Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/07/05
Organizata e gruas “Shpresë dhe Paqe” uron Kosovën
Organizata e gruas “Shpresë dhe Paqe” në New York, ka ndjekur me kujdes e interes të veçantë zhvillimet më të fundit politike, ekonomike e sociale në Kosovë. Jemi shumë të entusiasmuara që më në fund përfundoi me sukses mbikqyrja e Pavarësisë së Kosovës nga Institucionet Ndërkombëtare. Ky lajm është një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët kudo ndohen, e për ti treguar vetes e botës mbarë se kush jemi , e se çfarë jemi të zotët të bëjmë për lirinë, paqen e zhvillimin e vendit.
Sigurisht falenderojmë në mënyrë të veçantë SHBA, Anglinë e të gjitha shtetet paqëruajtëse për Pavarësinë e Kosovës, por kemi besimin e plotë se; sot Qeveria dhe Presidenca e saj me në krye Znj. Atifete Jahjaga do të çojnë vendin përpara në të gjitha drejtimet, si dhe do të punojnë inensivisht për njohjen e Pavarësisë edhe nga Serbia, e cila me strukturat e saj paralele e të panjohura ligjërisht po vepron akoma në dëm të së drejtave legjitime të popullit në Kosovë, veçanerisht në veri të saj.
Me largimin mbikqyrës 13 vjeçar të vendeve europjane nga Kosova, ne shikojmë aspirata e lëvizje të reja për Kosovën, pasi Kosova si një vend me të dhëna perëndimore e demokratike i takon Bashkimit Europian e NATOs.
Duke përfunduar këtu urimin tonë për këtë lajm të pritshëm, si bashkatdhetare në SHBA shpresojmë edhe tek faktori presidencial ku, Znj. Jahjaga si nënë e si motër do ti kushtojë më shumë vemendje rolit të gruas në politikë e vendimarrje, pasi edhe zëri i saj sjell përparim, harmoni e mirëqënie jo vetëm në familje, por në mbarë qytetërimin.
Për Organizatën e Gruas ‘Shpresë dhe Paqe’ SHBA
MImoza Dajçi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment