Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/02

Hashim Thaçi i dëshiron Fatmir Limajt “rikthim në angazhimet shtetërore”


Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës për lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ai iu ka dëshiruar atyre rikthimin në angazhimet shtetërore dhe familjare.

Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjithmonë ka besuar në pafajësinë e komandantëve të UÇK-së.


“Ne gjithmonë i kemi edhe mbështetje të plotë drejtësisë sepse edhe kemi besuar plotësisht dhe kemi qenë të bindur në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve, prandaj sot Qeveria institucionet dhe qytetarët e mirëpresim ngadhënjimin e drejtësisë mbi paragjykimet dhe pretendimet e tjera të pajustifikueshme. Në anën tjetër, dëshiroj t’iu uroj rikthim në angazhimet e tyre shtetërore dhe familjare”, ka theksuar Thaçi.
Në të njëjtën kohë, Thaçi ka shprehur besimin e plotë në lirimin e shpejtë edhe të Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Gjithashtu, ai ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj, duke falënderuar qytetarët e Ferizajt për kulturën e treguar në këto zgjedhje.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka mirëpritur vendimin e OSCE për lehtësimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. “Qeveria e ka mirëpritur rolin lehtësues të OSCE-së që është në përputhshmëri me standardet dhe modelet evropiane, dokumentin e Ahtisarit dhe kushtetutën që do të interpretohet. Ky është hapi i parë dhe veprimi i parë i Serbisë që pranon të mos organizojë zgjedhje në Kosovë. Prandaj angazhimet tona do të jenë të koordinuara me shtetet e Kuintit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përshëndetur edhe opinionin e Freedom House për mediat e lira në botë. Sipas tij, ky është hap inkurajues për progresin që ka arritur Republika e Kosovës.
“Kosova ka shënuar një hap përpara shumë të rëndësishëm, prandaj edhe unë dhe Qeveria do të jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti medial të lirë dhe pa ndikim dhe në asnjë rrethanë dhe presion politik”, ka theksuar Thaçi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...