2012-07-02

Eh Drini im i bardhë më merr me vete....




Agim Desku

Nëpërmes Drinit të Bardhë
Eh Drini im i bardhë më merr me vete çdo ditë të bukur pranvere
Me sjell një frymë te re nëpërmes valëve te tija mahnitëse
Kah kalëron bashkë me princin e mikes sime,të dytë jemi legjendë
E kësaj nate që më vjedh puthjen e pare sa shpejtë ikën o Dri
Pse nuk rri më mua të çmallëm me ty dhe me ëndërren e bukur
Sa fajtor je ti o Dri që nuk më merr me vete deri tek deti i saj
Të luftoj edhe me valet edhe me piratët për të vetmën fjalë
Që po e kërkoja edhe me mijëra vjet më pare në secilën pranverë
Nëpër secilën lule edhe tek trëndafilat e saj që i kam marr një ditë kujtim
Që i ruaj në kullën time prej ari në të vetmën zemrën time më shtat dryna
Askush nuk mund të hy këtu është roja me shpatën me dy tehe të e mbronë
Kujtimin e e aromës më të bukur që kam ndier ndonjëherë apo kam shijue
Sikur puthjen tënde mike që e ruja si zjarr Prekazi të secilës luftë
Për emrin tim dhe tend oj mike u bëra hero dhe atdheun ta lash ty kujtim
Në secilin varg timin ma ruaj ,me lulet me te dashura pranvere,në secilin gjeth
Ma ruaj më këngët më të bukura,me fjalët që shkëlqejn natën me hënë
Në çdo gjë të bukur ma ruaj sikur ma ruen shpirtin tend për mikun
Dhe një ditë do të takohemi në mes valëve te Drinit te Bardhë aty ku ishte fillimi
i takimit dhe puthjes që më rri pranë dhe m`i djeg buzët edhe ashtu te thara prej viesh pritje,dyluftime deri sa u bëra edhe këngë edhe varg edhe pranverë
gjithqka u bëra vetëm për të hyrë dhe mbetur në shpirtin tend të shënjtë
u bëra edhe kalorës edhe i krisuri i kësaj bote që botën ndryshon me shpirtin tim
me dashurinë time me fjalët me te bukura që ju dhoroj miëve te mi,atdheut tim
ëndfërrës sime dhe pyramidës sime që e lajmë me lot shiu kur të takohemi mbi majën e saj,mbi buzëqeshjen e saj,mbi puthjet plot zjarrë,aty do te ndalet për pak
pranvera,aty do të ndalen pr pak luftërat,aty do te na jap uratën i imi zot
aty është pranvera ime,je lulja me e bukur qwë kam pare ndonjëherë,aroma më e dashur I kujtimit tim për vargjet që do lindin atë ditë,apo nuk do të këtë më mbrëmje vetëm dritë e pranverë edhe dielli do te di të dashuroj edhe hëna do te ndalet për një cast,dhe do të ndalët ora ime,çdo gjë do të na shikoj si është
kthyer bota nga ne ,një botë tani është më ndryshe,më e bukur,më e dashur,
pa luftëra,pa ëndërra dhe unë me mikën tani më nuk jemi legjendë
jemi syri i botës se dashuruar,jemi fjala dhe vargu i pranverës se bukur
tani jemi udhëtarë me Drinin e Bardhë .secili vrapojmë pas buzëqeshjes
pas fluturave që të jenë edhe ato në përqafimin tonë,në dashurinë e mikes
në zemrën e saj që na prêt ne dritarën e saj me lule shumëngjyrëshe
me zemrën e hapur plot aromë dhe puthje plort zjarr
eh Drini im sa i dashur je,më more për pak me vete të falëm shumë që më takove më mikën,më ëndërrën ,me lulet,me bukurinë ,me atdheun,me çdo gjë te bukur në këtë botë krejtë ndryshe si vetë jeta e mikës sime.

Baladë plisit
Kërkova gjithandej Durrahut
Fototografitë e plisit tim
Nëpër secilën skënë e akt të dramës shqiptare
Ulësha nëpër shkallët të amfiteatrit të Butrintit
Para se Krishti të gozhdohej edhe shqip
Se sonte dua ta kujtoj baladën e plisit tim
Të vrarë tragjedive shekspiriane
Sikur që kohërat më ngjanin mua
Dikur e sot kur jam një emër i popullit tim
Më nuk më duhen ëndërrat e kësaj bote të çmendur dhe të krisur
Sonte vijë nga tjetër botë si baladë e fjalës së saj
E di nuk jemi mëkatarë të asaj kohe që na vodhën ëndërrat
Te dytë rrijmë vargut tonë me hënën zgjuar deri në agim
Të vrasim djallin bashkë me ëndërrat
Se dua të mbetëm piktura e varur në mur
Apo e vetmja piramidë në pikturën time
Që rri vargut te poetit duke kënduar pak serenadë për mikën
e të pi pak verë Çamërie
Me Tiranasën time,Yllka
Eh ecnim si dikur edhe sot deri tek Molla e kuqe
Për secilin varg po bëhemi baladë e plisit tim
Sonte është kohë jasharjane e atdheut shqip
E mbarojnë lutjet e mia për ta vënë botën në pikturë.

PLISI

Ku ta kërkoj plisin e fisit tim
Në cilën kokë ta shikoj
Si dikur bacit mbi ballië sa hije I kishte
Sëbashku i ruanin kujtimet e gjalla nëpër sëcilët shekuj
Dhe legjendat për burrat e dheut e Atdheut të shqipeve
Të ngritur në këngë të rapsodit këmbëkryq odave shqiptare
Bukur ia thotë n`tela lahuta e nëpër dasma kërset huta
Në cilën udhë të të gjëj si feniks të balsamosur apo në muzeun e shqipeve
Hajt bacalok hajt të dytë do të ngritëmi prap së nuk vdesim ndryshe vetëm shqip
Në lahutë u bëmë bëma dhe falëm zemra për më të bukurit emra
Nga kullat tona luftohej e dashurohej në një sofër të bashkuar me miq
Isha krenar me plis në ballë së e dija që vetëm kështu isha shqipatar denbabaden
Në tokën NËNË ILIRODARDANE me Malësi e Çamëri kur isha vetë Shqipëri
Kur nga kohë e Skëndërbeut valonte flamuri kuq e zi edhe nëpër këtë mbretëri
E sot ku ta kërkoj plisin e bardhë a mos shqipet e kanë marrë ta ruajnë në gji
Nga plagët që shekujt na i bën trupit e na ndanë trungun tim pjesë pjesë
Ca në Çamëri e ca në Iliri ca në Malësi deri kur prap në një Shqipëri
Në një varg të poemës sime e në një këngë do të jemi unë e ti
Me plisin e bardhë si zemra ime që nuk di tjetër fjalë
Vetëm miqësi të falë e në liri dashuri për mallë.




KULLA

e ndërtuar me gurë e murë
Për plis në ballë për burrë
Ngritë e rritë edhe flamur
Kuq e zi në ILIRI
Fole e shqipeve në Arbëri
Kullat tona plot histori
Nga një hutë nëpër frengji
Kur të vijnë armiqtë e zi
Si traditë për miqësi
Shkollë kombëtare për shqiptari.



VARGJE FLAMURI

Kur erdha në këtë botë
Takova vargun si dashuri të këngës
Si ëndërr për mikën e fjalës
me shekuj e zhdukur nga faqja e dheut
e gjeta nën diell in e fatit tim dhe si kujtim
e ruaj në gjirin e nënës Shqipëri
të mbeshtjellur me flamurin kuq e zi
dhe shkaba dykrerëshe e ruan me gjelozi
fjalën Shqipe në flamur kur ma sheh plisin në ballë
dhe më thërret më emrin tim shqiptar Agim DESKU
si varg i shkruar mu në mes vargjeve të poezisë sime
që dikur mësoja nga Naimi e Serembe
Fishtën nuk më lanë ta njihja si shpetimtar të vargut të kohës
Që mezi e recitoja vargjet që as nuk e kuptoja gjuhën e tyre
E tani vie si relikt mbi sëcilin varg më shumë a më pak së sa e dëshiroja
Të ecën bashkë me fisin tim në të vetmin flamur në të vetmën fjalë shqipe
Që e di çdo fëmijë që nga djepi deri të bëhet burr e shkuar burrave.


Përzgjodhi :Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...