2012-07-03

Dialogu i munguar me lexues...






nga Alisa Velaj


Kufinjve të Pambarimit ....mbi vëllimin poetik “Ajri i kryqëzimit” të Azem Qazimit


Çdo qenie njerëzore, në kujtesën e së cilës ka lëshuar rrënjë një vetëdije poetike, i ndodh shpesh të tundohet prej vargjesh që mbartin një kuptimësi të veçantë për të. Një tundim të tillë, e mëpas “një rënie kokë e këmbë në dashuri”, do ta perjetoja (e vazhdojende ta perjetoj) me poezinë njëvargëshe të poetit të madh italian Xhuzepe Ungareti:"Ndriçohem në pafundësi”.


Seç ndjej një klithmë hareje e dëshpërimi njëherësh brenda saj. Një shtegëtim prej kesaj bote ikanake drejt hapësirave të pambarimtahyjnore. Dhe dimensionet që të hap një varg i madh përpiqesh t’igjesh mëpastaj edhe në poetë të tjerë.

 Duke lexuar vëllimin e pare me poezi te Azem Qazimit, lexuesi ndjen përhumbjen pikërisht mes këtyre dy dimensioneve: hapësirave ndërmjet të cilave frymon ekzistenca njerëzore dhe asaj bote ku gjithçka shfaqet e ndryshme, e madje në antitezë te plotë me hapësirat ku gjeneron kjo ekzistencë.

Ikanakja projektohet si perjetësi e rrejshme, me nje kujtesë po aq të skalitshme, sa dhe ishujt e frymës ne qelqet e dritares. Nje sendërtim ky i jetës tokësore krejt analog me atë jehonë dhimbje e pesimizmi të thellë që ndjen çdo njeri prej nesh kur lexon vargjet e Librit të Predikuesit.

Përkohshmëria e tejkalon vetveten, vetëm atëherë, kur në vështrimin e saj ngjizen ato shkëndija drite, të cilat e ndërgjegjësojnë të “respektojë” në mënyrën e duhur kufijtë e Pambarimit.

"Tash që kujtesa rrudhet si buzë / tue gjakue me puthë Pafundësinë/ paqen Zot truejna".

Simbolika biblike, diku e gjendshme drejtpersedrejti si lende e pare, e diku tjeter pulsuese neper frymemarrje e vargjeve, eshte filli qe lidh pjesen me te madhe te poezive meditative te ketij vellimi.

Ne rastin e pare duket se cdo simbol eshte i konvertueshem ne nje koncept te vetem, ndersa kur kjo simbolike kamuflohet brenda vargjeve, imazhet shumefishohen ne varesi te “situatave poetike”, duke formesuar keshtu nje teresi konceptesh.

 Duke qene se kemi te bejme me nje poezi ku imazhi i paraprin tekstit letrar, dhe ku ky i fundit me teper se sa realitet eshte nje vegim apo shembelltyre hyjnore, e kemi teper te veshtire te krijojme nje konfigurim te sakte se ku mbaron imazhi e ku fillon simboli.

“Hapet nji portë/ e nga drita dalin fëmijët/ hareja që shtyn ma përtej/ kufinjtë e hijes”

“Shiu mejti dhe tash shifet/ vetëm rava që lanë mbi ujë/ kambët e Jezuit”

Imazhet poetike luhaten vazhdimisht mes drite-hijeve, ku nga njera ane ofrohen peizazhe krejt te zhveshura me “juda te mjere fqinje me harabelet”, ndersa ne ane tjeter ravijezohen shembelltyrat e verteta, ato qe ngjizen prej te Pasosmit apo “krishterve plot diell”.

 Perplasja e dy realiteteve te mesiperme lind imazhe dhimbje, te cilat vijne permes klithmave te heshtura, prej granatave qe ne mish celin trendafilin, ndersa qenia ec dhe mengadale e pa e ndimun e qarkon ajri i Kryqezimit...

Kuptimesia e ketyre poezive teper te kursyera ne vargje qendron ne zberthimin e detajit, brenda te cilit maskohet nje thelb i perkapshem vetem nga nje lexues elitar. Fjala eshte guacke me perlen brenda, ngase kemi te bejme me nje ligjerim poetik aspak te zakonte ne traditen e poezise shqipe, dhe qe verteton pa me te voglen medyshje, se forma eliptike e te shkruarit ne poezi, krahas Farudin Gunges ne Republiken e Kosoves, e Martin Camajt ne trungun ame, njeh dhe nje tjeter talent te fuqishem, ne ate cope memedheu qe sot frymon brenda kufinjve zyrtare te Maqedonise. Andej nga celet “kjo dritare e befte drite” per poezine shqiptare…



Ankthi i dritës në poezinë e Alket Çanit


METRIKA E DRITËS

I.

Drita përndrit dritën
Atje ku shkrepat e malit prekin qiellin me dorë
Duke lënë gjurmën e heshtjes së përjetshme.
E gjelbër dhe e pandërprerë ja tek ngjitet jehona
E lugjeve të kristaltë dhe muzika e ujërave
Që pikturojnë në ajrin e shtangur të agut
Pamjen e pritme të ditës.
Drita lind nga uji.
Nga uji i drurëve që humb në rërën e virgjër #
Dhe uji i lumenjve të lodhur së kërkuari detin.
Këshillat e urta të rrënjëve dhe gurit më mësuan
Si t’u hap shtratin lumenjve dhe të bëj brima në rërë,
Brima të thella gjersa gjeta
Rrënoja qytetërimesh antike, rrënoja drite
Dhe kujtime gjeta e varre ku mermeri
Lëshon prej syve një vezullim verbues.
Unë ecja dhe pas vetes tërhiqja kohën
Si një mendim të hershëm që të ndjek gjithë jetën,
A si një imazh mjegullor nga fëmijëria
Që ngjan me kaun plak që tërheq parmendën
Nëpër një tokë të shterët.
Por duke ecur gjer në fund të rrugës –
Gjer në fund të vetvetes,
Duke kërkuar burime të rërë e shkretëtirës,
Arrita të kap një fije të hollë drite,
Që e mbajta fort dhe e ruajta si të vetmin thesar
Dhe krijova me të duke e mbjellë në tokë:
Një lumë, një pemë dhe një poemë.
Ty t’kjofsha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit!

II.

Zgjohesha me një dhimbje drite në sy,
Duke prekur me gishtrinj trupa të panjohur,
Duke gjetur aty
Hapësira rrënjësh, ekuinokse dhe përshkoja
Rrathët e heshtjes si rrathët e ferrit
Apo të qiellit.
Koha e luleve më dhuroi
Pjalmin e verdhë që ngjitej te dielli,
Hosinë e nektarit
Ku rridhnin ujërat e Letes,
Dhe krahët e shkrirë të Ikarit
Si flatra kujtese.
Prekja vezullimin që velonte argjilën e tokës,
Zbrazëtinë e mbrujtur me brumin e dritës,
Lexoja profecitë e gjithë muzgjeve të botës
Dhe vdisja në flijimin e dritës,
Duke gjurmuar shpresën e rrezes së fundme,
Si ai që kërkon te kalimtari i natës
Njeriun e njohur.

III.

Është ky ankthi i dritës
Që të përmbyt ndërsa ti
Mendon, një ditë shiu që s’ka fund,
Se tragjedia lindi nga seksi tragjik,
Se bota është një lëmsh lajmesh,
Se gjithë kjo hapësirë yjesh të ndritshëm
Tretet, një çast, brenda riteve të diellit,
Se vështrimet e shtresuara janë imazhe
Që koha morfologjike i përhap
Në lojën e përfytyrimit metafizik.
Nëpër dritën e ideve të hajthme :
Rrjedhje ajri, rrjedhje tingujsh, vorbull
Mjegullnajash rreth enigmave mitike,
Vargje të gjatë rrëfimesh të mumjeve prej dylli,
Hipotezash në bibliotekat e djegura…
Sa herë zbulohet një e vërtetë
Zhduket një thelb
Dhe mbetet veç fjala – labirint i kujtesës.
Me fjalën thellon
Abysin e mendimit.
Duke shkruar i shton diçka
Kotësisë së krijimit.
Duke shkruar s’ke thënë asgjë,

Veçse i rikthen dritës
Ca profeci të vjetra,
Mesazhe të errët psherëtimash dhe shenjash,
Ëndrra pa kohë, largësi dhe heshtje.

Recensioni

Kam qenë në vitin e fundit të studimeve për letërsi, diku nga janari i vitit 2005, kur më ka rënë për herë të parë në dorë vëllimi me poezi “Shtrati i Prokrustit” i poetit Alket Çani.

Një vëllim që do të më linte mbresa të thella, e që do ta ruaja në kujtesën time poetike, si një nga librat më të mirë të poezisë shqipe pas viteve ’90. Në këtë shkrim nuk kam për qëllim të bëj ndonjë vështrim gjithëpërfshirës të këtij vëllimi, por do të doja të ndalesha tek një poezi e vetme, e cila për nga vlerat që mbart mbetet një nga krijimet më të mira të poezisë moderne shqipe, e denjë për t’u përfshirë në çdo antologji poetike.

E kam fjalën për poezinë “Metrika e dritës”. (Poezi që përfshihet dhe në vëllimin e parë me poezi të A. Çanit, duke i dhënë madje titullin krejt vëllimit). Poezia është e strukturuar në tri pjesë.

Dy pjesët e para përshkohen nga e njëjta simbolikë. Ato janë si të thuash një ravgim drejt Dritës, ndërsa pjesa e tretë mund te konsiderohet fare mirë si epilogu i këtij ravgimi.

Për të depërtuar në simbolikën shumështresore të kësaj poezie, do të doja të ndalesha pikësëpari te vargu që hap pjesën e dytë të saj.

“Zgjohesha me një dhimbje drite në sy”

Është pikërisht ky ankth drite që pulson brenda këtij vargu, ai që do ta çojë subjektin poetik drejt ravgimeve të tij. Diku në veprën e tij “Koncepti i ankthit”, Sorren Kierkegaardi përmend ankthin e së keqes#, në të cilin individi gjendet kur është në mëkat. Kjo sjellje nga një këndvështrim më i lartë, i përket sferës të së mirës dhe prandaj individi provon ankthin e së keqes.

E përmenda ketë citim të mendimtarit danez, jo për faktin se do të ndalem ne kategori te tilla si mëkati apo jo-mëkati, pasi ato nuk kanë aspak lidhje me këto rradhë, por sepse kjo aksiomë mbart një thelb, të cilin do të doja ta huazoja për ta bërë argument të interpretimit tim. Konceptet e mëkatit dhe jo-mëkatit do t’i zëvendësoja me ato të dijes dhe të padijes.

Këto dy të fundit shndërrohen në dy polet qëndrore, ndërmjet të cilave ravgon subjekti, ose Qenia e mëmkuptuar brenda kësaj poezie. Ravgim ky që ka për shkak ankthin e dritës. Ajo që do të vazhdoj ta quaj Qenia e nënkuptuar ose thjesht Qenia fillon të mbushet me një lloj dije, e cila vjen tek ajo dalëngadalë nëpërmjet Soditjes.

 (Në pjesën e dytë të poezisë Qenia do të kuptojë se është pikërisht kjo lloj Soditje që e bën të zgjohet me një dhimbje drite në sy).

Duke u ndodhur pra në një gjendje padije, ankthi i Qenies eshtë i drejtuar kah dija. Ajo (Qenia) fillon të dritësohët shkallë-shkallë me anë të përndritjes., që ndodh diku rreth saj, por që realisht e ka përfshirë dhe atë vet përmes procesit të Soditjes.

“Drita përndrit dritën/Aty ku shkrepat e malit prekin qiellin me dorë”.

Pamja e pritme e dritës, ajo që mbart dritën natyrore, fillon e përndritet në takimin e saj me dritën e Hyut (dijen e epërme). Asaj lloj drite trashedentale, për të cilën Qenia shpreh adhurimin e saj të hapur në vargun
“Ty t’kjofsha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit!”

E gjithë kjo mund të shprehej në një formulë të tillë për procesin e përndritjes.

Dritë tokësore + Esencë drite hyjnore =>Përndritje.

Në Shkrimet e Shenjta, Hyu u drejtohet krijesave te veta me fjalët: “Ju jeni drita e botës, kripa e tokës”#. Ndaj dhe Qenia ndjek këshillat e urta të rrënjëve dhe të gurit, për të mos mbetur vetëm tek soditja e dritës, por për të kërkuar në pakohësi themelet e saj.

“…gjersa gjeta Rrenoja qytetërimesh antike, rrënoja drite”.

Dhe duke qenë një dritë e pakohë, një dritë që nis prej përkohshmërisë së qytetërimeve e mandej zgjat deri në amëshim, këto rrënoja kthehen papritmas në ndërtesa, ndërsa përkohshmëria e qytetërimeve shndërrohet në grimëkohë përjetësie.

Por ajo që duhet të skalitet mirë në kujtesën njerëzore është se kjo dritë mbartet te secili prej nesh. “Unë ju kam krijuar sipas shëmbëlltyrës sime”, thotë Hyu.

 Qenia arrin te jetë vetë krijonjëse, vetëm kur arrin të kapë këtë fill të hollë drite në fund të vetvetes.

“Dhe krijova me të duke mbjellë në tokë Një lumë një pemë dhe një poemë”.

Në këtë mënyrë Qenia mbjell ekzistencën, e cila del e nënkuptuar nëpërmjet tri elementëve të saj:

Ajrit (rrënjët), Ujit (lumit) dhe Zjarrit (dritës). Poeti vetpagëzohet gjithashtu Krijonjës, përderisa arrin të mbjellë një poemë. Pjesa e dytë e poezisë jep një subjekt tashmë të dritësuar (me dije të plotë).

Krahët e shkrirë të Ikarit si flatra kujtese simbolizojnë Qenien para dhe pas ravgimit. Më parë në kërkim të rrënjëve, ndërsa tash me një koncept krejt të ndryshëm mbi jetën dhe vdekjen, mbi dritën dhe errësirën.
“Dhe vdisja në flijimin e dritës”.

Pikërisht në këtë varg përmbyset kuptimi denotativ i titullit të kësaj poezie. Nuk mund të ketë metrikë drite për një Qenie me dije të plotë. Kjo metrikë perceptohet si e tillë vetëm nga optika e vështrimit të dikujt që nuk mbart kurrfarë dije.

Ndoshta për këtë arsye, në pjesën e tretë të poezisë, njëlloj si në Librin e Predikuesit në Shkrimet e Shenjta, Qenia merr rolin e Krijuesit, dhe përpiqet t’i flasë me parabolë një qenieje tjetër. Asaj që është e ndryshme prej saj, ose është e mbrujtur ashtu siç ishte vetë ajo para se të përjetonte ankthin e dritës.

 Duke i profetizuar qenies tjetër se në fund të gjithçkaje mbetet veç fjala (“dhe mbetet veç fjala-labirint i kujtesës”), Qenia nuk eshtë gjë tjetër veçse jehona e zërit të Hyut në Testamentin e Ri, ku shkruhet: në fillim ishte Fjala#. Fjala si fund dhe fjala si fillim dhe në këtë krijesë plot drite të poetit Alket Çani!

Epika e vdekjes në romanin “Ar e fosfor” të Romeo Çollakut

Romani “Ar e fosfor” i shkrimtarit Romeo Çollaku na servir nje subjekt disi të rrallë, jo vetëm në letërsinë pas viteve ’90, por për romanin shqiptar në përgjithësi.

Në qendër të tij hidhen dy personazhe të paemër, të cilët e bëjnë akoma më të çuditshëm këtë subjekt të pazakontë.

De juro protagonistët e kësaj vepre janë tri, por de facto, ata janë dy. Edhe pse këta të fundit në fillimet e rrëfimit na duken si dy personazhe në një të vetëm, apo thënë ndryshe, si vazhdim i njëri-tjetrit (marrë kjo në kuptimin, Çiraku si trashëgimtar i Ustait), por, në të vërtetë, ata janë antipode të sho-shoq. Alterego që nuk arrinë të mësojnë në ç’vend e në ç’kohë ndodhen.

(Bejko S, Gazeta “Fjala”, Tr 2003) E kjo vjen për faktin se koha nuk është kurrë kohë në këtë roman. Ajo kthehet vazhdimisht në antikohë, që në çdo moment pjell antikrishtët e saj.

Por duke qenë se në thëlb dy protagonistët de juro të këtij romani janë kaq të përkundërt, mund të themi se antikoha këtu ka ngjizur një antikrisht të pastër, një demon të vërtetë (Ustain) dhe një antikrisht të penduar, një Judë (Çirakun).

Këta antikrishtë hyjnë e dalin nga jeta tokësore në atë të përtejmen me një qellim të vetëm: të nxjerrin në pah dilemat e mëdha të shpirtit njerëzor. (Bejko S, Gazeta “Fjala”, Tr 2003).


Përrallë, fantazi e legjendë. Nga ana tjetër realitet dhe vërtetësi. Më pas, një përleshje e gjithë këtyre kategorive, për të krijuar realitet përralle, përralla të realitetit, të vërteta fantastike, fantazi të së vërtetës. E mbi të gjitha, legjenda më shumë se të besueshme. Pikërisht këtu ngatërrohen dhe kufinjtë mes jetës dhe vdekjes. Jeta si kohë dhe antikoha si vdekje.

“Ecnin. Të zhytur në të thella, të pagojë, shpërfilllës ndaj natyrës dhe ndaj njëri-tjetrit. Sidomos ndaj njëri-tjetrit”. (Romani “Ar e fosfor”, fq 52)

Ftohtësia e vdekjes, si klimë mbizotëruese në këtë roman, ka ngjizur dhe brendinë e protagonistëve antipodë. Klisheja skeptike e Barthes-it “personazhi është ligjërata që ai prodhon” , (Barthes, R, 1970, fq 179) formëson një teoremë të mrekullueshme në romanin “Ar e fosfor”.

 Antikrishti i penduar monologon, më tepër se sa komunikon, me antikrishtin e vërtëtë. Madje edhe atëherë kur përpiqet të komunikojë, në të vërtetë ai s’bën gjë tjetër, veçse monologon me zë të lartë.

Zgjimi ose ndërgjegjësimi i tij ka ardhur në çastin kur ka njohur demonët e vet. Megjithëse ccdo gjë ka shkuar dalëngadalë drejt një fundi të pashmangshëm, gjuha e tij (Çirakut), është gjuha e makthit. Pasi te vdekja e tjetrit, ai ka nisur te ndjejë acarin e ftohtë të vdekjes së vet. Ndaj, në mënyrë krejt të natyrshme, ai është kthyer në një shpirt të trazuar.

Antipodi i tij (Ustai), ngase nuk e ndjen atë trazim ne fyerjen ndaj të vdekurve, ka një gjuhë të metaltë, të ftohtë, dhe është shndërruar prej kohësh në një hije që ecën shpërfillës mes kufomash.
Në një vijë kohore të prekshme secili prej personazheve është vetëdija e munguar e tjetrit dhe kjo prani e vazhdueshmë mungesash përcakton trajektoren e pakthyeshme nga jeta drejt vdekjes.

Kurreshtari- Çiraku- Ustai(vetëdija e parë) (vetëdija e zgjuar) (mungesa e plotë e vetëdijes)


Brenda këtij raporti zinxhir qeniesh marrin trajtë dhe ato dilemat e mëdha të shpirtit njerëzor, të cilat bëhen të dukshme për një lexues model vetëm në një zbërthim alegorik te veprës, duke qenë se kjo e fundit cilësohet si një proces retorik me anë të të cilit një tekst ose imazh shpreh një koncept ose kuptim të fshehur, jo drejtpërsëdrejti të dallueshëm e të ndryshëm nga domethënia parësore. (Dizionario delle filosofia Garzanti, Milano 2004, fq.20).

Gjuha e kureshtjes është vetëdija e munguar e fëmijërisë së Antikrishtit të penduar, dhe dialogu i tij i stërzgjatur me qenien Kureshtar, i cili ndodhet nga ana e tij në dilemën e tmerrshme “të jesh a të mos jesh”, mund të merret fare mirë edhe si monologu i munguar, që personazhi duhej të kish bërë prej kohësh me veten.

Për të mos u shndërruar në një fëmijë-hajdut varresh, e më pas në një çirak të vdekjes. Gjuha e kureshtjes është gjuha e tij e munguar dhe dialogu me mbartësin e saj është nisja e fëmijërimit, ose thënë ndryshe procesit te kthjellimit në vetëdijen e tij. Këtu nis metamorfoza e pritshme e qenies në një shpirt të trazuar.

Trupi nuk është si flaka.Sepse është braktisur nga jeta, nga shpirti.Shpirti po, shpirti është si flaka. Por jo si flaka e këtij zjarrit tonë, që, me të ikur ne, herët në mëngjes, do të jetë shuar.Shpirti është një flakë që nuk dihet kur është ndezur e nuk do të shuhet ndonjëherë. (Romani “Ar e fosfor”, Fq 71).

Vdekja e Kureshtarit është ndoshta më kuptimplotja në të gjithë veprën. Ajo nuk është gjë tjetër veçse një vdekje simbolike, ndërsa dialogu i tij me Çirakun e vdekjes shërben si një “diell alegorik” për këtë të fundit. Një diell që Çiraku vetëm sa e sheh, por nuk arrin të ngrohet dot prej rrezeve të tij, pasi tashmë është tepër vonë.

 Por ndërsa gjuha e kurreshtjes e shndërron çirakun e vdekjes nç një qenie dilemash të tmershme, në një Antikrisht të penduar, kjo gjuhë nuk e prek asfare Ustain e vdekjes. Ai është tepër i moshuar për të tilla transformime, duke qenë se mbart në subkoshiencën e tij gjuhën e ftohtë të vdekjes Me këtë gjuhë ky personazh ligjëron prej ferrit tij, që është tepër larg purgatorit ku po qëndron përkohësisht bashkëudhëtari Çirak, dhe vite dritë nga rrethi ku lind gjuha e kurreshtjes.

Pikërisht ngase nuk ka më asnjë lloj mundësie për t’u fëmijëruar qoftë edhe për një grimëkohe, ai ka humbur çdo lloj ndjesie njerëzore. E vetmja gjë ndaj së cilës tërhiqet si me magnet është ari në kockat fosforeshente të viktimave që përdhos netëvë të pambarimta të mëkatit të tij. Mëkatet që nuk i rëndojnë aspak në ndërgjegjie e bëjnë qenien Usta, personazh antipod me protagonistin tjetër të romanit.

Dhe si për një rastësi aspak të rastësishme, tokat që në vend të të korrave shpërthejne uturima, rënkimet e njerëzve të pafajshëm që do t’i nënshtrohen aktit makabër të murimit apo shpirti shegtar i vashës së vdekur ditën e martesës, të gjitha këto tmerre të marra së bashku, nuk janë ndodhi të pranishme në vendlindjen apo monologët e Antikrishtit të vërtetë, por në kohën dhe hapësirën, nëpër të cilën vërtitet shpirti i trazuar i Judës, që me gjithë pendimin e tij s’e ndali dot lundrimin e pashmangshëm nëpër lumin Akeront. Duke qenë se arriti të fëmijërohej veç për një çast të vetëm, sa për të parë njëhërë me sy të shqyer të vërtetat e tmerrshme. Sa për t’u berë shndërruar një një momënt sa një e rrahur zemre, në Çirak dhe një pjesë të Kureshtarit. (Romani “Ar e fosfor”, fq 83)


E ardhmja e tij i ishte profetizuar qysh në ëndrrën e përbashkët të tre protagonistëve de juro. Ëndërr që përmbushi profecinë ogurzezë, se pendimi i vonë vlerë nuk ka.

“O për të menduar që pendimi i vonë vlerë nuk ka”, (Romani “Ar e fosfor”, fq 83)siç jehon dhe zëri i arkitekt Çollakut, brenda ferrit që ai ka ndërtuar për antikrishtët e kësaj toke, e cila nuk ia fal askujt të shqetësojë prehjen e kockave të të vdekurve që mban përjetësisht në gjirin e saj.


Tiranë, nëntor 2010

Metafora e Rrugës në vëllimin poetik “Njomja e fikut” te poetes Naime Beqiraj

Në një prej ligjëratave të tij më të dëgjuara, filozofi gjerman M.Heidegger shpjegon kuptimin e foljeve ndërtoj dhe banoj. Sipas Heidegger-it:“Ndërtoj nuk është vetëm një mjet banimi, një udhë që të çon aty. Ndërtoj është në të vërtetë edhe banoj”. Ky përfundim na shtyn t’i vështrojmë të ndërtuarit dhe të banuarit si dy procese të brendashkruar tek njëri-tjetri dhe me një “kufi” lidhës mes tyre: udhën. Të ndërtosh pra është një udhë që të çon drejt banimit.

Ndërtimi, Rruga dhe Banimi janë tri konceptet themelore në vëllimin poetik “Njomja e fikut” të poeteshës kosovare Naime Beqiraj. Por ndërsa koncepti i parë dhe i tretë janë të kamufluar përmes simbolikës së vargjeve, koncepti i dytë (Rruga) pluskon në subkoshiencën e lexuesit si metafora bërthamë, rreth së cilës mbështillet krejt “ashti poetik” i këtij vëllimi.

Poezia erotike e autores na shpalos një reliev të trishtë, ku çdo gjë është vazhdimisht në ikje, dhe ku format e ikjes nuk janë aspak fjala vjen si largimet e dallgëve nga brigjet e tyre, por përkundrazi, ato i përngjasin asaj anijes, e cila çdo moli në të cilin ankorohet, rrallëherë i rikthehet për të dytën herë.

“Ti nuk je as ai/Që ndjell erën e ikjes/Dhe kthehesh”.

Qenia poetike e njeh mjaft mire Rrugën, derisa mbetet e vetmja projektuese dhe ndërtuese e kësaj të fundit, por ajo nuk arrin të gjejë dot në të banorin e përhershëm, i cili përpara se t’i iki qenies dhe Rrugës, shtegton parreshtur prej ekzistencës së vet.

“Ti zbrisje, por nuk bije/Në ceremoninë/E përndritjes”

Ky moskuptim i vetvetes, kjo gërmadhë shpirtërore e pandreqshme ngjiz vargje të mrekullueshme, me një lakonizëm dhe dramacitet të thellë, ku ky i fundit shkaktohet nga një lidhje aspak e frytshme mes shenjës-simbol dhe të shenjuarve të saj.

“Ti ik për t’më pasur/Si plëngprishësi”.

Raporti Qenie ndërtuese-Rrugë-qenie plëngprishëse përmbyset në të kundërt në poezitë meditative, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të këtij vëllimi.

Titulli i librit “Njomja e fikut” mbart në vetvete një rrugë të mundimshme, tek e cila të ndërtuarit dhe të banuarit janë dy koncepte brenda një koncepti të vetëm. Konotacioni që merr metafora e rrugës në poezitë meditative i përjashton udhëtarët që nga njëra anë i largohen vetvetes dhe nga ana tjetër vazhdojnë të ecin në rrugën e ndërtuar e projektuar nga qenia poetike. Kjo lloj rruge është e ndërtuar në mënyrë të përsosur dhe e destinuar të ketë banorë aspak të rastësishëm.

“Gjumin e mirë Nënë/Ma trasove të vështirë Rrugën/Ma dhe të lehtë bukën/E më mësove/Se ëngjëjt nuk rrinë rrugës”.

Banorët janë shndërruar tashmë në ëngjëj, ndërsa Rruga në një alegori të pastër të Bukës e rrugës së drejtë, të cilave u kthehemi sa herë na dhemb uria. Uria për të ecur në rrugën e drejtë dhe për të ndërtuar raportin:
qenie plëngprishëse-Rrugë-Qenie ndërtuese.

“Qenia njerëzore konsiston tek banimi, dhe pikërisht tek banimi në sensin e ndenjes mbi tokë të të vdekshmëve”, shprehet Heidegger. Shëmbëlltyra biblike e fikut kthehet nga poetja Naime Beqiraj në një lutje të sinqertë njerëzore, brenda së cilës më shume se zëri, flet heshtja që s’bëzan.

 Përmes kësaj heshtje, poezi të tëra na vijnë në kujtesë si reminishencë e të njëjtit Banim, e mbi të gjitha të së njëjtës Rrugë, pavarësisht formave të ndryshme të të ndërtuarit, qoftë të Rrugës, qoftë të Banimit.

“Mësoja fëmijës rrugën/Dhe ai kurrë s’do të të braktisë”
Banimi mund të jetë Toka, Qielli, apo Atdheu si thirrje e tokës së premtuar. E rëndësishme që në gjithë këto hapësira të jesh ar i kulluar në zjarr, apo të marrësh trajtën e heronjve që i përballojnë sfidat për t’i rritur zogjtë...

Kuptimi i këtyre vargjeve tepër të realizuara artistikisht përpara se të zbërthehet nga simbolika e përgjithshme e krejt poezisë, qëndron më së pari tek detaji. Poetja merret aq shumë me detajet poetike, sa ajo që ne si lexues e përjetojmë si gjendje, nuk është gjë tjetër, veçse një valle e harmonizuar në mënyrë të përkryer e këtyre detajeve.

Në pamje të parë duket se ky vëllim na servir “një poezi të ftohtë” (në këndvështrimin e gjendjeve poetike), por si në poezinë erotike, si në atë meditative, kjo lloj ftohtësie dhe palëvizshmërie i ngjet qetësisë së ujrave liqenore, në një vështrim të shpejtë mbi hapësirën ujore në një ditë të kthjellët, pa e ditur se brenda tyre ziejnë ujra të trazuara.

Dhe po të perifrazonim një tjetër shpjegim të Hajdegger-it për dy foljet që përmendëm në fillim të këtij punimi, do të thoshim se poetesha Naime Beqiraj me vëllimin poetik “Njomja e fikut” nuk banon sepse ka ndërtuar, por ajo ka ndërtuar sepse banon, domethënë se është banore në Kullën e Fildishtë të poezisë shqipe.

/Titulli i redaksisë Floripress/


Alisa Velaj është diplomuar pran Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti Tiranes, degaGjuhe-Letersi. Ka botuar  “Reflektimi i perjetesise, Revista universitare Cogito (ISSN 1857 – 579X), Maj 2010, “Kufinjve te pambarimit ne poezine e Azem Qazimit”, ”,  Revista “Jeta Arbreshe” nr. 65, korrik shtator 2010, “Ankthi i drites ne poezine e Alket Çanit”,  Revista “Jeta Arbreshe” nr. 65, janar-mars/ 2010 Katharsisi ne novelen “E madhe eshte gjema e mekatit” te Mitrush Kuteli, Revista “Hylli i Drites”, Shtator 2010 ‘Optika e zotit dhe e skllavit”,  Revista Mehr Licht, Shtator 2008 Liber ne poezi “Drejy ajrit”, Dhjetor 2009Liber me poezi “Themelet e eres”, Janar 2006
Etj.

2012-07-02

Ajo është Dorian Gray


Abdullah Konushevci

LUTJA L

Kur në të çel dashuria
Asht ngjitur nuk më lë
Qetësi yjesh
Duhet me reshë
Me m’u kthye eshtrat në vend

Portret i saj jam unë
Ajo është Dorian Gray

Kur në mua çel dashuria
Unë zbres poshtë
Marr një copë nga ferri
Dhe e djeg të gjallë
Vurratat e djallit
I shihen kudo

Portret imi është ajo
Unë jam Dorian Gray

Zot, ti e di si
Bëj të plakemi
E të mbesim të rinj


Prishtinë, më 12 maj 2011


LUTJA XLIX

Kam me këputë një copë qiell
Me mbështjellë dashninë tonë
Me ruejtë nga Sy i Keq

Ka me qenë e diel
Ditë e Madhe e Zotit
Kur kam me fshehë thellë nën dhé

Kanë me marrë vesh shpejt
Se është gjaku ynë
Kur kanë me çelë lulëkuqet
Në tokën e zezë
Dashninë dhe vdekjen
Kanë m’i pa bashkë

Syshkruar flokëzez
Ti ke m’u hapë fushave
Si vetë Frymë e Zotit

Ti
Shoqe
Mike
Motër
Ke me m’u ngulë thikë në zemër

Kush s’ka me ditë
Pse e kam la me lot
Këtë ditë maji

Mbështjellë me një copë qiell
Zot na ruaj
Nga njerëzit në tokë

Prishtinë, më 1 maj 2011

Eh Drini im i bardhë më merr me vete....




Agim Desku

Nëpërmes Drinit të Bardhë
Eh Drini im i bardhë më merr me vete çdo ditë të bukur pranvere
Me sjell një frymë te re nëpërmes valëve te tija mahnitëse
Kah kalëron bashkë me princin e mikes sime,të dytë jemi legjendë
E kësaj nate që më vjedh puthjen e pare sa shpejtë ikën o Dri
Pse nuk rri më mua të çmallëm me ty dhe me ëndërren e bukur
Sa fajtor je ti o Dri që nuk më merr me vete deri tek deti i saj
Të luftoj edhe me valet edhe me piratët për të vetmën fjalë
Që po e kërkoja edhe me mijëra vjet më pare në secilën pranverë
Nëpër secilën lule edhe tek trëndafilat e saj që i kam marr një ditë kujtim
Që i ruaj në kullën time prej ari në të vetmën zemrën time më shtat dryna
Askush nuk mund të hy këtu është roja me shpatën me dy tehe të e mbronë
Kujtimin e e aromës më të bukur që kam ndier ndonjëherë apo kam shijue
Sikur puthjen tënde mike që e ruja si zjarr Prekazi të secilës luftë
Për emrin tim dhe tend oj mike u bëra hero dhe atdheun ta lash ty kujtim
Në secilin varg timin ma ruaj ,me lulet me te dashura pranvere,në secilin gjeth
Ma ruaj më këngët më të bukura,me fjalët që shkëlqejn natën me hënë
Në çdo gjë të bukur ma ruaj sikur ma ruen shpirtin tend për mikun
Dhe një ditë do të takohemi në mes valëve te Drinit te Bardhë aty ku ishte fillimi
i takimit dhe puthjes që më rri pranë dhe m`i djeg buzët edhe ashtu te thara prej viesh pritje,dyluftime deri sa u bëra edhe këngë edhe varg edhe pranverë
gjithqka u bëra vetëm për të hyrë dhe mbetur në shpirtin tend të shënjtë
u bëra edhe kalorës edhe i krisuri i kësaj bote që botën ndryshon me shpirtin tim
me dashurinë time me fjalët me te bukura që ju dhoroj miëve te mi,atdheut tim
ëndfërrës sime dhe pyramidës sime që e lajmë me lot shiu kur të takohemi mbi majën e saj,mbi buzëqeshjen e saj,mbi puthjet plot zjarrë,aty do te ndalet për pak
pranvera,aty do të ndalen pr pak luftërat,aty do te na jap uratën i imi zot
aty është pranvera ime,je lulja me e bukur qwë kam pare ndonjëherë,aroma më e dashur I kujtimit tim për vargjet që do lindin atë ditë,apo nuk do të këtë më mbrëmje vetëm dritë e pranverë edhe dielli do te di të dashuroj edhe hëna do te ndalet për një cast,dhe do të ndalët ora ime,çdo gjë do të na shikoj si është
kthyer bota nga ne ,një botë tani është më ndryshe,më e bukur,më e dashur,
pa luftëra,pa ëndërra dhe unë me mikën tani më nuk jemi legjendë
jemi syri i botës se dashuruar,jemi fjala dhe vargu i pranverës se bukur
tani jemi udhëtarë me Drinin e Bardhë .secili vrapojmë pas buzëqeshjes
pas fluturave që të jenë edhe ato në përqafimin tonë,në dashurinë e mikes
në zemrën e saj që na prêt ne dritarën e saj me lule shumëngjyrëshe
me zemrën e hapur plot aromë dhe puthje plort zjarr
eh Drini im sa i dashur je,më more për pak me vete të falëm shumë që më takove më mikën,më ëndërrën ,me lulet,me bukurinë ,me atdheun,me çdo gjë te bukur në këtë botë krejtë ndryshe si vetë jeta e mikës sime.

Baladë plisit
Kërkova gjithandej Durrahut
Fototografitë e plisit tim
Nëpër secilën skënë e akt të dramës shqiptare
Ulësha nëpër shkallët të amfiteatrit të Butrintit
Para se Krishti të gozhdohej edhe shqip
Se sonte dua ta kujtoj baladën e plisit tim
Të vrarë tragjedive shekspiriane
Sikur që kohërat më ngjanin mua
Dikur e sot kur jam një emër i popullit tim
Më nuk më duhen ëndërrat e kësaj bote të çmendur dhe të krisur
Sonte vijë nga tjetër botë si baladë e fjalës së saj
E di nuk jemi mëkatarë të asaj kohe që na vodhën ëndërrat
Te dytë rrijmë vargut tonë me hënën zgjuar deri në agim
Të vrasim djallin bashkë me ëndërrat
Se dua të mbetëm piktura e varur në mur
Apo e vetmja piramidë në pikturën time
Që rri vargut te poetit duke kënduar pak serenadë për mikën
e të pi pak verë Çamërie
Me Tiranasën time,Yllka
Eh ecnim si dikur edhe sot deri tek Molla e kuqe
Për secilin varg po bëhemi baladë e plisit tim
Sonte është kohë jasharjane e atdheut shqip
E mbarojnë lutjet e mia për ta vënë botën në pikturë.

PLISI

Ku ta kërkoj plisin e fisit tim
Në cilën kokë ta shikoj
Si dikur bacit mbi ballië sa hije I kishte
Sëbashku i ruanin kujtimet e gjalla nëpër sëcilët shekuj
Dhe legjendat për burrat e dheut e Atdheut të shqipeve
Të ngritur në këngë të rapsodit këmbëkryq odave shqiptare
Bukur ia thotë n`tela lahuta e nëpër dasma kërset huta
Në cilën udhë të të gjëj si feniks të balsamosur apo në muzeun e shqipeve
Hajt bacalok hajt të dytë do të ngritëmi prap së nuk vdesim ndryshe vetëm shqip
Në lahutë u bëmë bëma dhe falëm zemra për më të bukurit emra
Nga kullat tona luftohej e dashurohej në një sofër të bashkuar me miq
Isha krenar me plis në ballë së e dija që vetëm kështu isha shqipatar denbabaden
Në tokën NËNË ILIRODARDANE me Malësi e Çamëri kur isha vetë Shqipëri
Kur nga kohë e Skëndërbeut valonte flamuri kuq e zi edhe nëpër këtë mbretëri
E sot ku ta kërkoj plisin e bardhë a mos shqipet e kanë marrë ta ruajnë në gji
Nga plagët që shekujt na i bën trupit e na ndanë trungun tim pjesë pjesë
Ca në Çamëri e ca në Iliri ca në Malësi deri kur prap në një Shqipëri
Në një varg të poemës sime e në një këngë do të jemi unë e ti
Me plisin e bardhë si zemra ime që nuk di tjetër fjalë
Vetëm miqësi të falë e në liri dashuri për mallë.




KULLA

e ndërtuar me gurë e murë
Për plis në ballë për burrë
Ngritë e rritë edhe flamur
Kuq e zi në ILIRI
Fole e shqipeve në Arbëri
Kullat tona plot histori
Nga një hutë nëpër frengji
Kur të vijnë armiqtë e zi
Si traditë për miqësi
Shkollë kombëtare për shqiptari.



VARGJE FLAMURI

Kur erdha në këtë botë
Takova vargun si dashuri të këngës
Si ëndërr për mikën e fjalës
me shekuj e zhdukur nga faqja e dheut
e gjeta nën diell in e fatit tim dhe si kujtim
e ruaj në gjirin e nënës Shqipëri
të mbeshtjellur me flamurin kuq e zi
dhe shkaba dykrerëshe e ruan me gjelozi
fjalën Shqipe në flamur kur ma sheh plisin në ballë
dhe më thërret më emrin tim shqiptar Agim DESKU
si varg i shkruar mu në mes vargjeve të poezisë sime
që dikur mësoja nga Naimi e Serembe
Fishtën nuk më lanë ta njihja si shpetimtar të vargut të kohës
Që mezi e recitoja vargjet që as nuk e kuptoja gjuhën e tyre
E tani vie si relikt mbi sëcilin varg më shumë a më pak së sa e dëshiroja
Të ecën bashkë me fisin tim në të vetmin flamur në të vetmën fjalë shqipe
Që e di çdo fëmijë që nga djepi deri të bëhet burr e shkuar burrave.


Përzgjodhi :Flori Bruqi

Dukuri në procesin e të lexuarit e të shkruarit



Nga Bashkim Saliasi
Bashkim Saliasi
Të mësuarit është një proces i gjatë e i ndërlikuar. Ai fillon në formë kuptimi, shumë herët, atëherë kur fëmija “regjistron” në, vetëdijen e vet fjalët e para të gjuhës së nënës së bashku me përmbajtjen kuptimore të tyre. Në një farë kuptimi, mësimi i gjuhës është ndër mësimet e para që nis të përvetësojë njeriu. Me uljen e fëmijës në bangën e shkollës, tashmë ky mësim futet në një sistem procesesh, metodash, problemesh e dukurish. Për të realizuar të mësuarit në tërësi, duhet të përvetësohet çelësi i të mësuarit, gjuha. Mësimi i gjuhës amtare është bazë që përcakton zhvillimin intelektual, emocional e shoqëror të një nxënësi, në veçanti, por edhe të njeriut në përgjithësi. Për nxënësin ky mësim luan rolin e bashkërenduesit në tërë përmbajtjen që ka shkolla e, për njeriun passhkollor bashkërendon tërë përmbajtjen e “shkollës” së madhe të jetës. Duke parë shkollën si qendrën më të rëndësishme të mësimit të gjuhës shqipe nga nxënësit, përmes lëndës së gjuhës shqipe, por edhe nga lëndët e tjera, të paktën në anën vizuale, mendoj se mësuesit e gjuhës shqipe, më mirë se kushdo tjetër, duhet të jenë mjeshtrat e vërtetë të zotërimit të arteve të të mësuarit të gjuhës, nxënësve të tyre. Në të vërtet zotërimi i këtyre arteve kërkon, në veçanti, që të kuptohet mirë nga çdo mësues çdo të thotë ta mësosh nxënësin që të të dëgjojë, ta mësosh nxënësin që të flas bukur, qartë e rrjedhshëm. Mirë po, unë në këto pak radhë dua të ndalem tek artet e të lexuarit dhe të shkruarit nga nxënësit. Leximi si proces mësohet nga klasa e parë deri në klasën e pestën. Mësimi i gjuhës shqipe nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë nuk ka më synimin për ta mësuar nxënësin që të lexojë, por synon që ky proces të realizohet me art, duke shprehur veten me tërë botën emocionale ndaj asaj që lexon, duke përcjellë ndjesi, emocione e qëndrime tek ata që e përcjellin atë lexim e, duke ngulmuar që të vëmë në spikamë porosit, mesazhet, vlerat artistike përmes theksimeve logjiko-emocionale, në dukje se (jo nuk njihen) disa probleme e dukuri për të lexuarit nga nxënësit e klasave të VI-ta dhe të IX-ta të arsimit 9-vjeçar. Së pari: Është problem, se ka ende një masë të konsiderueshme nxënësish që nuk dinë të lexojnë. Kjo dukuri nuk shfaqet vetëm në klasat e gjashta, por vihet re dhe në klasat e larta. Për fat të keq na rezultojnë jo pak nxënës që mbarojnë arsimin e detyruar 9 vjeçar pa arritur të përvetësojnë në masën “mirë” të lexuarit, si proces i të nxënësit të dijeve. Të lexuarit si proces s’ka të bëjë vetëm me të nxënit, por duhet parë edhe si proces që e formon nxënësin si në anën kulturore ashtu dhe në atë estetike, duke e ndihmuar atë të shprehet bukur, në mënyrë elokuente edhe mbas mbarimit të shkollës. Së dyti: Kultura e të lexuarit nuk fitohet pa një lexim të vazhdueshëm edhe të librave jashtë shkollorë. Vrejmë se këto vite në shumë shkolla nuk ekzistojnë bibliotekat e shkollave. ( ! ) Tashmë, kur në vendin tonë ka ndodhur e vazhdon ende lëvizja demografike e popullsisë nga zonat fshatare drejt atyre qytetare, këto lëvizje kanë sjellë me vehte edhe probleme të mëdha për shumë shkolla, si në ngarkesën tej mase me nxënës të klasave, zhvillimin me turne të mësimit, reduktimin e minutazhit të orës klasike të mësimit, e tje. Ndodhur në një realitet të atillë as nxënësi e, as mësuesi nuk arrijnë të marrin e, as të japin në masën “mirë” artin e të lexuarit. Së treti: Vihet re te shumë mësues të gjuhës shqipe dukuria e të ushtruarit të nxënësve në të lexuar në orën e mësimit, pa një proces leximi nga nxënësit sipas këtyre synimeve, te ne si mësues të gjuhës shqipe, por edhe te ata mësues të disiplinave të tjera, nuk mund të pretendojmë se e kemi realizuar procesin e të mësuarit nga nxënësit. Tashmë dihet se para se tu mësojmë nxënësve dije nga shkenca të ndryshme shoqërore apo natyrore, atyre u duhet mësuar se si duhet të zotërojnë mirë dhe shumë mirë të lexuarit.
Vetëm duke lexuar sipas këtyre parametrave të lartpërmendur, ne mund të pretendojmë se po e përgatitim atë, nxënësin, drejtë artit të të studiuarit, me tërë bukuritë dhe të fshehtat e tij. Rrjedhimisht, një nxënës që din të lexojë, dinë dhe të hap portën e artit të të studiuarit e të marrë prej aty ato që i nevojiten për të ngulitur dije e për të fituar shprehi të reja. Mësuesi i gjuhës shqipe , pavarsishtë, por dhe çdo mësues tjetër, duhet të reflektojë modelin më të mirë për nxënësit, si në të folur, në të lexuar e, në të shkruar. Të lexuarit si art, jo vetëm e lehtëson, por dhe shkurton rrugën e përvetësimit apo edhe të transmetimit drejt e saktë të dijeve. Është, tashmë, e njohur mënyra e të lexuarit nga nxënësit tanë në këtë hark shkollimi. Mendoj të ndalem për të vënë paraqitje e bukur që nga shkronja deri te teksti i plotë, paraqet vlera shpirtërore të të nxënit, shprehje të karakterit në një farë mase. E bukura, si kategori estetike, ka vend edhe te shkrimi, veç duhet punë për ta arritur e përvetësuar atë. Është mësuesi ai faktor që orienton, mëson e frymëzon nxënësit e tij drejt këtij objektivi. Të shkruarit nuk është vetëm anë formale, por edhe përmbajtje. Të shkruash do të thotë edhe të formulosh mendime, të organizosh fjali, të shprehsh ide e të transmetosh kulturë e mesazhe. Roli i mësuesit të gjuhës shqipe edhe këtu, me sugjerimet e vazhdueshme, me “vërejtjet” pozitive, me refleksionet e veta për punën me shkrim të nxënësve, të lëna në formë këshillash, në fletoret e tyre, është i pazëvendësueshëm. Kështu mësuesi i “flet” nxënësit edhe në klasë, edhe në rrugë, kur nxënësi kthehet nga shkolla për në shtëpi, por edhe në shtëpi jo vetëm me nxënësin, por edhe me prindin që i shikon fletoren fëmijës së vet. Dukurit e problemet që vihen re sot tek shkrimi i nxënësve janë për fat të keq të shumta. Së pari: Ka një masë të konsiderueshme nxënësish që nuk i formulojnë drejtë fjalitë. Në këtë hark shkollimi lënda e gjuhës  shqipe , pjesa e leximit letrar, në shkollë kërkon më tepër të zhvillojë tek nxënësit të shprehurit, të ritreguarit, interpretime, zbërthime, vëzhgime dhe arritje në përfundimet e duhura. Të gjitha këto arrihen pasi nxënësi ka parë modelin e të lexuarit, prej mësuesit, dhe pasi ka punuar shumë në mënyrë të pavarur me të lexuarit. Së katërti: Ka një masë të konsiderueshme nxënësish që u mungon fantazia e aftësia për të formuar një mendim të qartë e të përfunduar. Kjo vjen si pasojë e dobësive që vihen re në procesin e të lexuarit nga nxënësit. I gjithë ky proces është një hallk në zinxhirin e proceseve të formimit  të nxënësit. Po çaloi, ose po u shkëput kjo hallkë, nuk funksionojnë as hallkat e tjera e, formimi ngelet i mangët. Të lexuarit dhe të shkruarit janë dy procese fortë të lidhura me njëri-tjetrin. Edhe arti i të shkruarit nga nxënësit nuk është më pak i rëndësishëm nga arti i “të folurit”, i “të dëgjuarit” e i “të lexuarit”. Të shkruajnë nxënësit nuk do të thotë të dinë t’i shkruajnë shkronjat e gjuhës shqipe. Shkrimi është edhe dije edhe kulturë. Është dije sepse e pais nxënësin me teknika të reja të të shkruarit. Është kulturë sepse i njeh nxënësit të organizojnë gjymtyrët brenda fjalisë. Së dyti: Nuk vlerësohet sa duhet nga nxënësi, por edhe nga mësuesit në përgjithësi, paraqitja estetike e një pune me shkrim, qoftë ajo edhe një detyrë shtëpie e përfunduar me shkrim, por i vihet theks më shumë rezultatit të zgjidhjes së kërkesës. Së treti mësuesi duhet të ngulmojnë të edukojnë te nxënësit idenë se shkrimi i bukur është respekt për vetveten së pari, për një punë që del nga duart e tij. Së katërti: Shkrimi nga ana e nxënësve në jo pak raste të shumë fjalëve në “normën” dialektore, si edhe përdorimi i disa shkronjave në vend të atyre që duhen përdorur në normë, standarde të gjuhës. Kur kujtojmë se ç’rrugë të gjatë e të vështirë kanë bërë atdhetarët tanë  të shumtë në kohëra të ndryshme, për ta jetësuar e lartësuar gjuhën tonë amtare, s’mund të qëndrojmë indiferentë kur shikojmë se në kohën tonë moderne gjuhës shqipe po i bëhen “sulme”, shartesa e shformësime nga njerëz që mbahen për intelektual shqiptar, nga media shqipe, nga shtëpi botuese, nga hartues tekstesh shkollorë e, në ndonjë rast edhe nga ndonjë “mësues” modern. Le të jetë edhe ky shkrim në ndërgjegjen e çdo shqiptari që të kuptojë se, ta flasësh, ta lexosh e ta shkruash bukur gjuhën amtare  nuk është  thjeshtë një dëshirë, por edhe një detyrë e shenjtë atdhedashurie.

INTERVISTË ME POLITIKANIN SHQIPTAR



Nga: Xhevat Rexhaj


( Intervistë në ëndërr), Parajsa dhe Ferri

“Gjykatësi: Po o politikan, ke të drejtë dhe shi për këtë une po vendosi që ti të jesh në parajsë, me të gjitha privilegjet që të ofrohen aty,  ngase ti fare nuk ishe dhe nuk je fajtorë për ato të bëra, dhe nëse dikush duhet të shkoi në ferr atëhere do të shkojnë të gjithë ata që ta dhanë voten dhe të mbajtën në pushtet…..”
Shekujtë kalojnë me shpejtësi marramendëse edhe pse ne njerëzimi nuk e hetojmë këtë fenomen, ngase jemi të përqendruar në vite dhe dekada, andaj për këtë arsye edhe ne si gjithë njerëzit e kësaj planete kënaqemi me suksese dhe deshprohemi me të këqija si pjesë e pandashme e jetës.
Ne shqiptarët si populli ma i vjeter i rruzullit tokësor, si populli më i civilizuar, si populli më punëtorë, më luftarak, më besnik dhe më i drejtë në këtë planet sot kemi pse të mburremi me politikën dhe politikanët tanë të cilët po sakrifikojnë çdo gjë nga vetja e tyre , vetëm e vetëm që të ofrojnë mirëqenje dhe ardhmëri të ndritëshme për qytetarët, pra shtetasit e tyre.
Mu për këtë arsye do të bëjmë një intervistë të hapur dhe shumë të qartë me politikanin shqiptar, atëdhetarë i hershëm, patriot i fortë dhe njeri me shkollimë superior.
-I nderuar Politikan, në fillim për lexuesit e shumtë , a mund të na thoni shkurt se kur u lindët dhe ku?
Politikani:  Së pari unë ju falenderoi në mënyrën shqiptare që më ofroni mundësinë të jem i intervistuar nga ana e juaj, dhe të tregoi sado pak për sakrificat, angazhimet, atdhedashurinë dhe përkushtimin tim për kombin. Une kam lindur në ditën kur kishte darsëm daja im, në muajin e korrjesë së misrit ,dhe në vitin kur kishte rënë më së shumti borë.
-Po i nderuar politikan në fëmijëri si ishte qështja me shkollimin tuaj, ngase në biografinë tuaj shifet qartë se keni qenë nxënës shumë i mirë dhe sot jeni edhe Doktor i shkencave ?
Politikani: Eha sa për shkollën më duhet të them se vërtet gjatë gjithë moshës së re isha shumë i përkushtuar për te. Shkollën fillore e kam mbaruar në katundin afër nesh, shkollën e mesme e pata regjistruar në komunën tonë, por qysh në vitin e dytë mu desh ta nderprisja, ngase fillova të mbushem me patriotizëm nga disa shokë të mi me të cilët aty këtu bënim probleme kundër pushtuesit, duke vjedhur dhe duke rrahur ndonjë tjetër që nuk mendonin si ne.
-Po shifet se ju disa vite ishit jashtë bankave shkollore, po si ndodhi që ju të bëheni patriot dhe atdhetarë aq i madh në vitet në vijim?
Politikani: Të them të drejten nuk ishte e lehtë, kur e vërejta se në tokën e lindjesë nuk kishte më perspektiv une vendosa të emigroja në perëndim, dhe atje pata rastin të bashkohem me disa bashkëmendimtarë të mi dhe nga atje bënim shumë çka për kombin, dhe mendoi se ajo kohë  më dha shumë frymëzime se si duhet atdheu dhe si duhet ndihmuar atdheun kur është në rrezikë.
-Tani ti kthehemi pakëz kohës dhe momentit se si ndodhi që ju të ktheheni në atdhe dhe të merreni me politikë?
Politikani: Po duke parë rrethanat dhe rrezikun e kombit une vendosa me shoqërinë time që të tubonim mjete materiale, pra para dhe ta ndihmonim atëdheun me të gjitha mundësit, dikur une isha edhe një nderë shefat e këtij veprimi dhe pas përfundimit të luftës, për hir të opinionit më duhet të potencoi se une isha disa here deri në Shqipëri për të shpërndarë paratë dhe gjëra të tjera që janë sekret i shtetit ende, une u futa brenda territorit të shtetit dhe fillova me grupin tim të merremi me politikë, ngase shihej nevoja e madhe për mua dhe për bashkëmendimtarët e mi që ti ndihmojmë shtetit.
-I nderuar Politikan, ju sot jetoni në kryeqytet dhe keni shtëpi të mirë, automjet, post të lartë në pushtet dhe shumë privilegje të tjera, a mund të shpjegoni se si i arritët të gjitha këto brenda disa vitesh, kur dihet se edhe në shtetet  më të zhvilluara nuk do të kishte mundësi të tilla ?
Politikani: Një pyetje të tillë e kam shpesh edhe në ndeja të ndryshme, në takime të ndryshme dhe besa edhe nga shumë gazeta kritikohem se si erdhi gjerë te kjo pasuri, po ju lutem une kisha në fshatin tim shumë pasuri të patundëshme nga babai, disa livadhe, malin dhe një shtepi me  një hambarë. Të gjitha këto i shitem me vëllazninë time dhe u ngulem në Prishtinë, njëherit une kam rrogë të mirë në pushtet, ligjëroi në fakultet, gruaja ka specializuar dhe gjithashtu ligjëron në fakultet, dhe njiherit e ka një barnatore private. Nga të gjitha këto po kuptohet se une nuk e kam thye ligjin, dhe këtë po e tregojnë votimet në të cilat une gjithnji fitoi vota me shumicë.
-Po të ndalemi pakëz tani te qështja se ju sot jeni me titull Dr. , dhe pos me politikë siç thatë edhe ju, jeni edhe ligjërues në fakultet, po si ndodhi që ju para luftës nuk e kishit krye as shkollën e mesme…?
Politikani: E edhe ju gazetarët si jeni, po une isha i sinqertë në fillim rreth shkollimit, dhe tani ju tregoi se pas luftës edhe pse shumë i angazhuar në politikë une isha shumë i shkathët dhe shumë i interesuar që të vazhdoja shkollimin, shkollën e mesme e kreva për pak muaj ngase kapacitetet e mia intelektuale u kuptuan shumë mirë nga mësimdhënësit, ndërsa menjihere regjistrova dy fakultete, njërin në Shqipëri dhe tjetrin në Kosovë, dhe më besoni për 1 vit i përfundova që të dy fakultetet, kështu që pastaj vazhdova me magjistraturën dhe në fund me doktoraturën të cilën e përfundova në  superlativ.
-I nderuri Politikan, sot siç e cekët edhe më lartë, shumë po shkruhet dhe po flitet se pushtetarët, deputetët, pra politikanët në përgjithësi merren me hajni, korrupcion, kriminalitet, kontrabandë dhe me shumë shkelje të tjera të ligjit, a mund të na thoni se a qëndrojnë këto akuza, apo janë vetëm thashë e theme ?
Politikani : Po, po, po flitet, po shkruhet, po dëgjohet dhe shkurt po ngritet shumë pluhur rreth këtyre qështjeve, por une ju siguroi se asnjë nuk qëndron. E them këtë duke u nisur nga fakti se akuza të tilla ka me vite, por qytetarët e vendit tim janë shumë të zgjuar dhe shumë të vetëdijshëm se  as une e as pushtetarët e tjerë nuk jemi të përfshirë në këto shkelje ligji, ngase ne e respektojmë ligjin dhe mu për këtë populli po na voton në të gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato parlamentare. Nga kjo shifet kjartë se këto janë vetëm spekulime, andaj as gjykatat dhe prokuroritë nuk po gjëjnë prova të duhura, e krejtë kjo tregon se une dhe ne politikanët e tjerë patriotë të përkushtuar të kombit jemi të pastërt.
-Zotëri Politikan, atëher a mund të na thoni se pse gjithë këto akuza dhe këto përfojle për korrupcion nga gazetat dhe kundërshtarët politikë ?
Politikani : E kjo pyetje është shumë me vend, une mendoi se të gjithë ata që akuzojnë politikanin  e bëjnë këtë nga inati që vet nuk munden të vjedhin, ngase këtu funkcionon shteti ligjor, të tillët na e kanë zili se ne politikanët ishim patriota, dhe edhe në ditët e sotme jemi duke sakrifikuar edhe Familjet tona për shtetin dhe mirëqenjen e shtetasve tanë. Ne nuk ua pijmë gjakun qytetarëve tanë me taksa dhe me denime, shpesh i mbyllim sytë dhe i lejojmë edhe ata që të gjinden për veten e tyre, dhe shi për këtë qytetarët na duan neve.
Zotëri Politikan, çfarë mendoni për të rinjët, a duhet edhe ata të kyqen në jetën politike  ngase shumë nga ta kanë përgatitje të duhura dhe janë në trend me kohën e teknologjisë dhe dijnë shumë për demokracinë dhe ecjen e mirë përpara ?
Politikani .: Une mendoi se të rinjët tanë nuk duhet të kyqen në politikë, ngase ne gjenaratat e çlirimit të Kosovës si ata paqësor si ata luftarak ende nuk e kemi kryer punën gjerë në fund, pra kemi edhe shumë për të bërë. Ne politikanët që sot udhëheqim shtetin kemi krijuar përvojë, dhe na duhen edhe disa vite të qëndrojmë në poste për të mirën e popullit, ngase kemi dije dhe e ruajmë ende patriotizmin e fortë.
Faleminderit për intervisten i nderuar Politikan, nëse keni për të shtuar diç apo ?
Politikani : Unë po  e shfrytëzoi rastin që të përshendesë popullin tim, dhe ta falënderoi për përkrahjen e madhe që më japin kudo dhe kurdo. Une i siguroi qytetarët se sa here që më votojnë une do jem edhe më i përkushtuar që ta ruaj pasurinë e shtetit, dhe ta ruaj ligjin, ngase këtu fillon dhe qëndron demokracia e fortë e jona. Populli e ka kuptuar se ishte me vend që une erdha dhe u vendosa në Prishtinë për të qenë më afër vendit të punës, dhe për mos të bërë shpenzime të shumta, ngase  sikur të kisha qëndruar në fshat atëhere une do të duhej të udhëtoja me automjet e me shofer, kështu une këtu në kryeqendër jam me sy hapur ditën dhe natën në shërbim të shtetasve të mi. Faleminderit për intervisten….
Dikur vdiq Politikani;
Politikani kishte vdekur dhe kur kishte shkuar  shpirti i tij te gjykatësi i përjetësisë, për të marr gjykimin se a duhet të shkoi në parajsë apo në ferr, kishte ndodhur një befasi e këndëshme për shpirtin e politikanit.
Gjykatësi i shpirtërave e pyeti politikanin se pse kishte vjedhur aq shumë shtetin, atëdheun që e kishte dashur aq shumë, kishte kontrabanduar dhe ishte korruptuar gjerë në dhëmbë? Politikani i ishte përgjigjurë kështu: I nderuar gjykatës, une të gjitha që i kam bërë i kam bërë për qytetarët e mi, vërtet une kam vjedhur sa kam mundur, pra e kam shkelur ligjin me te dy këmbët, por qytetarët gjithnji më votonin, gjithnjë më zgjidhnin në poste, dhe une vërtet mendoja se po bëja mirë, e për këtë arsye po më zgjedhin gjithnji,nëse une jam fajtor për këtë athere e pranoj ferrin!
Gjykatësi: Po o politikan, ke të drejtë dhe shi për këtë une po vendosi që ti të jesh në parajsë, me të gjitha privilegjet që të ofrohen aty,  ngase ti fare nuk ishe dhe nuk je fajtorë për ato të bëra, dhe nëse dikush duhet të shkoi në ferr atëhere do të shkojnë të gjithë ata që ta dhanë voten dhe të mbajtën në pushtet…..
Kështu ishte jeta e Politikanit shqiptarë, gjatë gjithë jetës jetoi në luks, e kur vdiq përfundoi në parajsë, dhe me këtë aktvendim të gjykatësit të shpirtërave duhet të pajtohemi……ne që do ta fitojmë ferrin…..
Ishte një  intervistë në ëndërr, por  shumë interesant…………..

VEPRA “MEDLINE OLLBRAJT – MISIONARJA E KOSOVËS” E STUDIUESES FATBARDHA LAUKA PËRBËN NJË NDER KOMBËTAR



Shkruan: Ramiz LUSHAJ
Autorja Fatbardha Lauka falenderon te pranishmit ne promovimin e librit te saj
1.
            Jo rrallë njeriu mbetet peng i vetvetes. Kësisoj më vangi mue. Dy vjet më hepohej në mendje me i fjalnue disa merita për veprën dokumentare të studiueses e pedagoges Fatbardha Lauka me titull palcor “Medline Ollbrajt – misionarja e Kosovës” i dritëdalun nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike (ISHSP, Tiranë, 2010). Gjithësesi ky peng moral shprehimor ishte aq tundues e reflektues saqë më shtyni me hulmue e vargarend publikisht vlerësime. Natyrisht nuk kishte si me ndodh ndryshe nistue edhe nga ky kryefakt: kjo vepër në kultin e vet vleror e me kumtimin e mesazheve të saj është një Nder Kombëtar, që autorja Lauka ia miraban njejtësisht kombit shqiptar, kohës së sotme të integrimeve shqiptare e miqëve tanë si aleatit ma strategjik – Amerikës.
Kombi shqiptar ka nevojë jetnore për ndere të tilla kombëtare, ndaj le të vijnë ato nga gjeo-koha e ditëve e viseve shqiptare në dimensione të vogla ose të mëdha duke mbart përkushtim e përcjell kushtrim në mesazhe e hapa të ecjes tonë drejt të nesërmes, siç e kreu një të këtillë mision edhe Fatbardha Lauka me artnimin ajkor të kësaj vepre për Sekretaren Amerikane të Shtetit, Medline Ollbrajt, që asokohe (1999) edhe shtypi rus e cilësonte “Gruaja e çeliktë” (stalnaya) dhe njëtrajtësisht edhe për Amerikën e Uillsonit, Bushëve, Klintonëve e Obamës.
Ky libër botohet dhjetë vjet pas “Luftës së Kosovës” (1999) po në këtë fokusim mbetet aktual, pasi edhe pas njëqind vitesh spektron me mesazh përditësor thirrja epike e politike e burrshtetasit themeltar Ismail Qemal Bej Vlora për t’u ngrit shqiptarisht (siç vepërtoi Hasan Prishtina) për pavarësinë kombëtare shqiptare tuj-e mos u tehnue e zgafell si “Kurdë të Ballkanit”, sepse fatkeqësisht ende jena të ndamun si komb në gjashtë shtete ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi e Serbi. Nëse në vitin 1912 Shqipëria Londineze ishte veç një e katërta e territorit të saj etnik, pikërisht në këtë kohë Mali i Zi u rrit me dy të tretat e tij me aneksimin e tokave shqiptare. Po kaq sa është sipërfaqja e Kosovës së sotme është edhe Çamëria e aneksuar nga Greqia, të cilës Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk ia përmend as emrin në “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” (2008).
Tuj-e fletahap vertikalisht e horizontalisht këtë vepër dokumentare për kontributin amerikan kryesisht për Kosovën e lirë e të pavarur m’u beft një fakt: nuk është rastësi fati i njëjtë i udhëheqësve shqiptar, që patën miq  disa shtete në fillimet e vazhdimësinë politiko-shtetërore, po në finale u ankoruan te Amerika.
Pavarësisht se Amerika gjendet kudo si lidership po këta burrshtetas shqiptar askund nuk gjetën një aleat strategjik si Amerika.
Ismail Qemal Bej Vlora i Pavarësisë Kombëtare Shqiptare sadoqë nuk shkëputej tërësisht nga Perandoria Otomane e sadoqë kapej gati krejtësisht tek Austro-Hungaria e shpesh hidhej nga Italia, aty nga fundi i jetës së vet misionare u fortlidh me Amerikën e si delegat i shqiptarëve të Amerikës donte të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris (1919).
Po kështu edhe Ahmet Zogu sadoqë u lidh me praqe e traktate kryesisht me Italinë, sadoqë jetoi në Angli, Egjypt e në Francë, nga fundjeta e tij udhëtoi nga Kajro në Amerikë (1951) e biles shkoi edhe më tej, bleu një vilë në Nju York, për qëndrimin e aktivitetin  e vet kombëtar, po nuk ia mbrrini këtij kursi misionar pasi ndrroi jetë para kohe (1961).
Noli, kur ishte kryeministër i Shqipërisë (1924) i hodhi sytë nga Rusia, po ma pas e kapërceu Atlantikun përjetsisht e nga Bostoni deklaronte se kombi shqiptar i mbetet borxhli Amerikës dhe atje i takoi e pati lidhje me presidentët amerikanë T. Ruzvelt, U. Uillson, F. Ruzvelt, H. Truman, D. Ajzenhauer e Xh. Kenedi.
Kryeministri Esat Pashë Toptani, kjo fatkeqësi e vendit të tij, sadoqë u nyjos e u njollos me disa nga fqinjtë tanë, aty nga fundikja atentatore nga kjo botë, u udhanis për  në Paris (1919) me u takue me Presidentin Amerikan, Uillson.
I fundmi diktator komunist, “sëmundja e butë”, Ramiz Alia, udhëheqës politiko-ushtarak përkrah sllavëve në Kosovë, i shkolluar në Moskë, “bilbili” i luftës kundër imperializmit amerikan, në fund të pushtetit të vet (1988-1992) nuk e tha publikisht astenji fjalë të keqe për Amerikën e, përkundrazi, edhe kur e shkunaliti një atak në zemër i çoi fjalë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker.
I vetmi burrshtetas shqiptar vijues i pandalun në të njëjten linjë autostradore e piedestalore me Amerikën është lideri historik i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, njësoj në qëndrime e veprime, ashtu siç u deklarua më 12 dhjetor 1990 te “Zëri i Amerikës” (ditën e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë) u përcaktua vendosmërisht edhe më 10 qershor 2012 në fjalën përshëndetëse në 134 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bash te vendtubimi historik i këtij kuvendi parathënës e bërës i Pavarësisë Kombëtare Shqiptare.
 2.
Kur mirëflas se kjo vepër është një Nder Kombëtar ndokush mund të dreqmendoj se po i tonoj disi hapët këtij vlerësimi, po më duhet me thanë troç: mblidheni (ha)mendjen se gjithësesi kam të drejtë të shumëfishtë.
Së parit, nderet e mëdha i lind një dashuri e madhe hyjnore e jetësore, e ndër ne shqiptarët e Ballkanit ka një dashuri të tillë të pamatë për Amerikën.
Kjo ka të bëjnë shpirtërisht e realisht me ëndrrën e veprën e madhe të lirisë, pavarësisë e demokracisë në tokën shqiptare, se vet “Lufta e Kosovës” (1999) njihet si “luftë për vlerat” në kauzën e të cilës Ollbrajt u investua aq shumë saqë u thirnue edhe si “Lufta e Medlinës” (“Madeleine’s War”, Time, May 17, 1999).
Ndaj edhe me këtë botim vleror për Medline Ollbrajt e Amerikën nuk ka si të ngjasin ndryshe. Autorja nuk boton një libër, po na jep një vepër, përndryshe “një vepër monumentale”, siç e kapitalon gazeta kombëtare “Bota Sot” (10 qershor 2011).
Ma së dytit, veçojmë se autorja Fatbardha Lauka rrezaton si shqiptare e vërtetë po edhe si anglo-saksone e devotshme, çka kjo fisnikërohet në përzgjedhjen e përcjelljet dokumentare në këtë vepër me paraqitje e brendi të nivelit bashkohor. Në ballinën e fundme të kësaj vepre kjo studiuese shkronjohet si veprimtare e Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (2001-2012), po përtej kësaj modestie mbetet një kontributore emblematike e saj.
Një vit ma parë (Prishtinë, 14.01.2011), në emër të kësaj Qëndre, (pjesë strukturore e ISHSP) ia dorëzoi çmimin “Faik Konica” familjes së Ibrahim Rugovës me motivacion për farkëtimin e ndjenjave të miqësisë ndërmjet kombit shqiptar dhe atij amerikan e britanik.
E shenjta jonë, Medline Ollbrajt, diellon si lidere e shquar amerikane dhe mike e madhe e shqiptarëve. Nga Uashingtoni më 15 prill 1999 do të  yllnonte “Jam krenare për atë që po bën Amerika për Kosovën” (fq. 61); do të shkruante se gjatë një vizite në Moskë në janar 1999 teksa shihte operën “Traviata” në teatrin e famshëm “Balshoi”, sytë dhe veshët i kisha në skenë, po mendja më rrinte te Kosova (fq. 24);  gjatë luftës kur pa qëndrimet ekstreme antinjerëzore të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës do të deklaronte “Nuk duroj dot më” (fq. 117);  do të zemërtonte një real-politikë “Qendra e universit tim – Kosova” (fq. 106). Njëkohësisht pesë vite ma vonë (SHBA,12 qershor 2004) kjo qytetare e denjë amerikane do t’i thoshte Presidentit Rugova teksa e nderonte me “Medaljen e Artë të Lirisë”se shpirtërisht “e ndjejn veten kosovare”.
Kështu nuk ka deklaruar gjithkund. Ajo ishte çeke, e pikërisht nga që kishte lind në Pragë kur u ba Sekretare e Shtetit Amerikan nuk i lejohej të ishte pjesë e programeve bërthamore e as të zgjidhej ma pas Presidente e Amerikës, po njëherash gjatë “Luftës së Kosovës” u ngrit prerazi edhe kundër vendlindjes së saj, Çekisë ( Greqisë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Kofi Anan) për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s  ndaj Serbisë, ndërsa më 2002 (pas daljes në pension) Republika Çeke, pas mandatit të Havelit e kërkoi të shkonte për Presidente, po nuk e pranoi këtë post.
Ollbrajt ishte pjesë e stafit të fushatave presidenciale në Amerikë që prej vitit 1976 me Xhimi Karter e deri te fushata e fundit presidenciale  e demokratëve përkrah Hillary Klinton e më pas për Obamen.
Kjo ishte e para femër në historinë e Amerikës që zgjidhej kryediplomate e saj (1997-2001) por duhet nënvizuar se lidhjet e saj me Kondeleza Rajs, Sekretaren Amerikane të Shtetit (2005-2009) ishin aq të forta saqë babain e Ollbrajt, diplomatin akademik Josef Korbel, e vlerësonte si një figurë qëndrore në të ardhmen e saj studimore, politike e diplomatike. Ndërsa me Sekretaren aktuale të Shtetit, kryediplomaten e shquar, miken e madhe të shqiptarëve, Hillary Clinton,  ka në vazhdimësi një lidhje shoqërore e  zyrtare, pasi është mike e familjes së shquar të Klintonëve, që para emërimit të saj ambasadore e Amerikës në OKB, dhe si diplomate e akademike edhe sot e kësaj dite i merret në konsideratë opinioni i saj për Kosovën, Shqipërinë etj.
Si rrallë kush,dr. e shkencave, Ollbrajt, arriti të mësonte se çfarë ishte regjimi komunist kur ishte në Çekosllovaki, në Beograd: kur  bante studimet shkencore për Pranverën e Pragës, lëvizjen e studentëve në Poloni, etj.; arriti të kuptonte qëndrimet ultranacionaliste të Jugosllavisë kur i ati ishte diplomat kariere në Beogard; arriti të provonte se ç’ishte Holokausti pasi tre të afërm të saj hebrenj iu ekzekutuan në Çeki nga nazistët gjermanë; arriti të zotëronte gjuhët çeke, angleze, ruse, polake, etj.
3.
Mirënjohja e studiueses Fatbardha Lauka, është e themeltë, e palctë, e bardhtë. Vjen në këtë vepër e përcillet nëpërmjet kësaj vepre. Është në gen e në kulturën e saj, shfaqet si virtyt njerëzor i saj, visaron si pasuri vlerash, gurron e lisnon në kohën, vendin e mënyrën e duhur.
Gjithçka e simboltë si  vet emri i saj: “fat” e “bardhësi”, pasi i përkushtohet  misionares Medline Ollbrajt, e cila edhe 13 vite pas “Luftës së Kosovës”, në fundmaj 2012, edhe kur Presidenti Amerikan, Barak Obama, e nderoi me Medaljen e Lirisë, më i larti nderim në SHBA, gjeti rastin e lumnueshëm të dritënojnë: “Në jetën time profesionale jam shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë çka ishin jo për atë që kishin bërë”.
Mirënjohja tjetër vjen nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike me seli në Tiranë e filial në Prishtinë (ku studiuesja Lauka është pjesë e tij, drejtore e botimeve), i cili ka në veprimtarinë e tij edhe çmimin “Madeleine Albright” për punimin më të mirë të studiuesve të rinj në fushën e politologjisë. Ky është një nderim për emrin e veprën e Ollbrajt, për atributet e kontributet e saj.
Mirënjohja nuk ka cak as nga vet shpirtmadhja Ollbrajt, që e shfaq në çdo rast për shqiptarët, të cilët me vend e rend ia lartësojnë kontributet, ia jetësojnë emrin. Në ditën që mori Medaljen e Lirisë (2012) u shpreh botnisht: “Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Medline”.
Ne, shqiptarët e Ballkanit e në krejt planetin tokësor, kemi traditë e obligim brezash për mirënjohje me fjalë e vepra në hulli fisnike e deri në lartësi klasike në të dy anët e medaljes: kur e japim vet e kur na e japin të tjerët.
Kjo na duhet patjetërsisht e besnikërisht, duke pasë parasysh faktin historik gjeopolitik se jemi komb e vend i vogël, ndaj me miq të mëdhenj si Amerika mund të bëhen punë të mëdha, si dëshmohet në një shekull pavarësi të Shqipërisë, mbi një dekadë pavarësi të Kosovës etj. Ne nuk kemi vlla me ADN biologjike e fetare të përbashkët si Sllavët ortodoks të Jugut, si Bota Arabe myslimane, etj.
 E për ma tepër e ma keqas, në Ballkan po rivijnë Millosheviç të ridimensionuar si Presidenti i Serbisë, antishqiptari Tomislav Nikoliq, që çartlloset me deklarata e hapa për “Serbinë e Madhe”, që çarkardiset se “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën” e lëshon humorin e zi nacionalist “shqiptarët duhet të infektohen me AIDS”; po shfaqen kërcenueshëm ultranacionalistët e djathtë e të majtë në Greqi, të cilët ullakojnë “I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre”,etj.; po qarkullojnë rryma për diskriminimin racor e historik në FYROM  me thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj.
Mirënjohja është Nder Kombëtar, si në rastin e kësaj vepre dokumentare “Medline Ollbrajt – misionarja e Kosovës” të studiueses Lauka, si në rastin kur ISHSP jep çmim me emrin e saj, si në rastin kur një çoban në maje të Gjerovicës apo në breg të Drinit të Zi ia vnon fëmijës së vet emrin e bardhë “Medline”.
4.
Studiuesja Fatbardha Lauka është bashkëshorte e denjë e diplomatit të karierës, ambasadorit të suksesshëm të Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauka. Nistue nga ky “status diplomatik” i saj deshta të them se përbën rastin e parë në historinë e diplomacisë shqiptare që bashkëshortja e një ambasadori boton një vepër të këtillë, që parasëgjithash e mbi të gjitha dëshmon një nivel shkencor për nga ndërtimi strukturor, përmbajtësohet me literatura e ilustrime interesante, pasqyron vlera dokumentare të kohës. Keq a me thanë po s’kie çka i ban: zonjat e ambasadorëve duan të jenë ma së forti krahas në pritje ceremoniale diplomatike e nuk iu hyjnë punëve të tilla kombëtare të vyera, si kjo vepra e Fatbardha Laukës për të parën kryediplomate në historinë e SHBA, miken e madhe të shqiptarëve, Medline Ollbrajt.
Në Universitetin Victory në Prishtinë, personalitete të politikës, diplomacisë e kulturës të Kosovës, gjatë promovimit të kësaj vepre, dolën veç të tjerash me një emnues të përbashkët vlerësimi, me një “notë” të përbashkët: “Atë që nuk e kanë bërë studiuesit, historianët, kronistët e gazetarët shqiptarë të Kosovës për një nga personalitetet më të shquara të fundshekullit XX, Sekretaren e Shtetit, Medline Ollbrajt, e ka bërë pedagogia dhe studiuesja shqiptare, Fatbardha Lauka”(“Bota Sot”, 10.06.2011).
Indianët thonë se “çdo plak është një bibliotekë”, po në rastin konkret, Dr. Islam Lauka, me botimet e tij shkencore për Kosovën si “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”, rusisht-shqip (Moskë,1994), “Kosova rast universal, apo sui Generis”  në gjuhët shqip, anglisht, arabisht, persisht (2007), “Shkëputja e Kosovës nga Rusia” në shqip, anglisht, serbisht (2007) e të tjera vepra studimore përben një “akademi më vete”. Njëherash është edhe President i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, President i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Kryetar i Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit” (Tropojë, përndryshe: Malësia e Mirë), i vlerësuar me çmime të ndryshme etj.
Në këto sipërmarrje akademike e ka pasë një bashkëpunëtore të afërt, në njëren tre sish: redaktore, korektore apo konsulente të parë, bashkëshorten e tij, Fatbardha Lauka, të cilët portretizojnë mirësisht një çift ideal, një familje shembull.
As te vepra e Fatbardha Laukës nuk mund të lamë pa vnue në pah se parathania në shqip e anglisht e Dr. Islam Laukës është një punim shkencor më vete, ashtu sikurse tjetra parathanie e maparshme e tij te vepra “Tony Blair: Për Shqiptarët” (Tiranë, 2005).
Nëse i shkon dikujt për vizitë në shtëpi e ka libra duhet me e pi kafen e me prit drekën e poqese nuk i gjendet ndonjë libër nën kulm e në rafte ha bukë shpejt e dil me pi kafen diku përjashta. Në familjen Lauka nget e para: kujton se je në ndonjë bibliotekë (ndër)kombëtare, pasi aty ke çdo botim edhe për Kosovën  në shqip e në gjuhë të huaja si në anglisht, frengjisht e rusisht. Në atë shtëpi të gjithë rriten me libra e rriten nga librat, biles edhe djali i tyre, Albani, që pas përfundimit të Universitetit Amerikan të Nju Yorkut në Tiranë tani po ndjek studimet pasuniversitare në Angli e pritet të dalin së shpejti me një libër, e kësaj udhe ecin edhe dy vajzat e tyre: Drenica e Faina.
Në këtë vepër autorja Fatbardha Lauka na vjen e shumëfishtë në hulumtimet e prurjet e saj dokumentare: si shqiptare e anglo-saksone me profilin e vet; si nanë e humaniste dinjitare; si studiuese e pedagoge me contribute; si diplomate aktive e veprimtare e shoqërisë civile; si botuese, redaktore e korektore e disa librave për marrëdhaniet shqiptaro-amerikane, për Kosovën, për Tropojën, etj.
Kjo vepër e studiueses Fatbardha Lauka është njëherash  edhe vetpërjetim i tragjedisë shqiptare të Kosovës, pasi e ka pasë në jetë e mote shtëpinë në Malësinë e Gjakovës (Malësinë e Mirë) ku ka provue djegie, vrasje, terror nga serbët, malazezët, otomanët etj.; ka pasë te dera e shtëpisë “klonin e kufinit” që i ndante për së gjalli ndër veti shqiptarët. Njëherash edhe gjatë kohës që ishte në misionet diplomatike në Moskë e në Prishtinë përkrah të shoqit i ka ra me pa nga afër se sa i egër është boshti Moskë-Beograd ndaj shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë (FYROM), të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës e të Sanxhakut. Prandaj duket se vepra e studiueses F.Lauka fillnohet e konturohet nga ajo çka apelon Ollbrajt “Një Europë pa mure, plotësisht në paqe dhe tërësisht e lirë” (fq. 78), nga ajo çka është e sotmja dhe e nesërmja e integrimit të shqiptarëve në Ballkan dhe e progresit të Europës në rrjedhat e kohës e të botës.

Doli nga shtypi libri i njëmbëdhjetë i autorit Brahim (Ibish) AVDYLI , ”QIELLI I PAPREKUR”


Brahim (Ibish) Avdyli ka lindur më 1960 në fshatin Morinë të Malësisë së Gjakovës. Që në moshë të re u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.

I përket brezit të fundviteve të shtatëdhjeta dhe fillimit të të tetëdhjetave të letërsisë shqipe.

Pas përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në fakultetin teknik, dega e arkitekturës. Nga shtrëngesat ekonomike dhe politike të organeve të pushtetit titist jugosllav u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në fakultetin filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe.

Prej vitit 1979 punoi vetmohueshëm për afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe mbështeti veprimtarinë atdhetare të emigracionit politik.

Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative. Gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër.

Brahim Avdyli qe ndër të parët që u vu në krahun e luftës çlirimtare dhe argumetoi fuqishëm domosdoshmërinë e organizimit të saj.

Shtëpia e tij në vendlindje, në Morinë të Gjakovës, u shndërrua në bazë të rëndësishme të UÇK-së, ndërsa i vëllai, Sadri Avdyli, ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit Lokal të Morinës. Njësiti i Morinës dha një kontribut të lakmuar në luftën çlirimtare.

Pas rënies së Morinës, autorit iu dogj biblioteka personale dhe shumë dorëshkrime. Ndër të tjera vlen të përmendet drama „Gremina“, romanet „Buka“, „Mjegulla“ dhe tregimet e shumta.

Pos botimeve në periodikun shqiptar ka publikuar këto përmbledhje:

Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983
Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990
Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992
Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994
Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997
Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999
Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000
Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003
Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Lëvozhga e vdekjes, Faik Konica, Prishtinë, 2007.
Setele Vesniciei/Yjet e Përjetësisë, BKSHR, Bukuresht, 2008

Është i prezentuar edhe në këto libra:

Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983
Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985
Poezia dal Kossovo, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali, 1999
Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës/Flori Bruqi/

Doli nga shtypi libri i njëmbëdhjetë, gjegjësisht i trembëdhjetë i autorit Brahim (Ibish)AVDYLI , ”QIELLI I PAPREKUR”, e botuar nga Shtëpia Botuese “Brezi ‘81”, Prishtinë.  (ISBN 978-9951-424-42-4)
 
Poeti, shkrimtari e publicisti Brahim Ibish AVDYLI ka nxjerrur kësaj radhe librin e tij të veçantë me poezi, që shënon një periudhë të re të arritjeve të tij në fushën e krjimtarisë poetike. Ajo shënon një kthesë të interesimeve poetike të autorit dhe të përpjekjeve të tij.  Në përgjithësi, ai sjell edhe njëherë metaforat dhe simbolikën e vargut poetik, të përdorura si formë të fjalës së arritur poetike në përmbedhjet paraprake. Por,  ajo që vlenë të përmendet me këtë rast është padyshim përdorimi i ironisë, që rrallëherë shndërrohet në sarkazmë të lehtë, të cilat shënojnë preokupimet e reja të poetit bashkë me përdorimin e figurave të tjera. Duket sikur poeti e ulë qëllimisht pak nga pak nivelin e poezisë së përgjithshme të tij, aq sa e lejon atë niveli i lexuesve në përgjithësi, sidomos atyre që më shumë e përdorin për lexim internetin e më pak librat. Por, poeti, shkrimtari e publicisti Brahim AVDYLI arritë dukshëm të zgjerojë edhe mëtutje spektrin e temave dhe të prokupimeve të tij si poet seroz shqiptar.
Poeti merret në radhë të parë në këtë libër poetik me ringjalljen e përgjithshme të miteve nga mitologjia e jonë pellazgjike (ilire dhe shqipe), sikur do me qëllim t’ia kthejë edhe njëherë te veshi lexuesit të mundshëm këto mite pellazgjike dhe shqiptare, që nga Dodona e parë në Dodonën e dytë, së bashku me mitet e tjera për Zeusin, Herën, Dhemitrën, Korrën, Afërditën, Athinën (Thina apo e Thëna shqip), Moirat apo Fatitë, Letën, Apollonin dhe Artemiden, Arianën, Evropën etj. që kryqëzohen me lindjen e racës së bardhë në Evropë, për çka janë të parët e këtij kontinenti shqiptarët e sotëm, dmth. ilirët e pellazgët, që është i njëjti popull që jeton edhe sot në trojet e veta të ngushtuara nga luftërat mijëvjeçare. Ai i thërret orët e maleve (zanat në shqip), që të zbrezin ato në Dukagjin me një sofër pishe të maleve të larta shqiptare (Alpeve shqiptare),  për tu ulur aty Zotat dhe për të mbledhur të dhënat e përbashkëta për drejtësinë, lirinë, kauzën dhe çështjen tonë të përgjitshme, që ka lëvizur krejtësisht nga orbita e vet. Njeriu i ynë, bashkë me të gjithë njerëzit e tjerë të botës, është mjeruar tërësisht gjatë shekujve, është denatyruar, është korruptuar, aq sa të shkaktojë fatkeqësinë e nëntë të poetit, që kryqëzohet në këtë libër me dy linjat e mëdha. Drama e përgjithshe njerëzore kryqëzohet me dramën shqiptare dhe të poetit. Vetmia, trishtimi dhe melankolia e përcjellin kudo poetin…
Libri “Qielli  i paprekur lexohet me kënaqësi dhe pandërprerje nga faqja e parë e deri në faqen e fundme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...