka rutinë dhe behet cdo hërë që ai del dhe hyn nga Kosova, por më është e papranueshme që Kryeministri i Kosovës të kontrollohet dhe ti shkelet imuniteti ndërsa disa policë batakcinj të EULEX ta bëjnë kontrabandë në mes të ditës pa ju hyrë gjëmbi në këmbë falë imunitetit të tyre.

Kur në aeroportin e Prishtinës zhvillohej një kontroll mediatik në të njëjtën kohë EULEX ishte i pamundur të parandalonte dhe të arrestonte më pas disa kriminelë në Mitrovicë që sulmuan me armë zjarri një patrullë suedeze.

Pazotësia e EULEX për të vendosur autoritetin e BE dhe autoritetve në veri të Kosovës është një fakt i pakontestusëm që dëshmon për dështimin e misionit për të vendosur sundimin e ligjit në veri të Kosovës
Paaftësinë që të ruajë kufirin verior të Kosovës EULEX e certifikoi kur në zonën veriore hyri Vojsllav Kostunicën një lidër radikal i cili shoqërohej me eskortë të armatosur mes të cilëve kriminelë që kërkohen për krime lufte. Kjo vizitë e aramatosur deskrititon më shumë EULEX, një mision i cili i ngjan përditë e më shumë një qeni roje i cili nga pamja e jashtëme imponon respekt dhe frikë, por që në detyrën e tij parësore mjaftohet vetëm të lehë dhe jo të kafshojë dhe të parandolojë akte të cilat në fund te fundit nuk cojnë vecse në një ndarje de facto të veriut të Prishtinës, ashtu sic dëshiron dhe synon Serbia. Në këtë kuadër nuk kemi të bëjme me EULEX por vetëm me EULEH, një mision që vetem leh.


....Të shtunën e datës 12 shtator 2010 me shumë revoltë dhe pikëllim në ekranet e shumë mediave botërore po shikoja se në vendin më të ri të Europës ishte rikthyer 11 vjet më pas metoda “alla-serbe” e të qeverisurit në Kosovë.

Metoda e ushtrimit të forcës dhe menaxhimi i arrestimit brutal të Albin Kurtit nga “triniteti politik i shënjtë” Eulex-Qeveri e Kosovës-Zyra Ndërkombëtare Civile, tregoi se kjo treshe barazohej me dhunën dhe shtazarinë që kishin treguar mercenarët sërbe të Beogradit, vite më parë në Kosovë me ndryshim se punët e pisët e kreu policia e Kosovës.

Dhuna e ushtruar nga policia e nësë mund të quhet e tillë, më kujtoi ato pamje të arkivave të TV ku policë shqipëtare me uniforma jugosllave rrihnin dhe torturonin studentët e pranverës 1981 në Prishtinës, kur këta të fundit kërkonin statusin e Republikës Brenda Federatës Jugosllave. Uniformat sot kanë ndryshuar nuk janë të jugosllavisë por të EULEX-it.

Data 12 qershor 2010 ishte pikërisht një sinjal i mirë, Albin Kurti shprehu qëllimin e lëvizjes së tij për të marrë pjesë në garën politike dhe ky është një sihariq i mirë për demokracinë në Kosovë.

Ka shumë arsyje përse trioja e shenjtë drejtuese e Kosovës veproi në mënyrë alla-serbce ne Kosovë.
Së pari qeveria e Kosovës është e dobësuar politiksht nga skandale të përfolura korrupsioni dhe ndodhet në konflikt autoriteti qeverisës me EULEX-in i cili po tejkalon dukshëm kopetencat e tij të parashikuar në misionin e tij fillestar. Ndryshimet në kabinetin e Z.Thaci disa javë më parë vetëm sa e forcuan idenë se korruspioni është problem serioz në qeverinë e tij pasi me përfshirjen në kabinet të dy ministarve (kulturës dhe shendetësisë) të përfolur për afera të dyshimta kredibiliteti i qeverisë ra në zero.

Z.Thaci vetëm pesë ditë më parë ju desh që të dilte publikisht në media dhe të lajmëronte publikun të përgatitej për një fushatë antikorrupsion në qeverinë e tij, cka nënkupton një ogur shumë të keq politik për kualicionin drejtues pas bastisjeve të EULEX të institucioneve dhe valixheve të tij personale. Kryeministri ndihet në presion nga dy palët, opinion publik dhe EULEX.

Deklarimi publik i Vetvendosjes për të marrë pjesë në politikë duke se e trembi qeverinë e Z.Thaci e cila i druhet një konkurenti të ri në skenën politike kosovare. Ka shumë ngjasja që elektorati I PDK të z.Thacit, me prirje të forta majtas dhe nacionale të rreshqasë tek një lëvizje politike edhe më majtas sic eshte Vetvendosja, dhe me karakretistika unifikuese nacionale edhe me të forta dhe kërkesë legjitime për vetvendosje dhe dheniës fund të një statusi absurd të kushtëzuar.


Kësaj konkurence i druhen edhe partitë politike në Kosovë pasi asnjëra prej tyre nga frika se mos ndrydh mardhëniet me EULEX nuk doli që ta dënojë aktin e dhunës ndaj Vetvendosjes pa cka se u dhunuan të drejtat elementare të njeriut.

Fakti që Albin Kurti u arrestua ditën në të cilën ai shpalli Vetvendosjen si levizjë politike të mirrëfilltë, tregon një lloj nervoziteti tek qeveria Thaci, vetë metoda policore e përdorur ndaj anëtareve të Vetvendosjes ishte një shprehje brutale e dhunës që na riktheu në mendje Kosovën e 13 viteve të shkuara.

Aleanca e shenjtë Eulex-Qeveri u kthye e tillë sëpse të dyja kishin nevojë për një të tillë. Eulex ishte shndërruar në një institucion dështarak dhe qesharak që kur kishte filluar gjygji ndaj Z.Kurti. EULEX nuk ishte në gjendje që ta paraqeste atë para gjykatës së saj duke e pësuar një shuplakë të madhe për legjitimitetin e saj.

Gjygji ndaj Albin Kurtit për ngjarjet e 10 shkurtit të 2007 ku lëvizja Vetvendosje humbi dy anëtarë të saj nga plumbat skarco të policëve rumunë të UNMIK që quhet sot EULEX është një komedi absurd. Albin Kurti nësë ka shkelur ligjet e vendit të vet duhet të dënohet, fakti është se u dënua sa për sy e faqe, sigurisht sepse e kërkon EULEX. Përkrah Z.Kurti në në gjykatën e EULEX në datën 14 duhet mungonin policët rumunë të cilët vranë manifestues kosovarë që manifestonin një e drejtë themelore e tyrë.

Në një sistem drejtësie të mirëfilltë nuk mund të gjykohet njëra palë se shkatërroi tre makina dhe pala tjetër që vrau dhe morri jetë njerëzish të lihet e qetë sikur asgjë mos këtë ndodhur. Ende nuk ka një hetim ndërkombëtar të pavarur për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, zëri i të vrarëve atë ditë ende sot kërkon drejtësi.
EULEX kishte nevojë nga ana e saj të jepte legjitimitet imazhit të vet prandaj I kërkuan qiraxhinjëve që drejtojnë Kosovën të conin Albin Kurtin zvarrë tek gjygjtari i EULEX autoriteti i të cilit po behëj qesharak në opinion. Në këtë kuadër në mënyrë që vetë EULEX mos dëmtohej më publikisht kishte nevojë për qeverinë që të kryente punën e “pisët” që të ushtronte pak forcë policore që të tregonte se po ushtrion pushtet që më përpara nuk e kishte.

Ndërkohë alenacës tripartite i shtohej edhe zyrës prezencës ndërkombëtare e cila nën moton se po punon “për stabilizimin dhe mbarëvajtjen e Kosovës” nuk I intereson që disa kosovarë të dalin në rrugë të vënë në dyshim mision e tyre dhe rrogat e majmë që marrin së bashku me EULEX të paguara nga taksa paguesit europiane. Ka ardhur koha që këto rroga të majme mos shkojnë tek disa burokratë port ë investohen për shkolla, rrugë, vende të reja pune dhe infrastrukturë për të gjithë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të meditojë nga ana e saj një shprehje të vjetër perse e cila thotë “ Është më mirë të jesh I lidhur në zhinxhirë me miq sesa në një kopësht mahnitës me një të huaj”


Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit. Qeveria jonë në vend qe të merr masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.




Terrori serb kundër shqiptarëve vazhdon. Akti terrorist i vrasjes se Selver Haradinajt dhe plagosjen e katër fëmijëve në shtëpinë e tij në veriun e Mitrovicës, nuk është as i pari e as i fundit qe bandat terroriste të Serbisë po demonstrojnë kundër qytetarëve shqiptarë në këtë zonë të trazuar.

 Sulmi fatal për familjen Haradinaj, nuk ishte i papritur, ngase kërcënimet e bandave serbe kundër shqiptarëve në veri janë të përitshme dhe nga më të ndryshmet. Pra, mungesa e dorës së shtetit e të ligjit, bëri qe Selver Haradinaj, të bëhet dëshmori i ri i rrugës sonë për liri. 13-vjet të lirisë së Kosovës (dëbimi i makinerisë pushtuese serbe), po kaq vjet shqiptarët e veriut të Mitrovicës, jëtojnë nën ethet e terrorit serb, nën sulmët e kërcënimet e vazhdueshme të mbeturinave millosheviqiane të njohura si struktura paralele. Sulm terrorit ishte edhe dëbimi i shqiptarëve nga vendbanimet e veta në veri (1990), atak terrorist ishte edhe vrasja e policit Enver Zymberit, atak terrorist është edhe bllokimi i rrugëve e shumë sulme tjera kundër autoriteteve shtetërore të Kosovës, KFOR-it, Policisë, EULEX-it, etj.




Kur mungon liria, “ujqërit”, ngrenë krye

Mungesa e shtrirjes së ligjit në veri si dhe paaftësia e institucioneve unikate shtetërore për të vepruar dhe shpartalluar bandat terroriste e kriminale serbe në këtë pjesë delikate të shtetit tonë, mund ta shëndrrojnë veriun e Mitrovicës në një çerdhe të terrorizmit ballkanik.


 Shqiptarët në veri të Kosovës i janë nënshtruar terrorit të egër nga elementet e paligjshme të instrumentalizuara nga Serbia, me qëllim të ndjekjes edhe të atyre pak familjeve shqiptare qe kanë mbetur në këtë pjesë të vendit tonë. Ashtu siç ishte planfikuar nga UDB-ja dhe MUP-i serb, kidnapimi i policëve tanë në zonën kufitare, edhe akti terrorist kundër familjes Haradinaj, është kuzhinë e përgatitur nga strukturat e sigurisë e të spiunimit serb, të cilat veprojnë lirshëm nëpër enklava. Familja Haradinaj, shquhej për qëndrimet e pathyeshme të saj, për të jetuar në pronën e vet të shenjtë në këtë pjesë të vendit, përkundër tendencave e kërcënimeve të vazhdueshme të bandave terroriste serbe për t’i larguar nga pronat e tyre në veri.



Ky akt tregon notën më të lartë të dështimit të institucioneve qeveritare në mbrojtjen e jetës së lirë qytetare. Këtu ka dështuar EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, të cilat nuk po arrijnë t’i zhbëjnë strukturat kriminale serbe e as bandat terroriste qe vijnë e “mrizojnë” nga shteti fqinj Serbia. Edhe pse popullata shqiptare në veri vazhdimisht ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet tona shtetërore, një gjë e tillë nuk është ofruar asnjëherë, por “ligjin, rendin e sigurinë” në këtë pjesë delikate e bëjnë strukturat kriminale të Serbisë.


 Reagimi i presidentes sonë, Qeverisë, MPB-së dhe institucioneve ndërkombëtare, nuk ka qenë aspak në shkallën e duhur të veprimit. Akterët e sulmeve terroriste duhet të kapen e të ndëshkohen, jo vetëm të dënohen me retorika boshe. Në raste të tilla çdo shtet normal do të mobilizohej dhe do të ngriste shkallën e sigurisë së lartë kombëtare, do t’i moblizonte njësitet antiterror, e jo siç ndodh zakonisht tek ne, qe sulmet e vrasjet të dënohen nga kafenetë a zyrat e buta të ndërtesave qeveritare.

Dënime deklarative

Mosefikasiteti dhe paaftësia e institucioneve tona për kontrollin e tërësisë territoriale do të përcjellin probleme të mëdha, rreth sigurisë qytetare, por edhe për vet autoritetet policore, doganat etj. -Agresioni i xhandarmërisë serbe në kufirin verior, atentateti vdekjeprurës dhe bllokimi i rrugëve, janë sinjale se në të armen jo shumë të largët mund të kemi perballje edhe me uniformat e policisë dhe ushtrisë serbe, të cilat tashmë janë funksionale dhe veprojnë nën petkun e MUP-it dhe të UDB-së.


Kjo kërkon masa urgjente për marrjen e veriun nga dora a pushtuesit serb, por edhe çlirimin përfundimtar të kësaj pjese të shtetit tonë. Duken absurde deklaratat e kreut të MPB-së, Bajram Rexhepi, kur thotë se “akti kriminal i sulmit kundër familjes Haradinaj, mund të tensionojë situatën në veri”. Ku ka tensionim më të madh se kur ta ndalojnë lirinë e lëvizjes (bllokimi i rrugëve). Edhe krimi i fundit terrorist është pjesë e pandashme e blllokimit të rrugëve. Po kaq i tmerrshëm është imazhi teksa lëshon në banesën e fundit të dashurin, i cili u vra vetëm pse është shqiptar. Nëse një udhëheqës nuk jeton me ndjenjat e çdo qytetari të vet, ai njeri nuk meriton të mbajë atë post. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, etj., të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët shqiptarë në veri. Kjo thirrje duhet të vlejë për qeveritarët tanë të cilët më tepër se administratorë nuk po tregojnë menaxhim të duhur të elementeve kyçe të shtetit. Gjithashtu edhe thirrja për gjakftohtësi është pothuajse shabllon.

 Ku ka gjakftohësi më të madhe se sa të qëndrosh në shtëpinë tënde, pranë familjes së shenjtë dhe pronës qe e ke siguruar me mund e sakrificë. Vrasja në gjumë është ekzekutimi më i rëndë dhe më i shëmtuar që mund të ndodhë. Akti i tillë do duhej t’i mobilizonte të gjithë mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës (politik, policor etj.), për kapjen e aktorëve të krimit dhe zhbërjen e strukturave kriminale serbe në veri. Reagimi i presidentës sonë është gati shabllon, pa asnjë pikë reference për kapërcimin e situatës.



“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës”.




Akti terrorist nuk është incident, e as prishje e rendit dhe qetësisë, por është vrasje e lirisë, e cila është e mbrojtur me të gjitha konventat ndërkombëtare.


E nderuar Presidente, autorët e krimit e kanë çerdhen e vet.Unë nuk e di se ku mendon presidentja jonë qe të ndiqen ata, (nëse nuk kapen në çerdhen e tyre), ndoshta nëpër koridoret e Kuvendit të Kosovës! Dhe kjo, nëse një ditë banditët mësyjnë të vijnë në godinë. Edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht tonit më të nxehtë, serish nuk përkon me realitetin. Qeveria duhet të veprojë, jo të deklarojë rastin. “Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”. Ky është akt kriminal dhe terrorist, por çfarë po bënë Qeveria dhe institucionet tjera për kapjen e këtyre aktorëve, ose zhbërjen e bandave dhe terroristëve.



 Reagimi i kryeministrit Thaçi ngjanë me reagimin e ndonjë zyre diplomatike a ambasade në Republikën e Kosovës. Kreu i Qeverisë është dashur ta thërret kabinetin e tij qeveritar, udhëheqësit e MPB-së e PK-së, për të ngritur gjendjen e jashtëzakonshme, ngase ky akt terrorist është vrasje edhe për institucionet shtetërore të Kosovës,shpërfillje ndaj aktit juridik e kushtetues, dhe atentat ndaj lirisë qytetare e njerëzore. Vetëm fjalët nuk kanë kuptim në këtë rast. Më mirë dhe më qnjerëzishëm reagon Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, duke thënë se ka mbetur i tronditur nga shpërthimi në Mitrovicë. “Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën z. Selver Hajradinaj. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”. Aktet të tilla tronditëse përjetohen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë të kësaj ane, të cilët akoma nuk e ndjejnë aromën e lirë e të pavarësisë së Kosovës.




Mosveprimi institucional mund të prodhojë konflikt ndëretnik

Terrorizimi i vazhdueshëm i shqiptarëve të veriut, nga ana e bandave dhe strukturave kriminale serbe mund të çojnë deri tek hapat e konfliktit etnik. Kjo për faktin se shqiptarët nuk mund të bëhen gjithmonë “kurban” për t’i kënaqur epshet e sëmura sllave. Nëse Qeveria e Kosovës dështon në krijimin e sigurisë qytetare për të gjithë dhe nuk merr masa të duhura për zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri, situata lehtësisht mund të merr dimensione të paparashikueshme. Qytetarët shqiptarë kërkojnë nga institucionet e shtetit të Kosovës të veprojnë me urgjencë për vendosjen e kontrollit policor dhe kushtetues edhe në ato pjesë të veriut ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë qe të mbrohet jeta e tyre, prona dhe terrorizimi.


Ndryshe ti lënë dënimet deklarative e boshe, ngase të qeverisësh shtetin nuk është vetëm luks, por edhe sakrificë dhe përgjegjësi. Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit.


Qeveria jonë në vend qe të merr masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...